Politike

Deputetët përfundojnë dëshminë te Krimet e Rënda, flet Gazmend Bardhi

Këshilltari ligjor ka folur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas dëshmisë që ka dhënë bashkë me deputetin Ervin Salianji në lidhje me audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Bardhi kërkoi që Prokuroria të fusë hetimet në drejtimin e duhur dhe se ai bashkë me Salianjin ka deklaruar për gjithçka që janë pyetur mbi faktet të bëra publike.

“Argumentat tona tashmë janë publike, jemi përpara një rasti të dokumentuar të abuzimeve me pushtetin nga ministri i Brendshëm e qeveria për llogari të një veprimtarie kriminale të vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Unë jam jurist dhe do bashkëpunoj me organet sa herë të thirrem po nuk mund të rri dot pa thënë se është prokuroria e Krimeve të Rënda që heton krimin e organizuar dhe shtetasi i dyshuar si i përfshirë në trafik droge, nuk është marrë ai i pari në pyetje, po ne që denoncojmë rastin. Nuk është marrë ministri i Brendshëm që lehtëson veprimtarinë e vëllait, po ne që denoncojmë. Nuk është marrë akoma në pyetje kryeministri se gjoja zëri në materialin audio nuk është i Agron Xhafaj dhe nuk ju bën me dije aktin e ekspertimit.

Prokuroria duhet të kishte sekuestruar. Thirrja ime publike ndaj prokurorisë është ti fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji, dhe drejtimi i duhur është të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individë të përfshirë në krimin e organizuar dhe që bëjnë trafik droge. Rasti është publik bëhet fjalë për vëllain e ministrit të brendshëm”, tha Bardhi.

Ai bëri të ditur se në Prokurori deklaruan “gjithçka u pyetëm dhe gjithçka kemi bërë publike gjatë ktyre ditëve. Mbi faktet e materialet që kemi bërë publike. Sigurisht që pkruroria i disponon dhe ne kemi dhën sqarim e tona”.

Deputetët përfundojnë dëshminë te Krimet e Rënda, flet Gazmend Bardhi Read More »

‘’Do të ndiqnim ty se të kemi dhënë votën, të kemi ardhur nëpër sheshe zotërote dhe 21-Janar, s’ të kemi kusur të na përgjigjesh me arrogancë’’. Komentuesit kapen me Edi Ramën

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në faqen e “Facebook”-ut për akuzat e opozitës dhe audio-përgjimin për të vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Disa nga komentuesit kanë kërkuar që Rama të zëvendësonte Xhafajn me një figurë të paimplikuar, por Kryeministri ka insistuar që nuk ka prova për këtë vendim. Ndërkohë që komentues të tjerë kanë thënë se ministri i Brendshëm preket nga vetingu, por, për Ramën, sqarimi ka qenë se ai nuk është efektiv policie, por ministër me mandat të kufizuar nga Parlamenti.

“Vazhdo jeto me hijen e dyshimit se nuk është gjë e keqe, madje, është e shëndetshme, po kurrë mos nxirr konkluzione mbi bazë zërash, po vetëm mbi bazë provash, nëse të intereson vërtet e vërteta!”, ka thënë Rama për çështjen “Xhafaj”.

REPLIKAT ME QYTETARËT

Blero Dalti: A nuk keni një ministër tjetër? Sipas ligjit të vetingut, Fatmir Xhafaj është shumë i nderuar, por automatikisht i shkarkuar. Dhe mos bej krahasime me opozitën, sepse keni tjetër standard. Dhe ne për këtë ju kemi votuar.

Edi Rama: Blero Dalti, sipas cilit ligj të vetingut na qenka automatikisht i shkarkuar, apo mos e di ministrin punonjës policie që ngatërron karrierën në Polici, me mandatin e përkohshëm të ministrit që është aty për një periudhë kohe të kufizuar si i zgjedhur nga Parlamenti?! Me vjen shumë keq që ende sot në Shqipëri, diskutohet një gjë e tillë, kaq elementare që askush nuk e diskuton në botën ku duam të integrohemi plotësisht.

Albano Al: Aty ku ka zë, nuk është pa gjë, pavarësisht punës pozitive që ka bërë deri tani, morali politik dhe hija e dyshimit nuk zhbëhet më. Në Partinë Socialiste ka dhe njerëz të paimplikuar moralisht apo ligjërisht dhe e vetmja rrugëzgjidhje pozitive do ishte zëvendësimi i Xhafajt me një tjetër.

Edi Rama: Albano Al, jo ore? Aty ku ka zë, nuk është pa gjë, d.m.th. shpif, shpif se diçka mbetet dhe ja ku të paska mbetur edhe ty diçka nga shpifjet! Vazhdo jeto me hijen e dyshimit se nuk është gjë e keqe, madje, është e shëndetshme, po kurrë mos nxirr konkluzione mbi bazë zërash, po vetëm mbi bazë provash, nëse të intereson vërtet e vërteta!

Anton Mirditori: Do dëshiroja vërtet, unë dhe shumica e popullit shqiptar, që të keni të drejtë ju, zoti Kryeministër, por gjërat po rrjedhin aq shpejt sa dhe të drejtë të keni, prapë nuk keni mundur të ruani pastërtinë e qeverisë dhe keni një mungesë modestie të theksuar kur i përgjigjeni pyetjeve direkte. Jemi lodhur duke dëgjuar vetëm përgjigje me kundërakuza ndaj çdo pyetjeje që ju bëhet.

Edi Rama: Anton me vjen keq që qenke lodhur, po çlodhu pak se nuk ke detyrë të më ndjekësh mua, ndërsa unë nuk lodhem dot se s’ma lejon detyra dhe sa për pastërtinë e qeverisë, atë nuk e përcakton balta që hidhet pa hesap në drejtimin tim, po vetëm e vërteta! Ndërsa mungesën e modestisë time kërkoje gjetkë, po jo te përgjigjet e “pyetjeve direkte” që më bëhen mua.

Edi Rama: Ledion Hasani, jo ore! Të gjithë njësoj, sipas teje, d.m.th.?! Një këshillë miqë- sore: Lexo më shumë dhe mëso më shumë, që kur të flasësh, të kesh më shumë për të thënë, sesa të thuash të tërë janë njësoj! As pemët nuk janë njësoj, as kafshët nuk janë njësoj, lëre pastaj njerëzit e partitë që nuk janë kurrë njësoj.

O.C: Presupozohet që ty do të ndiqnim, se të kemi dhënë votën… Të kemi ardhur nga mbrapa sa herë na doje nëpër sheshe, zotrote, e nëpër 21 Janare! S’të kemi ndonjë kusur sot të na përgjigjesh gjithë arrogancë… Nuk është faji ynë që s’na garanton më shpresë dhe siguri në këtë vend!

Edi Rama: O. C. arrogancë?! Ku e pe që ta kuptoj edhe unë (?), po unë këtu them atë që mendoj e ashtu si e mendoj, e disave u duket arrogancë të folurit pa dorashka! Mirëpo, është shumë e thjeshtë në fakt, arsyeja pse unë reagoj këtu, lidhet me respektin për këdo që është pjesë e këtij rrjeti, sepse as me detyron kush të përgjigjem, as nuk jam pa punë e as kam kohë të tepërt. Quhet RESPEKT , jo arrogancë! Sa për të ardhurat mbrapa meje, kush ka ardhur ka ardhur, sepse e ka menduar të drejtë të vijë dhe ka bërë gjënë e duhur, jo për atë “zotrote”-n që thua ti, ndërkohë që për sigurinë ji shumë e sigurt që ky vend nuk ka qenë asnjëherë më i sigurt se sot – ishin mesatarisht 155 vrasjet në vit deri përpara katër/pesë vjetësh, sot janë 55 mesatarisht dhe të gjitha shifrat e tjera të sigurisë thonë të njëjtën gjë! Edhe për shpresën flasim po deshe, po varet shumë se çfarë ke ti parasysh me atë që thua e unë këtë nuk e di.

Ilir Zela: Zoti Kryeministër, çudi si gjen kohë dhe shkruan, ti s’pate kohë t’i jepje përgjigje gazetares.

Edi Rama: Ilir Zela, jo, e ke gabim, nuk ishte çështje kohe, po ishte thyerja flagrante e etikës dhe rregullit të një konference shtypi, që e bëri të pamundur dhënien e përgjigjes nga ndërprerjet e vazhdueshme! Gazetarët kanë të drejtën e mundësinë të bëjnë çdo pyetje, po s’bën vaki askund të ndërpresin përgjigjen e kujtdoqoftë që jep një konferencë shtypi, duke replikuar me mikrofon në dorë pas çdo fjalie! Po normal që në kazanin e informimit të publikut, edhe kjo lloj sjellje pa minimumin etik, konsiderohet liri gazetareske.

Eri Hyka: Kemi detyrë që të ndjekim dhe dëgjojmë, Kryeministër, sepse të kemi zgjedhur për të drejtuar. Si dhe ju lutem dërgoni ndonjë fjalë nga ai Komisariati i Korçës “që e vdiqën, në kuptimin e plotë, tjetrin në dajak” të marrim vesh ç’u bë, se na rikthen në kohët më të errëta kjo ngjarje.

Edi Rama: Eri Hyka, dikujt që më ankohet se është lodhur duke më ndjekur, s’kam çfarë i them tjetër, përveçse të çlodhet, se nuk e ka detyrë të më ndjekë! Dhe e vërteta është se në demokraci askush nuk është i detyruar të ndjekë askënd dhe ndjekë vetëm kë ka dëshirë e kur ka dëshirë apo jo? Shumë e thjeshtë kjo, nuk kuptoj ku është problemi.

‘’Do të ndiqnim ty se të kemi dhënë votën, të kemi ardhur nëpër sheshe zotërote dhe 21-Janar, s’ të kemi kusur të na përgjigjesh me arrogancë’’. Komentuesit kapen me Edi Ramën Read More »

Përse në 26 maj Lulzim?

Por ti Lulzim duke mos e ditur mirë historikun e 26 majit 1996, duhej që më parë të kishe pyetur ustallarët e vjetër që kanë mbetur në atë parti, pastaj të kishe vendosur të ftoje në protestë të majtët.
Shkruan Artur Ajazi

Partia Demokratike e Lulzim Bashës, ka vendosur të protestojë “ashpër” në 26 maj, pikërisht në përvjetorin e 22 të maskaradës së votimeve, nga ku opozita e asaj kohe sot në pushtet, u dhunua, sepse u ngritën për votat e vjedhura, dhe u rrahën barbarisht drejtuesit e saj nga “skuadrat” e veshura me lara-lara të shtetit të asaj kohe.

Çuditërisht Lulzimi ndoshta edhe pa “dashje”, ka vendosur të përkujtojë një nga bëmat e padëgjuara të partisë tij, duke dalë në shesh në 26 maj, por kësaj here jo për votën e vjedhur, por për të rrëzuar qeverinë legjitime me dhunë.

Padyshim rikthimi në vendin e “krimit elektoral” mbetet tipar i atyre që dhunën e kanë si busull drejtimi edhe në politikë.

Por përse në 26 maj zoti Basha, përse vendose që pikërisht pak ditë para qershorit, kur vendi dhe shqiptarët, presin përgjigjen e madhe për hapjen zyrtare të negociatave, ti dhe shpura tënde e investigatorëve, vendosët të “pushtoni sheshet” duke u përpjekur edhe njëherë të mblidhnin rreth vehtes mijëra e mijëra vetë.

Madje ti si kryetar opozite, apo si kryetar PD, u bëre thirrje edhe socialistëve të mblidhen rreth protestës tënde të “fuqishme” për ti thënë ndal “dhunës, korrupsionit, trafiqeve, e oligarkisë”, etj, etj.

Duke mos e ditur mirë historinë e 26 majit 1996, ti nuk ke vendosur akoma edhe vendin ku do të mbahet protesta e fuqishme e opozitës së bashkuar.

Duke mbledhur “aleatët” e PD, të cilët nuk kanë as anëtarësi, as kryesi dhe as struktura partiake, pasi janë thjesht celula familjare, kujtove se do të impresionosh shqiptarët majtas dhe djathas, për të ardhur në “protestën e madhe” e cila edhe kësaj here do të jetë “si uragan”.

Por ti Lulzim duke mos e ditur mirë historikun e 26 majit 1996, duhej që më parë të kishe pyetur ustallarët e vjetër që kanë mbetur në atë parti, pastaj të kishe vendosur të ftoje në protestë të majtët.

Por duket se ata qëllimisht të kanë shtyrë edhe kësaj here në batak.

Për socialistët e thjeshtë, 26 maji 1996, është dita e zezë e vjedhjes së votave me dhunë në gjithë vendin, është dita e grabitjes së kutive të votimit nga skuadrat e veshura me uniforma të shtetit, që nuk ishin gjë tjetër veçse persona me precedent të theksuar kriminal.

Ata pikërisht në 26 maj 1996, u turrën në qendrat e votimit, blenë vota sa kishin mundësi, dhe atje ku nuk arritën, rrëmbyen kutitë e votimit nën presione dhe dhunë barbare mbi kundërshtarin politik.

Por sikur të mos mjaftonte kjo zoti kryetar, dhuna nuk kurseu as liderët e opozitës së asaj kohe, duke u përbaltur jo vetëm zgjedhjet e “lira dhe të drejta” por edhe Shqipëria e cila zinte vendin e parë në faqet e gazetave europiane.

Dhe pikërisht 26 maji i 1996, (si dhe barbaria e vazhduar në tetorin e atij viti edhe me zgjedhjet lokale, duke e nxjerrë fituese PD me mbi 99 per qind) u bënë shkak për përkeqësimin e situatës politike, dhe pas pak muajsh edhe shkatërrimin e shtetit nga themelet.

Ndoshta ustallarët e vjetër, të mbetur akoma në PD, nuk ta kanë sqaruar mirë 26 majin e 1996 zoti kryetar, pasi ti nuk do të kishe vendosur të thërrisje në “protestën madhështore” edhe demokratët edhe socialistët.

Por duke u ndalur tek demokratët, apo tek urdhëri që u ke dhënë kryetarëve në rrethe, mendoj se pikërisht “baza e partisë tuaj”, mbetet një problem madhor që keni.

E para , strukturat në rrethe nuk ekzistojnë, e dyta baza e PD në rrethe është aq e pakësuar, sa nuk mendohet më as për protesta lokale, dhe jo pastaj për protesta kombëtare.

E treta, një ndër arsyet përse janë larguar militantët nga PD, mbetet zhgënjimi që ata kanë marrë nga humbjet elektorale, dhe aleancat me parti si LSI, apo afrimi në parti i personave anonimë, që nuk janë as anëtarë të asaj partie, apo që janë mandatur si deputetë të listës tënde, pas pazareve apo qokave me afera biznesesh.

Zoti Basha, të ngresh popullin në një protestë madhështore, duhet të jesh i besueshëm, duhet të jesh fjalëmbajtur, duhet të jesh lider partie, duhet të jesh i drejtë, duhet të jesh i paakuzuar, e padyshim duhet të jesh politikan karizmatik.

Populli nuk të beson kur ti merr CD , video apo regjistrime në audio, nga persona që dikur kanë qenë pjesë e trafikut dhe janë dënuar me burg jashtë vendit, populli nuk të beson kur shpura juaj del në ekrane dhe bëhet gazi botës, duke u ngatërruar me deklarimet e veta, dhe duke mbrojtur “të penduarit” e trafikut në Vlorë.

Ke shumë punë zoti Basha, ke shumë gjëra për të zgjidhur brënda PD, para se të ftosh shqiptarët majtas dhe djathas të ngrihen në “protesta popullore”, aq më tepër në 26 maj. Më mirë të kishe gjetur një datë tjetër, diku nga korriku.

Përse në 26 maj Lulzim? Read More »

Dy Ballinjtë e PD, i ati “kurvëron” me PS, i biri është “zhdukur” qysh nga dita e publikimit të videos “Babale”

Dy Ballinjtë e PD, i ati “kurvëron” me PS, i biri është “zhdukur” qysh nga dita e publikimit të videos “Babale”

Shkruan: Memo Aliaj

Edhe brenda “kullës anti-komuniste” të Ballinjve, paska zhvillime këto ditë, kur ata duhej të ishin të parët në krye të betejës së Saliut e Lulit, për të bërë sa më të besueshme videon “Babale”.
E kemi fjalën për “antikomunistin e tërbuar” Fahri Balliu dhe për të birin e tij “kryedemokrat”, deputetin politolog Balliu-Klevis, që në këta rsst duhej të luftonte me vezë e me miell kundër ministrit të Brendshëm!

Nisur prej faktit, që babë e bir “marrin zjarr” e nuk pushojnë së sharri edhe kur Rama del me tuta sporti, “çudit” heshtja e tyre në këto ditë historike për PD, kur Saliu dhe Luli, nëpërmjet “çingijeve” Salianji e (S)alibeaj, kanë hedhur në qarkullim videon “Babale”, prodhuar nga studio “Jetmiri”, me adresë “SHQUP, zyra “Kunati”-Tiranë”, sponzorizuar nga Luli.

Ballinjtë nuk po ndihen fare këto ditë, kur e gjithë PD-ja e përforcuar edhe nga Ftaja i Gërdecit është mobilizuar, në luftën e drejtuar nga dhëndri i Xhafës, për të rrëzuar ministrin Xhafaj e më pas qeverinë “Rama”. Po hesht për këtë video “anti-drogë” Balliu plak, shef i gazetës me titull nenin “55” të ish-diktaturës, me të cilin përgjoheshin e çoheshin minimalisht 9 vite burg, të gjithë ata që spiunoheshin nga Saliu, Fahriu dhe babi i Lulit, ish-zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme, me funksion drejtor i sigurisë i parkut të veturave të anëtarëve të Byrosë Politike të PPSH.

Mirëpo sipas një fotografie, Balliu plak nuk po qëndron indiferent, përkundrazi ka nisur sekserizmin me drejtuesit e lartë të PS, duke u takuar nëpër qytete. Mesnatën e 10 ditëëve më parë, Balliu plak ishte në Durrës me Vangjush Dakon, në një “darkë pune me dyer të mbylluara”. Pesë ditë më parë, thuhet se ka qenë në “drekë pune” në Vlorë me kryebashkiakun Dritan Leli dhe në kthim për në Tiranë, ka ndaluar për një “darkë pune” në Fier me kryebashkiakun Armando Subashi, shkuar atje, me “shkuesinë” e Gramoz Rucit.

Pak orë më parë, Balliu plak u forgrafua në një kafene në Korçë, me ish nr.2 të qeverisë “Rama-1” Niko Peleshi, tashmë ministër u ushqimeve, ku Fahriu “ngjyen gishtat” me ca pazare importesh shumice nga “Qafë-Thana” e “Kapshtica”, si sekser i firmave monopol. Në heshtje të plotë po qëndron edhe Balliu i ri, i cili në këtë aksion luftarak të PD, të koduar “Video-Babale”, politilogu ndërkombëtar Balliu-Klevis, nuk po shfaqet as në krahë të shef Lulit, as prapa menderes së Saliut dhe as në mes “çetës trime” të Salianjit!

Të gjtihë shprehin habi, lidhur me heshtjen e dy ballinjëve ndaj viedos “Babale”, për më tepër kur i “madhi” ka filluar të “puthet” me shefat e PS, ndërsa i “vogëli”, që kur është publikuar videoja, nuk po duket as në “shpellën” PD. Mirëpo nga “zyra agjenturore” e Mulit, thuhet se ballinjtë po luajnë diçka në “heshtje”, sepse Balliu plak nuk hesht e as nuk flet kot, përkundrazi di të luaj “poker” hipokrizie e dredhie, mbasi Fahriu qimen e ndërron, por zakonin s’e harron, aq sa për “1 paçe” ai lëpin çdo mendere qiftë edhe nëse i duhet ta bëjë këtë “akt burrërie” edhe nëse menderja është në momentin e jashtëqitjes!

Dy Ballinjtë e PD, i ati “kurvëron” me PS, i biri është “zhdukur” qysh nga dita e publikimit të videos “Babale” Read More »

PD del kundër Zotit vetëm për pushtet, në 1967 nismëtarë për shembjen e kishave e xhamive. Historia përsëritet pas 50 vitesh

Kupola e PD nën drejtimin e Sali Berishës ka treguar qartë se për pushtet është gati të bëjë gjithçka, nga vjedhjet e deri tek vrasjet e kundërshtarëve politikë.
E ka treguar me vepra se mund të vjedhë vota, e bëri më 26 maj 1996 duke instaluar për herë të parë në Shqipëri institucionin e vjedhjes së votës.

PD ka treguar se është gati të shkatërrojë shtetin vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet, apo të vijë në pushtet dhe këtë e ka treguar me tragjedinë e marsit të vitit 1997 kur shteti ra për tre ditë dhe për një muaj u vranë mbi 4 mijë njerëz, pasi armët ishin masivisht në duart e qytetarëve.
PD ka treguar se për të mbajtur pushtetin është gati të bëjë luftë civile, dhe këtë e tregoi në mars të vitit 1997 kur tentoi të vinte veriun kundër jugut, pa ia arritur, me gjithë viktimat e shkaktuara gjatë tërë këtyre muajve të tmerrshëm për historinë e vendit.

Madje ka treguar se mund të hedhë dhe ushtrinë me avionë, tanke, artileri të rëndë dhe lëndë helmuese luftarake siç bëri në marsin e vitit 1997 kundër Vlorës, Përmetit, Gjirokastrës etj.
PD ka treguar se për të ardhur në pushtet vret dhe liderin e saj, krye-themeluesin e PD siç bëri me Azem Hajdarin dhe të bëjë grush shteti siç bëri më 14 shtator 1998.
PD ka treguar se dhe blen vota me të gjitha mënyrat, dhe meqënëse shqiptarët nuk shquhen për ndonjë kujtesë të fortë le të hyjnë në google dhe të shohin se çfarë ka bërë Gazmend Dibra dhe të tjerët për të blerë votat.

Apo të shohë edhe vjedhjen në tavolinë në sytë e publikut dhe ndërkombëtarëve të mandatit të kryetarit të bashkisë së Tiranës Edi Rama nga ish kreu i KQZ sot Sekretar i Përgjithshëm i PD Arben Ristani, në favor të kryetarit aktual Lulzim Basha.

PD ka treguar sërish se për të qëndruar në pushtet është gati të vjedhë paratë e shqiptarëve për të blerë votat, siç bëri me vjedhjen e 250 milionë eurove të Rrugës së Kombit apo punishtes së Gërdecit ku u vranë për biznesin e familjes së ish kryeministrit Berisha 26 të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Apo me aferën e CEZ-DIA, ku shteti humbi afër 500 milionë euro.

PD ka treguar se për të mbajtur pushtetin mund të vrasë dhe njerëz të pafajshëm që protestojnë paqësisht në mes të Bulevardit qëndror të kryeqytetit, përballë Kryeministrisë.
Këtë bëri më 21 janar 2011 kur vrau katër demonstrues të pafajshëm, të cilët u ekzekutuan nga Garda e Republikës me urdhër të Sali Berishës kryeministër dhe Lulzim Bashës Ministër i Brendshëm në atë kohë.

PD ka treguar se bën gjithçka për të ardhur në pushtet dhe këtë po e tregon me lobimin me para ruse në SHBA, lobimin kundër hapjes nëgociatave apo përfshirjen në bërjen opozitë përmes video-përgjimeve, siç ka ka ndodhur këto ditë me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por si partia e parë opozitare në Shqipëri pas 45 viteve komunizëm, të cilës i atribuohet rikthimi i vlerave të Shqipëri, kurrë s’na kishte shkuar ndërmend që PD dhe lidershipi i saj të dilte kundër Zotit.
Kjo ka ndodhur sot teksa kupola e PD ka sulmuar njeriun e Zotit me argumentin se përse nuk mbështet PD-në në aksionin e saj opozitar të video-përgjimit kundër Xhafajt dhe Ramës.

Pra sot PD është përfshirë në debat me myftiun e Tiranës Ylli Gurra duke e akuzuar atë si një vegël e Ramës dhe Ballës, që ngatërroi derën e Xhamisë me atë të qeverisë.

“Jeta e çdo qytetari është e shenjtë dhe kulisat e politikës nuk duhet të turbullojnë shenjtërinë e këtij muaji, qoftë të myslimanëve, apo edhe të vëllezërve të krishterë”, do të shprehej Ylli Gura një ditë para fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Pas mesazhit të myftiut të Tiranës reaguan demokratët. Fillimisht përmes RD, kryeredaktori i së cilës e quan Ylli Gurrën “veglën e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, maskuar si myfti”.

“Nuk dënon drogën, korrupsionin dhe vjedhjet që i dënon Kurani, por bën thirrje për heshtje para krimit që ka kapur shtetin. Atëhere, cilët mesazhe qeverisëse po përçon ky klerik, që ka ngatërruar derën e xhamisë me atë të qeverisë, duke u kthyer prej kohësh në një axhami?”.
Myftiu i la në heshtje kritikat ndaj tij. “Nuk i komentoj”, u shpreh ai në “Wake up”.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, i cili është kryesues i listës së Elbasanit, shpërndau në faqen e tij në Facebook shkrimin e Rilindjes Demokratike.

“Mos u habit, sepse Myftinia e Elbasanit vendosi një kandidat nga radhët e saj në listat për deputetë të PS-së në këtë qark. Dhe të mendosh që nëna e PS-së, PPSH-ja, zhduku kishat e xhamitë.
Për fat të keq, jo populli shqiptar, por drejtuesit e tij kanë kujtesë të vogël, e diktuar nga interesa personale, kur i bëjnë fresk komunizmit. Turp ku jemi katandisur”, shkruan Spaho.

Reagimi demokrat kundër myftiut të Tiranës nga Librazhdi ka nisur herët, ku në një prej faljeve të Bajramit, ai falënderoi kryeministrin Rama për ndërtimin e Xhamisë.
Por teksa hyn më thellë në histori, ky shpërthim i lidershipit të PD kundër fesës dhe njerëzve të Zotit nuk është i panjohur.

Duke gërmuar në dokumente dhe përmes ndonjë fotoje tek-tuk vë re se në nismën e vitit 1967 për të shembur kisha e xhamia, gjen dhe emrat e Sali Berishës lideri historik i PD, ish president dhe ish kryeministër i kësaj partie për 13 vitet e saj në pushtet pas viteve ’90.

Por gjen dhe emrin e ish ministrit të Jashtëm, ish zv.kryeministër e ish kryetar i PD, aktualisht deputet dhe njeriu më i afërt i Lulzim Bashës liderit të opozitës, vetë Tritan Shehu,
Sali Berisha në Tiranë dhe Tritan Shehu në Durrës ishin iniciatorët e shembjes së kishave dhe xhamijave si strehë e reaksionit, dhe opium për popullin.

Edhe atëherë u gjet sebepi nga Enver Hoxha, duke akuzuar njerëzit e Zotit si propagandues të luftës për shembjen e komunizmit, ndihmës që dhanë për bandat e ardhura nga jashtë për të rrëzuar sistemin komunist.

Madje u stisën dhe depo armësh në kisha dhe xhamia që më vonë u përdorën në akuzën për shkatërrimin e tyre dhe për vrasjen dhe burgosjen e njerëzve të Zotit.

Dhe tani kupola e PD po akuzon me të njejtat fakte njerëzit e zotit duke thene se janë kundër demokracisë, pasi nuk shprehen kundër kësaj qeverie të drogës, kundër Ramës e Xhafajt.
Fundja PD tashmë është kthyer në “habitatin” e vet, të ish komunistëve të vendosur Sali Berisha dhe Tritan Shehu që kontribuan fort para 50 viteve për shembjen e kishave dhe xhamijave dhe zhdukjen nga faqja e dheut të këtyre “strehave të reaksionit kundër pushtetit pupullor”.
Ky i fundit ka nderin të ketë dhe foto për këtë aksion./Pamfleti

PD del kundër Zotit vetëm për pushtet, në 1967 nismëtarë për shembjen e kishave e xhamive. Historia përsëritet pas 50 vitesh Read More »

Rama do e nisë javën jashtë Tiranës, qyteti ku zhvendoset qeveria

Qeveria do të zhvendoset këtë fillim jave në qarkun e Gjirokastrës, për të kryer dy procese: llogaridhënien publike dhe mbledhjen e qeverisë në këtë qark. Të hënën veç inspektimeve në Libohove do të ketë në orën 14:00 dëgjesë me minoritetet në Dervican për ndryshimet ligjore në këtë kategori.

Në 16:00 do të ketë mbledhje qeverie në Gjirokastër, e më pas një takim llogaridhënës me banorët e këtij qyteti në Pallatin e Sportit. Në orën 19:30 do të zhvillohet një darkë me personalitetet të spikatura të qarkut, ndërsa të martën axhenda do të vijojë me një darkë të Ramës me drejtuesit e partisë.

Të martën, axhenda nis në orën 9 në një takim me të gjithë drejtorët rajonalë të këtij qarku, ndërsa në 11 do të prezantohen projektet zhvillimore të Tepelenës, e më pas do të ketë një drekë me fermerët për të promovuar skemat nxitëse në këtë drejtim në Ballaban.

Rama do e nisë javën jashtë Tiranës, qyteti ku zhvendoset qeveria Read More »

Monika në hall, deputetët refuzojnë protestën e 26 Majit

Bashkëpunimi Basha-Kryemadhi ndonëse u krijua kundër qeverisë ka shkaktuar përçarje brenda kampit të LSI. Qysh prej caktimit të aksionit opozitar për mosbindje civile dhe bojkot të komisioneve parlamentare, deputetët e LSI kanë qenë të parët që kanë rrëzuar këtë aksion

. Ishte fillimisht deputeti i LSI, Robert Bitri ai i cili hodhi poshtë urdhrat e Bashës dhe Kryemadhit dhe më pas Edmond Haxhinasto, Nasip Naço etj. Kjo për faktin se deputetët e LSI, kanë marrë pjesë rregullisht në komisionet parlamentare madje përveç diskutimeve ata kanë bashkuar edhe votat e tyre me mazhorancën gjatë miratimit të projektligjeve.

Por përveç kësaj, në radhët e aksionit opozitar deputetët “rebel” janë shfaqur të distancuar edhe gjatë aksioneve që ka ndërmarrë opozita në Parlament ku ka bllokuar foltoren në shenjë proteste kundrejt kryeministrit. Veprime që shpesh nuk janë mirëpritur nga ana e 6 deputetëve të LSI, të cilët nuk janë bërë pjesë e këtyre shfaqjeve ndonëse Kryemadhi apo deputetë të tjerë të kësaj force janë bashkuar me demokratët.

Ndërkaq, distancimi i deputetëve të LSI nga PD u pa dhe para pak ditësh në protestën që opozita zhvilloi para Ministrisë së Brendshme ku deputetët e LSI nuk morën pjesë ndonëse Kryemadhi tha se partia e saj do rreshtohej krah PD.

Kryemadhi ende nuk ka marrë vendim për mënyrën se si do e trajtojë protestën e 26 majit, si një protestë kundër ministrit Xhafaj apo kundër Edi Ramës, kjo pasiguri vjen si pasojë se një pjesë e mirë e bazës së LSI-së, nuk duan të protestojnë kundër Fatmir Xhafës. Grupi i ashtuquajtur “rryma” e vjetër që kanë dhënë shenja në mbështetje të qeverisë dhe që kanë thyer disa herë urdhrin e Kryemadhit.Pamfleti

Monika në hall, deputetët refuzojnë protestën e 26 Majit Read More »

Hipokritët e Europës dhe fatkeqësia e Shqipërisë

Rama ka nje taktike bajate që e perdor sa here ështe në pozitë të vështire. Hap sherr me gazetaret dhe në çdo rast e bën qëllimisht.

Shkruan Klodian Tomorri
Keto tre ditet e fundit kane qene ndoshta ditet me te erreta per prespektiven europiane te Shqiperise. Kryeministri jo vetem qe u kthye me duar bosh nga Sofia, por atje mori dhe nje mesazh ogurzi; antaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian tani nuk eshte me i sigurte.

Nuk behet me fjale per vonese apo zgjatje te procesit te antaresimit. Tani eshte vene ne dyshim, vete fakti nese Shqiperia do te jete ndonjehere antare e BE. Kjo s’ka ndodhur asnjehere me pare.

Samiti i Sofies ishte nje deshtim total. Sigurisht qe pergjegjesi kryesor ne kete ane eshte Edi Rama.

Flirti i qeverise me krimin, perzierja drejteperdrejte e ministrave dhe policise ne trafikun e droges, mungesa e vullnetit per te vendosur shtetin ligjor sigurisht qe do kishte fature edhe ne Bruksel. Te rende madje. Aq sa tani po duan te na e kthejne koken prape nga Lindja.

Por per hir te se vertetes, Rama nuk eshte pergjegjesi i vetem. Bashke me te jane dhe nje tufe hipokritesh, qe sot qeverisin neper Europe.

I pari eshte Emmanuel Macron. Presidenti i Frances eshte tipiku i politikanit hipokrit. Nje muaj me pare shkoi gjithe pompozitet ne senatin amerikan per te shpetuar boten nga rreziku Trump.

Me petkun e heroit foli atje se si proteksionizmi dhe politika e izolimit jane armiqte me te medhenj te botes se lire demokratike. Nje muaj muaj me vone, ky qe kritikoi politikat proteksioniste te Trump eshte bere perfaqesuesi kryesor i rrymes se proteksionizmit dhe mbylljes ne Europe.

Me nje hipokrizi tipike majtiste deklaroi se 15 vitet e fundit, politika e zgjerimit e ka dobesuar Europen. Dmth Europen sipas ketij e paska dobesuar Rumania, Bullgaria dhe Kroacia dhe sot rreziku me i madh i saj qenka Shqiperia.

Ky eshte presidenti francez, pasardhes i Zhak Shirakut dhe Fransua Miteranit.

Hipokritët e Europës dhe fatkeqësia e Shqipërisë Read More »