Politike

Monika thotë se Rama po kërkon të afrohet me LSI-në, por kryeministri po luan tjetër strategji

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me krerët e degëve pretendoi se Rama po përpiqet të afrohet me LSI-në, por kjo forcë politike nuk do.

“Edhe pse po përpiqet që të afrohet me LSI-në, por nuk do ja dal pasi jemi në opozitë jo me Ramën si individ, por me Ramën si ideologji. LSI është e vendosur deri në fund në opozitë me drogën.”

Pavarësisht këtyre pretendimeve Rama është nën presionin e bazës për largimin e militantëve të LSI-së nga administrata.

Mësohet se baza socialiste ka kërkuar nga Rama që të mbajë premtimin, duke i kërkuar shkarkimin e militantëve të LSI nga administratë, për t’i hapur rrugë punësimit të socialistëve të papunë.

Gjithashtu, Rama ka kërkuar nga drejtorët që të koordinojnë dhe të harmonizojnë punën e tyre me zyrat e punës, si një mënyrë për të zbutur papunësinë. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht./Pamfleti

Monika thotë se Rama po kërkon të afrohet me LSI-në, por kryeministri po luan tjetër strategji Read More »

Bamir Topi kundër largimit të Xhafajt: Nuk është ai problemi! Audiopërgjimi, lojë politike

Ish-presidenti, i pyetur nëse Xhafaj duhet të japë dorëheqjen deklaroi se problemi nuk është te Xhafaj, por te vetë kryeministri. Sipas ish-presidentin, Xhafaj ka udhëhequr reformën më të rëndësishme në vend, atë të drejtësisë.

Topo tha se ka “dyshime që audiopergjimi të jetë e përdorur nga politika për segmente që i interesojnë”

Vasili: “E vlerësoni si një investim gazetaresk apo shkojmë përtej kësaj?”

Topi: “Gazetarët duhen përgëzuar, pasi në një farë mënyre ka marrë rolin e politikës. Studiot janë mbushur, gazetarët flasin dhe një javë pas daljes së kësaj videoje, ende nuk dihet e vërteta”

Vasili: “Kush duhet ta thotë të vërtetën?”

Topi: “Niçja thoshtë që e vërteta është një iluzion që gjendet vetëm atëherë kur gjithçka ka mbaruar dhe thotë që atëherë kur vdiq e vërteta e gënjeshtra mbajti një fjalim mbresëlënës. E vërteta është varrosur nga partitë politike. Nuk mund të mbaj qëndrim për autenticitetin e videos, por veprimi i kryeministrit pasi erdhi nga Bullgaria ishte i papjekur”.

Vasili: “A është e paragjykuar prokuroria në çfarëdolloj pozicioni të qëndrojë ajo”

Topi: “Koha ka treguar që po”

Vasili: “Nëse flet prokuroria, duhet ta marrim si të vërtetë”

Topi: “Jo, ndaj kemi gjykatat e institucionet e tjera”

Vasili: “Pse po vonon përgjigja nga prokuoria?”

Topi: “Paradoksi i madh është që kryeministri e merr vesh në orët e vona të natës, ndërkohë prokuroria ka një javë se zbulon dot”

Vasili: “Besoni se është Agron Xhafaj në audiopërgjim”

Topi: “Nuk dua të përzihem fare këtu. Do ishte më e ndershme të thuash që ka ndodhur kjo situatë dhe të thuhej arsyeja. Unë kam pritur që Rama të japë arsyet pse vendi precipitoi në këtë situatë me kanabisin. Po i jap Ramës një përgjigje për Lazaratin. Lazarati është një fenomen lokal, por me qeverinë Rama u përhap. Rama kapet me gjëra që nuk ekzistojnë. Prisja që të fliste dhe të pranonte realitetin siç është. Në rast se ai vetëm mohon, ky vend s’ka shanc”

Vasili: “Audiopërgjimi është lojë politike, apo është investigim gazetaresk”

Topi: “Fakti që është një kontradiksion brenda saj, kam dyshime që të jetë e përdorur nga politika për segmente që i interesojnë”

Vasili: “Si e vlerësoni përgjimin”

Topi: “Përgjimi nuk më ka pëlqyer asnjëherë. Historia e përgjimit, me kopca e çimka, historia e intimidimit dhe shantazhit është histori e njerëzve pa vlerë. Fakti që ka kaq shumë kontradiksion, që ëshët humbur besimi, pse ka humbur besimi?”
Vasili: “Në kohën kur keni qenë president,a ka pasur informacione për vëllain e ministrit Xhafaj?”

Topi: “Jo nuk kam pasur asnjë informacion”

Vasili: “Nu ka rezultuar asnjëherë me precedentë?”

Topi: “Me dijeninë time jo”

Vasili: “Mendoni që z. Xhafaj duhet të japë dorëheqjen?”

Topi: “Problemi nuk është te Xhafaj, por te kryeministri, sepse Xhafaj kishte gjithë delegimin politik që PS i kishte dhënë për të drejtuar një reformë shumë të rëndësishme siç është Reforma në Drejtësi.”

Vasili: “Hap i duhur apo i gabuar largimi i Agron Xhafaj?”

Topi: “Përderisa bëri një kallzim në Prokurori, duhej të qëndronte këtu, nuk duhej të largohej”

Bamir Topi kundër largimit të Xhafajt: Nuk është ai problemi! Audiopërgjimi, lojë politike Read More »

Përplasja e Ramës me gazetaren, plasin batutat në emision: Tepelensja i luajti tepelekun

I ftuar në emisionin “360 gradë” ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani,  i është rikthyer edhe njëher replikave të Ramës me gazetaren Ambrozia Meta, gjatë konferencës, aq më tepër kur edhe kjo e fundit ishte pjesë e të ftuarve.

Manjani është ndalur te origjina e gazetares që është Tepelena dhe nuk ka ngurruar të ndajë batutat me drejtuesin emisionit, Artur Zheji, i cili është shprehur se “Tepelenasja i luajti tepelekun kryeministrit”.

Përplasja e Ramës me gazetaren, plasin batutat në emision: Tepelensja i luajti tepelekun Read More »

Gjysh Saliu në malin e Dajtit, i tregon mbesës pasuritë e shumta vila, biznese, apartamente dhe toka të blera me… pagat mujore

Foto-lajm nga “shpella” e hajdutëve
Shkruan: Memo Aliaj

Familja “Berisha”, nisur prej pasurive të shumta që ka në pronësi, nëse sot do të ishte viti 1945 i sekuestrove të ish-pushtetit komunist prej nga vjen edhe Saliu, ai do të shpallej “kulak”.

Një apartament me sipërfaqe 74 metër katrore në Tiranë dhe 2 trarë të kalbur në kullën e rrënuar të babës në Viçidol kishte familjarisht Saliu, si të vetmen pasuri në vitin 1992 kur u vetë-emërua President Republike.

Gjatë karrierës së tij si politikanë, president, deputet, kryetar i PD, deputet e kryeministër, Sali Berisha ka mbajtur aq shumë shumë fjalime ndershmërie, varfërie, mëshire, drejtësie e lufte kundër korrupsionit, sa nuk kanë mbajtur gjithë Papët e Vatikanit, që nga themelimi i kësaj Selie të Shenjtë.

Sot pas 26 vitesh, fjalimet e Sali Berishës rezultojnë një hipokrizi e klasit të lartë, mbasi aktualisht kjo familje ka “inventar” pasurie të patundshmë e llogari të shumta bankare, që nuk mund të vendosen dot me biznes “fabrikë lekësh”.

Tashmë që e ka realizuar detyrën për të krijuar pasuri brezash nëpërmjet korrupsionit të pushtetit dhe krimeve që të imponon mbajtja e pushtetit personal, Saliu, 75 vjeçar po lufton “me shpirt ndër dhëmbë”, për të mbrotjur këto pasuri, që sipas valës së dekrminalizimit, do përfshijë edhe pasuritë e dhe llogaritë e pista të të familjes së tij.

Mirëpo edhe pse ai përpëlitet e përleshet në parlament, media e “Facebook” për t’i shëptuar sekuestors së pasurive të paligjshme, siç duket gjen kohë edhe për të kujtuar e rifreskaur pasuritë që ka.

Një nga këto momente relaksuese e qetësuese, që Saliut i “heq mendjen” nga refroma sekuestruese që ka nisur e po i afrohet edhe pasurive të familjes së tij, thuhet se është ngjitja në majën e Dajtit së bashku me mbesën, për t’i treguar vilat, bizneset, kullat ku kanë apartamentet, fshatin turistik, fermën e lopëve dhe tokat e shumta.. “të blera me pagat mujore”!

Gjysh Saliu në malin e Dajtit, i tregon mbesës pasuritë e shumta vila, biznese, apartamente dhe toka të blera me… pagat mujore Read More »

Nga Tepelena Rama tregon sekretin se si të bëni para: Kjo është fusha e investimeve që do t’ju bëj të pasur

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje banorëve të Tepelenës dhe qyteteve të vogla që ti kushtojnë rëndësi agroturizmit, përmes hapjes së hoteleve dhe bujtinave.

Ai tha se kushdo që të investojë në këtë fushë, do të ketë tatim fitimi vetëm 5%, ndërsa TVSH-ja do të jetë vetëm 6%.Rama premtoi gjithashtu ndihmë financiare nga shteti për këto investime.

“Kemi përpara një minierë të pashfrytëzuar për të bërë para, aty ku duket sikur varfëria është dënim i përjetshëm. Kemi minierën e bukurisë së vendit tonë dhe këtyre zonave. Si mund të bëjmë para? Jo për të mbijetuar, por për të pasur mirëqenie me bukurinë, traditën e mikëpritjes dhe duke e transformuar shtëpinë dhe tokën rrotull në një agrobiznes. Në Nivicë kishin mbetur 30 familje dhe mund të blije shtëpi me 2 milionë lekë të vjetra. Sot atje është gjëja më e vështirë për të blerë shtëpi.

I bëj thirrje të gjithë atyre që janë në emigracion të shohin mundësinë për të bërë agroturizëm, do të kenë tatim fitimi vetëm 5% dhe tvsh vetëm 6%. Kjo është një zonë ku blegtoria mund ti shërbejë tryezave të mikëpritjes përmes bujtinave dhe hoteleve të vegjël të agroturizmit. Në vend që ata që kanë 10 dele të merohen ku do e shesin qumështin dhe djathin, krijohet një cikël i mbyllur që i bën të gjithë të fitojnë para.”, tha Rama.

Nga Tepelena Rama tregon sekretin se si të bëni para: Kjo është fusha e investimeve që do t’ju bëj të pasur Read More »

Ndryshimet në qeveri/ Spartak Braho ‘vë gishtin’ mbi minstrin që pritet të largohet

Pak javë më parë Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri. Ndërkohë që priten këto ndryshime, në mediat kanë nisur të lakohen emrat q do t`ju “pritet koka” në muajin Shtator,

Në emisionin e Roland Qafokut, në “Chanel One”, Spartak Braho ai konfirmoi se pret që kryeministri Rama të ndryshojë kabinetin në vjeshtë dhe madje ka vënë gishtin, edhe te një ministri konkrete e cila sipas tij duhet të përmirësojë punën dhe është pikërisht ministria e drejtuar nga Arben Ahmetaj.

“Rama ka defekt që nuk konsultohet për vendimmarrjen. Duhet të kishte bërë një përzgjedhje më të mirë të kuadrit. Por shpresoj që në shtator me ndryshimet në qeveri ta përmirësojë situatën.Sektori i Ekonomisë duhet përmirësuar. Jo se ky është djalë i keq, por duhet të kthehen sytë më mirë te specialistët e mirëfilltë”, deklaroi Spartak Braho.

Ndryshimet në qeveri/ Spartak Braho ‘vë gishtin’ mbi minstrin që pritet të largohet Read More »

Ora dhe vendi, Basha përcakton se ku do të mbahet protesta e PD-së

artia Demokratike ka percaktuar tashme edhe vendin ku do te mblidhen protestuesit qe do t’i bashkohen thirrjes per te protestuar kunder qeverise.

Nderkohe qe deri ne fundjave ende nuk kishte nje vend te saktesuar per mbajtjen e protestes, pasi diskutohej ose te Kryeministria, ose te Ministria e Brendshme, tashme PD ka vendosur te protestoje para zyres se Rames.

Ne logon e prptestes qe kreu i PD, Basha e ka vendosur ne faqen e tij ne FB, shkruhet se protesta nis neoren 11:00 te te shtunes, ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Statusi i plotë

11 vite pas kryengritjes se Spacit qe ngjalli shprese dhe i dha kurajo njerezve, nje tjeter akt heroik ne nje tjeter burg famekeq ndodhi, Revolta e Qafe Barit.

Te denuarit politike ngriten krye ndaj shtypesve te tyre. Fale kurajos se tyre mbinjerezore ne Qafen e Barit, si sot 34 vjet me pare u fitua per disa ore liria, per disa ore ra sistemi gjakatar komunist.

Burrat qe kryen keto akte heroike, jane frymezim njerezor dhe atdhetar. Ata kerkuan lirine, ata u ngriten kunder padrejtesise brenda burgjeve mizore.

Ne shembullin e guximit te tyre te pashoq, do te bashkohen te shtunen shumica e shqiptareve qe e duan vendin pa krim, pa droge, pa ministra te lidhur drejtperdrejt me bandat, pa nje kryeminister qe mbron hapur te keqen.

Me keto shembuj te heroizmit dhe atdhedashurise, ju ftoj te bashkohemi te shtunen me 26 maj, ne oren 11 ne Tirane, te gjithe bashke ne protesten kombetare ngrihemi kunder padrejtesise, kunder qeverise se lidhur me krimin, per Shqiperine si gjithe Europa.

Ora dhe vendi, Basha përcakton se ku do të mbahet protesta e PD-së Read More »

Revolta e Spaçit, 45-vjet më parë shoku Sali bridhte rrugëve të Parisit për t’i ndërruar pampersat Hysni Kapos. Hysen Shoshorin e kalbi në burg

Një i persekutar mik i portalit tonë dhe bashkëvuajtës me Hysen Shoshorini, i  irrituar, pasi kishte lexuar përshëndetjen e Sali Berishës, për 45 vjetorin e Revoltës së Spaçit na shkruan:

Sali Berisha, tani i ka mbushur mendjen vetës, se është i persekutuar, i dënuar, bashkëvuajtës dhe i torturuar, nga sistemi Hoxhisto-komunist, sepse ai ka qenë… Ballist.

Pa patur as turp dhe as fytyrë, Sali Berisha del nëpër shurrtoret e tij mediatike, në përkujtim të 45 vjetorit të revoltës së Spaçit, ku disa djem nënash tentuan të kundërshtonin vuajtjet, terrorin dhe torturat e ferrit të regjimit diktatorial, Spaç.

Kur këto djem vuanin në galeritë e zeza dhe të thella të Spaçit, shoku Sali pikërisht 45 vjet më parë bridhte rrugëve të Parisit, për t’i ndërruar pampersat Hysni Kapos.

Ky njeri që nuk hynë tek radha e njerëzve, merr guximin të përshëndes e të kujtoi ato njerëz, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me sojin e tij, si pjesë e grupit të xhelatëve. Në mesin e atyre martirëve ka qenë dhe një nga viktimat e tij  Hysen Shoshorin, njeriun që shkroi me mijëra letra kundër regjimit dhe Enver Hoxhës dhe që me një të tillë në dorë Sali Berisha i doli deshmitar duke i dhënë denimin me vdekje.

Ky dënim më pas i’u kthye në denim të përjetshëm, dhe doli vetëm pas vitit ’90 për të treguar me gisht Sali Berishën, si njeriun që doli dëshmitar në diktaturë kundër tij.

Mirëpo Saliu që fatkeqësisht nuk ka dhënë asnjëherë llogari për të zezat që i ka bërë Shqipëprisë dhe atyre martirve dhe gjithë të persekutuarve duke i tallur dhe  përdorur,  i ndau e i shpërndau deri sa edhe i vrau e i dogji të gjallë, që Hoxha nuk do ta bënte kurrë kërkon  si mbeturinë të riciklohet në pushtet duke bërë “revolucion” kinez sipas kinezrirave të tij. Shoshori e ka peshtyr disa herë në surrat dhe gjithë ato të përndjekur që e njohin por Komunisti nuk dorzohet tani ai është i persekutur sepse ka humbur pushtetin që i la Ramiza Alia

Ja me  çfarë hipokrizi tallet sekretar i byrosë partisë dhe varkari i Bllokut për 45 vjetorin e revoltës së Spaçit.

Nderim martireve dhe qendrestareve te Spaçit!

Te dashur miq, si sot 45 vjet me pare ne Burgun e Vdekjes, siç eshte quajtur me te drejte Burgu i Spaçit, martiret e gjalle te lirise qe perjetonin torturat, vuajtjet me te egra dhe çnjerezore, ne nje akt revolte heroike kunder regjimit ngriten aty flamurin kombetar te lirise, flamurin pa yllin e kuq mbi shqiponjen dy krenare!

Revolta e tyre e Lirise do shtypej me egersine me te madhe nga xhelatet e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore, por zeri i martireve te saj do te jehonte si nje gjeme e rende ne mbare vendin por dhe boten.

Prandaj le te perulemi sot me nderimin me te madh para trimerise, kurajos se organizatoreve te saj; Gjok Zefi, Gezim Çela, Gjet Kadeli, Ylber Merdani, Novruz Golka, Pavllo Popa, Xhavit Lohja, Nuri Stefa, Vaske Orgocka etj, martireve te saj Skënder Dajës, Pal Zefi, Dervish Bejkos, Hajri Pashajit dhe dhjetra e qindra pjesmarresve te tjere ne kete revolte.

Por ky 45 vjetor eshte nje thirrje dhe frymezim per çdo shqiptar qe te ngrihemi dhe me nje revolte te pergjithshme te flakim sa me pare regjimin e Edvin Kristaq Rames dhe bastardeve te tjere te eterve mizore!/Ekskluzive.al

Revolta e Spaçit, 45-vjet më parë shoku Sali bridhte rrugëve të Parisit për t’i ndërruar pampersat Hysni Kapos. Hysen Shoshorin e kalbi në burg Read More »