Politike

SHBA presion Bashës e Kryemadhit, mesazh të koduar që të mos i shërbejnë Rusisë me tentativën për destabilitet. Zyrtari i lartë i DASH në Tiranë

Ndonëse janë të gjithë të bindur se protesta e ditës së shtunë më 26 maj e opozitës kundër ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk ka fuqi të radikalizohet, sërish amerikanët janë treguar të kujdesshëm. Madje nuk kanë munguar që të japin sinjalin e tyre, siç dinë ta japin ata përmes “kodimit” që është një paralajmërim për krerët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që të mos luajnë me destabilizimin e vendit.

Kështu, të shtunën më 26 maj, pikërisht në mesditë kur opozita do të zhvillojë protestën për largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vjen në Tiranë zëvendës/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Pete (Pit) Marocco.

Ai merr pjesë në konferencën ndërkombëtare me përfaqësues të lartë nga vende të Europës Juglindore dhe të rajonit për problematikën e sigurisë rajonale dhe ekstremizmit të dhunshëm. Konferenca organizohet nga një grup deputetësh të Parlamentit shqiptar të majtë e të djathtë.

Lajmin se Pete Marocco, zëvendës ndihmës sekretari amerikan do të zhvillojë një vizitë në Tiranë për sigurinë rajonale dhe ekstremizmit të dhunshëm më 26 maj e ka dhënë dhe DASH.

“Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit, Marocco, do marrë pjesë në takimin e 15-të të Europës Juglindore në Tiranë, Shqipëri ku do të takohet me krerët e Ballkanit Perëndimor për sigurinë rajonale dhe kundërvënien e ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë vizitës së tij në Shtutgart, ai do të ketë konsultime në bazat ushtarake të EUCOM dhe AFRICOM”, thuhet në njoftimin zyrtar të Departamenit Amerikan të Shtetit.

Vizita e zyrtarit të lartë të qeverisë amerikane pikërisht në kulmin e protestës së opozitës përballë kryeministrisë, në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe fatin e saj për hapjen e negociatave me BE, është një mesazh i koduar për Bashën dhe Kryemadhin.

Mesazhi është i qartë, referuar urgjencës me të cilin është realizuar konferenca, por dhe temës së konferencës që i përshtatet tamam situatës që ka të bëjë me luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm të të gjitha llojeve dhe stabilitetit në rajon.

Dhe kërkesa e amerikanëve është e drejtëpërdrejtë që në këtë situatë të trazuar, për shkak dhe të ringjalljes së ekstremizmit të dhunshëm dhe përpjekjeve të Rusisë për të shtrirë ndikimin në rajon, destabiliteti i vendeve të rajonit dhe në tërësi rajoni janë të papranueshme për SHBA.

Duke dhënë mesazhin se një destabilitet i tillë i shërben Rusisë dhe se autorët janë thjeshtë dhe vetëm nën ndikimin dhe nën shërbimin rus. Opozita me sa duket e ka marrë mesazhin, përjashtuar Kryemadhin dhe Berishën që akoma i mëshojnë dhunës, revoltës dhe idesë që nuk duhet të udhëheqin, por të udhëhiqen nga turma.

Por axhenda e së shtunës ka dhe vizitën e një delegacioni të Asamblesë parlamentare të OSBE-së, i cili do të zhvillojë takime me drejtuesit e institucioneve shqiptare dhe Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin.
Njëherësh dhe Florian Hahn, zëdhënës për Europën në grupin parlamentar të CSU në Bundestagun gjerman, mbërriti të mërkurën në Tiranë.

Ai është takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama, ish ministren Majlinda Bregu, e zgjedhur në krye të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, si dhe me anëtarët e organeve të vettingut. Vizita e Florian Hahn në Tiranë ishte planifikuar në fillim të këtij muaji, pikërisht ditën kur Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, por u bë e ditur se deputeti gjerman i shtyu takimet për shkak të anulimit të fluturimit.

Më 29 Maj, vjen në Shqipëri edhe Sekretari i Përgjithshem i OSBE-së, Thomas Greminger, që do të takojë krerët më të lartë të qeverisë dhe opozitës. Pra ka një interesa të shtuar për stabilitetin në Shqipëri por dhe një paralajmërim për opozitën shqiptare që të mos përpiqet të destabilizojë vendin./Pamfleti

SHBA presion Bashës e Kryemadhit, mesazh të koduar që të mos i shërbejnë Rusisë me tentativën për destabilitet. Zyrtari i lartë i DASH në Tiranë Read More »

Rama vë në lojë opozitën për audio-përgjimin: Kjo s’është, a është me barrë a s’është me barrë, apo ka jastëk

Pas skandalit të audio përgjimit, kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për zyrtarët e huaj, të cilëve duhet t’i shpjegojë, historinë që fshihet pas denoncimit të opozitës. Sipas Ramës shumë shpejt do të dalin aktorët, skenarisët dhe regjizorët e shfaqjes.

“Ministri jashtëm do shkojë në Paris, unë do shkoj në Paris prapë e prapë… Nuk gjej dot një krahasim me asgjë, që kam përjetuar momente edhe më të vështira se kjo… Të kesh përballë njerëz të huajt të pushtetshëm e të të duhet të sqarosh po si ka mundësi kjo e si ka mundësi ajo? Këto të këtyre”, tha Rama duke u ndalur te historia e auido-përgjimit që siç u shpreh ai është edhe më e hatashme.

Kryeministri u shpreh se e gjitha është e fabrikuar dhe shpejt do dalin, aktorët, skenaristët, regjisorët e producentët.

“Historia e audiopërgjimit ka një histori të qartë: S’bëhet fjalë për një opinion bëhet fjalë për një provë të vërtetë, o është autentike o është e fabrikuar. Këtë s’ka nevojë ta thotë askush këtu në Shqipëri. Unë e di rezultatin se e kam kërkuar që atë ditë por ajo që thuhet prokuroria e kapur prej këtij, është qesharake.

Prokuroria thjesht duhet ta cojë atë material në një laborator shkencor të kujdo vendi partner. Kjo s’është; a është me barrë a s’është me barrë, apo ka jastëk, kjo është analizë shkencore. Unë që ju kam thënë publikisht që kjo është një histori banale dhe audiopërgjimi është pa lidhje fare fare fare me personin e akuzuar. Historia mbas audiopërgjimit është edhe më e hatashme. Cfarë shikoni janë vetëm aktorë që luajnë rolin.

Kam shpresë se do dalin nga hetimi, skenaristët, regjisorët dhe producentët. Ai ditziu i rrugëve të Vlorës është si ata figurantët, ca ti thuash thotë, por historia është më serioze se duket por t’ja lëmë prokurorisë. Na duhet përgjigja e analizës shkencore, në një laborator shkencor të cilido vend partner me Shqipërinë. Kaq”, deklaroi Rama nga foltorja.

Rama vë në lojë opozitën për audio-përgjimin: Kjo s’është, a është me barrë a s’është me barrë, apo ka jastëk Read More »

Ndërkombëtarët kërkojnë sa më shpejt “peshqit e mëdhenj”

I dërguari i kancelares Merkel në Tiranë, Florian Hahn ka kërkuar ritme më të shpejta për Reformën në Drejtësi.  Ai mbërriti në Tiranë mëngjesin e sotëm në një kohë kur Shqipëria pret marrjen e dritës jeshile nga Bashkimi Europian për të nisur pa kushte hapjen e negociatave.

Deputeti gjerman ka vlerësuar progresin me Vettingun, por  ka nënvizuar ritmin e ulët të procesit.

Hahn është takuar me me Presidentin Meta, kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Ruçi, si dhe me dy krerët e koalicionit opozitar, Basha dhe Kryemadhi.

Deputeti i Merkelit ka shprehur shqetësime për Reformën Zgjedhore. Gjatë takimeve, ai u ka theksuar politikanëve shqiptarë interesin e lartë të Gjermanisë për një Reformë Zgjedhore përfundimtare e të plotë.

Ndërkombëtarët kërkojnë sa më shpejt “peshqit e mëdhenj” Read More »

Berisha sfidon Donald Lu për Adriatik Llallën: Tentuan ta nxjerrin si “peshk të madh” për të mbuluar…

Ish-kryeministri Sali Berisha nga studio e ABC news sonte ka komentuar edhe situaten e krijuar me ish kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Ai tha se mazhoranca tentoi të organizojë arrestimin e ish-kryeprokurorit në kulmin e skandalit “Tahiri”.

Ish lideri i PD, tha se prokuroria dhe qeveria tentuan të nxjerrin para opinionit publik, Llallën si një “peshk të madh”.

“Pati një moment kur këta tentuan të zëvendësonin Tahirin me Llallën. Kur flitej për “peshq të mëdhenj” këta menduan që të nxirrnin Llallën si arrestim të madh për të mbuluar çështjen “Tahiri”. U duhej “të shpëtojmë një herë Tahirin dhe të shesim Llallën”. Jo. Tahiri është një baron droge dhe që zbatoi porositë e Edi Ramën.

Llalla akuzohet se ka pastruar para? Le të dënohet me masën më të rëndë. Nuk mbroj asnjë që ka shkelur ligjin, por “gjueti shtrigash” nuk pranoj për asnjë” , – tha Berisha i ftuar në “Byro Politike”.

Berisha sfidon Donald Lu për Adriatik Llallën: Tentuan ta nxjerrin si “peshk të madh” për të mbuluar… Read More »

Përçahet opozita, Fatmir Mediu kundër protestës së Lulzim Bashës

Opozita ka vendosur të protestojë të shtunën e 26 majit, ndërkohë që në vendin tonë organizohet një eveniment i rëndësishëm siç është ai i Mëngjesit të Lutjeve.

Dita e mbajtjes së protestës është kundërshtuar jo vetëm nga brenda PD-së, por edhe nga aleatët, për shkak të aktivitetit të Mëngjesit të Lutjeve.

Në takimin e fundit që kreu i PD –së, ka realizuar me aleatët ka munguar kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu. CNA.al mëson se mungesa e tij ka ardhur për shkak se ka kundërshtuar protestën e ditës së shtunë duke kërkuar që të respektohet protokolli i vedosur 6 muaj më parë për Mëngjesin e Lutjeve, ku do të jenë të pranishëm senatorë amerikanë dhe personalite të rëndësishme ndërkombëtare.

Basha e ka kundërshtuar dhe për më tepër ka refuzuar pjesëmarrjen në Mëngjesin e Lutjeve, gjë që ka sjellë përplasje me kryerepublikanin Fatmir Mediu, i cili nuk ka qenë kundër protestave, por për respektimin e axhendës së vendosur 6 muaj më parë, për aktivitetin e Mëngjesit të Lutjeve.
Kundërshtia e Bashës ka sjellë një thyerje të madhe mes dy aleatëve historikë.

Përçahet opozita, Fatmir Mediu kundër protestës së Lulzim Bashës Read More »

Basha paralajmëron Ramën e Xhafajn: Nëse i ndodh gjë dëshmitarit X dhe gazetarit, do mbani përgjegjësi

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal për të kërcënuar dëshmitarin X dhe gazetarin Jetmir Olldashi. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha u ka dërguar një mesazh Ramës dhe Xhafajt, duke u shprehur se nëse u ndodh gjë dëshmitarit X dhe familjarëve të tij, apo edhe gazetarit Olldashi, ata do të mbajnë përgjegjësi.

“Çdo përpjekje për të blerë dëshmitarin X i zhyt edhe më thellë Xhafajn e Ramën në skandalin ku janë përfshirë. Deklaratat nxjerrin zbuluar frikën dhe përfshirjen e tyre në këtë veprimtari kriminale për të mbuluar narko-aferën e Agron Xhafajt. Kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal, ‘bli dëshmitarin, ose likuido dëshmitarin ose familjen e tij’.

Kjo është prova më e qartë e rënies totale të shtetit, kapjes totale të qeverisë Rama nga krimi. Hartimi dhe zbatimi i këtij skenari është arsyeja e vetme pse Xhafaj mbahet me thonj pas karriges së ministrit të Brendshëm.

I përsëris sot Ramës dhe Xhafës paralajmërimin e prerë se për çdo hap që hidhet për të vënë në presion Albert Veliun dhe familjen e tij, si dhe gazetarin, përgjegjësia do të jetë e juaja. Ndal presionin mafioz ndaj dëshmitarit X dhe gazetarit Olldashi”, tha Basha.

Sakaq, ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e së shtunës.

“Kërcënimet ndaj tyre janë rritur ethshëm para protestës së të shtunës. E vetmja forcë që mund ta ndalë këtë të keqe është bashkimi ynë, ndaj ju ftoj të gjithëve të na bashkoheni në protestën kundër kësaj qeverie, e cila ka vepruar kundër interesave të qytetarëve të këtij vendi, duke bashkëpunuar me krimin për të mbajtur pushtetin. Të gjithë bashkë më 26 maj në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej”, dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit””, e mbylli kryedemokrati Basha fjalën e tij./Pamfleti

Basha paralajmëron Ramën e Xhafajn: Nëse i ndodh gjë dëshmitarit X dhe gazetarit, do mbani përgjegjësi Read More »

“Kokaina e lidhur me PD”, Berisha flet për akuzat e Ramës: Familjen e Çekajt e kam kundërshtare

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC News, ka komentuar deklaratat e Ramës për kokainën në Durrës.

Berisha tha se familja e Arbër Çekajt është kundërshtare me të në Tropojë dhe xhaxhai tij ka qenë kryetari i Partisë Socialiste në Kukës.

“E vërteta është se ky pronari i përket një familje kundërshtare e Sali Berishës. KA qenë themeluese e Partisë Komuniste dhe kanë bërë anti-miting për mua. Xhaxhai i tij ka qenë kryetari i Socialistëve në Kukës dhe kryetari i Këshillit në Kukës, kur këtë bashki e drejtonte PS”, ka deklaruar Berisha.

“Kokaina e lidhur me PD”, Berisha flet për akuzat e Ramës: Familjen e Çekajt e kam kundërshtare Read More »

“Goditje” për Monikën, braktiset nga kryetari i Kukësit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kukës, Qemal Elezi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij.
Tashmë në krye të LSI-së në Kukës është vendosur, Lavdosh Zeneli.

Kreu i komanduar i kësaj partie, Lavdosh Zeneli, bën të ditur se ish-kryetari është dorëhequr nga ky post vetm pak ditë më parë. Kjo lëvizje e ish-kryetarit, Qemal Elezi vjen pas largimit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Kukësit të disa prej eksponentëve të kësaj partie, drejt Partisë Socialiste.

Qemal Elezi prej vitesh e ka drejtuar partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, ku ka qenë edhe kandidat për deputet. Ndërsa kreu i ri i kësaj partie, i komanduar, Lavdosh Zeneli, vjen nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim.

“Goditje” për Monikën, braktiset nga kryetari i Kukësit Read More »