Politike

Hapja e negociatave në qershor, zbulohet dokumenti i Këshillit të Ministrave të BE për Shqipërinë

Një dokument ende jo zyrtar që po qarkullon së fundmi në zyrat e Komisionit Europian në Bruksel nuk i jep aspak shpresë Shqipërisë për hapjen e negociatave në fund të Qershorit.

Makfax, agjencia maqedonase e lajmeve, nga burimet në Bruksel ka zbuluar dokumentin, në të cilën disa vende të BE-së kanë vendosur një bllok në fillim të negociatave të pranimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Shënimet në dokument, me përjashtim të Maqedonisë, vlejnë edhe për Shqipërinë.

Sipas Makfax prapa dokumentit negativ, nuk janë të gjitha shtetet anëtare të BE dhe dokumenti qarkullon midis atyre që janë kundër fillimit të negociatave në qershor.

Edhe pse komisioneri i BE Johannes Hahn theksoi qershorin si datë fillimi për negociatat, dokumenti thekson se fillimi i negociatave është i mundur vetëm pranverën e ardhshme./Panorama

Hapja e negociatave në qershor, zbulohet dokumenti i Këshillit të Ministrave të BE për Shqipërinë Read More »

”Edhe Ramazanin e keni politizu”, komentuesit kapen me Ramën

Në ditën që Partia Demokratike ka thirrur protestën e saj, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në zyrën e tij, por në Berat ku prej disa ditësh sëbashku me ministrat e kabinetit të tij qeveritar ka nisur turin e llogaridhënies me qytetarët.

Ditën e djeshme në Berat kryeministri Edi Rama largoi nga detyra drejtorin e Inspektoriatit të Punës, Shkëlqim Hadaj, por i dha edhe një paralajmërim të fortë shefes së ISSH-së (Institutit të Sigurimeve Shëndetësore), Anida Dhana.    /Pamfleti

 

”Edhe Ramazanin e keni politizu”, komentuesit kapen me Ramën Read More »

Audio-përgjimi, Xhafaj sfidon opozitën: Nëse është i vërtetë jap dorëheqjen

ak orë pas protestës së opozitës, ku nesër do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm, pas publikimit të audiopërgjimit ku thuhet se vëllai i tij flet me trafikantë, vjen reagimi nga Fatmir Xhafaj. Ky i fundit deklaroi se nëse rezulton se audiopërgjimi është i vërtetë, do të japë dorëheqjen.

REAGIMI

Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot : Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë? E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund

Audio-përgjimi, Xhafaj sfidon opozitën: Nëse është i vërtetë jap dorëheqjen Read More »

Zbulohet arsyeja e vërtetë, pse protesta mbahet më datën 26 maj

Grigja më në fund ja zbuloi në konfidencë Salianusit, përse protesta mbahet në datën 26 maj.
Ajo e zbuloi rastësisht nga Kunati, ndërsa po diskutonin për mbarëvajtjen e saj.
-E kemi pak si ters, i tha Grigja.

Data 26 maj është ters, se kujton zgjedhjet e 26 majit.
-As që i dija fare ato, tha Kunati.
Kemi qenë të vegjël atëhere.

Babi dhe mami punonin tek VEFA, ne ishim në shkollë dhe si mbaj mend.
-Po pra e di që si mban mend, po ja, ky Ben Imami, Kaçi, me këta të tjerët, e kanë marrë për ters.
-26 majin e vendosa unë, tha Kunati.
Nuk ka lidhje me ato që thua ti. S’ka faj Luli.

-Po pse e vendose?
-Po një vit më pare, më 26 maj, unë e Luli kemi dorëzuar listën e deputetëve të PD-së.
E kishim listën tonë të parë.
Është lista që nisi revoltën kundër Lulit.
Luli kishte kaq kohë që mendonte si ta zhurmonte këtë datë që të mos kujtoheshin prapë ata të hequrit nga lista e të fillonin avazin.
U konsultua dhe me Doktorin.
Ai i tha ka vetëm një mënyrë: Luftë.
Vetëm lufta i mbulon zullumet.
Dhe ashtu bëmë.
Vendosëm ta bëjmë mitingun më 26 maj.
Ata seç kanë bërë një këngë që tallen me ne, por ne do bëjmë miting dhe ata s’mund të flasin për listat në ditë mitingu.
-Kjo paska qenë arsyeja, i tha Grigja, Salianusit.
-Aha, tani e kuptova, tha Salianusi.

Ai na ka thënë disa herë për të mirën tuaj po e bëj më 26 maj, por se kam kuptuar.
-Po pra. Do që të mos të na sulmojnë ne sot, dhe të harrohet 26 maji i vitit të kaluar.
Është si mallkim për PD-në.
Ashtu siç ja ka marrë PS më 26 maj 1996, ashtu ja ka kthyer 21 vjet më vonë.
Na ka zënë mallkimi.

-Po cila është ajo kënga që duan të tallen ata?
-E kanë këndu vlonjatët, kanë përshtatur atë këngën e Ponit.
-Hopa hopa, dale dale
Kush e njeh atë Babale
Ky Jetmiri na e bleu
Me Babalen ç’na gënjeu….
-Bo bo, duhen marrë masat se mos e këndon njeri nesër e na dhjeu mitingun, tha Salianusi.(Tema)

Zbulohet arsyeja e vërtetë, pse protesta mbahet më datën 26 maj Read More »

‘’Dallimi i madh mes një lideri të vërtetë dhe një papagalli që s’di të pushojë’’. Karagjozi i SHQUP-it që bëri si vetja gjithë opozitën

Këtu është edhe dallimi i madh midis një lideri të vërtetë dhe një papagalli që s’di të pushojë. Martin Luter-it i mjaftoi vetëm një fjali: “I have a dream” (Unë kam një ëndërr) që të ndryshonte historinë e Amerikës. Kjo fjali ishte e barabartë sa i gjithë fjalimi që ai mbajti, për të cilin hyri edhe vetë në histori.
Shkruan Altin Ketro

Nuk është shumë etike ta etiketosh liderin e opozitës me këtë fjalë, por sjellja e tij në çdo seancë të Kuvendit, nuk na lë shteg tjetër interpretimi. Tashmë kushdo e kupton se strategjia e Partisë Demokratike në çdo seancë plenare është që t’i prishë ato. Shkojnë me paramendim në godinën ku populli opozitar i ka votuar që t’i përfaqësojë dhe e shpërdorojnë mundësinë e artë të fjalës, duke dhënë shfaqje banale të forcës.

Skenari tashmë është i njohur. Pasi opozita regjistron një duzinë emrash deputetësh për diskutim, i pari e merr fjalën lideri Basha dhe nis e flet pa pushim a thua se nuk ka rregullore që normon diskutimet. Qëllimi është i qartë; diskuto përtej limiteve, rezisto kërkesave të kryetarit Ruçi për të respektuar rregulloren, ngri deputetët pranë foltores dhe uzurpo seancën parlamentare.

Tashmë, me kushtet e teknologjisë, kanë gjetur edhe një mënyrë tjetër duke shfrytëzuar rrjetet sociale për të vijuar diskutimin live edhe pse seanca plenare është ndërprerë. Se çfarë do të thotë lideri Basha nuk ka pikë interesi, sepse mendimet e tij dihen ende pa i artikuluar me gojë. Ai mund të flasë aq orë sa i janë caktuar partisë së tij në total për të diskutuar, dhe mund të mos thotë asgjë; mund të diskutojë edhe 10 minuta, aq sa i takon me rregullore, e të thotë gjithçka.

Këtu është edhe dallimi i madh midis një lideri të vërtetë dhe një papagalli që s’di të pushojë. Martin Luter-it i mjaftoi vetëm një fjali: “I have a dream” (Unë kam një ëndërr) që të ndryshonte historinë e Amerikës. Kjo fjali ishte e barabartë sa i gjithë fjalimi që ai mbajti, për të cilin hyri edhe vetë në histori.

Por Lulzim Basha nuk arrin ta kuptojë këtë dhe vijon të kopjojë modelin berishian të diskutimeve me fjalime të gjata, plot akuza, të cilat përsëriten vazhdimisht, aq sa e lodhin edhe militantin më të vendosur për të pasur nerva për t’i dëgjuar deri në fund.

Të vetmet gjëra që ai thotë janë: droga-droga-droga, krimi-krimi-krimi, Tahiri-Tahiri-Tahiri (dje), Xhafaj-Xhafaj-Xhafaj (sot). Sado i uritur që të jesh, kur të shërbehet i njëjti ushqim çdo ditë, vjen një moment që thua: mjaft, mos ma nxirrini më këtë gjellë për nja 6 muaj se më vjen për të vjellë.

Çfarë humbte opozita nëse lideri i saj diskutonte 10 minuta dhe i linte hapësirë edhe të tjerëve nga kampi i vet të shfrytëzonin minutazhin e diskutimeve? Absolutisht asgjë. Kemi 8 muaj që refreni i opozitës bie vetëm në një vrimë dhe kurrë deri më sot nuk e kemi parë që të diskutojë me frymë kritike e konstruktive për projektligjet që qeveria çon në Kuvend. Kjo e nxjerr opozitën në sytë e opinionit publik si e paaftë që të ofrojë alternativë qeverisëse dhe e vetmja gjë që dinë të bëjnë është që të akuzojnë vazhdimisht kundërshtarin për të njëjtën temë.

Lulzim Basha kujton se më këto shfaqje teatrale që bën në Kuvend frymëzon më shumë militantë rreth partisë së vetë. Por është e padiskutueshme që një forcë politike të vijë në pushtet nuk mjaftojnë kurrsesi votat e vetëm anëtarësisë së saj. Dhe, që të fitosh mbështetje popullore, përtej asaj partiake, duhet një lider frymëzues që të jetë dinjitoz edhe kur flet në Kuvend, që vizioni dhe shpresa që ai përcjell në elektorat të shkojë përtej interesave personale. Gjithashtu, kjo gjë vlen edhe kur gjithë grupi i tij parlamentar sillet me personalitet.

Në sytë e opinionit publik grupi i PD-së ngjan si një çetë truprojash që rrethojnë kryetarin sa herë atij i ndërpritet me rregullore fjala. Jo vetëm kaq, po ata sillen hëm si kameramanë, hëm si regjisorë, hëm si teknikë transmetimi televiziv, duke dalë jashtë çdo funksioni për të cilin kanë shkuar në atë sallë.

Lulzim Bashës me gjithë grupin e deputetëve, në radhë të parë u ka humbur respekti për veten përderisa regjistrojnë emrin për diskutim dhe kërcasin e ikin nga puna për të cilën paguhen nga taksat e popullit. Taksapaguesit shqiptarë i paguajnë që të jenë gardianë gjatë miratimit të ligjeve, me qëllim që mazhoranca të mos gabojë. Por jo, ata e kanë humbur sensin e seriozitetit dhe kanë marrë tiparet e karagjozëve politikë. Xhanëm, si vetë kryetari i tyre!

‘’Dallimi i madh mes një lideri të vërtetë dhe një papagalli që s’di të pushojë’’. Karagjozi i SHQUP-it që bëri si vetja gjithë opozitën Read More »

Ish deputeti demokrat krijon poezi për Ramën: Po na e heq trurin!

Ish deputeti i Partisë Demokratike Sherefedin Shehu i ka thurur disa vargje Ramës si Kryeministër

“Rama po na heq trurin! Del e tregon përralla dhe thotë po jap llogari. Ka 5 vite që na qeveris dhe akoma na tregon se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Si nuk thotë një fjalë për ato që nuk ka bërë? Si nuk kërkon ndjesë që po na përzë nga Shqipëria? Ai po na heq bukën e gojës që të na kontrollojë më lehtë. Ai po ngre lavdinë e tij mbi vendin e rrënuar. Atij i rritet kënaqësia kur i merr frymën biznesit. Ai nuk ka mëshirë për qytetarët kokëulur. Prandaj u përpoqa që ta përshkruaj më poshtë Ramën e vërtetë”, shkruan Shehu.

Ramë O Ramë

E fillove me aksione,
I quajte reforma,
Të na hypësh lehtë,
Mbi kurrizet tona.

Ta parat ishin taksat,
Pastaj drita e llampës,
Nuk harrove ujin,
Dajakun e radhës.

Je i paparë,
Se nuk ke të ndalur,
Në rritjen e taksave,
Edhe pse të varfër.

Na takson tokën,
Na takson krevatin,
Takson dhe tavolinën,
Ku ne hamë vaktin.

Na takson arën,
Na takson traktorin,
Thua e do ligji,
Dhe vazhdon zakonin.

Na takson punën,
Na takson pagën,
Na bëre për kothere,
Por mos e çaj kokën!

Na takson dhinë,
Na takson lopën,
Na takson pantallonat,
Por harrove kopsën.

Na takson këpucët,
Na takson këmishat,
Na takso dhe pluhurin
Që ju mbulon të krisurat.

Na takson pijet,
Na takson duhanin,
Taksoji dhe mendimet
Nëse guxojnë e dalin.

Na takson ujin
Dhe bukën që hamë,
Na takso dhe lotët
Nëse guxojmë të qajmë.

Na takson naftën,
Na takson makinën,
Dhe gjej ndonjë mënyrë
Edhe për prapanicën.

Na takso çfarë kemi
Dhe na e bëj të qartë
Se nuk ke të ndalur
Deri në qindarkë.

Nëse dikush bërtet
Dhe kundërshton me forcë
Mos ja ndaj taksat
Deri në atë botë.

Pastaj taksoji arkivolin,
Taksoji dhe varrin,
Aty ku i pushon shtati
Taksoji dhe barin.

Mbi pllakën e gurtë,
I shkruaj këto fjalë,
“Taksat nuk do të ndahen,
Edhe këtu në varr”.

Dhe pasi ta varrosësh,
Mos rri rehat,
Vazhdo dhe taksoje,
Nëse ka lënë gjë pas.

Ish deputeti demokrat krijon poezi për Ramën: Po na e heq trurin! Read More »

Të tjerë ministra në kurth? Kërcënimi i Ristanit: Ju pret gijotina e videopërgjimeve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka zbuluar detaje nga protesta e opozitës që do të mbahet nesër përpara kryeministrisë. Ristani i ftuar në ‘’Fax News” tha se në këtë protestë forca e PD-së do të jetë pjesëmarrja e lartë e qytetarëve, dhe se nuk do të ketë asnjë akt dhune.

Ristani tha se protesta do të zgjasë për disa orë me radhë, ndërsa nuk ka një afat se kur do të përfundojë.

‘’Forcën tonë e kemi te pjesëmarrja e qytetarëve nga i gjithë vendi, nuk do të ketë asnjë përdorim dhune, protesta do të jetë e qetë. Kjo protestë do të jetë kundër bandave që drejtojnë dhe kanë marrë peng vendin. Rama po luan me ëndrrën e shqiptarëve, që është integrimi i vendit në BE”, u shpreh Ristani.

Lidhur me akuzat e kryeministrit Rama se 613 kilogramët e kokainës në Durrës implikojnë njerëz të PD-së, Ristani tha se kjo është një shashkë e radhës, për të hequr vëmendjen nga aktualiteti politik.

‘’Së pari janë kapur keq, po ndodhin ngjarje të rënda, ka video dhe filmime të tjera që implikojnë ministra”, u shpreh Ristani.

“Zotërinj ministra, qëndroni me sytë nga selia e PD-së, ku ju pret gijotina e videopërgjimeve”.

“Ristani tha më tej se Rama ka marrë sinjale se negociatat nuk do të hapen dhe situata përrreth tij po përkeqësohet dita-ditës.

“Lidhur me audiopërgjimin e ‘’Babales’’, Ristani u shpreh se PD-ja është e bindur lidhur me vërtetësinë e saj, dhe se Prokuroria do të duhet të punojë me ritme më të shpejta për zbardhjen e së vërtetës te publiku.

Të tjerë ministra në kurth? Kërcënimi i Ristanit: Ju pret gijotina e videopërgjimeve Read More »

Thirrjet për revoltë, Edi Rama paralajmëron prerazi protestuesit

Pas thirrjeve të opozitës për revoltë qytetare, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qartë se “Koha kur shkoje në protestë e nuk ktheheshe në shtëpi, por në morgun e Tiranës ka vdekur.” Nga foltorja e Kufvendit, Rama pretendoi se  “audiopërgjimi” pas të cilit mban shpresat opozita është vetëm një ‘skup’, që synon destabilizimin e vendit , dhe se nuki ka asgjë të vërtetë.

“Koha kur shkoje në protestë e nuk ktheheshe në shtëpi, por në morgun e Tiranës ka vdekur. Kur ktheheshe ilegal me brinje të thyera ka vdekur. Në protestë mund te dale kush  të dojë, nuk e prek kush me dore, sigurisht duke ruajtur ato vijat, por pyetja nuk është protesta, por tallja më e madhe. Mendojeni thjesht që të mos ju duket vetja të keqpërdorur me paralajmërim se ky esetë paralajmërimi që kjo është tallje. Çdo shqiptar që nuk di negociatat duhet të iki në protestë të bejë çmos, të shkoje e të mos lëvizë sa t’ia arrije qëllimit, negociata të mos hapen. Kush i do negociatat duhet ta dije se me apo pa dashje shkon aty për të kontribuar për të kundërtën këtë di të them”, deklaroi Rama.

Pjesë nga deklarata

Historia pas audio-përgjimit është akoma më e hatashme, janë aktorë luajnë rolet, kam shumë shpresë de do të dalin skenaristët, regjisorët dhe producentët,

Ai ditëziu i rrugëve të Vlorës është si figurantët e nerorelizmit italian, ca ti thuash thotë, por historia pas është shumë herë më serioze sesa duket, se si është t’ia lënë prokurorisë, të vijë përgjigjja e analizës shkencore, jo në studio private, në një laborator vend partnerë me Shqipërinë.

Ata që u zemëruan se vëllai i MB qenka trafikant droge, çfarë do mendoni për veten tuaj, kur kjo që unë them të dalë si unë po them, e kur të mësoni se bëhet fjalë për një tallje të madhe me të gjithë ju, që synon destabilizmin e vendit jo një skup mediatik, si do ju duket vetja pasi të dilni në protestë kur të mësoni se keni dalë në protestë si shkohet në kinema për të parë një film e për të mbushur sallën e kinemasë, si do ju duket vetja

Koha kur shkoje në protestë e nuk ktheheshe në shtëpi, por në morgun e Tiranës ka vdekur.

Kur ktheheshe ilegal me brinje të thyera ka vdekur. Në protestë mund te dale kush  të dojë, nuk e prek kush me dore, sigurisht duke ruajtur ato vijat, por pyetja nuk është protesta, por tallja më e madhe.

Mendojeni thjesht që të mos ju duket vetja të keqpërdorur me paralajmërim se ky esetë paralajmërimi që kjo është tallje.

Çdo shqiptar që nuk di negociatat duhet të iki në protestë të bejë çmos, të shkoje e të mos lëvizë sa t’ia arrije qëllimit, negociata të mos hapen.

Kush i do negociatat duhet ta dije se me apo pa dashje shkon aty për të kontribuar për të kundërtën këtë di të them.

Thirrjet për revoltë, Edi Rama paralajmëron prerazi protestuesit Read More »