Politike

Deputeti publikon kartelën e shëndetit mendor të Ramës,’tallet keq’ me mbishkrimin (Foto)

Nga të dhënat në raportin e ekspertëve rajonalë të shëndetit sot u bë e ditur se shëndeti mendor i popullatës është përkeqësuar dhe vetëm në Shkodër kishte 45% të prekur nga skizofrenia.

Me këtë e ka lidhur postimin e tij në Facebook deputeti demokrat Gent Strazimiri, i cili ka publikuar edhe njëherë kartelën klinike të Edi Ramës.

Kartela vërteton se kryeministri aktual ka qenë i shtruar në pavijonin e neurologjisë pranë spitalit 5 gjatë viteve 1991-1997.

Krahas dokumentit Strazimiri shkruan vargjet e Dritëro Agollit:

Në vendin tim,
Në vendin tënd,
Një i çmendur,
gjithë vendin çmend!”
në këtë kartelë mjekësore, e cila duket se i takon Ramës, pasi mjekët kanë shkruar se pacienti del i përmirësuar nga spitali, datë 18 janar 1982.

Deputeti publikon kartelën e shëndetit mendor të Ramës,’tallet keq’ me mbishkrimin (Foto) Read More »

Basha tregon arsyen pse është kundër bojkotit

Kreu i PD-se, Lulzim Basha sot ne mbedhjen e grupit parlamentar demokrat, pasi ka degjuar kerkesat e disa deputeteve per bojkot te Kuvendit, ka argumentuar se perse ne kushtet aktuale, levizja drejt bojkotit do te ishte e gabuar dhe me rrezik.

Burime brenda grupit bejne me dije per “Panorama” se Basha ka thene prere se “Bojkoti i parlamentit deri ne shkarkimin e Xhafes qe u propozua nga shumica e deputeteve është plotesisht legjitim dhe më i natyrshmi në këto rrethana politike”.

Çfarë tha Basha ne mbledhjen e grupit te PD?

Në fakt e vetmja mënyrë sesi mund të hapen negociatat është që, kur Europa sheh se edhe kur Rama Xhafaj me krimin i organizuar kanë kapur shtetin, qytetarët nuk e pranojnë, e refuzojnë, nuk mbyllin sytë. Kjo i tregon partnerëve se edhe pse Rama nuk i ka plotesuar kushtet, shqiptaret me reagimin e tyre si europiane qe refuzojne dhe nuk e pranojne te keqen.

Levizja drejt bojkotit parlamentar ne kushtet kur jemi investuar fort per hapjen e negociatave, rrezikon te devijoje vemendjen nga ceshtja kryesore: qe kemi nje qeveri te lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e droges.

Kemi nje minister te Brendshem, vellai i te cilit është një trafikant ndërkombetar droge, i denuar ne Itali nga drejtesia Italiane, por qe me mbrojtjen dhe ndihmen e vellait minister te Brendshem vazhdon aktivitetin kriminal.

Kemi nje kryeminister qe eshte kaq i lidhur me krimin sa kalon nga nje minister i Brendshme pjese e nje organizate kriminale te trafikut te drogës, te nje minister qe ka vene Ministrine, policine dhe prokurorine ne funksion te mbrojtjes se vetes dhe vellait të tij trafikant droge.

Ne keto kushte, jam i mendimit të perdorim te gjitha format dhe menyrat demokratike si opozite me grupin parlamentar, strukturat, qytetaret per te bere te qarte qendrimin tone te prere se largimi i Fatmir Xhafes eshte kusht i panegociueshem i opozites, veprim i domosdoshem per hapjen e negociatave. As shqiptaret, as Europa nuk mund te pranojne qe vendi te kaloje nga policia Tahiri-Habilaj te policia Xhafaj dhe prokuroria Rama-Xhafaj.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet nga Ministër i Brendshëm dhe të hapë rrugën për një hetim të pavarur dhe të pandikuar nga pushteti që ai mban sot.

Policia e Shtetit duhet të çlirohet nga kapja prej klanit Xhafaj, i cili zëvendësoi klanin Tahiri-Habilaj, duke vazhduar të mbrojë krimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Lufta kundër krimit dhe drogës është një kusht kryesor i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, plotësimi i të cilit po vazhdon t’i kërkohet me forcë qeverisë shqiptare nga qeveritë europiane.

Basha tregon arsyen pse është kundër bojkotit Read More »

12 mijë ndjekës, Fatos Nano i hap “luftë” Edi Ramës

Politikanët shqiptare gjithnjë e më shumë po bëhen përdorues të rregullt të rrjeteve sociale.

Sigurisht, në këtë listë të gjatë kryeson bindshëm kryeministri Edi Rama.

Por një faqe në Instagram me rreth 12 mijë ndjekës dhe me emrin e ish-kryeministrit FatosNano po bën bujë.

Nuk dihet realisht nëse faqja është vërtet e tij, por postimet janë të rregullta dhe të shoqëruara edhe me komente nën emrin e ish-kryeministrit.

Adresa në fjalë ka komentuar edhe protestën e djeshme të opozitës.

“Protestoni popull, protestoni gjithmonë për të drejtat tuaja, ama kurrë mos bini “prehë” e tyre që ju drejtojn sepse ndonjëher nuk kanë të njëjtin parim dhe qellime me ju.

Ata duan postet, duan kontrollin… Kujdes!! Me respekt Fatos Nano”, shkruhet në postimin e fundit. /albeu.com/

12 mijë ndjekës, Fatos Nano i hap “luftë” Edi Ramës Read More »

Xhafaj do të largohet? Çfarë shkruan Basha pas protestës

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Facebook për protestën e opozitës.

“Protesta i tregoi mbarë botës të vërtetën e krimit dhe të drogës, të vërtetën e vëllezërve Xhafaj, të vërtetën e një kryeministri i cili është lidhur aq ngushtë me krimin, sa nuk gjen dot një njeri pa lidhje me drogën që të drejtojë Ministrinë që duhet të luftojë drogën”, shkruan Basha ndër të tjera.

Edhe pse i tërhoqi protestuesit nga ministria e Brendshme ai shkruan: “Qëndrimi ynë është i pandryshuar dhe i pakompromis: Fatmir Xhafaj duhet të largohet dhe do të largohet. Për sa kohë ai është ministër, nuk do të ketë hetim dhe drejtësi të vërtetë për të dhe për të vëllain dhe nuk do të ketë luftë të vërtetë kundër krimit dhe drogës.”

Xhafaj do të largohet? Çfarë shkruan Basha pas protestës Read More »

Tension në PD, paralajmërohen krerët e degëve për shkak të pjesëmarrjes së ulët

Do të mbahet mend si një ndër protesta me pjesëmarrjen më të ulët qytetare që kanë organizuar ndonjëherë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste që nga themelimi i tyre. Protesta e djeshme, për rrëzimin e qeverisë ‘Rama 2’ dhe krijimin e një qeverie teknike, është e pakrahasueshme me çdo protestë tjetër të mëparshme, të organizuara nga PD, LSI apo të dyja së bashku, sa i takon pjesëmarrjes. Për rrjedhojë, organizatorët e protestës, port herë të parë, nuk kanë artikuluar shifra deri në 50 herë më të larta, sa i takon pjesëmarrësve në protestë.

Report Tv solli pamjet me dron nga protesta e opozitës para godinës së qeverisë, pikërisht ne momentin që po fliste kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha. Ky ishte edhe momenti që shënoi edhe kulmin e tubimit. Pamjet nga lart treguan se pjesëmarrja në protestën e bashkuar PD-LSI ka qenë jashtëzakonisht e ulët.

Sikur dukej nga pamjet, sheshi para Kryeministrisë, ishte pothuajse bosh. Refuzimi në masë i demokratëve dhe i mbështetësve të LSI për të dalë në protestë mundësoi edhe dështimin e planit të opozitës kundër qeverisë me anë të dëshmitarit X, i njohur edhe si ‘Babalja’. Në protestën e djeshme kishte më pak protestues se çdo herë tjetër kur ka protestuar opozita. Ndërkaq, lidhur me këtë fakt ka reaguar deputetja e LSI, Floida Kërpaçi e cila ka thënë se policia ka bllokuar mbështetësit e kësaj force politike që të mbërrinin në Tiranë.

“Mjaft aktivistë të LRI u bllokuan nga policia. U pengua ardhja e të rinjve. Kjo tregon se Edi Rama ka frikë, ka frikë nga qytetarët”, ka pohuar Kërpaçi. Gjithsesi, duke qenë se kjo protestë ishte e përbashkët, nuk dihet se cila ka kontribuar më shumë PD apo LSI në boshatisjen e sheshit para Kryeministrisë.
Paralajmërohen krerët e degëve

Mbyllja e protestës së djeshme është shoqëruar me lëvizje intensive, nervozizëm dhe paralajmërime në kampin e opozitës. Burime pranë Partisë Demokratike thanë se mungesa e pjesëmarrjes në protestë në raport me parashikimet, ka përplasur organizatorët kryesorë të protestës me krerët e degëve të Partisë Demokratike.

Disa ditë më parë, në kuadër të përgatitjeve për protestën, kryetari i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me kryetarët e degëve të PD, të cilët i porositi për të maksimizuar pjesëmarrjen në protestë. Pjesëmarrja masive ishte deklaruar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, si mesazhi i kësaj proteste. Por, pas boshatisjes së sheshit, krerët e degëve të PD janë paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi. Ndërkaq, krerët e degëve kanë pretenduar se shkak për pjesëmarrjen e ulët ka qenë LSI, e cila nuk i ka angazhuar mbështetësit e saj. Por, përfaqësuesit e LSI kanë pohuar se mbështetësit e saj kanë marrë pjesë 100 %./Pamfleti

Tension në PD, paralajmërohen krerët e degëve për shkak të pjesëmarrjes së ulët Read More »

Shpërthen ish dhëndri i Jozefina Topallit: Kurrë s’jam ndjerë më keq se sot, kjo nuk është PD

Ish-dhëndrri i Jozefina Topallit, Luis Ejlli është shprehur i pakënaqur mekreun e PD Lulzim Basha sa i takon organizimit të protestës ku siç duket edhe nga pamjet që publikon Ejlli, pjesëmarrja ka qenë e ulët.

Ish-dhëndrri i Topallit kritikon Bashën për zhdukjen e flamurit të PD ndërsa me siguri i pohon se vetë ai do kishte mbledhur për 20 minuta, trefishin e protestuesve që ka mbledhur Basha.

REAGIMI I PLOTË:

Ne jeten time nuk jam ndjere me keq dhe me i zhgenjyer se sa sot. Ku eshte flamuri i PD??? I cove njerezit tek dyert e ministrise dhe i le vetem? Ku je?

Une kam lindur, jam dhe do vdes i djathte. Por partine e pare dhe te vetme demokratike te na e katandisni keshtu? Kete nuk e pranoj!!! Kjo nuk eshte partia demokratike, kjo nuk eshte e ardhmja, kjo eshte e dhimbshme dhe fyese per te gjithe ata qe dikur besuan dhe besojne prap tek kjo force politike.

Kaq njerez sa jane ketu, me kane marre ne tel per te pare finalen e champions sot, mos me shume. Ju drejtohem me dore ne zemer, kur te keni mitingje, me thoni ju lutem, se ju mbledh une per 20 min te pakten 3-fishin, por mos na turperoni keshtu, ju lutem! Une prap e them, RROFTE PARTIA DEMOKRATIKE!!! Por jo keshtu ?Te duash ta shkaterrosh PD-ne, nuk e ben dot ne kaq kohe rekord qe e keni bere! Momenti i fjalimit te z.Basha. KULMI I MITINGUT!/Pamfleti

https://www.facebook.com/100008322314285/videos/2068578296762894/?t=0

Shpërthen ish dhëndri i Jozefina Topallit: Kurrë s’jam ndjerë më keq se sot, kjo nuk është PD Read More »

”O plehrë i pamë live si godisnin policinë, kurse ti çove në tokë 4 vetë më 21 janar”, komentuesit kryqëzojnë Berishën për protestën e opozitës

Pas përfundimit të protestës së dhunshme të ushtruar nga Partia Demokratike kanë ardhur edhe reagimet e para. Ka qenë në fillim Edi Rama, Monika Kryemadhi dhe më pas ish-kryeministri Sali Berisha, pas denoncimit të bërë nga “selia blu” ku këta të fundit thanë se  kryededaktori i Rilindjes Demokratike ka çarë kokën gjatë përleshjes me policinë.

“Narkobanditet me uniforme pergjakin protesten e opozites, godasin kryeredaktorin e gazetes Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi! sb” shkruan Berisha në Facebook.

Nisur nga statusi i ish-kryeministrit Berisha kanë ardhur edhe komentet e para në rrjetet sociale. Kanë qenë të shumtë komentuesit që kanë kryqëzuar Berishën./Pamfleti

”O plehrë i pamë live si godisnin policinë, kurse ti çove në tokë 4 vetë më 21 janar”, komentuesit kryqëzojnë Berishën për protestën e opozitës Read More »

Donald Lu e Romana Vlahutin mbyllin mandatin, Meta e Monika s’përmbajnë gëzimin. Urojnë me gojën e “zarit” këshilltar: Dy gëzime në një ditë

Nuk e kanë fshehur gëzimin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për përfundimin e mandatit të ambasadorit të SHBA Donald Lu dhe të BE Romana Vlahutin në Tiranë. Në fillim kanë qënë mediat afër Berishës dhe Metës ato që kanë dhënë lajmin e gëzuar. Më pas, një ndër këshilltarët “zara” të Metës, Dritan Kaba ai që ka përcjellë mospërmbatjen e Ilirit dhe Monikës për këtë lajm të madh për kupolën e LSI.

Meta e Monika me gojën e “zarit” Dritan Kaba kanë deklaruar publikisht se ky është lajmi më i gëzuar që ka ndodhur ndonjëherë, duke i cilësuar si “dy gëzime në një ditë”. Madje largimin e Donald Lu dhe Romana Vlahutin në përfundim të mandatit të tyre e kanë cilësuar si lajmin më të gëzuar për shqiptarët por në të vërtetë për LSI.

Pavarësisht se dhe ambasadorët e tjerë që do të vijnë të njejtën linjë do të ndjekin, atë të qeverive respektive që përfaqësojnë në Tiranë.

“Dy gëzime në një ditë!

Kishte kohe qe shqiptaret nuk merrnin lajme te mira, aq me shume dy ne nje dite! Perfundimisht do largohen dy njerezit qe e bene Shqiperine eprovete eksperimentesh dhe shqiptaret i kthyen ne kavie laboratori. Nuk ka lajme me te gezuara se ikja e dyshes LU-VLLAUHUTIN! Emerimi i pare nga BE shume domethenes dhe i shkelqyer. Presim edhe emerimin nga DASH. Puthja e tyre do na “mungoje” shume.
Pafytyresia e tyre, ne mbrotje te krimit te organizuar dhe kapjes se drejtesise nga sherbetori Rama, do jete nje kohe e kaluar. Thefshi kemben qe te dy! Korraca e mbrojtjes se kesaj klike ne pushtet eshte dobesuar shume. Shqiptaret me te vertete do e mbajne mend kete date. Neser ne proteste edhe per paudhesite e ketyre te dyve!”, deklaron “zari” i Metës, këshilltari Dritan Kaba./Pamfleti

Donald Lu e Romana Vlahutin mbyllin mandatin, Meta e Monika s’përmbajnë gëzimin. Urojnë me gojën e “zarit” këshilltar: Dy gëzime në një ditë Read More »