Politike

Ekskluzive/ Raporti tronditës, ja drejtorët dhe ministrat e Edi Ramës që vjedhin më shumë

Ogerta Manastirliu në krye të listës, ndiqet nga drejtorët e Tatimeve, Burgjeve dhe Postës, nuk mungon bajlozi Qazim Sejdini, njeriu i Koço Kokëdhimës Endri Puka dhe disa hajdutë të Monika Kryemadhit

Pas dhënies me koncesion për disa dekada të shërbimeve jetike, pronave dhe pasurive më të rëndësishme publike, tenderat janë skema e dytë, përmes së cilës qeveria e Edi Ramës vjedh masivisht buxhetin e shtetit. Çdo vit, sipas raporteve të KLSH, vidhen 1/3 buxhetit të shtetit, i cili përbëhet nga taksat e të gjithë shqiptarëve.

Po cilët janë drejtorët dhe ministrat e Edi Ramës që vjedhin më shumë me tendera? Për organet që vjedhin më shumë me tendera, për herë të parë, ka një raport, i hartuar nga Komisioni i Prokurimit Publik. Ky komision është një organ ka për detyrë të shqyrtojë ankesat për dhënien e tenderave dhe koncesioneve. Komisioni ka bërë renditjen e ministrive dhe të drejtorive për të cilat ka pasur më shumë ankesa në dhënien  e tenderave dhe koncesioneve, dhe që ankesat kanë rezultuar të ligjshme.

Pjesë e kësaj liste janë dy ministri, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Ogerta Manastirliu dhe ministrit e Brendshme e drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Në krye të listës për abuzimeve qëndron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nën drejtimin e Vasilika Vjeros. Më pas vjen Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e drejtuar më parë nga Artur Zoto, i dënuar me 5 vite burg për korrupsionin.

Pjesë e listës është edhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, nwn drejtimin e Eduard Ahmetit. Lista vijon me Albpetrolin i drejtuar më parë nga një person i Koço Kokëdhimës, Endri Puka, tani nën drejtimin e Kastriot Bejtaj, por që raporti përfshin vetëm periudhën kur ka qenë drejton Puka. Në listë është edhe Posta Shqiptare, e drejtuar më parë nga një drejtor i LSI, Majlind Lazimi.

Listës nuk mund t’i mungonte bajlozi Qazim Sejdini, i cili e ka kthyer Elbasanin në një pashallëk familjar. Pas Sejdinit vjen Kastriot Gurra, i cili drejton Bashkinë e Librazhdit. Në listë është edhe Bashkia e Dibrës, e cila drejtohet nga Muharrem Rama, që zëvendësoi Shukri Xhelilin.

Në top listë nuk mungon as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i drejtuar nga përfaqësuesi i Fatmir Mediut, Klement Zguri. Në listë rezulton edhe Prokuroria e Tiranës që drejtohej nga Petrit Fusha.

Renditja e organeve sipas abuzimeve me tenderat

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ish-drejtori i LSI Artur Zoto

Albpetrol, ish-drejtori Endri Puka

Prokuroria Tiranë, ish-kreu Petrit Fusha

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Bashkia Dibër, Muharrem Rama

Posta Shqiptare, ish-drejtori i LSI Majlind Zaimi

Bashkia Elbasan, Qazim Sejdini

S.U Shefqet Ndroqi,

Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë

Ministria e Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj

Bashkia Librazhd, Kastriot Gurra

Bashkia Mat, Nezir Rizvani

FSDKSH, Eduard Ahmeti

Cirku Kombëtar, Kujtim Duni

KQZ, Klement Zguri

Bashkia Korçë, Sotiraq Filo

Ekskluzive/ Raporti tronditës, ja drejtorët dhe ministrat e Edi Ramës që vjedhin më shumë Read More »

Përçahet LSI? Mosbindje brenda partisë

Përfaqësuesit e LSI-së në komisionet parlamentare, thyen sërish urdhrin e kryetares Monika Kryemadhi, duke mos u larguar nga punimet e ditës në Kryesinë e Kuvendit. Edmond Haxhinasto qëndroi edhe pasi kolegët e opozitës u larguan nga Komisioni i Ekonomisë.

Ndërkohë, një orë më vonë e njëjta situatë është përsëritur edhe në Komisionin e Ligjeve. Nasip Naço, ish-ministër i Drejtësisë gjatë kohës së koalicionit PS-LSI nuk i është bindur vendimit të partisë dhe opozitës së bashkuar për ta braktisur komisionin në përfundim të debatit me mazhorancën, por ka qëndruar në mbledhje.

Përçahet LSI? Mosbindje brenda partisë Read More »

Degradimi i Berishës, “zbulon” dashnoren e deputetit socialist

Ish kryeministri Sali Berisha herë pas here bie në banalitet me postimet e tij, ndaj s’është çudi edhe postimi i radhës, që na njeh me “dashnoren” e deputetit socialist Blendi Çuçi.

“Kesaj i thone Llogaridhenie alla ……!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetari dixhital. sb

“Doktor pershendetje keta deputetet e rilindjes mir po e zhvatin kete popull po po i ndajn e nga grate, sot ne tepelen blendi çuçi”, shkruan Berisha në Facebook për deputetin.
Fakti është se gjatë turit të llogaridhënies në Tepelenë, deputeti socialist Blendi Çuçi është takuar me kushërirën e tij Eni Çuçi dhe ka biseduar për disa momente me të.

Jo se janë puritanë politikanët tanë që zhgryhen me dashnore e i kapardisin nëpër poste, por s’janë aq të guximshëm sa të dalin publikisht.

Degradimi i Berishës, “zbulon” dashnoren e deputetit socialist Read More »

Meta, pasi “korruptoi” Donald Lu-në, që e bëri të këndojë e kërcejë “Baftjarin”, tani kërkon të “korruptojë” Zotin. Në krah ka Fahriun dhe “armikun” Doshi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë në meshën e shenjtë të së martës, në Kishën e Shën Ndout, në Laç. Ka qënë ditë e martë sot, dhe këto ditë janë të shenjta, ku mblidhen mijëra e mijëra qytetarë.

Këtë të martë u’a kishte zënë “Baba Likja”, teksa shkoi për të parë meshën e ngritur nga Kardinad Ernest Troshani. Pas vizitës në kishë, Kreu i Shtetit e dekoroi Kardinalin Ernest Troshani me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me rastin e vitit të Skënderbeut dhe të 90-vjetorit të lindjes së kardinalit shqiptar.

Dekoratën “Nderi i Kombit” kardinali shqiptar Troshani e kishte marrë nga ish presidenti Bujar Nishani, ndërkohë që Ilir Meta e ka plotësuar tërësisht konturin dhe hierarkinë e dekoratave.

Ajo që ka rënë në sy, ka qënë fakti se Ilir Meta po i viziton të gjitha vendet e shenjta, të gjitha kishat, të gjitha xhamitë dhe kudo merr nga një lutje nga njerëzit e zotit. Është shumë për t’u habitur nëse Ilir Meta kërkon vetëm të lajë gjynahet apo ka dhe ndonjë qëllim tjetër, që këto kohët e fundit gjithçka e lidh me fenë dhe ‘njerëzit e zotit’.

Duke qënë se në krah kishte vërtetë ekstreme të marrëdhënieve politike dhe këshillimore, bëhet fjalë për këshilltarin e Bashës dhe botuesin i gazetës “55” Fahri Balliun, një ish komunist kundër kishave dhe xhamive, por që në demokracinë e vonë, nga viti 1992 kaloi me PD.

Fahri Balliu është miku i ngushtë i Ilir Metës dhe njeri ndër këshilltarët më të fortë të tij, aq sa dhe humori i Presidentit varet thjeshtë dhe vetëm nga komunikimi me Faron. Por në krah, shumë larg tij, Meta kishte dhe ish deputetin e PS, tashmë deputet i PSD Tom Doshin, me të cilin është në proces gjyqësor pasi Doshi e ka akuzuar Metën se ka dashur ta eliminojë fizikisht.

Nuk po përmendim ekspertin e vendeve islamike dhe të fesë islame që merrte pjesë në ngritjen e meshës te kisha simbol e shqiptarëve kisha e “Shën Ndout” në Laç, këshilltarin e Metës, Ilir Kulla.

Me sa duket Ilir Meta ka qënë i “blinduar” mirë teksa ka mbërritur në Laç tek Kisha e “Shën Ndout”, ndoshta me qëllimin e vetëm për të “korruptuar” dhe Zotin që t’i falë mëkatet. Pasi me aq shumë mëkate që ka në shpinë, vetëm një Zot “i kurruptuar” mund t’ia falë të gjitha gjynahet dhe të pastrojë deri diku shpirtin e Ilir Metës.

Fundja “Baba Likja” ia del gjithnjë. Kemi besim të plotë se ia del, pasi kur “korruptoi” të pakorruptueshmin Donald Lu, “gjuetarin” e “peshqve të mëdhenj”, teksa e detyroi që të hidhte valle dhe të këndonte nën tingujt e “Baftjarit”, nuk ka asgjë të pamundur për Ilir Metën!

Duke qënë se ambasadori amerikan Donald Lu është ‘Zoti’ për shqiptarët, dhe Zoti i madh dhe të vërtetë në qiell të cilit iu fal sot, i bie që Ilir Meta të ketë “korruptuar” me të vërtetë Zotat e shqiptarëve.

Nuk është pak kjo për një njeri që ulet dhe ngrihet me mendimin se do të jetë në burg për të larë të gjitha gjynahet, por që si fillim u bë President. Hë për hë… Me gjithë “Baftjarin”./Pamfleti.

Meta, pasi “korruptoi” Donald Lu-në, që e bëri të këndojë e kërcejë “Baftjarin”, tani kërkon të “korruptojë” Zotin. Në krah ka Fahriun dhe “armikun” Doshi Read More »

A do të dorëhiqet Rama? Përgjigjia e tij për median franceze

Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Shqipëri është bërë tashmë e modës që të kërkohet dorëheqja e numrit një të qeverisë dhe se kjo gjë bëhet rregullisht që kur ka ardhur demokracia. Gjatë një interviste për “France 24” Rama tha se vendi ka rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe se kjo është arsyeja përse KE rekomandoi hapjen e negociatave.

Pjesë nga intervista:

Është plagosur një gazetar në Shqipëri…

Nuk është një lajm që duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkombëtare.

Nuk keni ndërmend të dorëhiqeni?

Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit në Shqipëri kjo ndodh shpesh herë. Shqipëria ka parë manifestime më të mëdha.

Keni rezultate konkrete në luftën kundër drogës?

Kemi shumë rezultate që janë themelore. KE nuk do të bënte rekomandimin pa kushte të hapjes së negociatave në të kundërt. Jemi të ndërgjegjshëm se ka ende për të bërë. Nuk jemi duke trokitur në dyert e BE për tu bërë anëtarë, por jemi duke u përgatitur për hapjen e negociatave. Kjo është një punë në vazhdim

Europa po vuan nga kriticizmi…

Po, vjen nga brenda BE-së. Ka shumë arsye dhe një prej tyre është më themelorja: sot Europa po jeton një çast që brezi i ri i sotëm nuk e ka njohur luftën. Unë isha ministër kulture kur patëm një luftë të tmerrshme kur u detyruan që 600 mijë shqiptarë të Kosovës u detyruan të vijnë në Shqipëri.

A patët përshtypjen se në Samitin e Ballkanit dyert e BE-së u hapën për ju?

Nuk bëhet fjalë për zgjerim, por për të shkuar drejt thellimit të Unionit përpara se të zgjerohet. Si dhe një thellim të reformave përpara se të bëhemi anëtarë.

A do të dorëhiqet Rama? Përgjigjia e tij për median franceze Read More »

Berisha i turret Iris Luarasit: Papagallja e Qeverisë zbuloi kapjen e…

Per ish-kryeministrin Sali Berisha, pedagogia Iris Luarasi eshte etiketuar si papagallja e Qeverise.

Ne nje postim tjeter sot, Berisha kapet me pedagogen e njohur pas deklarates se bere ajo gjate emsionit “Opinion” qe Berisha thote se nxori zbuluar kapjen e prokurorise nga Rama.

Postimi i Berishes

Prokuroria e piktorit deshtak, zyre propagande e Partise Siçiliste!

Te dashur miq, dje ne Opinion, nje papagalle e qeverise, famoze me thenien se qeveria i prishi qytetarit katin e pare te baneses ku kishte biznesin por nuk i preku katin e dyte ku banonte ajo vete, pra Luarasi, tek bente mbreme avokatine e Geron dhe Fatzi Droges, natyrisht pa asnje argument befas kerkon fjalen dhe deklaron se “sapo mora nje mesazh nga prokuroria qe me informojne se ajo ka marre kampionin e zerit te Geron Xhafes”.

Kjo lidhje online e prokuroreve me papagajte e qeverise eshte nje deshmi tjeter e standartit qe Krye, Krye, Krye Rama ka instaluar ne kete institucion eshte deshmi e degjenerimit te saj te plote ne nje zyre te neveritshme te propagandes se Partise Siçiliste. sb

Berisha i turret Iris Luarasit: Papagallja e Qeverisë zbuloi kapjen e… Read More »

Katandiset LSI, ish-ministri del kundër vendimit të Monikës. Qendron në Komision

Dita-ditës Monika Kryemadhi duket se po shkon drejt shkatërrimit total. Pas largimit të këshilltarëve bashkiakë dhe braktisjes së deputetëve në seancat parlamentare, tashmë LSI braktis Monën edhe në Komisionet Parlamentare.

Këtë rradhë në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë ka qenë deputeti Edmond Haxhinasto i cili ka qëndruar në sallë në momentin kur opozita u largua nga mbledhja.

Ai nuk ka qenë dakord me vendimin e opozitës për të bojkotuar punën e komisioneve. LSI dhe PD janë bërë bashkë që prej vitit 2017 kur Partia Socialiste arriti të fitonte zgjedhjet e vetme me 74 deputetë.

Tashmë ata kërkojnë edhe largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pasi vëllai i tij është i përfshirë në trafikun e kokainës.

 

Katandiset LSI, ish-ministri del kundër vendimit të Monikës. Qendron në Komision Read More »

“Je njeriu i Gërdecit, ke vrarë njerëz të pafajshëm”, debate të ashpra mes Manjës dhe Mediut te Komisioni i Ligjeve

Komisioni i ligjeve është shoqëruar me debate dhe  akuza të ashpra në lidhje me ministrin Xhafaj dhe heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Saimir Tahirit. Në fjalën e tij, deputeti Noka e ka quajtur skandal lirimin e Tahirit dhe faktin sesi në krye të Ministrisë së Brendshme qëndron Fatmir Xhafaj. Ulur në krah të tij, Bashkim Fino nuk ka kursyer ironitë dhe duartrokitjet.

Pas kësaj, ka qenë kreu i Komisionit socialisti Ulsi Manja që i ka kujtuar Mediut gjakun e njerëzve të pafajshëm në Gërdec, kur kjo opozitë ishte në pushtet.

“Kur ka ndodhur Gërdeci ne ishim në opozitë. Por prapë ua kemi dhënë dorën vetëm që Shqipëria të bëhet anëtare në NATO”, ka thënë Manja.

Pas kësaj, Mediu u shpreh se anëtarësimi në NATO nuk ka ardhur për shkak të tolerimit të socialistëve, por për shkak të reformave të pushtetit.

“Rrezik për rajonin tonë është influence ruse dhe ju jeni të lidhur kokië e krye me të dhe mafien e kuqe”, tha Mediu.

“Je njeriu i Gërdecit, ke vrarë njerëz të pafajshëm”, debate të ashpra mes Manjës dhe Mediut te Komisioni i Ligjeve Read More »