Politike

Detaj nga koha kur PD po krijohej sipas platformës “Katovica” Sali Berisha: Nuk je në listën tonë, për t’u pajisur me pardesy të bardhë!

Detaj nga koha, kur PD po krijohej sipas platformës “Katovica” Sali Berisha, në vitin 1991 më ktheu këtë përgjigje: Nuk je në listën tonë, për t’u pajisur me pardesy të bardhë!
Jam një nga 10 ish-themeluesit e PD në qytetin dhe rrethin tim. Në atë kohë, u ngritëm me besimin se PD ishte një forcë reale ani-komuniste dhe vendosëm të krijimin bërthamën e saj, duke u ndeshur edhe fizikisht, me ata që na verëuslleshin me kërcënime për të mos e futur “në zonën e partisë dhe luftës heroike”, partinë e “qelbësirave” (siç quhej atëherë, por që fatkeqësisht rezultoi të jetë e tillë në këto 27 vite.

Pasi krijuam degën e PD në janar 1991, një person ende në atë kohë shofer i kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të Rrethit “X” (po përdorim kodin “Babale”) e që më pas u bë shofer i Kryetarit të PD dhe anëtar kryesie i PD të rrethit, na solli 40 copë pardesy të bardha, duke na thënë: – Merrini, i kam sjellë me porosi nga PD qendrore, ja ku është edhe lista emërore e personave që do t’u jepen këto pardesy”.

Unë, që isha nismëtari i parë i futjes dhe themelimit të PD në atë “zonë të zjarrtë komuniste”, nuk figuroja në listën për të marrë pardesy të bardhë, ndërkohë që në listë ishte edhe shoferi i Degës së Punëve të brendshme që i solli dhe shumica ish-instrukturë të PPSH, ish-oficerë sigurimi, ish-komunistë, nëpunës dhe drejtorë institucionesh e ndërmarrjesh të cilët deri në ditën e ardhjes së pardesyeve të bardha, nuk kishin asnjë lidhje me PD.

Fillimisht, mendova mos ishte ndonjë “harresë” dhe e kalova me qetësi, në prije të pardesyve të tjera. Mirëpo nuk na dërguan më pardesy të bardha. Pas disa ditësh, telefonuam disa herë në zyrat e PD në Tiranë, por na thoshnin: “Prisni, se janë me plan, kur të behet lista shtesë do t’ua dërgojmë!” Por pardesy të bardha nuk erdhën më.

Disa nga ata që nuk ishin në listë, filluan t’i qepnin me porosi sipaa modelit të pardesyve simbol i demokratëve! Kujtojmë që në vitet 1991-1992, pardesyja e bardhë ishte një privilegj që jepej me “autorizim”, vetëm themelues dhe udhëheqës të PD, të cilët për shkak të kësaj pardesyeje simbol, konsderoheshin si ish-partizanët fitimtarë në vitet 1945-46, të cilët qarkullonin nëpër qytete me uniforma ushtarake, duke parakaluar gjithë kapardisje përpara klasaës së përmbysur!

Duke e konsideruar vehten të fyer për mos pajisje me pardesy të bardhë, i dërgova nje letër tip ankesë-kërkese Sali Berishës, kryeyar i PDSH (jo PPSH). Pas 12 ditësh me erdhi përgjigja e tij, në të cilën thuhej: – E vlerësoj së tepërmi kontributin tuaj në themelimin e degës së PD.

Lidhur me qëndrimin që ju e quani mosmirënjohje, mosvlerësim, padrejtësi dhe fyerje përballë demokratëve e opinionit të zonës, ju sqaroj se pas verifikimeve të bëra, referuar rekomandimeve nga rrethi juaj, rezulton se ju nuk figuroni në listat tona, për t’u pajisur me pardesy të bardhë!/Pamfleti

Detaj nga koha kur PD po krijohej sipas platformës “Katovica” Sali Berisha: Nuk je në listën tonë, për t’u pajisur me pardesy të bardhë! Read More »

Meta bllokon 9 muaj dekretin për kreun e SHISH, s’ka inat me Ramën po ka hallin e tij. Kryetari i shërbimit sekret do hetojë pasuritë jashtë vendit

Kanë kaluar afër nëntë muaj që kur kryeministri Edi Rama i dorëzoi presidentit Ilir Meta propozimin për emërimin e Helidon Bendos në postin e kryetarit të SHISH.

Vendi i kreut të shërbimit sekret shqiptar kishte mbetur vakant pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës nga ky post.

Kryeministri propozoi njëherësh ish kreun e SHISH për postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO dhe zv.kreun e SHISH Helidon Bendo për postin e kreut të shërbimit sekret shqiptar.

Presidenti i Republikës Ilir Meta e dekretoi menjëherë Visho Ajazi Likën për ambasador të Shqipërisë në NATO, pavarësisht se në media kishin dalë lajmet se Visho kishte përgjuar Metën, Ramën dhe bashkëpunëtorët e tyre kur ishin në opozitë por dhe gjatë kohës në pushtet.

Ndonëse Visho Ajazi Lika asnjëherë nuk e mohoi as pohoi këtë akuzë, Ilir Meta e firmosi pa hezitim emërimin e tij në krye të ambasadës sonë në NATO.

Ndërkohë që, ndonëse kanë kaluar nëntë muaj nga propozimi i Ramës për kreun e ri të SHISH Bendo, Presidenti Meta ende po “mendohet” dhe po e “studion” dosjen e tij pa e vënë firmën akoma mbi dekretin e emërimit në krye të shërbimit sekret.

Ndonëse nuk ka asnjë limit ligjor për të firmosur dekretimin e kreut të ri të SHISH, zvarritja për nëntë muaj i zhbën të gjitha deklarimet dhe justifikimet zyrtare dhe publike të Ilir Metës për mosdekretimin e Helidon Bendos si kreu i ri i SHISH.

Interesimit të medias për mosdekretimin e kreut të SHISH, Meta ose i është shmangur duke folur për tema të tjera ose i është përgjigjur se po e studion dosjen e tij.

“Duhet të keni në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme. Presidenti i Republikës duhet të jete i bindur që vendim përfundimtar tregon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm si ai i sigurisë kombëtare”, tha Meta në dhjetor të vitit të kaluar, kur kishin kaluar vetëm dy muaj nga propozimi i kryeministrit Rama për Bendon.

Ndërkohë herë tjetër është shprehur se “fakti që zotëria mban postin e zv/drejtorit tregon që është gjykuar i përshtatshëm nga autoritetet që e kanë propozuar dhe e kanë emëruar në këtë detyrë. Dhe njëkohësisht fakti që ky shërbim ka zv/drejtor është fakt pozitiv, sepse tregon që mund të vazhdojë të funksionojë.

Sa i takon çështjes së dekretimit, sigurisht që nëse nuk mund të mbash dikë përtej vullnetit të tij asnjë minutë më shumë në një detyrë nuk ka asnjë arsye për t’u nxituar për të nënshkruar një dekret mendoj të rëndësishëm”.

Pra Meta po e shqyrton me “qetësi” por pa asnjë “dashuri” propozimin e Ramës për kreun e SHISH, ndërkohë që vonesa prej 9 muajsh deri më tani, ku gjasat janë që të mos e dekretojë dhe për shumë kohë, tregon se arsyet janë më të thella se sa “studimi”.

Në krye të herës duhet të themi se Ilir Meta nuk e firmos dekretin për emërimin e Helidon Bendos në krye të SHISH jo për shkak se ka ndonjë inat me Edi Ramën.

Presidenti e di se Kryeministri nuk e vret mendjen shumë se kush është në krye të SHISH, është dekretuar ose jo dhe për më tepër në shumë gjëra Rama është në unison me Metën, sidomos përsa i përket abuzimit me pushtetin dhe klientelizmin.

Por nga ana tjetër Ilir Meta ka një hall të tijin, që është me të vërtetë hall jete dhe burgu por dhe pasurie, të cilët e ka në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Pavarësisht se çfarë deklarohet apo çfarë thuhet nëpër deklarata e kundërdeklarata, asnjëherë zv.kryetari i SHSH nuk është me të njejtat kompetenca si kryetari i SHISH.

Thuhet se numri dy është si numri një, por nuk është kurrë numri 1 i instucionit përsa i përket vendimmarrjes dhe aksesit mbi dokumentacionin sekret, marrëveshjet bilaterale me shërbimet partnere dhe një sërë detyrash të tjera funksionale për kreun e SHISH.

Në këtë kontekst, Helidon Bendo si nënkryetar i SHISH ka të drejtën e firmës për shumë procese bazike të funksionimit të institucionit, por asnjëherë me kapacitet të plotë.

Duke qënë se SHISH ka për detyrë që të gjurmojë bashkë me shërbimet partnere jo vetëm krimin brenda dhe jashtë vendit por dhe në kuadër të një vendi anëtar të NATO-s në vendet jomike dhe armike të kësaj organizate dhe krimin dhe terrorizmin apo rreziqet që i kanosen Aleancës, deri më tani pa kreun e SHISH ky kontribut ka qënë i mangët.

Në kuadër të reformës në drejtësi dhe Vettingut, SHISH ka për detyrë që bashkë me shërbimet partnere të gjurmojë të gjitha pasuritë e paligjshme brenda dhe jashtë vendit, përfshirë këtu dhe llogaritë bankare të zyrtarëve të lartë që kanë abuzuar me pushtetin, një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa firmën e kreut të SHISH, ndërkohë që zv.kryetari nuk firmos me kompetencë të plotë.

Pasi kreu i asnjë shërbimi partner me shërbimin sekret shqiptar, nuk mund të firmosë me numrin dy të institucionit të SHISH.

Vlen të theksohet se dhe ambasada amerikane, një nga arësyet që nuk i ka dhënë ende numrat e llogarisë së deputetëve dhe zyrtarëve që kanë pasuri në bankat e huaja, ka qënë me Visho Ajazi Likën në krye të SHISH mungesa e besimit, ndërsa me Helidon Bendon, posti i padekretuar ende i kryetarit të SHISH.

Këtu me sa duket e ka arsyen dhe Ilir Meta që nuk firmos emrin e Helidon Bendos si propozim i kryeministrit Edi Rama për kryetar të SHISH.

Meta nuk ka besim te Bendo se do të veprojë sipas udhëzimeve të tij për të shpëtuar pasurinë e tij dhe miqve të tij që të mos dekonspirohen dhe sekuestrohen.

Kjo sepse Bendo me sa duket nuk bën pjesë në rrethin e njerëzve të besuar të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, dhe emërimi i tij në këtë detyrë nuk ngjall shumë besim tek ata se do të veprojë sipas rregullave të ish kreut të LSI dhe Monikës.

Ndaj e ka refuzuar firmën për nëntë muaj me radhë mbi dekretin e emërimit të Bendos në krye të SHISH dhe pritet ta refuzojë pa limit, pavarësisht se Rama as që kujtohet më të propozojë ndonjë tjetër, përderisa Presidenti nuk e ka refuzuar zyrtarisht kandidaturën./Pamfleti

Meta bllokon 9 muaj dekretin për kreun e SHISH, s’ka inat me Ramën po ka hallin e tij. Kryetari i shërbimit sekret do hetojë pasuritë jashtë vendit Read More »

Alarmohen familjarët e Azem Hajdarit, kërkojnë azil politik në Francë: Po na rrezikohet jeta

Familjarët e ish-liderit dhjetorist Azem Hajdari, duke përfshirë këtu motrën dhe vëllain e tij së bashku me familjet e tyre, kanë kërkuar azil politik në Francë.

Krejt e pazakontë dhe e çuditshme kur bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari, Fatmira Hajdari, është gjyqtare në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Por vetëm një muaj më parë, djali i xhaxhait të Azem Hajdarit, Arben Hajdari, ka përfituar nga qeveria franceze statusin e azilantit politik dhe pas këtij procesi, e gjithë familja Hajdari ka filluar procedurat për azil.

Në shtetin francez, ata kanë pajtuar një avokat që po merret me procedurat e tyre, raporton newsbomb.al. “Eshtë përpiluar në mënyrë juridike dosja e azilit. Fatmirësisht qeveria e Republikës së Francës ka pranuar mbrojtjen fizike të Familjes për t’ju dhënë statusin politik” thonë burimet. Ndërkohë, ditën e djeshme, në 2 qershor, motra e Azem Hajdari ka kërkuar mbrojtje nga shteti francez.

Pretendimi i saj është se në Shqipëri është tentuar likuidimi i familjes së saj. Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe vëllai i liderit  Azemit.

Procedura e azilit politik të familjes Hajdari në Francë pranohet nga Leon Molla, President i “Royaume dy Soleil” në Francë, që ka bërë gati edhe dosjen e tyre të azilit për qeverinë franceze, duke preteduar se familjes i rrezikohet seriozisht jeta në Shqipëri.

Alarmohen familjarët e Azem Hajdarit, kërkojnë azil politik në Francë: Po na rrezikohet jeta Read More »

Hapja e negociatave, Edi Rama: Austria një prej mbështetësve tanë të mëdhenj. Besoj në ”shpirtin” e Europës

Kryeministri Edi Rama vlerëson mbështetjen e Austrisë në çdo moment kyç që ka kaluar Shqipëria duke e konsideruar si një partner të fortë në rrugën drejt integrimit në BE.

Gjatë një interviste për ARD, Rama deklaron se “Austria është prej shumë kohësh një mbështetës i Ballkanit Perëndimor dhe ka qenë gjithnjë besnike dhe miqësore me ne. Si dhe është një prej mbështetësve tanë të mëdhenj”.

I pyetur mbi rezultatin samitit të fundit të Ballkanit Perëndimor në Sofje dhe nëse priste më shumë rezultate, Rama shprehet për ARD se: “Jo nuk prisja, sepse e dija çfarë kishim bërë dhe sa progres mund të bënim, kështu që e dija se nuk ishte koha për të kërkuar asgjë të tillë por se ishte një çast për të vazhduar dhe luftuar, pra ishte një takim i mirë sepse munda të luftoj”.

Përsa i përket hapjes së negociatave, Kreu i Ezkekuvit thekson se “Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pasi kemi marrë një rekomandim shumë të qartë nga Komisioni”.

“Nuk e kuptoj se si kjo makineri që kushton miliarda për të hartuar raportet të imtësishme mund të sfidojë objektivat e veta. Sigurisht, e di që ka vende anëtare që kanë probleme të brendshme, por besoj fuqishëm në shpirtin e Europës. Dhe në shpirtin e Europës ka një qasje strikte dhe të drejtë, kështu që deri tani qasja ka qenë strikte dhe shpresoj të mos jetë e padrejtë”, deklaron kryeministri.

Përsa i përket migracionit ilegal që kalojnë kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Europës Qendrore,  Rama deklaron se “kemi një rritje me 14 herë në raport me vitin e kaluar. Këto shifra nuk janë shqetësuese për gjithë Europën, por mund të bëhen shqetësuese. Pra, ne nuk duhet të bëjmë atë që është bërë gabim në vitin 2015. Duhet të jemi parandalues dhe proaktive për këtë arsye fola gjithashtu edhe me kancelarin këtu për të ngritur një bashkëpunim që të sigurohemi që gabimi i vitit 2015 të mos përsëritet”.

I pyetur nëse duhet të ngrihet një barrierë në kufirin me Greqinë në të ardhmen, kryeministri deklaron se “nuk besoj në barrierat fizike, besoj në barrierën e bashkëpunimit mes shteteve dhe njerëzve. Pra nëse kjo barrierë është e ndërthurur mirë, atëherë çdo gjë është shumë mirë dhe nëse është e bërë siç duhet jo vetëm mbron kufijtë por respekton edhe dinjitetin e njerëzve”./TemA

Hapja e negociatave, Edi Rama: Austria një prej mbështetësve tanë të mëdhenj. Besoj në ”shpirtin” e Europës Read More »

Taksa në Rrugën e Kombit, Petrit Vasili kërkon ”luftë”: Ftoj qytetarët për mosbindje. Vendimi i Ramës një maskarallëk

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos paguajnë taksën që do të vendoset së shpejti në Rrugën e Kombit. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai i fton qytetarët për mosbindje duke e cilësuar vendimin e Ramës një maskarallëk .

Statusi i Petrit Vasilit në Facebook

“Prap do vene takse ne rrugen e Kombit keta? Refuzojeni taksën e rrugës së Kombit.

Kryeministri u vetedeklarua fajtor per revolten shume te drejte,qe ndodhi,kur ai vuri taksen ne rrugen e Kombit.

Dhjetra kukesiane u arrestuan dhe disa jane akoma ne burg.

Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve te erreta perseri po pergatit taksen,qe do te vere serish ne rrugen e Kombit.

Paguajne shqiptaret cmimin me te larte te karburantit ne gjithe Ballkanin dhe Europen bashke sepse brenda tij jane qindra milion euro per mirembajtjen e rrugeve.

Keto qindra milion euro, qe u merr kryeministri ne çdo liter karburant,nuk i perdor per rruget,por i grabit per te mbjelle palma te thara buze rruge, per zyra,tualete zyrash,ekspozita pikturash idiote, sokake qytetesh, qe i shtron dhe i shqep dhjetra here,per koncesione etj etj.Menuja e grabitjes dhe e shperdorimit eshte pa fund.

Ti jape fund ketij maskaralleku kryeministri me parate e mirembajtjes se rrugeve dhe tjua ktheje ato perseri rrugeve.

Deri atehere ka vetem nje qendrim: Refuzojeni taksën e rrugës së Kombit.

Taksa në Rrugën e Kombit, Petrit Vasili kërkon ”luftë”: Ftoj qytetarët për mosbindje. Vendimi i Ramës një maskarallëk Read More »

Deklaratat e Ramës për punësimin dhe biznesin, reagon deputetja demokrate

Pas deklaratave të Kryeministrit Rama për punësimin dhe biznesin në vend, ka ardhur edhe reagimi nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ajo thotë se nga të dhënat zyrtare, në Maj 2018 mbyllën aktivitetin 1016 biznese.

Postimi i plotë i Jorida tabakut në Facebook

REALITETI dhe PROPAGANDA e Ramës

REALITETI:

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Maj 2018 mbyllën aktivitetin 1016 biznese.

Në 5 muaj, Janar-Maj 2018, 5848 biznese mbyllën qepenat.

Çdo biznes që mbyllet do të thotë rroga që nuk paguhen më, kryefamiljarë dhe të rinj që mbeten pa punë, më pak të ardhura dhe më shumë varfëri për familjet shqiptare.

Të dhënat zyrtare të kreditimit të ekonomisë konfirmojnë krizën ekonomike!

Ky është muaji i pestë rradhazi që kreditimi ulet.

Kredia per bizneset në Prill 2018 rezulton 17 milione dollare më pak sesa Marsi dhe 80 milionë dollarë më pak se Prilli 2017.

PROPAGANDA:

Për propagandën shikoni se si Edi Rama gënjen live në ERTV.

Deklaratat e Ramës për punësimin dhe biznesin, reagon deputetja demokrate Read More »

Negociatat, pritet vendimi i 28 vendeve anëtare të BE-së. Shqipëria lobon fort që të bind këtë shtet skeptik

Hapja e negociatave është objektivi kryesor i Shqipërisë, teksa pritet vendimi i 28 vendeve anëtare të BE në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në 28 qershor.

Holanda është një shtet me të cilin Shqipëria po bashkëpunon në mënyrë të frytshme sa i përket çështjeve të drejtësisë, sigurisë, ekonomisë.

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi iu përgjigj interesimit të ATSH-së në lidhje me ecurinë e procesit të çeljes së negociatave dhe qëndrimit të Holandës.

“Në mënyrë të vazhdueshme janë zhvilluar takime me ministrinë e Jashtme holandeze, në mënyrë të veçantë me parlamentin holandez, si dhe janë mbajtur kontakte me përfaqësuesit e medias holandeze”, tha diplomatja shqiptare për ATSH.

Gjithashtu në këtë kuadër, ambasadorja thekson se, “kanë zhvilluar takime në Holandë me aktorë të ndryshëm të politikës Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ministri i Bujqësisë, Ministrja e Drejtësisë, Ministri i Brendshëm, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, zv/ Ministrat e Brendshëm dhe ata të Drejtësisë”.

Gjithashtu shton më tej Sakiqi, në Ministrinë e Jashtme të Holandës janë zhvilluar konsultime diplomatike bilaterale.

“Bashkëpunimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar midis autoriteteve policore të dy vendeve është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe përpara një jave është firmosur “Letër of Intent” me Ministrinë për Sigurinë dhe Drejtësinë të Holandës”, evidenton diplomatja shqiptare për ATSH.

Gjithashtu, një punë intensive është bërë edhe sa i përket bashkëpunimit me shoqërinë civile holandeze e cila ka një zë të fuqishëm në vendimmarrjet politike, teksa thekson ambasadorja, “gjatë vizitave të ministrave në Hagë janë zhvilluar leksione dhe debate në NGO dhe think tank holandeze, të cilat kanë një zë të fuqishëm në vendimmarrjet politike”.

Ndërkohë ambasada ka zhvilluar edhe aktivitete kulturore për promovimin e Shqipërisë, teksa, “në ambientet e saj ka një Galeri Arti në të cilën zhvillohen vazhdimisht jo vetëm forume biznesi por edhe aktivitete kulturore për promovimin e vendit dhe imazhin”.

Negociatat, pritet vendimi i 28 vendeve anëtare të BE-së. Shqipëria lobon fort që të bind këtë shtet skeptik Read More »

“Vetmia e madhe” e Ilir Metës, mbyllur në presidencë duke pritur prangat e drejtësisë

Që kur Ilir Meta u zgjodh president i vendit, u kuptua se diçka nuk shkonte. Ceremonia në kohën që Meta u bë president ishte e vakët, ambasadorët po kurorëzonin një person që ka jetë të gjatë politike, por se e dinin tashmë se ishte stacioni i fundit e tij në pushtet, si një mollë që  kalbet e në fund do rrëzohet në tokë.

Me bekimin e votave të maxhorancës, Meta si një dragua pushtoi presidencën e vendit. Aty hyri njeriu i krimit, familja më kriminale në Ballkan që ka zaptuar çdo tokë të këtij vendi në kurriz të popullit dhe kishte vënë nën thembra drejtësinë vendore.

Në krye të presidencës së Shqipërisë hyri njeriu që shqiptarët e kanë parë me zë e figurë teksa kryente korrupsion galopant në zyrat e shtetit dhe se përdorte postin zyrtar për të kryer punësime nepotike, me njerëzit e tij të afërm, shumica prej të cilëve kanë përfunduar në burgje ose e kanë braktisur atë, për shkak se e kanë parë se udha e presidentit aktual është në fund burgu.

Prandaj Meta ka mbetur vetëm sot. Në presidencë ka vetmi. Ilir Meta ka qenë i fuqishëm në fillime të politikës, madje edhe pasi ka krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në atë kohë ai kishte miq dhe të besuar, por se pak nga pak ata kanë “firuar”, LSI ka humbur fuqinë politike  e shumë drejtorë të saj janë arrestuar, për shkak se mendja e tyre punon vetëm për të vjedhur.

Miqve më të afërm të Metës iu ka ikur “koka” madje kanë arritur deri në rrethin e tij më të afërt,  ku përfshihet Kastriot Ismailaj me aferat e tij korruptive, që janë një lemeri e vërtetë.

Tashmë në presidencë ka heshtje. ‘Gjarpri’ ka kapur institucionin më të rëndësishëm politik në vend, por s’ka nga t’ja mbajë më, se nuk ka  ndihmën e dikurshme. Korrupsioni që mbart mbi shpinë është i madh dhe e mban postin gjithnjë nën frikën e madhe të prangave.

Drejtësia po mbërrin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët më të besuar të Shqipërisë kanë sjellë drejtësinë ndërkombëtare, duke hedhur tutje drejtësinë që ishte kapur nga mafia e Metës dhe e Berishës e këta të dy ndjejnë frikën në palcë, duke u dridhur për vdekje për ato që kanë kryer në 27 vite demokraci, me afera të korrupsionit që tejkalojnë çdo imagjinatë.

“Peshqit e mëdhenj” do të përfundojnë në pranga. Ata kanë nisur të dridhen e prangosja është më afër se kurrë. /Dionis Xhafa – Pamfleti.com

“Vetmia e madhe” e Ilir Metës, mbyllur në presidencë duke pritur prangat e drejtësisë Read More »