Politike

Po nxirren emra nga Parlamenti, kush janë VIP-at që pritet të arrestohen me ndihmën e FBI dhe DEA?

Ambasadori lëshoi dje një mesazh të qartë për botën e krimit, politikën dhe të korruptuarit. Ai tha se FBI dhe DEA janë duke bashkëpunuar me njësinë task forcë, për më shumë rezultate. Madje Lu drejtoi dhe një mesazh ndaj politikës, duke thënë se nuk do arrijnë të ndikojë në operacionet e “Forcës së Ligjit”. Madje ai tha se ka politikanë të lidhur me krimin, por kjo gjë shumë shpejt do të ndryshojë.

Lu dje paralajmëroi katarsis në vend, pasi sipas tij, përmes operacioneve që do të ndërmerren me ndihmën dhe të ndërkombëtarëve do ndryshojë përfundimisht e ardhme e vendit, duke lënë të nënkuptohet se do të ketë goditje në nivele VIP.

“Jam i impresionuar nga veprimtaria juaj dhe nga fakti se nuk po i tundoheni lidhjeve të elementëve kriminalë me politikën. Keni mbështetjen tonë të plotë, të misionit ICITAP dhe Agjencive të tilla si FBI dhe DEA. Shpejt, Ju do të ndiheni krenarë sesi Task Forca Speciale do të ndryshojë të ardhmen e vendit”, theksoi ambasadori.

Kush rrezikohet

Fokusi i njësisë “Forca e Ligjit” janë krimi i organizuar, lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsioni në nivele deputetësh, ministrash dhe gjyqtarësh apo prokurorësh. Por kush rrezikohet nga paralajmërimi i ambasadorit?

Ndërkombëtarët gjithmonë kanë thënë se e ardhmja do të ndryshojë nëse luftohet korrupsioni në nivele të larta dhe ndërpriten lidhjet e politikës me krimin. Kjo do të thotë se FBI dhe DEA janë duke u përgatitur për goditje në nivele shumë të larta.

Një burim i tha gazettes “Sot” se të dyja këto njësi kanë sjellë ekspertë në Tiranë dhe ata janë duke gjurmuar paratë e pista. Mësohet se po bashkëpunohet me Drejtorinë e Pastrimit të Parave dhe përmes transfertave bankare po tentohet të shihen lidhjet mes disa politikanëve dhe botës së krimit. Ndërkohë po ashtu po nxirren emrat e korruptuar në radhët e Parlamentit.

Kjo do të thotë se “Forca e Ligjit” nuk do godasë vetëm nivelet e fundit të bandave, por pritet që të bien në rrjetë dhe disa politikanë që kanë lidhje me ta. Lu e bëri të qartë dje se ka lidhje të forta mes krimit dhe politikës dhe falë kësaj njësie ato do priten.

Po nxirren emra nga Parlamenti, kush janë VIP-at që pritet të arrestohen me ndihmën e FBI dhe DEA? Read More »

Te rejat tronditëse që Donald Lu solli nga SHBA prodhojnë “furtunë” në Tiranë

Ambasadori amerikan Donald Lu është sulmuar sërish nga qarqe pranë Berishës, pikërisht pas kthimit nga SHBA.

Lu-ja ka qenë në Uashington i thirrur nga Sekretari i ri i Shtetit Mike Pompeo, ku është folur mbi rolin e shtuar amerikan në Ballkan dhe Tiranë.

Pas kthimit, ambasadori i SHBA-së, ka takuar Fatmir Xhafajn dhe ka kërkuar që të kapen “peshqit e Medhenj” që sipas tij janë harruar nga policia.

“Kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”,theksoi Lu në postimin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Facebook.
Pikërisht pas këtij postimi, sot qarqe fare pranë familjes “Berisha” kanë intensifikuar luftën ndaj ambasadorit amerikan.

Duke përdorur lojën e mbështetjes së Trump, por duke sulmuar Lu-në, shkrimi që duket është shkruar nga vetë ish-kryeministri, vijon diversionin bajat që po zgjat prej 3 vitesh.

“A do të heshtë përsëri apo do të reagojë ambasadori Lu në një situatë të ngjashme me atë kur Rama e cilësoi presidentin e vendit të tij Donald Trump si “turpin e njerëzimit”?

A do të vazhdojë në të ardhmen ambasadori Lu të mbështesë politikat e majta, dhe politikanë të ish-partive komuniste të ngjashëm me Fatmir Xhafajn e Gramoz Rucin, gjë për të cilën u stigmatizua nga Judicial Watch dhe 6 senatorët republikanë?”, shkruan komenti i qarqeve pranë Berishës ndaj Donald Lu-në.

Kishte mbi dy muaj që po zbatohej një “armëpushim” nga klanet e Berishës dhe Metës ndaj Donald Lu-së, sidomos pas lajmit që ambasadori amerikan në Tiranë është emëruar në një vend kyç, Kirgistan, pikërisht në portat e Rusisë së Putinit.

Por kthimi i Lu-së nga Uashingtoni dhe përforcimi i “kapjes së peshqve të mëdhenj” ka trazuar ujrat sërish, pasi tashmë duket se nuk ka më alibi nga një tërheqje e administratës Trump.
Madje, disa ditë më parë, në ambasadën e SHBA-së në Tiranë Xhafaj dekoroi Jan Hiemstra, një oficer amerikan që është këshilltar i policisë shqiptare në luftën ndaj korrupsionit.

Ceremonia, ku mori pjesë numri dy i ambasadës, Rajan Roberts, u bë jo pa qëllim me mungesën e Lu-së, i cili ndodhej në Uashington, ishte një demonstrim i qartë që SHBA nuk është tërhur asnjë centimetër, madje po përparon edhe më shumë…\Pamfleti/

Te rejat tronditëse që Donald Lu solli nga SHBA prodhojnë “furtunë” në Tiranë Read More »

Saliu “i vë rreth kokës”, pas kërkesës së Izetit për “takim” në gjykatë

Kështu ndodh kur…”hidhesh hu më hu”
Deri para një viti kur “uli veshët” dhe u detyrua të shkonte në Komisionin hetimor parlamentar për skandalin e CEZ, Sali Berisha nuk kishte përfillur drejtësi, parlament e qeveri, duke vepruar me psiko-delirizmin e tij, se nuk do të vitne kurrë ajo ditë e balalfaqimit me zullumet që ka bërë.

Kjo ditë erdhi. Është ish-bodigardi Izet Haxhia, ai që ka kërkuar të “takohet” ballë-përballë në sallën e gjyqit, me ish-shefin e tij, për të ballafaquar akuzat e njeri-tjetrit për të vërtetën e urdhëruesve dhe skenaristëve të vrasjes së deputetit Hajdari.

Nëse gjykata do t’i bjerë “gongut” për të çuar Sali Berishën në tavolinën e të thirrurit si dëshmitar dhe i akuzuar për këtë vrasje e zullume të tjera që ka deklaruar Haxhia, kjo do të jetë dita e respektimit të ligjit edhe prej tij.

Kërkesa e Izet Haxhiajt për t’ia nxjerr përballë, ka krijuar traum psikike tek Saliu, mbasi përballë do të ketë njeriun që i di çdo zullum të kryer nga janari 1991 e deri në 14 shtator 1998, kur Izeti kreu për ish-shefin e tij Berisha, shërbimin e fundit “ushtarak”, duke rrëmbyer e mbajtur në gatishmëri luftarake kundër qeverisë “Nano”, tankun e vendosur në vendin ku u vra deputeti Hajdari!

Pas lajmit, se kërohet për ballafaqim gjyqësor me Izetin, Saliu ka kaluar në depresion. Burime nga persona që i kanë mbetur ende pranë, thonë se gjatë pasdites është bërë shumë nervoz dhe po trajtohet me qetësues. Por “goditjes” që i ka shkaktuar kërkesa e Izetit, nuk i bëjnë derman as qetësuesit më të fortë.

Nëse gjykata do ta thërras Sali Berishën në ballafaqim, atëherë që nuk e ka përfillur drejtësiën për 26 vite, do të shkojë atje ku tregohen me zë të alrtë mosha, emri nënës e babait, vendlindja dhe vjeçët, për t’u dhënë përgjigje pyetjeve që do t’i bëjë ish-bodigradi, lidhur me vrasjen e Azemit…/Pamfleti

Saliu “i vë rreth kokës”, pas kërkesës së Izetit për “takim” në gjykatë Read More »

Sa pension përfitojnë Nishani, Meta, Rama dhe Berisha, nëse vendosin të dalin sot në pension

Me ligjin që kanë hartuar… për vete

Kur bëhet fjalë për paga e pensione mujore, nuk gjen asnjë ligj dhe VKM, që politikanët shqiptarë të mos e kenë sajuar, menduar, hartuar, votuar dhe dekretuar vetëm për interesat e tyre e të familjeve të tyre, duke bërë diferencime të theksuara financiare.

Kështu është vepruar edhe me ligjin e masës financiare të pensioneve të pleqërisë e të parakohëshme, ku privilegji për politikanët, shtetarët dhe zyrtarët e lartë në çdo sektor.

Shtetarët, përfitojnë pensione të larta pleqërie dhe të parakohëshme, referuar pagave të larta që marrin, në shtet, të cilat jepen nga taksat publike.

Pensioni i lartë, përcaktohet nga vlera e kontributeve, që personi paguan gjatë viteve të punës.

Presidenti dhe kryeministri p.sh, derdhin më shumë kontribute për sigurimet shoqërore, sepse e kanë pagën më të lartë. Por këto kontribute ata nuk i paguajnë nga xhepi i tyre, por nga paga e funksionit shtetëror që kanë.

Sipas llogarisë, me këtë ligj që është sot në fuqi, ata përfitojnë pensione tepër të larta, baraz me një pagë mujore gjenerali e ministri.

Ja sa pension përfitojnë Nishani, Meta, Rama, Berisha

Bujar Nishani

Paga mujore: 257 mijë lekë të reja
Pensioni: 25% e pagës referuese si President, baraz me 64 mijë e 250 lekë të reja
Shtesa: 5%, për 4 vite në këtë post 51 mijë e 550 lekë të reja
Përfitimi, si deputet në periudhën 2005-2012, është: 25 mijë e 250 lekë të reja
Pension pleqërie: 102 mijë e 800 lekë, vetëm nga posti si president, plus 50 mijë e 250 lekë të reja, nga pensioni si deputet dhe shtesa e 2 viteve si deputet në periudhën 2005-2012
Pensioni total i pleqërisë: 167 mijë e 750 lekë të reja në muaj

Ilir Meta

Paga mujore: 257 mijë lekë të reja

Pensioni: 25% e pagës referuese si President, baraz me 64 mijë e 250 lekë të reja
Shtesa: 5%, për për 1 vitë në këtë post është 13 mijë e 500 lekë të reja
Përfitimi, si deputet në periudhën 1992-2017, është: 35 mijë e 250 lekë të reja
Pension pleqërie: 102 mijë e 800 lekë, vetëm nga posti si president, plus 31 mijë e 550 lekë të reja nga pensioni si deputet dhe shtesa 30 mijë lekë të reja e 2 viteve si kryeministër në periudhën 1999-2001.
Pensioni total i pleqërisë: 142 mijë e 200 lekë të reja në muaj.

Edi Rama

Paga mujore: 220 mijë lekë të reja
Pensioni: 25% e pagës referuese, baraz me 55 mijë lekë të reja
Shtesa: 5% për 2 vjet është 22 mijë lekë të reja
Përfitimi, si ministër dhe kryebashkiak i kryqytetit në vitet 1998-2011, është: 23 mijë e 500 lekë të reja. 5. Pensioni që mund të përfitoj deri: 100 mijë e 500 lekë të reja në muaj.

Sali Berisha

Paga referuese si Kryeministër 2005-2013: 220 mijë lekë të reja
Pensioni: 25% e pagës referuse është 55 mijë lekë të reja
Shtesa prej 5%, për 6 vite është 66 mijë lekë të reja
Pensioni si kryeministër: 121. 000 lekë të reja
Paga si deputet bë vitet 2013-2017, ishte 151. 000 lekë të reja
Pensioni si deputet është 27 mijë e 500 lekë të reja
Shtesa prej 5% është 22 000 lekë të reja 8. Pensioni total i pleqërisë: 149 mijë e 770 lekë të reja në muaj.

Sa pension përfitojnë Nishani, Meta, Rama dhe Berisha, nëse vendosin të dalin sot në pension Read More »

Minatorët vriten e gjymtohen në Bulqizë, Kola i sindikatës “gjendet në punë” i bie pianos nëpër lëndinat e botës

Duke kompozuar këngë për bamirësitë e Samir Manes, pronarit të kromit
Kreu i Konfederatës Sindikale të Shqipërisë Kol Nikollaj, thotë se i dhimbsen shumë punëtorët e sidomos minatorët, të cilëve nuk po jepet statusi, pensioni i parakohshëm dhe mosha e ulët e daljes në pension.

Për këto halle të tyre, Ing. Kola kacafytet edhe me politikanë e ministra nëpër restorante, me gota vere e tepsi mishi!

Mirëpo, sikur thuhen ca gjëra andej nga Bulqiza, Munella, Puka, Lak Rroshi, Tropoja, Burreli, Metalurgjiku, Bankersi OSHEE etj, sikur gjoja shef Kola ka “ngjyer gishtin” me sponsorizime nga pronarët e kromit, bakrit, naftës dhe elektrikut të shtetit, duke bërë letra sikur i ka marrë në emër të aktivitetit sindikal.

Për këto, dalin e shpifin sikur Kola nuk qëndroka mbi kullën e Konfederatës, për bamirsi ndaj punëtorëve, taman si partneri i tij “baba Zamiri” i kromit të Bulqizës.

Kryetar Kola, që duhet thënë se është rropatur nëpër bizneset ku ka përfaqësim sindikal, për të mbledhur ndonjë dorë lekë me urdhër të shtetarëve e plitkanëve që kanë “tepsinë e që kanë apsur skrapin dhe floririn.

Besojeni Kolën kur thotë që nuk për të blerë mobilje, për të garantuar pagën e sekretares nënë me fëmijë të vogël, kostume, goma makine, naftë e bileta avioni, por vetëm për të financiuar parullat e protestave kundër pronarëve që e financojnë!

Si “lis” i fortë që është qysh prej rinisë së tij studentore, përveçse Konfederatën e ka kthyer në “kone” të politikës majtas e djathtas e më tepër në qendër, Ing. Kola ka ditur ta përdorë logon e sindikatës edhe “për do punë të vetat”, që me e fol mirditorçe, i ka shku e po i shkon boll ujë në shtrat të vet.

Diku me makina luksoze të blera me pagën që nuk merr nga sindikata (siç u thotë punëtorëve).

Diku me udhëtimet jashtë shtetit, dietat e të cilave ia paguajnë homologët jashtë shtetit (siç u thotë punëtorëve).

Diku me pronat e mbetura të sindikatës, për të cilat punëtorëve u përgjërohet me “Kanun” se nuk merr asnjë qindarkë “qira”, paçka se letrat e kontratave thonë, që u ka rifreskuar qiratë e reja, madje edhe kafenesë, hotelit e gjelltorës poshtë zyrës së tij!

Për t’u gjendur në punë, Kola vepron kështu: ditën është në krye të lëvizjes sindikale për të mbrojtur punëtorët që përleshen me shtetarët, ndërsa natën shkon “pajton gjaqet” me ta, duke ngrënë edhe një kafshatë bukë me atë sipas zakonit!

Në vijim “Pamfleti”, do publikojë fakte nga lufta sindikale që bën Kola në mbrojtje të interesave të punëtorëve e minatorëve.

Sot po publikojmë këtë foto artistike, që tregon Kolën ulur tepër i frymëzuar në piano në hollin e një rezidence luksoze, duke kompozuar një këngë për për bamirësitë e pronarit të minierës së kromit ku zhfrytëzohen si skllevër, gjymtohen e vriten minatorë./Pamfleti

Minatorët vriten e gjymtohen në Bulqizë, Kola i sindikatës “gjendet në punë” i bie pianos nëpër lëndinat e botës Read More »

Ish- kryeministri Nano publikon foton e rrallë

Ish kryeministri Fatos Nano, shpeshherë tërheq vëmendjen me postimet që bën në rrjetet sociale. Këtë herë ish kryeministri ka ndarë me ndjekësit një kujtim nga e shkuara, me mikun e tij Ylli Bufi, kur ishte akoma student. Në mesazhin që shkruan krahas fotos, Nano kërkon të motivojë të gjithë përkrahësit ndër vite, duke përfshirë këtu edhe brezin e ri.

“Dikur ishim student të thjeshtë, por punuam dhe pasi nuk rreshtëm kurrë së punuari, i arritëm qellimet tona.Mos u dorëzoni kurrë, Foto e vjetër me mikun tim #Yllibufi. Me respekt #fatosnano”, shkruan Nano.

Ish- kryeministri Nano publikon foton e rrallë Read More »

Shqipëria në 27 vite, si pronë private e shtetarëve batakçinj. Ramizi fali tokat, Saliu fali pronat, CEZ dhe lumenjt për HEC-e, Nano fali naftën, Meta fali kromin, bankat dhe malet për gurore, Luli fali detin, Rama fali shëndetësinë

Nëse bëhet një “Vetting” për zbardhjen e historisë së Shqiprisë së këtyre 27 viteve tranzicion, të gjithë drejtuesit që kanë pasur në dorë “çelësin” e këtij vendi, dalin me damkën e pazarxhinjve që kanë shitur e kanë falur pasuritë kombëtare, për të sigurara pasuritë e tyre familjare.

Këtë e thonë faktet që ka skeduar “PAMFLETI”, lidhur me pazaret që janë bërë prej ish-pushtetarëve të lartë të cilët nuk janë prekur asnjë fije floku as nga populli e as nga drejtësia, duke vazhduar të mbajën të zaptuara postet të larta në shtet e politikë.

RAMIZ ALIA fali tokat bujqësor me një ligjin 7501, sipas parimit të reformës afrore të vitit 1946 “Toka i takon atij që e punon”, mbi bazën e të cilit ish-zyrtarë dhe bujqër të ish-kooperativave e fermave bujqësore përftuan tokë falas sipas numrit të pjestarëve në familje.

Këto toka, që ishin pronë e pronarëve legjitim të sekuestruar me dhunë nga ish-pushteti komunist pas vitit 1944 u dhanë me dekret të posaçëm të ish-presdentit komunist Ramiz Aliaj, sikur ato të ishin pronë e tij, Dekret që deri sot ka “groposur” mbi 8000 shqiptarë dhe ka bërë invalidë mbi 20 mijë të tjerë, prej konflikteve fizike për to!

SALI BERISHA, me një ligj tipik sekuestues komunist si ligji “vrasës” 7501, fali (shiti e zaptoi) pronat, duke ua njohur ato atyre që i kishin marrë falas nga ish regjimi komunist dhe atyre që pas vitit 1991 (si puna e Mulit dhe Mziut), zaptuan toka e troje pronarësh legjitimë në perferitë e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Elbasanit, Fierit, Lushnjës, Korçës etj., duke ua falur këto troje e toka, me marifetin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje.

SALI BERISHA shiti për “1 copë bukë”, sektorin e shitjes së energjisë (CEZ) dhe 4 HEC-et “BISTRICA-1” e “BISTRICA-2” dhe ULËZ e SHKOPET tek firma turke “Kurum”, ndërsa në datën 19 janar 2007, shiti (fali) “TELEKOMIN” shqiptar për “5 kacidhe”, tek firma turke “Çailik Energi”.

SALI BERISHA shiti (fali) për “5 kacidhe” Metalurgjikun, Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh, tek miku (sekseri) i familjes së tij, i cili derdhte 50 milionë në muaj tek familja “Berisha”, si gjoja sponsorizim për fondacionin e Liri Berishës “Fëmijët Shqiptarë”.

SALI BERISHA, në pushtetin e dytë fali (shiti) gjtihë lumenjtë e Shqipërisë nga veriu në jug me 340 koncesione për ndërtim HEC-esh privatë, duke ua dhënë këto licenca koncesionesh ministrave, deputetëve, politikanëve majtas e djathtas dhe familajrëve të tyre. Madje edhe Anastas Janullatosit, Saliu i fali 3 koncesione për ndërtim HEC-esh në lumin e Rrapunit në Librazhd me emrat “Rrapun-1”, “Rrapun-2”, “Rrapun-3”. FATOS NANO, fali (shiti) fali sektorët e nxjerrje përpunimit të naftës në Patos, duke i dhënë ato me koncesion për 30 vite pa asnjë detyrim taksash e fitimesh aksionare ndaj shtetit, madje as pagimin e energjisë elektrike.

PANDELI MAJKO, fali (shiti) për skrap 300 tanket e ushtrisë shqiptare, duke ia dhënë një fitme shqiptaro-serbo-greke për skrap, që në arkën e shtetit derdhi aq lekë, sa dukej sikur kishte shitur 300 biçikleta.

ILIR META fali (shiti) Rafinerinë e Cërrikut, minierat e kromit dhe të bakrit me koncesion për 30 vjet, duke pasuruar bosët e mafies rajonale e turko-ruso-serbe, në të cilat po vriten përditë minatorë. ILIR META, rrëmbeu për vehte malet në Skrapar dhe pjesë malesh në Dajt të Tiranës për biznesin e guroreve pa asnjë detyrim ndaj shtetit, të cilët i shfrtyëzon akoma edhe sot.

ILIR META vodhi floririn e Thesarit të Shtetit në malin e Kërrabës në Tiranë, duke përdorur disa qyqarë ngaa fshati Kërrabë, të cilët të kërcënuar pranuan se gjoja e kishin bërë vjedhjen. ILIR META, kur ishte kryeministër miratoi qëllimisht VKM Nr. 10, datë 19.10.2001 për kthimin e Gjirit të Lalzit në qendër urbane-turistike, nëpërmjet të cilit zaptoi shumë sipërfaqe trualli, në mbi të cilin ka ndërtuar vilën e tij luksoze, më të madhe se territori i Presidencës.

ILIR META shiti (fali) BKT me 1 lekë dhe ligjëroi futjen në Shqipëri të 20 bankave të huaja, duke bllokuar licensimin e bankave private shqiptare! FATMIR MEDIU, shiti nëpërmjet trafikimit me etiketa false, armët dhe municionin e ushtrisë shqiptare, duke përdorur një fabrikë demontimi e paketimi biznes i familjes “Berisha”, në të cilën u vranë 26 punëtorë e fëmijë, u plagosën e u bënë invalidë 320 të tjerë dhe u shkatërruan 3000 biznes e banesa.

LULZIM BASHA zhvati 240 milionë euro, nga fondi shtetëror i investimit të “Rrugës së Kombit”, për të cilat iu hap dosja por që shpëtoi me procedurë kohore, duke paraqitur raporte mjekësore false. LULZIM BASHA i fali Greqisë, sipërfaqen detare shqiptare në zonën më të pasur naftë-mbajtëse në Europë, duke i lënë Shqipërisë vetëm zonën… kripë-mbajtëse!

EDI RAMA u fali klinetëve të tij fali shëndetësinë shqiptare, me koncesione dhe shërbime në vlerë totale 470 milionë euro, si shërbimin “Check-up” 120 milionë euro, “Hemodializën” 80 milionë euro, “Laboratorët” 105 milionë euro, “Protezat Ortopedike” 25 milionë euro dhe disa koncesione të tjerë./Pamfleti

Shqipëria në 27 vite, si pronë private e shtetarëve batakçinj. Ramizi fali tokat, Saliu fali pronat, CEZ dhe lumenjt për HEC-e, Nano fali naftën, Meta fali kromin, bankat dhe malet për gurore, Luli fali detin, Rama fali shëndetësinë Read More »

“Qepe gojën! Hajde këtu, hajde! Zar i bandave të Lushnjes, pusho!” Basha sulmon ashpër deputetin socialist

E enjtja është e njëjta nga Kuvendi. Ndërprerje, përplasje dhe sigurisht kreun e PD-së që nuk lëshon foltoren e Kuvendit. Edhe seanca e sotme nuk pati ndryshime. Me të marrë fjalën kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po pengon çeljen e negociatave. Shkaktarët sipas tij janë Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Akuzave të Bashës nuk iu ka shpëtuar as deputeti socialist Erion Braçe. Ndërkohë që Braçe i ka kërkuar Bashës të lirojë foltoren, Basha ka shpërthyer duke e quajtur atë si “zar i bandave të Lushnjes”.

“…Me skenarin e komplotit kriminal në të cilin po zhyten ditë për ditë dhe në raport me pengesën që i kanë vënë aspiratës së shqiptarëve për integrimin europian!… Ti pusho, mos fol nga vendi! Mos bëj trimin këtu! Pusho! Qepe gojën! Qepe gojën! Hajde këtu, hajde! Zar i bandave të Lushnjes, pusho! Hajde, hajde këtu! Ta tregoj unë ty! Zar i bandave të Lushnjes!” është shprehur Basha.

“Qepe gojën! Hajde këtu, hajde! Zar i bandave të Lushnjes, pusho!” Basha sulmon ashpër deputetin socialist Read More »