Politike

Taulanti dhe Monika zihen keq jashtë Kuvendit: Nuk po merrem as me motrën as me gruan tënde

Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është përplasur me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi teksa kjo e fundit po priste rradhën për të folur për mediat.

Ata janë përplasur jashtë Parlamentit ku ka vijuar një debat mes tyre duke replikuar se kush do ta merrte fjalën dhe më pas janë përmendur edhe familjarët nga të dy.

DEBATI:

Balla: Ty ta zuri Luli vendin për të folur aty brenda.

Kryemadhi: Mua s‘ma zuri njeri, ty ta zuri.

Balla: Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit po bën zhurmuesin.

Kryemadhi: S’ jam marrë as me motrën tënde as me gruan, mos u merr me çështje familjare . Rri urtë! Nuk bëhësh dot ministër i Brendshëm ti.

Taulanti dhe Monika zihen keq jashtë Kuvendit: Nuk po merrem as me motrën as me gruan tënde Read More »

Lëvizja e fundit e Berishës, Metës, Bashës dhe Monikës për sabotimin e drejtësisë

Fronti i kundër reformës në drejtësi nuk pranon votimin e ligjit për zëvendësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që largohen nga Vetingut, kërkon që drejtësia e re të mbetet bosh dhe “kokën” e Arta Markut
Fronti i kundër reformës në drejtësi, i përbërë nga Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe një grup gjyqtarësh e prokurorësh të korruptuar, kanë ndërmarrë lëvizjen e fundit për të sabotuar drejtësinë e re, të cilën e shohin si fundin e tyre në politikë. Pasi luftoi tre vjet me SHBA-BE për rrëzimin e reformës, ky front po përdor gurin e fundit kundër drejtësisë së re. Katërshja anti-reformë nuk pranon votimin e një ligjit, për të zëvendësuar prokurorët dhe gjyqtarët që po largohen nga sistemi i drejtësisë.

Komisionet e Vetingut po boshatisin gjykatat dhe prokuroritë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Pas boshatisjes së Gjykatës Kushtetuese, radhën e kanë Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Më pas radha do t’u vijë gjykatave të apelit, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe gjykatave të shkallës së parë. Në pallatin e drejtësisë pritet t’i mbijetojnë Vetingut vetëm 20 % të prokurorëve dhe gjyqtarëve aktualë.

Në këtë situatë, SHBA-BE kanë nxitur Partinë Socialiste për të propozuar një ndryshim në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Propozimi urdhëron Shkollën e Magjistraturës që të hapë dyert për të pranuar një numër të madh kandidatësh të rinj, për t’u bërë gjyqtarë dhe prokurorë. Këta të fundit do të zënë vendet që do të lënë bosh gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Që ky propozim të miratohet duhet edhe votat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Petrit Vasili, si zëdhënënës i frontit anti-reformë, ka deklaruar se opozita nuk do ta votojë këtë propozim. Vasili ka deklaruar se amerikanët ta harrojnë një kompromis të dytë si ai i 22 korrikut 2016, ku pas kërcënimit se do të futeshin në listën e zezë, të gjitha deputetët e Ilir Metës dhe Sali Berishës votuan ndryshimet kushtetuese.

Në këmbim të votës për propozimin, fronti anti-reformë kërkon kokën e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku dhe një siguri që nuk do të preket nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Gjithashtu, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi kërkon që të shpëtojnë disa nga gjyqtarët dhe prokurorët e tyre në sistemin e drejtësisë nga laku i Vetingut. Ata kërkojnë edhe vitin zero, pra amnistimin e të gjitha krimeve politike dhe ekonomike që kanë ndodhur gjatë 28 viteve të pluralizmit.

Qëllimi i kësaj lëvizjeje është bllokimi dhe zvarritja e organeve të reja të drejtësisë edhe për disa vite, me shpresë se mund të ndodhë ndonjë amnisti e madhe apo destabilizim  që do t’i shpëtojë nga laku i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale./Pamfleti

Lëvizja e fundit e Berishës, Metës, Bashës dhe Monikës për sabotimin e drejtësisë Read More »

Në pritje të ekspertizës për audio- përgjimin, Basha ngre alibinë që e nxjerr “blof”

Në përfundim të seancës parlamentare, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për mediat tha se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përcaktuar rezultatin final të hetimit në lidhje me audio- përgjimin e dëshmitarit ‘’X’’. Ndër të tjera Basah shtoi se ky përgjim do të vlerësohet si jo autentik.

Kreu i PD-së shtoi se pa u larguar Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm, nuk mund të ketë hetim të paanshëm për villain e tij si trafikant droge dhe se Prokuroria e nisi çështjen vetëm pasi Agron Xhafaj u largua nga Shqipëria.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës:

“Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku vuri në dispozicion të Agron Xhafës në mes të natës prokurorët. Organi i prokurorisë veproi pa asnjë ndryshim sipas skenarit kriminal të hartuar nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerr me zë e figurë përpara shqiptarëve, dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët e çështjes.

Pranoi në fshehtësi të plotë “mostrat” e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, edhe pse për t’u realizuar ekspertiza kërkohet që regjistrimi të kryhet në të njëjtat kushte dhe me të njëjtat pajisje siç është bërë edhe përgjimi fillestar.

Vuri në dispozicion të trafikantit në mes të natës prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët nuk guxuan të kërkonin asnjë provë që zëri i regjistruar si kampion eksperimental është apo jo i Agron Xhafajt.

Brenda natës (15 Maj 2018) Prokuroria e Tiranës me urdhër të treshes Rama-Xhafa-Marku regjistroi kallëzimin penal të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë”; hodhi shortin për caktimin e prokurorit; prokurori i caktuar mori në dorëzim dosjen dhe shqyrtoi materialet fillestare; prokurori vendosi të regjistrojë procedim penal;

prokurori vendosi të kryejë veprime hetimore siç ishte administrimi i dëshmisë së Agron Xhafajt; prokurori vendosi të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij; prokurori vendosi të kryejë një tjetër veprim hetimor siç ishte vendimi për ekspertim; prokurori vendosi të caktojë ekspertin;

prokurori vendosi të pranojë mostrat e zërit; prokurori vendosi transferimin e çështjes pas kësaj për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi Edi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme nëpërmjet Agron Xhafajt.

Dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi Edi Rama, duke mos guxuar që të zgjidhte ajo vetë laboratorin se ku duhet të kryhet ekspertiza, dhe duke mos përdorur edhe precedentët e mëparshëm të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar (FBI).

Nuk guxoi kurrë të verifikonte tabulatet telefonike të Agron Xhafajt apo qelizat telefonike të tij për të përcaktuar nëse Albert Veliu (dëshmitari X) dhe Agron Xhafaj, kanë komunikuar apo jo së bashku, dhe nëse kanë qenë apo jo në të njëjtën vendndodhje ditën dhe orën e realizimit të përgjimit ambiental.

Do të mjaftonte kjo për të qartësuar se audio-përgjimi ka dy protagonistë, Albert Veliun që e pranon me zë e figurë, dhe Agron Xhafajn të fshehur me urgjencë me urdhër qeveritar.

Të dhënat tona të besueshme, të konfirmuara edhe nga disa burime, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, konfirmojnë se Fatmir Xhafaj ka paracaktuar rezultatin final të hetimit.

Ashtu siç ka urdhëruar dhe paralajmëruar edhe Edi Rama, audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik, kësaj here edhe me vulë të prokurorisë Rama-Xhafa-Marku; zëri i Agron Xhafajt do të dal zëri i Arta Markut; trafiku i drogës do të konsiderohet eksport bananesh; trafikanti Agron Xhafaj do të shpallet aktor e më pas qytetar nderi; Fatmir Xhafaj do të kurorëzohet Ministër kampion në luftën ndaj trafikut të drogës”, deklaroi Basha.

Në pritje të ekspertizës për audio- përgjimin, Basha ngre alibinë që e nxjerr “blof” Read More »

Petro Koçi i ashpër me opozitën: Janë krenarë për rrugaçërinë, kërkojnë t’i bëjnë varrin reformës në drejtësi

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa e ka ndalur theksin tek dosja “Hajdari”. Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes është shprehur se dosja e vrasjes së Hajdarit duhet të hapet. Dhe për këtë, ai theksoi se dëshmitë e ish-truprojës së Berishës, mund të ndryshojnë dhe të hedhin sa më shumë dritëhije për atë ngjarje. Sipas tij, politikanët e përfshirë në çështjen Hajdari, duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Politikanët duhet t’i rrinë larg. Por politikanët që mund të kenë gisht në atë çështje duhet të përgjigjen”, shperehet Koçi për “Sot”.

Duke u ndalur tek sjellja agresive e Partisë Demokratike para vendimit të 28 qershorit, Koçi deklaroi se PD nuk ndahet dot nga dhuna, kështu që sipas tij, veprimet e fundit të opozitës kanë si synim bllokimin e negociatave.

Sa i takon reformës në drejtësi, zv/ministri Koçi deklaroi se kjo reformë është në rrugën e duhur. Sipas tij, reforma në drejtësi është domosdoshmëri për vendin, në mënyrë që të kthehet besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë. Madje, ai theksoi se reforma në drejtësi do quhet e kompletuar, vetëm kur të nisin arrestimet VIP.

“E keqja është se këtë sjellje anti-qytetare ata e konsiderojnë trimëri. Kanë ngecur në këtë derexhe e nuk po dalin dot. Bllokimi fizik i institucioneve, atyre u sjell kënaqësi shpirtërore të dukshme. Janë krenarë me rrugaçërinë e vet. Reformën në drejtësi e kanë halë në sy dhe janë përpjekur gjithmonë t’i bëjnë varrin me dredhira nga më të ndryshmet. Pa ndërkombëtarët opozita do ja dilte të bllokonte këtë reformë. Nga ana tjetër, mazhoranca ja doli të ruajë kohezionin për ta mbështetur me votim thuajse unanim reformimin e drejtësisë”, thekson Koçi.

Petro Koçi i ashpër me opozitën: Janë krenarë për rrugaçërinë, kërkojnë t’i bëjnë varrin reformës në drejtësi Read More »

Balla nxjerr “sekretin” ku ishte kreu demokrat në fillim të javës, Basha e konfirmon edhe vetë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pasi ka kaluar fundjavë në Holandë, të hënën ka fluturuar në Gjermani. Ai ka qendruar dy ditë atje dhe ka zhvilluar disa takime në Bundestag. Ka qenë Taulant Balla, ai që ka nxjerrë “sekretin” e Bashës, që kishte shkuar në Gjermani për të lobuar kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Pas deklaratës së Ballës, Basha e ka pranuar vetë se ka qenë në Gjermani. Por ai tha se nuk është faji i tij, që deputetët gjermanë janë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

“Këtë të hënë dhe të martë isha në Berlin, i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike, pak javë pas vizitës së Ramës në Gjermani, u përkeqësua.

Se Tahiri u lirua sipas një pakti mafioz dhe e njëjta skemë po ndiqet për vëllezërit Xhafaj, dhe në këto kushte është e pamundur që Bundestagu të miratojë atë që keni kërkuar ju dhe ne, hapjen e negociatave” u shpreh Basha.

Basha paralajmëroi votën kundër të Gjermanisë dhe shkak për këtë tha ai, janë vetëm zhvillimet e çështjes Tahiri dhe Xhafaj , por Ruçi e kundërshtoi duke i kërkuar që të mos flasë në emër të Gjermanisë.

Balla nxjerr “sekretin” ku ishte kreu demokrat në fillim të javës, Basha e konfirmon edhe vetë Read More »

Reuters: Këto janë tre vendet që frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Beteja me kancelaren Merkel

Franca, Holanda dhe Danimarka që po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre.

Sipas informacioneve të agjencisë Reuters për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurtë hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane.

Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren Reuters.

Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës.

Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkruan Reuters.

Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër menjëherë me frikërat e brendshme.

Komisioni Europian kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse dy vendet i kanë përmbushur formalisht kriteret dhe BE duhet t’i qëndrojë fjalës së saj.

Edhe në Gjermani ka dyshime
Por edhe në Gjermani ka dyshime lidhur me hapjen e negociatave brenda Unionit konservator.

Reuters shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Mass, socialdemokrat, janë megjithatë për hapjen e negociatave.

Nga qarqet qeveritare thuhet se bëhet fjalë për fillimin dhe jo përmbylljen e negociatave që zgjasin me vite.

Reuters: Këto janë tre vendet që frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Beteja me kancelaren Merkel Read More »

Selfie emocionuese, kujtim nga “çadra heroike” e Lulit, ditën e triumfit mbi narko-shtetin e Edi Ramës

Kjo fotografi është një kujtim i veçantë, tepër frymëzues për Lulin dhe me shumë vlera historike për PD, mbasi tregon me provë konkrete, fitoren epokale të “Republikës së re”, ndaj “Republikës së vjetër” anti-drogë e anti-korrupsion.

Kjo fotografi është dëshmia e pakontestueshme, që i tregon botës mbarë, se idetë, energjia, rezizitenca e Lulit dhe besimi i popullit në kauzën demokratike anti-komuniste të Dr. Sali Berishës, detyuan Edi Ramën, që nën tingujt e këngës epope “Baftjar-Baftajr””, të gjunjëzohet e të shkonte vetë si “pulë e lagur” para Lulit, duke i këkruar Lulit, ta lejonte të bënin një selfie aty para hyrjes së çadrës, ditën e heqjes së çadrës, para se të futeshin në kryeminsitri, si aleat qeverisës!

SQARIM: Selfia është bërë vetëm në dy kopje, të drejtat janë të autorit!/Pamfleti

Selfie emocionuese, kujtim nga “çadra heroike” e Lulit, ditën e triumfit mbi narko-shtetin e Edi Ramës Read More »

Po “firojmë” si popull, po shkretohemi si zona banimi, shifrat tornditëse nga “arratija” në vitet 2001-2017

Politikanët pasurohen e “zbardhin dhëmbët”
Politikanët që fëmijët, familjet e tyre i kanë me vila, punë, shkollim, biznese dhe jetesë në vendet e BE e SHBA, dalin në televizione pa u “skuqur e pa zverdhdur”, madje edhe duke “zbardhur dhëmbët” dhe në emër të kombit, u bëjnë thirrje shqiptarëve të mos largohen nga Shqipëria!

Por shqiptarët nuk po ia “varin pafillon” politikavem, duke vazhduan\r të ikin masivisht me të gjithë mënyrat dhe sakrifica. Jo se nuk duan atdheun, shtepitë dhe trojet e tyre, por sepse prej 28 vitesh jeta në Shqipëri komandohet barabarisht nga bandat politiko-shtetërore që kanë marrë peng vendin dhe po e shkatërrojnë në bashkëpunim mes tyre!

Ndërsa për popullin kanë instaluar papunësinë, varfërinë, krimin, pasigurinë dhe shpërfilljen, për famijet dhe klanet e tyre, kanë krijuaur jetë e pasuri përallore! Të rënuar psikologjikisht, ekonomikisht, të denigruar moralisht, të pambrojtur e të shpërfilur nga shteti, pa snjë shpresë për ndryshim me këtë klasë poltike “kërmë”, shqiptarët po ikin për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tyre!

Po ikin, për të shpëtuar nga kjo klikë përbashkët që shet emërimet në administratë dhe institcione shkencore, që zhvat e shet toka e troje, që shet koncesione e licenca monopolesh në dogana, tataime, ushqime, mjekësi, miniera, male për gurore, transport, telefoni celulare, naftë, aeroporte, HEC-e, eenrgji elektrike, porte detare, pyje e kudo ku milionat “rrjedhin lumë”!

Veçanërisht në 10 vitet e fundit, po braktisen e boshatisen fshatra në zona banimi rurale. Ish-qytete punëtore e të tjerë, po katandisen sa 1 lagje banimi. Familje e individë, po marrin arratinë për gjetur dhe garantuar punë, bukë, siguri, duke lënë pas një tokë të  shkretuar! Pas një invetigimi, “PAMFLETI” ka zbuluar realitetin tronditës të kësaj “arratie popullore” në vitet 2001-2017, të kësaj ikjeje “popullore” të shqiptarve nga vendi!

  1. Në vitin 1990, popullsia në zonat urbane ishte 35.7%

  2. Në vitin 1990, popullsia në zonat rurale ishte 64.3%

  3. Në vitin 1990, kanë qenë 67 qytete

  4. Në vitin 2009, kanë qenë 74 qytete (shtesë nga copëzimi i fshatrave ekzistues)

  5. Në vitin 1990, kanë qenë 2848 fshatra

  6. Në vitin 2001 kanë qenë 2962 fshatra (shtesë nga copëzimi i fshatrave ekzistues)

  7. Në vitin 2001, popullsia prezente (mbetur) në zonat urbane, ishte 42.2%

  8. Në vitin 2001, popullsia prezente (mbetur) në zonat rurale ishte 57.8%

  9. Në vitin 2014 kanë qenë 2895 fshatra (shtesë nga copëzimi tjetër)

  10. Në Shqipëri, 70 komuna kanë qenë nga me 1498-1500 banorë

  11. Në Shqipëri, 34 komuna kanë qenë me nga 8000-8500 banorë

  12. Në Shqipëri, 11 komuna kanë qenë me nga 380-410 banorë

  13. Në vitin 2015, rezultojnë 21 qytete të braktisur në masën 40%

  14. Në vitin 2015, rezultojnë 13 qytete të boshatisur në masën 50-60%

  15. Në vitin 2015, rezultojnë 432 fshatra të braktisur në masën 100%

  16. Në vitin 2015, rezultojnë 771 fshatra të boshatisur në masën 60-70%

  17. Në vitin 2015, rezultojnë 698 fshatra të mbetur me 7-10% të banorëve

18, Në vitin 2017, rezultojnë 29 qytete të braktisur në masën 40-45%

  1. Në vitin 2017, rezultojnë 18 qytete të boshatisur në masën 50-60%

  2. Në vitin 2017, rezultojnë 474 fshatra të braktisur në masën 100%

  3. Në vitin 2017, rezultojnë 846 fshatra të boshatisur në masën 50-70%

  4. Në vitin 2017, rezultojnë 754 fshatra të mbetur me 7-10% të banorëve/Pamfleti

Po “firojmë” si popull, po shkretohemi si zona banimi, shifrat tornditëse nga “arratija” në vitet 2001-2017 Read More »