Politike

“Halabak, nuk jam marrë as me gruan as me motrën tënde”, çfarë nuk u pa nga politika këtë javë (Video)

Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Javë” ka mbledhur disa nga momentet më gazmore të kësaj jave të nxehtë politike me akuza e debate të nxehta.

Një moment pikant është kur në të dalë të parlamentit teksa kreu i grupit të PS, Taulant Balla fliste për gazetarët ndërkohë që kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, i qëndronte mbrapa për t’i marrë fjalën. “Më vjen shumë keq që gruaja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin,” thotë Balla. Më pas Kryemadhi duke i rënë në shpatulla i thotë: “Taulant s’jam marrë as me gruan as me motrën tënde”.

“Më pëlqen edukata juaj, zonja e Parë e Republikës” i kthehet sërish Balla. “Edukata ime është shumë e mirë. Po mos u merr me çështje familjare se s’e dimë s’i dalim pastaj. Nuk të shpëton Edi Rama dhe nuk bëhesh dot ministër i Brendhsëm t’i zësh vendin Fatmir Xhafajt,” thotë Kryemadhi.

Momente të nxehta debati ka pasur dhe në një prej komisioneve, ku deputeti i PD, Klevis Balliu thotë pa pushim: “Ju e bëtë kryetar të PS në Has atë ça e ka emrin, e bëtë, e bëtë, e bëtë” si për t’i drejtuar fajin me gishtin e tij tregues.

Teksa kreu i Kuvendit i ndërpriste fjalën kryetarit të PD, Lulzim Basha, ky i fundit nuk i ndalte fjalimet e tij me lidhje LIVE në Facebook. Nga ana teknike e ndihmon deputetja Albana Vokshi, që i mban celularin. “Kthehu, këtu këtu këtu”, dëgjohet të thotë ajo.

Gjithashtu nuk mungoi një kruajtje veshi nga aana e kreut të grupit të LSI, Petrit Vasili në seancën parlamentare.

“Legen je ti, rrugaç ordiner, që i ndërpret fjalën,” i thotë Fidel Ylli deputetit demokrat Luciano Boçi në komision.

“Halabak, nuk jam marrë as me gruan as me motrën tënde”, çfarë nuk u pa nga politika këtë javë (Video) Read More »

“Dardha e ka bishtin pas”/ E zbulon Rama, pasuria nuk do të “djegë” vetëm politikanët dhe njerëzit e drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e llogaridhënies këtë herë me qytetarët e Lushnjes. Ndërsa komentoi vettingun për gjyqtarët dhe prokurorët, Rama u shpreh se reforma nuk do të ndalet me kaq.

“Një pjesë e ankesave që kemi marrë lidhet me proceset gjyqësore dhe kjo është arsyeja pse ne po shtyhemi fortë për të bërë reformën në drejtësi për të pastruar sistemin nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Një pjesë e tyre përjashtohen për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, por mos mendoni se do të mbarojë këtu, por dua të kujtoj se “dardha e ka bishtin pas”. Reforma do të merret me të gjithë, politikanë e biznesmenë”, tha Rama.

Sa i përket punësimit, Rama tha se është një nevojë e madhe që papunësia vazhdon të jetë një problem, por ne jemi në një proces dhe vetëm nga zyrat e punës synojmë që deri në fund të vitit të kemi më shumë se 25 mijë vende të reja pune.

“Dardha e ka bishtin pas”/ E zbulon Rama, pasuria nuk do të “djegë” vetëm politikanët dhe njerëzit e drejtësisë Read More »

Zbulohet “baza ilegale”, ku mblidhen udhëheqësit e opozitës, që po luftojnë për të shpëtuar shqiptarët nga varfëria

Shtabi “anti-Veting”
Krerët e “shtabit” udhëheqës të opozitës, kanë braktisur jo vetëm zyrat por edhe selitë e partive e stolin e takimit në lulishte, qysh prej ditës kur Luli zbuloi se… përgjohej Luli.

Opozita funksinin sipas një pakti mirëkuptimi, që kur mungon Luli drejtohet nga Mona dhe kur Monës i thonë të “qep gojën”, drejtohet nga Luli. Por që aksioni i tyre “anti-Veting” të ecë mbarë e të finalizohet me sukses, duhet shumë kujdes, mbasi kundërshtari mund të zbuloi lëvizjet, takimet, programin dhe skemën e tyre, rrezik që kërkon kujdes për të mos rënë në kurthin e përgjimeve.

Sipas informacionit të fundit, thuhet se krerët e 3 “grupeve komuniste” të opozitës, kanë vendosur të ndryshojnë bazat e takimeve të punës dhe pseudonimet, me të cilët komunikojnë në telefon. Luli thirret me pseudonimin “Djathi Bebe”, Mona thirret me pseudonimin “Luleshtrydhja Bio”, Fatmir Mediu thirret me pseudonimin “Serenata ime”, Jemin Gjana thirret me pseudonimin “Vogëlushi”, ndëra Ylli Manjani thirret me pseudonimin “Sanduiçi”.

Bazat e takimeve të tyre, ndryshojnë çdo javë për efekt sigurie, sa herë që i njofton “komandanti i përgjithshëm” Sali Berisha, i cili e drejton aksionin “Anti-Veting” nga “Kasollja e Galigatit”, nëpërmjet lidhjes me “Qytetarin dixhital”!

Një burim që nuk i ka përgjuar, por i ka parë krejt rastësisht krërët e “grupeve komuniste” të opozitës Lulin, Monën, Faten, Mangjanin e Gjanën, duke hyrë në bazën e re ilegale të veshur si punonjës të pastrimit të pusetave, publikon edhe një fotografi nga takimi i tyre në këtë bazë.

Zbulohet “baza ilegale”, ku mblidhen udhëheqësit e opozitës, që po luftojnë për të shpëtuar shqiptarët nga varfëria Read More »

Te rejat tronditëse që Donald Lu solli nga SHBA prodhojnë “furtunë” në Tiranë

Ambasadori amerikan Donald Lu është sulmuar sërish nga qarqe pranë Berishës, pikërisht pas kthimit nga SHBA.

Lu-ja ka qenë në Uashington i thirrur nga Sekretari i ri i Shtetit Mike Pompeo, ku është folur mbi rolin e shtuar amerikan në Ballkan dhe Tiranë.

Pas kthimit, ambasadori i SHBA-së, ka takuar Fatmir Xhafajn dhe ka kërkuar që të kapen “peshqit e Medhenj” që sipas tij janë harruar nga policia.

“Kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”,theksoi Lu në postimin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Facebook.
Pikërisht pas këtij postimi, sot qarqe fare pranë familjes “Berisha” kanë intensifikuar luftën ndaj ambasadorit amerikan.

Duke përdorur lojën e mbështetjes së Trump, por duke sulmuar Lu-në, shkrimi që duket është shkruar nga vetë ish-kryeministri, vijon diversionin bajat që po zgjat prej 3 vitesh.

“A do të heshtë përsëri apo do të reagojë ambasadori Lu në një situatë të ngjashme me atë kur Rama e cilësoi presidentin e vendit të tij Donald Trump si “turpin e njerëzimit”?
A do të vazhdojë në të ardhmen ambasadori Lu të mbështesë politikat e majta, dhe politikanë të ish-partive komuniste të ngjashëm me Fatmir Xhafajn e Gramoz Rucin, gjë për të cilën u stigmatizua nga Judicial Watch dhe 6 senatorët republikanë?”, shkruan komenti i qarqeve pranë Berishës ndaj Donald Lu-në.

Kishte mbi dy muaj që po zbatohej një “armëpushim” nga klanet e Berishës dhe Metës ndaj Donald Lu-së, sidomos pas lajmit që ambasadori amerikan në Tiranë është emëruar në një vend kyç, Kirgistan, pikërisht në portat e Rusisë së Putinit.

Por kthimi i Lu-së nga Uashingtoni dhe përforcimi i “kapjes së peshqve të mëdhenj” ka trazuar ujrat sërish, pasi tashmë duket se nuk ka më alibi nga një tërheqje e administratës Trump.
Madje, disa ditë më parë, në ambasadën e SHBA-së në Tiranë Xhafaj dekoroi Jan Hiemstra, një oficer amerikan që është këshilltar i policisë shqiptare në luftën ndaj korrupsionit.

Ceremonia, ku mori pjesë numri dy i ambasadës, Rajan Roberts, u bë jo pa qëllim me mungesën e Lu-së, i cili ndodhej në Uashington, ishte një demonstrim i qartë që SHBA nuk është tërhur asnjë centimetër, madje po përparon edhe më shumë…Pamfleti

Te rejat tronditëse që Donald Lu solli nga SHBA prodhojnë “furtunë” në Tiranë Read More »

Basha vodhi 230 milionë euro të “Rrugës së Kombit”, shpëtoi nga burgu me raporte mjekësore. Kosova hetim vetëm për 53 milion euro, rrezikon qeveria

Jemi shqiptarë, por jemi në dy shtete në Shqipëri dhe Kosovë duke prezantuar dhe dy mentalitete në qasjen ndaj ligjit dhe ndëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Nëse në Kosovë shoqëria civile dhe drejtësia vihen në lëvizje dhe për një abuzim sado të vogël me paratë e shtetit, në Shqipëri as që bëhet fjalë të lëvizë b***thën shoqëria civile apo të ndërhyjë drejtësia.

Ndonëse janë vjedhur miliona euro nga zyrtarë të lartë shqiptarë dhe për këtë ka dosje pas dosjeje të kopsitur mirë nga organet ligjzbatuese shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë.

Paralelet e frikshme mund të bëhen në rastin e Rrugës së Kombit, nga pjesa shqiptare dhe në atë në territorin e Kosovës, me shpenzime të ndryshme, si dhe me cilësi po të ndryshme.

Ku gjithnjë përsa i përket mungesës së cilësisë dhe sasisë së shpenzimit, shqiptarët e Shqipërisë janë të parët.

Nëse Lulzim Basha ish ministër i Transporteve dhe aktualisht kryetar i opozitës shqiptare vodhi 230 milionë euro të rrugës së Kombit dhe i shpëtoi burgut me raporte mjekësore e procedurë, në Kosovë për 53 milionë euro fillon hetimi dhe ta masin “kokën me spango”, duke rrezikuar madje dhe qeverinë që të rrëzohet.

Më konkretisht, shoqëria civile i është drejtuar sot, përmes një letre, institucionit të lartë të hetimit, duke i kërkuar të hetojë lidhur me “humbjen” e 53 milionë eurove të nxjerra nga buxheti i shtetit më të varfër në Ballkan për t’ia dhënë kompanisë “Bechtel Enka”.

Në përgjigje, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi ka paralajmëruar nisjen e hetimeve nëse gjenden dyshimet e bazuara se janë kryer shkelje në rastin e “Bechtel Enkas”, së cilës Qeveria e Kosovës ia dha para disa ditësh 53 milionë euro.

Kjo shumë e parave të ndara për këtë kompani ka ngritur reagime nga shoqëria civile por edhe nga spektri politik e cila erdhi si pasojë e mos përmbushjes të detyrimeve të kontratës nga ana e qeverisë së Kosovës.

Shoqëria civile i është drejtuar sot kryeprokurorit Aleksander Lumezi përmes një letre, duke i kërkuar atij të marrë masa për humbjen e 53 milionëve nga buxheti i shtetit, dhënë kompanisë “Bechtel Enka”.

Sipas tyre, zhvatja e 53 milionë eurove ka adresën e institucioneve, ka vendimet e marra nga këto institucione dhe dokumentet përkatëse (kontrata specifike) të cilat shumë lehtë mund të tregojnë emrat e përgjegjësve ligjore për këtë plaçkitje të pasurisë publike.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka thënë të premten për gazetën “Express” se Prokurori ne bashkëpunim me task forcën speciale nuk e ka pritur letrën e shoqërisë civile, por sqaron se ka nisur grumbullimi i informatave për të gjetur nëse ka shkelje.

“Por disa ditë më herët ka filluar grumbullimin e te dhënave dhe informatave te nevojshme për të vërtetuar a ekziston dyshimi i bazuar se është kryer ndonjë vepër penale për të cilën ndjekja ndermirët sipas detyrës zyrtare”, ka bërë të ditur Lumezi.

Në skandalin e 53 milionëve, ish ministri Pal Lekaj dhe ish ministri i Infrastukturës Lutfi Zharku e kanë akuzuar njëri tjetrin për situatën e krijuar rreth kësaj shume të parave që i kushtoi buxhetit të shtetit.

Pavarësisht kësaj, “Bechtel-Enka” pikërisht ditën e sotme i ka futur 53 milionë euro në xhep, dhe e ka falënderuar Qeverinë për këtë. Por arsyetimi i kryeministrit Haradinaj ka qenë i çuditshëm.

Sipas “Express”-it kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot në Kuvend se kontrata dhe vendimi për alokimin e 53 milionë eurove kompanisë “Bechtel-Enka” ka qenë i domosdoshëm, për t’i ikur Arbitrazhit dhe dëmit më të madh.

“Nuk kemi pas çare pa ia pagu paret, sepse i kemi gjet pa pagu 14 milionë që Qeveria e kaluar i ka lënë qaty. Dhe nga ky borxh është krijuar 53 milionëshi”, ka thënë Haradinaj./Pamfleti

Basha vodhi 230 milionë euro të “Rrugës së Kombit”, shpëtoi nga burgu me raporte mjekësore. Kosova hetim vetëm për 53 milion euro, rrezikon qeveria Read More »

Fatmir Xhafaj në Kroaci, zbardhet takimi me Bozhinoviç. Çfarë garancie mori ministri shqiptar nga homologu i tij?

Me ftesë të homologut Davor Bozhinoviç, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë në Kroaci.

U konfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes 2 vendeve dhe përveç kësaj edhe angazhimi i Kroacisë për të mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE.

Ministrat e Brendshëm ndër të tjera diskutuan dhe ranë dakord mbi problematikën e menaxhimit të flukseve migratore, duke theksuar se në kushtet aktuale BE-ja duhet të ndihmojë më shumë vendet e rajonit.

Përveç se bëri një përmbledhje të reformave, Vettingut në Polici, krimit të organizuar etj, ministri i Brendshëm shqiptar gjatë konferences së përbashkët për shtyp me homologun e tij ai konfirmoi interesin dhe angazhimin për projekte të përbashkëta rajonale për menaxhimin e sezonit turistik.

Ministri Xhafaj mori garancitë për mbështetjen pa kushte të Kroacisë në procesin e hapjes së negociatave me BE.

Takimi nga të dy palët u vlerësua si shumë i suksesshëm dhe frytdhënës.

Në fund, Ministri Xhafaj e ftoi homologun Bozhinoviç për një vizitë në Tiranë për të konkretizuar më tej projektet e bashkëpunimit mes dy qeverive.

Fatmir Xhafaj në Kroaci, zbardhet takimi me Bozhinoviç. Çfarë garancie mori ministri shqiptar nga homologu i tij? Read More »

”Ke vrarë njerëz karagjoz, mos fol nga vendi dhe mos bëj trimin me mua. Qepe gojën”, çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend

Ditën e enjte seanca parlamentare është pushtuar sërish nga tensioned he debate të shumta, ku kryetari i PD-së, Lulzim Basha bllokoi foltoren duke mos lënë ansnjë deputet të fliste. Ai kërkoi që të paraqiteshin në Kuvend,  Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm , Fatmir Xhafaj. Në seancë erdhi vetëm Rama, i cili u paraqit pas 3 herë ndërprerjesh.

Menjëherë sapo zuri karrigen e tij, ai filloi të bisedonte me ministrin për Diasporën, Pandeli Majko , por kjo gjë nuk mbeti pa u komentuar nga Sali Berisha.  Mos u fshih pas Pandeliut”, iu drejtua Berisha Ramës, por ai iu përgjigj: “Çfarë thua??!”. Ndërkohë që Basha e përmendi Ramën, ky i fundit e përshëndeti si ushtarak.

Nga ana tjetër kryedemokrati e cilësoi Prokuroren e Përkohshme, Arta Marku si ‘’Spidi Gonzales’’, ku sipas Bashës ajo fshehu brenda 24 orëve vëllain e ministrit Xhafaj.

SHERRI NË PARLAMENT

(Raporton në Parlament drejtori i AMA-s, Gentian Salaj)

Sali Berisha: Ka pasur shkelje monstruoze nga mediat gjatë fushatës elektorale, por asnjë masë nuk mori kreu i AMA-s nga neveria që krijon Kryeministri i tij nga mëngjesi deri në darkë, duke tejkaluar edhe Venezuelën dhe çdo lider tjetër. Ai llomotit nga mëngjesi deri darkë në media dhe ky institucion është shndërruar në vasal të tij. Ç’na i nxjerr këtu këta? Apo për t’u shpëlarë. Këta janë simbole korrupsioni të një regjimi, i cili po e largon Shqipërinë çdo ditë nga Europa.

Gramoz Ruçi: Zoti Berisha, kemi të bëjmë më një raport të vjetër të AMA-s.

Sali Berisha:Ça zoti Berisha. Nuk ka të drejtë të dalë fare këtu.

Gramoz Ruçi: Ai është kryetari i Autoritetit.

Sali Berisha: Ai është kryetari i Ramës, jo i Autoritetit.

Taulant Balla: Po e ka votuar dhe opozita atë..

Gramoz Ruçi: Është kryetar i zgjedhur nga ky Parlament.

Sali Berisha: Nga narko-parlamenti… I zgjedhur nga narko-maxhoranca…

Edmond Spaho: Tashmë dhe Presidenti i PPE-ve përcaktoi që Shqipërisë nuk do t’i jepet datë nëse nuk do të bëjë më shumë në drejtim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, më saktë e kishte nëse nuk do largohet Fatmir Xhafaj.

Taulant Balla: Të bëhemi bashkë për të lobuar në interes të Shqipërisë për të hapjen e negociatave. Edhe pse jeni shumë vonë, edhe pavarësisht përpjekjeve të kryetarit të opozitës për të qenë fshehurazi në korridoret e Bundestagut gjerman. Jam shumë i sigurt që brenda Bundestagut gjerman kemi mbështetjen e nevojshme në funksion të 28 qershorit, por edhe pas 28 qershorit.

Lulzim Basha: Të largohen sot dhe të çlirojnë Shqipërinë nga aleanca e krimit me pushtetin që është pengesa numër një për integrimin europian të vendit. Këtë shqetësim jua kanë shprehur fare qartë ditën e martë përfaqësuesit më të lartë gjermanë, përfaqësueses të Partisë Socialiste gjatë vizitës së saj në Bundestag.

Natyrisht më kanë informuar edhe mua. Jam informuar hollësisht për qëndrimet e Bundestagut, të Kancelarisë, të Elysee-së, të Binnenhof-it dhe të kancelarive të tjera europiane. Shumë më mirë se disa prej jush këtu natyrisht i painformuar nuk është as ai që nuk është dhe as ai tjetri aty. E dinë fare mirë se çfarë duhet të bëjnë. Ai (i drejtohet Fatmir Xhafajt) duhet të largohet një orë e më parë dhe ky tjetri (Ramës),duhet të marrë përgjegjësi. (I mbaron minutazhi, fiket mikrofoni)

Edi Paloka: Ooo hape zërin, është kryetari i opozitës.

Gramoz Ruçi: Ça ke që bërtet ti. Ça ke që bërtet? Zotëri mos e ngri zërin. E kërkoi fjalën për replikë.

Sali Berisha: S’ka kohë. Ka të drejtë të flasë deri në mëngjes.

Gramoz Ruçi: Vazhdoni dhe 3 minuta për procedurë.

Lulzim Basha: E vërteta është se këtë të hënë dhe të martë isha në Berlin, jo në vizitë klandestine siç bëni ju, as të paguar me milionat e drogës të kanabis – diplomacisë suaj, por i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend, 6 javë pas largimit të Edi Ramës nga Berlini, jo vetëm që s’ka shkuar drejt përmirësimit, por ka shkuar drejt përkeqësimit. Se Saimir Tahiri, ashtu siç paralajmëruam, u lirua si pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri dhe e njëjta skemë po ndiqet për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj.

Dhe se në këto kushte është e paimagjinueshme që Bundestagu apo cilido institucion tjetër europian, të rekomandojë atë që kemi kërkuar ju dhe ne. Hapjen e negociatave. Ju me pretendimin se Shqipëria e meriton për shkak të reformave që keni bërë dhe ne me fakte dhe argumente se pavarësisht që në vend të shkoni përpara, keni shkuar mbrapa në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit, luftën kundër korrupsionit. Hapja e negociatave është instrumenti i vetëm, i cili mund të garantojë presion maksimal ndaj bandës që qeveris sot pa ligj dhe pa Kushtetutë në këtë vend. Nuk do lemë asnjë të kakarisë këtu..

Erjon Braçe: Kakarisjet e tua… po shko ore…

Lulzim Basha: Kush po i pengon hapjen e negociatave? Çfarë duhet të bëjmë për të bindur Europën? Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave, por ky kryeministër është faktuar si pengesa kryesore për të hapur negociatat.

Erjon Braçe: Ti ke vrarë njerëz… karagjoz,

Lulzim Basha: Ti pusho, mos fol nga vendi, mos më bëj trimin mua! Qepe gojën…

Erjon Braçe: Ke varë njerëz, o debil, o karagjoz…

Lulzim Basha: Pusho ti, zari i bandave të Lushnjës, pusho… Zar, pusho!

Gramoz Ruçi: Mos flisni në emër të kancelarive të ndryshime europiane. Aq më tepër kur ato s’i keni të sakta. Se po flisni në emër të Gjermanisë, por, në dijeninë time, qeveria gjermane ka vendosur ta mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Erjon Braçe: Ai s’flet dot në emër të ekipit të tretë gjerman.

Lulzim Basha: Pa ardhur Xhafaj dhe Rama këtu, s’ka për të folur njeri…

Gramoz Ruçi: Bëni kërkesë me shkrim dhe unë do ta planifikoj siç janë rregullat. Në qoftë se do të vazhdoni skenarin tuaj për të krijuar anomali dhe të mbani peng sallën e Parlamentit, s’keni për ta realizuar.

Edi Paloka:Për ç’rregullore flet ti, more.. Duhen zbatuar ligjet dhe Kushtetuta njëherë, o Gramoz.

Gramoz Ruçi: Jeni lideri i opozitës, gjithmonë mendohuni që duhet zbatuar rregullorja e Kuvendit me qëllim që të ketë normalitet në Kuvend.

(Gramoz Ruçi ndërpret seancën)

Lulzim Basha: Brenda natës prokurori vendos të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij, por, natyrisht, Prokuroria e kishte marrë vesh personalisht nga Agron Xhafaj.

Brenda natës, prokurori vendos ekspertin, brenda natës, prokurori vendos të pranojë mostrat e zërit, brenda 24 orëve, vendos ta transferojë çështjen te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Spidi Gonzales, të gjitha këto u bënë për 24 orë. Për 24 orë Spidi Gonzales, Arta Marku, u vu në lëvizje sepse skenari kriminal i Edi Ramës parashikonte fshehjen jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt.

Më tej, Prokuroria “Rama-Xhafaj-Marku” transferoi materialet nga Prokuroria e Tiranës te Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila vetëm pasi u sigurua që Agroni ishte larguar nga Policia, ishte larguar nga Shqipëria me nderime policore vendosi të regjistronte procedim penal 4 ditë, pasi ishin publikuar materialet audio të hetimit gazetaresk.

Prokuroria “Rama-Xhafaj-Marku” dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi ky, Edi Rama, dhe ia dorëzoi të gatshme përmes Agron Xhafajt, dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi ky, Edi Rama, duke mos guxuar që ta zgjidhte ajo vetë laboratorin.

”Ke vrarë njerëz karagjoz, mos fol nga vendi dhe mos bëj trimin me mua. Qepe gojën”, çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend Read More »

Kryemadhi sulmon Ramën: Xhafaj ‘si prezervativ’, kam parë prova të forta kundër kryeministrit

Prej disa ditësh, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shfaqur qëndrim të ndryshëm nga ai i Lulzim Bashës në lidhje me akuzat që i bëhen Fatmir Xhafajt për të vëllain.

E pyetur a e ndan ajo përgjegjësinë në kohë dhe veprime, Kryemadhi u përgjigj:
“Këtu beteja nuk është thjesht për z.Xhafaj, pasi nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për veprimet që bën vëllai i tij”. shprehej kryetarja e LSI.

Kjo deklaratë e Monika Kryemadhit reflektoi diferencë qëndrimi nga Lulzim Basha për fajësinë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në raport me vëllain e tij, të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Diçka ndryshon në sqarimin e saj…

“Jo për çështjen e vëllait të tij nuk mendoj. Problemi është pastaj nëse do të veprojë ligji i antimafias… Unë jam në emision dhe nuk e di se çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Unë mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore nuk mund të mbaj. Nga ana tjetër, i vëllai i z.Xhafaj nuk ka përdorur institucionet e policisë së shtetit në funksion të veprimtarisë së tij”, u shpreh Kryemadhi.

Që nuk e sheh Xhafajn larg karriges së ministrit të Brendshëm e shprehu edhe në një konflikt para gazetarëve me socialistin, Taulant Balla.

Balla: Më vjen shumë keq që bashkëshortja e presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës.

Kryemadhi: Taulant s’jam marrë as me motrën tënde as me gruan tënde në rregull? Rri urtë! Nuk të shpëton Edi Rama. Edhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm, t’i zësh vendin Fatmir Xhafës.

Top Channel e pyeti Kryemadhin për deklaratat që publikisht tingëlluan hap mbrapa nga ato të kryetarit demokrat, sa i përket kërkesës së prerë për largimin e Fatmir Xhafajt. Por kryetarja e LSI-së e ndan përgjegjësinë në kohë dhe veprime.

“Fatmir Xhafaj nuk mban përgjegjësi se çka bërë vëllai i tij para 20 vjetëve, pavarësisht se ligjin  antimafia nuk e lejon zotin Xhafaj të jetë ministër i Brendshëm sot dhe për këtë duhet të reagojë sistemi. Dhe ana tjetër Fatmir Xhafaj mban përgjegjësi dhe ligjore dhe morale dhe politike dhe fizike, si të doni ju, në momentin që vëllai i tij ka përdorur të gjithë segmentet e Policisë së Shtetit”, shprehet ajo..
Bindjen se Xhafaj nuk largohet thotë se ia përforcon nevoja kryeministrit.

“Dhe mbajtja e zotit Xhafaj për shkak të pozicionit të vëllait të tij është po themi një lloj prezervativi që Rama e përdor për çështje të vëllait të tij, që nesër pasnesër do të shpërthejë shumë shpejt”, shprehet ajo.

Top Channel: Jeni e bindur për këtë?

Kryemadhi: Sigurisht që jam e bindur kam prova dhe i kam parë me sytë e mi. Nuk jam e autorizuar për t’i thënë sepse ka institucione ligjore jashtë Shqipërisë, të cilat po merren me to.

Prania e herëpashershme në Parlament madje dhe duke votuar e disa deputetëve të LSI edhe kur opozita braktis punimet, Kryemadhi tha se qëndrimet politike me PD janë unike, por LSI nuk bojkoton Parlamentin.

Kryemadhi sulmon Ramën: Xhafaj ‘si prezervativ’, kam parë prova të forta kundër kryeministrit Read More »