Politike

Politika, “biznesi” më fitimprurës që nuk njeh falimentim!

Shteti nuk ka për ata që jetojnë në mjerim, por ka për politikanët e tij, që ata t’i bëjë milionerë me rroga, me dieta, karburante e karta telefonike që i bëhet edhe një rrogë tjetër, dhe po t’i shtosh edhe ato që vjedhin e marrin si pa të keq nga bizneset që i lejojnë të mos paguajnë as taksa, as tatime etj., etj., kjo i bën që të kalojnë kufirin e të bëhen milionerë duke u marrë vetëm me atë që është “nëna” e tërë këtyre prapësive, politikës!
Shkruan Pandeli Bardhi

Me të drejtë thuhet që shkaktarët e kësaj gjendjeje në të cilën ndodhemi, është kjo politikë e mbrapshtë dhe kjo klasë politike pavarësisht nga ngjyrat. Politika, disa i ka bërë milionerë e shumicën tjetër i ka lënë në mjerim! Është krijuar një shtresë të pasurish, të cilët janë ata që janë bërë të tillë nëpërmjet politikës dhe atyre që politika u ka krijuar kushte si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, sekserë, pronarë mediash etj., etj. Edhe biznesmeni më i fuqishëm sikur të jetë, pasuria e tij, nuk do të mund të kalojë kurrë pasurinë e atyre që janë pasuruar nëpërmjet “biznesit” politik.

Kjo është e veçanta te ne. Nëqoftëse kudo në botë, me përjashtime të rralla, milionerët janë bërë të tillë nëpërmjet të ardhurave nga bizneset e tyre, tek ne milionerë janë bërë politikanët. Janë pikërisht krerët e politikës, ata që e kanë kthyer politikën në “alergji” për shumicën e qytetarëve dhe në pasuri përrallore për një pakicë që futen në politikë vetëm e vetëm për ta kthyer politikën në pasuri për vete dhe në “punësim” për të papunët.

Të papunët mbushin kafenetë dhe gjithë ditën “punësohen” në politikë, ndërsa pensionistët e kanë kryefjalën e ditës qysh pa zbardhur dita e deri në orët e vona të natës. Të gjithë “përtypin” politikë por jo të gjithë ia ndiejnë shijen. Politika dihet tashmë që nuk është as profesion dhe nuk kërkon as shumë mund e as shumë mend. Ajo nuk kërkon as diplomë dhe as specializim. Ajo, nëpërmjet “specialistëve” politikanë dhe sekserëve të tyre sekserë, gazetarë etj., etj., shërben si “papunësi” për shumicën që nuk kanë me çfarë të merren dhe “punësim” për ata që e kanë biznesin e tyre.

Tërë të këqijat e këtij sistemi që kemi ndërtuar mbrapsht, si skandalet që ndodhin njëri pas tjetrit dhe që tek ne ndodhin me shumicë krimet, ngërçet etj., etj., nga politikanët shfrytëzohen me mjeshtëri si “armë” në duart e tyre për të luftuar kundërshtarin si shkaktarët kryesorë… Edhe kur nuk ndodhin skandale, nga politikanët sajohen për t’u marrë me punë.

Është shumë e lehtë të hysh në politikë, por është shumë e vështirë që këtë “biznes” ta drejtosh atje ku duhet, në atë që të të sjellë të ardhura të pallogaritshme, siç edhe i ka sjellë politikanëve tanë. Kur them që është shumë e lehtë të hysh në politikë dhe që nuk kërkon shumë mund, është fakti që nuk kërkon as diplomë shkolle, as dëshmi penaliteti, as kurse kualifikimi, as specializim, as, as…

Kur them që është e vështirë, vështirësia qëndron në atë që politikën të mos e trajtosh si një punë “pa bukë”. Të gjithë merren me politikë, por jo të gjithë janë të shkathët, që t’i futen asaj e ta kthejnë në një “burim” të pashtershëm të ardhurash. Është e vështirë që të dish ta vërtitësh e ta rregullosh me kryetarin e partisë, apo të tjerë që kanë në dorë.

Vështirësia për këtë qëndron në atë që duhet të kesh jo pak para dhe të mos tregohesh “cingun” por jepi dhe mos u kurse për kryetarin e partisë sepse ai është “guri i themelit”, ai është “strumbullari” rreth të cilit vërtiten të gjithë “satelitët”! Vetëm politika është ajo që bën paranë “të pjellë para” sepse bizneset, qofshin ato të vogla apo të mëdha, paraja nuk i qarkullon dhe mallrat i kanë mbetur stoqe! A ka dëgjuar kush deri më sot që dikush ka ikur nga politika e ka shkuar në profesionin e tij? Askush, përjashtuar ata që janë larguar nga kryetari apo kanë bërë ndonjë “zullum”!

Por nuk është kështu për ata profesionistë që janë diplomuar në specialitete të ndryshme si inxhinierë, mjekë, profesorë, veterinerë, agronomë, avokatë, gjyqtarë, prokurorë, etj., etj. Të gjithë i “dorëzojnë “ diplomat dhe shkojnë në një vend pune që jo vetëm nuk duhet diplomë, por edhe paratë i marrin me grushta! Edhe me krime të jesh marrë, edhe me trafiqe, edhe me korrupsion, këto nuk merren parasysh. Në politikë, edhe këta “punësohen”! Pse? Sepse vetëm atje i ka “në dorë” të gjithë, edhe qytetarët, edhe biznesmenët, edhe pasuritë e tyre e gjithçka, do të kalojë nëpër atë “sitë”! Atje është e ardhmja, atje janë milionat, atje është jeta, atje.

Ka edhe një vështirësi tjetër, ajo e cila kërkon të jesh mashtrues, të jesh gënjeshtar. “Vështirësia” më e madhe e politikanëve që zotërojnë mirë “artin e të mashtruarit” është një muaj para zgjedhjeve, e cila do të bëhet një herë në çdo dy vjet, për zgjedhjet vendore dhe ato të përgjithshme. Më pas, për ata që zgjidhen, mbaron çdo gjë. Harrojnë të gjitha premtimet që i kanë bërë elektoratit dhe i futen rrugës “pa mbarim” të akuzave, shpifjeve, ngërçeve, baltosjeve etj., etj., dhe nuk u del koha për të shkuar edhe njëherë të vetme pranë votuesve të tij.

Këto “vështirësi” nuk janë të papërballueshme, përkundrazi janë vështirësi që kalohen me shumë lehtësi. Por a e bëjnë këtë, ata që kanë një grimë “namuz”? Jo, nuk e bëjnë dot, prandaj do të vuajnë e do të enden rrugëve. Ka ardhur koha që nuk duhen dije, nuk duhen diploma, nuk duhen njerëz të ditur. Përkundrazi, o sot o kurrë, duhen njerëz që diploma nuk u hyn fare në punë. E pse atë të mos e blejnë me para?

Le të jetë ajo e të qëndrojë në ndonjë qoshe të bufesë sepse “bukë” nuk kërkon! Kush janë ata që kanë mbetur rrugëve? Rrugëve kanë mbetur njerëzit e dijes dhe librat, ose “shkruesit” dhe të “shkruarat”, ato që vlejnë, ato që i duhen shoqërisë, por…

Mjafton edhe një katërvjecar i vetëm dhe politikani deputet apo ministër i ka të siguruar të ardhurat për gjithë jetën është apo nuk është më deputet. Privilegjet vazhdojnë edhe në të ardhmen, edhe në pagë, por edhe në trajtim sepse ka qenë “ish”! Këta do të punësohen për të “ndihmuar” pagën e tyre. Këta do të trajtohen mirë, pavarësisht se nuk janë as “është” as “ish”! Kjo i mbulon të gjitha, edhe sikur të mos ketë diplomë, edhe sikur të mos ketë aftësi mjafton të jetë marrë me politikë edhe sikur të mos ketë hapur fare gojën në parlament. A i kanë prerë ndokujt rrogën që nuk ka shkuar në parlament apo që nuk e ka hapur një herë gojën e të thotë “Buall” në parlament?

Jo, jo, edhe ai që vetëm shan e shpif gjithë ditën, edhe ai që trillon e dërdëllit “kodra pas bregut” siç thotë TV Shijaku, njësoj e marrin rrogën. Po ku gjen më mirë që edhe po të mos e vrasësh fare mendjen, e të mos bësh asnjë punë dhe të kesh gjithë ato privilegje që nuk i ka asnjë biznesmen që i vete “festja” vërdallë gjithë ditën? Është një biznesmen në Devoll, një Riza Shaholli. Ai ditë e natë, bashkë me familjen e tij qëndron në punë duke i bërë një shërbim të madh më shumë se pesëqind familjeve, por edhe shtetit nëpërmjet biznesit të tij, mbledhjeve grumbullimit dhe përpunimit të bimëve medicinale.

Rizain, është e pamundur që ta takosh sepse ai është puntor si gjithë të tjerët dhe përveç urimeve që merr nga familjet që i ndihmon me të ardhurat që ai i punëson, nuk është as milioner e as miliarder. Që të bëhesh i tillë, duhet të jesh politikan i lartë, jo biznesmen që ndihmon dhjetra familje në nevojë nëpërmjet punësimit të tyre. Kohët e fundit, nëpërmjet kultivimit të çajit ka punësuar edhe dhjetra familje të tjera sidomos për kohën e verës.

E megjithatë, ai mbetet një bamirës “fukara sepse ato pak të ardhura që ka, i ka me djersën e tij e të familjes së tij. Përveç kësaj, ai duhet të mendojë edhe për shtetarët që venë e ikin dhe “kujdesen” për biznesin e tij. “Me një rrogë shteti është e pamundur të kalosh muajin”, thuhet. Kjo është e vërtetë, por ama vetëm për punonjësit e administratës, për ata punonjës që punësohen në shtet nga halli dhe jo për “VIP-at. Krerët e politikës kanë edhe sekserët, avokatët dhe gazetarët e tyre që ditë e natë “drogojnë” qytetarët me skandale të njëpasnjëshme.

Përveç asaj që po “lemerisen” njerëzit është edhe kjo një mënyrë e mirë për të larguar vëmendjen nga hallet e tjera që kanë qytetarët, që ka vendi, i cili përditë e më shumë po braktiset. Një palo gazetar paguhet dyzet e pesë milionë. Dikush do të thotë që në fund të fundit ai është një televizion privat. Dakord. Po si e lejon ky televizion të paguajë një shumë marramendëse për një të tillë “kokë të madhe” në pamje, por jo në brendësi?

Pse kjo media vizive të mos mendojë pak për ata fëmijë që luftojnë me vdekjen, që për një operacion të thjeshtë dergjen gjithë jetën të sëmurë dhe bëjnë apel për ndihmë? Disa emisione investigative, më shumë bëjnë humor me fatkeqësinë e të tjerëve se sa japin kontribut për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. I përsëritin e i stërpërsëritin disa herë kur disa familjeve në nevojë që ata “zbulojnë”, u çojnë disa pako makarona, e sheqer dhe milionat ja japin ca gazetarëve që janë bërë në ekranet e televizioneve si “burri i dytë i nënës”!

Po pse vallë, vetëm ato familje që zbulojnë kronikat televizive jetojnë në kushte të mjerueshme!? Përkundrazi, të tillë janë me mijëra. Të gjithë i mbajnë sytë nga shteti. Ta lëmë mënjanë shtetin. Shtetin nuk mund ta “tundin” dot hallexhinjtë që janë shumë, por që nuk kanë gjë në dorë. Shteti i hedh sytë tek ata që kanë shuma, tek ata që janë “themeli” i shtetit!

Shteti nuk ka për ata që jetojnë në mjerim, por ka për politikanët e tij, që ata t’i bëjë milionerë me rroga, me dieta, karburante e karta telefonike që i bëhet edhe një rrogë tjetër, dhe po t’i shtosh edhe ato që vjedhin e marrin si pa të keq nga bizneset që i lejojnë të mos paguajnë as taksa, as tatime etj., etj., kjo i bën që të kalojnë kufirin e të bëhen milionerë duke u marrë vetëm me atë që është “nëna” e tërë këtyre prapësive, politikës!

Politika, “biznesi” më fitimprurës që nuk njeh falimentim! Read More »

”E shikon sa mirë është andej nga BE-ja, merr shembull”, Rama i kthehet komentueses

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama është shprehur se asnjë produkt bujqëor shqiptar që është eksportuar në vendet e BE-së nuk rezultoi mbi normën e lejuar të mbetjeve kimikenë hapësirën europiane.

Të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve në adresë të kryeministrit lidhur me këtë çështje.

”E shikon sa mirë është andej nga BE-ja, merr shembull”, Rama i kthehet komentueses Read More »

Rama dorëzon hartën e detit me Greqinë; tërbohet Erdogan

Mbyllen bisedimet me Greqinë. Grupi negociator i Ministërisë së Jashtme i ka dorëzuar Ditmir Bushatit hartën finale të negociatave për ndarjen e detit. Mësohet se Athina ka dalë e kënaqur nga këta bisedime por ende nuk dihet zyrtarisht çfarë është ndarë.

Dalja e Athinës e kënaqur mësohet se ka acaruar Erdoganin, i cili i ka dërguar mesazhe të forta Edi Ramës. Sipas gjasave kryeministri shqiptar, për të ulur nervat e presidentit turk bëri dhe intervistën në Anadolu ku e konsideroi Erdoganin si model politik.

Këtë shqetësim të Ankarasë e përcjell edhe diplomati Shaban Murati, libri i të cilit për paktin detar u financua nga turqit. Nëse Shqipëria diskuton me Greqinë Detin Territorial shqiptar, pra ujrat territorial shqiptare, ajo i kundërvihet Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të 15 prillit 2010, i cili rrëzoi si antikushtetuese marrëveshjen e detit të vitit 2009 midis dy qeverive për shkak se kishte objekt tratativash ujrat territoriale shqiptare.

Epitetet e tjera vendosini vetë lirisht”, shkruan Murati./Pamfleti

Rama dorëzon hartën e detit me Greqinë; tërbohet Erdogan Read More »

Pakti PD-PS, LSI rrezikon “shkrirjen”

Konsensusi mes PD dhe PS sa i takon reformës zgjedhore  duket se ka futur në panik  LSI-në. Kjo për faktin se ndryshimi i sistemit zgjedhor mund të  shkaktonte një goditje për LSI-në , e cila gjatë këtyre dy viteve të fundit ka mbledhur një numër të konsiderueshëm deputetësh në Parlament.

Madje LSI nga frika e ndryshimit të sistemit ka shprehur rezerva  edhe në vitin 2015 , ku ish kryetari i kësaj force politike , Ilir Meta si dhe eksponentë të ndryshëm  u shprehën kundër  dosjes së një sistemi zgjedhor “Prim”. Kjo sepse nëse PD dhe PS vendosin një sistem të tillë ato m nd të asimilojnë totalisht LSI-në,  për faktin se  ky sistem nxjerr jashtë loje partitë e vogla.

PS dhe PD kanë filluar nga puna për ndryshimin e reformës zgjedhore  dhe deputetët e të dyja forcave  janë rreshtuar krah njëri-tjetrit dhe kanë kërkuar që kjo reformë të çohet deri në fund.

Pakti PD-PS, LSI rrezikon “shkrirjen” Read More »

Zbardhet takimi Rama- Meta, çështjet e rëndësishme që u diskutuan

Kryeministri Edi Rama ka takuar pasditen e sotme, Presidentin Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit.

Mësohet se takimi është zhvilluar rreth orës 19:00 të mbrëmjes së të mërkurës dhe ka zgjatur 30 minuta.
Sipas burimeve raportohet se në fokus të bisedës ishin çështja e “Detit” me Greqinë dhe hapja e negociatave për Bashkimin Europian.

Takimi mes dy krerëve të lartë të shtetit ka ndodhur jashtë vëmendjes së mediave.

Zbardhet takimi Rama- Meta, çështjet e rëndësishme që u diskutuan Read More »

Të pathënat e mesazhit të Saimir Tahirit: kë do të rrëzojë ish-ministri në PS?

Ka kaluar në heshtje mesazhi i djeshëm i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me rastin e 27- vjetorit të Partisë Socialiste.

Pak u komentua, megjithëse ai mesazh ishte një sinjal i qartë politik dhe pa ndonjë kodim shumë të komplikuar. “Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot. Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.

Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastrehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes”, theksonte Tahiri

Një mesazh më i qartë sa më s’bëhet” i ish-ministrit të Brendshëm vetëm se ka shpallur aksionin e radhës politik: Do të udhëheqë të gjithë ata që e ndjejnë veten të shmangur nga kasta e sotme e qeverisjes së Edi Ramës brenda PS-së. Dhe nuk janë pak, por sesa seriozisht dhe sa forcë do të ketë Tahiri, këtë do ta tregojë koha…Pamfleti

Të pathënat e mesazhit të Saimir Tahirit: kë do të rrëzojë ish-ministri në PS? Read More »

Kotzias urdhër Ramës dhe Bushatit: Nuk ka pushime këtë verë, mbarojmë marrëveshjen

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka thënë se brenda verës duhet të zgjidhen problemet me Shqipërinë ose nuk do të ketë pushime.

Kjo deklaratë është bërë në një kohë kur Kotzias është takuar në Moskë me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, ku është shprehur mjaft entuziast për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë.

“Së shpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë. Ndodhemi në procesin e zgjidhjes së problemeve që rezultojnë se janë pa zgjidhje prej 70 vjetësh. Para se të shkoj me pushime besoj se do të jenë zgjidhur, në të kundërt nuk do të ketë pushime”- tha ai.

Kotzias urdhër Ramës dhe Bushatit: Nuk ka pushime këtë verë, mbarojmë marrëveshjen Read More »

Spartak Ngjela: Le t’i bien këmbës që të tre këta, ja çfarë ndodh pas 28 Qershorit

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, e ka shqetësuar të gjithë korrupsionin kryeministror shqiptar. Të gjithë sipas mënyrës së vet, shkojnë e vinë nga Europa Perëndimore, se duan të shtyjnë negociatat, por e kanë të kotë.

Shkruan Spartak Ngjela

I.
Saliu vjen vërdallë me mpakje të vazhdueshme trupore se është i kapur dhe është në ankth. Basha sorrollatët nëpër vendet e Bashkimit Europian si i “merakosur” për gjendjen kriminale dhe të korruptuar të qeverisë shqiptare, gjë që, sipas tij, nuk mund ta lejojë Shqipërinë që të hapë negociatat. Rama shkon deri në Francë me gjithë Vuçiçin e Serbisë që të bindë presidentin francez që Franca të votojë kundër Shqipërisë, por me një takt kaq të trashë, se francezët kishin qëshur me këtë kaqol që është në hall.

Kurse politika e lartë perendimore po qesh me të tre këta; sepse ua di hallin. Janë të tre të korruptuar dhe i kap rëndshëm Reforma në Drejtësi. Ky është halli i tyre, dhe prandaj që duan t’a shtyjnë hapjen e negociatave.

Edhe amerikanët, por edhe gjermanët po qeshin ndërkohë e po tallen me këta fakirë që kanë vjedhur shqiptarët, por nuk kanë ditur të fashehin gjënë e vjedhur. Le t’i bien këmbës që të tre këta, dhe të tridhjetë ata të tjerët që vijnë pas tyre me merakun e gjësë së vjedhur. Dhe, kot lodheni, o të mjerë, negociatat do të çelen në 28 qershor, sepse nëse nuk çelën këto negociata, në Shqipëri do të vijojë të sundojë krimi. Kurse ju, pas hapjes se negociatave do ta dorëzoni patjetër gjënë e vjedhur.

ll.
Po këta vjedhësit tanë të korrupsioneve kryeministrorë, janë kaq të mangët nga intelekti, se nuk e kuptojnë dot që politika e lartë amërikane dhe gjermane, e strukturoi Reformën shqiptare në Drejtësi pikërisht se e dinte që këtë Reformë do të vinte e ta implementonte pikërisht kjo politikë ndërkombëtare, pas hapjes së negociatave.

Kjo është arsyeja që negociatat janë të hapura që tani; dhe kjo është arsyeja që vota e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian do të jetë e plotë, sepse nuk votohet gjendja aktuale e Shqipërisë së korruptuar, por votohet gjendja e Shqipërisë si reformë, dhe këtë reformë, pas çeljes së negociatave, sigurisht që do ta drejtojë politika amerikane dhe politika gjermane.

E pra, kundër kësaj politike do të votoje anëtarësia e bashkimit Eurropian? Kjo nuk mund të ndodhë; kurse vijimi i Reformës sigurisht që është qëllimi kryesor i çeljes së negociatave. Politika amerikane dhe ajo gjermane që po e drejton drejtpërsëdrejti këtë reformë, kanë marrë kushtetutën shqiptare; prandaj, ku e gjejnë arsyen për të pasur shpresë të korruptuarit e Shqipërisë?

lll.
Menjëherë pas çeljes së negociatave, në Shqipëri do të mberrijnë ekipet që do të vijojnë të implementojnë Reformën në Drejtësi: do të organizojnë Byronë Kombëtare të Hetimit, do të ngrenë SPAK-un, domethënë do të zgjedhin KLP –në dhe KLGJ-në dhe menjëherë edhe Prokiurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme, që të dyja me gjyqtarë dhe prokurorë të zgjedhur rishtas me kast për këto struktura të reja.

Menjehërë pas tyre, do të vijojë procesi i akuzave dhe i shkarkimeve të të gjithë të korruptuarëve që janë aktualisht në pushtet; dhe Shqipëria sigurisht që do të hyjë ne një etapë të re. Do të fillojnë investimet e Bashkimit Europian në të gjitha sektorët e jetës ekonomike në Shqipëri, sepse derdhja e kësaj paraje vjen e reformon tregun dhe vetë strukturën shtetërore shqiptare, brenda parametrave demokratikë dhe ekonomikë të bashkimit Eurpoian. Dhe është pikërisht kjo inisiativë që e bën të domosdoshëm faktin që gjithçka do të drejtohet nga vetë ndërkombëtarët.

Pse, kot e bënë gjithë atë reformë perëndimorët në Shqipëri ? Ja, pikërisht për këtë e kanë bërë.
Tani, sigurisht që po pritet ardhja e tyre për implementimin e kësaj reforme, e cila do të shrrënjosë të gjithë korruopsionin kryeministror në Shqipëri; të vjetër dhe të ri njëherësh.

Spartak Ngjela: Le t’i bien këmbës që të tre këta, ja çfarë ndodh pas 28 Qershorit Read More »