Politike

“O mulithi, a ka mundësi të flas unë”?, zbardhet sherri në Komisionin e Ligjeve

Partia Demokratike ka vazhduar me strategjinë e saj që po ndjek prej më shumë se 1 muaji për të mos lejuar zhvillimin normal të seancave duke kërkuar largimin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Një gjë e tillë ndodhi edhe të martën në Komisionin e Ligjeve.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se Shqipërisë duhet t’i happen negociatat që të marr fund arbitrariteti i Ramës. Por kolegu i tij Bylykbashi u përqendrua te sistemi i drejtësisë duke thënë se vendi nuk ka sistem drejtësie.

Ai tha se: “Largimi i Fatmir Xhafajt nuk është test për Europën, në çdo rast ju turpëron juve. Edhe kur rri dhe për faktin që ikën. Ju e keni bërë atë turp”. Por për Ulsi Manjën, diviza e socialistëve është që shqiptarët të bashkohen për integrimin në BE.

SHERRI NË KOMISIONIN E LIGJEVE

Enkelejd Alibeaj Kjo opozitë është e vendosur qartazi dhe në mënyrë konsistente pro dhënies së kontributit për çeljen e negociatave si një lloj vlerësimi që duhet ta miratojë historia politike e këtij vendi. Fatkeqësisht, ne jemi shumë të qartë në pozicionin tonë politik, ky vend e meriton çeljen e negociatave jo thjesht se ka arritje, por për arsye tjetër, si e si që një dorë tjetër e fortë, e sinqertë institucionale t’ia mbyllë një orë e më parë arbitraritetin e këtij Kryeministri. Mundësisht delegjitimimin e tij, largimin një orë e më parë.

Oerd Bylykbashi: Sot nuk ka sistem Drejtësie. Atë që Shqipëria nuk e ka pasur 100 vite më herët. Ende shtet në fillimet tona kishim sistem drejtësie. Këtë keni arritur të çoni ju sot. S’ka sistem drejtësia dhe vazhdon të kapet 2.5 tonë drogë në Itali.

Ulsi Manja: Shumë mirë që kapet.

Oerd Bylykbashi: Kryetari i Komisionit të Ligjeve thotë që shumë mirë që kapet. 2.5 tonë dalin nga këtu dhe kapen në Itali, nuk kapen brenda vendit…

Ulsi Manja: Po si të them, është keq. Po shyqyr që kapet.

Oerd Bylykbashi: 2.5 tonë vazhdojnë dhe kapen dhe sot, po nuk ju vjen turp.

Ulsi Manja: E dëgjoni, thotë nuk ju vjen turp që kapet kanabis. Si të në vijë turp, shyqyr që kapet.

Oerd Bylykbashi:Unë e di që ministri juaj i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, po i shkatërron bandat kriminale duke i numëruar. Tre janë në Durrës thotë, i dërrmoi fare. U trembën fare, ikën të gjithë, po na numëron Fatmir Xafaj. Kaq janë në Shkodër, kaq në Fier, kaq në Elbasan etj. Ky është ministri juaj i Brendshëm dhe vazhdon e kapet 2.5 tonë drogë.

Nesër nuk e dimë sa të tjera. Kjo është prova se si kufijtë e Shqipërisë penetrohen nga krimi i organizuar me lejen tuaj, sa kohë fiken radarët. Nuk ka drejtësi dhe sigurisht arrihet tek ajo pikë ku hartohet ligj për një person. Ligji që po hartoni për Teatrin Kombëtar, konsiston në atë që si t’ia jepni një subjekti, që në fakt është vetëm surrati përpara i vjedhjes që i bën pronës publike dhe interesit publik të shqiptarëve, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ndodh kjo se s’ka sistem drejtësie dhe s’ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk ka drejtësi zoti Manja dhe te ky sistemi ku ke dhënë votën ti.. Unë ta kam thënë..

Ulsi Manja: Bashkë me ty. Votën e dhe, pastaj se ç’ke thënë është tjetër…

Oerd Bylykbashi: Nuk ka sistem drejtësie dhe ju keni kaluar një ligj që u vjedh pronën pronarëve. U vjedh paratë investitorëve. Ligji për banesat sociale u grabit në mënyrë antikushtetuese të drejtat e tyre. Ku do ankohen ata, s’ka Gjykatë Kushtetuese. Ka vetëm Edi Ramë, që ka vendosur ta bëjë këtë. Nuk ka sistem drejtësie, prandaj kuksianët janë sot në burg dhe kërkojnë të shkojnë në shtëpinë e vet, ndërkohë që Saimir Tahiri është jashtë.

Deviza juaj është, trafikantë të të gjitha vendeve bashkohuni në Shqipëri se këtu keni mbrojtjen e sigurt. Kjo është marka juaj tregtare. Krim i organizuar, me mbrojtjen e shtetit, me këto, ju sot pengoni Bashkimin Europian. Largimi i Fatmir Xhafajt nuk është test për Europën, në çdo rast ju turpëron juve. Edhe kur rri dhe për faktin që ikën. Ju e keni bërë atë turp.
Ulsi Manja:Zoti Bylykbashi, deviza jonë në fakt nuk është trafikantë të botës bashkohuni. Por deviza jonë është: shqiptarë bashkohuni dhe kush i thotë vetës sot shqiptar, sot është ora për t’u bashkuar, nesër do jetë shumë vonë. Ky është mesazhi më i keq që mund të jepni nga Komisioni i Ligjeve. Të bashkohemi për integrimin se kjo është ora e shqiptarëve. Këtu nuk rrëzohet Kryeministri dhe maxhoranca me fjalë, as më fjalime, rrëzohet më numra dhe me votë…

Oerd Bylykbashi: Banditët duhen futur në burg..

Ulsi Manja: Do vijë një ditë që të gjithë do japim llogari para qytetarëve shqiptarë.

Oerd Bylykbashi: Shumë shpejt.

Ulsi Manja: Po ne mezi ju futëm në zgjedhje. Tani sapo mbarojnë zgjedhjet, ju thoni duam zgjedhje. Ky është halli me ju.

Ulsi Manja: Kush është dakord me nenin 1?! Zoti Hyseni voton.

Flamur Noka: Na jep fjalën. Ju jeni maxhorancë frikacakësh, maxhoranca hajdutësh. Vazhdoni si lepuri, ngrini bishtin përpjetë si lepuri këtu dhe ikni. Ju s’doni t’ia dini se po ikin shqiptarët, i keni plaçkit dhe i keni rrjepur 5 vjet.

Ulsi Manja: Miratohet në tërësi ky projektligj. Pse nuk prisni? Edhe në mulli kur shkohet me blujt, ka radhë.

Enkelejd Alibeaj: O mullithi, a ka mundësi të flas un? Ore pse e fusni shpirtin në gjynah për gjëra që s’i keni bërë?!

Gent Strazimiri: Ku i di ti që s’i kanë bërë?

Enkelejd Alibeaj: Ju pse nuk lejoni deputetët të flasin, pse keni frikë dhe doni të ikni me vrap?!

Ulsi Manja: Po s’kemi kohë me humb se jemi me axhendë integrimi. S’kemi kohë me humb si ju. Ju jeni në pritje të Kampionatit Botëror të shtyni kohën më datë 15. Ne kemi axhendë integrimi, me ose pa ju duhen çelur negociatat.

Flamur Noka: Axhendë krimi, po jo integrimi!

Enkelejd Alibeaj: Ty mund të të vijë për të qeshur, ti nuk e ndien, ti je në një barkë që po merr ujë ditaditës dhe shumë shpejt do të mbytet. Puna është që shqiptarët nuk kanë pse të vijnë pas fatit tuaj të zi. Tritan Shehu: Ka një projekt për ta mbushur Shqipërinë me refugjatë nga vende të ndryshme. E tha “Le Monde”, Kryeministri i Bullgarisë, të cilët lidhen me ish-terroristë të ISIS-it, emigrantë të papranueshëm për BE-në.

Unë dua të bëj një paralajmërim edhe për komunitetin europian, ata do të bien pre e grupeve kriminale e grupeve mafioze. Të jeni të bindur që do krijojë një korridor Durrës-Itali dhe një Otranto të mbushur me viktima dhe kufoma në det. Kjo po nxitet nga ata që duan destabilizim në vendin tonë dhe Ballkan.

Persona brenda vendit të lidhur me mafien dhe krimin do të krijojnë rrugë trafiqesh dhe rrugë miliardësh dhe kjo është në radhë të parë rrezik i madh jo vetëm për Shqipërinë, por edhe Italinë, Greqinë dhe Europën në tërësi. Këto problematika duhet t’i ngremë…

Ulsi Manja: Edhe ne si maxhorancë jemi po aq atdhetar sa jeni edhe ju, sepse tek atdhedashuria dhe çështjet e Shqipërisë nuk besoj se ndahemi. Nuk me vjen mirë edhe për këtë kambanë paniku që ju sapo thatë në Komisionin e Ligjeve, por këto mund t’i ngrini në Komisionin e Jashtëm dhe të kërkoni ministrin e Jashtëm aty dhe të ftoni Kryeministrin në interpelancë.

Myslim Murrizi: O Bashkim (Fino), do i thuash Lazaratit mall kur të vinë ata talebanët. Do vijnë talebanët nga andej, do vijnë se do bëjnë shtëpitë në Divjakë.

Bashkim Fino:Atëherë do vij të shtëpia tënde..
Myslim Murrizi: Hajde te unë ça flet. Marrim Erjonin kuzhinier, më dëgjo mua. Po ku të le Erjoni ty…

“O mulithi, a ka mundësi të flas unë”?, zbardhet sherri në Komisionin e Ligjeve Read More »

Deklarata e fortë e ambasadores: Kini durim

Në Pallatin e Kongreseve është prezantuar nisja e projektit EURALIUS V, që synon konsolidimin e sistemit shqiptar të drejtësisë. Diplomatja e misionit të BE në Tiranë Vlahutin është shprehur se pas reformës në drejtësi pritet një ndryshim themelor, nga lufta kundër korrupsionit te zbatimi i të drejtave të njeriut.

“Me asistencën e EURALIUS, BE do të japë një ekspertizë mjaft të mirë për të drejtat e njeriut, por edhe luftën kundër korrupsionit në vend për të bërë Shqipërinë një vend me të drejta të barabarta për të gjithë. Reforma në Drejtësi është një instrument i mirë për sigurinë dhe le të besojmë që ndryshimi është i mundur, duhet durim. Nuk ka kthim pas, sistemi i drejtësisë është një realitet dhe ne jemi të duruar për të pritur ndryshimin për të ardhmen”, deklaron ambasadorja e BE-së.

Të pranishëm kanë qenë Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Christian Lange nga Ministria Federale Gjermane e Drejtësisë.

Deklarata e fortë e ambasadores: Kini durim Read More »

Përse PD sulmon vetëm policinë?

Ajo parti e ka sulmuar Policinë e Shtetit, edhe kur organizmat e huaja e kanë vlerësuar maksimalisht rolin dhe kontributin e saj, si partnere dinjitoze, në vendosjen e rendit dhe qetësisë, duke marrë në mbrojtje gjithmonë kundërshtarin e saj, shkelësin e ligjit, duke e quajtur “viktimë të pafajshme”.
Shkruan Artur Ajazi

Një ndër “prioritetet” kryesore të Partisë Demokratike në opozitë (ka qenë dhe mbetet) është sulmi frontal, çdo ditë të muajit, ndaj Policisë Shtetit. Duke nisur nga dita e parë e saj, qysh pas humbjes së pushtetit në 2013 deri sot, ajo parti opozitariste, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka sulmuar me të gjitha mjetet dhe asrenalin e saj njerëzor dhe logjistik, vetëm Policinë e Shtetit.

E ka sulmuar dhe akuzuar policinë, edhe kur ajo hyri në Lazaratin demokratik, e ka sulmuar policinë edhe kur ajo ka kryer aksione të suksesshme ndaj rrjeteve të trafikut, e ka sulmuar policinë edhe kur ka spastruar rradhët e saj nga të inkrimunuarit, e ka sulmuar policinë edhe kur ka shkatërruar parcelat me drogë, e ka sulmuar policinë edhe kur rradhët e saj janë shtuar me efektivë të shkolluar brënda dhe jashtë vendit.

Ajo parti e ka sulmuar Policinë e Shtetit, edhe kur organizmat e huaja e kanë vlerësuar maksimalisht rolin dhe kontributin e saj, si partnere dinjitoze, në vendosjen e rendit dhe qetësisë, duke marrë në mbrojtje gjithmonë kundërshtarin e saj, shkelësin e ligjit, duke e quajtur “viktimë të pafajshme”.

Policia e Shtetit (duke mos ndarë prej saj edhe ministrat e Brëndshëm) mbetet sot institucioni më i akuzuar dhe sulmuar nga një parti e cila sa ishte në pushtet, e ktheu uniformën blu në leckë pa vlerë. Duke patur shterpësinë e të bërit opozitë, Partia Demokratike e vjetra dhe e reja, të vetmin institucion nga ku ajo ka drejtuar tytat e sulmeve dhe aksioneve opozitareske, ka gjetur vetëm Policinë e Shtetit.

Ajo parti , duke trashëguar denjësisht nga e kaluara e saj marifetin e “sulmit dhe akuzës së fabrikuar” ndaj ruajtësve të rendit dhe qetësisë publike për ti demoralizuar ata në misionin e tyre, edhe sot e kësaj dite nuk rresht së nxjerri debatikasit e saj para Ministrisë Brendshme, duke akuzuar ministra, zv/ministra, drejtorë të përgjithshëm dhe drejtorë rajonalë, për të krijuar mendimin se “kjo është opozita”.

Faktet flasin ndryshe, pasi Policia e Shtetit falë një procesi të gjatë dhe intensiv reformimi, sot mbetet struktura më dinjitoze dhe partneri më i sigurtë dhe më i vlerësuar nga organizmat e huaja në luftën ndaj kriminalitetit dhe rrjeteve të trafikut. Të bësh opozitarin, duke venitur dhe fshirë sukseset e një armate uniformash blu, të bësh opozitarin duke shpikur dhe shpifur ndaj atyre që ditë e natë ndodhen në llogoren e parë të luftës me antiligjin, do të thotë të luash me fatet e vendit, me fatet e popullit dhe ke një mision politik të dyshimtë.

Pothuajse çdo ditë, debatikasit e FRPD, dhe disa përkrahës të tyre anonimë, kanë marrë urdhër nga kryetari PD, të protestojnë me “mjete paqësore” para Ministrisë Brëndshme, duke kërkuar “dorëheqjen e Xhafajt” dhe dorëheqje të tjera. Mendo një opozitë që katandiset në disa dhjetra djem dhe vajza që nuk e dinë arsyen dhe shkakun e daljes atje, tek kërkojnë me parrulla në duar “dorëheqje ministrash”.

Madje ka prej tyre që ministrit të Brëndshëm nuk i dinë as emrin, por keqpërdoren duke u dhënë parrullën në dorë dhe duke i mbajtur me orë të tëra para institucionit shtetëror.

Partia Demokratike, në fakt ka vite që e ka humbur sensin e të bërit politikë, pasi mes tyre nuk ka akoma elementë të profilizuar për të bërë politikanin. Mes tyre ka vetëm fallxhorë dhe videopërgjues por jo idealistë, mes tyre ka vetëm milionerë të majmur nga pushteti i shkuar, dhe çirakë që sot mbajnë parrullat opozitariste, për të qenë nesër rrsheti parë që do të kërkojë poste kur ajo parti, të vijë ndonjëherë në pushtet.

Madje çirakët e rinj, tashmë e kanë të paracaktuar në memorjen e tyre vetëm një gjë, “sulmin ndaj Ministrisë Brëndshme dhe Policisë Shtetit”. Për ata, partia nis dhe mbaron tek parrullat e shkruara nga ustallarët e selisë blu, për ata opozitë e PD do të thotë të sulmosh me fjalë dhe vepra, uniformat e shtetit paçka se më e rëndësishme është rendi dhe qetësia e qytetarëve. Kjo është opozita e policisë, kjo është opozita e zbatimit të ligjit, kjo është opozita e parrullave dhe e tillë do të mbetet edhe për shumë e shumë vite.

Përse PD sulmon vetëm policinë? Read More »

Zbardhet udhëri i prerë i Edi Ramës, identifikohen “tradhtarët”

Zbardhet udhëzimi i kryeministrit Edi Rama për degët e PS. Partia Socialiste do të nisë gjatë këtyre ditëve një valë largimesh ndaj të gjithë militantëve të LSI, që vijonë të punojnë në administratë. Të hënën Partia Sociliste ka shpërndarë një udhëzim në të gjitha degët, përfshirë këtu edhe prefekturat dhe drejtoritë, ku u ka kërkuar që të nisë largimin nga administrata të të gjithë militantëve të LSI, si dhe të nisë punësimi i të gjithë socialistëve të papunë.

Kryeministri ka kërkuar verifikimin e të gjithë punonjësve, pasi sipas informacioneve militantët e LSI kanë bërë shumë shkelje dhe shumica prej tyre tashmë është identifikuar. Deri në fund të turit të llogaridhënies, sipas urdhërit në administratë nuk duhet të ketë asnjë militant të LSI-së.

Mësohet se fshesa e shkarkimeve nuk do të prekë vetëm militantët e LSI-së. Rama ka kërkuar të merren masa të rrepta ndaj të gjithë punonjësve që kanë bashkëpunuar me LSI-në. Kjo për faktin se duke qenë se zgjedhjet vendore janë afër kreu i qeverisë nuk dëshiron që partia e tij të pësojë ndonjë goditje pas shpine nga ana e këtyre punonjësve.

Zbardhet udhëri i prerë i Edi Ramës, identifikohen “tradhtarët” Read More »

27 vjetori i PS, Saimir Tahiri ka një mesazh: Do të ringrihemi kundër padrejtësive!

Në 27-vjetin e Partisë Socialist nuk ka munguar dhe urimi nga ish-deputeti i kësaj force, Saimir Tahirit.

Në një mesazh ku është shkruar pak por është thënë shumë, Tahiri ka uruar të gjithë kolegët e tij në PS.

“Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete. Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot. Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.”, shkruan ndër të tjera Tahiri.

Postimi i plotë
Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burra e gra, te rinj e te reja ne PS.
Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.
Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.

Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.

Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.

Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.

Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.

Gezuar!

27 vjetori i PS, Saimir Tahiri ka një mesazh: Do të ringrihemi kundër padrejtësive! Read More »

Athina hap krahun për Ramën: Do të japim votën për negociatat, tani jemi miq

Ne mbështesim plotësisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian”,deklaroi dje në mbrëmje ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, në një intervistë për televizionin grek Kontra, sipas faqes së internetit të këtij televizioni, kontraneës.gr.

”Në samitin e qershorit, ne do të japim miratimin tonë për rrugën europiane të Shqipërisë. Kemi zgjidhur tashmë të gjitha problemet, ne duhet të ndihmojmë dhe të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj europiane”, deklaroi Kotzias.

”E para sepse jemi miq dhe nuk duam t’ua vështirësojmë gjërat dhe e dyta sepse ne duhet të formojmë një rrugë të përbashkët në mënyrë që vendet e Ballkanit të jenë në Bashkimin Europian”, shtoi ai. Në këtë intervistë Kotzias përmendi edhe marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit.

”Problemi me kushtetutën e Maqedonisë është zgjidhur, madje edhe problemi i emrit të Kishës së Shkupit”, deklaroi Kotzias, sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA, që i referohet këtij televizioni. “Ne nuk duhet t’i frikësohemi asgjëje”, shtoi ai.

Athina hap krahun për Ramën: Do të japim votën për negociatat, tani jemi miq Read More »

27-vjetori i PS-së, Ilir Meta uron ish-partinë e tij me ”diversion”

Ditën e sotme Partia Socialiste, e cila prej 5 vitesh është në pushtet festoon sot 27-vjetorin e themelimit. Urimi për këtë force politike ka ardhur edhe nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Nëpërmjet një statusi në Facebook ai i uron suksese lidershipit dhe gjithë simpatizantëve në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Ilir Meta ka qenë kryetar i FRESSH, ish-kryeministër i Partisë Socialiste i zgjedhur me votat e PS. Ai u larguar në vitin 2004 nga kjo forcë politike, duke krijuar me një grup mbështetësish Lëvizjen Socialiste për Integrim. U rikthye sërish në këtë force politike pas marrëveshjes së 1 prillit 2013 me Edi Ramën për të qeverisur sëbashku në mandatin  e pare qeverisës.

Statusi i Ilir Metës në Facebook

Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

27-vjetori i PS-së, Ilir Meta uron ish-partinë e tij me ”diversion” Read More »

Edi Rama uron 27-vjetorin e PS-së me këtë vizatim (Foto)

Partia Socialiste do të festojë sot 27- vjetorin e themelimit të saj. Kryeministri Edi Rama me rastin e 27 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, ka zgjedhur që të përcjellë një vizatim të shpejtë.

Ai ka publikuar një emoji të buzëqeshur me një trëndafil të kuq, ku në krye ka shkruar “27 vjet Partia Socialiste”. Shefi i “selisë rozë” ka zgjedhur ta cilësojë si “Photo of the day” pamjen e shpërndarë.

Edi Rama uron 27-vjetorin e PS-së me këtë vizatim (Foto) Read More »