Politike

Zbulohet pasuria e Ramës dhe gjithë ministrave , nuk ka asgjë më për t’u mbajtur sekret. Nuk është vetëm rroga e kryeministrit, por dhe lekët që merr nga shitja e pikturave!

Zbardhen pasuritë e kabinetit “Rama 2”. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të ardhurat nga rroga, nga honoraret dhe fitimet nga shitja e pikturave. Zëvendëskryeministra Senida Mesi dhe bashkëshorti i saj disponojnë 14 llogari bankare, dy apartamente dhe automjet. Bashkëshorti zëvendëskryeministres zotëron 100% të aksioneve të një kompanie.

Zbulohet pasuria e Edi Ramës, sa merr nga punët artistike kryeministri

Ministri i Brendshëm deklaron si të ardhura vjetore pagën dhe të ardhurat nga komisionet e përhershme e të përkohshme në Kuvend. Fatmir Xhafaj ka deklaruar si pasuri të patundshme një dyqan në Vlorë nga dhënia me qira e të cilit ka marrë 13770 euro në një vit. “Gazeta Shqiptare” publikon pasuritë e kabinetit qeveritar, të cilat u referohen deklaratave të pasurisë, dorëzuar prej tyre në Inspktoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, të cilat janë zbardhur nga “Open Spending Albania”.

Ndryshimi i pasurisë
Nuk është rroga e vetmja pasuri që mbahet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kjo, pasi numri një i qeverisë merr të ardhura edhe nga punët artistike, apo edhe honoraret ku ka deklaruar se merr 51.000 lekë. Kreu i qeverisë ka deklaruar se të ardhura neto nga paga merr 2 015 199 lekë, ndërsa të ardhura neto nga krijimtaria artistike, shitje e punëve artistike merr 3 894 352 lekë.

Ndërkaq, sipas “spending data.al”, nisur nga deklarimi i Ramës, deri tani ka shlyer shumën prej 4 852 euro për kredinë me vlerë 80 000 euro, afat 10-vjeçar të marrë në datë 22.10.2013 pranë një banke të nivelit të dytë. Kredia është pjesë e regjistrit martesor dhe detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor 2017 është 26 460 euro. Ndërsa edhe bashkëshortja e tij, Linda ka shlyer shumën prej 4 853 euro për kredinë e përbashkët me vlerë 80 000 euro, me afat 10-vjeçar të marrë në datë 22.10.2013.

Nga ana tjetër, Linda Rama, gjatë vitit 2017 deklaron të ardhura nga puna si eksperte 1 849 983 lekë, të ardhura nga honoraret 1 241 276 lekë, qira nga apartamentet 2 712 180 lekë dhe interesa bankare 2 394 lekë. Ndërkaq, i biri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Gregor Rama, rezulton se jeton me qira si dhe se gjatë vitit 2017 ka marrë 400 mijë lekë të vjetër borxh. Nga shitja e veprave të artit, Gregori gjatë vitit 2017 ka fituar 28 mijë euro./ Gsh.al

Zbulohet pasuria e Ramës dhe gjithë ministrave , nuk ka asgjë më për t’u mbajtur sekret. Nuk është vetëm rroga e kryeministrit, por dhe lekët që merr nga shitja e pikturave! Read More »

Përplasen dy socialistët, Braçe dhe Manja sherr në komision

Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik ka përplasur në Konferencën e Kryetarëve deputetët e Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Ulsi Manja. Në mbledhjen e zhvilluar në datën 6 Maji, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka pretenduar se Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, që drejtohet nga Manja, nuk duhet të japë mendim për këtë proces.

Ndërsa, Ulsi Manja ka pohuar se nuk shikonte asgjë të keqe që Komisioni i Ligjeve të jepte mendim dhe
se kjo nuk cenonte Komisionin e Ekonomisë. Pas Manjës, deputeti Braçe ka reaguar ashpër, ndërsa është dashur ndërhyrja e Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës për t’i dhënë fund debatit.

Diskutimet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të zbardhura nga Shqiptarja.com

-Erion Braçe: Shikoj se është rikthyer procedura për propozimin e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik dhe shoh se komision përgjegjës është ngarkuar Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe komision për dhënie mendimi është ngarkuar Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Kjo është e re, nuk ka ndodhur ndonjëherë, për më tepër që ligji për prokurimet publike ngarkon Komisionin e Ekonomisë për këtë gjë. Nuk e kuptoj se çfarë do të vlerësojë Komisioni i Ligjeve, do të bëjë seancë dëgjimore më vete?

-Gramoz Ruçi: Si qëndron puna, mund të na shpjegoni Moza?

-Mimoza Pano: Kryetar, Komisioni i Ligjeve është përfshirë për dhënie mendimi, për shkak se Komisioni i Prokurimit Publik është një strukturë kuazi gjyqësore, e cila shqyrton ankimet e procedurave të prokurimit dhe ndoshta mund të vlerësojë anën juridike të çështjes.

-Erion Braçe: Cilës çështje? Së pari, që Komisioni i Prokurimit Publik është një strukturë kuazi gjyqësore, ky është opinion. Ligji e ngarkon Komisionin e Prokurimit Publik me detyra të posaçme, nuk i ka dhënë as detyrën e gjykatës dhe as detyrën e gjykatësit asnjërit prej atyre njerëzve atje. Kështu që ky është opinion. Së dyti, ligji ngarkon Komisionin e Ekonomisë, madje është shprehur specifikisht që i jep të drejtën të bëjë edhe seanca dëgjimore me ta. Për çfarë duhet komisioni tjetër, në tejkalim të ligjit për prokurimin publik?

-Ulsi Manja:Unë nuk shoh asgjë të keqe këtu, sepse ne jemi komision për dhënie
mendimi dhe kemi Nënkomisionin për Administratën Publike.

-Erion Braçe: S’ka asnjë lloj lidhjeje. T’i lëmë këto histori, se nuk ka asnjë lloj lidhjeje.

-Ulsi Manja: Komisioni për Ekonominë është komision përgjegjës dhe, sigurisht,
raportin përfundimtar për seancën e përpilon Komisioni për Ekonominë. Nuk mendoj se… Dakord! Nuk mendoj se e cenon Komisionin e Ekonomisë, si komision që ka sferë të
veprimtarisë përgjegjëse direkt ekonominë, nëse struktura, propozimet e Kuvendit për anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik kalojnë në Komisionin e Ligjeve. Gjithsesi, nëse Erioni nuk do të kalojë te komisioni ynë, ne nuk kemi ndonjë merak të madh, se komision për dhënie mendimi jemi.

-Erion Braçe: Mua nuk më intereson fare meraku i kurrkujt. Mua më intereson zbatimi i ligjit. Në qoftë se ligji për prokurimin publik ka ngarkuar Komisionin për Ekonominë dhe Financat për këtë gjë, këtë punë duhet ta bëjë ky komision dhe kaq.

-Ulsi Manja: Unë nuk dua të bëj debat për këtë çështje, sepse…

-Gramoz Ruçi: Mos bëni debat tani. Njëri kërkon të kalojë, tjetri të mos kalojë. E mora
vesh.

-Ulsi Manja: Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë Komisionit të Ligjeve i ka dhënë
Nënkomisionin për Administratën Publike.

-Erion Braçe: Shumë mirë, ndryshoni ligjin për prokurimin publik dhe bëjeni Rregullore të Kuvendit, pastaj vazhdoni, bëjeni ju, se unë s’merrem me këtë punë.

-Taulant Balla: Në fakt, ky është një diskutim që e kemi bërë edhe herën e kaluar, por e rëndësishme është që komision përgjegjës është Komisioni i Ekonomisë, por e zgjidhim, nëse Erioni mendon se nuk ka nevojë, dakord.

-Ermonela Felaj: Vijon të jetë në kalendar iniciativa për ndryshimin e Kodit Penal, e propozuar nga kolegu Tahiri, por kuptohet që nuk mund të vazhdojë më për sa kohë kolegu Tahiri ka lënë mandatin. Unë gjykoj se një prej atyre nismave (nuk dua ta shndërrojmë këtë mbledhje në një mbledhje qesharake, sepse kështu duket kur përmend këto lloj temash, por realisht është bërë problem dhe ne duhet t’i përgjigjemi) besoj se ka të bëjë me propozimin për mënyrën e mbajtjes së qenve, pasi edhe në ditët e fundit ka pasur shumë shqetësime për shkak se janë sulmuar njerëz dhe fëmijë. Unë besoj se iniciativën që ka paraqitur Saimiri mund ta rimarrë dikush nga ne dhe ta kalojmë, se nuk ka arsye që ta mbajmë në kalendar javë pas jave.

Unë po them që duhet ta marrë dikush nga ne në një kohë të dytë, jo menjëherë. Pra, ideja është që ta adoptojmë tekstin, sepse është i gatshëm. Në mënyrë që të mos e marr dy herë fjalën, dhe ju kërkoj ndjesë për këtë, dua të them se ju keni pasur një takim me një grup të deputetëve kosovarë, përfshirë edhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, ku na është kërkuar një veprim nga ana e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me miratimin e tri rezolutave që ka bërë Kuvendi i Kosovës. Nuk e di nëse është rasti që ta bisedojmë, por a mundemi ne si Kuvend që të përcaktojmë një planveprimi, që t’i përgjigjemi në mënyrë uniformë Kuvendit të Kosovës në lidhje me propozimet që ata na kanë bërë gjatë ditës së sotme?

-Vasilika Hysi: Z. Kryetar, unë kam një çështje jashtë rendit të ditës. Shpesh kolegët deputetë, por edhe drejtuesit e komisioneve nuk kanë informacionin e mjaftueshëm të rezolutave, si dhe të vendimeve të miratuara në Kuvend, jo në këtë legjislaturë, por në legjislaturat e kaluara. E mira do të ishte që ne në mbledhjen e Konferencës së Kryeartëve t’i informonim ata lidhur me tri mekanizmat që Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur: Mekanizmin e Monitorimit të Rekomandimeve të Institucioneve Kushtetuese të Pavarura të Krijuara me Ligj, si dhe detyrimet që ka çdo komision sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare.

-Gramoz Ruçi: A ka ndonjë tjetër që e do fjalën? Në mbyllje, lidhur me kalendarin, duke qenë se opozita nuk është prezente në këtë takim të Konferencës së Kryetarëve, do të shtoja që ne në asnjë mënyrë nuk duhet që të drejtën e diskutimit në komisione, edhe sipas kërkesës së drejtuesve të komisioneve, ta kufizojmë dhe është normale që secili komision të japë kontributet e veta. E para.

E dyta, të jemi më komplementarë nga komisioni në komision, pavarësisht se si rregull është përcaktuar që një komision është përgjegjës, sigurisht është seanca plenare që ka detyrimin në të gjitha rastet që mendimet të unifikohen edhe kur ato unifikohen nga komisioni përgjegjës deri te komisioni që jep mendimin. Është e drejta e seancës që edhe deputetët individualisht, edhe komisionet paralelisht me to, kur kanë një mendim ndryshe, të bëhen objekt i diskutimit, i gjykimit dhe i vlerësimit dhe më pas votimi bëhet në seancë plenare. Për sa i përket çështjes së rezolutave të kolegëve tanë në Kosovë, sigurisht që unë i takova ata dhe besoj se janë takuar edhe me drejtuesit e komisioneve.

A janë takuar me z. Shalsi? Ne kemi gjithë vullnetin për ta mbështetur këtë çështje, por unë do të nënvizoja se nuk më duket shumë oportune që rezolutë parlamenti i Kosovës, rezolutë parlamenti shqiptar. Ajo që ne duhet të bëjmë është kjo, sa do të jemi në gjendje për të implementuar dhe iniciuar marrëveshje të këtij lloji, që ato të jenë të implementueshme nga ana e ekzekutivit.

Përplasen dy socialistët, Braçe dhe Manja sherr në komision Read More »

Rama i pakompleksuar, Basha lë mënjanë politikën. Si urojnë festën e Bajramit

Ditën e sotme të gjithë besimtarët myslimanë kanë festuar fetsën e Fiter Bajramit. Nuk kanë munguar as urimet nga liderët politikë.

Ka qenë kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili ka uruar me një simbolikë të thjeshtë duke zgjedhur 1 foto me 1 mbishkrim ku thuhet : Gëzuar Fiter Bajramin. Kryedemokrati ka zgjedhur një urim klasik duke vendosur foton me ngjyrë blu, ashtu siç përfaqëson ngjyrat e partisë së tij.

Por më herët besimtarët myslimanë i ka uruar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjete sociale ai ka postuar një foto të xhamisë së Namazgjasë për të cilën është shigjetuar nga disa qarqe politike dhe mediatike perëndimore.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë pamje të Xhamisë së Namazgjasë, punimet për të cilën po ecin shpejt drejt përfundimit, ju uroj GËZUAR BAJRAMIN”, shkruan Rama.

Rama i pakompleksuar, Basha lë mënjanë politikën. Si urojnë festën e Bajramit Read More »

Përveç Ilir Metës dhe Sali Berishës ekspertët britanikë dhe FBI kanë zbuluar para të dy ministrave të Ramës. Gati provat nga Londra dhe parajsat fiskale

“Pamfleti” ka lajmëruar kohë më parë se ekspertët britanikë dhe ata të FBI-së kanë rënë në gjurmët e parave të Ilir Metës, familjes Berisha por dhe ministrave dhe ish ministrave të PS, PD dhe të LSI në Britani.

Madje është nënvizuar fakti se deri më tani dihet se ku janë investuar paratë e Ilir Metës në Londër por dhe për arin e vjedhur të Kërrabës dhe pritet vetëm e vetëm që të gjenden provat shkresore, faturat dhe elementë të tjerë që provojnë zyrtarisht praninë e këtyre pasurive të emër të Ilir Metës dhe familjes së tij.

Por nëse deri më tani është rënë në gjurmët e pasurive të Ilir Metës, por dhe të familjes Berisha, përfshirë edhe disa ministra, ish ministra dhe zyrtarë të lartë të të gjithë krahëve politikë, mësohet se janë gjetur prova dhe fakte që vertetojnë këto pasuri për Metën, Berishën me gjithë familje dhe dy ministra aktualë të kabinetit qeveritar të drejtuar nga Edi Rama.

Burimet diplomatike saktësojnë se ekspertët britanikë që janë në funksion të organeve ligjzbatuese shqiptare për zbatimin e vettingut dhe të reformës në drejtësi dhe ndjekjes së pasurive të zyrtarëve të lartë jashtë vendit, bashkë dhe me ekspertët e FBI kanë arritur të depërtojnë në bankat britanike dhe vendet anëtare të Komonuellthit deri në ishujt e Paqesorit për të zbardhur këto pasuri të vëna përmes abuzimit, krimit dhe trafiqeve.

Mësohet se dhe vendimet e qeverisë britanike të Thereza May kundër oligarkëve që kanë investuar paratë e tyre në Britani, tashmë që ky vend është jashtë BE, e kanë ndihmuar shumë punën për zbulimin e pasurive të politikanëve të lartë shqiptarë në këtë vend.

Pritet që nga dita në ditë këto prova dhe fakte të vijnë zyrtarisht dhe të jenë tavolinën  e Prokurores së Përgjithshme të Përkohëshme Arta Marku.

Do të jenë organet ligjzbatuese shqiptare ato që do të vendosin në lidhje me këto prova dhe fakte si dhe për të urdhëruar përmes vendimit ligjor që të sekuestrohen dhe të kthehen në arkën e shtetit shqiptar, pasi janë djersa dhe mundi i qytetarëve shqiptrarë i vjedhur ndër vite nga kasta politike që ka qeverisur vendin.

Mësohet se dhe ambasada amerikane pritet të vendosë në dizpozicion numrat e llogarisë së pasurive jashtë vendit në bankat e huaja të politikanëve shqiptarë, sipas nivelit dhe rëndësisë, duke e kopsitur dosjet e tyre dhe duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në Shqipëri.

Ndërkohë që zvarritja e sjelljes së provave dhe fakteve të pasurisë së zyrtarëve të lartë jashtë vendit, është argumentuar dhe me faktin se deri më tani nuk janë krijuar ende institucionet e drejtësisë, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit që do të hetojë e vendosë për të dërguar në burg “peshqit e mëdhenj”./Pamfleti

Përveç Ilir Metës dhe Sali Berishës ekspertët britanikë dhe FBI kanë zbuluar para të dy ministrave të Ramës. Gati provat nga Londra dhe parajsat fiskale Read More »

Zyrtarët hajdutë nuk kanë rikthyer në shtet, 1.5 miliardë euro të zbuluara nga KLSH në 10 vitet e fundit, 80% e tyre janë akoma në poste

Nuk i përfshin as ligji i “Veting”-ut

Tjetër skandal i rëndë, ka dalë nga “xhungla” e korrupsionit shtetëror, bërë me financat publike në 10 vitet e fundit, në entet dhe institucionet shtetërore, ku janë përfshirë drejtues e vartës të tyre të çdo niveli.

Në tavolinën e kryeministrit Rama është lënë një raport hetimi, i kryer nga Ministria e Financave, lidhur me zbatimin e vendimeve të KLSH në aspektin abuzimeve financiare, të kryera prej drejtuesve e vartësve të tyre në institucione, ndërmarrje, shërbime shtetërore, në shoqëritë aksionere, në shoqëritë anonime (Sh.a) dhe kudo ku punohet me financa publike.

Raporti zbulon mbulimin e abuzimeve, me moszbatim të vendimeve të KLSH, për rikthimin e vlerave financiare në arkën e shtetit. Kontrollet e kryera në 10 vitet e fundit, kanë zbuluar 1.5 miliardë euro abuzime me fondet publike, 75% e të cilave janë vjehdur nëpërmjet tenderëve të investimeve, shitje-blerjeve, të ardhurave, fitimeve, mallrave e produkteve të skaduar, punonjës tepër, shtesa fondesh në tendera, paga të larta, autovetura, telefoni, zhdukje mallarash, blerje veturash, mobilim zyrash, kanceleri, shpërblime, udhëtime, pagesa bordesh, sponsorizime e deri bankete dhe piknike me fondet e institucioneve.

Për këto vlerat financiare, të abuzuara e të vjedhura, KLSH ka urdhëruar të rikthehen në shtet por nuk janë rikthyer, mbasi janë penguar me urdhëra e mosveprim të drejtuesve shtëtëror, shumica e të cilave janë vetë hajdutët dhe shprdoruesit e miliardave.

Sipas raportit, nga 1.5 miliardë euro të zhdukura në 10 vitet e fundit, në arkën e shtetit janë rikthyer vetëm 92 milionë euro, ndërsa 1 miliard e 408 milionë euro, vazhdojnë të jenë pasuri e drejtuesve, zyrtarëve, nëpunësve, punonjësve dhe subjekteve private, të cilët kanë urdhëruar, firmosur e përfituar aubuzivisht,

Sipas KLSH, miliardat e përvehtësuara duhej të ishin rikthyer në arkën e shtetit, me këto rrugë ligjore: ndalim në pagën mujore; rikthim detyrimi vullentarisht, shtrëngim ligjor nëpëmrjet orgabeve të drejtësisë, me këkresë të titullarit, mirëpo asnjë nga këto rrugë nuk është zbatuar, mbasi 70% e rasteve janë zullume të bëra vetë drejtuesve!

Rekordin e kanë Shëndetësia, KESH, Posta, AKBN, 43 Ujësjellës, OSHEE, Portet Detare, Drejtoria e Transportit Rrugor, Hekurudha, Dogana, Bujqësia, nafta, tatimet, 12 inspektorate qendrore dhe 42 bashki, ku miliardat e shtetit janë bërë pasuri, ndere e qjefe private prej titullarëve e vartësve të tyre.

Vjedhjet nuk i kanë rikthyer as drejtuesit e 104 ish-komunave, duke u lënë në “harresë” prej shtetit, ndërkohë që shumë prej tyre vazhdojnë detyrat si kryetar të bashkive, kryetar të njësive administrative dhe drejtorë në qarqe e qeveri.

Mos u çuditni, por mëgjithëse janë vërtetuar si hajdutë dhe shpërdorues fondesh e për ta KLSH ka kërkuar “largim të menjëhershëm nga detyra ose puna”, rezulton se afro 80% e tyre vazhdojnë të jenë drejtues dhe nëpunës në administratën publike, madje 65% e të cilëve në po ato institucione e ente shtetërore ku janë kapur me vjedhje e abuzime dhe rrinë të qetë, mbasi nuk i përfshin as ligji i “Veting”-ut!Pamfleti

Zyrtarët hajdutë nuk kanë rikthyer në shtet, 1.5 miliardë euro të zbuluara nga KLSH në 10 vitet e fundit, 80% e tyre janë akoma në poste Read More »

Nga stili i jetesës tek mënyra e të bërit politikë, faktet e veçanta nga jeta e Edi Ramës

Jeta e Ramës njihet për shkak të aventurave të ndryshme, që gratë e jetës e deri tek stili i jetesës
dhe tek mënyra e të bëri politikë.

  1. Edi Rama ka lindur më 4 korrik të vitit 1964 në qytetin e Tiranës. Është djali i Artistit të Popullit, Kristaq Rama, kurse nëna e tij quhet Aneta.

  2. Edi Rama deri më sot ka ndërruar gjashtë profesione, basketbollist, piktor, pedagog, ministër
    Kulture, kryebashkiak dhe politikan në krye të Partisë Socialiste.

  3. Edi Rama ka qenë i martuar me aktoren Matilda Makoçi, me të cilën është divorcuar dhe ka një
    djalë që quhet Gregori. Aktualisht ai është martuar me Linda Bashën.

  4. Rama ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për degën Pikturë dhe në vitin 1998 ka qenë
    pedagog në Akademinë e Arteve. Një artist antikonformist që në pikturë ashtu si dhe në jetën e tij
    nuk pëlqen kompromiset me të kaluarën.

  5. Katër janë gratë që kanë hyrë në jetën e politikanit më të rëndësishëm të viteve të fundit, Edi
    Rama. E para është artistja Matilda Makoçi me të cilën u divorcua. Më pas gjermania Eva që nuk
    qëndroi dot gjatë me të në Shqipëri, pas prezantuesja e njohur, Rudina Magjistari, me të cilën
    bashkëjetoi për pesë vite. Dhe tashmë bashkëshortja Linda Basha.

  6. Në ëndrrën e tij shqiptare pas kthimit nga Parisi, Edi Rama solli në Tiranë dhe të dashurën e tij
    gjermane, Eva. Por duket se piktori antikonformist i Francës nuk mund të sillej më si më parë në
    realitetin shqiptar dhe ajo u laruan pas një viti nga Tirana.

  7. Lidhja e vetme e Edi Ramës me komunizmin është Spiro Koleka. Rama është nipi nga nëna i një
    prej anëtarëve më jetëgjatë të Byrosë Politike gjatë sistemit komunist.

  8. Edi Rama është ndër të paktët personazhe publike në politikë që ka ndërruar emrin. Në certifikatën
    tij të lindjes shkruhet se quhet Edvin Kristaq Rama. Ndërsa pas angazhimit të tij në politikë, ai i
    firmoste shkresat me Edi Rama.

  9. Më 20 prill të vitit 1998, Edi Rama merr postin e ministrit të Kulturës. Këtë post ai e mbajti deri në vitin 2000, ku kandidoi për Bashkinë e Tiranës ku edhe fitoi, duke i dhënë në këtë mënyrë PS-së për
    herë të parë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.

  10. Më 9 tetor të vitit 2005, ai zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste. Gjatë Kongresit të 7-të të PS-së, ai merr 297 vota pro dhe 151 kundër. Në këtë mënyrë ai u bë kryetari i dytë në historinë e selisë rozë, duke zëvendësuar në këtë post Fatos Nanon.

  11. Prej vitit 2000 Edi Rama udhëheq Bashkinë e Tiranës. Ai ka fituar tre mandate rresht në
    kryeqytet. Në vitin 2000 përballë Besnik Mustafajit. Në 2003-shin rizgjidhet duke mundur Spartak
    Ngjelën dhe në 18 shkurt 2007 merr bashkinë për herë të tretë duke mundur Sokol Olldashin e PDsë.
    Ndërsa fituesi i 8 Majit për Bashkinë e Tiranës pritet të dalë nga gjykata.

  12. Edi Rama ka më shumë se 10 vjet që gjendet në poste drejtuese. Që nga viti 1998 kur ai ishte
    ministër e Kulture e deri tani në vitin 2008 që ai është kryetari i Bashkisë së Tiranës. Një rekord më
    vete ky për politikën shqiptare. Dhe më 25 qershor 2013 zgjidhet kryeministër.

  13. Edi Rama është etiketuar nga miqtë dhe kundërshtarët e tij si një rebel, ekstravagant, kritizer i
    pashpirt dhe intelektual i madh. Ndërsa nga të huajt si i vetmi politikan me vizon në vend.

  14. Përveç basketbollit, pasioni tjetër i Ramës është libri. Sipas miqve të tij, Rama është një lexues
    race. Lexon kryesisht libra politikë, që kanë të bëjnë me modelet e qeverisjes, por edhe libra
    ekonomikë të personaliteteve botërore.

  15. Në vitin 1992, Rama së bashku me mikun e tij, Ardian Klosi, botojnë librin e titulluar
    “Refleksione”. Libër i cili ishte një manifest eseje antikomuniste. Një vepër për të cilën Rama nuk ka
    folur shpesh.

  16. Piktura dhe basketbolli nuk kanë qenë pjesa më e rëndësishme e jetës së tij. Kur mendonte se
    mund të shkëlqente në fushë, braktisi sportin dhe nisi të merrej vetëm me punën akademike në
    shkollë. Ku sigurisht dhe këtu spikati si njeriu që thyen tabutë.

  17. Rama në fillimet e tij politike ishte një kritizer i thekur ndaj komunizmit, ndaj kulturës dhe artit socialist. Më vonë ndaj Sali Berishës dhe të gjithë atyre që nuk shkonin përshtat ideve të tij. Më tej akoma në një artikulues anti-Nano dhe së fundi, një anatemues i çdo gjëje që ka bërë politika në 20 vite.

  18. Sot është kryetari i Partisë Socialiste, por dikur ka milituar në radhët e Partisë Demokratike.
    Ekstravaganti Rama fillimisht u afrua me lëvizjen demokratike, por nuk qëndroi më shumë se tre orë
    në krah të Sali Berishës. Sipas vet Ramës, PS e 1991-shit ishte mbytëse.

  19. Djali i një skulptori me emër në Shqipëri, Edi Rama, nuk ka reshtur së bëri djalin rebel. Rebel në
    shkollë, ku përplasja me mësuesit dhe mësueset ka qenë hobi i tij. Rebel më vonë në sport, ku
    kontrolli i topit të rëndë të basketbollit do të thoshte më shumë përplasje në “tabelë”.

  20. Duke marrë pjesë edhe në Lëvizjen e Dhjetorit, Rama në vitet 1991-1992, së bashku me miqtë e
    tij më të afërt sulmoi ashpër regjimin. Me një fjalor që i bënte viktimat t’u therte deri kockë, ai
    poshtëroi atë sistem edhe me anë të disa pikturave.

  21. Paralel me artin, Edi Rama ka dashur shumë edhe basketbollin. Madje ai së bashku me të vëllanë
    kanë qenë pjesë e klubit të Dinamos. Në këtë sport ai pati sukses dhe u thërrit edhe në ekipin
    kombëtar. Por Rama duket se la politikën për të luajtur në nivel kombëtar.

  22. Edi Rama kthehet në Shqipëri kur mëson për vdekjen e të atit, Kristaqit, një personalitet në
    Shqipëri, por mbi të gjitha një idhull i jetës së Ramës. Mjaftoi të heqë vëthin nga veshi, të presë
    mjekrën, të shkurtojë flokët dhe serioziteti në ceremoninë e varrimit ishte shenja e dytë se ky njeri
    mund të qëndronte edhe në Shqipëri.

  23. Pas vdekjes së të atit, Rama merr një telefonatë surprizë. Ishte kryeministri Nano që e fton të
    drejtojë Ministrinë e Kulturës. Një ftesë që Rama e pranon jo me shumë zemër, pasi më shumë
    mendonte se si do të shkëputej nga ajo liria që kishte deri atëherë.

  24. Në vitin 2003 Kofi Anan, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i jep kryebashkiakut Rama çmimin për
    luftën kundër varfërinë. Ky është një ndër vlerësimet më të mëdha që ka marrë Rama, kjo për faktin
    se bëhet fjalë për një vlerësim nga institucione zyrtare.

  25. Në vitin 2004 Rama fiton titullin “Kryebashkiaku më i mirë i botës” (World Mayor), duke garuar
    suksesshëm kundër kryebashkiakut të Romës, Athinës dhe Mexico Districto Federa. Rama mori 5500
    vota dhe fitoi sepse shumica e tyre nuk ishin nga Shqipëria.

  26. Por vlerësimet dhe çmimet për Edi Ramën nuk mbarojnë këtu. Në vitin 2005, ai vlerësohet nga
    revista prestigjioze “Times”, si një nga 37 heronjtë që po ndryshojnë botën.

  27. Një nga thëniet e Edi Ramës që mbahen gjatë në mendje është kur ai varrosi babanë e tij. “Erdha
    në Shqipëri për të varrosur një pjesë të fëmijërisë time, për të futur në dhe mikun tim më të vjetër
    duke kaluar kështu ditën më të vështirë të jetës”.

  28. Një ndër batutat më të forta të Ramës, e cila ka hyrë tashmë edhe në fjalorin e politikës
    shqiptare, është ajo për Fatos Nanon. “Fatos Nano po sillet si Robert Çamçakizi nëpër kantiere”.

  29. Edi Rama ishte ministri i parë që hoqi badigardët dhe nuk pranoi të mbante makinë si ministër i
    Kulturës. Gjë tepër e rrallë kjo për Shqipërinë dhe për ministrat e asaj kohe. Por “çudia” nuk zgjati
    për shumë kohë, pas atentatit dhe punëve të shumta u detyrua të vijë në shijet e zyrtarëve të tjerë.

  30. Prishja e ndërtimeve pa leje në parkun “Rinia” dhe në lumin e Lanës bëhej për herë të parë në
    emër të shtetit. Dhe për këtë meritën më të madhe e ka marrë Edi Rama, megjithëse është një punë
    që u bë nga Policia Ndërtimore me fondet e qeverisë.

  31. Me këngën “Tirona”, e kënduar prej tij, Edi Rama bëhet i pari politikan që kompozon dhe këndon
    një këngë vetë. Në këtë këngë në të cilën morën pjesë edhe grupi i famshëm “West-Side Familly” u
    kthye në një hit të vërtetë.

  32. Edi Rama është kryebashkiaku i vetëm i Tiranës që ka bashkëjetuar politikisht me katër
    kryeministra. Pandeli Majko, Ilir Meta, Fatos Nano dhe së fundi me kryeministrin e Partisë
    Demokratike, Sali Berisha.

  33. Edi Rama është kryetari i dytë i PS-së, pas Fatos Nanos. Nano e mori drejtimin e PS-së në
    moshën 39 vjeç. Ndërsa Edi Rama e mori drejtimin e partisë më të madhe në opozitë në moshën 41
    vjeç.

  34. Togfjalëshi më i përdorur nga Edi Rama është pikërisht “politika e re”. Tashmë kjo fjalë ka hyrë
    në fjalorin politik të ditës të selisë rozë, ku nuk ka deputet që gjatë deklaratave të tyre mos të
    përdorin togfjalëshin “politikë e re”.

  35. Kur ishte në shtëpi për të vizituar prindërit, dy persona e ndoqën në një rrugë të errët dhe e
    rrahën pa arsye. Një ngjarje që ai e përkujton si “stili Edi Rama”; duke iu marrë këmbët deri tek
    shtëpia e një fotografi, rrugës për në spital dhe duke pozuar për fotografi të kokës së çarë dhe fytyrës të ënjtur e të përgjakur. “Trembëdhjetë gjuajtje”, u tha miqve, kur doktorët i hoqën tubat e ushqimit dhe të frymëmarrjes.

  36. Pas rrahjes Rama vendos të largohet, jo vetëm se ndjehej i kërcënuar, por edhe për të provuar
    fatin e artistit në migrim. U vendos në zemër të Parisit dhe me penel në dorë dhe telajon çdo
    mëngjes nisi një jetë të re.

  37. Por Rama edhe në Paris nuk e la profesionin e tij të të shkruarit. Ai kishte lënë në Tiranë një
    reputacion, të cilin ai e ruajti edhe në Paris, duke shkruar opinione për një gazetë në Tiranë, duke u
    përqendruar në çështje që nuk shkonin si duhet në Shqipëri.

  38. Vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, në një intervistë ka thënë se gjatë 7 viteve të fundit, Edi Rama
    është shkurtuar (kërrusur) katër centimetra. Kjo si pasojë e lodhjes dhe qëndrimit gjithmonë mbi
    tryezën e punës.

  39. Ndryshimi më i madh i Edi Ramës për publikun është fjalori i tij. Nëse hyri në mendjet e
    shqiptarëve për frazat dhe batutat që përdorte kundër Berishës dhe fjalorin agresiv, që nga zgjedhja
    në krye të PS-së, ka ulur ndjeshëm fjalorin duke përdorur një gjuhë standarde dhe shumë pak të
    ndryshme nga të tjerët.

  40. Rama është i pari politikan shqiptar që në media i janë publikuar foto nudo. Bëhet fjalë për fotot
    në plazhet e Francës që u nxorën pak ditë nga zgjedhjet lokale të vitit 2007. Një veprim që Rama e
    cilësoi si shantazh ndaj figurës së tij.

  41. Edi Rama ndër pijet e tij të preferuara ka verën, megjithëse e pi shumë rrallë. Në lokale mund të
    shihet vetëm me ndonjë gotë ujë pa gaz. Duhanin pasi mësoi ta pinte në Paris, sapo u bë kryetar
    bashkie e ndaloi. Mban një dietë të fortë ushqimesh dhe bën vrap në kodrat e liqenit.

  42. Është ndër politikanët që është i obsesionuar pas sms-ve. Mund t’u dërgojë me qindra në ditë
    miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Por ndryshe nga fjalimet e tij politike, sms-të i shkuan me një
    tironçe autoktone dhe mjaft shkurt.

  43. Makinat, ndryshe nga ish-kryetari i tij, nuk janë një hobi i Ramës. Deri më sot nuk është parë
    asnjëherë në timonin e ndonjë makine, përveç fotove në autobusët e Bashkisë së Tiranës.

  44. Dikur vishej me ekstravagancë. Çorape të kuqe, pantallona të gjera, kapuç në kohë dhe jelek
    shumëngjyrësh. Ndërsa, që nga marrja e Partisë Socialiste, nuk e heq kostumin edhe kur
    temperaturat shënojnë maksimumin e tyre.

  45. Batuta më e fortë ndaj Edi Ramës cilësohet ajo e paraardhësit të tij në krye të Partisë Socialiste,
    Fatos Nano. Ky i fundit gjatë disa debateve me Edi Ramën deklaroi se, “E kam marrë Edi Ramën me
    thonj të paprerë nga Parisi dhe e bëra ministër”.

  46. Kryesocialisti Rama veç akuzave të shumta që ka bërë ndaj kundërshtarit të tij politik, Sali
    Berisha, ka drejtuar ndaj tij edhe shumë batuta. Por ajo që ka hyrë në historinë e fjalorit politik është “Doktor Rrumpalla”. Kjo cilësohet edhe si një nga batutat më të mira të Ramës.

  47. Që prej tre vitesh, Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës ka zhvilluar dhe po zhvillon një
    opozitë ndryshe ndaj qeverisë. Shumë analistë e kanë kritikuar këtë opozitë të Ramës ndaj qeverisë,
    duke e cilësuar ata mjaft të butë dhe pa ide. Por duket se Rama nuk është tunduar aspak nga këto
    kritika.

  48. Frazat më të përdorura të Edi Ramës nga viti 2005 kur mori drejtimin e PS-së e deri tani janë:
    “Politika e vjetër”, “politika e re”, “tranzicion i stërzgjatur”, “politikë e gërr-mërreve”, “qeveri e
    dështuar”, “kryeministër gënjeshtar”, “përtej së majtës e të djathtës”, “politikë përmbi PS dhe mbi
    PD-në”, “Rilindje”.

Nga stili i jetesës tek mënyra e të bërit politikë, faktet e veçanta nga jeta e Edi Ramës Read More »

Djali i Erdogan, mision sekret në Vlorë për aeroportin

Bilal Erdogan, djali i vogël i presidentit turk ka qenë në një mision special në Vlorë, ku sipas burimeve diplomatike ka takuar në prezencë të Sinan Idrizit, kryeministrin Edi Rama.

Siç mësohet Bilali, i cili është një biznesmen i njohur dhe që merret pikërisht me transportin ajrore dhe detar, i ka kërkuar Edi Ramës që të miratojë sa më shpejt dhënien e aeroportit të Vlorës për firmën turke Cengiz.

Kryeministri shqiptar ka bërë të ditur se vendimin do ta japë pas datës 28 qershor kur merret vendimi për hapjen e negociatave.

Kjo e ka xhindosur Erdoganin e vogël, i cili ka marrë përsipër të vijë vetë si i dërguari i kompanisë së madhe turke.

Bilal Erdogan është 37 vjeç i diplomuar në Harvard dhe prej disa vitesh është aksioner i kompanisë BMZ një shoqëri e transportit detar.

Bilal Erdogan është i akuzuar për korrupsion jo vetëm Turqi por edhe në Itali. Pamfleti

Djali i Erdogan, mision sekret në Vlorë për aeroportin Read More »

Hapja e negociatave, ministri i Jashtëm gjerman i ”hap dyert Shqipërisë”: Ju mbështesim fuqimisht

Heiko Maas, ministri i jashtëm i Gjermanisë, shtet që është mjaft skeptik sa i takon hapjes së negociatave në një intervistë për dereuters.com është shprehur se ne e mbështesim fuqimisht hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.

“Mbështesim fuqimisht hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë për në Bashkimin Europian, siç edhe Komisioni Europian i ka rekomanduar”, deklaroi Maas gjatë një fjalimi në Berlin.

Nga ana tjetër ai ka bërë thirrje për reforma me ndikim, sidomos në fushën ekonomike dhe atë monetare.

“Europa duhet t’i tejkalojë ndarjet e viteve të kaluara”, theksoi Maas.

Hapja e negociatave, ministri i Jashtëm gjerman i ”hap dyert Shqipërisë”: Ju mbështesim fuqimisht Read More »