Politike

Përçahet PD-ja, degët në bazë ”i ulin kokën” Bashës. Deputetët pesimistë për ringritjen e partisë në opozitë

Partia Demokratike duket se ka marrë një tjetër goditje nga baza. Kreu demokrat Lulzim Basha më 11 maj hapi një proces zgjedhor në strukturat drejtuese të PD, në nivel, grupseksionesh dhe seksionesh. Procesi zgjedhor u ndërmor në kuadër të ndryshimeve që PD bëri në Statut dhe u parashikua që të zgjaste 45 ditë. Sipas udhëzimit të ndarë nga kreu demokrat gjatë kësaj kohe, ishte parashikuar që brenda datës 7 qershor të mbylleshin zgjedhjet në nivel grupseksionesh dhe më 30 qershor ato në nivel seksionesh.

Por pavarësisht udhëzimit të shpërndarë nga Basha, zgjedhjet në nivel grupseksionesh nuk janë mbyllur akoma ndonëse kanë kaluar 9 ditë nga afati. Gazeta ”SOT” u interesua pranë degëve të ndryshme të PD dhe mësoi se në shumë prej tyre ky proces nuk është mbyllur akoma, e në disa të tjera as nuk ka filluar.

Sipas informacioneve, procesi ka patur vështirësi pasi deputetët demokratë kanë qenë të angazhuar në aksionin që PD ka ndërmarrë kundër qeverisë dhe nuk janë angazhuar në bazë për të monitoruar procesin zgjedhor në radhët e grupseksioneve. Sakaq, një detaj tjetër që ka sjellë probleme në vonesën e zgjedhjeve ka qenë dhe mungesa e kandidatëve. Shumë kandidatë nuk i kanë plotësuar kriteret e vendosura nga kreu i PD dhe për këtë fakt ka pasur vonesa në procesin zgjedhor.

Por pavarësisht këtyre problemeve që janë hasur në bazë në lidhje me procesin zgjedhor, demokratët e kanë humbur sërisht besimin tek Basha, ndonëse ky i fundit ndërmori një sërë veprimesh duke filluar nga ndryshimet statutore, për të rikthyer besimin në PD. Sipas informacioneve baza është shfaqur sërisht pesimiste për faktin se nuk besojnë se PD do të ringrihet sërisht. Sipas tyre bllokimi i zgjedhjeve në nivel grupseksionesh dhe seksionesh si dhe mos zhvillimi i zgjedhjeve për krerët e degëve, është një sinjal që Basha nuk është serioz në veprimet që ndërmerr.

Ja çfarë parashikonte udhëzimi

Udhëzimi i shpërndarë nga ana e kreut të PD parashikonte që fillimisht të ngrihej një grup pune që do të merrej me monitorimin e zgjedhjeve. Grupi i punës që do të ngrihej do të përbëhej nga deputetët, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, kryetari i degës etj., si dhe do të merrej me masat organizative të procesit zgjedhor të çdo dege.

Grupi i punës do të ngrinte gjithashtu edhe nëngrupet e punës për grupseksionet e çdo dege. Sakaq në udhëzim përcaktohej edhe mënyra sesi do të zhvillohej procesi i zgjedhjeve në grupseskione. “Procesi i zgjedhjeve në grupseksion zhvillohet i pari, sipas parimit “Një anëtar një votë”.

Ky proces zhvillohet pas riorganizimit territorial të grupseksionit, nëse grupi i punës ka marrë paraprakisht një vendim të tillë, sipas pikës 5/b të këtij urdhri. Një grupseksion ngrihet mbi një territor i cili në zonat urbane nuk përmban më shumë se 5 mijë zgjedhës; Në rast se numri i zgjedhësve në një grupseksion është më i lartë se 5 mijë, grupi i Punës mund të marrë vendimin e ngritjes së një grupseksioni të dytë. Në çdo rast, vendimi për ndarjen e grupseksionit bazohet tek principi i kontrollit sa më efikas të territorit, të eficencës së punës dhe burimeve njerëzore në dispozicion; Kryetari i grupseksionit, si rregull, duhet të jetë banor i territorit përkatës”, thuhet në udhëzim.

Kriteret për kandidatët

Në udhëzimin që Basha ka shpërndarë për bazat specifikohen qartë edhe kriteret që duhet të përmbushin kandidatët që do të garojnë për kryetar grupseksioni dhe seksioni. Sipas udhëzimit ata duhet të jenë prej 3 vitesh pjesë e PD, të jenë me arsim të lartë etj. “Kriteret që duhet të plotësojë Kryetari i Grupseksionit janë: Të jetë me arsim të lartë; Të jetë me eksperience politike të konsiderueshme, pjesë aktive në aksionin politik te PDSH-së në të paktën tre vitet e fundit; Të njohë mirë territorin ku banon si dhe të ketë reputacion pozitiv në këtë territor dhe më gjerë; Të ketë aftësi në komunikimin me njerëzit”, thuhet aty.

Përçahet PD-ja, degët në bazë ”i ulin kokën” Bashës. Deputetët pesimistë për ringritjen e partisë në opozitë Read More »

“Rama-2” zhytet edhe 31 milionë euro, shlyerja nis më 28 qershor 2018 dhe “çlirohemi” më 28 nëntor 2042, në 136 vjetorin e Pavarësisë

Rikthim tek “defterët” e borxheve të kërkuar nga “Berisha” e nuk i janë dhënë

“Rilindja” e nisi pushtetin në shtator 2013, me shpjegimin se “varfëria popullore” e shqiptarëve, do vazhdonte të ishte “gangrenë”, për shkak të shlyerjes së 600-700 milionë eurove borxhe, që i kishte lënë peng ish-qeverisja “Berisha”, duke u betuar se do ta ulte borxhin.

Mirëpo një vendim, i marrë para 3 ditësh nga qeveria “Rama-2” në “mbledhjen e Durrësit”, për të formosur një kontratë huaje të huaj, tregon se po vazhdon “epidemia” e marrjes së borxheve, duke ecur jo vetëm nën shembullin e qeverisjes “Berisha 1-2”, por edhe duke zbatuar listën e borxheve, që ajo qeverisje ka kërkuar në vitet 2005-2013, por që bota nuk i ka dhënë.

Në datën 12 qershor 2018, qeveria “Rama-2” e detyruar prej hallit financiar, hapi “defterët e vjetër” të borxheve që paska lypur qeverisja “Berisha” dhe… mori 31 milionë euro të tjera, me afat shlyerje vitin 2042, natyrisht me interesa bankare që dyfishojnë vlerën e kësaj huaje.

Borxhi 31 milionë euro është kërkuar në vitin 2012, nga ish-qeverisja “Berisha”, por nuk i është dhënë në atë kohë, për shkak të “humnerës” së borxheve dhe interesave të tyre, që shtoheshin e nuk kishin fuqi paguese për shlyerje.

Marrja e borxhit është bërë me Ligjin Nr. 31.5.2018, “vulosur” nga presidenti Ilir Meta, me Dekretin Nr. 10809, datë 08. 06.2018, si një barrë tjetër e rëndë fiskale për ekonominë e shqiptarëve, mbasi borxhi nuk paguhet as nga xhepi kryeministrit, presidentit e deputetëve, por nga taksat e shqiptarëve të cilat shtohen e rriten çdo muaj!

Ky borxh i shtuar i shqiptarëve ndaj botës, sipas letrave zyrtare rezulton, se po merret për të menaxhuar burimet ujore në nivelin e shtretërve të lumenjve Drini, Buna e Semani dhe përmirësimin sistemit të ujitjes.

Po a do bëhen këto rehabiltime?

Sipas letrave të 20 viteve të fundit, për rehabilitimin e shtretërve të lumenjve dhe sistemin e vaditjes, shteti shqiptar ka marrë 497 milionë euro borxhe nëpër botë, por Shqipëria dhe bujqësia janë përmbytur në dimër e nuk janë vaditur në verë!

Sipas kontratës së lidhur mes Ministrisë së Financa-Ekonomisë Shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim (Arben Ahmetaj-Maryam Salim), marrja e borxhit 31 milionë euro, do të nis në datën 28 qershor 2018 dhe prej tij do të “çlirohemi” në datën 28 nëntor 2042, në 136 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë./Pamfleti

“Rama-2” zhytet edhe 31 milionë euro, shlyerja nis më 28 qershor 2018 dhe “çlirohemi” më 28 nëntor 2042, në 136 vjetorin e Pavarësisë Read More »

Pushtet, ligje dhe luks vetëm për vete, ja 60 funksionet shtetërore që përfitojnë pensione pleqërie 1-1.5 milionë lekë në muaj

Populli i vështron dhe i voton, i përshendet dhe i duartroket

Pushtet, ligje dhe luks vetëm për vete, ja 60 funksionet shtetërore që përfitojnë pensione pleqërie 1-1.5 milionë lekë në muaj

  1. Presidenti i Republikës

  2. Kryetari i Kuvendit

  3. Kryeministri

  4. Zv/Kryeministri

  5. Ministrat

  6. Zv/Kryetari Kuvendit

  7. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese

  8. Kryetari i Gjykatës së Lartë

  9. Prokurori i Përgjithshëm

  10. Kryetari i KLSH 11. Kryetari i SHISH

  11. Shefi i Shtabit të Ushtrisë

  12. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

  13. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

  14. Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

  15. Zv/Kryetari KLD 17. Gjeneralët e ushtrisë

  16. Kryepolicët me gradë “madhor”

  17. Deputetët e Kuvendit

  18. Anëtarët e KQZ

  19. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

  20. Anëtarët e Gjykatës së Lartë

  21. Avokati i Popullit

  22. Kreu i ILDKPKI

  23. Kryetari Akademisë së Shkencave

  24. Sekretarët e Shtetit

  25. Zv/Ministrat

  26. Shef Kabineti i Kryeministrit

  27. Drejtor i Sigurimeve Shoqërore

  28. Guvernator i Bankës së Shtetit

  29. Zv/Guvernator i Bankës së Shtetit

  30. Kryeinspektor i Bankës së Shtetit

  31. Kryetar i Gjykatës së Apelit

  32. Kancelar i Gjykatës së Lartë

  33. Sekretar i Përgjithshëm në Ministri

  34. Drejtor i ISKSH

  35. Drejtor i Shërbimeve Qeveritare

  36. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

  37. Drejtor i Përgjithshëm i Doganave

  38. Zv/Kryetar i Akademisë së Shkencave

  39. Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave

  40. Zv/Prokuror i Përgjithshëm

  41. Shef Protokolli i Presidencës

  42. Kryetar i Komitetit Olimpik

  43. Drejtor i Përgjithshëm në Ministri

  44. Drejtori i RTVSH,

  45. Zv/drejtori i RTVSH

  46. Drejtor i ATSH

  47. Këshilltarët e Presidentit

  48. Këshilltarët e Kuvendit

  49. Këshilltarët e Kryeministrit

  50. Këshilltarët e Ministrave

  51. Avokati i Shtetit

  52. Kryetari i Arbitrazhit Shtetëror

  53. Prefekti

  54. Rektori Universitetit të Tiranës

  55. Ambasadori

  56. Atasheu Diplomatik

  57. Kryetari Këshillit të Qarkut

  58. Drejtor i Arkivës Qendrore

Pushtet, ligje dhe luks vetëm për vete, ja 60 funksionet shtetërore që përfitojnë pensione pleqërie 1-1.5 milionë lekë në muaj Read More »

Doktori shkruan me gabime, deputeti i PS e ”kap mat” (Foto)

Taulant Balla është aktiv jo vetëm në Parlamnet, por edhe në rrjetet sociale. Kësaj rradhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është kapur me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit ka shkruar një status në rrjetet sociale në lidhje me hapjen e negociatave dhe Balla ka hyrë për të korrigjuar gabimet ortografike të Doktorit.

Sali Berisha ka lajmëruar në rrjetet sociale qytetarët e tij dixhital se do të udhëtojë drejt Bundestagut, por ky postim i tij nuk ka mbetur pa u konrolluar nga deputeti socialist, ku ka vërejtur fjalën e shkruar gabim nga Saliu.

Doktori shkruan me gabime, deputeti i PS e ”kap mat” (Foto) Read More »

Kush është Jon Smibert ambasadori i Amerikës që pritet të emërohet në Shqipëri? Goditja finale për korrupsionin dhe mafien

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump pritet të firmosë një emërim supër të bujshëm në Tiranë. Në vend të ambasadorit amerikan Donald Lu, të cilit në shtator i mbaron mandate pritet që të emërohet kreu i OPDAT, ose njeriu që ka bërë më duart e tij tërë reformën në drejtësi, Jon Smibert.

Burime diplomatike i thanë Pamfletit, se fundjavën e shkuar Simbert dhe Lu janë takuar në Uashington me njeriun më të rëndësishëm të DASh për Ballkanin, i cili më pas i ka dërguar një memo irgjente Sekretarit Pompeo, i cili ndodhej në Kanada, në samitin e G7-s.

Simbert njihet edhe si “babai” i vettingut dhe i Byrosë Kombëtare të Hetimit, por natyrisht edhe i Prokurorisë Speciale.

Po kush është John Simbert?

Jon Smibert është Këshilltar Ligjor Rezident i Departamentit të Drejtësisë (Zyrës Tejoqeanike për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë – OPDAT) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Ai e ka filluar karrierën e tij si prokuror federal në Atlanta, Georgia në 1995, dhe me pas si prokuror federal në Cleveland, Ohio nga viti 2001.

Ai ka qenë gjithashtu edhe Koordinator Rajonal i Task Forcës për Hetimin e Veprave Penale të Prokurimeve Publike për Ohio, Michigan, Kentucky dhe Indiana. Ai ha hetuar dhe ndjekur penalisht çështje ndërkombëtare financiare, çështje që lidhen me sektorin privat dhe çështje të korrupsionit, kryesisht në Atlanta, Detroit, dhe Cleveland.

Në periudhën 2006-2008, ai ka shërbyer si Këshilltar Ligjor Rezident në Prishtinë, Kosovë, ku dhe ka ndihmuar në krijimin e Zyrës së Prokurorit Special si dhe ka hartuar kuadrin e nevojshëm ligjor për deklarimin e Pavarësisnë në vitin 2008. Ai është rikthyer më vonë në Kosovë në vitin 2011, ku ka shërbyer si Këshilltar Ligjor Rezident deri ne shtator të vitit 2014.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë hartuesi kryesor i Kodit të Procedurës Penale në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, si dhe ka kontribuar në hartimin e shumë ligjeve të tjera dhe amendamenteve kushtetuese.

Ne tetor të vitit 2014, ai emërohet Këshilltar Ligjor Rezident në OPDAT pranë Ambasadës së Shteteve te Bashkuara në Tiranë, Shqipëri. Ai mban grada shkencore për drejtësi nga universitetet në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar dhe është bashkëautor i një libri të Dhomës Kombëtare të Amerikës mbi proceset gjyqësore komplekse si dhe i katër librave në kuadër të Departamentit të Drejtësisë mbi provat, provat financiare, hetimet komplekse dhe konfiskimin.

Kush është Jon Smibert ambasadori i Amerikës që pritet të emërohet në Shqipëri? Goditja finale për korrupsionin dhe mafien Read More »

Deputetët shkelin ligjin ”me të dyja këmbët”, kalojnë pa doganë makinat 100 mijë euroshe (Emrat)

Shumica e deputetëve tanë kanë shkelur me të dyja këmbët ligjin duke shfrytëzuar kështu privilegjin që u jep ai. ‘’Shqiptarja,.com’’ ka zbular ditën e sotme emrat e deputetëve  kanë futur makinat e tyre luksoze në pikat doganore pa paguar taksa.

Fatmir Mediuka futur pa paguar detyrimet doganore një aparat telefonik, me vlerë 800 euro, të gjithë ligjvënësit dhe ish-ligjvënësit e tjerë kanë futur makina luksoze në pikat doganore, me vlerë nga 10 mijë euro deri në mbi 100 mijë euro. Mjetet janë blerë dhe sjellë kryesisht nga Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe në Shqipëri, në periudhën nga janari 2013 deri në maji 2018. Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj ka sjellë një makinë nga Britania e Madhe me vlerë 111 mijë euro, pa paguar detyrime doganore.

Halim Kosova ka sjellë dy makina nga Gjermania, konkretisht Benz-ML350 dhe BENZ, S350, me vlerë 63 mijë euro dhe 33 mijë euro, pa paguar detyrime doganore. Edhe pse ligji parashikon shfrytëzimin vetëm një herë gjatë mandatit të këtij favori, bie në sy që disa deputetë kanë sjellë më shumë se sa një makinë, pa paguar doganën. Deputeti Nard Ndoka ka blerë në Gjermani makinë me vlerë 85 060 euro.

Sadri Abazi, ka blerë një makinë ‘BENZ, AMG GT’, në Gjermani, me vlerë 105 mijë euro, pa paguar detyrimet doganore. Edhe deputeti socialist Paulin Sterkaj, ka blerë në Gjermani një makinë ‘TOUAREG’ me vlerë50 mijë euro. Ish-deputeti i PDIU, Omer Mano, ka sjellë nga Italia makinë ‘RANGE ROVER’, me vlerë 102 500 euro, gjithashtu pa paguar dertimet doganore. Nga ligjit për statusin e deputetit kanë përfituar edhe Flamur Noka dhe Edi Paloka, deputetë të Partisë Demokratike. Ata i kanë konsideruar mjete pune dy makina, duke mos paguar taksën doganore.

Flamur Noka ka sjellë në Shqipëri një makinë ‘BMË 7L’, me vlerë 40 mijë euro, ndërsa Edi Paloka makinë ‘BENZ E 220 BT’, me vlerë 28 616 euro, nga Gjermania. Gjithashtu, ligji është shfrytëzuar edhe nga Anastas Angjeli, i cili ka sjellë në Shqipëri një makinë ‘Audi A8’, me vlerë 87 mijë euro, nga Italia, pa paguar detyrimin doganor. Edhe ish-deputeti i PD, Kastriot Islami, ka blerë ‘BENZ E 220CDI’, me vlerë 24 mijë euro, në Gjermani. Erion Braçe, Bashkim Fino, Genc Pollo etj., kanë marrë gjithashtu makina luksoze pa paguar detyrimet doganore.

Baza ligjore

Neni 17 i ligjit Nr. 8550, datë 18.11.1999 për statusin, i ndryshuar në vitin 2013, parashikon që deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet. Ligji e specifikon vetëm në një rast dhe vetëm për mjetet e punës që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet. Siç duket, mjetet e vetme të punës për deputetët e Parlamentit Shqiptarja qenkërkan vetëm makinat luksoze, disa prej të cilave me vlerë mbi 100 mijë euro.

Privilegjet e tjera

Ky është vetëm një nga privilegjet që deputetët kanë për shkak të statusit të tyre. Deputetit dhe bashkëshortes të tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij. Ligji për statusin parashikon gjithashtu se Kuvendi, në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor, hap në çdo rreth zyra të veçanta për deputetët e maxhorancës dhe opozitës, për çdo rast që ato kanë përfaqësim.

Deputeti përfiton falas kopje të Fletoreve Zyrtare, buletine të Kuvendit ose të institucioneve të tjera qendrore, urdhra dhe vendime të Këshillit të Ministrave, si dhe urdhëresa, vendime dhe urdhra të organeve të njësive vendore të zonës, ku është zgjedhur. Gjithashtu, institucionet e administratës publike, në të cilat deputetët kanë qenë të punësuar, pas mbarimit të mandatit të deputetit dhe nëse nuk kanë arritur moshën e pensionit, janë të detyruar ta rikthejnë atë në vendin e mëparshëm të punës ose t’i ofrojnë, brenda një viti nga koha e mbarimit të mandatit, një vend tjetër pune të ngjashëm ose të përafërt me atë të mëparshmin.

Lista e parë, deputetët që futën mjete luksoze pa paguar detyrimin doganor

Astrit Veliaj, makinë 111 mijë euro, nga Britania e Madhe
Halim Kosova, “MERCEDES-BENZ, S350 BLUETEC 4MATIC”, 63 mijë euro, nga Gjermania.
Halim Kosova, makinë Mercedes Benz-ML350, 33 500 euro, nga Gjermania.
Omer Mano, makinë ‘RANGE ROVER VOGUE”, 102 500 euro, nga Italia
Nard Ndoka, makinë ‘MERCEDES-BENZ S 400 4 MATIC Sedan long’, 85 060 euro, nga Gjermania.
Sadri Abazi, makinë ‘BENZ, AMG GT,VITI 2015’, 105 mijë euro, nga Gjermania.
Tom Doshi, ‘MERCEDES BENZ AMG’, me vlerë 68 mijë euro, nga Gjermania
Edi Paloka, makinë ‘MERCEDES BENZ E 220 BT’, 28 616 euro, nga Gjermania.
Bashkim Fino, makinë me vlerë 40460 euro, tip MERCEDES BENZ “S350 4 M, V. P. 2011/3498 CC benzine, sjellë nga Gjermania.
Flamur Noka, makinë ‘BMË 7L’, me vlerë 40 mijë euro.
Bujar Derveni, makinë ‘TOUAREG’ 54 mijë euro, nga Gjermania.
Paulin Sterkaj, makinë ‘TOUAREG’ 50 mijë euro, nga Gjermania.
Robert Bitri, makinë ‘MERCEDES BENZ S350 BLUETEC 4MATIC’, 44 mijë euro, nga Gjermania.
Anastas Angjeli, makinë ‘Audi A8’ 87 mijë euro, nga Italia
Kozma Dashi, makinë ‘C-220 d, e re’, 32 mijë euro, nga Gjermania.
Kastriot Islami, makinë ‘BENZ E 220CDI’ 24 mijë euro, nga Gjermania
Helidon Bushati, makinë ‘MERCEDES BENZ ML350’, 35 mijë euro, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ylli Shehu, makinë me vlerë 29 mijë euro, tip BMË 730d,VITI 2011, CIL. 2993cc, sjellë nga Gjermania.
Genc Pollo, makinë tip FORD KUGA TREND, viti 2013, nafte, me vlerë 22 883 euro, sjellë nga Gjermania.
Erion Braçe, autoveturë Mercedes Benz tip GLA 220CDI 4MATIC, VP. 2014, CIL. 2143CC, nafte, me vlerë 25 mijë euro, sjellë nga Gjermania./Pamfleti

Deputetët shkelin ligjin ”me të dyja këmbët”, kalojnë pa doganë makinat 100 mijë euroshe (Emrat) Read More »

”Fatmir Xhafaj ka mbrojtur vëllain e tij të dënuar për trafik droge”? Kjo është përgjigja e Edi Ramës

Në një intervistë për gazetën austriake ‘’Profil’’, kryeministri shqiptar Edi Rama është pyetur nga gazetari në lidhje me çështjen e shumë përfolur ditët e fundit, atë të audio-përgjimit të Agron Xhfajt.

Gazetari: Ka akuza kundër ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, se ai ka mbrojtur të vëllain e tij, të dënuar për trafik droge.

Rama: Italia nuk ka kërkuar kurrë ekstradimin e tij. Çfarë duhet të bëjmë?

Ndër të tjera Rama tha se Shqipëria e ka luftuar drogën edhe pse është folur dhe vazhdon të flitet që ne jemi vend origjine i drogës.

”Fatmir Xhafaj ka mbrojtur vëllain e tij të dënuar për trafik droge”? Kjo është përgjigja e Edi Ramës Read More »

‘Mashtrues, shpifës’, Paloka sulmon ashpër Ramën: Ordiner, ke 5 vite që gënjën

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me letrën që Rama shkroi sot për dibranët në lidhje me rrugen e Arbrit.

Në një postim në Facebook, Paloka ka hedhur akuza për Ramën dhe shton se në 5 vitet e qeverisje të tij, nuk është bërë asnjë rrugë, por kanë qenë të gjitha projekte të Berishës.

Postimi i plotë
Ordiner…!

Shpresoj qe dibranet te ta kthejne pergjigjen sic e meriton e sic dijne ata.

Ka pese vjet qe nuk ben asnje pune. Vetem llogje e guxon dhe te ironizoje ata qe e kane akuzuar per kete.
Te vetmet “inagurime” qe ka bere ne 5 vjet kane qene investime te projektuara, financuara dhe iniciuara nga qeveria Berisha.

Ka 5 vjet qe “rritjen ekonomike” e llogarit bazuar tek te vetmet investime madhore qe vazhdojne ne Shqiperi e qe jane TAP-i dhe “Devolli Hydropower”, per te cilet e di dhe me i humburi ne kete vend qe jane investime te qeverise Berisha.

Sot ka gjetur momentin te mburret e njekohesisht te bej dhe ironi me mashtrimin e rradhes qe ka te bej me rrugen e Arberit.

Pasi i genjeu per 5 vjet me rradhe dibranet , tani flet me paturpesi per “fillimin e punimeve, te pritura per 100 vjet”

Keta duket sikur kane dale te gjithe nga i njejti vend i ndyre; “rilindas” e 99-sha , mashtrues ordinere e shpifesira .

Rruga e Arberit eshte nisur po ashtu nga qeveria Berisha e cila ka realizuar te pakten 60% te punimeve te saj deri diten qe Edvini erdhi ne pushtet. Kete e dijne jo vetem dibranet e matjanet po dhe cdokush qe i ka rene rruga per ne Diber.

Sic e dijne po aq mire se qe nga dita qe Rama ka ardhur ne pushtet i ka mashtruar dibranet , nje here ne 6 muaj., sa here i eshte dashur te shkoj per fushate ne Diber.

Tani , i pafytyre sic eshte, i fton “ne Peshkopi dhe Klos “…”per fillimin e punimeve te pritura per 100 vjet.”

Dibranet nuk kane 100 vjet qe presin “fillimin e punimeve” ooo…

Kane 5 vjet qe presin rifillimin dhe perfundimin e punimeve qe ti i nderpreve kur erdhe ne pushtet o…edvin.

Ti e do nje pergjigje , tamam si prej Dibre, e shpresoj qe dibranet te ta japin

‘Mashtrues, shpifës’, Paloka sulmon ashpër Ramën: Ordiner, ke 5 vite që gënjën Read More »