Politike

“Dallgë” me 8724 tendera, 129 milionë euro në 4 javët e fundit, 1276 po bëhen në 9 ministri, 2490 në 61 bashki, 4958 në 118 ente publike

Drejtuesit hapin “thesin” e shtetit, para se të nisen për pushime
Afrimi i lejeve vjetore-pushuese për drejtuesit e institucioneve dhe shërbimeve publike, po shoqërohet me një “dallgë” të madhe tenderësh, që këto ditë vazhdojnë të sajohen shpallen e zhvillohen me shpejtësi të rrufeshme, sikur shitjet, blerjet, qiratë dhe investimet janë “nevoja emergjente”.

Sipas një investigimi që ka bërë “PAMFLETI”, nga verifikimi i njoftimeve të shpallura nga institucionet dhe entet shtetërore në “Buletini Prokurimeve Publike”, që varet direkt nga kryeministri dhe e ka zyrën ngjitur me zyrën e tij, rezulton se drejtuesit shtetëror kanë nisur ofensivën e pafrenueshme të zhvillimit të tenderëve të çdo lloji, nga investimet strtegjike, deri tek blerjet e lapsave!

Sipas të dhënave, vetëm në 4 javët e fundit 15 maj-15 qershor të këtij viti, 8724 tendera janë shpallur, kryer e janë në proces me procedura të përshpejtuara, por “çuditërisht” miratohen pa asnjë verifikim nga institucionet eprore të këtyre drejtuesve si kryeministria, ministritë, Agjencia e Prokurimit Publik (APP), Komisioni Prokurimeve Publike (KPP), drejtoritë e përgjithshme, prefekturat, këshillat e qarqeve, drejtoritë rajonale dhe Insektorati Qendror Shtetëror!

Sipas skedës së detajuar që kemi bërë për çdo lloj tenderi, del se shumica e tyre janë për rikontruksione rrugësh kombëtare, dytësore, sheshesh në qytete, fshatra, lyerje pallatesh, rkonstruksion banesash për komunitetin rom e egjiptian, blerje ilaçesh, pastrim deposh uji, vebndsoje sahatësh e riparim rrjetesh në ujësjellësa, blerje dhe financiame shërbimesh të bëra nga KESH në HEC-e, financime për jetimët dhe qendrat sociale, pasarim ujërash të zeza, transport mësuesish, blerje dru zjarri e ushqime për konvikte, ndriçim publik, kanale vaditëse, mobilim zyrash dhe blerje veturash e biletash avioni!

Evidentimi i tenderëve sipas institucioneve, ka këtë paqyrë: Në 4 javët e fundit, rezulton se 1276 janë bërë nga 9 ministri, 2490 tendera janë bërë nga 61 bashki dhe 4958 tendera janë bërë nga 118 ente shtetërore. Vlera totale e këtyre tenderëve të bërë në “sezonin e plazhit” është 129 milionë euro, që sipas zërave thuhet se 20% e vlerës së çdo tenderi, do të jepet si “thelë” për drejtuesit dhe krerët e Komisioneve të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në pragë të nisjes së tyre me pushime verore drejt plazheve dhe qendrave turistike malore brenda e jashtë Shqipërisë./Pamfleti

“Dallgë” me 8724 tendera, 129 milionë euro në 4 javët e fundit, 1276 po bëhen në 9 ministri, 2490 në 61 bashki, 4958 në 118 ente publike Read More »

Kjo e dielë ka nisur me surpriza! PS ‘rrëmben’ dy deputetet e Idrizit (Emrat)

Reme Lala, deputetja e cila mori mandatin nga PDIU-ja në Dibër, kalon zyrtarisht me Partinë Socialiste. Por jo vetëm kaq.

Burime nga Elbasani bëjnë të ditur se edhe Elena Xhina nga partia e Shpëtim Idrizit, ka deklaruar bashkimin me PS.

Ndërkohë që deklarata e Lalës ka ardhur gjatë një takimi në Peshkopi, ku Edi Rama dhe ministrat ndodhen për turin e Llogaridhënies.

“Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën. Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”, tha Reme Lala sot në Dibër.

Nga ana tjetër, Elena Xhina prej pak muajsh deputete e ka konfirmuar kalimin e saj po në një aktivitet. Xhina zëvendësoi Aqif Rakipin.

Kjo e dielë ka nisur me surpriza! PS ‘rrëmben’ dy deputetet e Idrizit (Emrat) Read More »

Në Dibër për ndërtimin e ”Rrugës së Arbrit”, Edi Rama bën publik bastin me Olta Xhaçkën

Gjatë ditës së sotme Edi Rama ka qenë i pranishëm në Dibër ku ka prezantuar edhe projektin për ‘’Rrugën e Arbrit’’. Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të vij t’u kërkojë votën dibranëve përmes këtij aksi rrugor.

Mes të tjerave Kryeministri ka zbuluar edhe një detaj interesant para nisjes së takimit në Dibër. Rama ka thënë se kishte vendosur bast me ministren e Mbrojtjes nëse do binte shi apo jo.

“Nuk do jetë më një iluzion rruga e Arbrit, do të jetë një realitet. Sapo e fitova bastin me Oltën, i thashë kur të flas unë do të fillojë shiu se nuk mbaron pa bereqet ky takim.

Fjala e Edi Ramës në Dibër

Siç e deshën të parët tanë, e në radhë të parë të parët tuaj. Ky vizion do të jetë i vërtetë. Rruga e Arbrit nuk do të jetë më iluzion. Dhe sapo e fitova bastin me Oltën se i thashe; kur të flas unë do të fillojë shiu, pasi pa bereqet nuk mbaron ky takim. Pse kjo rrugë ka ngritur kaq shumë pikëpyetje. Kur rrugë ndërtohen dhe në vendin tonë mungojnë shumë. Pse rruga e Arbrit është çështje kombëtare?

Në Dibër për ndërtimin e ”Rrugës së Arbrit”, Edi Rama bën publik bastin me Olta Xhaçkën Read More »

Seancë Parlamentare në ditën e negociatave, PS ”i shkel syrin” LSI-së, kërkon 84 vota për emërimet e Magjistratëve

Më 28 qershor Shqipëria pret të marr përgjigjen nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave, por përveç  kësaj Parlamneti Shqiptar do të zhvillojë edhe seancën plenare.

Sipas ”Shqiptarja.com” ajo që bie në sy është fakti se PS-ja ka vendosur që të josh LSI-në për të siguruar 84 vota për të votuar projektligjin për emërimin e magjistratëve. Maxhoranca nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar këtë ligj dhe prandaj i duhet edhe ndihma e deputetëve të opozitës për kartonët jeshilë.

Kjo për dy arsye:

Së pari LSI ka një qëndrim më të butë ndaj parlamentit, duke marrë pjesë në punimet e komisioneve,

Së dyti, disa deputetë të LSI-së nuk kanë treguar së fundmi unitet me grupin e tyre parlamentar, duke qëndruar në parlament ndryshe nga sa ka urdhëruar Kryemadhi.

Nga ana e saj ish-aleatja e PS-së në mandatin e parë qeverisës është shprehur se nuk do të votojë një nismë të tillë, pasi nuk dëshiron që magjistratët të emërohen siç dëshiron PS-ja, KLD apo edhe Prokuroja e Përkohshme Arta Marku.

Kjo gjë do të testojë flirtet mes këtyre dy forcave politike, nëse ato janë thjesht sporadike, apo ka një grup deputetësh të LSI-së të cilët duan të kalojnë me PS-në.

Ndryshimi ligjor i propozuar nga dy deputetë socialistë, vjen në kushtet kur KLGJ e KLP që do të kryenin këto procese ende nuk janë formuar, e po ashtu, procesi i vettingut po boshatis gjykatat e prokuroritë, duke forcuar nevojën për personel të ri.

Seancë Parlamentare në ditën e negociatave, PS ”i shkel syrin” LSI-së, kërkon 84 vota për emërimet e Magjistratëve Read More »

Nuk ndalet Ngjela: Kjo do të jetë kënga që do të dëgjojnë shqiptarët kudo që banojnë pas 28 qershorit

Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ thotë se pas 28 qershorit dhe “fshirjes së bastardëve që po drejtojnë Shqipërinë”, kënga që do të dëgjohet kudo që jetojnë shqiptarët është “Pse jemi të ndarë”, e cila ashtu si shumë këngë të tjera shqipe paraqet ndarjen e shqiptarëve në shtete të ndryshme.

“Pas 28 qershorit dhe fshirjes së bastardëve që po drejtojnë Shqipërinë… kjo do të.jetë kënga që do të këndohet në 90 mijë km2 ku banojnë sot shqiptarët…”, shkruan Ngjela.

Avokati prej kohësh shkruan për padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve dhe thekson se fundi i “korrupsionit kryeministror” në Shqipëri nëpërmjet reformës në drejtësi do bëjë që këto padrejtësi të korrigjohen.

Nuk ndalet Ngjela: Kjo do të jetë kënga që do të dëgjojnë shqiptarët kudo që banojnë pas 28 qershorit Read More »

SHBA e BE, të shqetësuar për bllokimin e dosjeve të mëdha. I kërkojnë Arta Markut të hetojë ose të deklarohet nëse ka presion nga politika

Ka një shqetësim në rritje nga partnerët tanë ndërkombëtarë në lidhje me situatën e hetimit të dosjeve të mëdha të krimit, korrupsionit dhe trafiqeve në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian përmes ambasasdorëve të tyre në Shqipëri, përkatësisht Donbald Lu dhe Romana Vlahutin e kanë paraqitur këtë shqetësim tek Prokurorja e Përgjithshme e përkohëshme Arta Marku.

Duke qënë se SHBA dhe BE janë sponsorët kryesorë të miratimit dhe të zbatimit të reformës në drejtësi dhe të Vettingut, por dhe janë involvuar konkretisht në zbatimin e kësaj reforme, duke sjellë ekspertë të FBI, gjermanë, britanikë dhe holandezë për gjurmimin e parave të politikanëve shqiptarë si dhe trajnimin e organeve ligjzbatuese shqiptare, kanë kërkuar rezultate konkrete.

Dosjet që janë hapur deri më tani cilësohen si të “lehta” dhe kanë kërkuar me këmbëngulje hetimin dhe dërgimin në gjykatë të dosjeve të mëdha të krimit, korrupsionit e abuzimit me pushtetin dhe të trafiqeve të drogës.

Më konkretisht SHBA dhe BE kanë shprehur shqetësim për bllokimin e dosjes së 613 kilogramëve kokainë kolumbiane të kapur në portin e Durrësit, ku sipas tyre nuk kuptohet se përse nuk arrihet të shkohet tek kupola e trafikut, ku FBI dhe organet e tjera partnere i kanë sjellë thuajse të gatshme të gjitha provat dhe faktet.

Burimet diplomatike bëjnë me dije se partnerët tanë të rëndësishëm SHBA dhe BE përmes ambasasdorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë kërkuar që të kopsitet dhe të dërgohet në gjykatë dhe dosja e Adriatik Llallës pasi provat dhe faktet janë të evidentuara, të sjella nga FBI të gatshme dhe vetëm dërgimi në gjykatë ka mbetur.

Kuptohet pas prerjes së fletë arrestit për ish kryeprokurorin, i cili ka pastruar para, tjetërsuar prona, s’ka deklaruar dhe justifikuar të ardhurat dhe ka kaluar para përmes kufirit tokësor.

Njëherësh Arta Markut i është kërkuar që të mbyllë dhe dërgojë në Gjykatë dhe dosjen e aferës së CEZ dhe DIA, ku shteti shqiptar ka humbur mbi 500 milionë euro dhe që janë përvetësuar nga familja Berisha përmes sekserëve të saj si dhe nga Ilir Meta.

Eshtë e pafalshme sipas partnerëve tanë ndërkombëtarë që një dosje e kopsitur mirë dhe me të gjitha provat dhe faktet dhe që vetëm formalisht kërkon dhe një dëshmi të Berishës ish kryeministër në prokurori, të mbetet e bllokuar pa u dërguar në gjykatë.

Njëherësh është kërkuar një rishqyrtim për dosjen e 21 janarit, ku u vranë katër demonstrues së opozitës së atëhershme para kryeministrisë.

Kjo pasi ekziston mundësia ligjore për një rihapje të tillë dhe për të ripyetur të gjithë personat e duhur, pasi deri më tani vrasja e Aleks Nikës është pa autor.

Njëherësh kanë kërkuar që dosjet e ish ministrave të PS, PD dhe LSI, përkatësishgt Ilir Beqja, Ritvan Bode, Genc Ruli, Edmond Haxhinasto e Sokol Dervishaj të shkojnë në gjykatë dhe të marrin atë që u takon.

Për këto dosje dhe dosje të tjera më pak të rëndësishme SHBA dhe BE ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme që të shkojnë sa më shpejt në gjykatë, duke shprehur shqetësim për zvarritjen e kopsitjes së tyre.

Tek ambasadorët Lu dhe Vlahutin ekziston frika se mos bllokimi i këtyre dosjeve ka ardhur dhe për shkak të presionit të politikës dhe në veçanti të kupolës së saj Meta, Berisha dhe Rama. Të cilët në unison kanë qënë dhe janë kundër zbatimit të reformës në drejtësi dhe arrestimit të “peshqeve të mëdhenj” të politikës shqiptare.

Dhe nësë ka ndodhur kjo, SHBA dhe BE kërkojnë nga organi i akuzës që të bëjnë publike dhe rastet kur janë përballur me presionin e politikës dhe sidomos të kupolës së saj./Pamfleti

SHBA e BE, të shqetësuar për bllokimin e dosjeve të mëdha. I kërkojnë Arta Markut të hetojë ose të deklarohet nëse ka presion nga politika Read More »

”Kosova i ka borxh Ramushit”, çfarë thoshte babai i ndjerë për djalin e tij ditën kur do të bëhej Kryeministër (Video)

Përpara se Ramush Haradinaj të votëbesohej në Parlament për të marrë mandatin e Kryeministrit, babai i tij i ndjerë shprehu gëzim prë djalin e tij.

Hilmi Haradinaj në një intervistë për Klan Kosova thoste se për Kosovën gjërat do të shkonin më mirë me ardhjen e Haradinajt në Pushtet.

“Unë mendoj që tashmë gjërat do të bëhen më mirë. Kosova i ka borxh Ramushit. Pres që qeveria të votohet”, pati thënë tashmë i ndjeri Hilmi Haradinaj.

”Kosova i ka borxh Ramushit”, çfarë thoshte babai i ndjerë për djalin e tij ditën kur do të bëhej Kryeministër (Video) Read More »

Cinizmi tragjikomik, milionerët politikë qajnë e vajtojnë hallet e të varfërve

Kosova e Re, shtet i lirë e i pavarur, por me sovranitet ende të gjymtuar, ka mjaft risi. Njëra prej këtyre risive të Kosovës së Re janë edhe milionerët e saj.

Shkruan Rexhep Qosja

Në mendjen time është krijuar pamja e dy lloj milionerëve të Kosovës së sotme: pamja e milionerit, të milionuar, domethënë të pasuruar, me djersë, me mund, me aftësi punuese e menaxhuese, në njërën anë, dhe pamja e milionerit të milionuar, të pasuruar turr, vrap, me punë politike, domethënë në sajë të pozitave politike, në të vërtetë duke shfrytëzuar e duke shpërdoruar pozitat politike e shtetërore!

Milionerët e llojit të dytë, të pasuruar në sajë të pozitave politike, janë temë çdo ditë e më e shpeshtë e bisedave, në të vërtetë ende më shpesh e pëshpëritjeve sesa e bisedave të hapëta të qytetarëve.

Dua të them disa fjalë për këtë milionerin tonë politik sjelljeharlisur, të pasuruar në mënyrë tragjikomike, në sajë të posteve politike e shtetërore! Po i dëgjoj çdo ditë milionerët politikë duke qarë e vajtuar hallet e të varfërve.

Vajet e këtyre “humanistëve”, këtyre “shpirtmirëve “ politikë për të varfërit sot janë më të shpeshta dhe më të zëshme se para një viti! Nuk e kuptoj plotësisht arsyen e këtij “njerëzillëku” të tyre!

Në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës është shtuar numri i milionerëve politikë që qajnë hallet e të varfërve, kurse në Kosovë po shtohet çdo ditë e më shumë numri i të varfërve.

Në Kuvendin dhe në Qeverinë e Kosovës është shtuar numri i milionerëve politikë, që qajnë e vajtojnë hallet e të varfërve, kurse në Kosovë është shtuar numri i të rinjve e të rejave, që bëjnë çmos për të ikur prej atdheut të vet e për të gjetur shpëtim nga skamja në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada, në Australi, në Zelandë të Re, në Turqi, në Japoni apo, madje, edhe në Korenë e Jugut.

Çfarë cinizmi tragjikomik përmban ai vajtim i milionerëve politikë e shtetërorë!

Milionerët tonë politikë, të pasuruar, krijuesit e fjalëve të reja do të mund të thoshin edhe të milionuar, në sajë të pozitave politike, që u janë dhuruar gjatë votimeve vendore a të përgjithshme, kur e kur edhe vendore dhe të përgjithshme, po i vajtojnë hallet e shtuara të të varfërve jo vetëm shpesh, jo vetëm me shumëkënd, por edhe shumëkund: në mbledhje partiake, në mbledhje jopartiake, në takime e konferenca të ndryshme, në biseda me gazetarët e televizioneve e të gazetave, me vendorë e të huaj, e, sidomos, në kuvendet komunale dhe në Kuvendin e Kosovës, por numri i të varfërve po shtohet me gjithë sasinë e madhe të lotëve të milionerëve!

Çfarë ironie përmban kjo shumësi tragjikomike lotësh!

Milionerët tanë politikë po ua qajnë hallet jo vetëm të varfërve të rinj po edhe të varfërve të vjetër, kurse vaji i tyre për varfërinë e të vjetërve e të vjetrave është më i lotpaktë. E kuptueshme: e dinë se s’do të vajtojnë gjatë për varfërinë e tyre!

Milionerët tanë politikë kohëve të fundit po qajnë hallin jo vetëm të të varfërve të të gjitha moshave, po edhe të të varfërve të të gjitha gjinive – të gjinisë mashkullore e të gjinisë femërore

Sa i gjithanshëm na është bërë “njerëzillëku” i milionerëve tanë politikë!

Milionerët tanë politikë po qajnë e vajtojnë hallet e të varfërve të të gjitha gjinive dhe të të gjitha moshave më së shpeshti duke qëruar hesape politike e partiake me kundërshtarët qoftë kur janë në opozitë, qoftë kur janë në pozitë! Dhe këta të opozitës na mësojnë se numri i të varfërve është shtuar, kurse vetë varfëria është thelluar prejse kjo, pozita, e ka marrë pushtetin, ndërsa këta të pozitës na mësojnë se numri i të varfërve është shtuar e varfëria në përgjithësi është thelluar në kohën kur kjo, opozita e tashme, ishte në pushtet!

Sa mirë e njohin, “historinë” e këtyre ditëve dhe sa shumë e duan të drejtën milionerët tanë politikë të pasuruar në mënyrë komike për ta, por gjithnjë tragjikomike për shtetin e Kosovës!

Milionerët tanë politikë, të milionuar në sajë të pozitave politike e shtetërore, që kishin dhe që vazhdojnë të kenë, po qajnë hallet e të varfërve të të gjitha gjinive e të të gjitha moshave, kurse, pa shikuar djathtas a majtas, po punësojnë të vetët: familjarët e vet, shokët e vet, miqtë e vet, puthadorësit dhe puthakëmbësit e vet pa marrë parasysh sa e meritojnë atë punësim ata!

Çfarë “njerëzillëku” duçe-ist përmbajnë vajtimet e milionerëve tanë politikë për të varfërit!

Milionerët tanë politikë po e vajtojnë gjendjen e të varfërve të Kosovës, kurse pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të familjarëve, të të afërmëve dhe të miqve të tyre po shtohen gjithnjë e më shumë dhe po shtohen në sajë të posteve dhe marifeteve të milionerëve tanë politikë!

Sa demokratike është politika familjare dhe farefisnore e milionerëve tanë politikë!

Milionerët tanë politikë vazhdojnë të qajnë hallet e të varfërve tanë, numri i të cilëve sado vjen e shtohet, kurse privilegjet e ndryshme, të shumëllojshme e të gjithkohshme të milionerëve po ashtu po shtohen dhe po shtohen në përpjesëtim të drejtë me shtimin e numrit të të varfërve!

Sa shumë i duan të drejtat e punëtorëve dhe sa shumë e duan shtetin social këta milionerët tanë politikë e shtetërorë!

Milionerët tanë politikë po qajnë zëshëm, gjithnjë e më zëshëm, hallet e të varfërve tanë, kurse shkëlqesitë e tyre dhe lartmadhëritë e tyre janë gjithnjë e më të shkëlqesishme dhe më të lartmadhërishme jo vetëm në Kosovë, jo vetëm në Kosovë e në Shqipëri, jo vetëm në Kosovë e në Maqedoni, jo vetëm në Kosovë e në Luginë të Preshevës, jo vetëm në Kosovë e në Mal të Zi, por edhe në një varg shtetesh të Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Sa tragjikomikisht përshtypjebërës është ky vajtim i milionerëve tanë politikë për të varfërit!

Milionerët tanë politikë, të milionuar në sajë të pozitave politike të cilat u janë dhuruar prej votuesve e ndonjëherë janë përvetësuar pa votime, po e qajnë hallin e të varfërve në njërën anë, kurse në anën tjetër po u shtohen punët e llojeve të ndryshme jo vetëm partiake, politike e shtetërore, por edhe arsimore, shkencore, turistike, me shkuarje e ardhje të shpeshta, kombëtare e ndërkombëtare, që u sjellin rroga, honorare, mëditje, çmime, përfitime ditore e gjatëkohore, që s’harrohen!

Sa tragjikomike, ironike, cinike, më shumë tragjike sesa komike, është demagogjia e milionerëve tanë politikë!

Deri kur të varfërit e Kosovës do të durojnë lotët e krokodilta të milionerëve politikë për gjendjen e tyre të mjeruar; deri kur do të durojnë lotët e krokodilta të milionerëve politikë të cilët postet politike e shtetërore i kanë përdorur e shpërdorur e kriminalizuar për t’u bërë vrap me miliona, me toka të reja, me shtëpi e pallate, me nga tri, katër, pesë banesa, me restorante, me pompa të benzinës, me vila ne bjeshkë e në bregdet, me lokale afariste, me vetura të shtrenjta, e me prona të tjera të ndryshme ende të paemërtuara! Nuk e di! Por, e di se shpejt, më shpejt se ç’ e mendoja, po bëhemi shoqëri politike në të cilën asgjë nuk është e turpshme përpos që të jesh i varfër, i varfër, dhe për shkak të varfërisë, i shpërfillur dhe i nënçmuar prej milionerëve politikë të pasuruar, të shumëmilionuar, në sajë të pozitave politike e shtetërore zhvatëse!

E interesi i qytetarëve të Kosovës, i të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin ata, është që Kosova sa më parë të bëhet shtet demokratik, pa autoritarizmin që e mundon shumë sot, shtet demokratik me administratë publike të papartisuar, me gjyqësor vërtet të pavarur, që, përpos të tjerash, i mbron firmat private prej reketimeve e shantazhimeve nga njerëzit e pushtetit, që, përpos të tjerash, mbron statusin e pambrojtur të punëtorëve në këto firma, që me vendimet e veta komprometon lotët e rrejshëm të milionerëve politikë për të varfërit, që merr masa ligjore ndaj të zhyturve në konflikt interesi, që merr masa ndaj abuzuesve të tenderëve. E të tjera.

Është interes i qytetarëve të Kosovës, i shqiptarëve kudo qofshin ata, që edhe Kosova, si vendet vërtet demokratike, të ketë Ligj për prejardhjen e pasurisë, në sajë të të cilit do të hulumtohet sidomos pasuria e funksionarëve të lartë shtetërorë, duke përfshirë këtu, natyrisht, edhe kryetarin dhe kryeministrin. Dhe, si shtet me korrupsion pandemik, si e kanë theksuar sa e sa herë autoritetet e BE-së, të ketë edhe prokurorin e pavarur, i cili do të hulumtojë prejardhjen e asaj pasurie të funksionarëve të lartë, të “peshqve të mëdhenj” si i quajnë të varfërit dhe ndërkombëtarët oligarkët politikë të pasuruar, të milionuar, me poste të larta politike e shtetërore duke rjepur Kosovën!

Është interes i qytetarëve të Kosovës, i shqiptarëve kudo qofshin ata, që Kosova të bëhet shtet demokratik e sovran, në të cilin nuk do të ketë poltronizëm politik e shtetëror me pasoja kombëtare: shtet në të cilin nuk do t’u bëhet e mundshme atyre që po derdhin lotë të rrejshëm për të varfërit sot, që me poltronizmin e dëshmuar në vazhdimësi, dhe duke flijuar interesa kombëtare, të përfitojnë përkrahje ndërkombëtare për të vazhduar karrierën e tyre pushtetore tragjikomike eksploatuese!

Deri atëherë intelektualët që kanë mendjen për mendim të pavarur do të duhej të jenë me të varfërit e të varfër, të varfër për të cilët nuk vajtojnë milionerët politikë!

Ashtu intelektualët do të varfëroheshin materialisht, por do të ngriteshin shpirtërisht dhe moralisht!

Dhe, këtë ngritje shpirtërore e morale do ta shquanin e do ta dëshmonin edhe më shumë po të shkruanin romane, drama, monodrama me personazhe milionerë politikë e të varfër, përmes të cilëve do të paraqiteshin gjithë kundërshtitë tragjikomike në Kosovë sot.

Edhe milionerët politikë edhe të varfërit e Kosovës e dinë, besoj, se romane, drama, monodrama e vepra të tjera mos sot nesër për ta do të shkruhen.

Cinizmi tragjikomik, milionerët politikë qajnë e vajtojnë hallet e të varfërve Read More »