Politike

Kaloi nga PDIU tek PS, deputetja Elena Xhina: Jam aty ku kam qenë, situata ime politike duhet kuptuar qartë

Deputetja e PDIU Reme Lala deklaroi dje nga Peshkopia kalimin e saj në grupin Parlamentar të PS. Mirëpo Lala i tha kryeministrit Rama se nuk do i bashkohej e vetme socialistëve dhe se bashkë me të do të vinte edhe deputetja tjetër e PDIU-së në Elbasan, Elena Xhina.

Ndërsa nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit. Xhina shprehet se ajo është pjesë e një grupi të pavarur deputetësh në parlamentin e Shqipërisë.

“Sot pata kënaqësinë të isha e pranishme në inagurimin e fillimit të punimeve të Rrugës së Arbrit, në Dibër e ftuar nga mikja ime Reme Lala, të cilën e falenderoj që më dha mundësinë që ti bashkohesha dhe unë gëzimit të saj, për këtë ëndërr të vjetër të dibranëve!Marr shkas nga titujt e gazetave për të bërë një sqarim për opinion publik: Unë jam në grupimin e deputetëve të pavarur të Parlamentit të Shqipërisë ! Ju faleminderit!” shkruan ajo.

Megjithatë ajo ka reaguar sërish përmes një tjetër statusi, ku kërkon që votuesit e saj në Elbasan ta kuptojnë qartë situatën e saj politike.

“Meqenese mediat vazhdojnë të pasqyrojnë gjerësisht lajmin se unë kam kaluar në grupin parlamentar te PS, më duhet të sqaroj edhe një herë se nuk kam bërë asnjë lëvizje të pozicionit politik dhe jam aty ku kam qenë. Diçka të tillë e kam sqaruar edhe me anë të statusit të mëparshëm, gjithsesi për mua është e rëndësishme që situata ime politike të jetë e kuptuar qartë nga votuesit e mi të Elbasanit, të cilët janë interesi im i vërtetë!”

Sakaq, në një reagim PDIU deklaroi se dy deputetet janë larguar nga PDIU që në përfundim të zgjedhjeve dhe se kjo nuk përbën tashmë asnjë ndryshim.

Kaloi nga PDIU tek PS, deputetja Elena Xhina: Jam aty ku kam qenë, situata ime politike duhet kuptuar qartë Read More »

Lista/ Berisha përdori 100 pseudonime spiunësh për elemininim e kundërshtarëve në PD, 20 deputetët që bllokuan ligjin më 2008

Bëri 25 vite “gjueti shtrigash” brenda partisë>
Historia e konflikteve brenda PD, ka pasur si tregues luftën kundër njeri-tjetrit me emra spiunësh sigurimi, që dirigjohej nga Sali Berisha, me synim eleminimin e kundërshtarev brenda partisë.

Pasi krijoi një “bërthamë” me ish-spiunë sigurimi, Sali Berisha që siç dihet “nuk ka qenë spiun” gjatë diktatuarës, hartoi një listë me pseudonime spiunësh, ca të vërtetë e ca fals dhe nisi “gjuetinë e shtrigave” brenda PD-së, skemë që pati shumë sukses, sidomos në vite 1992-2010.

Cilido që guxonte, ose që dilte kundër Berishës qoftë edhe me sygjerim ndryshe në në bisedë të lirë kafeneje, piketohej si “spiun” prej “Grupit të punës” që drejtohej nga Shaban Memia e Fahri Balliu dhe i ngjiteshin, i përmendeshin e i propogandohehsin në media nga 1-3 pseudonime spiuni, listë në të cilën Saliu futi Azemin, Pashkon, Imamin, Rulin, Pollon e shumë themelues të tjerë të PD.

Në fakt, në PD ka pasur shumë ish-spiunë sigurimi, me të cilët Saliu strukturoi partinë e tij pas vitit 1992, por pas nisjes së frikës se do ta rrëzonin si kryetar të PD, ai krijoi një listë me 100 pseudonime spiunësh, të cilët i përdorte nëpërmjet tellallëve të tij, kundër atyre që planfikonte për eleminuar nga PD.

Në datën 13 maj 2006, KiE vendosi kusht hapjen e dosjeve të spiunëve të ish-sigurimit të shtetit, por kreu i PD dhe kryeministër Sali Berisha, futi në lojë 20 deputetë të PD, të cilët gjoja “dolën me nismën” për të shtyrë paafat, hapjen e dosjeve të ish-spiunëve dhe ky ligj nuk u votua.

Ja 20 deputetët që bllokuan hapjen e dosjeve në korrik 2008

  1. Jozefina Topalli

  2. Lulëzim Basha

  3. Genc Pollo

  4. Fatmir Mediu

  5. Jemin Gjana

  6. Arben Imami

  7. Blerim Cela

  8. Leonard Demi

  9. Igli Cara

  10. Tritan Shehu

  11. Ritvan Bode

  12. Fatos Beja

  13. Ilir Bano

  14. Blerim Çela

  15. Ilir Rusmali

  16. Genc Ruli

  17. Besnik Mustafaj

  18. Majlinda Bregu

  19. Mehmet Xheka

  20. Arben Imami

Ja pseudonimet që janë përdorur në Gjutinë e shtrigave brenda PD

Medicina, Penicilina, Qukapiku, Çiftelia, Dizenjatorja, Çorapja, Qepa, Kodrina, Financieri, Drita, Stilografi, i vogli, Alfons Ballshi, Raketa, Profesori, Shkrimtari, Dragoi, Cigarja, Livadhi, Dëbora e re, Furtuna, Luftëtari, Snajperi, Proletari, Intelektuali, Sqepi, Teritali, Bozhuri, Plepi, Parafabrikati, Kitara, Ushtari, Gjeli, Grepi, Shishja e Qumështit Serbi, Çiklisti, Fryma, Vesa, Çalamani, Malësori, Tigri, Vinçi, Sapuni, Diplomati, Poeti, Urithi, Pëllumbi, Stuhia, Kastori, Ekspertja, Oxhaku, Bredhi, Iriqi, Komshiu, Osumi, Komandanti, Vigjilenti, Inxhinieri, Trimi, Kalaja, Fshatari, Rruga, Magazinieri, Nata, Dallga, Kominoshja, Salca, Piktori, Xhuxhi, Flauti, Valltarja, Përparsja, Instituti, Kostumi, Kuqua, Kronometri, Fonogrami, Bastuni, Zogu, Giza, Gjeologu, Fantazma, Sykuqi, Studenti, Sandalja, Dirigjineti, Sirtari, Bjeshka, Lisi, Pela e Egër.

Lista/ Berisha përdori 100 pseudonime spiunësh për elemininim e kundërshtarëve në PD, 20 deputetët që bllokuan ligjin më 2008 Read More »

Dy deputetet çame, manovër e Ramës ndaj rebelimit të 12 parlamentarëve të PS-së që i rrëzojnë qeverinë

Deklarata e sotme e dy deputetëve të PDIU-së, Reme Lala dhe Elena Xhina se kalojnë në grupin parlamentar të PS-së nuk ishte aspak as rastësi e as thjesht një afrodiziak për entuziazmin e ulur të mazhorancës qeverisëse.

Por kemi të bëjmë me një rrezik eminent për qeverinë e Edi Ramës, i cili rrezikohet nga 12 deputetë brenda grupit parlamentar socialist, të cilët kanë bërë gati largimin e menjëhershëm nga “klubi politik” që drejton Taulant Balla.

Siç mësohet nga burime të sigurta nga brenda mazhorancës, si rezultat i përplasjes, pakënaqësive, dhe pafuqisë së deputetëve për të punësuar militantët dhe zgjidhur problemet e njerëzve, ata kanë bërë gati një largim nga PS-ja.

Akt që e nxjerr qeverinë e Edi Ramës pa mbështetje politike dhe praktikisht e rrëzon atë menjëherë.

Siç mësohet, zëdhënës të këtij grupi që thuajse ka nga një deputet nga të gjitha qarqet i ka bërë të ditur kupolës së PS-së që vendimi tashmë është afër.

Menjëherë pas këtij veprimi, grupit të 12-tëshes i janë afruar krushq nga LSI-ja dhe nga PD-ja, por ata i kanë larguar urgjent dhe kanë bërë të ditur se nuk do t’i japin votat e tyre për një qeveri të opozitës, por thjesht po synojnë të bindin PS-në se ajo duhet të formojë një ekzekutiv të ri pa Edi Ramën dhe pa frymën e rilindasve që cilësohen si një mish i huaj në PS por që e kanë zaptuar atë përfundimisht.

Largimi i 12 deputetëve mësohet se do të bëhet vetëm nëse nuk ka rrugë tjetër dhe nuk hapet debati brenda PS-së për ndryshime.

Ndaj Rama ka nisur të kërkojë partnerë të rinj dhe deklarata e dy deputetëve të PDIU-së sot ishte një thirrje ndaj të gjithë atyre parlamentarëve brenda LSI-së dhe PD-së që duan të afrohen me kyeministrin.

Dhe nuk është se s’ka pasur tentative: LSI-së i ka bërë prova ikjeje Robert Bitri dhe Agron Çela.

Ndërkohë që Argron Shehaj, miliarderi i Bashës u shfaq në krah të Edi Ramës te Blendi Fevziu si sinjal i qartë i koduar drejtuar dymbëdhjetëshes.

Jo më kot edhe sot Shpëtim Idrizi nuk e konsideroi lajm të ri ikjen e dy deputeteve të tij, që i kishin ikur me kohë nga duart, madje nuk ishin përzgjedhur fare nga ai.

“Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qënë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çeshtjes çame”, tha Idrizi .

Sipas informacioneve brenda PS-së, po tentojnë të bashkohen me këtë grup deputetësh rebelë edhe disa ministra që Edi Rama është bërë gati t’i largojë në shtator por edhe disa prej deputetëve të lidhur me qarqe kriminale që pritet të bien në rrjetën e drejtësisë së re.

Deri tani mësohet se sinjalet nuk janë pritur mirë, pasi afrimi i ministrave vërtetë që do të rrisë grupin por nga ana tjetër do të godasë kauzën.

Në krye të dymbëdhjetëshes qëndron një “socialist i vjetër”, i cili ka qenë edhe nismëtari i nismës së deputetëve të pakënaqur.

Ata deri tani nuk kanë pranuar të bëjnë dialog me Taulant Ballën por kanë kërkuar Ruçin, por ky i fundit ka thënë se nuk ka më rolin e vjetër në PS.

Pas kësaj ata kanë përdorur një figurë shumë të njohur socialiste me figurë të paprekur dhe mjaft popullore, tashmë i tërhequr nga politika që të përfaqësojë kërkesat dhe shqetësimet e tyre në kupolën e PS-së.

“Senatori” socialist ka takuar direkt Edi Ramën, i cili kur e ka marrë vesh është xhindosur dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për një rrezik jo thjesht eminent por fatal.

Bëhet fjalë jo thjesht për largimin e tij nga qeveria por nisjen e deramizimit të PS-së…/Pamfleti

Dy deputetet çame, manovër e Ramës ndaj rebelimit të 12 parlamentarëve të PS-së që i rrëzojnë qeverinë Read More »

Ish-ministrat dhe drejtorët e LSI i vjedhin paratë njëri-tjetrit, alarm në bandën e Ilir Metës

Një bandë misterioze po u vjedh paratë e korrupsionit hajdutëve të LSI, kanë mbushur jastëkët dhe dyshekët, dyshime të forta mbi thithëlopën e madhe e korrupsionit

Ngjan si skenar filmi, por gjithçka ndodh në Lëvizjen Socialiste për Integrim, bandën më të madhe dhe famëkeqe të hajdutëve në Shqipëri dhe Ballkan. Prej disa javësh, banda e hajdutëve të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, që përbëhet nga lukunia e ish-ministrave dhe ish-drejtorëve, po përjeton një gjendje alarmi, për shkak të një ngjarje të pazakontë.

Një grup misterioz hajdutësh të sofistikuar po u vjedhin paratë e krimit dhe korrupsionit ish-ministrave dhe drejtorëve të LSI. Grupi rezulton se është i mirinformuar për sasinë e parave të çdo ish-ministri dhe drejtori të LSI dhe vendin ku i kanë fshehur. Deri më sot nuk ka asnjë denoncim në prokurori, pasi paratë janë të pista, dhe në këtë mënyrë vetë denoncuesi rrezikon burgun.

Dyshimet janë se grupi misterioz drejtohet nga e njëjta dorë brenda LSI. Ka zëra dhe pëshpërima se pas këtij grupi hajdutësh qëndron vetë thithëlopa e madhe e korrupsionit dhe kokainës. Gjithashtu, dyshohet se ish-ministrat dhe drejtorët, në dijeni për vjedhjet e njëri-tjetrit kur kanë qenë në pushtet, tani po vjedhin njëri-tjetrin. Por, gjithçka ende mbetet mjegull dhe mister.

Gjatë tetë viteve në pushtet, përveç gjobës mujore që dorëzonin tek thithëlopa e madhe e korrupsionit, ish-ministrat dhe lukunia e drejtorëve të LSI kanë mbushur jastëkët dhe dyshekët me paratë që i kanë vjedhur, me anë të tenderave, favorizimeve, koncesioneve, shitjes së pasurive publike dhe aferave të tjera të ndryshme. Meqenëse paratë janë të zeza dhe nuk mund të hyjnë në sistemin bankar, ata i kanë mbajnë paratë e korrupsionit kryesisht nëpër shtëpi.

Fshehja e parave në shtëpi dhe në vende të tjera, për t’i shpëtuar drejtësisë, mbart gjithmonë rrezikun e vjedhjes. Kjo vjedhje masive brenda llojit në LSI vjen një vit pasi kjo bandë famëkeqe qëndron në opozitë. Siç duket, disa prej krerëve të kësaj bande kanë nisur t’i mbarohet paratë dhe në këtë mënyrë ka nisur grabitja mes shokësh. Nuk është kurrë rastësi që mbi 90 % të drejtorëve të proceduar, arrestuar dhe dënuar për korrupsion i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, që prej tetë vitesh.

Pas disa muaj bandës së LSI do t’i vijë një rrezik edhe më i madh. Tmerri i kësaj bande do të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit. Kjo e fundit ka kompetenca të pakufizuara për të gjurmuar paratë e vjedhura. Gjatë miratimit të ligjit për SPAK-un LSI bëri një luftë të ashpër, për t’i kufizuar kompetencat Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, pikërisht nga halli i parave të vjedhura. LSI arriti të bëjë disa kufizime në ligj, por sërish, falë gjermanëve dhe amerikanëve, Byroja e Hetimit ka fuqi të mjaftueshme për t’ua gjurmuar dhe konfiskuar paratë e korrupsionit./Pamfleti

Ish-ministrat dhe drejtorët e LSI i vjedhin paratë njëri-tjetrit, alarm në bandën e Ilir Metës Read More »

”Fatos, turp të kesh, si i thua shoqes Nexhmije ik. Ke punuar në një zyrë me të”!, përgjigja e Nanos ndaj Nexhmijes kur e thirri në qeli

Muho Asllani ish-anëtari i Byrosë Politike ka ndarë për gazetën ‘’Panorama’’ disa kujtime nga jeta e tij në burg gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike.

Ndër të tjera ai flet edhe për mënyrën si trajtohej ish-Kryeministri dhe ish-Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano në burgun e Bënçës. Muho Asllani thekson se mes Nexhmije Hoxhës dhe Fatos Nanos nuk mungojnë as batutat në atë burg, për të cilat thotë se ka mbajtur qendrim.

RRËFIMI I MUHO ASLLANIT

Nexhmija me Lenka Çuko kishin një oborr ku dilnin për ajrim. Fatosi ishte në ajrim. Nexhmija e thërret: Tosi, hajde pak këtu! Fatosi e sheh dhe i përgjigjet: Ik, mos më çaj kokën! Unë e dëgjova dhe i them: Fatos, turp të kesh, si i thua shoqes Nexhmije ik, moj mos më çaj kokën? Ke punuar në një zyrë me të! Ai më pa njëherë dhe hyri brenda. Në 1997 për arsye sigurie për shkak të rebelimit, na sollën në Tiranë te 313. Kërciste automatiku, u hapën burgjet dhe ikën të gjithë. Në 313 mbetën Ramiz Alia, unë, Fatos Nano, një nga Dukagjini, Mun Kola dhe Shemsie Kadria e Gjallicës.

Dy shkodranë të burgosur më rrinin te dera dhe më thanë: Muho Asllani mos e çaj kokën se nuk të prek njeri ty këtu në burg. Sepse situata ishte kaotike, secili bënte çfarë donte, digjnin batanije, dyshekë, shpërthyer dyer e dritare. Vjen drejtori i burgut, nuk më kujtohet emri, ka shkuar në Amerikë tani, më shikon mua dhe më thotë- pse nuk ke ikur?! I thashë se nuk iki se ka një vendim gjykate që më ka dënuar. Hajde me mua- më tha, mori dhe dukagjinasin që ishte edhe ai i burgosur. Na çon te dhoma e Fatos Nanos. Aty gjeta Ramiz Alinë dhe Shemsie Kadrinë.

Ramizi kishte një plagë në kokë, dikush e kishte qëlluar. U tha që kur kishin dalë të burgosurit ishte shtyrë dhe i kishte rënë koka te dera e hekurit. Drejtori na tha nëse doni të ikni, ikni, përndryshe do ju çoj unë në shtëpitë tuaja, sepse e kam porosi. Fatosit i kishin ardhur dy badigardët e tij që ta merrnin. Fatosi i tha drejtorit se do shkonte në shtëpi, Ramizi tha se do shkoj te vajza, Shemsia do shkonte në shtëpi, unë shkova te shtëpia e këtij dukagjinasit, sepse më tha mua nuk të çoj dot në Durrës se ka ndalim qarkullimi. Dola nga burgu, pas disa kohësh vendosa të shkoja te Nano sepse ishin të gjithë pa punë, unë, gruaja, djali.

E marr në telefon dhe i kërkoj ta takoj. Më thotë, hajde nesër në 12. Prita një orë, ma shtyu tre herë takimin, derisa pasdite më tha që hajde nesër. Mora trenin se kushtonte më lirë dhe shkova të nesërmen. Më sorollati përsëri, hajde pas një ore e hajde pas dy orësh. E mora në telefon dhe i thashë: Kurrë bojën mos ta pafsha! Kur erdhi në Durrës, ishte fushata zgjedhore, Fatosi më takoi në një takim dhe më pas në program artistik. Më tha: Ku je Muho Asllani, hajde, ulu këtu! Unë e përshëndeta me respekt dhe pse më kishte sorollatur pa më takuar më parë.

Në skenë po kërcenin ca vajza gjysmë të veshura. Më thotë Fatosi: A do ta kishe lejuar në kohën tënde këtë vajzën të kërcente kështu? Jo vetëm nuk do e kisha lejuar, por do ta kisha çuar në minierë të punonte, jo vetëm atë, por edhe ata që e kanë lejuar dhe organizuar këtë shfaqje! Që atëherë nuk e kam takuar më. Më ka ardhur keq kur u nda nga bashkëshortja, Rexhina, sepse ajo ka sakrifikuar shumë për Fatosin. Ata kanë qenë të dashuruar që në gjimnaz, ndërsa familja e Rexhinës ishte një familje shumë e mirë shkodrane.

”Fatos, turp të kesh, si i thua shoqes Nexhmije ik. Ke punuar në një zyrë me të”!, përgjigja e Nanos ndaj Nexhmijes kur e thirri në qeli Read More »

”Deti”, shteti shqiptar i papërgatitur për rinegocimin. Ministria e Mbrojtjes bleu kompjuter dhe program në ‘tregun e zi’

Marrëveshja e detit me Greqinë ka sjellë një përshtjellim akoma më të madh në opinionin publik. Teksa Shqipëria humbi milje të tëra, qeveria është zotuar se do t’i rekuperojë dhe do të përfitojë akoma më shumë. Të dhënat e siguruara nga TPZ.al tregojnë se shteti shqiptar ka qenë i papërgatitur për rinegocimin e kësaj marrëveshje.

Më datë 21 maj të këtij viti, ministria e Mbrojtjes shpalli fituesin e një tenderi të bërë pa shpallje paraprake të njoftimit, ku bëhet publike edhe firma fituese. TPZ.al ka siguruar dokumentet, ku thuhet se ministria ka kërkuar “blerje programi dhe kompjuter për nevoja të Grupit Ndërinstitucional të Punës për negocimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke, për kufizimin e zonave të tyre detare”.

Fondi për këtë tender është 50 milionë lekë pa TVSH, ndërsa afati për ekzekutimin ka qenë 1 ditë nga lidhja e kontratës. Nisur edhe nga afati, pala shqiptare ka kërkuar me shpejtësi një kompjuter dhe program në “treg të zi” për grupin negociator, çka tregon një papjekuri të palës sonë. Përse duhej një kompjuter me shpejtësi? Çfarë programi ka blerë ministria e Mbrojtjes? A nuk ishin të përgatitur këta ekspertë? Përse komjuteri u mor nga një kompani private? A është e çertifikuar dhe licensuar ajo kompani për të tilla kompjuterë? Duket se të gjitha këto pikëpyetje do të ngelin në “ajër”, pa asnjë përgjigje.

Veprimet janë të nxituara, pasi askush nuk tregon çfarë po ndodh brënda këtij grupi. Gjithësesi, firma që fitoi tenderin për kompjuterin dhe programet është “AESS” sh.p.k., e cila është private dhe, nëse qeveria paguan, atëherë ajo i jep produktin. Sipas dokumenteve, kompjuteri i blerë është paraqitur pranë Institutit të Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake, me adresë Rruga e Dibrës në Tiranë.

”Deti”, shteti shqiptar i papërgatitur për rinegocimin. Ministria e Mbrojtjes bleu kompjuter dhe program në ‘tregun e zi’ Read More »

Përse nuk e besojnë më Bashën dhe Kryemadhin?

Duket se Brukseli dhe Washingtoni nuk e beson më opozitën, ose më qartë kryetarin e PD Lulzim Basha, dhe Monika Kryemadhin. Dhe kjo duket tek izololimi që ndërkombëtarët kanë nisur ti bëjnë opozitës prej janarit 2018. Muajt e fundit si PD, ashtu dhe LSI, në “aksionet e tyre opozitariste”, në mediat e tyre dhe foltoren e Parlamentit, i kanë sulmuar fort ambasadorët Donald Lu dhe Vlahutin.

Sulme të tilla, duket se kanë krijuar pakënaqësi në Bruksel dhe Uashington, dhe kjo është evidentuar nga protestat pa asnjë sens të opozitës, apo dhe tek fjalimet e zjarrta të zotit Basha dhe zonjës Kryemadhi.

Hapur fare pakënaqësinë e ka shprehur muajt e fundit Brukseli, që ka treguar se nuk është i kënaqur me opozitën shqiptare. Të mos harrojmë prononcimin e kreut të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili gjatë një vizite dy ditore në Tiranë 2 muaj më parë , nuk pati asnjë takim me liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Në axhendën e tij nuk përfshihej fare takimi me zotin Basha, ndërkohë që ky i fundit u kënaq vetëm me një “takim” të shkurtër me komisionerin Hahn. Gjithçka është qartësuar ashtu siç ishte takimi i ftohtë, duke nënkuptuar hapur se Brukseli e ka shpallur “non grata” PD si forcë politike prej muajsh. Nga ana tjetër kujtojmë se Juncker, ka nxituar të takojë Ramën dhe Presidentin Meta, por nuk preferoi të takonte liderët e PD dhe LSI.

E ndërsa kryetari demokratëve Basha arriti ta takojë pak minuta zotin Hahn, LSI nuk pati asnjë shans të tillë. Kjo situatë, tregon qartë se opozita në Shqipëri, tashmë është në luftë me ndërkombëtarët, duke u evidentuar pas sulmeve të vazhdueshme shpesh edhe banale, ndaj ambasadorëve Lu dhe Vallahutin. Si mund të harrojë Brukseli se PD e LSI, çdo ditë kanë sulmuar ambasadoren e BE zonjën Vlahutin, përmes deklaratave nga deputetët e saj “kurajozë”, ashtu edhe përmes medieve të “pavarura” pranë tyre.

Në takimet e tij, Juncker i dha një mesazh të qartë PD së zotit Basha, gjatë takimit të ngrohtë me ambasadoren e BE zonjën Vllahutin, duke treguar qartë se “gëzon mbështetjen dhe besimin e tij”. Ndërsa vendimi për të mos takuar asnjë përfaqësues të opozitës, tregon qartë se PD dhe LSI, janë në të papranueshëm për Brukselin, i cili gjithmonë ka kërkuar që palët të dialogojnë dhe të mos ketë pengesa për luftën ndaj korrupsionit dhe Vettingu-t.

Turi zyrtar ballkanik që zhvilluan Jean Claude Juncker, dhe eurokomisioneri Johanes Hahn, ishte një këmbanë alarmi për selinë blu, duke treguar hapur se Brukseli nuk e përkrah politikisht liderin demokrat. Pavarsisht se zoti Basha deklaron vazhdimisht se “opozita është për hapjen e negociatave me BE” duket se Brukseli sërish nuk e beson se ai e ka seriozisht.

Kjo për faktin se opozita e përfaqësuar nga zoti Basha dhe zonja Kryemadhi (një parti e dalë nga e majta) prej 1 viti në Parlament nuk kanë bërë opozitarizmin, por thjesht kanë shprehur vulgaritet fizik dhe papjekuri politike.

Brukseli dhe Washingtoni, nuk janë zyra dhe qendra administrative urbane, të presin dhe të besojnë se “dy partitë kryesore opozitare në Shqipëri një ditë do të piqen dhe do të reflektojnë si dy forca të përgjegjshme politike”. Ata janë lodhur me Bashën dhe Monikën, ata nuk kanë më interes, të presin dhe dëgjojnë tregime dhe telenovela me “videopërgjime” apo dhe me skenarë filmash multiplikativë.

Brukseli dhe Washingtoni duan provën e qartë se opozita në Shqipëri po tregon pjekuri, maturi dhe angazhim në bashkëpunimin e saj institucional me mazhorancën, për të siguruar të ardhmen e vendit, dhe jo interesave të tyre.

Brukseli dhe Washingtoni, nuk mund të bëhet pjesë e lojërave politike të një opozite të pabesueshme, që edhe pasi humbet zgjedhjet dhe e pranon humbjen, kthehet dhe akuzon për vjedhje votash, të një opozite që edhe pse deklaron se “e duam reformimin e organeve të drejtësisë” del hapur kundër Vettingut, apo që bën thirrje të hapura në protestat e saj për rrëzimin e qeverisë me veprime të dhunshme.

Këto dhe shumë arsye të tjera, duke mos përjashtuar edhe lobimet antiintegrim të lidershipit të kësaj opozite, kanë sjellë ftohjen e madhe dhe mosbesimin e vazhdueshëm politik të Brukselit dhe Washingtonit, ndaj zotit Basha dhe zonjës Kryemadhi.

Përse nuk e besojnë më Bashën dhe Kryemadhin? Read More »

Berisha, ‘gjueti shtrigash’ brenda PD-së, përdori 100 pseudonimesh spiunësh për eleminimin e kundërshtarëve

20 deputetët që bllokuan ligjin më 2008.
Historia e konflikteve brenda PD, ka pasur si tregues luftën kundër njeri-tjetrit me emra spiunësh sigurimi, që dirigjohej nga Sali Berisha, me synim eleminimin e kundërshtarev brenda partisë.

Pasi krijoi një “bërthamë” me ish-spiunë sigurimi, Sali Berisha që siç dihet “nuk ka qenë spiun” gjatë diktatuarës, hartoi një listë me pseudonime spiunëshca të vërtetë e ca fals dhe nisi “gjuetinë e shtrigave” brenda PD, skemë që pati shumë sukses, sidoms në vite 1992-2010.

Clido që guxonte, ose që dilte kundër Berishës qoftë edhe me sygjerim ndryshe në bisedë të lirë kafeneje, piketohej si “spiun” prej “Grupit të punës” që drejtohej nga Shaban Memia e Fahri Balliu dhe i ngjiteshin, i përmendeshin e i prpogandohehsin në media nga 1-3 pseudonime spiuni, listë në të cilën Saliu futi Azemin, Pashkon, Imamin, Rulin, Pollon e shumë themelues të tjerë të PD.

Në fakt, në PD ka pasur shumë ish-spiunë sigurimi, me të cilët Saliu strukturoi partinë e tij pas vitit 1992, por pas nisjes së frikës se do ta rrëzonin si kryetar të PD, ai krijoji një listë me 100 psedunime spiunësh, të cilët i përdorte nëpërmjet tellallëve të tij, kundër atyre që planfikonte për eleminuar nga PD.

Në datën 13 maj 2006, KiE vendosi kusht hapjen e dosjeve të spiunëve të ish-sigurimit të shtetit, por kreu i PD dhe kryeministër Sali Berisha, futi në lojë 20 deputetë të PD, të cilët gjoja “dolën me nismën” për të shtyrë pa afat, hapjen e dosjeve të ish-spiunëve dhe ky ligj nuk u votua. Ja 20 deputetët që bllokuan hapjen e dosjeve në korrik 2008

  1. Jozefina Topalli

  2. Lulëzim Basha

  3. Genc Pollo

  4. Fatmir Mediu

  5. Jemin Gjana

  6. Arben Imami

  7. Blerim Çela

  8. Leonard Demi

  9. Igli Cara

  10. Tritan Shehu

  11. Ritvan Bode

  12. Fatos Beja

  13. Ilir Bano

  14. Blerim Çela

  15. Ilir Rusmali

  16. Genc Ruli

  17. Besnik Mustafaj

  18. Majlinda Bregu

  19. Mehmet Xheka

  20. Arben Imami

Ja 100 pseudonimit që janë përdorur në Gjetinë e shtrigave brenda PD

Medicina, Penicilina, Qukapiku, Çiftelia, Dizenjatorja, Çorapja, Qepa, Kodrina, Financieri, Drita.

Stilografi, I vogli, Alfons Ballshi, Raketa, Profesori, Shkrimtari, Dragoi, Cigarja, Livadhi, Dëbora e re.

Furtuna, Luftëtari, Snajperi, Proletari, Intelektuali, Sqepi, Teritali, Bozhuri, Plepi, Parafabrikati.

Kitara, Ushtari, Gjeli, Grepi, Shishja e Qumështit, Serbi, Çiklisti, Fryma, Vesa, Çalamani.
Malësori,Tigri, Vinçi, Sapuni, Diplomati, Poeti, Urithi, Pëllumbi, Stuhia, Kastori.

Ekspertja, Oxhaku, Bredhi, Iriqi, Komshiu, Osumi, Komandanti, Vigjilenti, Inxhinieri, Trimi.

Kalaja, Fshatari, Rruga, Magazinieri, Nata, Dallga, Kominoshja, Salca, Piktori, Xhuxhi, Flauti.

Valltarja, Përparsja, Instituti, Kostumi, Kuqua, Kronometri, Fonogrami, Bastuni, Zogu, Giza, Gjeologu, Fantazma.

Sykuqi, Studenti, Sandalja, Dirigjineti, Sirtari, Bjeshka, Lisi, Pela e Egër.

Berisha, ‘gjueti shtrigash’ brenda PD-së, përdori 100 pseudonimesh spiunësh për eleminimin e kundërshtarëve Read More »