Politike

Habit deputeti i PD: Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë kusht për negociatat

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho e ka quajtur të paprecedentë atë çfarë ndodhi sot në parlament. Spaho tha se nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e parlamentarizmit që të pritet fjala e opozitës.

“Ka pothuajse 4 muaj që ne po përpiqemi të tërheqim vëmendjen e maxhorancës në mënyrë që të arrijmë të plotësojmë kushtet më të domosdoshme për hapjen e negociatave për të cilën vendimi merret javës tjetër në samitin e 28-29 qershorit. Seanca e sotme e paprecedentë. Nuk ka ndodhur në historinë e parlamentarizmit që të pritet fjala e opozitës.

Sot me propozim të kreu të grupit të PS-së u kaluan të gjitha pikat e rendit të ditës dhe u kalua në votim. Pati një tentativë madje të Ruçit për ta bërë pa votim. Por kur ndërhyra u bë me votim.
Kjo është e paprecedentë. Tregon që opozita mund të shprehë opionionet e veta vetëm kur do maxhoranca”, deklaroi Spaho.

I pyetur se në çfarë pozicioni e vendos opozitën kjo situatë, Spaho tha atë të përplasjes.

“E vendos në pozicion të përplasjes frontale me maxhorancën. Opozita ka vetëm fjalën në Kuvend dhe nëse i heqim dhe fjalën, atëherë këtu s’ka më parlamentarizëm. Opozita kthehet në fasadë të maxhorancës dhe për rrjedhojë vendi s’ka më demokraci, kthehet në diktaturë”, u shpreh deputeti i PD.

Sipas tij Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë kusht për hapjen negociatave dhe kjo është arsyeja që PD dhe opozita në çdo seancë ka kërkuar të flitet për këtë çështje.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk jemi në një situatë normale, por anormale dhe të diskutosh për çështje të rendit të ditës, që presin, ndërkohë që emergjenca është integrimi europian nuk është e udhës”, u shpreh Spaho në “Opinion”.

Sa i përket paralajmërimeve të opozitës për fakte të reja që implikojnë qeverinë në afera të dyshimta, Spaho tha se “në kohën dhe vendin e duhur do të shihni që do zbulohen fakte të tjera”.

“Edhe afera e vëllait të Xhafajt nuk është ashtu siç thotë qeveria. Tani po ngurrojnë të vijojnë edhe skenarin e përgatitur për çështjen e zërit sepse iu dogj nga opozita”, u shpreh deputeti i PD-së.

Habit deputeti i PD: Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë kusht për negociatat Read More »

Lajm jo i mirë, ky shtet i vendos një shkop para derës Shqipërisë për negociatat

Holanda me shumë mundësi nuk do të japë dritën jeshile për Shqipërinë për hapjen e negociatave në datë 28 qershor. “Holanda po bllokon pranimin e Shqipërisë në BE”. Kështu shkruan një ndër gazetat kryesore holandeze ‘De Telegraf’, që citon prononcimet e ministrit të Jashtëm dhe disa politikanëve. Sipas gazetës, shumica në Dhomën e Përfaqësuesve i ka dërguar qeverisë mesazhin se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave. Problemi që shqetëson Holandën është krimi dhe korrupsioni.

“Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më shumë përparime duhet të bëhen në këto pika” thotë ministri i Jashtëm Stef Blok, por sipas gazetës holandeze, qeveria ende nuk e ka mbyllur përfundimisht derën për Shqipërinë. Deputeti i CDA (Kristian Demokratëve) Van Helvert është i vetëdijshëm për ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, por kjo sipas tij nuk është arsye pazar.

Nuk janë kritere për të bërë pazar për anëtarësimet. Përsa i përket reformës në gjyqësor nga 800 gjyqtarë vetëm dhjetë janë testuar. Atëherë nuk mund të thuash: vendi është gati për negociata për anëtarësim” tha ai. Në Holandë vetëm progresistët e ‘D66’ janë pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. ‘Negociatat nuk do të thotë se ata mund të bashkohen tani me ne” tha deputeti Verhoeven i D66.

Lajm jo i mirë, ky shtet i vendos një shkop para derës Shqipërisë për negociatat Read More »

Berisha foli anglisht, Gramoz Ruçi tallet me ish-Kryeministrin: Profesoresha nga Tepelena nuk ta ka mësuar si duhet!

Prej më shumë se një muaji Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë ndërmarr një akt ekstrem duke bllokuar foltoren e Parlamentit dhe nuk lënë deputetët e tjerë të marrin fjalën për çështjet e rendit të ditës.

Kryedemokrati ka kërkuar të flas pa limit, por një gjë e tillë nuk është lejuar nga Gramoz Ruçi. Ky i fundit, teksa Luli po fliste nga foltorja nuk ka ngurruar të replikojë nga vendi me Sali Berishën. Deputeti i Partisë Demokratike ka thënë një shprehje në anglisht, por që nuk kuptohej mirë se çfarë ka dashut të thoshte.

“Doktor, unë nuk di anglisht, po mesa duket profesoresha nga Tepelena nuk ua ka mësuar si duhet”, iu drejtuar Sali Berishës, kryeparlamentari Ruçi.

Me profesoreshë, ai i drejtohej Albana Vokshit.

Berisha foli anglisht, Gramoz Ruçi tallet me ish-Kryeministrin: Profesoresha nga Tepelena nuk ta ka mësuar si duhet! Read More »

Basha e Rama, ‘shantazh’ njëri tjetrit me videopërgjime, lojë dyshe mbijetese pa LSI. Shehi dekonspiron, ka bashkëqeverisje në shtator pas negociatave me kusht?!

Përplasja mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe atij të mazhorancës Edi Rama po merr gjithnjë e më shumë trajtat e një “spazme politike”.

E thënë më thjeshtë që, përjashtuar kauzave të rastësishme që Lulzim Basha që nga Holanda dirigjon përmes Mul Nokës, çunit të Fahri Balliut dhe Albana Vokshit apo dhe përzierja në debatin për Teatrin e ri, pjesa tjetër është një opozitë prej zorit.

Siç e bën zakonisht Lulzim Basha i cili mendjen e ka më shumë për të ikur, qëndruar në Holandë dhe për të mbyllur ndonjë pazar me kryeministrin Edi Rama, që sjell ndonjë lek në arkën e tij dhe të familjes.

Por që nuk harrojnë asnjëherë të lëshojnë deklarata dhe kërcënime ndaj njëri tjetrit sa për të thënë se janë kundërshtarë politikë dhe vendi gjendet nën një politikë normale, ku ka mazhorancë qeverisëse por dhe opozitë, gardiane të qeverisjes.

Kështu ka ndodhur dhe këto ditët e fundit, ku kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha me deklaratat e tyre në media, bëjnë paralajmërime të forta për njëri-tjetrin.

Gati çdo ditë mbajnë me mendje të ngritur jo vetëm partitë dhe mbështetësit e tyre por dhe opinionin publik, në pritje të “shpërthmit” së radhës që do të publikojnë.

Si Rama ashtu dhe Basha lëvizin  nëpër të njejtat “korsi” kur vjen puna për të shuar një debat politik, përmes nxjerrjes së një tjetri që bën që të harrohet i pari.

Një skenar i mirëfilltë që deri më tani ka dhënë rezultate konkrete dhe ka mbajtur në lojë fort Ramën dhe Bashën, të shtrënguar fort pas njëri tjetrit.

Të gjithë shqiptarëve u kujtohet momenti i sekuestrimit të 613.3 kilogramëve kokainë që vinte nga Kolumbia në portin e Durrësit dhe Maminas kohë më parë.

Opozita përmes Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe tërë “zarave” të tjerë të PD në qarkullim reagoi fort duke akuzuar qeverinë si qeveri të drogës dhe Ramën si bashkëpuntor të karteleve kolumbiane të kokainës.

Kryeministri Rama e “lejoi” opozitën të shprazte të gjitha akuzat e mundshme ndaj tij dhe kur e pa të arësyeshme se duhej thënë “mjaft”, u kundërpërgjigj po me deklarata të forta, teksa paralajmëroi se për pak ditë do të dalin lidhjet e zyrtarëve të lartë të PD-së me këtë sasi rekord droge të kapur në vendin tonë.

Rama reagoi duke përmendur si pa dashje dhe mbiemrin “Kuliçi” të pronarit të kontenierëve të bananeve ku u gjet tërë sasia e koalinës, Arbër Çekajt(Kuliçit).

Mesazhin e merr të qartë Lulzim Basha, kreu i opozitës, se debati i kokainës duhet mbyllur sa më shpejt dhe për këtë duhej hapur një “lojë” tjetër për të tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar. Hidh e prit me një fjalë.

Basha nxjerr në media deputetët e tij, të cilët paralajmërojnë publikisht se do të nxjerrin një tjetër videopërgjim, sipas tyre për një tjetër ministër të Ramës të përfshirë në akte kriminale.

Kaluan javë dhe as Rama nuk nxori lidhjet e zyrtarëve të lartë të PD me trafikun e mbi gjysmë toni kokainë kolumbiane në Durrës dhe as Basha nuk nxori videopërgjim tjetër për një ministër të kabinetit qeveritar të Ramës si të përfshirë në akte kriminale.

Të gjitha këto mbeten deklarata në media për konsum politik, duke treguar qartë sërish se Rama dhe Basha mbajnë në këmbë njëri-tjetrin, qoftë dhe përmes këtyre kërcënimeve asnjëherë të bëra realitet por thjeshtë dhe vetëm për të “qënë brenda”.

Pra sapo përflitet një skandal i qeverisë së Ramës përmes tij apo ministrave të tij, direkt e mbulon “kundërshtari” i tij Basha duke tërhequr vëmendjen me një tjetër çështje dhe nga ana tjetër me deklarata publike shantazhojnë njëri-tjetrin, por që ata e quajnë debat politik.

Ndërkohë në media asgjë nuk është publikuar nga ato që kanë paralajmëruar.

Një “binom” politik që po funksionon “sahat” sëpaku që nga 18 maji i vitit të kaluar e deri më tani.

Dhe që pritet të funksionojë akoma më gjatë, pasi partnerët tanë ndërkombëtarë kërkojnë gjithnjë e më shumë konsensus politik mes palëve për negociatat me BE.

Teksa paralajmërohet hapja e negociatave me BE me kusht për Shqipërinë, aleatët tanë kërkojnë konsensus mes PD dhe PS për të realizuar reformat.

Dhe konsensusi mes një partie që ka gati shumicën e cilësuar të votave si PS dhe një partie tjetër në opozitë të dobët si PD bëhet vetëm në kushtet e një qeverie me bazë të gjërë koalicioni.

Jo pa qëllim Edi Rama në tre intervista rresht për gazetat austriake dhe gjermane ka deklaruar se ai është gati të bëjë çfarë të kërkojnë partnerët tanë ndërkombëtarë, vetëm e vetëm që të hapen negociatat e Shqipërisë me BE.

Pra dhe një bashkëqeverisje me PD, tashmë në dritë të diellit?!

Shtatori kur janë paralajmëruar ndryshimet në qeveri dhe tre muaj kërkon që të vijë, dhe do të shohim deri ku do të shkojnë lëshimet e Ramës.

Por Rama ka treguar se ai lëshon pushtet vetëm për të ruajtur karrigen e tij të kryeministrit, marrëveshja e 18 majit e tregoi këtë, ku një muaj para zgjedhjeve i dha Bashës 2/3 e pushtetit.

Pushtet të cilin e fitoi në zgjedhjet e 25 qershorit të vitit të kaluar, me një numër votash më shumë, që i mundësonin një qeverisje vetëm dhe pa asnjë aleat, përfshirë dhe LSI.

Dhe lojën e dekonspiron akoma më shumë aleati i Bashës dhe deputeti i listës së PD, kryetari i LZHK Dashamir Shehi, i njohur dhe për gjuhën e tij të drejtëpërdrejtë.

Shehi thotë se këto janë llogaritjet propagandistike të Ramës, për tu dukur mirë në sytë e Europës, e për të përfituar favore.

“Shqipëria nuk ka as kapacitetet për këtë punë. Rrezikon shumë. Kush do ta shkatërrojë edhe këtë pak mirësi që na ka mbetur, në lidhje me fenë, në funksion që të përfitojë diçka.

Ndonjë shkelje syri, kjo është gabim”, thotë aleati i Bashës në lidhje me të ashtuquaturën kampe refushatësh sirianë në Shqipëri. Një tjetër lojë e Ramës për të larguar vëmendjen.

Por Dashamir Shehi ka të tjera këshilla se si mund të merret një “PO” në fund të këtij muaji, nga Brukseli për negociatat.

“Do zoti Rama për Europën, meqë ky bën çdo sakrificë për Europën, t’i heqë ata ministra që thotë opozita. Të marrë kryetarin e opozitës, t’i hipi avionit bashkë dhe t’i bien përqark Europës.

Ky nuk bën këtë, ky thotë unë nuk e dorëzoj Fatmirin siç dorëzova Tahirin”, dokonspiron Shehi.

Duke treguar se oposioni i një qeverisjeje të përbashkët mes PD e PS është gati.

LSI mbetet jashtë këtij opsioni, pasi të dyja partitë, si PD dhe PS janë të interesuara ta shkrijnë atë dhe të gjitha partitë e tjera të vogla. Me PDIU janë në fund të procesit tashmë, radhën e ka LSI.

Dhe teksa rikthehemi tek akuzat e Ramës dhe Bashës me njëri tjetrin, për të mbajtur në këmbë lojën dyshe politike apo bipolaritetin politik, ajo që bie në sy në gjithë këtë “përplasje” mes tyre, është heshtja e prokurorisë.

Organi i akuzës, më e pakta, duhej të kishte nisur hetimet për shantazh, dhe të kërkonte vënien në dispozicion të materialeve të pretenduara se disponojnë palët përkatëse, videopërgjime apo dokumente të tjera që deklarojnë se i kanë. Por dhe Prokuroria me sa duket e di se është lojë./Pamfleti

Basha e Rama, ‘shantazh’ njëri tjetrit me videopërgjime, lojë dyshe mbijetese pa LSI. Shehi dekonspiron, ka bashkëqeverisje në shtator pas negociatave me kusht?! Read More »

Sot seancë parlamentare, PD mbledh grupin. Debate mes opozitës dhe mazhorancës

Kur na ndajnë vetëm 1 javë nga rekomandimi për hapjen e negociatave, Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme pas një jave mungesë. Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledh grupin parlamentar ku pritet të jap udhëzime në lidhje me qendrimin që do të mbajë opozita ndaj qeverisë.

Prej më shumë se 3 muaj Partia Demokratike ka mbajtur një qendrim të ashpër ku kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që pas kohës që ata kanë publikuar video-skandalin e ‘’Babales’’.

Se si do të shkojë seanca e sotme parlamentare pritet të shikohet ditën e sotme, ku janë parashikuar edhe pikat e rendit të ditës:

“Raporti vjetor i veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2017: Shprehet titullari i institucionit – deri në 60 minuta; Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat; Pyetje; Diskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi ose 10 deputetë); (Shprehen grupet parlamentare).

Raporti vjetor i veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2017: Shprehet titullari i institucionit – deri në 60 minuta; Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut;

Pyetje; Diskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi ose 10 deputetë); (Shprehen grupet parlamentare)”, thuhet në rendin e ditës.

Ndërkohë, të tjera institucione që të do raportojnë për veprimtarinë e tyre përgjatë vitit të shkuar janë edhe: Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit; Këshilli Drejtues i RTSH dhe Komisioni i Prokurimit Publik.

Sakaq, gjatë seancës pritet të diskutohet edhe për: projektligjin “Për pagesën e detyrimeve të prapambetura në favor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”; për projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.7918, datë 13.4.1995,

“Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit si edhe për projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr.19/2016 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimin e pozicioneve të punës të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)”.

Sot seancë parlamentare, PD mbledh grupin. Debate mes opozitës dhe mazhorancës Read More »

Hapja e negociatave, Shqipëria merr lajmin e shumëpritur nga KE. Zbardhet drafti

Më 28 qershor Shqipëria pret rekomandimin për hapjen e negociatave nga Bashkimi Europian. Gazeta‘’SOT’’ ka siguruar draftin e KE-së ku i është shpërndarë vendeve anëtare , ku thuhet se Shqipërisë do t’i hapen negociatat.

Një nga detyrat që i është vendosur Shqipërisë dhe politikës shqiptare është lufta kundër korrupsionit ku kërkohet zero tolerancë. Po ashtu kërkohet edhe reformimi i sistemit të drejtësisë, përmes procesit të nisur nga Vettingu.

“Këshilli vendos për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Me qëllim mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, Këshilli nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vetingut dhe të japë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti për kultivimin dhe trafikimin e drogës. Këshilli i bën thirrje Komisionit që të vëzhgojë nga afër përpjekjet e reformave së lartpërmendur nga Shqipëria dhe do të vlerësojë progresin në bazë të një raporti të Komisionit përpara konferencës së parë ndërqeveritare”, thuhet në dokument.

BE vlerëson reformat e Shqipërisë

Në draft-rekomandim vlerësohen arritjet e Shqipërisë, veçanërisht në 5 prioritetet e vendosura më parë nga Komisioni, duke veçuar reformën në drejtësi. Madje, në draft theksohet fakti se procesi i vetingut për njerëzit e drejtësisë po jep rezultatet të kënaqshme, ndërsa i kërkohet Shqipërisë që të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me ONM, sa i takon procesit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Këshilli përshëndet progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në ndjekjen e reformave që lidhen me pesë prioritetet kyçe.

Ristrukturimi institucional i gjyqësorit është në vazhdim, si një gur themeli i një reforme gjithëpërfshirëse të drejtësisë. Procesi i ri-vlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët ka filluar të japë rezultatet e para të prekshme, duke përfshirë edhe anëtarët e lartë të gjyqësorit, nën mbikëqyrjen e ONM. Këshilli inkurajon Shqipërinë që të vazhdojë bashkëpunimin e saj të mirë me ONM. Këshilli inkurajon Shqipërinë që të zhvillojë progresin e konsiderueshëm deri tani dhe të ndjekë intensivisht reformën e drejtësisë, që synon rritjen e pavarësisë, llogaridhënies, profesionalizmit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor, sidomos nëpërmjet avancimit të mëtejshëm të procesit të verifikimit, i cili është vendimtar”, thuhet në dokument.

Politika e jashtme

Në draft-rekomandim vlerësohet gjithashtu edhe politika e jashtme e Shqipërisë, siç është unifikimi me qasjet e vendeve të BE-së. Po ashtu në draft,  vlerësohet edhe progresi i dukshëm i Shqipërisë sa i takon luftës ndaj terrorizmit. “Këshilli vlerëson përshtatjen e vazhdueshme të Shqipërisë me politikat e përgjithshme të jashtme e të sigurisë së BE, mirëpret përkushtimin dhe progresin në luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Këshilli mirëpret përfshirjen e vazhdueshme konstruktive të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal, intensifikimin e dialogut me vendet fqinje për çështjet bilaterale dhe për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore, të cilat mbeten esenciale (veprimet e deklaratat që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet fqinjësore duhet të evitohen)”, thuhet në draft.

Hapja e negociatave, Shqipëria merr lajmin e shumëpritur nga KE. Zbardhet drafti Read More »

SHBA e BE, të shqetësuar për bllokimin e dosjeve të mëdha. I kërkojnë Arta Markut të hetojë ose të deklarohet nëse ka presion nga politika

Ka një shqetësim në rritje nga partnerët tanë ndërkombëtarë në lidhje me situatën e hetimit të dosjeve të mëdha të krimit, korrupsionit dhe trafiqeve në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian përmes ambasasdorëve të tyre në Shqipëri, përkatësisht Donbald Lu dhe Romana Vlahutin e kanë paraqitur këtë shqetësim tek Prokurorja e Përgjithshme e përkohëshme Arta Marku.

Duke qënë se SHBA dhe BE janë sponsorët kryesorë të miratimit dhe të zbatimit të reformës në drejtësi dhe të Vettingut, por dhe janë involvuar konkretisht në zbatimin e kësaj reforme, duke sjellë ekspertë të FBI, gjermanë, britanikë dhe holandezë për gjurmimin e parave të politikanëve shqiptarë si dhe trajnimin e organeve ligjzbatuese shqiptare, kanë kërkuar rezultate konkrete.

Dosjet që janë hapur deri më tani cilësohen si të “lehta” dhe kanë kërkuar me këmbëngulje hetimin dhe dërgimin në gjykatë të dosjeve të mëdha të krimit, korrupsionit e abuzimit me pushtetin dhe të trafiqeve të drogës.

Më konkretisht SHBA dhe BE kanë shprehur shqetësim për bllokimin e dosjes së 613 kilogramëve kokainë kolumbiane të kapur në portin e Durrësit, ku sipas tyre nuk kuptohet se përse nuk arrihet të shkohet tek kupola e trafikut, ku FBI dhe organet e tjera partnere i kanë sjellë thuajse të gatshme të gjitha provat dhe faktet.

Burimet diplomatike bëjnë me dije se partnerët tanë të rëndësishëm SHBA dhe BE përmes ambasasdorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë kërkuar që të kopsitet dhe të dërgohet në gjykatë dhe dosja e Adriatik Llallës pasi provat dhe faktet janë të evidentuara, të sjella nga FBI të gatshme dhe vetëm dërgimi në gjykatë ka mbetur.

Kuptohet pas prerjes së fletë arrestit për ish kryeprokurorin, i cili ka pastruar para, tjetërsuar prona, s’ka deklaruar dhe justifikuar të ardhurat dhe ka kaluar para përmes kufirit tokësor.

Njëherësh Arta Markut i është kërkuar që të mbyllë dhe dërgojë në Gjykatë dhe dosjen e aferës së CEZ dhe DIA, ku shteti shqiptar ka humbur mbi 500 milionë euro dhe që janë përvetësuar nga familja Berisha përmes sekserëve të saj si dhe nga Ilir Meta.

Eshtë e pafalshme sipas partnerëve tanë ndërkombëtarë që një dosje e kopsitur mirë dhe me të gjitha provat dhe faktet dhe që vetëm formalisht kërkon dhe një dëshmi të Berishës ish kryeministër në prokurori, të mbetet e bllokuar pa u dërguar në gjykatë.

Njëherësh është kërkuar një rishqyrtim për dosjen e 21 janarit, ku u vranë katër demonstrues së opozitës së atëhershme para kryeministrisë.

Kjo pasi ekziston mundësia ligjore për një rihapje të tillë dhe për të ripyetur të gjithë personat e duhur, pasi deri më tani vrasja e Aleks Nikës është pa autor.

Njëherësh kanë kërkuar që dosjet e ish ministrave të PS, PD dhe LSI, përkatësishgt Ilir Beqja, Ritvan Bode, Genc Ruli, Edmond Haxhinasto e Sokol Dervishaj të shkojnë në gjykatë dhe të marrin atë që u takon.

Për këto dosje dhe dosje të tjera më pak të rëndësishme SHBA dhe BE ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme që të shkojnë sa më shpejt në gjykatë, duke shprehur shqetësim për zvarritjen e kopsitjes së tyre.

Tek ambasadorët Lu dhe Vlahutin ekziston frika se mos bllokimi i këtyre dosjeve ka ardhur dhe për shkak të presionit të politikës dhe në veçanti të kupolës së saj Meta, Berisha dhe Rama. Të cilët në unison kanë qënë dhe janë kundër zbatimit të reformës në drejtësi dhe arrestimit të “peshqeve të mëdhenj” të politikës shqiptare.

Dhe nësë ka ndodhur kjo, SHBA dhe BE kërkojnë nga organi i akuzës që të bëjnë publike dhe rastet kur janë përballur me presionin e politikës dhe sidomos të kupolës së saj./Pamfleti

SHBA e BE, të shqetësuar për bllokimin e dosjeve të mëdha. I kërkojnë Arta Markut të hetojë ose të deklarohet nëse ka presion nga politika Read More »

LSI dhe çifti famëkeq Meta-Kryemadhi shkatërruan Bulqizën, nuk lanë pyll në këmbë dhe po tentojnë të presin edhe drurin e fundit

Pyjet kanë qenë për shekuj me radhë një simbol i fortë i tokës arbërore. Për to kanë shkruar autorë të shumtë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë përgjatë shekujve, madje kanë lënë mbresa të pashlyeshme për masivet pyjore të Lurës, Martaneshit, Shebenikut, Moravës etj.

Por masivet pyjore në fjalë nga më gjigandët në Europë, u shkretuan në këto 27 vitet e fundit, si pasojë e makutërisë së pushtetarëve.

Deputetë dhe ministra, në bashkëpunim me fiunksionarët e pushtetit lokal, të cilët hedhin firmën në letër për shfrytëzimin e pyjeve, i kanë sjellë vendit dëm kolosal, jo vetëm në vlerën drusore, por edhe mjedisore në tërësi.

Për shkak të prerjes së pyjeve sot ka më pak oksigjen, ka më pak ujë, ka më pak gjelbërim, ka më pak jetë.

Për shkak të prerjes pa kriter të pyjeve, janë shtuar vatrat e erozionit, janë dëmtuar argjinaturat, ka përmbytje masive e të përvitshme dhe fenomene të tilla si rrëshqitjet e rrëzimet që dëmtojnë linjat e transportit, ujësjellësat, kanalet ujitëse etj.

Një nga shkatërruesit më të mëdhenj të mjedist në Shqipëri është Lëvizja Socialiste për Integrim.

Me kohë “Perandori i korrupsionit” Ilir Meta ka shtënë në dorë mekanizmat që cojnë në dëmtimin e masiveve pyjore, duke e përdorur lëndën drusore deri për eksport.

Atje ku drejtojnë bashkitë e LSI-së, nuk po mbetet më pyll në këmbë.

Si shembull duhet marrë Bulqiza, e cila në territorin e saj administrativ ka një prej masiveve më të mëdha pyjore në rang vendi.

Por pyjet madhështorë e shekullorë të Bulqizës janë dëmtuar në pjesën dërrmuese të tyre.

“Pylli i Zi” (emri lidhet me drurët halorë që krijojnë ngjyrë të errët) që ekzistonte përqark liqeneve akullnajore në zonën e Martaneshit dhe Tërnovës është dëmtuar thuajse krejtësisht.

Pisha, bredh, ah, lis e shumë specie të tjera të pyllit të lartë janë shuar përfundimisht. Si pasojë po shkojnë drejt zhdukjes edhe liqenet akullnajore, një nga bukuritë dhe pasuritë më të mëdha e më të rralla të Shqipërisë dhe të Europës.

Është LSI pra, dhe cifti famëkeq Meta-Kryemadhi, por edhe të tjerë, që kanë shtrirë kthetrat e tyre prej vitesh në masivet pyjore në Bulqizë, duke bërë batërdinë.

Së fundmi, banorët e zonës janë rebeluar, sepse kanë kuptuar se lejet e shfrytëzimit të pyllit që jepen nga bashkia dhe agjencitë shtetërore të ministrisë së linjës po cojnë drejt zhdukjes së plotë të pyllit në sektorin midis Balgjajt dhe Malit të Arajsit (Mali i Bardhë), pyll që kushtëzon në një farë mënyre edhe ujin e pijshëm dhe atë ujitës për këta banorë.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Bulqizë, që drejtohet nga LSI që të anulojë vendimin dhe firma që ka marrë përsipër për të prerë edhe drurin e fundit në këtë zonë të tërhiqet. Banorët e shkretë bëjnë roje me radhë, sepse frikësohen mos bastardët shkojnë natën e presin pyllin. Ankesat në polici e në shtet as lexohen.

Le të imagjinojmë për një moment në cfarë vendi jetojmë? Dhe shteti, që mendojmë se e kemi, për kë punon?!

Nuk është rastësi që është zgjedhur Bulqiza për t’i vuajtur këto të zeza. Kromin po ia vjedhin Samir Mane me oligarkët e tjerë, deputetë e ministra, që nuk i cojnë fitimet në arkën e shtetit dhe në shërbim të qytetarëve, por në xhepat e tyre. Pyjet po ja shkatërron LSI, e cila ka marrë mision të mos lërë një dru në këmbë në zonën e Bulqizës.

Banorët po përpiqen të mbrojnë pasurinë e përbashkët me shpirt ndër dhëmbë, por janë tradhtuar nga shteti i tyre, i cili lëshon licensa shfrytëzimi që janë skemë e hapur korrupsioni dhe marrëzie.

Dhe kjo sitiuatë vijon prej më shumë se një viti, duke falsifikuar firma, letra e dokumente, vetëm e vetëm që hajdutët e LSI të shkretojnë masivet pyjore në Bulqizë.

Deri kur do të munden banorët ta ruajnë pyllin? A ka shtet që të mbrojë qytetarët e vet?

Jo, nuk ka, realisht nuk ka. Shteti për qytetarin ka vdekur, ai është vënë në dispozicion të hajdutëve të LSI dhe ciftit famëkeq të korrupsionit Meta-Kryemadhi. /Pamfleti

LSI dhe çifti famëkeq Meta-Kryemadhi shkatërruan Bulqizën, nuk lanë pyll në këmbë dhe po tentojnë të presin edhe drurin e fundit Read More »