Politike

Vrasja e Hajdarit, hetim vdekjes misterioze të sekretares së Berishës, Linda Ihsani. Pa gjithçka te zyra e Doktorit. Saliu, mbesa e tij Breçani e Pollo dëshmojnë të parët

Rihapja e dosjes së vrasjes së ish liderit të Dhjetorit Azem Hajdari pritet të shkaktojë tronditje në politikën shqiptare.

Ashtu sikurse është deklaruar nga ana e ish truprojes së Sali Berishës, të sapokthyerit nga azili në Turqi, Izet Haxhia ai do të rrëfejë gjithçka dhe  pritet që  hetimi të shtrihet akoma më tej.

Dy janë misteret më të mëdha që kanë mbajtur peng zbardhjen e plotë të vrasjes së Azem Hajdarit për 20 vite me radhë. E para, zhdukja e telefonit celular dhe paaftësia e prokurorisë për të të gjetur telefonatën e fundit të bërë me liderin e dhjetorit pak para vrasjes.

Misteri i dytë është se kush e nxorri Azem Hajdarin jashtë selisë së PD për të shkuar tek makina ku ishin vrasësit e tij atë natë shtatori  të vitit 1998.

Duket se ata që kanë qënë të interesuar për të vrarë Azem Hajdarin e kanë zhdukur menjëherë telefonin e tij celular dhe për këtë nuk mund të akuzohet as policia, e cila nuk ka guxuar jo vetëm atë natë më 12 shtator por as ditë më vonë të afrohej te selia e PD për të kqyrur vendngjarjen e jo më të kërkonte se ku kishte rënë celulari i Azemit.

Por nuk mund të akuzohet as prokuroria, e cila vetëm disa ditë më vonë, pas grushtit të dështuar të shtetit të 14 shtatorit ka shkuar dhe ka kqyrur vendin e ngjarjes dhe ka pyetur ndokënd këndej dhe andej selisë së PD që kanë recituar versionin e Berishës.

Ka shumë hamendje se kush e nxori Azem Hajdarin jashtë selisë së PD, pse e thirri Berisha Azemin nga takimi në Lushnje, gjoja për ta pyetur për takimet që kishte zhvilluar në qytetet dhe fshatrat myzeqare.

Berisha kishte vite që nuk interesohej për takimet e Hajdarit, madje nuk përfshihej fare lideri i dhjetorit në axhendën e lëvizjeve të liderëve të PD në takim me elektoratin.

Pse atë natë e pyeti Berisha, madje duke e thirrur të vijë me urgjencë për ta informuar në seli, madje pa u çmallur tamam as me familjen.

Ndërkohë që ka qënë dhe mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani ajo që ka shfaqur shqetësimin tek Berisha se para selisë së PD kishin parkuar makinën Haklajt, të cilët ajo i njihte pasi i kishte nga zona e vet Tropoja.

Shpresa Breçani, mbesa e Berishës di shumë për këtë ngjarje, pasi ka qënë shumë aktive atë natë, madje ka parë tërë lëvizjet që janë bërë jo vetëm para selisë së PD por dhe brenda selisë së PD.
Ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i PD i asaj kohe Genc Pollo ka qënë dhe ai shumë aktiv, pais ishte sa në zyrën e Berishës aq dhe në takim me Azem Hajdarin.

Genc Pollo e di për gjithë bisedën që ka bërë Berisha me Azemin para se të vritej, di se si e ka ndjekur Berisha pas perdes së zyrës së tij lëvizjen e Azemit jashtë selisë së PD teksa është drejtuar tek makina e Haklajve përballë dritares së zyrës së kryetarit të PD.

Ndaj dhe Berisha, Genc Pollo dhe Shpresa Breçani janë të parët që do të thirren për të dëshmuar për gjithë situatën e paravrasjes së Azem Hajdarit, natën e 12 shtatorit 1998.

Por një person ka qënë dëshmitari i të gjitha takimeve të Berishës në selinë e PD, në zyrën e tij natën e vrasjes së Azem Hajdarit dhe ai person ka qënë Linda Ihsani.

Linda Ihsani ka qënë sekretarja dhe këshilltarja më jetëgjatë e Sali Berishës, që në kohën kur ishte kryetar i PD, pasi fitores së 22 marsit të vitit 1992 për pesë vite ka qënë sekretare në Presidencë dhe këshilltare shtypi dhe njeriu më i afërt i ish presidentit Sali Berisha.

Puna e saj pranë Berishës vijon dhe në tetë vitet e gjata të opozitës, deri në pranverë të vitit 2005, pak para se Berisha të vinte në pushtet dhe të bëhej kryeministri i vendit.

Linda Ihsani në rrethana misterioze u largua pa paralajmërim nga paradhoma e ish kreut të opozitës që pas pak muajsh erdhi në pushtet, për të punuar rreth një vit në një kompani private si përkthyese.

Por ishte ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ajo që e emëroi si këshilltare të marrëdhënieve me jashtë detyre që e kreu me përkushtim, por që marrëdhëniet me Berishën, me të cilin kishte bashkëpunuar për 13 vite me radhë mbeten të ngrira deri sa u nda nga jeta para pesë vitesh.

Pra pikërisht bashkëpunëtorja më e afërt e Berishës dinte gjithçka që ka ndodhur në zyrën e Berishës, kush ka hyrë dhe kush ka dalë jashtë, çfarë është biseduar brenda.

Linda Ihsani asnjëherë nuk është pyetur nga prokuroria për vrasjen e Hajdarit, ndërkohë që mbetet mister sëmundja e ngadaltë që i mori jetën.

Bëhet e ditur se do të hetohet jo vetëm mospyetja e saj nga organet ligjzbatuese, madje dhe mospërfshirja e saj në listën për tu pyetut, por dhe vdekja misterioze e saj.

Pasi largimi nga jeta në mënyrë të papritur e ish bashkëpunëtores së Berishës e cila cilësohej një “arkivë lëvizëse”, pasi kishte sekrete dhe të fshehta të Berishës për 13 vite me radhë, është një mister më vete dhe ngjan me skenarë të mafias që u mbyllin gojën atyre që dinë shumë./Pamfleti/

Vrasja e Hajdarit, hetim vdekjes misterioze të sekretares së Berishës, Linda Ihsani. Pa gjithçka te zyra e Doktorit. Saliu, mbesa e tij Breçani e Pollo dëshmojnë të parët Read More »

Hapja e negociatave/ Nga ankimimi në Kushtetuese te çadra e ngujimit në Bulevard, PD vonoi 9 muaj Vettingun

Zbatimi i ligjit të Vettingut ishte kushti i parë dhe i rëndësishëm i artikuluar nga partitë gjermane CDU-CSU. Siaps tyre ky ligj është vonuar me 9 muaj nga Partia Demokratike dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë. Nëse PD nuk do të kishte bllokuar ligjin, kontrolli i 57 subjekteve të para do të kishte përfunduar që në muajin maji të këtij viti.

Zvarritja

Ligji i Vetingut hyri në fuqi që në datën 8.10.2016. Në datë 05.10.2016, Partia Demokratike, e mbështetur edhe nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, ankimoi ligjin e Vetingut në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit e pezulloi ligjin e Vetingut në datën 25.10.2016. Ndërkaq, ligji mbeti i pezulluar deri në datën 18.01.2017, kur Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike. Një ditë më pas, vendimi i gjykatës botohet në Fletoren Zyrtare.

Në datën 31.03.2017 përfundon afati për dorëheqjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa hapet rruga për zbatimin e ligjit. Por, Partia Demokratike ishte ngujuar në një çadër para Kryeministrisë që nga data 18 shkurt. Gjatë ngujimit në çadër, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e konsideroi Vetingun një projekt mafioz dhe komplot ndërkombëtar. U desh të kalonin edhe disa muaj të tjerë dhe të arrihej marrëveshja e 18 Majit 2017, që Partia Demokratike t’i hapte rrugën ngritjes së organeve të Vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit. Këto organe u plotësuan me anëtarë në datën 17.6.2017.

Vendimi i parë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti të merrte vendimin e parë në datën 08.02.2018, duke pranuar dorëheqjen e gjyqtarit Bensik Imeraj nga detyra për shkak të Vetingut. Ndërkaq, KPK mori vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të parë nga detyra në 23.03.2018. Nga kjo datë deri më sot janë kontrolluar 16 subjekte, ndërsa mbeten edhe 41 nga grupi i parë me prioritet për t’u verifikuar, proces i cili pritet të marrë edhe 8 muaj kohë.

Ndërkaq, nga data 17.6.2017 deri në 08.02.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit janë marrë me rekrutimin e stafit, miratimin e rregulloreve të brendshme, miratimin e rregullave më të detajuara të rivlerësimit, me administrimin e dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe me nisjen e procedurës së parë të rivlerësimit.

Vetingu plotëson edhe kushtet e tjera

Sipas ”Shqiptarja.com” skanimi i trefishtë të 57 subjekteve të para çon në konstituimin e dy organeve më të rëndësishme të drejtësisë së re, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ngritja e këtyre dy këshillave i hap rrugë procesit për ngritjen e organeve të SPAK-ut, përkatësisht Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, të cilat do të luftojnë krimin, korrupsionin dhe trafiqet në të gjitha nivelet.

Afatet, si u bllokua ligjit i Vettingut nga PD

Datë 23.09.2016 ligjit i Vetingut botohet në Fletoren Zyrtare

Datë 05.10.2016, Partia Demokratike ankimon ligjin e Vetingut në Kushtetuese. Me PD u bashkuar edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, përfaqësuar në gjykim nga z. Gerd Hoxha.

Datë 8.10.2016 ligjit i Vetingut hyn në fuqi

Datë 25.10.2016 ligji i Vetingut pezullohet nga Gjykata Kushtetuese

Datë 22.11.2016, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim padinë e PD.

Datë 18.01.2017 Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për shfuqizimin e ligjit

Datë 19.01.2017 vendimi i Gjykatës Kushtetuese u botua në Fletoren Zyrtare

Datë 18.02.2017-17.6.2017, PD me në të çadrës në bulevard, ish-presidenti Nishani dhe Avokati i Popullit ndikojnë në zvarritjen e procedurave për zgjedhjen e anëtarët të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit.

17.6.2017, pas marrëveshjes së 18 Majit, Kuvendi arriti të miratonte anëtarët e dy organeve të Vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit.

Datë 23.03.2018 merret vendimi për shkarkimin e gjyqtarit të parë.

Hapja e negociatave/ Nga ankimimi në Kushtetuese te çadra e ngujimit në Bulevard, PD vonoi 9 muaj Vettingun Read More »

“Varfanjaku” i LSI, që ka qënë 2 herë ministër, 3 herë deputet dhe 7 ditë kryetar partie Petrit Vasili ka vetëm pagën, Monika “shpif” sikur ka 4 shtëpi, 2 kafene, 1 restorant, 1 agjenci turistike dhe 2 makina

Pasuria e vetëdeklaruar e politologut, doktor-shkencëtarit të LSI, Petrit Vasili tregon qartë faktin, se në Shqipëri përgojohen padrejtësisht, njerëzit e rëndësishëm publik, duke shpifur sikur ata janë aventurier femrash, mbrojtës të krimit, hajdutë tenderësh, shitës vendesh pune, përdorues postesh pushteti e politike për interesat e tyre.

Shpifja më e turpshme që po “baltos” padrejtësisht udhëheqësin e LSI, doktor Tit Vasilin, ka dalë nga goja e Monikës, sikur ai është milioner dhe pronar pasurish e biznesesh të shumta, por që e ka krejt gabim.

Mjafton të lexosh vetëdeklarimin e sinqertë që Petrit Vasili ka bërë nën përgjegjësinë e tij ligjore e morale, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) dhe konstaton, se ky është më “varfanjaku” ndër deputetët, politikanët, ish-ministrat, zv/ministrat, drejtorët e përgjithshëm, konsujt, ambasadorët, tatimorët, doganierët e madje edhe se shoferët dezhurn, të “partisë së punës(imeve)” LSI.

Politikani Tit Vasili i LSI është angazhuar në politikë dhe në qeverisjet majtas e djathtas, jo për të pasuruar veten, por për të integruar Shqipërinë në BE, për të luftuar varfërinë, krimin, punësimet me pagesë, trafiqet dhe korrupsionin, sepse ndryshe do kishte mbushur “thasët” me miliarda dhe do kishte vënë pasuri e biznese si shefe Mona, gjatë viteve kur ka qenë zv/ministër shëndetësie, në 4 vitet kur ka qenë 2 herë ministër në vende ku bëheshin lekë, në 4 vitet kur ka qenë Kryetar i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë që bllokoi edhe bizneset e ilaçeve të djalit të dajës së tij, dhe sidomos kur ishte 7 ditë kryetar (dezhurn) i LSI!

Ndërsa Monika që e ngatërron me veten, për t’i ulur vlerat intelektuale dhe reputacionin në popull, vazhdon e shpif sikur Petrit Vasili që është edhe pa shtëpi, gjoja sikur ka 4 shtëpi, 2 Bar-Kafe, 1 restorant, 1 agjenci turistike dhe 2 makina luksoze, por në fakt… ja sa pasuri ka i gjori:

  1. Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare si deputet: 2 972 991 lekë.

  2. Gjendje para cash më 31 dhjetor, shtuar me 194 mijë e 240 lekë.

3.Asgjë tjetër!/Pamfleti

“Varfanjaku” i LSI, që ka qënë 2 herë ministër, 3 herë deputet dhe 7 ditë kryetar partie Petrit Vasili ka vetëm pagën, Monika “shpif” sikur ka 4 shtëpi, 2 kafene, 1 restorant, 1 agjenci turistike dhe 2 makina Read More »

Negociatat me Greqinë, Athina do të kërkojë ndjesë për çamët?

Megjithëse marrëveshja që po negociojnë Shqipëria dhe Greqia nuk ofron ende një zgjidhje për çështjen çame, diçka po lëviz.

Një burim nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme i tha Report TV se pala shqiptare i ka kërkuar Athinës zyrtare që në tekstin final t’i shtohet një fjali, ku pala greke në një farë mënyre do të shpreh keqardhjen për ngjarje jo të këndshme që kanë ndodhur në të kaluarën dhe kanë nxitur urrejtje dhe shpërngulje të popullsisë nga trojet e tyre në zonën e Epirit.

I njëjti burim saktësoi se kjo kërkesë e palës shqiptare është pranuar nga ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias. Mësohet po ashtu se dakordësinë për këtë pikë Kotzias ia ka transmetuar homologut Bushati.

Në tekstin përfundimtar të marrëveshjes edhe nëse do të shmanget referimi për çështjen çame, do të ketë shprehje të keqardhjes për ngjarje të së kaluarës, të cilat kanë nxitur urrejtjen mes komuniteteve dhe pakicave që jetonin në Greqi, duke i detyruar të shpërngulen prej trojeve të tyre.

Një fjali interesante që do të futet në marrëveshjen e pritshme thotë se: “Greqia po ashtu nxit të gjithë këta të shpërngulur që t’i drejtohen gjykatave për të rimarrë të drejtat e tyre si qytetarë grek”.

Kjo fjali në marrëveshje vjen si pasojë e dakordësisë së heqjes së ligjit të luftës, që mbante të bllokuara pasuritë e çamëve të dëbuar dhe që automatikisht hapet rruga ligjore për të kërkuar nëpërmjet gjykatës të drejtat e tyre.

Negociatat me Greqinë, Athina do të kërkojë ndjesë për çamët? Read More »

Qeveria Rama ‘zbarkon’ në Vlorë, axhenda dyditore e ministrave

Qeveria Edi Rama do të zbarkojë sot në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies.

Rama së bashku me ministrat pritet që të kenë një axhendë mjaft të ngjeshur, ku pritet që të ketë takime dhe me kryetarët e bashkive të Sarandës, Dhërmiut, Himarës e në fund Vlorës për të diskutuar problematikat.

Sakaq është zbardhur edhe axhenda e vizitës dy ditore:

22 Qershor

Të pranishëm: Kryetarët e bashkive, Prefekti, deputetët

12.30 Nisja për në Sarandë

13:00 Inspektim i punimeve për hyrjen e re të qytetit të Sarandës (Rruga e re dhe Rotonda) (KM, Gjiknuri, Prefekti Kryetarja e Bashkisë, deputetët e Sarandës)

13:30 Vizitë tek Infopoint “Smile Albania” -Sarandë

14:00 Drekë me të rinj profesionistë në fushën e shërbimeve turistike (kuzhinierë, menaxherë, kamarierë, ciceronë) – ne Ksamil restorant Bianco Lounge

Të pranishëm: 20 të rinj, KM, Gjiknuri, Kryetarja Bashkisë Sarandë, Prefekti, deputetët e Sarandës

15:30 Nisja për në Himarë

17:00 Lllogaridhënie në pedonalen e Himarës

Të pranishëm: Kryetarët e bashkive, Prefekti, deputetet

18:30 Nisje për në Dhërmi

19.00 Takim me Turistët Anglezë (1000 anglezë)

19:30 Nisja për në Llogara

20:00 Festa lokale e produkteve të zonës (Hapësira mes Sofos dhe Alpin)-Të ftuar të gjithë

21:30 Nisje për në Vlorë

23 Qershor

9:00 Regjistrimi me UNDP

10:00 Vizitë në Panairin e Punës në Skelë

11:00 Prezantimi i projekteve të reja për zhvillimin e qarkut (Pallati i Sportit)

13:00 Takim me drejtuesit e qeverisjes qendrore në rang qarku në prefekturë.

Qeveria Rama ‘zbarkon’ në Vlorë, axhenda dyditore e ministrave Read More »

Kryemadhi lojë me “dy porta”, përmes Luanit sulmon Bashën se po bllokon Parlamentin. Nxjerr Vasilin për të akuzuar Ramën e Ruçin

Lojë me dy porta e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në raport me PD dhe Lulzim Bashën në opozitë dhe PS e Edi Ramën në mazhorancë.

Kjo është vënë re në seancën e sotme parlamentare, kur teksa Basha kishte bllokuar foltoren dhe nuk lejonte asnjë deputet të merrte fjalën, numri dy i LSI Luan Rama ka akuzuar kryetarin e PD se ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe për pasojë dhe seancën parlamentare.

Një shpërthim i tillë i nënkryetarit Luan Rama ka ardhur pasi me sa duket LSI është revoltuar nga protagonizmi i përjavshëm i Lulzim Bashës, që duke bllokuar foltoren, njëherësh ka nxjerrë jashtë loje dhe Monika Kryemadhin dhe deputetët e tjerë të kësaj partie, që nuk kanë mundësi të flasin dhe të bëjnë opozitë.

Kështu, ditën e sotme LSI është revoltuar me Lulzim Bashën, pasi kreu demokrat për të disatën seancë parlamentare me radhë, ka zaptuar foltoren e Kuvendit dhe nuk pranon të largohet.

Për këtë arsye, shumë deputetë kanë tërhequr fjalimet e tyre, të parashikuara për seancën e kësaj të enjte, duke filluar nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, por dhe të LSI.

Luan Rama, nënkryetari i LSI, që kishte për të folur, është ngritur nga vendi i revoltuar, duke i kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, që të lirojë foltoren e zënë nga Lulzim Basha.

“Zoti kryetar i Kuvendit krijoni normalitetin dhe lironi foltoren siç mund të flitet në normalitet. Jemi këtu që të demonstrojmë që parlamentarizmi është institucion.

Ndaj çdo sjellje që cënon parlamentarizmin dhe cënon atë pjesë të etikës, që të sigurojë bashkëveprimin reciprok, s’mund të vazhdojë më tej.

Jemi përballë vendimit të BE, dhe kjo shfaqje e shëmtuar se meriton që Shqipërisë t’i çelen negociatat. Këtë vërejte e kam për ju zoti Ruçi, që vijon për disa javë. Kam qëndrimin tim dhe të grupit që përfaqësoj.

Nuk mund të vazhdohet më kështu, ky nuk është një parlament normal. Unë s’mund të dal e të flas, kur foltorja mbahet e mbllokuar. Merrni masa që kjo të mos ndodhë”, iu drejtua Luan Rama kryeparlamentarit.

Një goditje e drejtëpërdrejtë ndaj Lulzim Bashës i cili që nga podiumi i Kuvendit po dëgjonte e shikonte numrin dy të partisë që pretendohet të jetë aleate me të, LSI, që të sulmojë pa mëshurë aksionin politik të PD për të bllokuar punimet e Kuvendit./Pamfleti

Kryemadhi lojë me “dy porta”, përmes Luanit sulmon Bashën se po bllokon Parlamentin. Nxjerr Vasilin për të akuzuar Ramën e Ruçin Read More »

Fatos Nano “plas” bombën, flet për politikanët mosmirënjohës në Shqipëri

Ish kryeministri Fatos Nano është një nga figurat më të rëndësishme të jetës politike në vend. Edhe pse në virtualitet, çdo postim i tij, tërheq mjaft vëmendje. Këtë herë ish kryeministri ka zgjedhur të denoncojë fenomenet e shëmtuara brenda politikës shqiptare.

Nano nuk ka ngurruar as të zbulojë se shumë personazhe të njohura, janë treguar mosmirënjohës ndaj tij, pavarësisht ndihmës që i ka dhënë.

“Shumë personazhe të politikës dhe që janë futur aty prej meje, janë treguar cinikë dhe mosmirënjohës.Madje që ka disa nga ata që kanë kërkuar falje, por se cinizmi dominon sot në arenën politike shqiptare.

Politika shihet si biznes, por për diçka deri më sot nuk pendohem, për angazhimin tim në politikë. Sepse për aq kohë sa isha në krye të PS dhe qeverisë ,bëra shumë mirë detyrën…. Me respekt #fatosnano #tiran”, shkruan ai.

Fatos Nano “plas” bombën, flet për politikanët mosmirënjohës në Shqipëri Read More »

Majlinda Bregu shpërthen në zemërim ndaj Bashës, nuk lë fjalë pa i thënë!

Ish deputetja demokrate, e cila ka mbajtur edhe postin e ministres së Integrimit Majlinda Bregu ka shpërthyer e revoltuar ndaj Lulzim Bashës, i cili deklaroi nga foltorja e Kuvendit se negociatat nuk do të hapen.

“Nuk dinte pse ishte aty. Nga vinte? Çfare thoshte? Kujt i fliste? Per cfare gezohej? Kujt i hidherohej? Per cfare ka lobuar e cfare po pret?!Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise nuk mundet qe ne nje fjali me 10 fjale, tre i ka genjeshtra, dy i ka mashtrime, dy i ka sajesa dhe vetem tre i ka te verteta gazetash”, shkruan Bregu.

Postimi i plotë:

Shumekush e mban mend nje debat miqesor timin me Aldo Bumcin para 3 vitesh ne Parlament Europian teksa diskutohej per celjen e negociatave e anetaresimit te Shqiperise ne BE!

Shkaku i gjithe situates ishte qendrimi hipokrit i Lulzim Bashes. Nuk e ndante dot mendjen nese te votoje pro tekstit te PE ku perkrahej celja e negociatave, i jepte pike qeverise apo i hiqte pike opozites.

E njejta situate vazhdoi edhe keto vite. Pro apo kunder celjes se negociatave nuk mund te jete gjendja e ndermjetme mes gjumit dhe zgjimit te opozites se nga kjo dileme per tu percmuar, humbasin vetem shqiptaret. Defaktorizimi i te vetmes garanci qe kane sot Shqiptaret, por edhe rajoni, – mosndaljen e perspektives te europianizimit te tyre,- eshte qasja me e rende per nje force politike, ne pushtet apo opozite qofte.

Nuk dua te merrem e t ‘i rikthehem qendrimeve te mia e konfliktit me Lulzim Bashen ndaj celjes se negociatave. Por,duke e pare dhe degjuar sot, m’u be me e veshtire se asnjehere te njihja partine ne qeverine e se ciles sherbeva shume vite me detyren e Ministrit te Integrimit Europian! Me dukej si nje foles i ardhur nga rruga ne foltoren e Kuvendit! As nga rruga jo, se ne rruget e nje Shqiperie te 1000 halleve, zor se e gjen nje person qe te permbledhe tek vetja, kaq shume fodullek dhe kaq shume budallallek ne te njejten kohe!

Nuk dinte pse ishte aty. Nga vinte? Çfare thoshte? Kujt i fliste? Per cfare gezohej? Kujt i hidherohej? Per cfare ka lobuar e cfare po pret?!Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise nuk mundet qe ne nje fjali me 10 fjale, tre i ka genjeshtra, dy i ka mashtrime, dy i ka sajesa dhe vetem tre i ka te verteta gazetash.

Nuk eshte normale per nje vend ku njerezit presin te shohin vizionin e te ardhmes tek opozita, qe kryetari i PD-se qe mbart historine dhe vizionin e asaj partie, qe edhe ne diten me te keqe s’ka qene asnje sekonde qesharake, si sot, te mos dije te ngrihet ne lartesine e shpreses se shqiptareve.

Edhe per mua qe nuk e kam vleresuar dot kurre Lulzim Bashen si te denje per te drejtuar PD,-ne, “allishverishi”i pandalur “tjeter ben e tjeter thua”,s hto dhe shfaqjen e sotme ne parlament, eshte tallje e rendomte me te gjithe shqiptaret, qe edhe pse kombi nder me te vjetrit ne Ballkan ende i duhet te luftoje per te gjetur te ardhmen europiane kunder politikave anakronike e antihistorike qe thurin endrra me sulltanate.

Mbase e pashmangshme kjo qasje per nje personazh te shtatit te Lulzim Bashes, por jo per ata shqiptare qe i kane ende per zemer fatet e Shqiperise se vogel ne kete bote te trallisur. Zoti e ruajt Partine Demokratike nga ambientim me idene se bufonada parlamentare e perjavshme e Lulzim Bashes, eshte opozitarizem i vertete!!!

Majlinda Bregu shpërthen në zemërim ndaj Bashës, nuk lë fjalë pa i thënë! Read More »