Politike

Refugjatët sirianë në Shqipëri, reagon Rama: BE shpoi tullumbacen e lajmit të rremë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme sa i takon ardhjes së refugjatëve sirianë në Shqipëri. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai është shprehur se samiti i BE-së për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të lajmit të rremë. Më tej ai shton se kjo gjë u propagandua nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media.

Statusi i Edi Ramës në Facebook:

“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë pêr Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp’- shkruan Rama.

Refugjatët sirianë në Shqipëri, reagon Rama: BE shpoi tullumbacen e lajmit të rremë Read More »

”Mos na i sill 600 mijë sirianët këtu”, Edi Rama i kthehet komentuesit

Nuk është vetëm shembja e Teatrit Kombëtar çështja më e nxehtë e ditëve të fundit në vendin tonë. Tema tjetër që ka shkaktuar debat është edhe ajo ardhjes së refugjatëve afganë në Shqipëri. Përveç reagimeve nga politikanëve, analistëve dhe gazetarëve, nuk mungojnë as komentet në Facebook mes Edi Ramës dhe ndjekësve të tij.

Por në një postim në rrjetin social Facebook për ndryshimet në bregdetin e Dhërmiut njëri prej komentuesve i kërkon kryeministrit  që të mos i sjell 600 mijë sirianët në Shqipëri.

Komentuesi: Ndryshime ka te pergezoj ..aman mos na I sjell ata 600 mije sirjan ktu ..bej llogari sikur te ken dijare te gjith ne nje dite ..pak m jena vet .pa na ardhur edhe ata

Rama: Akoma me kete budallallek me brire kaprolli o Fate?! Kemi plot gjera per te menduar e biseduar, mos humbasim kohe me budallalleqe kaq te medha he te keqen vellai

”Mos na i sill 600 mijë sirianët këtu”, Edi Rama i kthehet komentuesit Read More »

“Shkon te Parku i Liqenit me nipin, vendos syze dhe kapuç që të mos e shohin”, Rama thumbon personin që kundërshtonte këndin e lojërave

Gjatë ceremonisë së organizuar në Sheshin “Skënderbej” , ku pak ditë më parë u vlerësua me çmim në Barcelonë, Edi Rama mori fjalën dhe u ndal edhe te këndi i lojërave te Liqeni Artificial.

Ai ndër të tjera tha se dikush në atë kohë e kundërshtoi ndërtimin e parkut, por tani ai çon nipin aty

“Nuk ka rëndësi emri, por është njëri nga ata që nuk e deshëm parkun te Kodrat e Liqenit. Më tha dikush që tani vjen me nipin. Vjen tha me djalin, por vjen i  mbuluar, vë syze, kapuç, kapele mos e shohin se e i vjen zor të shikojë. Parku i lodrave nuk u bë për të, por për djalin. Sheshi u bë për të gjithë. Fëmijët e tyre meritojnë diçka krejt tjetër dhe ne jemi këtu edhe për fëmijët e tyre”, tha Rama ndër të tjera.

 

“Shkon te Parku i Liqenit me nipin, vendos syze dhe kapuç që të mos e shohin”, Rama thumbon personin që kundërshtonte këndin e lojërave Read More »

Dash Shehi kapet “mat”, fotografohet në kafe me kritikun më të fortë të Lulzim Bashës (Foto)

Një nga politikanët që pëpiqet t’i përmbahet kontureve etike në politikë është edhe Dashamir Shehi. Kreu i LZHK-së si dhe aleati i Bashës në koalicion ia ka dalë të jetë një politikan i pëlqyer dhe popullor.

“Panorama” e ka fotografuar atë në një nga kafenetë e Tiranës në shoqërinë e një prej kundërshtarëve më të fortë të Lulzim Bashës, ish-deputetin demokrat, Astrit Patozi.

Nuk dihet se cila mund të ketë qenë tema e diskutimit mes dy liderëve politikë.

Dash Shehi kapet “mat”, fotografohet në kafe me kritikun më të fortë të Lulzim Bashës (Foto) Read More »

Monika Kryemadhi e ka frikë Fatmir Xhafajn, i ka dosjen e kokainës. Ishte ministër Drejtësie kur u arrestua në Morinë dhe bëri burg shoferi kryetares së LSI

Monika Kryemadhi asnjëherë nuk është vendosur  përballë Fatmir Xhafajt për ta sulmuar atë, ndonëse rastet kanë qënë evidente.

Duke e krahasuar me kohën kur ministër i Brendshëm ka qënë Saimir Tahiri dhe ishte kthyer në një “tabelë qitjeje” për Monika Kryemadhin, LSI-në,  dhe “zarat” e Metës në media, apo dhe vetë Ilir Meta, tani kur ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj sulmet ndaj policisë kanë pushuar.
Aq më tepër që ndaj Fatmir Xhafajt as që diskutohet të sulmohet.

Nuk është se s’ka pasur krime, trafiqe dhe skandale, tashmë kur në krye të Ministrisë së Brendshme është Fatmir Xhafaj, që po të kishin ndodhur më parë do të ishte kryqëzuar ministri akoma dhe më shumë.

Por Kryemadhi dhe mbështetësit e saj asnjëherë nuk e kanë sulmuar ministrin e Brendshëm aktual.
Madje, as për rastin e videopërgjimit të publikuar nga PD ku pretendohej se ishte vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj që merrej me trafikun e drogës me Italinë.

Kryetarja e LSI  ka qenë dhe është gjithmonë agresive kundër qeverisë, Ramës dhe ministrave të tij në daljet mediatike nuk ka folur asnjëherë kundër ministrit të Brendshëm.

Madje LSI përmes nënkryetarit të saj ia ‘faturoi’ PD këtë aksion politik, duke u distancuar nga akuzat dhe sulmet ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt dhe akuzave për trafik droge.
Për më tepër që kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tentoi të bënte diversion duke marrë në mbrojtje Fatmir Xhafajn dhe duke thënë se kjo ishte një thikë pas shpine e Edi Ramës ndaj ministrit të Brendshëm për ta mbajtur atë nën kontroll.

Monika teksa tha se ministri Xhafaj nuk mban përgjegjësi për veprimet e vëllait të tij trafikant, deklaroi se sulmet e Ballës ndaj Xhafajt bëheshin për ti zënë vendin si Ministër i Brendshëm. Madje ia preu shkurt Ballës, teksa i tha se nuk i ikën Xhafaj nga ai post, duke deklaruar para mediave: “Taulant s’jam marrë as me motrën tënde, as me gruan tënde në rregull? Rri urtë! Nuk të shpëton Edi Rama. Edhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm t’i zësh vendin Fatmir Xhafës.

Pra kryetarja e LSI jo vetëm nuk ka pasur asnjë deklaratës kundër Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por dhe e ka marrë në mbrojtje herë pas here, ndërkohë që paraardhësin e tij e kishte bërë copë.
Gjithkush mund të pyesë se çfarë interesi kanë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta me Fatmir Xhafajn, ministrin e Brendshëm aktual.

Por ta marrësh nga ana politike, Monika dhe Iliri nuk kanë asnjë interes për Xhafajn, pasi për gjithçka në PS vendos Edi Rama dhe pa lejen e tij asgjë nuk vendoset dhe bëhet.
Atëherë pse Monika i “përgjërohet” Xhafajt dhe në momentet kur opozita është kundër tij dhe LSI është pjesë e opozitës?!

Burime nga LSI bëjnë me dije se Xhafaj ka dosjen e trafikut të kokainës së Monika Kryemadhit të para disa viteve dhe me atë dosje e ka mbajtur tërë kohën peng duke u mbyllur gojën.
Kohë më parë kur Monika Kryemadhi ishte pjesë e PS bashkë me Liken dhe në qeverisjen e vendit për tetë vite me radhë deri më 2005, në Morinë në pikën kufitare me Kosovën u ndalua shoferi i kryetares aktuale të LSI.

Ai posedonte një sasi të madhe droge të fortë kokainë që po e trafinonte në Kosovë dhe ndoshta për më tej në Europë.

Shoferi i Monikës asokohe bëri burg thjeshtë dhe vetëm për transportin e kësaj sasie droge duke nënvizuar faktin se nuk e dinte se çfarë kishte në makinë.
Ndërkohë që dëshmia e tij se droga ishte e Monikës u varros në atë kohë, ku si gjithnjë gjykatat kanë qënë në funksion të qeverive të radhës.

Ministër Drejtësie në atë kohë ka qënë Fatmir Xhafaj, ndërkohë që zv.ministër një socialist, tashmë avokat i njohur, që ushtron aktivitetin ditët e sotme.
Sipas burimeve nga LSI kjo dosje gjendet në dorën e Xhafajt, ndaj Monika nuk guxon të përplaset me të, pasi një akuzë e ministrit të Brendshëm ndaj kryetares së LSI dhe një hetim i kësaj dosjeje të mbyllur do të hidhte në erë tërë karrierën e saj dhe të Metës, por dhe do ta çonte në burg.

Pasi është dënuar shoferi i Monikës për këtë qëllim, i cili ka qënë dhe shofer i vëllait të saj Drini Kryemadhi kur ishte në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
Gjërat janë të lidhura, politika hesht dhe bashkëpunon për të mbrojtur veten, ndaj “peshqit e mëdhenj” vijojnë të qëndrojnë jashtë qelive të burgut./Pamfleti/

Monika Kryemadhi e ka frikë Fatmir Xhafajn, i ka dosjen e kokainës. Ishte ministër Drejtësie kur u arrestua në Morinë dhe bëri burg shoferi kryetares së LSI Read More »

BE po na “përplas derën fytyrës”, Rama do të nxjerrë “dufin” tek ministrat. Kush do të bëhet i pari “kokë turku”?

Ndryshimet në qeveri pritet të shoqërohen me dy faza. E para është faza pas vendimit për negociatat. Më 28 qershor Këshilli i BE-së do të vendosë nëse do të ketë hapje negociatash dhe varësisht nga vendimi varet dhe ardhmja e qeverisë. Shqipëria pritet të marrë hapjen e negociatave me kusht dhe kjo sjell ndryshime në kabinet me qëllim përmbushjen e kushteve.

Faza e dytë do të jetë ajo e shtatorit, e cila do të sjellë total refreskim në qeveritarin e kabinetit. Burime të gazetës “Sot” thanë se paratë që rrezikojnë të largohen janë ministri që janë emëruar që nga viti 2013. Në shtator 2017, pritej që kryeministri të bënte një refreskim të kabinetit, por shumica e ministrave të vjetër mbetën në postet e mëparshme. Kryeministri ka mbetur i paknaqur nga shumica e gomave dhe duket se mund të largohen.

Në vendimin që ai merr do të ketë rëndësi dhe dy faktorë: turi i llogaridhënies dhe platforma “shqipëriaqëduam”. Mësohet se kryeministri do të shohë se ndaj kujt ka më shumë ankesa dhe si ka qenë performanca në zgjidhjen e ankesave. Po ashtu merren për bazën dhe ankimet e qytetarëve gjatë takimeve që janë bërë në fshatra dhe qytete, ku nuk kanë munguar sulmet dhe ndaj ministrave konkretë. Pasi të analizohen të gjithë këta komponentë, kryeministri do të përcaktojë dhe emrat që do të largohen nga qeveria

BE po na “përplas derën fytyrës”, Rama do të nxjerrë “dufin” tek ministrat. Kush do të bëhet i pari “kokë turku”? Read More »

Edi Rama ua thotë prerë ministrave: Pas kësaj date ndryshimet në qeveri do të jenë të pashmangshme. Kryebashkiakët rrezikojnë rikandidimin

Brenda pak ditësh Kryeministri Edi Rama do t’i jap fund turit të llogaridhënies me qytetarët dhe për këtë arsye ankthi te ministrat apo zëvendës-ministrat është rritur shumë. Në portalin e bashkëqeverisjes me qytetarët “shqipëria që duam” janë mbi 12 mijë ankesa. Gjatë muajit të ardhshëm pritet të mblidhet edhe Asambleja e Partisë Socialiste ku do të flitet me emra konkretë.

Po ashtu gazeta “SOT” ka mësuar se Kryeministri Rama ua ka bërë të qartë ministrave të kabinetit të tij qeveritar se pas 28 qershorit ndryshimet në qeveri do të jenë të pashmangshme.  Nga ana tjetër ditët e fundit janë dhënë sinajle nga vendet skeptike që nuk do të ketë hapje të negociatave me Shqipërinë.

Fazat e ndryshimeve në qeveri
Ndryshimet në qeveri pritet të shoqërohen me dy faza. E para është faza pas vendimit për negociatat. Më 28 qershor Këshilli i BE do vendosë nëse do ketë hapje negociatash dhe në varësi të vendimit varet dhe e ardhmja e qeverisë. Shqipëria pritet të marrë hapje negociatash me kusht dhe kjo do sjellë ndryshime në kabinet me qëllim përmbushjen e kushteve.

Faza e dytë do jetë ajo e shtatorit, e cila do sjellë rifreskim total në kabinetin qeveritar. Burime të gazetës thanë se ta parat që rrezikojnë të largohen janë ministrit që janë emëruar që prej vitit 2013. Në shtatorin e 2017, pritej që kryeministri të bënte një rifreskim të kabinetit, por shumica ministrave të vjetër mbetën në postet e mëparshme.  Megjithatë, kryeministri ka mbetur i pakënaqur nga shumë prej tyre dhe si duket mund të largohen.

Kryebashkiakët rrezikojnë të mos rikandidohen

“SOT” mësoi se kritikave të kryeministrit Edi Rama, nuk do t’i shpëtojnë as kryebashkiakët e Partisë Socialiste, të cilët kanë denjuar t’ju përgjigjen kërkesave dhe ankesave të qytetarëve. Për këtë arsye, mësohet se shefi i qeverise ka qenë i prerë, teksa ka vendosur që kryebashkiakët që nuk kanë qenë bashkëpunues nuk do të rikandidohen.

Madje, gazeta mësoi se në total janë më shumë se gjysma e kryebashkiakëve aktualë që pritet të mos rikandidohen, për shkak se kanë rezultuar jo produktiv si gjatë turit të llogaridhënies, ashtu edhe sa i takon përgjigjeve dhe mbështetjeve që duhet t’ju jepnin qytetarëve në lidhje me ankesat dhe shqetësimet e tyre.

Po ashtu, mësohet se shefi i qeverisë ka shfaqur pakënaqësi edhe për shumë drejtorë, që nuk kanë qenë produktivë dhe bashkëpunues gjatë turit të llogaridhënies, por edhe për shkak të ankesave të bëra nga qytetarët në portal në adresë të tyre. Madje, mësohet se Rama pritet që të mbaj qëndrim për këta drejtorë, duke i shkarkuar apo transferuar nga detyra gjatë mbledhjes së Asamblesë. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Edi Rama ua thotë prerë ministrave: Pas kësaj date ndryshimet në qeveri do të jenë të pashmangshme. Kryebashkiakët rrezikojnë rikandidimin Read More »

Basha-Kryemadhi drejt divorcit përfundimtar? Baza e PD “kërcënon” Bashën: Disatncohu nga Monika,të pakënaqur me sjelljet e LSI

Koalicionit PD-LSI duket se po i vjen fundi. Megjithë përpjekjet e Bashës dhe Kryemadhit, të cilët e kanë cilësuar bashkëpunimin mes 2 partive si një sukses që kanë ndërmarrë kundër qeverisë Rama, duket se një gjë e tillë nuk po e shkon ashtu siç duhet. Baza e PD-së ka rritur presionet ndaj Bashës duke kërkuar që t’i jap fund koalicionit me Monikën dhe bashkëpunimit me LSI-në.

Rasti më i freskët është në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, ku këshilltarët e LSI bashkuan votat me socialistët për miratimin e taksës së pronës. Kjo ka irrituar në maksimum jo vetëm demokratët e zonës, por dhe më gjerë.

Pakënaqësi në radhët e demokratëve ka shfaqur edhe veprimi i dy këshilltarëve të LSI, të cilët pak kohë më parë bashkuan votat në Bashkinë e Gjirokastrës, për të shkarkuar kryetaren e këshillit, e cila ishte përzgjedhur si përfaqësuese e PD. Pikërisht këto veprime të ndërmarra nga ana e bazës së LSI, ka bërë që demokratët të risin presionet ndaj Bashës për tu distancuar sa më shpejt nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Baza kundër bashkëpunimit me LSI në zgjedhjet vendore

Qendrimet e deputetëve të PD dhe funksionarëve të tjerë të saj sa i takon aleancës me LSI, kanë rritur pakënaqësitë në strukturat demokrate. Gazeta “SOT” ka mësuar se krahas presionit që baza po ushtron ndaj Bashës në lidhje me aleancën me LSI, ajo ka rritur presionet edhe ndaj deputetëve demokratë. Në kuadër të zgjedhjeve që Partia Demokratike ka ndërmarrë në nivel grupseksionesh dhe seksionesh, drejtuesit e PD nëpër baza si dhe anëtarë të shumtë, u kanë kërkuar deputetëve të PD që të reagojnë në lidhje me aleancën me LSI si dhe të ushtrojnë ndaj Bashës presion, për t’u distancuar nga Kryemadhi.

Sipas tyre, bashkëpunimi me LSI ka ulur besueshmërinë tek demokratët si dhe tek shumë simpatizantë të kësaj partie pasi strukturat e LSI vijojnë të bashkëpunojnë me socialistët. Por krahas kësaj ata kanë shprehur rezerva edhe në lidhje me çështjen e zgjedhjeve lokale. Baza e PD është shprehur kategorikisht kundër bashkëpunimit me LSI-në në këto zgjedhje, si dhe ka lëshuar mesazhe kërcënuese ndaj deputetëve demokrat se ata nuk do të votojnë asnjë kandidat që PD dhe LSI do të nxjerrin të përbashkët.

Sakaq, demokratët përveç qëndrimit kundër bashkëpunimit me LSI-në, nuk kanë kursyer as “thumbat” për kreun demokrat Lulzim Bashën. Qëndrimet e mbajtura nga ana e Bashës, në lidhje me çështjen e aksionit opozitar, kanë ndikuar që baza demokrate të cilësojë kreun e PD, si një frikacak që po trembet nga kryeministri Rama.

Por në kuadër të kësaj deklarate, baza e PD ka bërë të qartë para deputetëve se nëse do vijohet me të njëjtën linjë, shumë demokratë mund të largohen nga partia. Kjo për faktin se sipas tyre, krijimi i një partie të re nga ana e ish-nënkryetarit të PD, Astrit Patozi do të largonte nga PD një numër të madh demokratësh, të cilët janë të pakënaqur me punën e Bashës. Largime që sipas tyre mund t’i shkaktojnë PD-së një tjetër disfatë në zgjedhjet e ardhshme.

Basha-Kryemadhi drejt divorcit përfundimtar? Baza e PD “kërcënon” Bashën: Disatncohu nga Monika,të pakënaqur me sjelljet e LSI Read More »