Politike

Deputeti i PD-së sulmon Ramën: Koha jote mbaroi!

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës publike të kryeministrit Edi Rama për vendimin e Luksemburgut për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë me një vit.

Përmes një statusi në “Facebook” Paloka theksoi se koha e Ramës tashmë ka mbaruar, ndërsa pohoi se ai është dështimi më i madh i Shqipërisë në këto 28 vite.

Statusi i plotë:

Koha e Edi Rames ka mbaruar!
Ai eshte deshtimi me i madh i Shqiperise ne keto 28 vjet.

Ka thyer çdo rekord negativ te paraardhesve socialiste, duke stopuar per 5 vjet integrimin e Shqiperise.
Edi Rama nuk mund dhe nuk do ta kete shansin qe te zvarrise shqiptaret edhe nje vit tjeter per te marre nje refuzim tjeter. Shqiptaret nuk kane me kohe per te humbur!

Koha e Edi Rames ka mbaruar!

Deputeti i PD-së sulmon Ramën: Koha jote mbaroi! Read More »

Basha kërkon me ngulm pazar me Ramën për bashkëqeverisje në shtator, harron “Babalen”, Xhafajn e Tahirin, tani “tabelë qitjeje” Balla. Kauzat s’vlejnë

Lulzim Basha nuk po punon më për opozitën që ajo të vijë në pushtet në mënyrë normale dhe përmes votës në ballafaqim elektoral me kundërshtarin.

Kryetari i PD është në kërkim të një rruge tjetër për të qënë në qeverisjen e vendit, atë të bashkëpunimit me partinë e vetme në qeverisje, Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Këtë e kanë kuptuar jo vetëm kundërshtarët politikë të Lulzim Bashës dhe qytetarët shqiptarë, por dhe vetë forumet e strukturat drejtuese të PD, të cilët nuk kanë ngurruar ta shprehin qoftë në takime të ngushta qoftë dhe indirekt publikisht duke nënvizuar se “duket pakt me qytetarët dhe me askënd tjetër”.

E kanë kuptuar këtë dëshirë të Bashës për të arritur një pazar me Ramën për bashkëqeverisje edhe aleatët e vet, ku kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është tashmë dhe ajo në kërkim të një aleance me Ramën, qoftë dhe të pjesshme.

Këtë e ka kuptuar dhe kreu i LZHK, deputet i dalë nga listat e PD Dashamir Shehi i cili madje propozoi një udhëtim dyshe “turistik” me avion të Ramës e Bashës në shërbim të mirëqeverisjes dhe të integrimit të Shqipërisë në BE.

Pra Lulzim Basha është duke kërkuar me ngulm një Pazar me Ramën për të bashkëqeverisur në shtator vendin, një dëshirë e ushqyer dhe nga vetë kryeministri i cili deklaron se në shtator do të ketë ndryshime në qeveri.

Basha shpreson shumë se duke dështuar hapja e negociatave të Shqipërisë me BE më 28 qershor, ose sëpaku duke u hapur negociatat, por pa datë dhe duke u vënë kushte të forta për Shqipërinë, të bindë Ramën për domosdoshmërinë e një bashkëqeverisjeje mes PS e PD për hir të integrimit të vendit në BE.
Me këtë kartë në dorë dhe argumentin se një koalicion i tillë do të shihej me sy të mirë dhe nga partnerët evropianë dhe SHBA, Basha tenton të marrë një pjesë të qeverisjes së vendit pa u lodhur dhe pa bërë fushatë madje.

Duke treguar qartë se ajo bashkëqeverisje prej katër muajsh pas marrëveshjes së 18 majit të vitit të kaluar, ku mori drejtimin e ministrive më të rëndësishme në vend dhe gati të të gjitha institucionet më të rëndësishme që kanë lekë, i ka shijuar shumë.

Aq kërkues është Basha për të arritur një pazar bashkëqeverisjeje me Ramën në shtator, sa tashmë opozita ka harruar dhe akuzat e videopërgjimit të pretenduar të “Babales” me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por dhe akuzat ndaj ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Tashmë Basha e ka përqëndruar gjithë sulmin ndaj kryetarit të grupit parlamentar njëherësh dhe sekretar të përgjithshëm të PS Taulant Balla për 3.4 milionë eurot e kapura në makinën “Toyota Yaris” në Durrës dhe ku janë arrestuar disa persona.

Sulme këto që janë neto politike, pasi gjithkush e di se Taulant Balla nuk ka pasur as nuk ka asnjë post apo funksion në qeverisjen e vendit, por vetëm funksione partiake në PS.

Një përllogaritje kjo e Bashës për të arritur te pazari me Ramën për bashkëqeverisje në shtator.
A do të pranojë Rama që aktualisht ka një grup prej afër 80 deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë, kjo mbetet mister.

Megjithëse Ramës i mjafton vetëm karrigia e Kryeministrit, ndërsa të tjerat dhe mund ti bëjë objekt pazari dhe ti shesë.

Gjithsesi presim shtatorin, muajin vendimtar. Pasi dhe për Lulzim Bashën asnjë kauzë nuk ka rëndësi, për të efektiv është thjeshtë dhe vetëm përfitimi. Që me Ramën e ka arritur deri tani./Pamfleti/

Basha kërkon me ngulm pazar me Ramën për bashkëqeverisje në shtator, harron “Babalen”, Xhafajn e Tahirin, tani “tabelë qitjeje” Balla. Kauzat s’vlejnë Read More »

Kukan reagon pas vendimit: Jam gati të ec me ju drejt pranimit

Gjatë ditës së sotme ka patur reagime të shumta në lidhje me vendimin e marrë nga ministrat e Jashtëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian vitin e ardhshëm. Pas ambasadorit amerikan Donald Lu, ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, tashmë ka reaguar edhe eurodeputeti Eduard Kukan.

Ai ka përshëndetur vendimin e BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Sipas ”TemA” ai nënvizon faktin se të 2 vendet kanë avancuar me axhendën e integrimit në BE dhe se e meritojnë datën e përcaktuar.

“Përshëndes konkluzionet e djeshme të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme për hapjen e rrugës për negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Dua të përgëzoj të dy vendet për përparimin e bërë në axhendën e integrimit në BE. Ato meritojnë një mesazh të qartë për fillimin e negociatave të pranimit.

Një vit u është dhënë vendeve të vijnë në tryezën e negociatave, që pasqyron diskutimin e brendshëm të Këshillit mbi procesin e zgjerimit të BE.

Unë mbështes plotësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces dhe i besoj angazhimit të tyre në axhendën e reformave.

Pres që të punoj me partnerët tanë gjatë muajve të ardhshëm dhe jam gati të ec me ta në rrugën drejt negociatave të pranimit “, nënvizon Kukan.

Kukan reagon pas vendimit: Jam gati të ec me ju drejt pranimit Read More »

Detaji: Jo Basha por Topalli në kartolinën e KE-së. Ç’ka dashur të thotë Brukseli?

Në një spot të përgatitur nga KE lidhur me hapjen e negociatave, e përcjellë për publikun edhe nga kryeministri Rama nëpërmjet një statusi, në 38 sekonda hasen vetëm dy frymorë politikë shqiptarë, të cilët janë dhe preludi i mesazhit: Edi Rama dhe…Jozefina Topalli.

Kjo e fundit shfaqet nga mesi i videos, cilësuar si kartolinë nga Rama, ku në strishën nën bustin e saj lexohet: “Shqipëria bëri zgjedhjen e qartë për të ndjekur rrugën drejt BE-së”.

Po pse është zgjedhur pikërisht znj. Topalli për t’u lidhur vizualisht me këtë kumt?

Lexohet qartë në këtë zgjedhje një lloj sajdisje europiane ndaj opozitës, për t’ja njohur dhe asaj meritat e rrugës së integrimit. Po pse me znj. Topalli si përfaqsuese e jo z.Basha, kreun aktual të PD-së, ndërkohë që ish-gruaja e fuqishme e demokratëve nuk është më aktive në politikë?

Mund të ishte vendosur dhe znj.Bregu, përfaqsuesja simbol e PD-së në kauzën europiane. Por gjithsesi, parë me etikën e ekuivalencës politike, duhej të ishte kryetari Basha.

Vështirë të besohet se ka qenë një pakujdesi, pasi nëse materiali është kuruar në Bruksel, çdo detaj shikohet me lupë dhe mirëpërzgjidhet.

Kështu që mbetet, referuar kodeve të gjuhës politike, që vendosja e znj.Topalli të përmbajë një mesazh. Njëri është fshikullimi i z.Basha, e tjetri mospajtimi me faktin se figura si Jozefina Topalli duheshin mënjanuar.

Kjo e fundit, përveçse një përfaqsuese e kulluar e së djathtës dhe me profil të pakopromentuar politik, ishte dhe një ithtare e zellshme e diplomacisë integruese gjatë kohës që drejtoi Kuvendin shqiptar. /tesheshi.com/

Ndiqeni detajin:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155913804076523/?t=0

Detaji: Jo Basha por Topalli në kartolinën e KE-së. Ç’ka dashur të thotë Brukseli? Read More »

Negociatat! Basha nën presion për revoltë kundër Ramës!

Që në orët e para të mengjesit në oborrin e PD u vu re një dyndje e pazakontë. Jo vetëm militante por dhe kundërshtare të deklaruar te z.Basha si z.Besnik Mustafaj u grumbulluan jo pa qëllim te PD. Mustafaj shoqërohej nga ish eksponentë të lartë  të opozitës, ish drejtorë e ish ambasadorë. Kryefjala ishte të detyrojnë Lulzim Bashes t’i prijë një sezoni pa kthim protestash deri në revolte për rrëzimin e Edi Ramës.

Sipas burimeve  të sigurta ka një fryme qe atakon deklaratën e butë të z.Basha pas refuzimit nga BE për çelje të menjehereshme të negociatave. Si kunderpeshë skeptiket e kundershtarët e Bashës po grishin edhe ish-kryeministrin Berisha për një alternativë tejet më radikale duke e argumentuar se konteksti politik e ekonomik , shtuar kësaj dhe skandalet kriminale aktuale favorizojnë kauzat opozitare.

Zërat flasin për një variant pa zë të Bashës për vijimin në shtator të protestave. Por radikalët janë të pakënaqur dhe nuk duan të kaloje asnjë ditë. Ata janë entuziaste dhe nga largimi i dy ambasadorëve Lu e Vllahutin, të cilët i nominojnë si përkrahës të qeverisë Rama.

Basha po konsulton dhe disa aleatë ndoshta formalisht pasi duket se do ketë qëndrim jo aq agresiv dhe më tutje. Kjo do të zbehte besimin te Basha edhe ashtu të cenuar që prej marrëveshjes se 18 Majit të 2018./Pamfleti

Negociatat! Basha nën presion për revoltë kundër Ramës! Read More »

“Paratë nga droga janë bërë paratë e politikës”/ Franca ia plas në sy Ramës arsyen e vetos

Dyshimet e forta të bashkëpunimit midis qeverisë socialiste dhe trafikantëve të drogës pritet të peshojnë shumë në negociatat e pranimit të vendit në BE, të cilat do të diskutohen në Këshillin Evropian të enjten dhe të premten.
Një ditë para samitit të Këshillit Europian dhe fill pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave të BE, e përditshmja franceze “Liberation” ia plas në sy kryeministrit Edi Rama arsyen se Franca i tha veton.

Në një artikull të gjatë, gazeta rendit faktet e “errëta” pse Shqipëria nuk është ende gati të bëhet pjesë e vendeve anëtare të BE. Shqetësimi më i madh renditet trafikimi i drogës me mbështetje të politikës.

Artikulli i plotë:

Në Shqipëri, “paratë nga droga janë bërë paratë e politikës”. Dyshimet e forta të bashkëpunimit midis qeverisë socialiste dhe trafikantëve të drogës pritet të peshojnë shumë në diskutimin për negociatat dhe pranimit të vendit në BE, të cilat do të diskutohen në Këshillin Evropian të enjten dhe të premten.
“Të armatosur deri në dhëmbë, policia zbret dhe siguron zonën, përpara se të rrethojnë parcelat me kanabis që do të priten dhe digjen”. Për vite, këto imazhe kanë qenë shprehja e aksionit të qeverisë shqiptare kundër trafikantëve. Duke ilustruar “luftën e pamëshirshme kundër krimit dhe drogës” premtuar nga Kryeministri Socialist Edi Rama, i zgjedhur në vitin 2013, ata rregullisht i reklamojnë në në televizionet shqiptare. Por imazhi që është grisur përpara kamerave është më shumë invazive.

Makina e dyshimtë

Në qoftë se “kryeqyteti i njohur i kanabisit”, Lazarat, me një prodhim vjetor prej gati 1000 ton, ra në 2014, fara e saj është përhapur. Në vitet në vijim, kultura u përhap në të gjitha malet, duke e bërë Shqipërinë prodhuesi më i madh në Bashkimin Evropian. Policia italiane fluturon mbi territorin shqiptar për gjashtë vjet në kërkim të plantacioneve të drogës.

Në vitin 2017, aeroplanët e saj shqyrtojnë një të katërtën e territorit shqiptar. Shumë e përsosur për të qenë i sinqertë. Shfaqja e organizuar nga autoritetet është ndërprerë disa herë: korrupsioni, lidhjet me krimin e organizuar … skandalet goditën gjirin e qeverisë. Në një kohë kur Shqipëria dyfishon përpjekjet e saj për të hapur negociatat për pranimin e saj në BE – e cila do të diskutohet në Këshillin Evropian të enjten – shumë janë duke pyetur: lufta kundër trafikantëve e udhëhequr për pesë vjet nga Edi Rama është vetëm një shaka?

Për oficerin e policisë shqiptare, Dritan Zagani, nuk ka dyshim për përgjigjen. I zhvendosur në Zvicër në azil politik që nga viti 2015, ai ishte i pari që denoncoi lidhjet mes autoriteteve të vendit të tij dhe grupeve kriminale.

“Para vitit 2013, pata një luftë të vazhdueshme ndërmjet trafikantëve dhe policisë. Kriminelët kanë ardhur në pushtet, “thotë Zagani, i cili, nga viti 2009 deri në vitin 2014, ka qenë aktiv kundër trafikut në Itali. Gjatë hetimeve të tij, ai vuri re prania e një makine të dyshimtë: ngjyrë të zezë, ajo përdoret rregullisht nga trafikantët.

“Kam marr numrin e pllakave dhe e kam kontrolluar atë në sistem. Pronari i automjetit: Saimir Tahiri, Ministri i Brendshëm “, thotë polici. Zagani pastaj i dërgon eprorëve të tij një raport që mbetet i paplotësuar … dhe shumë shpejt e gjen veten nën ndikimin e një hetimi të brendshëm, i akuzuar për ofrimin e informatave për kolegët italianë. Pas tetë muajsh “për të jetuar si një i dëbuar”, ai vendos të kërkojë azil në Zvicër.

“Kolumbia e Evropës”

Më tej në jug, edhe autoritetet greke nuk janë shumë të kënaqur me bashkëpunimin e tyre me homologët e tyre shqiptarë. Një shembull? Në vjeshtë 2016, Athina kthehet në Tiranë një raport prej më shumë se 1,000 faqesh mbi Klement Balilin, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Pronari i një hoteli luksoz në bregdet, ky biznesmen ishte deri vonë në postin e drejtorit të transportit të rajonit kufitar të Sarandës. Grekët e akuzojnë atë si ‘koka’ e një karteli të gjerë të drogës. Pavarësisht nga një urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga Interpol, Shqipëria nuk ka reaguar dhe ai është ende në arrati … “Paratë e drogës janë bërë para politike”, tha Fabian Zhilla, një specialist shqiptar i krimit të organizuar. Partitë politike kanë mbështetësit e tyre vendas, të cilët financojnë fushatat zgjedhore me paratë e drogës “.

Larg nga të qenit vetëm një çështje e policisë, trafiku i drogës peshon mbi shoqërinë në tërësi. Rritja ekonomike e PBB-së tregon më shumë se 3%, por është larg përfitimit të shumicës së shqiptarëve. Shumë denoncojnë mbajtjen e parave nga droga në ekonominë reale.

Në Tiranë, vendet e ndërtimit janë duke u rritur dhe hotelet luksoze po shfaqen në këtë vend, i cili megjithatë mbetet një nga më të varfërit në Evropë.

“Ne kemi për të strehuar më shumë se 20,000 banorë të rinj në qytet një vit”, u përgjigj kryetari i bashkisë së Tiranës.

Por edhe FMN-ja nuk është i bindur nga këto partneritete publike-private, pasi mbeten të dyshimta lidhjet me origjinën e financimit të bumit të strehimit të kryeqytetit.

Rasteve të korrupsionit, të lidhur me skandalet e krimit të organizuar dhe dështime të tjera të “luftës pamëshirshme kundër drogës” Edi Rama nuk e ka penguar Komisionin të ftojë shtetet anëtare për të hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por a do të jetë e mjaftueshme procesi i integrimit, ky “shërim” i shpresuar nga Kryeministri, për të vrarë korrupsionin dhe krimin e organizuar? Tani për tani, faktet duken larg përmbushjes së pritjeve të Brukselit …/Pamfleti

“Paratë nga droga janë bërë paratë e politikës”/ Franca ia plas në sy Ramës arsyen e vetos Read More »

BE ultimatum Shqipërisë për hapjen e negociatave: 1 vit kohë për arrestimin e politikanëve, ministrave e ish-ministrave

Bashkimi Europian i ka vendosur ultimatum Shqipërisë, që brenda një viti të nis arrestimin e politikanëve të korruptuar në Shqipëri. Për këtë arsye ditën e djeshme u vendos që Shqipërisë t’i hapen negociatat në qershor të vitit të ardhshëm. Duke parë ecurinë e reformave në vendin tonë si dhe qendrimet e Francës dhe Holandës, Brukseli ka vendosur të kërkojë progres në reformën në Drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gati arrestimet VIP

Vendimi BE dje ka dhënë sinjale se në Shqipëri do të nisë reprezalja në radhët e politikës. Edhe pse nuk do ketë negociata këtë vit, Brukseli ka paralajmëruar se deri në qershor 2019 do të ketë arrestime në nivele shumë të larta. Gazeta ”SOT” ka siguruar raportin e miratuar dje nga ministrat e Jashtëm dhe aty kanë një sërë kushtesh që duhet të përmbushen nga Shqipëria. Kryesorja është se BE kërkon luftë të ashpër ndaj korrupsionit në nivele shumë të larta.

“Këshilli nënvizon se Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet e saj në të gjitha këto fusha dhe duhet të sigurojë se rezultatet e mëtejshme duhet të arrihen edhe në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë, si dhe në çmontimin e rrjeteve kriminale të organizuara. Në kuadrin e reformës së drejtësisë, institucionet e specializuara për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ende duhet të krijohen sipas kuadrit ligjor tashmë në fuqi.

Krijimi i një procesi solid të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të gjitha nivelet, mbetet një objektiv thelbësor afatgjatë që kërkon përpjekje të mëtejshme, të strukturuara dhe të qëndrueshme”, thuhet në raport. Me këtë vendim të BE, sinjalet janë se shumë shpejt do të nisin arrestimet në nivele ministrash, ish-ministrash dhe deputetësh. Brukseli dje ka qenë i qartë se nëse politikanët e korruptuar nuk dalin para drejtësisë, atëherë nuk do ketë hapje të negociatave.

Ngritja e SPAK dhe e BKH

Në dokument kërkohet po ashtu që të përshpejtohet vetingu dhe të ngrihet me urgjencë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Struktura e Posaçme antikorrupsion. “Kërkohet avancimi i mëtejshëm i procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke plotësuar të gjitha dosjet prioritare dhe finalizimin e themelimit të strukturave të pavarura gjyqësore siç parashihet me reformën kushtetuese.

Kërkohet finalizimi i themelimit të organeve të specializuara, përkatësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (NBI) dhe Gjykatës. Kërkohet forcimi i procesit të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe në nivel të lartë”, theksohet më tej. Sinjalet janë se duke filluar nga muaji korrik e deri në qershor 2019 do të nisë një luftë e ashpër ndaj korrupsionit. Plani është që SPAK të ngrihet brenda vitit dhe kushdo që ka bërë zullume do të përballet me drejtësinë.

Paraskenat e negociatave

Vendimi i BE për të shtyrë në 2019 vendimin për negociatat e Shqipërisë erdhi pas debateve të gjata mes vendeve anëtare në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, i cili u mblodh në Luksemburg, ku disa vende kërkonin shtyrjen pa afat të procesit. Në përfundim të pjesës së parë të mbledhjes, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias tha se ka dy grupime. Njëri që përfaqëson shumicën, me 25 vende që mbështesin hapjen e bisedimeve deri në verën e 2019 dhe tre vende të tjera, Franca, Danimarka dhe Holanda që mendojnë se duhet të shtyjmë të gjithë procesin.

Qëndrimi i Francës është ndikuar nga një sërë faktorë. Nga njëra anë janë ato që lidhen me situatën e brendshme, duke qenë se gati gjysma e forcave politike franceze dhe shumica dërrmuese e opinionit publik, janë kundër idesë së zgjerimit. Ndërkohë që përpara nisjes së takimit Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok përsëriti qëndrimin hezitues të vendit të tij.

BE ultimatum Shqipërisë për hapjen e negociatave: 1 vit kohë për arrestimin e politikanëve, ministrave e ish-ministrave Read More »

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama publikon videon e KE, lutja që ka Kryeministri për shqiptarët

Ditën e djeshme ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian vendosën që Shqipërisë t’i happen negociatat më 29 qershor të vitit 2019. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Edi Rama, i cili në një status në rrjetet sociale ka shkruar se esadistët e rinj të Shqipërisë hedhin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë.

Statusi i Edi Ramës në Facebook:

MIRËMËNGJES! Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155913804076523/?t=0

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama publikon videon e KE, lutja që ka Kryeministri për shqiptarët Read More »