Politike

“Nuk mund të më bëjë moral mua një hajdut”, sherr mes deputetëve në komisionin e Ligjeve

Ka nisur me debate të nxehta diskutimi në Komisionin e Ligjeve. Debatet mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës kanë degraduar deri në fyerje. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, u ka thënë deputetëve të opozitës se ata janë vrasës dhe nuk mund të flasin për etikë.

Debatet:

Alibeaj: Jeni kukulla në dorën e Ramës. Po mirë frikë burgun e keni apo jo? Është fundi i institucioneve publike sigurisht edhe karrierës suaj por mos i jepni fund inteligjencës suaj.

Pse duhet të shënosh në CV tënde se je hajdut, bashkëpjesëmarrës me Edi Ramën.

Manja: Përmbylle!

Alibeaj: Me sjelljen tuaj pjesë e një organizate të strukturuar kriminale për të vjedhur. E vetmja gjë që mbetet në këtë rast të themi është se cila është pjesa juaj në këtë vjedhje? Mos u përdorni në këtë mënyrë. Është faturë e madhe politike, ligjore. Sepse me këtë çfarë po bëni ju, jua thashë dhe njëherë modestisht jeni duke konsumuar vepra të qarta penale. Nuk ju shpëton fakti që jeni deputetë, për më tepër që është dhe faturë e madhe morale.

Hiqeni nga rendi i ditës. Mos u bëni pjesë e kësaj. Nderoni ëpr aq sa mund të ketë ngelur betimin që keni bërë në kushtetutë. Që do mbroni kushtetutën, rrëegulloren e Kuvendit dhe interesin e publikut. Masha të verbra jeni duek u bërë. Gjurmët e këtij krimi po i shkruani sot.

Manja: Zoti Alibeaj ju tërheq vëmendjen për shkeljen e kodit të etikës.

Alibeaj: Nuk ma tërheq dot ti vëmendjen. Kodi moral i hajdutit këtu.

Manja: Ju jeni kodi moral i vrasjes. Jeni bashkëfajtorë në vrasje dhe akuzoni për hajdutë. Ju tërheq vëmendjen për shkelje të kodit etikës së sjelljes. Ju ngritur komision hetimor për të hetuar grushtin e shtetit ku u vranë 4 qytetarë. Nuk mund të tregoni moral. Vrasësit tregojnë moralin. Të kanë thënë të vish të bësh zhurmuesin. Kujdes kur tregon gishtin nga unë. Vrasësit s’mund të ngrenë gishtin.

Më pas Manja ka hedhur në votim propozimin e opozitës, i cili është rrëzuar nga maxhoranca.
“Rrëzohet kërkesa e bërë nga opozita. Vazhdojmë me rendin e ditës”, tha Manja.

Balliu: Je i pacipë. Je ekspert i dhunës ndaj grave.

Manja: Qetësi! 5 minuta pushim sa të qetësohet zoti Balliu.

Balliu: Mbathja se e keni bërë rrugë.

“Nuk mund të më bëjë moral mua një hajdut”, sherr mes deputetëve në komisionin e Ligjeve Read More »

”Punon për Ramën”, ‘shef’ Luli duhet larguar urgjentisht nga Partia Demokratike

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri ka kërkuar largimin urgjent të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai thotë se ka 2 arsye:

1-ose është i paaftë;

2-ose punon për Ramën

Nga ana tjetër ai nuk i ka kursyer kritikat as ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

Statusi i Edvin Kullurit në Facebook:
Nenkryetari i partise time paska thene sot per nje te perditshme: “Beteje per nje qeverisje qe te garantoje zgjedhje te lira. Nuk eshte fjala per ti dhene pushtetin PD, por te kemi nje qeverisje qofte edhe te majte(?!?!?!), por qe garanton qeverisje normale(?!?!?!) dhe zgjedhje te lira dhe te ndershme. Me Ramen nuk ka zgjedhje te lira”! Pra nje qeveri “teknike” me PS ne krye! Ketu ka dy gjera: 1) ose kupola e PD punon per Rilindjen( e kam thene 2 jave me pare ne Vizion+); 2) kupola e PD eshte totalisht e paafte per te sjelle PD ne pushtet! Ne dyja rastet keta duhet te largohen sa me pare bashke me “shef Lulin” nga partia! Urgjentisht

”Punon për Ramën”, ‘shef’ Luli duhet larguar urgjentisht nga Partia Demokratike Read More »

Vendimi për hapjen e negociatave, eurodeputeti gjerman viziton Tiranën. Zyrtarët me të cilët do të takohet

Knut Fleckenstein viziton ditën e sotme Tiranën menjëherë pasi Shqipëria mori vendimin për hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm. Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian do të takohet me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Tema e diskutimit pritet të jenë konkluzionet e Këshillit të Europës mbi atë se çfarë pritet nga Shqipëria gjatë këtij viti intensive pune.

Eurodeputeti gjerman është bërë menjëherë pjesë e axhendës që do të duhet të përmbush Shqipëria pas këtij qendrimi.

Një gjë të tillë e paralajmëroi edhe Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me kabientin qeveritar ku tha se në fillim të muajit korrik Shqipërinë pritet ta vizitojë delegacioni i BE-së.

Vendimi për hapjen e negociatave, eurodeputeti gjerman viziton Tiranën. Zyrtarët me të cilët do të takohet Read More »

”Duhet të jesh pa farefis dhe pa shokë”, komentuesit ‘vënë me shpatulla pas murit’ Ramën

Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Korçë në kuadër të turit të llogaridhënies me qytetarët. Ky ishte takimi i tij i fundit për të mbyllur rrugëtimin 2 mujor. Por si çdo herë  komentuesit janë kapur me Ramën dhe ai u ka kthyer përgjigje disave prej tyre.

Një nga qytetarët i kërkon Ramës të mos tallet me njerëzit sepse kanë halle, por përgjigja e kryeministrit ka qenë e papritur dhe disi e ashpër.

Komentuesi: Uauuu o zot qa del e tallet ! Po kan hall te shkretet e sa e sa ka , qe Jane edhe me keq se këta.

Replika e Ramës: Avash mos e hap gojen shume se mos te hyn ndonje mize e na mbytesh ne uauuuu e siper dhe fute ne koken tende qe une jo vetem nuk tallem, po e bej kete pune me perkushtimin me te madh! Nuk me detyron askush te dal ne diell a ne te ftohte nga zyra e te bej nje fushate te tere dy muaj jo per vota, po per te degjuar keta njerez e mesuar prej tyre gjera qe ti as e ke dot idene cfare jane e si mesohen ne kete rast… Po vetem nje mendje e mbyllur sa nje berthame qershie, mund te imagjinoje se e gjitha kjo u beka per t’u tallur! Hajde mendje hajde

”Duhet të jesh pa farefis dhe pa shokë”, komentuesit ‘vënë me shpatulla pas murit’ Ramën Read More »

La politikën pas skandaleve me drogën, Saimir Tahiri befason me “profesionin” e ri

Kanë kaluar dy muaj që kur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, la mandatin e tij si deputet pasi emri iu lakua në skandalin e drogës.

Që atëherë ai poston shpesh foto nga fundjavat me të afërm ndërsa vazhdojnë hetimet për dosjen “Habilaj”.

Ditën e sotme Tahiri me anë të disa fotove dhe videove ka treguar për publikun pasionin e tij për bletët.

Ai është shfaqur si një bletërritës, dhe shkruan se ka qenë vetëm një thumb larg. Nuk dihet nëse kjo është paralajmërim për ndonjë ngjarje politike apo thjesht mbishkrim rastësor i një videoje.

Ai shkruan mbi foto:

Me bletet punetore e me njerez punetore.”

https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10217142393812343/?t=0

La politikën pas skandaleve me drogën, Saimir Tahiri befason me “profesionin” e ri Read More »

”Nuk iki nga Korça”, Rama replikë me qytetaren që kërkon punë

Ditën e sotme Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Korçë ku po zhvillon turin e llogaridhënies me qytetarët.  Ky është takimi i fundit i tij me qytetarët, ku ai i është përgjigjur edhe pyetjeve dhe kërkesave të tyre.

Njëra nga zonjat i është ankuar Ramës se 2 djemtë i ka të papunë edhe pse ajo ka bërë kërkesë në panairin e Punës.

“Unë nuk iki nga Korça pa e zgjidhur këtë. Ti dhe djemtë do t’u ofrohet vend punë, për një orë sa të mbarojë takimi. Gjithmonë ka një mundësi për ata që duan të punojnë. Sa të mbarojë takimi ne do të kemi një provë për këtë që të thash. Ja ku është drejtori i zyrës së punës i Korçës…”, është shprehur Rama teksa ka kërkuar që të flasë edhe drejtori i Zyrës së Punës së Korçës.

“Menjëherë pas takimit unë do marr të dhënat tuaja dhe do të zgjidhet kjo gjë”, ka thënë ai.

”Nuk iki nga Korça”, Rama replikë me qytetaren që kërkon punë Read More »

Edi Rama braktis Shqipërinë, ikën në plazhet e Greqisë

Ditët me shi duket se nuk i duron dot më Edi Rama.

Pasi nga të gjitha anët merr lajme të këqija, të cilat kërkon me këmbëngulje ti shesë si arritje, kanë bërë që të dorëzohet.

Pasi vizitoi Korçën një ditë më parë, ku edhe bëri disa lidhje gjoja live, Rama ka vendosur të braktisë Shqipërinë dhe të ikë jashtë.

Dëshmitarë kanë raportuar  se Edi Rama ka shkuar në Mykonos për të marrë rreze dielli.

Sigurisht që ai nuk mund të shkonte vetëm. Me vete ka edhe të përhershmin, Endri Fuga.

Edi Rama braktis Shqipërinë, ikën në plazhet e Greqisë Read More »

Vrasja e shoferit të ministrit Xhafaj, reagon Rama: Ata nuk mundën të gjejnë qetësinë, të lotojnë brenda mureve

Ditën e sotme Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Korçë ku po zhvillon turin e llogaridhënies me qytetarët.  Gjatë fjalës së tij ai ka folur edhe për vrasjen e gardistit 31-vjeçar Shkëlzen Qordja mëngjesin e djeshëm.

Rama tha se këto akuza në një tragjedi të tillë, tregojnë nivelin e ulët të sulmeve politike.

“Ngushëllime të ndjera për gardistin që u nda nga jeta pasi mori një vendim ekstrem dhe befasues për të gjithë ne.

Dua të ndaj me familjen të gjithë ndjenjën e  keqardhjes për faktin se përtej tragjedisë dhe dhimbjes së një familjeje për djalin, ata nuk mundën të gjejnë qetësinë për të lotuar brenda mureve të shtëpisë, sepse u gjendën nën rrebeshin  e zi të sulmeve politike, për të njëjtat arsye të mosarsyes që po dërrmojnë politikën tonë.

Agresioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, përfshirja e tij në një skenar fantazie makabër për të goditur ministrin e brendshëm nuk ka fjalë për të komentuar. Është e neveritshme, e turpshme. Sot kemi një opozitë, pa fe dhe pa atdhe.”, deklaroi Rama

Vrasja e shoferit të ministrit Xhafaj, reagon Rama: Ata nuk mundën të gjejnë qetësinë, të lotojnë brenda mureve Read More »