Politike

Çamët ‘kriminelë’, PDIU sulmon ministrin grek: Derr i majmuar!

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda, i është përgjigjur ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili bëri një deklaratë të fortë, duke i quajtur shtetasit çamë ‘kriminelë’.
Me po të njëjtën gjuhë të ashpër i është përgjigjur dhe ish-deputetja Doda, e cila e quan ministrin grek një ‘derr të majmur e të kënaqur’.

Sipas saj, Kammenos është i fundit politikan që mund të flasë për kolaboracionistë e kriminelë, sepse është përfaqësuesi tipik ultranacionalist, pasardhës i atit të tij shpirtëror, kriminelit Napoleon Zerva.

“Ministri i Mbrojtjes grek Panos Kammenos, u shfaq sot në mediat greke tejet i kënaqur për marrëveshjen midis Shqipërise e Greqisë. Pasi hoqi uniformën ushtarake, që sfiloi për turpin e vet në kufirin tonë jugor dy vite më parë, del si derr i majmur e i kenaqur e deklaron se morëm nga marrëveshja me Shqipërinë atë që deshëm dhe se “Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe se ne nuk do të negociojmë me kriminel”

Në të vërtetë Kamenos është i fundit politikan që mund të flasë për kolaboracionistë e kriminelë, sepse është përfaqësuesi tipik ultranacionalist, pasardhës i atit të tij shpirtëror, kriminelit Napoleon Zerva. Nuk di çfarë ka ndryshuar qysh herën e fundit që tregonte tanket e ushtrinë në kufirin tonë, akt i paimagjinueshëm mes dy vendeve antarë të Nato-s, por më duhet ti rikujtoj disa foto të paraardhësve të kolegëve të tij në kabinetin qeveritar e të ish-kryeministrit të tij me nazistët e kriminelët. Nga këtu le të gjejmë cilët jane kriminelët e cilët viktimat….: , shkruan Doda.

Çamët ‘kriminelë’, PDIU sulmon ministrin grek: Derr i majmuar! Read More »

Ligji për Gjyqtarët dhe Prokurorët, PS ”i shtrin dorën” PD, opozita vendos 3 kushte për votimin

Sesionit parlamentar po i vjen fundi dhe Partia Socialiste është vënë në lëvizje për të miratuar sa më shpejt ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për t’i hapur rrugën Shkollës së Magjisraturës. Që nisma e propozuar të miratohet duhen 84 vota, numër ky që imponon një konsensus politik apo sigurimin e të paktën 7 votave individuale. Meqënëse LSI-ja është shprehur kundër këtij vendimi, maxhoranca ka hedhur sytë te Partia Demokratike.

Sipas ‘’Shqiptarja.com’’ burime pranë PD-së bëjnë me dije se janë të gatshëm ta votojnë këtë ligj me qëllimin e vetëm që PS-ja të pranojë 3 kushte:

1.  Rikthimin dhe votimin e një nisme të propozuar nga demokratët për ndryshimin e nenit të Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Nisma e PD parashikon shkarkimin e Arta Markut dhe miratimin e një kryeprokurori të ri me 3/5 e votave.

  1. Largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj,

  2. Reforma zgjedhore, ku opozita kërkon aplikimin e numërimit dhe votimit elektronik.

Mbetet për t’u parë nëse Partia Socialiste do të pranojë ndonjë nga kushtet apo do të gjejnë një tjetër zgjidhje, atë të sigurimit të 84 votave, përmes disa votave individuale në radhët e partive opozitare.

Nisja e bisedimeve

Nisja e bisedimeve për miratimin e ndryshimeve në ligjin për statusin e magjistratëve u sinjalizua në fund të javës së kaluar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. “Grupet parlamentare po negociojnë për këtë projektligj.

Unë do ta inkurajoj këtë bashkëpunim dhe nuk do të kërkoja thjeshtë numrat për të miratuar këtë ligj, por do të kërkoja dhe do të inkurajoja një konsensus të gjitha forcave politike parlamentare që ta miratojnë një orë dhe më parë këtë ndryshime për shkollën e magjistraturës”, u shpreh Ruçi.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka pohuar se “do të na duhet së bashku të reflektojmë thellë për hapat që duhen hedhur, për të ndryshuar thellësisht, për të marrë një kthesë themelore politikën dhe qeverisjen, për t’iu rikthyer në mënyrë të sigurt perspektivës evropiane”.

Emergjenca në gjyqësor

Gjyqësori shqiptar po kalon një situatë emergjence për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe kufizimit të mundësive për emërimin e gjyqtarëve të rinj. Pas mbylljes së gjykatës së parë dhe më të rëndësishmes në Shqipëri, Gjykatës Kushtetuese, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, edhe nëntë gjykata të tjera, kryesisht të shkallës së parë, janë në prag mbyllje.

Disa ditë më parë, gjatë një mbledhje të KLD është dhënë alarmi për mungesën e gjyqtarëve në gjykatat e Kavajës, Krujës, Lezhës, Kukësit, Gjykatën Administrative të Shkodrës, Gjykatën Administrative të Durrësit, Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë dhe për Gjykatën Administrative të Apelit, të cilat funksionojnë me një deri në dy gjyqtarë.

Ligji për Gjyqtarët dhe Prokurorët, PS ”i shtrin dorën” PD, opozita vendos 3 kushte për votimin Read More »

Spartak Ngjela ka një përgjigje për “hoxhallarët injorantë”

Trajtimi i historisë dhe i figurave historike është një problematikë e rëndësishme në vendin tonë. Pikërisht për këtë problematikë flet edhe avokat Ngjela, i cili u dërgon një mesazh njerëzve që marrin përsipër të japin mendime mbi çështje që nuk kanë njohuri të thella mbi to.

“E postova që ta shohin hoxhallarët injorantë… historianët që trajtojnë historinë e vjetër të Arbëri-Shqipërisë pa ditur asnjë gjuhë të vjetër…Latinisht etj…” , shkruan Ngjela përbri këtij mesazhi.

Spartak Ngjela ka një përgjigje për “hoxhallarët injorantë” Read More »

Rama ia ‘fut’ Dakos e Sejdinit, i fal Bashës bashkinë e Durrësit dhe Elbasanit, anëtarja e kryesisë së PD e konfirmon: Po kërkohet dhe qeveri Rama-Basha

Demokratët janë të shqetësuar për riciklimin e marrëveshjes së 18 majit 2017 mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Madje dhe zyrtarë të lartë qëndrorë dhe vendorë e kanë shfaqur këtë shqetësim përmes mediave dhe rrjeteve sociale, duke paralajmëruar rrezikun e shuarjes së opozitës.

Akuza ndaj Bashës qëndron në faktin se ai është gati të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të vijojë të jetë në krye të PD për të realizuar përfitimet e mundshme personale.

Madje dhe për të pasur një qeveri të përbashkët me Ramën sa më shpejt të jetë e mundur.

Një shqetësim të tillë ka shfaqur dhe anëtarja e kryesisë së PD të qytetit bregdetar Durrës, njëherësh dhe sekretare e marrëdhënjeve me publikun në këtë degë të PD, Lorisa Ylli.

E cila përmes një statusi në rrjetin social facebook shprehet se askush nuk duhet të çuditet se po kërkohet një qeveri Rama-Basha.

Sipas Yllit, në vazhdën e ndarjes së të mirave materiale brenda familjes që rrjedhin nga “martesa” në marrëveshjen e 17-18 majit 2017, me bekimin e Ramës bashkia e Durrësi dhe e Elbasanit i kalojnë PD më 2019.

Një lajm të tillë anëtarja e kryesisë së PD të Durrësit e thotë me garanci maksimale.

“U çuditet se po kërkohet një qeveri Rama-Basha?! Nuk çuditem fare pasi si ato martesat me dashuri të marrë që ndajnë të mirat materiale brenda familjes, kështu është dhe ajo e kurorëzuar në mesnatën e 17 majit te 2017. Jo vetëm kaq por me bekimin e Ramës, Bashkia e Durrësit dhe e Elbasanit i kalojnë  PD në zgjedhjet e 2019. Pse ?!

Kjo është e vetmja mënyrë për të mbajtur Lulzim Bashën në postin e Kryetarit të PD. Këto info janë burim i sigurtë nga garanti i marrëveshjes në fakt që në vitin 2014.

Nuk doli asnjë faktor brenda PD për ta prishur këtë skemë, perveçse i shërbejnë skemës, qoftë dhe me kritika!”, shprehet anëtarja e kryesisë së PD të Durrësit në reagimin e saj.

Pra Edi Rama ua paska “futur” si Vangjush Dakos ashtu dhe Qazim Sejdinit, duke mos i kandiduar për një mandat tjetër në bashkitë Durrës dhe Elbasan në zgjedhjet e qershorit 2019?

Njëherësh nëse e marrim të mirëqenë lajmin e dhënë nga anëtarja e kryesisë së PD të Durrës Lorisa Ylli, i bie që Rama t’ia ketë futur dhe PS, pasi s’do garojë në këto dy bashki për të fituar.

Marrëveshja Rama-Basha me sa duket vijon të jetë në fuqi me kapacitet të plotë dhe pritet që në të ardhmen të dhurojë surpriza. Pse jo, edhe bashkëqeverisje qëndrore./Pamfleti

Rama ia ‘fut’ Dakos e Sejdinit, i fal Bashës bashkinë e Durrësit dhe Elbasanit, anëtarja e kryesisë së PD e konfirmon: Po kërkohet dhe qeveri Rama-Basha Read More »

I thirri “O Erjonush” deputeti socialist irritohet keq, mbyll mbledhjen

Seanca në Komisionin e Ekonomisë ka vijuar me debate kësaj të hëne. Demokratët kanë kërkuar që në rendin e ditës të vihej çështje e Teatrit Kombëtar, pavarësisht se në komision ishte i pranishëm Ministri i Financave Ahmetaj, i cili kishte ardhur për të prezantuar një ligj për Tatimin mbi të Ardhurat. Kjo prishje e rendit të ditës ka shkaktuar debate mes deputetëve të pranishëm në sallë gjë që ka bërë që kryetari i komisionit Erjon Braçe të ndërpresë mbledhjen.

Debati:

Tabaku: Do kisha dashur të bënim një diskutim për teatrin por parlamenti nuk ia lejoi komisionit të ekonomise qe ky ligj te kalojë. Me këtë ligj shkelet kushtetuta e vendit. Shkelet ligji i koncensioneve. Tërhiqeni ligjin sa nuk është vonë.

Erion Braçe: Ligji i teatrit do fillojë të diskutohet në dy komisione të tjera. Nuk e vendos unë nëse duhet të diskutohet pr ligji i teatrit këtu

Bardh Spahia: Duhet të diskutohet ligji i Teatrit

Brace: Nuk merr vesh nga kjo punë ti. Shko në komisionin e shëndetësisë bëj ndonjë punë atje.

Spahiu: O Erjonush.

Braçe: Ndërpritet mbledhja e Komisionit.

I thirri “O Erjonush” deputeti socialist irritohet keq, mbyll mbledhjen Read More »

”Gjithë ditën kafeneve”, gruaja i nxjerr bojën punonjësve të administratës para Ramës

Pas përfundimit të turit të llogaridhënies me qytetarët ku stacioni i fundit i Kryeministrit ishte Korça, ditën e sotme Edi Rama mblodhi në ambientet e kryeministrisë koordinatorët për bashkëqeverisjen. Njëra nga zonjat mori fjalën dhe përveç problemit që kishte me tapinë e shtëpisë, tha se ksihte edhe një vërejtje për kryeministrin. Ajo iu ankua Kryeministrit duke i thënë se administrata e kalon kohën më shumë në lokale se në zyrë.

“Unë kam këtë vërejtje zoti kryeministër, se administrata poshtë duhet të ishte si në sjelljen e këtyre zonjave, që jam shumë e kënaqur. Po të kishim ne këtë sjellje, këtë përkushtim atje në bazë nuk ishte e nevojshme që për certifikatën ne ti bënim pyetje kryeministrit. Atje duhet një qilizmë i thellë se ata më shumë kohën e punës e kalojnë nëpër lokale”, u shpreh ajo.

Me ankesën që zonja i drejtoi Edi Ramës, ra dakord edhe vetë kryeministri.

“Patjetër që jam plotësisht dakort që duhet një qilizmë e thellë dhe qilizmën e thellë duhet ta realizojmë vetëm nëse kemi këtë bashkëpunim me njerëz që vuajnë nga administrata”, u shpreh Rama.

”Gjithë ditën kafeneve”, gruaja i nxjerr bojën punonjësve të administratës para Ramës Read More »

Ruçi humb takimin e rëndësishëm në Britani, zbulohet arsyeja

Gramoz Ruçi pritej të ishte i pranishëm në Britani ku do të zhvillonte një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështjet Politike në Zyrën e Jashtme dhe Komonuelthin e Britanisë së Madhe, por kjo vizitë e tij është anuluar për shkak të linjës ajrore.

Ky takim nuk do të zhvillohet si pasojë e anulimit të fluturimit të linjës ajrore me të ciliën do të udhëtonte Gramoz Ruçi drejt Britanisë.

Ruçi humb takimin e rëndësishëm në Britani, zbulohet arsyeja Read More »

“Duhet të bëni detyrat e shtëpisë”, Fleckenstein dhe Vlahutin flasin për negociatat

Pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të bashkimit Evropian, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka organizuar sot një tryezë bisedimesh ku kanë marrë pjesë Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.

“Duhet të bëni detyrat e shtëpisë, hap pas hapi”, tha Fleckenstein.

Ndërsa ministri Ditmir Bushati deklaroi se “duke u nisur nga precedenti që BE-ja ka vendosur me Malin e Zi dhe Serbinë, e dinim që do të ishte një vendim me afat kohor”.

“Një vit kohë mendoj se do të jetë i mjaftueshëm për punën përgatitore, që më pas të nisin zyrtarisht negociatat”, u shpreh Bushati.

Romana Vlahutin theksoi se vendi ka humbur shumë kohë në të shkuarën, por është e rëndësishme që Shqipëria ka bërë punë të madhe me reformën në gjyqësor.

“Pa reformën në gjyqësor, sot nuk do të ishim duke bërë këtë diskutim”, tha Vlahutin.

“Duhet të bëni detyrat e shtëpisë”, Fleckenstein dhe Vlahutin flasin për negociatat Read More »