Politike

Guvernatori Sejko, prej 4 vitesh refuzon deklarimin e pasurisë, Ilir Meta pengon ILDKP ta ndëshkojë, ja “thesari” i tij

Prej 54 muajsh në detyrë, nuk po çon në prokurori “dosjen e zezë” të ortakut të tij në biznese, Ardian Fullanit

Gentjan Sejko, Guvernator i Bankës s Shtetit Shqiptar, pasuria:

1) Pronar me 100% i një ap.banimi me sip. 104 m2 në Tiranë, blerë nga prindërit më 11.07.2007 për 5 500 000 lekë, për të cilën deklaron se është përfituar me trashëgimi nga prindërit dhe justifikohet me një kontratë dhurimi më 08.04.2010. 2) Pronar me 100% i një ap.banimi me sip. 65 m2 në Tiranë, blerë nga prindërit më 11.07.2007 për 3 000 000 lekë, për të cilën deklaron se është përfituar me trashëgimi nga prindërit dhe justifikohet me një kontratë dhurimi më 08.04.2010. 3) Pronar me 100% i një ap.banimi me sip. 70.2 m2 në Tiranë, përfituar nga prindërit me privatizim të vitit 1993 dhe vlerësohej për 56 242 lekë, për të cilën deklaron se është përfituar me trashëgimi nga prindërit dhe justifikohet me një kontratë dhurimi më 08.04.2010.

4) Bashkëpronar me 50% i një ap.banimi me sip. 136.86 m2 në Durrës, blerë më 28.08.2013 për 103 000 euro, pjesë e regjimit martesor. 5) Pronar i truallit me sip. 238.7 m2 në Durrës, mbi të cilën është ndërtuar ap.banimit me sip. 136.86 m2, 442 375 lekë. 6) Bashkëshortja, bashkëpronare me 25% e një ap.banimi me sip. 69 m2, përfituar me blerje më 16.12.1996, 1 700 000 lekë.

7) Bashkëshortja, bashkëpronare me 25% e një trualli me sip. 4 420 m2 në Sarandë, trashëguar nga familja e babait. 8)Pronar me 100% i një depozite bankare me afat 12-mujor, 260 000 euro, pjesë e regjimit martesor. 9) Bashkëpronar me 50% së bashku me nënën i një depozite bankare me afat 12-mujor, 75 000 dollar. 10) Pronar me 100% i një depozitë elastike, 37 532 euro. 11) Pronar me 100% i një llogarie bankare, 145 438 lekë. 12) Kredi bankare së bashku me bashkëshorten marrë më 21.09.2006 me principal 80 000 euro, afat shlyerje 15 vjet, interes 5.6% dhe këst mujor 341 euro.

13) Kredi bankare së bashku me bashkëshorten marrë më 17.09.2008 me principal 52 000 euro, afat shlyerje 18 vjet, interes 2.06% dhe këst mujor 280 euro. 14) Kartë krediti e papërdorur me limit 4 000 euro. 15) Kartë krediti së bashku me bashkëshorten e papërdorur me limit 325 425 lekë. 16) Bashkëshortja, pronare me 100% e një llogarie bankare, 2 000 euro.

17) Bashkëshortja, pronare me 100% e një llogarie kursimi, 1 168 euro. 18) Bashkëshortja, pronare me 100% e një veture tip Renault Clio, blerë në vitin 2005, 4 000 euro. 19) Të ardhura nga paga si Guvernator i BSH, 5 487 032 lekë. 20) Të ardhura nga dieta për udhëtime e qëndrime jashtë vendit nga Banka e Shqipërisë, 7 790 euro. 21) Të ardhura nga dieta nga misioni në FMN, 1 000 dollarë.

22) Të ardhura interesa nga depozitë bankare dyemërore (Gent dhe Lutfije Sejko), 2 811 euro. 23) Të ardhura interesa nga depozitë bankare dyemërore (Gent dhe Lutfije Sejko), 1 022 dollar. 24) Të ardhura nga honorare si Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës Shqipërisë, 2 482 881 lekë. 25) Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime pranë Tirana Bank, 4 105 405 lekë. 26) Gjendje depozitë bankare dyemërore Gent dhe Lutfije Sejko, shtuar me 2 811 Euro ku burimi i shtesës është interesi bankar nga depozita me deklarim fillestar 260 000 Euro .

27) Gjendje depozitë bankare dyemërore Gent dhe Lutfije Sejko shtuar me 55 052 dollar ku burimi I shtesës është paga vjetore, një pjesë e llogarisë rrjedhëse dhe interes bankarë vjetor . 28) Gjendje llogari bankare, shtuar me 15 565 euro. 29) Gjendje depozitë bankare elastike, pakësuar me 39 395 dollar të kaluar tek depozita dyemërore në Usd. 30) Gjendje llogari bankare ku kalon paga, shtuar me 480 983 lekë. 31) Kontratë sipërmarrje për blerje ap. banimi me sip. 209 m2 në Tiranë, për të cilën është paguar kësti i parë prej 87 780 euro përmes kredisë së marrë dhe janë ende pa paguar 204 820 euro, pjesë e regjimit martesor.

32) Bashkëshortja gjendje e llogarisë bankare shtuar me 5 035,80 Euro 33) Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, pakësuar me 5 038 euro. 34) Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, pakësuar me 400 022 lekë. 35) Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, shtuar me 466 441 lekë.

36) Shlyer tërësisht një kredi në banke të nivelit të dytë me vlerën 80 000 euro me afat 15 vjeçar e filluar në datën 21.09.2016 me interes 5.6% me këst mujor 341 euro për të cilën në vitin 2016 është shlyer e gjithë pjesa e mbetur prej 21 253,46 euro ku 20 097, 95 euro është principali i shlyer dhe 976,25 euro është interesi. 37) Shlyer gjatë vitit 2016 shuma 3 871 euro për një kredi me vlerë 52 000 euro me afat 18 vjet, filluar në shtator 2008 me interes 2.06% dhe këst mujor 280 euro e ku detyrimi I mbetur në datën

31 dhjetor 2016 është 28 475 euro. 38) kredi e marrë nga Banka e Shqipërisë për blerje apartamenti me shumë 11 400 000 lekë e afat 30 vjeçar e disbursuar në datën 20.07. 2016 dhe me datë për fillim pagese më 20.08.2018 ku interesat në 30 vjet janë 818 985 lek. 39) Shlyer shumën 91 171,99 lekë një kartë kreditit VISA Card në emër të të dy bashkëshortëve me limit përdorimi në shumën 325 425 lekë. 40) Detyrim për ti paguar shoqërisë ndërtuese vlerën e apartamentit të pronotuar sipas kontratës së sipërmarrjes së datës 30.06.2016 ku vlera totale e detyrimit 204 820 euro./Pamfleti

Guvernatori Sejko, prej 4 vitesh refuzon deklarimin e pasurisë, Ilir Meta pengon ILDKP ta ndëshkojë, ja “thesari” i tij Read More »

Shkrihet Parlamenti, oligarkët e klientelës së Ramës do bëjnë ndryshimet ligjore. AKSHI, 18 miliardë lekë tender për modulin e Sistemit të ri Tatimor

Kryeministri përjashton institucionet dhe ndërton shtetin paralel, tërësisht të tijin. Firma fituese e tenderit ka të drejtën e propozimeve të ndryshimeve ligjore në sistemin tatimor e të bëjë PR-në.

Duhet të ketë 16 ekspertë që të kenë punuar 10 vjet në Ministrinë e Financave ose Administratën Tatimore të një shteti anëtar i BE. Me cilën kompani të huaj ka bërë pazar kreu i qeverisë?!
Edi Rama nuk rresht së habituri shqiptarët dhe më gjërë me atë që po i bën shtetit, ligjit dhe Kushtetutës së vendit, teksa i shkel çdo ditë në çdo gërmë të saj.

Dhe nuk po bën gjëra të rëndomta apo nga ato karikaturat që zhgarravit herë pas here gjatë mbledhjevetë qeverisë, takimeve me zyrtarë vendas apo të huaj, por po kalon dora dorës tërë frenat e shtetit në dorë të oligarkëve që janë klientelë e tij.

Këtë radhë e ka filluar me sistemin tatimor, pikërisht aty ku rrjedhin paratë që mbajnë në këmbë një shtet normal. Megjithëse Shqipëria nuk është një shtet normal, pasi ka kohë që është jo në gjunjë por shtrirë dhe në grahmat e fundit.

Dhe pikërisht për të bërë një sistem të ri tatimor apo modul të ri sikurse precizohet, kërkohet që të përjashtohet nja ligj-bërja. Parlamenti shqiptar dhe deputetët e Kuvendit dhe atë ta marrin në dorë kompanitë dhe oligarkët e Ramës.

Dhe ndërtimin e “shtetit paralel”, jashtë sistemit të Kushtetutës dhe ligjeve shqiptare, Rama e ka nisur ta bëjë përmes një institucioni që varet tërësisht prej tij.

Më konkretisht, AKSHI ose ndryshe Autoriteti i Shoqërisë Kombëtare të Informacionit, ka hapur një tender me vlerën e çmendur prej 1.87 miliard lekësh të reja.

Ky tender është hapur dhe do të funksionojë vetëm për përmirësimin e një moduli të sistemeve tatimore shqiptare, pavarësisht se po të lexohen letrat e tenderit, tashmë publik në APP, nuk kuptohet se cilit model (ekzistues apo jo) i referohet.

Do të japim detaje në ditët në vijim për këtë tender që mbart shumë problematika, por le ta nisim nga dy çështje tepër sensitive dhe që tregojnë që eleminimi i shtetit dhe ligjit ka nisur që në krye të herës.

Së pari, ky tender do t’i japë të drejtën firmës që e fiton (ofertuesi në letrat e tenderit) që të propozojë ndryshime ligjore në tërë sektorin tatimor!

Pra ajo çka është një e drejtë kushtetuese (neni 81) vetëm për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e 20 mijë qytetarëve, do t’i jepet një subjekti privat të vetëm, cili fiton këtë tender, me sa duket të paracaktuar nga Edi Rama dhe që pret ta realizojë përmes AKSHI-t.

Jo vetëm kaq, por kjo qeveri që aq shumë e vuan PR-in kërkon që fituesi i kontratës të garantojë dhe tërë procedurat e PR-it.

Konkretisht në termat e tenderit thuhet ndër të tjera se fituesi duhet të “Përgatisë përgjigje për gazetarët dhe publikun e interesuar, duke përfshirë edhe kohën gjatë fushatës afirmative të zbatimit të sistemit të ri” apo “Mbështetje në lidhje me prezantimin publik të kuadrit të ri ligjor”.

Jemi mësuar me Ramën, por kjo është risi dhe për standardet e kësaj qeverie, ku tashmë gjithë menaxhimin e imazhit për këtë përmirësim ligjor të modulit të sistemit tatimor do ta ketë kompania fituese e paracaktuar nga Rama.

Pika tjetër janë kushtet që u kërkohen ofertuesve. Konkretisht, ofertuesi duhet të ketë 21 ekspertë kryesorë, prej të cilëve 16 duhet të kenë “Të paktën dhjetë (10) vjet përvojë pune në Ministrinë e Financave ose AdministratënTatimore të një shteti anëtar i Bashkimit Evropian”!

Pra, ofertuesi laj-thaj duhet të jetë një firmë e huaj, me njëfarë lidhje me një shtet (ballkanas me shumë gjasa) që punon me ministrinë e një shteti të Bashkimit Evropian.

Duke përjashtuar në mënyrë taksative të gjitha kompanitë shqiptare, të cilave dhe po t’ua mbledhësh gjithsej të gjithë ekspertët, nuk i bëjnë 21 të tillë e jo më të kenë 16 prej tyre që të kenë punuar madje as te Ministria shqiptare e Financave dhe në Tatime. Jo më të kenë qënë pjesë e administratës së Ministrisë së Financave apo tatimeve të një vendi të BE.

Teksa merr në analizë të gjithë këto elementë që parashikon tenderi i hedhur në “treg” nga AKSHI, vetëvetiu shtrohet pyetja: kujt të huaji ia ka garantuar këtë tender Rama? Pjesë e cilit pazar me ndërkombëtarët është ky tender?

Dhe për më tepër, është koshient AKSHI për shkeljen e ligjit dhe Kushtetutës që po bën, duke hedhur mbi 18 miliardë lekë për një tender që do të zhbëjë shtetin shqiptar dhe ligjet e tij për sa i përket sistemit të Tatimeve? Se fundja AKSHI e ka “firmën” në tender!/Pamfleti/

Shkrihet Parlamenti, oligarkët e klientelës së Ramës do bëjnë ndryshimet ligjore. AKSHI, 18 miliardë lekë tender për modulin e Sistemit të ri Tatimor Read More »

Apeli për Krimet e Rënda lë në fuqi sekuestron e pronave për Adriatik Llallën

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për sekuestron preventive të pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla për heqjen e sekuestron preventive të pronave të tij, të cilat u përllogaritin në vlerën afro 1 miliard lekë. Llalla hetohet për “shpërdorim detyre”, “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”

Më herët, avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj, ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, por duket se Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka rrëzuar këtë kërkesë.

Ish Kryeprokurori Llalla me 10 shkurt 2018 dorëzoi tek presidenti Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit. Po ashtu ai në funksion të kësaj dorëheqje KPK, pranoi kërkesën e avokatit të LLallës për ndërprerjen e procesit të Vetting-ut, pasi ish kryeprokurori Adriatik Llalla u vlerësuar si person jashtë sistemit të drejtësisë./atsh

Apeli për Krimet e Rënda lë në fuqi sekuestron e pronave për Adriatik Llallën Read More »

Ajo i dërgon një seri me SMS titrash dhe Basha flet

Lulzim Basha është një ndër të shumtit në këtë vend që NUK LEXON! Ajo i dërgon një seri me SMS titrash propagande dale nëpër TV me detyrim dhe Atë-Lulzimin e zënë, bie si i dehur!

Për shkak se nuk lexon, nuk di! Por është edhe më keq, Ai-Lulzim Basha nuk di por edhe nuk pyet! Ka krenarinë e të marrit që edhe pse nuk di, Ai i di të gjitha! Për shkak të kësaj, gënjen si Ai vetë-Lulzim Basha!

Fakt;

Nga Janari deri në fund të Korrikut, janë regjistruar 12. 697 sipërmarrje të reja, thuajse 60 në ditë. Nuk jane sipermarrje te qeverise, por pa diskutim jane sipermarrje te klimes se krijuar nga qeveria;

Favoreve fiskale që nuk kanë ekzistuar kurrë më parë për të vegjlit e të mesmit, turizmin e agroturizmin, bujqësinë; Favore fiskale-të gjitha, të forcuara edhe më shumë duke nisur nga janari i vitit te ri!

Kjo është e vërteta!

Propaganda banale e Lulzim Bashes nuk e zhben te verteten; Me e rendesishmja,

NUK ZHBEN FAVORET FISKALE QE SIPERMARRJET E LIGJSHME PO MARRIN CDO VIT!

Nga Erjon Brace

Ajo i dërgon një seri me SMS titrash dhe Basha flet Read More »

Meta kërcënon Ramën me përplasje civile, këshilltari i Metës nga dreka e përbashkët në Pervallë të Kosovës vuri “kufi” shtatorin. Presion për bashkëqeverisje?!

Ish- kryetari i LSI dhe aktualisht President i Republikës, Ilir Meta po bën të pamundurën që ta fusë një këmbë në qeverinë e Ramës që në shtator të këtij viti.
Teksa ka përdorur dhe një paralajmërim të Ramës për ministrat e tij se në shtator do të bëhet bilanci i punës dhe ata që nuk kanë performancë do të ikin, ish kreu i LSI po tenton përmes të gjithë mënyrave për të pasur ministrat e Monikës në qeveri.

Herë vetë përmes bllokimit të ligjeve të qeverisë e herë përmes kërcënimeve të këshilltarëve të brendshëm dhe të jashtëm të tij, Ilir Meta e ka kthyer në një “target” veror dhe në një obsesion pjesëmarrjen me patjetër në qeverisje.

LSI ka kaluar një vit jashtë qeverisë dhe Meta e Monika nuk e konceptojnë dot faktin që të kenë “shterruar” dërgesat e valixheve me para në vilën në Gjirin e Lalzit apo në pallatet në Tiranë.

Por një kërkesë e tillë është dhe për faktin se duke qënë në qeveri në këtë periudhë të vështirë Vettingu dhe zbatimi të reformës në drejtësi, ndjehen më të mbrojtur nga prangat, pasi dosjet e rënda në ngarkim të tyre vetëm burgun u rezervojnë.

Për këtë arësye Ilir Meta ka zgjedhur të kërcënojë Ramën madje dhe me përplasje civile në shtator, nëse nuk lëshon pushtet në favor të LSI por dhe të PD.

Dhe këtë kërcënim Meta ka zgjedhur ta bëjë përmes këshilltarit të tij të jashtëm Çim Peka, gazetar i Shkëlzen Berishës. Një kërcënim që Peka e ka bërë nga Pervalla, ku bashkë me Metën dhe grupin që e shoqërojnë Presidentin janë mbi një javë me pushime malore.

Këtë e tregojnë fotot dhe postimet e vetë gazetarit të Zenit, por të rikthehemi te kërcënimi. “Si tha i sëmuri mendor? Për një vit do jem unë drejtësia!! Kush mendon se në vjeshtë nuk do ketë përplasje civile është thjeshtë budalla.

Uroj që të mos dalë një Neritan tjetër t’i kthejë të revoltuarit në kërkim të demokracisë nga rruga. Nuk e di cila do jetë kostoja, por di që në fund të vitit të gjithë do thoni: Sa e lehtë paska qenë të largojmë këtë frikacak që bënte arrogantin. Do e kuptoni që ishte thjeshtë një plehrë…”, lëshon kërcënimin e parë këshilltari i Metës, përmes rrjetit social.

Duke paralajmëruar në shtator përplasje civile, Peka që është dhe një “urë lidhëse” mes Berishës dhe Metës, ka dhënë dhe qëndrimin e pjesës radikale të PD-së që ëndërron këtë përplasje civile në shtator, për të ardhur në pushtet apo për të bashkëqeverisur të gjitha partitë.

Pastaj këshilltari i Metës kalon në kërcënimin tjetër, po të postuar nga drekërat e përbashkëta me Ilir Metën në Pervallë, kërcënime që kanë të njejtin “tekst”: Qeverinë.

“Opozitës nuk i jap pushtetin dhe drejtësinë që po emëroj”, për të tjerat bisedojmë! Çfarë ka tjetër ky që e do opozita? O budallai i Surrelit, nuk e di dëmin që do bësh, por që do i japësh të gjitha, për këtë vëmë bast.

Ose do ja japësh kësaj opozite, ose do t’i marrë një opozitë tjetër. Por kur t’i marrin, bëji mirë llogaritë, se ti je dhe trim”, paralajmëron këshilltari i Metës dhe gazetari i Shkëlzen Berishës. Duke përmendur dhe “opozitën tjetër” që mund të jetë një “aliazh” radikal Meta-Berisha.

Emëruesi i përbashkët është se Meta i ka dërguar mesazh kërcënues Ramës përmes këshilltarit të tij më të afërt, që të bashkëqeverisë me Monikën ose do largohet me përplasje civile.

Ndoshta Rama e ka shqetësuar Metën, duke “flirtuar” vetëm me Bashën, dhe lënë jashtë “radarit” të vëmendjes për bashkëqeverisje Monikën por dhe grupin e Berishës në PD./Pamfleti/

Meta kërcënon Ramën me përplasje civile, këshilltari i Metës nga dreka e përbashkët në Pervallë të Kosovës vuri “kufi” shtatorin. Presion për bashkëqeverisje?! Read More »

Vuçiç del hapur: Dua ndarjen e Kosovës, ky është qëllimi im

Debatet në Kosovë janë nxehur bashkë me temperaturat këto ditë dhe javë të fundit, ndërkohë që frazat më të përsëritura janë ndarje, shkëmbim territoresh apo korrigjim kufijsh.

Presidenti Hashim Thaçi, flet për korrigjim kufijsh dhe bashkim të Preshevës me Kosovën, e gjithë kjo në mënyrë paqësore, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj thotë se kufijtë janë përcaktuar me luftë dhe vetëm me luftë mund të ndryshojnë.

Opozita ndërkohë ka qëndrimet e veta me LDK që thotë se do të kërkojë një interpretim nga gjykata kushtetuese për deklaratat e pamatura, siç i quan ajo, të presidentit. Ndërsa në anën tjetër të kufirit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë hapur se preferon ndarjen e Kosovës përgjatë linjave etnike.

‘Unë mbështes ndarjen e Kosovës, kjo është politika ime’, ka thënë Vuçiç për televizionin lokal N1 të enjten.

‘Të kesh një territor që askush nuk di si ta trajtojë, ose që shërben gjithnjë si burim konflikti të mundshëm, nuk është diçka e mirë. Qartazi, Beogradi do të donte të kishte të tijën Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe, ndërsa Thaçi flet për bashkim me Kosovën të Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare’, ka thënë Vuçiç.

Kanë qenë vetë drejtuesit lokalë të Preshevës ata që e kanë artikuluar qartë dëshirën e tyre por, ndërsa flasin për bashkim, edhe këtu ka një kleçkë. Lugina e Preshevës përbëhet nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, me këtë të fundit që drejtohet nga serbët, dhe në rast të një korrigjimi kufijsh, mund të mbetej jashtë./korrieri

Vuçiç del hapur: Dua ndarjen e Kosovës, ky është qëllimi im Read More »

Pas vizitës në Vlorë, ja ku po relaksohet Haradinaj

Pas vizitës disaorëshe në qytetin e Vlorës, takimin me kryebashkiakun Dritan Leli, homazheve pranë varrit të Ismail Qemalit dhe vizitës në muzeun historik dhe të Pavarësisë, një pasdite relaksi buzë bregdetit të Jalës është mënyra më perfekte për të mbyllur ditën kryeministri Ramush Haradinaj.

Një ditë e ngjeshur kjo e sotmja, dhe ku gjatë paradites kryeministri Ramush Haradinaj çoi selam presidentit Hashim Thaçi se ” Hapja e temës së kujfive ishtë e papranueshme dhe se kufijtë nuk lëvizen me fjalë”.

Ora News ka arritur ekskluzivisht të filmojë disa momente kur kryeministri po pushon në bregdetin e Jalës.
Nga ana tjetër, në Prishtinë presidenti Thaci po mbante një konferencë për median sërish lidhur me propozimin për korigjimin e kufijve, ku nënvizoi sërish se korigjimi i kufijve nuk nënkuptonte ndarje të Kosovës.

“Për fat të keq për popujt e Ballkanit luftrat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është krejtësisht rezultat i epilogjeve të atyre luftrave. Hapja e temës së kujfive është e papranueshme për mua.
Ajo për të cilën unë jam pro është që të më 1 janar të hiqet dogana midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Është një retorikë politike. Beogradi bën një retorikë, Prishtina i bën një kundërpërgjigje, në fund kufijtë nuk lëvizen me fjalë. Ne fatmirësisht jetojmë në demokraci por kufinjtë janë ndarë si rezultat i epilogjeve të luftrave. Nuk duhet të preken kufijtë.”

Ora News vuri re se në zonën ku po pushonte kryeministri Haradinaj ishin forcuar masat e sigurisë. Së bashku me të orët e relaksit pranë të bukrit bregdet të Jalës e kanë shijuar dhe i gjithë stafi i kabinetit që shoqëroi kryeministrin kosovar në këtë vizitë në Vlorë.

Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës vjen në Shqipëri në vizitë zyrtare gjatë këtij mandate, pas vizitës në shtatorin e 2017. Nuk dihet nëse gjatë këtij udhëtimi Haradinaj do të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama që ndodhet me pushime në Dhërmi, për të disktuar mbi tezat e hedhura nga presidenti Thaçi për korrigjim kufijsh dhe bashkim me Luginën e Preshevës.

Pas vizitës në Vlorë, ja ku po relaksohet Haradinaj Read More »

“E çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit”

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi shprehet se Sali Berisha ka pasur lidhje me serbët, por është treguar i kujdesshëm që të mos dalin në pah. Këtë ai e ilustron dhe me faktin se në kohën kur shkeli embargon e vendosur kundër Jugosllavisë, u tha se po e bënte për të ndihmuar kosovarët.

“Unë nuk mund të them sepse Berisha këto lidhje, edhe nëse ka patur, i ka bërë në mënyrë të kujdesshme. Por, duke marrë të gjitha sjelljet e tij, qoftë kjo që po diskutohet sot, thyerja e embargos për Jugosllavinë tregon që ka lidhje. Shiko e ka thënë edhe Bullatoviç, një nga personazhet më kryesorë të asaj kohe. D.m.th bëmat e Berishës tregojnë që ai ka pasur lidhje. Mesa duket ky ka gisht sepse ky ka përfituar nga kjo punë,”- tha Fatos Klosi.

Sipas tij, nëse vëzhgohen deklaratat apo veprimet e ish-kryeministrit, arrin në përfundimin e lartpërmendur. “Për sa kohë veprimet e Berishës, sidomos kjo puna me embargon, kanë qenë në favor të Jugosllavisë në atë kohë, është e qartë që Berisha nuk e ka bërë ashtu siç e kam dëgjuar edhe unë që “e çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit”. Broçkull çdo gjë. Po të mos e kisha dëgjuar këtë shprehje unë, do ta kisha harruar vërtetë që Berisha është prononcuar”, u shpreh Fatos Klosi./korrieri

“E çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit” Read More »