Politike

Ja pse Monika Kryemadhi kërcënon Arta Markun që të ketë kujdes

Lëvizja Socialiste për Integrim është një nga partitë më të akuzuara për korrupsion, kjo edhe për faktin se ka qeverisur për 8 vite rreshta me dy parti të ndryshme në koalicion. Ndaj saj ka pasur akuza se, ka lobuar me para të padeklaruara, por deri tani prokurori nuk ka ndërmarrë asnjë hetim.

Banda e hajdutëve të Metës dhe Monikës hodhën paratë e korrupsionit për fushatë, por nuk i deklaruan në ILDKPKI nga frika e burgut, vetë Monika dhe Meta u kapën nga KQZ duke lobuar me para korrupsioni, prokuroria hesht, deri tani asnjë i arrestuar, ja pse Monika kërcënon Arta Markun që të ketë kujdes

Lëvizja Socialiste për Integrim, banda më e madhe dhe e organizuar e korrupsionit në Evropë, është përfshirë vitin e kaluar në një operacion masiv, duke pastruar paratë e pista, të përfituara përmes korrupsionit me tendera, ryshfetit, lejeve, licencave dhe plaçkitjes së pasurive publike, gjatë qeverisjes 8-vjeçare, katër vite me Sali Berishën dhe katër të tjera me Edi Ramën. Në krye të pastrimit të parave qëndrojnë si gjithnjë dy pronarët e LSI, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të certifikuar nga Perëndimi si dy kokat më të mëdha të krimit dhe korrupsionit në Ballkan, ndërsa janë përfshirë anëtarët kryesorë të bandës, si ish-ministra, ish-drejtorë, deputetë, këshilltarë, kryebashkiakë dhe sekserë të LSI.

Anëtarët e bandës së Ilir Metës dhe Monikës kanë hedhur një pjesë të parave të korrupsionit për fushatën në zgjedhjet parlamentare të 2017, me qëllim për të siguruar një numër sa më të madh mandatesh, për të qëndruar sërish në pushtet, për të vijuar vjedhjen. Një pjesë të parave i kanë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por nuk i kanë deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për shkak se paratë janë të paligjshme, produkt i aferave korruptive. Me këtë veprim kanë konsumuar disa vepra penale, që nga mashtrimi me deklarimin e pasurisë, deklarim i rremë, pastrim parash etj.

Pjesën më të madhe të parave të pista, të planifikuara për fushatë, anëtarët e bandës, pra ish-ministra, ish-drejtorë dhe deputetë, ia kanë dorëzuar Monikës. Kjo e fundit, bashkë me Ilir Metën, kanë kaluar nëpër duar thasë me parë korrupsioni, për të blerë vota, organizuar mitingje, për lobime, etj. Kjo është vërtetuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes raportit të shpenzimeve të parive për zgjedhjet parlamentare të 2017. Sipas KQZ, pjesa më e madhe e shpenzimeve të LSI janë bërë me para të paligjshme. Dhe këtu bëhet fjalë vetëm për shpenzimet e deklaruara, pasi paratë e hedhur për blerjen e votave, sigurisht që nuk deklarohen.

Krahas veprimit të bandës, duke blerë vota me para korrupsioni, vetë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë kapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke lobuar jashtë vendit me para korrupsioni. Raporti është zyrtar, por prokuroria nuk vepron, pasi prokuroria nuk zbaton Kushtetutën dhe nuk mbron interesin e shqiptarëve, pasi është një vegël qorre e politikës. Nëse do të kishim një prokurori të pavarur, me raportin që ka përgatitur KQZ, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të ishin arrestuar menjëherë. Në raport, KQZ e thotë qartë se “LSI ka deklaruar në raportin financiar shërbime konsulte me kompaninë MCKEON GROUP, në vlerën 1 9942 500, për të cilën nuk e justifikon me dokumentacion financiar sipas legjislacionit tatimor”.

Kjo është një tjetër arsye se pse Monika Kryemadhi hoqi çizmen në parlament kur u shkarkua derdimeni i Ilir Metës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, për t’u zëvendësuar me Arta Markun. Kjo është një tjetër arsye se pse Monika Kryemadhi e kërcënon herë pas here Arta Markun që të ketë kujdes, mos t’i hapë letrat e saj të korrupsionit. Dhe nuk duhet harruar se pastrimi i parave të korrupsionit në fushatë është vetëm një pikë në oqeanin e korrupsionit të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës./Pamfleti

Ja pse Monika Kryemadhi kërcënon Arta Markun që të ketë kujdes Read More »

Berisha trefishoi koston e Rrugës së Kombit. Basha shpëtoi nga burgu me raporte mjekësore, gati hapja e dosjes

Ish kryeministri për rrugën Durrës-Kukës filloi punimet pa projekt, duke rritur hap pas hapi koston e ndërtimit të kësaj rruge. Bashkë me Tiranë-Durrës, shuma e shpenzuar shkon 1.83 miliardë dollarë. Shteti shqiptar paguan 42 milionë dollarë çdo vit për këstët e kredive të Rrugës së Kombit

Durrës-Kukës është padiskutim projekti simbol i mënyrës se si qeverisja e Partisë Demokratike abuzoi me fondet publike nën petkun e ndërtimit të një rrugë kombëtare që lidhte Shqipërinë me Kosovën.

Analizimi i shifrave që gjenden në librat e dokumenteve zyrtare në Autoritetin Rrugor Shqiptar e dëshmon se si rruga e nisur pa projekt degjeneroi në rritje e fryrje kostosh duke qenë një barrë e rëndë për Buxhetin e Shtetit dhe xhepat e taksapaguesve shqiptarë për dekada me rradhë.

Mbi të gjitha, Durrës-Kukës mbeti vetëm një ëndërr pasi ajo në rastin më të mirë është një rrugë që nis në Milot dhe përfundon në Morinë. Edhe këtu, duhet pranuar se segmenti nga Miloti në Rrëshen u investua përgjysëm me vetëm dy korsi jashtë standardit të ndjekur me pjesën tjetër. Gjithashtu, ura e madhe e Kukësit mbeti në letër dhe segmenti Kukës-Morinë i gjymtuar me ura gjysmake, të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Nga fillimi në fund, rruga nuk ka rrethimin që duhet të kishte një autostradë dhe lëngonte nga mungesa e sinjalistikës së përshtatshme për një vepër të asaj kategorie.

Edhe pse e nisur kryekëput në mjegullnaje pa një projekt të qartë teknik dhe me procedura të dyshimta, në kontratat fillestare të lidhura me kompanitë ndërtuese, rruga do duhet të përmbyllej me rreth 819 milion dollar (saktësisht 819,720,982 USD). Në realitet, punimet në këtë rrugë bashkuar dhe me koston e mirëmbajtjes së deritanishme dhe financimin për përmbylljen e segmentit të lënë pezull në Kukës-Morinë kanë arritur në rreth 1,38 miliard dollar.

Pra, edhe pse janë paguar 560 milion dollar më tepër se sa ishin parashikuar në fazën fillestare të fillimit të kësaj rruge, qytetarët shqiptare nuk e kanë mundësinë që të kenë të njëjtin standard rruge nga Miloti në Morinë. Aq më pak të kenë një rrugë që fillon në Durrës dhe përfundon në Kukës siç edhe ky projekt mbajti emrin.

Referuar të dhënave zyrtare të deklaruara nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, çdo vit Buxheti i Shtetit paguan rreth 42 milion dollar për borxhin që Republika e Shqipërisë ka marrë për ndërtimin e Rrugës së Kombit. Duke llogaritur edhe interesat për kreditë që do të shlyhen për vitet e ardhshme, çdokush mund ta kuptojë se në fakt kostoja totale është shumë më tepër se 1,38 miliard dollar.

Kampion për rritjen e kostos nga ajo fillestare është padiskutim seksioni Reps-Thirrë, e parashikuar të kryhej me 132,259,697 euro por në fakt shteti ka paguar 240,799,996 euro. Thënë ndryshe, ky segment ka kushtuar në realitet 82.1% më shumë se sa ishte parashikuar në kontratën fillestare të qeverisë Berisha.

Sipas dokumentacionit zyrtar, tuneli i Thirrës (të dy tubat verior+jugor) kishte një vlerë totale sipas kontratës fillestare në 124,908,690 Euro pa Tvsh. Vlera përfundimtare e kësaj vepre rezulton të ketë arritur në 280,763,450 Euro pa Tvsh. Thënë ndryshe, vlera e kostos së ndërtimit është rritur 124.8% krahasuar me atë të përcaktuar në kontratën fillestare.

E gjithë vepra, segmentet rrugore dhe tunelet rezulton që të kenë patur një kosto të shtuar me 66.3% më shumë se vlera e parashikuar në kontratat fillestare të lidhura mes shtetit shqiptar dhe kompanive të ndërtimit.

E njëjtë kjo panoramë edhe me rrugën e famshme Tiranë-Elbasan e cila koston fillestare të projektit e kishte312,552,058 USD për të gjithë veprën që duhet të përfundonte në vitin 2014. Kosto e rruges sot kur ende nuk ka perfunduar ka arritur jo pak por 449,318,704 USD. Te gjitha rrisqet e projektit i ka marre përsipër Buxheti i Shtetit duke u renduar konsiderueshem. Nga fillimi deri me sot Tirane-Elbasan ka ngrene 136,766,646 milion USD me shume se sa u mendua dhe tenderua në fillim.

Milot-Morinë dhe Tiranë-Elbasan, që të dyja sëbashku në kontratat fillestare të qeverisë Berisha duhet të kushtonin 1,13 miliard dollar. Sot, asnjëra prej këtyre rrugëve nuk mund të konsiderohet e përfunduar por e lënë në mes dhe kostoja e tyre ka shkuar në 1,82 miliard dollar ose rreth 700 milion dollar më tepër për Buxhetin e Shtetit.

Nuk mbaron me kaq, pasi nuk janë vetëm 1,82 miliard dollar. Nëse llogariten interesat e kredive të marra nga qeveria shqiptare për ndërtimin e këtyre dy veprave, shkaku kryesor i rritjes së nivelit të borxhit publik në masë të frikshme, kostoja për xhepat e taksapaguesve shkon shumë më lart.

Ky vizion i qeverisë Berisha për infrastrukturën rrugore u ka lënë në kurriz shqiptarëve dy gropa financiare, dy rrugë gjysmake. Kostoja për mirëmbajtjen e këtyre dy veprave do duhet të përballohet sërish nga taksapaguesit që pashmangshmërisht do shkojnë drejt kalimit me pagesë në këto dy akse rrugore.

Paradoksalisht, Partia Demokratike e cila ka fryrë kostot e ndërtimit të rrugëve në këtë mënyrë të frikshme duke dërrmuar financat publike, sot është vënë në krye të një sulmi ndaj paketës “1 Miliard për rindërtim” e cila parashikon edhe ndërtimin e 4 segmenteve rrugore Thumanë-Kashar, Rrugës së Arbrit, Orikum-Llogara dhe Milot-Balldren.

Përmes kësaj forme të Partneritetit Publik Privat, shteti përcakton një tavan buxhetor për projektet dhe më pas kompania private merr përsipër kostot dhe risqet teknike që nga projektimi, ndërtimi deri tek dorëzimi tek shteti dhe zbatimi i kontratës së mirëmbajtjes për gjithë periudhën e koncesionit.

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë vetëm njëherë për ndërtimin e këtyre katër rrugëve pasi Buxheti i Shtetit do të shlyejë kompanitë private me këste për një periudhë prej 13 vitesh. Ndërkaq, mirëmbajtja e akseve është pjesë e kontratës së Partneritetit Publik Privat e rrjedhimisht çdo qytetar do të kalojë pa pagesë në këto rrugë të reja.

Kjo diferencë e dukshme në vizionin e dy qeverive rreth infrastrukturës rrugore duket se është edhe shkaku se përse Partia Demokratike harron këto skandale financiare dhe akuzon qeverinë për fryrje të kostove të ndërtimit të rrugëve.

Çdo qytetar shqiptar që dëgjon këto akuza mjafton të kujtojë dy fakte. Së pari, për rrugën Durrës-Kukës Prokuroria e Përgjithshme ushtroi një hetim penal dhe dërgoi si të pandehur në gjykatë shtetasit Lulzim Basha ish-Ministër i Transportit dhe Andi Toma ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Së dyti, për rrugën Tiranë-Elbasan, prokuroria ka në zhvillim një hetim në ngarkim të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika.

Në të dyja rastet, protagonistët ja kanë dalë ti shpëtojnë hekurave të burgut me procedura e makinacione dhe ndodhen në liri duke patur edhe guximin të bëjnë ekspertin për kostot e rrugëve./Pamfleti

Berisha trefishoi koston e Rrugës së Kombit. Basha shpëtoi nga burgu me raporte mjekësore, gati hapja e dosjes Read More »

Basha me pushime/ Përgatit qeverinë hije kundër Ramës, ja emrat

Ditët e fundit, Lulzim Basha ka humbur, për ata që e kërkojnë, kreu i opozitës është zhvendosur me pushime. Kuptohet që edhe lideri i opozitës do të bëjë pushime, ne nuk jemi në Rumani që të bëjmë protesta.

Lideri në mungesë i opozitës fillimisht ka shkuar në vilën e tij në Hollandë ku ka ujitur lulet dhe ajrosur shtëpinë, ndërsa më pas ka filluar të nxihet në diell.

Mësohet se në këto ditë pushimi, pas vaditjes, freskisë në Hollandë dhe çlodhjes që po bën në plazhet dhe resorted ekzotike, kanë dhënë efektet e para te Lulzim Basha. Ai ka përgatitur qeverinë hije të cilën pritet ta prezantojë në shtator.

Shpesh Lulzim Basha bën lista ministrash, për të nxitur strukturat e partisë, duke ju dhënë funksione dhe duke i quajtur ministra, të cilët i vendos përballë qeverisë së Edi Ramës.

Mësohet se qeveria hije e Lulzim Bashës ka disa emra të rëndësishëm dhe ka pësuar shpesh ndryshime. Kjo sipas performancës së secilit politikan rreth tij, por edhe lëpirjes që kanë pranë kunatit apo familjarëve dhe të afërmve të Lulzim Bashës.

Mësohet se ministër i Brendshëm do të jetë Ervin Salianji, i cili pas nxjerrjes së videos së audio-përgjimit me “Babalen”, tashmë e ka të padiskutueshëm këtë post.

Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të jetë ylli në ngjitje, i shkëlqyeri në shkollat britanike, në i papërsëritshmi nga gjithë të tjerët Klevis Balliu.

Ndërkohë një vend të rëndësishëm në kabinetin qeveritar pritet të marrë Tritan Shehu, i cili pritet të jetë ministër i Jashtëm.

Tek Integrimi duket se do të shkojë Kreshnik Çollaku, njeriu i cili po drejton grupin e këshilltarëve të PD-së, në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe po bën betejat me Erion Veliajn.

Më tej mësohet se edhe Oriola Pampuri, një nga dy “Çilistët” e Tiranës, do të ketë një vend në kabinetin e ri qeveritar. Pampuri pritet të marrë drejtimin e ministrisë së Mjedisit.

Nga ana tjetër, Niko Peleshin pritet ta zëvëndësoje Myslym Murrizi. Ka ende emra të tjerë, për shembull flitet që Lulzim Basha në listën e tij nuk e përjashton kurrë Dhurata Çupin, e cila pritet të marrë postin e ministres së Transporteve.

Nga ana tjetër Agron Shehaj do të jetë zv.kryeministër dhe ministër i Financave. Gjithashtu mësohet se Lulzim Basha në këtë listë do të përfshijë edhe disa njerëz nga shoqëria civile, apo aktivistë të ndryshëm. Në kabinetin e tij qeveritar do të ketë edhe emra të cilët pritet të ngelen surprizë.

Mësohet se kjo listë ende nuk i është komunikuar pjesës së ngushtë të stafit të tij, por flitet që në ditët në vijim, Dasada Metaj, kryeredaktore  “Opinionit” të Blendi Fevziut, ta shpërndajë këtë listë në media, ku pritet të shtojë edhe emrin e saj si Sekretare e Përgjithshme e Kryeministrisë.

Ndërkohë në oborrin bosh të godinës së SHQUP-it, pritet që në shtator të fillojnë përplasjet dhe kjo ka të bëjë me riorganizimin që do të zhvillojë Partia Demokratike.

Ky riorganizim do të masë edhe një herë forcat dhe ndoshta do të rikonfigurojë më tej kabinetin hije të Lulzim Bashës, ku një vend të rëndësishëm pritet të kenë edhe figura si Arben Ristani, i cili mund të marrë postin e ministrit të Mbrojtjes, apo te ministria e Drejtësisë, ku pritet të shkojë Enno Bozdo.

Ndërkohë Fatbardh Kadilli, një nga personazhet e rëndësishëm të Partisë Demokratike, pritet të jetë zv.kryeministër dhe ministër për marrëdhëniet me parlamentin./ Satirë politikebP.s: Mos qeshni, por qani!/Cna.al

Basha me pushime/ Përgatit qeverinë hije kundër Ramës, ja emrat Read More »

Shpenzimet marramendëse të fëmijëve të politikanëve: Nga jahti i djalit të Ilir Metës, te luksi i fëmijëve të deputetëve të PS, PD, LSI dhe Llallës

Në Shqipëri të gjithë e dinë se sa pasuri ka vëllai, kushuriri, krushku e deri tek komshiu që nuk kanë asnjë lidhje gjaku apo miqësie me njëri tjetrin.

“Sporti” më i preferuar i shqiptarëve është ai i bërjes së llogarive financiare dhe gjithçkaje të njeriut që ka afër, përballë apo dhe në fund të botës.

Madje nuk ngurojnë të deklarojnë se “deri më dje ishin pa brekë në bythe dhe tashmë janë milionerë” apo “deri në vitin 1990 të gjithë kishim një prerje, një kostum që shpesh e këmbenim me njëri tjetrin, dhe tani s’dihet ku e kanë pasurinë pa bërë asnjë punë”.

Nuk është thjeshtë zakon shqiptari, por varfëria dhe diferencimi i shpejtë dhe i tejskajshëm ka bërë që gjithkush të bëjë një analizë të vetes, por dhe të njerëzve që e rrethojnë.

I përmendëm këto detaje, të njohura për të gjithë shqiptarët, pasi gjendemi një një situatë verifikimi pasurie dhe Vettingu për politikanët, për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët e lartë shqiptarë.

Shpesh organet ligjzbatuese shqiptare ngrenë supet dhe dorëzohen përballë mungesës sipas tyre, të mundësisë për të verifikuar pasurinë e politikanëve shqiptarë, të njerëzve të drejtësisë apo dhe të zyrtarëve të lartë.

Në fakt dhe drejtësia amerikane nuk verifikoi dot me dokumente, prova dhe fakte asnjë lloj krimi të superbosit të mafias amerikane Al Capone, por u përqëndrua tek detajet.

Të gjithë e dinë se Al Capone ra në burg dhe u dënua nga gjykata amerikane thjeshtë dhe vetëm për evazion fiskal, për të mos dalë më me këmbët e veta nga qelia.

Ndaj dhe organet ligjzbatuese shqiptare e kanë shumë të lehtë të verifikojnë pasurinë e politikanëve, zyrtarëve të lartë, prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Mjafton që kreu i Inspektoratit të Pasurisë Shkëlqim Ganaj të mos konsumojë një drekë me Ilir Metën në resortet turistike në bregdetin e jugut, por të vihet vetë në krye të punës, pasuria e politikanëve do verifikohet në një farë mase. Thjeshtë sa për të pasur atë ‘detajin’ e Al Capones.

Më konkretisht, resortet turistike tashmë në verë mbahen me paratë që shpenzojnë fëmijët e politikanëve, të prokurorëve, gjyqtarëve, zyrtarëve të lartë dhe bankierëve, Presidentëve dhe ish presidentëve. Pa përjashtuar ata të trafikantëve dhe njerëzve të krimit, të kuptohemi.

Madje ata lëvizin dhe me jahtet e tyre apo të familjeve të tyre, me makina luksoze dhe bëjnë shpenzime marramendëse, duke bërë që plazhet e jugut të dominohen prej tyre. Por dhe të “eskortave” që i shoqërojnë, të cilat që mbahen me para prej këtyre fëmijëve që, fati deshi të kishin prindër me pushtet.

Kështu, mjafton që Ganaj i Inspektoratit të Pasurisë të dalë një xhiro lokaleve luksoze në Dhërmi, Himarë, Ksamil e deri në Sarandë, Vlorë, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë nuk ka nevojë të shqyrtojë asnjë dokument tjetër për pasurinë e këtyre shtetarëve, njerëzve të drejtësisë dhe zyrtarëve të lartë.

Të bëjë vetëm një shënim, i kujt është ky fëmijë dhe sa shpenzon në një natë, për ta “kryqëzuar” me rrogën e shtetit të këtyre politikanëve, zyrtarëve të lartë, prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë, dhe bëhet një far Vettingu. Duke filluar nga këto detaje të vogla, njësoj si me Al Kaponen në Amerikë para më se pesë dekadash.

Të shohë që djali i Ilir Metës presidentit tonë të “nderuar” dhe Monika Kryemadhit kryetares së LSI, lëviz me një jaht luksoz të familjes, bashkë me miqtë e tij minorenë pasunarë.

Të shohë djalin e deputetit të PS Spartak Braho me pesë makina apo vajzën e deputetit të PS Sadri Abazi. Por dhe djalin i ish deputetit të ndjerë Azem Hajdari dhe gjyqtares Fatmira Hajdari. Azem Hajdari Junior është vetëm 19-vjeç por ka arritur që tani që të depërtojë në botën e fuqishme të Instagramit dhe rrjeteve sociale si një pasunar i ri që bën jetë luksoze.

Të shohë dy djemtë ish ministrit dhe deputetit të LSI Edmond Panariti, të cilët rezultojnë me llogari bankare në Holandë dhe Britaninë e Madhe dhe që bëjnë jetë luksoze andej dhe këndej kufirit. Të shohë jetën luksoze të djalit të deputetit të PD Xhemal Gjunkshi, i cili bën qejf me paratë që i ati rropi nga komandot shqiptare që shkonin në Afganistan, ku për një mision 6 mujor u merrte Xhemali 7 mijë dollarë për person. Nuk e themi ne, e ka thënë ish ambasadori amerikan për DASH në kabllogramet e tij, që janë bërë publike.

Për të mos folur për djalin e Sali Berishës dhe bashkëjetueses së tij Armina Mevlani, që nga 365 ditë kalendarike që ka viti, 260 ditë i bëjnë në resortet turistike më të shtrenjta të botës.

Të shohë dhe djalin e ish-deputetit të PS-së, Ndue Kola, Arnold Kola që aksidentoi vitin e kaluar për vdekje një oficer policie në bulevardin e Kamzës dhe është dënuar me dy vjet burg.

Dhe që nuk i bëri “ujë” syri, pasi ka prapa babain sponsor me lekë. Apo vajzën e ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, e cila bën jetë luksoze dhe shpenzime marramendëse, me makina luksoze dhe që tashmë po ia bën “fora” me shoqërinë në bregdetin e jugut.

Por dhe vajza e kryebashkiakut socialist të Tepelenës Tërmet Peçi, e cila si një vajzë minorene që është bën jetë luksi, në makina luksi dhe me shpenzime marramendëse. Me një baba rrogtar kryebashkiak që nuk e kalon rroga e tij 700 mijë lekshin e vjetër në muaj, gjithsesi.

Pa përmendur këtu dhëndërrin dhe vajzën e Qazim Sejdinit apo djalin e ish Guvernatorit të BSH Ardian Fullani, të cilët nuk mbeten prapa në shpenzime marramendëse.

Shumica e prindërve të këtyre fëmijëve janë rrogtarë të shtetit zyrtarisht, por që fëmijët e tyre konsumojnë në një ditë aq sa prindërit e tyre fitojnë minimumi në një muaj.

Këtu të fillojë vettingu për verifikimin e pasurisë, tek fëmijët konsumatorë dhe që bëjnë jetë luksoze, për të mbërritur tek politikanët, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e lartë. Thjeshtë të përqëndrohen në këto detaje të vogla, pasi “djalli” në detaje fshihet.

Mund të verifikojnë dhe shpenzimet që këta fëmijë rrogtarësh kanë në një vit shkollë në universitetet më të shtrenjta të botës. Kjo është kollaj fare. Vetëm pak vullnet duhet./Pamfleti

Shpenzimet marramendëse të fëmijëve të politikanëve: Nga jahti i djalit të Ilir Metës, te luksi i fëmijëve të deputetëve të PS, PD, LSI dhe Llallës Read More »

“Në Shqipëri nuk ka më këmbë turku, amerikanët do të eliminojnë korrupsionin trefishor Berisha- Meta- Rama”

Politika shqiptare sot, është një politikë e nivelit të dobët, kurse Shqipëria e ka këtë çast kohën historike të reformimit të saj gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Jajnë dy shtete shqiptarë në Ballkan, dhe politika shqiptare nuk din të bëjë asgjë në dobi të gjithëshqiptarizmës ballkanike. Kjo, sepse lidershipi aktual politik nuk është me shqiptarët, por me pushtuesit e territoreve shqiptarë. Njëlloj si në 100 vjet ekzistencë të shtetit shqiptar.

Serbia, pushtuese e madhe territoresh shqiptare, është e mundur në luftë, dhe e trembur, kurse politika shqiptare në Kosovë dhe këtu në Shqipëri, është në nivel të dobët.

 

Po ç’kanë qenë serbët deri në mesjetë? Të gjithë kanë qenë “kalorës të lirë” që e endeshin në Perandorinë Osmane. Nuk ka kombësi etnike serbe. Të gjithë mbretërit serbë kanë qenë shqiptarë. Edhe themeluesi i tyre Karagjergjoviç, nga Klememdi ka qenë, Gjergji i Zi e ka pasur emrin.

Në Manastirin e Hilindarit, në malet e Pindit në Greqi, është bllokuar i gjithë dokumentacioni shqiptar aty. Aty është kurorëzuar Skënderbeu, se manastiri ka qenë nën mbrojtjen e kastriotëve. Në Hilindar nuk lejohet të hyjë kush, se quhet enklava serbe, dhënë Serbisë nga grekët për të fshehur historinë e Shqiptarëve.

Aty, në Hilindar, do të shihni që mbreti i famshëm serb, Stefan Nimani, ka varrin e tij ku mbi të shkruhet: Rex magnum albanesis – mbreti i madh i shqiptarëve. Kurse serbët mburren me të si mbretin e tyre. E kuptoni se ku janë shqiptarët?

 

Të gjitha këto janë histori që nuk mund t’iu hyjë dot lidershipi i korruptuar i sotëm dhe pa dije shqiptar. Por pyetja që duhet të ngrihet këtu është kjo: a do t’i ndihmojë politika amerikanë shqiptarët që të nxjerrin në dritë të vërtetat historike që fshihen në Manastirin e Hilindarit në malet e Prindit në Greqi?

Sepse dihet që, korrupsioni kryeministror shqiptar Rama – Berisha është kundër historisë së Shqipërisë.

 

ll.

Cila është situata aktuale në Shqipëri.

 

Lidershipi i politikës shqiptare në Tiranë, në të dyja krahët, është i korruptuar dhe i kapur në korrupsion. Ky fakt i përplas liderët, që janë patologjikë për pushtetin, me rrezikimin e pushtetit të tyre politik.

Atëherë çfarë mund të presin nga Rama, Berisha dhe Meta shqiptarët kur këta, të kapur në korrupsion, janë gati të luajnë çdo kartë për interesin e tyre vetjak? Asgjë. Vetëm shitjen e interesit kombëtar të fqinjët pushtues.

 

Këtu qëndron në fakt konflikti i sotshëm midis shqiptarëve dhe lidershipit të tyre politik. Por kjo është arsyeja që kryeministri shqiptar Rama, shkon në Stamboll si pashallarët e qëmotit, për të ndaluar tempin amerikan të ristrukturimit të botës shqiptare sipas një koncepti perëndimor të drejtësisë dhe demokracisë që ajo po kërkon të vendosë në Shqipëri. Është naiv, i paaftë dhe me ligësi antishqiptare. Njëlloj si Berisha.

 

Po kjo është fatkeqësia e fundit e Shqipërisë, sepse kjo klasë politike e korruptuar tani është drejt likuidimit të saj të plotë. Ajo ka vdekur, sepse Serbia është mundur në luftë pikërisht për dorëzimin e territoreve shqiptarë të pushtuara prej saj: dhe do t’i dorëzojë. Lira turke dhe Erdogani i Ramës po shikojnë në faliment.

Po Rama me antiamerikanizmin e tij ku ndidhet ndërkaq? Pas Erdoganit, sigurisht, në ecje drejt degradimit politik, por ky do ta ketë procesin e ndëshkimit dhe konfiskimit në Tiranë njëlloj si Berisha Meta dhe Basha.

Nuk kanë shpëtim.

 

lll.

Në një kohë kur politika shqiptare duhej të drejtohej nga aftësia intelektuale, dhe vendosmëria për rivendosjen e prestigjit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor, liderët shqiptarë në Tiranë janë të denatyruar nga korrupsioni.

Si gjithmonë në historinë tonë.

 

Po në Prishtinë? Edhe atje po e denatyron korrupsioni politikën. Veçse në Prishtinë është edhe fenomeni agjenturor serb. Është fenomen i vjetër, por të gjithë këta serbofilë që janë në politikë, kuptohen sapo hapin gojën.

Gjithsesi, në Kosovë situatën e kanë në dorë vetë amerikanët, dhe lidershipi drejtues nuk lëviz dot drejt Beogradit apo Moskës, si këta tanët nëTiranë. Kurse Erdogani me neoosmanizmin e tij që paguhej nga serbët në Prishtinë dhe qytetet e tjerë të Kosovës, tani falimenton, dhe dhe kjo sigurisht që do të ndihet shumë në Beograd.

 

Nga të tërë këta liderë shqiptarë, më guxim patriotik po tregon Ramush Haradinaj. Dhe është kryeministër i përkrahur plotësisht nga Uashingtoni. E kundërta e kryeministrit me ligësi antishqiptare që është në Tiranë dhe mendon që me Berishën dhe Erdoganin do të mundë politikën amerikane në Ballkan.(!)

Por, gjithsesi, duhet theksuar se të gjithë këta kanë kohën kundër dhe realisht nuk mund të bëjnë dot asnjë lëvizje bllokuese.

 

Shqiptarët kishin 200 vjet që po prisnin një kohë si kjo, sepse ka 200 vjet që janë të luftuar me shfarosjen e tyre nga fuqitë e mëdha dhe nga fqinjët e tyre.

Ka qenë një armiqësi e ligë fakti historik që me tendencë keqdashëse Perandoria Osmane, Franca, Rusia dhe serbët e grekët, kanë dashur të eliminojnë zotërit e Gadishullit Ilirik. Ka pasur shumë interesa këtu, por më thelbësorja ka qenë pozicioni gjeografik dhe gjuha shqipe.

 

Më e egër kundër shqiptarëve si etni, deri në vitin 1840, ka qenë Perandoria Osmane, për që nga ky vit dalin në skenë Serbia, Greqia dhe Rusia. Të gjithë bashkë kundër popullit më të vjetër të Europës, që në fakt iu ka dhënë vetë gjuhët e tyre lokale.

Dyzet përqind e gjuhës së sotme greke vjen nga shqipja, e gjithë mitologjia e famshme greke, shpjegohet me gjuhën shqipe; dyzet përqind e popullsisë serbe, ka origjinë nga katolikët shqiptarë, të dhunuar nga Stambolli antikatolik, dhe të fshehur nën suazën e kishës ortodokse serbe.

 

Afër gjysma e Greqisë është me arvanitas që flasin shqip, një përqindje e madhe e tyre, janë katolikë të veriut shqiptar që shpërnguleshin nën suazën e kishës ortodokse greke për të mos braktisur kristianizmin. Si ata të tjerët katolikë e ortodoksë shqiptarë që, për t’i shpëtuar ndjekjes vdektare të turqve, pas vdekjes së Skënderbeut, ikën më tmerr për të shpëtuar kokën dhe fenë. Më shumë se një milionë arbër-shqiptarë ikën në Itali dhe në vendet përreth, në Korsikë deri në Spanjë, por edhe në Greqinë e shkatëruar nga shekujt. Kurse shqiptarë katolikë i ke sot me shumicë në Kroaci e në Mal të Zi dhe në Serbi, por edhe një shumicë ortodokse shqiptare që është shkruar sllave në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Sot, si ndryshim i gjëndjes në favor të shqiptarëve, janë 250 mijë ortodoksë në Maqedoni që janë deklaruar shqiptarë. Edhe në Greqi, në Çamëri, ortodoksët shqiptarë po flasin hapur shqip kudo, në të gjithë qytetet e Çamërisë.

 

lV

Koha e solli më në fund që forcimi i Shqipërisë dhe dalja në histori e Kosovës do të fillojë procesin e rigjenerimit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Ja, mu këtu e zë fillin e vet armiqësia sllavë, greke dhe ruse që kërkon që, me anë të lidershipit politik të korruptuar shqiptar të bllokojë zhvillimin gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Por tani ka rënë përfundimisht e gjithë propaganda serbo-greke që shqiptarët janë turq apo osmanë, se koha i përmbysi. Dalja e Shqipërisë nga izolimi e tregoi qartësisht karakterin perëndimor të ndërtimit shpirtëror shqiptar: bota e zhvilluar pa shqiptarë, të krishterë dhe muslimanë, bashkë në harmoni fetare, dhe provoi shkencërisht që shqiptarizmi i shqiptarëve është qytetërimi perëndimor që dominon njëlloj mbi të tria fetë në shoqërinë shqiptare.

Të gjithë sot janë të qartë që në Shqipëri nuk ka këmbë turku; Të gjithë elitat perëndimore e dinë që gjuha shqipe është një thesar i qytetërimit perëndimor;

Të gjithë historianët e spikatur dhe të gjitha katedrat e historisë në Amerikë e dinë dhe po e shkruajnë që shqiptarët janë populli më i vjetër dhe me rezistent i Europës;

Kurse politika amerikane është afektuar me theks të madh historik në aleanca me Shqipërinë, Kosovën dhe me të gjithë shqiptarët e Ballkanit Perëndimor.

Pikërisht në një kohë si kjo, shqiptarët drejtohen nga korrupsioni i madh dhe atishqiptarizmi.

Kjo ishte një fatkeqësi historike, por që për shumë arsye që kanë të bëjnë me të ardhmen, në këtë aksident historik, shqiptarët po ndihmohen realisht fort nga politika amerikane.

Dhe kjo ndihmë do të vijojnë derisa t’i eliminojnë nga skena të gjithë të korruptuarit e korruosionit kryeministror trefish në Tiranë: korrupsionin Berisha, Meta, Rama.

“Në Shqipëri nuk ka më këmbë turku, amerikanët do të eliminojnë korrupsionin trefishor Berisha- Meta- Rama” Read More »

Plas në LSI, ushtria e hajdutëve tradhton Monikën, nisin përplasjet me ish-drejtorët për…

Nis larja e hesapeve në bandën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Një vit pas largimit nga stani i pushtetit, një sherr masiv dhe i paprecedentë ka përfshirë Lëvizjen Socialiste për Integrim, bandën më famëkeqe të hajdutëve në historinë e kombit shqiptar. Pas braktisjes nga këshilltarët bashkiakë dhe disa deputetë, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta po braktisen nga ish-drejtorët hajdutë, të cilët gjatë tetë viteve në pushtet, katër me PD dhe katër me PS, kanë ushqyer me paratë korrupsionit LSI.

Pas largimit nga pushteti, dhjetëra drejtorë dhe ish-drejtorë të LSI kanë ndërprerë çdo kontakt me Monika Kryemadhin. Drejtorët janë larguar për të mos kontribuar më me paratë që kanë vjedhur për partinë, për t’i shpëtuar burgut si dhe për t’u afruar me Partinë Socialiste. Ata po sillen sikur nuk kanë pasur kurrë asnjë lidhje me ndërmarrjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Nuk u janë përgjigjur asnjë thirrje për të marrë pjesë në takimet e partisë dhe as kërkesave për të dhënë para.

Largimi i drejtorëve nga banda e madhe ka tërbuar Monika Kryemadhin, e cila mori drejtimin e LSI, pasi bashkëshorti i saj, Ilir Meta, u bë nga Edi Rama president. Ditët e fundit, Monika Kryemadhi ka nisur një ofensivë ndaj ushtrisë së hajdutëve që e kanë tradhtuar. Monika ka nisur një tur takimesh me strukturat e çdo dege të partisë, duke sulmuar dhe kërcënuar drejtorët që e kanë tradhtuar.

Gjatë dy ditëve të fundit, në takimet me strukturat e partisë në Qarkun e Tiranës, Monika ka sulmuar me emra konkretë drejtorët që e kanë tradhtuar. Në takimin e fundit, Monika ka kujtuar për secilin drejtor, pallatet, pyjet, guroret, paratë cash, postet, pronat, lumenjtë, plazhet dhe favoret e tjera që kanë marrë nga partia. Duke u dhënë një mesazh hajdutëve që vijojnë t’i shkojnë pas, Monika ka kërcënuar hajdutët që e kanë tradhtuar se do të japin llogari për aktin e tyre dhe për mosmirënjohjen.

Lëvizja Socialiste për Integrim është në prag të një përplasje të madhe publike. Pas luftës së ftohtë dhe të nëndheshme me Monikës dhe drejtorëve, konflikti është gati të shpërthejë në publik. Nga ana e tyre, drejtorët dhe ish-drejtorët kanë paralajmëruar Monikën se mund të flasin dhe të rrëfejnë vjedhjet masive në bashkëpunim. Ata kanë kërcënuar Monikën se mund të dëshmojnë për paratë e korrupsionit që i dërgonin çdo muaj asaj, gjatë qeverisjes me PD dhe më pas me PS.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit duhet të survejojnë dhe të përgjojnë takimet e ditëve të fundit të Monika Kryemadhit me hajdutët që i kanë mbetur. Në çdo fjali, Monika Kryemadhi konsumon disa vepra të rëna penale. Në shpërthimin e saj ndaj ish-drejtorëve, Monika rrëfen mekanizmin kriminal të funksionimit të LSI, baza e secilës është plaçkitja masive e pasurive publike./Pamfleti

Plas në LSI, ushtria e hajdutëve tradhton Monikën, nisin përplasjet me ish-drejtorët për… Read More »

Njihuni me pseudonimet e politikanëve shqiptarë, që spiunonin për Sigurimin e Shtetit

Parlamenti dhe politika shqiptare, madje dhe mediat e pozicionuara pranë krahëve politikë shqiptarë, prej 22 vjetësh janë kthyer dhe në “gjendje civile” e emrave të dytë të politikanëve, qeveritarëve e zyrtarëve të lartë të shtetit, ne lidhje me ish-të kaluarën e tyre si ish-spiunë të sigurimit famëkeq të shtetit të diktaturës komuniste shqiptare.

Nga të dy krahët e politikës, gjatë debateve në Parlament janë përmendur lista me pseudonime ish-spiunësh, duke mos lënë jashtë kësaj liste pseudonimesh as krerët e lartë të shtetit e të pushtetit, madje edhe vetë kryeministrin dhe kryetaren e kuvendit aktual.

Faktikisht, edhe pse në këto 25 vite nuk janë hapur dosjet e zeza të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, nuk ka asnjë dyshim tashmë, që shumë prej figurave politike e qeverisëse në Shqipëri, por dhe të krejt strukturave të tjera qëndrore e lokale të shtetit, janë kontingjente të ish-sigurimit të shtetit në pozicionin e spiunit.

Në dosjet sekrete të sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka të tilla “Profesori”, “Inxhinieri”, “Parafabrikati”, “Sqepi”, “Çiftelia””Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri etj, etj. Pseudonimet që përfliten dhe publikohen në çdo seancë parlamentare prej palëve politike kur ndizet lufta personale mes grupeve e individëve, u përkasin personave konkretë që tashmë janë ministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë.

Ja 70 pseudonimet e përmendura këto 22 vite në parlament

  1. Medicina 2. Penicilina 3. Qukapiku 4. Inxhinieri 5. Çiftelia 6. Çorapja 7. Qepa 8. Kodrina 9. Dizenjatorja

  2. Financieri 11. Drita 12. Stilografi 13. I vogli 14. Alfons Ballshi 15. Raketa 16. Profesori 17. Shkrimtari

  3. Dragoi 19. Cigarja 20. Livadhi 21. Dëbora e re 22. Furtuna 23. Luftëtari 24. Snajperi 25. Proletari

  4. Intelektuali 27. Sqepi 28. Doku 29. Bozhuri 30. Plepi 31. Parafabrikati 32. Kitara 33. Ushtari

  5. Gjeli 35. Grepi 36. Shishja e qumështit 37. Serbi 38. Çiklisti 39. Fryma 40. Vesa

 

  1. Greku 42. Malësori 43. Tigri 44. Vinçi 45. Sapuni 46. Diplomati 47. Poeti 48. Urithi 49. Pëllumbi

  2. Stuhia 51. Kastori 52. Ekspertja 53. Oxhaku 54. Bredhi 55. Iriqi 56. Komshiu 57. Osumi 58. Komandanti

  3. Vigjilenti 60. Trimi 61. Kalaja 62. Fshatari 63. Rruga 64. Magazinieri 65. Nata 66. Dallga 67. Kominoshja

  4. Dallga 69. Piktori 70. Xhuxhi/korrieri

Njihuni me pseudonimet e politikanëve shqiptarë, që spiunonin për Sigurimin e Shtetit Read More »

Njihuni me pasurinë e deputetit Dritan Bici, nga agronom kooperative, bujk, blegtor në sheik

Deputeti i fundit i PDIU privatizoi prona publike me shuma qesharake, pasi e përzuri Rama, u lidh me Shpëtim Idrizin dhe hyri në parlament.

Dritan Bici është deputeti i fundit që i ka mbetur partisë së Shpëtim Idrizit, pasi dy deputete të tjera shkuan në stanin e qeverisë. Nga agronom kooperative, Bici punoi ca kohë si mësues, më vonë si kryetar komune dhe më tej si kryetar i Bashkisë Gramsh. Kur Edi Rama vendosi të mos e kandidonte më, Bici u lidh me Shpëtim Idrizin, ku arriti të bëhet deputet. Bici rezulton se ka marrë pasuri publike, përmes privatizimit. Në parlament ka një grup deputetësh, të cilët falë lidhjeve të ndryshme dhe shfrytëzimit të pushtetit, kanë mundur të pasurohet shpejt dhe lehtësisht duke përvetësuar prona dhe godina shtetërore, me shuma qesharake. Bici deklaron disa shtëpi dhe njësi tregtare, për të cilat thotë se i ka blerë nga puna si agronom kooperative, si blegtor dhe bujk.

-Zotëron 50 % të një njësie tregtare (e pahipotekuar) në Bicaj, Lenie, blerë në vitin 1994 nëpërmjet privatizimit, me të ardhura nga puna në bujqësi, blegtori dhe kursime të pagave të anëtarëve të familjes, vlera 30 730 lekë.

-Zotëron 1 të 3 e një shtëpie banimi në Tiranë, (katin përdhes i një vile trekatëshe e cila është e përbashkët me prindërit dhe vëllezërit), shtëpi e cila është në proces legalizimi që nga 10.03.2005. Të ardhurat për këtë shtëpi janë siguruar nga kursimet e pagës si agronom, mësues, kryetar komune, të ardhura nga tregtia, bujqësia e blegtoria. Vlera e pronës, 3 000 000 lekë.

-Pronar me 100 % i një apartamenti me sip. 118.5 m2, hipotekuar më 22.02.2017. Të ardhurat për këtë ap. janë siguruar nga kursimet e pagës si kryetar komune dhe paga e bashkëshortes si kryeinxhiniere e ndërmarrjes së Ujërave Gramsh, të ardhura nga emigracioni, puna në bujqësi e blegtori dhe nga tregtia. Vlera e ap. 2 200 000 lekë, rivlerësuar më 08.05.2017 në vlerën 5 000 000 lekë.

-Pronar me 100 % i një apartamenti me sip. 99.5 m2, hipotekuar më 01.09.2011. Të ardhurat për këtë ap. janë siguruar nga kursimet e pagës si kryetar komune, si kryetar i PS-së Gramsh, si punonjës komune, nga kursimet e pagës së bashkëshortes si përgjegjëse e ndërmarrjes Rajonale të Ujërave Elbasan, dega Gramsh, pagës si punonjëse e prefekturës Elbasan, nënprefekti Gramsh, si kryetare e degës teknike në Ujësjellësin e Gramshit si edhe të ardhura nga bujqësia, blegtoria dhe qiraja e shtëpisë në Tiranë. Vlera e ap. 3 847 000 lekë, rivlerësuar më 08.05.2017 në vlerën 7 000 000 lekë.

-Pronar i një njësie tregtare me sip. 42 m2, hipotekuar më 01.09.2011. Të ardhurat për këtë njësi tregtare janë siguruar nga kursimet e pagës si kryetar komune, kryetar i PS-së Gramsh, punonjës i komunës Lenie dhe nga kursimet e pagës së bashkëshortes si përgjegjëse e ndërmarrjes Rajonale të Ujërave Elbasan, dega Gramsh, si punonjëse e prefekturës Elbasan, nënprefekti Gramsh, si kryetare e degës teknike në Ujësjellësin e Gramshit si edhe të ardhura nga bujqësia, blegtoria dhe qiraja e shtëpisë në Tiranë. Vlera e njësisë tregtare 2 436 000 lekë, e rivlerësuar më 08.05.2017 në vlerën 8 500 000 lekë.

-Pronar me 100 % i një toke bujqësore me sip. 680 m2 në fshatin Bicaj, Gramsh, përfituar nga ligji 7501. -Autoveturë tip ‘Volksëagen Tuareg’ blerë në shkurt 2016 me të ardhura nga shitja e autoveturës fuoristradë, vlera 553 278 lekë. -Të ardhura nga paga si agronom në kooperativën bujqësore Sojnik dhe Gribë, Gramsh për periudhën mars 1989 – shtator 1991, shuma 20 800 lekë. -Të ardhura nga paga si mësues në Lenie, Gramsh për periudhën tetor 1991 – 14.11.1996, shuma 298 372 lekë.

-Të ardhur nga paga si kryetar komune për periudhën 15.11.1996 – 15.11.2003, shuma 1 459 469 lekë. -Të ardhura nga paga si kryetar i PS-së, Gramsh për periudhën 16.11.2003 – 31.12.2005, shuma 805 000 lekë. -Të ardhura nga paga si punonjësi i komunës Lenie për periudhën 01.09.2007 – 30.06.2011, shuma 1 004 208 lekë. -Të ardhura nga paga si kryetar i bashkisë Gramsh për periudhën 01.07.2011 – 29.07.2015, shuma 2 934 722 lekë. -Të ardhura si drejtor rajonal i Ndërmarrjes Pyjore Elbasan për periudhën 20.07.2015 – 31.12.2015, shuma 217 968 lekë.

-Të ardhura nga ligji 8097, dt. 21.03.1996, i ndryshuar (suplementi shtetëror për periudhën 20.07.2015 – 31.12.2015.) , shuma 89 148 lekë. -Të ardhura nga paga si nënprefekt i Gramshit për periudhën 19.02.2016 – prill 2017, shuma 919 741 lekë. -Të ardhura nga shpërblimi si anëtar i Këshillit të Qarkut Elbasan për periudhën janar 2001 – tetor 2003 dhe periudhën janar 2011 – korrik 2015, shuma 428 504 lekë. -Të ardhura nga emigracioni për periudhën 01.07. 1994 – 31. 08 1994/ 01.07.1995 – 31.08. 1995 dhe 01.07.1996 – 31.08.1996, shuma 1 080 000 lekë. -Të ardhura nga tregtia për periudhën 1996 – 2003, shuma 2 200 000 lekë.

-Të ardhura nga vetëpunësimi në bujqësi e blegtori për periudhën 1993 – 2003, shuma 2 300 000 lekë. -Të ardhura nga vetëpunësimi në bujqësi dhe blegtori për periudhën 2005-2007, shuma 690 000 lekë. -Të ardhura nga qiraja e shtëpisë në Tiranë për periudhën 01.01.2006 – 01.08.2016, shuma 2 520 000 lekë. -Të ardhura nga qiraja e shtëpisë në Tiranë për periudhën 01.09. 2016 – 31.12. 2017, shuma 320 000 lekë. 17) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën 10.09.2013 – 10.09.2014, shuma 452 100 lekë. 18) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën tetor 2014 – dhjetor 2014, shuma 990 euro. 19) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën 01.01.2015 – 31.12.2015, shuma 3 600 euro. 20) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën 01.01.2016 – tetor 2016, shuma 3 033 euro. 21) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën janar 2017 – dhjetor 2017, shuma 2 400 000 lekë. 22) Të ardhura nga qiraja e njësisë tregtare për periudhën janar 2012 – dhjetor 2017, shuma 2 190 000 lekë.

-Të ardhura nga shitja e makinës fuoristradë tip ‘Toyota’, 600 000 lekë. -Bashkëshortja, Znj. Miranda Bici, të ardhura nga paga si kryeinxhiniere në ndërmarrjen e Ujërave, Gramsh për periudhën 22.01.1998 – 15.04.2002, shuma 749 058 lekë. -Bashkëshortja, Znj. Miranda Bici, të ardhura nga paga si përgjegjëse e ndërmarrjes Rajonale të Ujërave Elbasan, dega Gramsh, për periudhën 15.04.2002 – 31.12.2002, shuma 172 726 lekë. -Bashkëshortja, Znj. Miranda Bici, të ardhura nga paga si punonjëse e prefekturës Elbasan, nënprefekti Gramsh, për periudhën 01.01.2003 – 14.09.2005, shuma 800 189 lekë. -Bashkëshortja, Znj. Miranda Bici, të ardhura nga paga si kryetare e degës teknike në Ujësjellësin Gramsh sh.a për periudhën 15.09. 2005 – 31.12. 2017, shuma 7 048 814 lekë./Pamfleti

Njihuni me pasurinë e deputetit Dritan Bici, nga agronom kooperative, bujk, blegtor në sheik Read More »