Politike

Berisha e akuzon për Lindën, Rama nuk duron dhe i kthehet keq ish-kryeministrit

Pas akuzës së ish-kryeministrit Sali Berisha se, bashkëshortja e kryeministrit ka udhëtuar me avion çarter, reagoi zyra e shtypit e Edi Ramës duke e cilësuar shpifje.

Reagimi i plotë

Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një lajm të rremë shoqëruar me një video, mbi gjoja një fluturim me charter të zonjës Linda Rama. Problemi nuk është tek zoti Sali që ka bërë atë që gjithnjë ka bërë më shumë se çdo shqiptar, pra ka shpifur! Problemi është se një sërë portalesh, e kanë marrë si zakonisht “derr në thes” videoshpifjen e zotit Sali dhe e kanë publikuar pa bërë asnjë verifikim paraprak. Kjo praktikë copy-paste që i ka kthyer lajmet e rreme në një epidemi digjitale bie ndesh me çdo liri e të drejtë informimi dhe nuk i shërben as interesit publik e as misionit të medias së lirë.

Klikoni ketu per te pare videon

Berisha e akuzon për Lindën, Rama nuk duron dhe i kthehet keq ish-kryeministrit Read More »

Rama prish pushimet dhe reagon për herë të parë për ngjarjen e rëndë

Kryeministri Rama ka reaguar per here te pare nga pushimet, per tragjedine e ndodhur ne Genova.

Ai shkruan ne FB:

“Farnesina dhe Ministria e Brendshme italiane konfirmojnë se dy shtetas shqiptarë, kanë humbur jetën në tragjedinë e Genovas. Në vijim të komunikimeve me spitalin e Genovas dhe familjet përkatëse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë konfirmon se viktimat jane shtetasit shqiptarë, Marijus Djerri dhe Admir Bokrina. Ambasadorja u ka shprehur drejtërdrejtë ngushëllimet familjarëve dhe ka ofruar mbështetjen e shtetit shqiptar, në këtë ditë kaq të rëndë për ta. Nga ana tjetër, edhe konsullata në Milano është e gjitha në dispozicion të familjeve te viktimave.

Të gjithë u jemi pranë familjeve të Marijusit e Admirit dhe ndjekim situatën orë pas ore, me të gjithë dhimbjen e keqardhjen e madhe për të gjithë burrat, gratë, fëmijët që humbën jetën në skenën apokaliptike të Genovas”.

Rama prish pushimet dhe reagon për herë të parë për ngjarjen e rëndë Read More »

Rama-Meta, po bëjnë gati Uzinën, do prodhojnë floririn që del nga bakri, pazar me koncesionarin turk, ja dokumenti

Minierat dhe fabrikat e bakrit shqiptar, u dhanë më 2001 nga Ilir Meta për 30 vjet, Rama e zgjati në 45 vjet më 2017.

Me prapanicat e futura në det dhe duke u shtirur sikur janë në armiqësi me bosët e LSI, bosët e pushtetit të “rilindjes”, mendojnë, sajojnë, firmosin e vulosin koncesine dhe tendera të përbashkët afro gjysëm shekullorë, me vlerë miliarda lekë, për të shtuar pasuritë e tyre, të familjarëve ndër breza, të miqve, klientëve, shokëve e dashnoreve.

Këto hajdutëri, fillimisht i promovojnë si “shërbim në interes të qytetarëve e banorëve të zonave”, ku ata hapin themele dhe ngrenë biznese, duke investuar taksat publike dhe borxhet e shumta që marrin nëpër botë, por që paguhen nga shqiptarët.

Më datë 13 gusht 2018, megjithëse banda qeveritare është me pushime nëpër plazhe, resorte e male, nga zyrat e saj ka dalë njoftimi, për shpalljen e një tenderi me vlerë 806 milionë lekë, ose afro 1 miliardë lekë, me objekt “Rehabilitim i Uzinës së Rafinimit të Bakrit në Rubik” e cila siç dihet, ka qenë uzina e pasurimit (prodhimit) të 1500 kg. flori shqiptar i derdhur në linkota, që nxirrej nga minerali bakrit.

Ky rehabilitim, sipas informacioneve që ka siguruar “PAMFLETI”, fsheh skemën e një biznesi-koncesionar familjar Rama-Meta, në industrinë e nxjerrje-pasurimit (prodhimit) të floririt, mbasi projekti rehabilitues, parashikon rivendosjen në punë, vetëm të impiantit të pasurimit (larjes së bakrit), duke percipituar floririn në vaskat e shllamit dhe repartin e elektrolizës së argjendit, ku veçohen këto dy metale me vlerë.

Lënda e parë minerali i bakrit, do të çohet në Uzinën e Rubikut, nga minierat e Munellë-Lak Roshit-Fushë-Arrëzit, që nxirret nga firma konesionare turke “Ber Orner”, me administrator hebreun me shtetësi truke Erol Kohen, i cili i ka marrë me koncesion minierat e bakrit në Shqipëri, qysh 17 vite më parë, me vendim qeverie të Ilir Metës-kryeministër, datë 18. 01. 2001, miratuar brenda 15 ditësh në parlament, me Ligjin Nr. 8761, datë 02. 04. 2001.

Duke parë ndërhyrjen e përshpejtuar, për rehabilitimin e uzinës së bakrit në Rubik, që sipas njoftimit të qeverisë “Rama-2”, duhet të rehabilitohet për 6 muaj e 15 ditë (25 mars 2019), del sekreti i vendimit të Qeverisë “Rama-1”, për miratimin urgjent e në fshehtësi, të Ligjit nr. 73/2017, datë 27. 04.2017, hartuar nga Edi Rama Kryeministër dhe Ilir Meta Kryetar Kuvendi, për lejimin e ndryshimit të emrit të firmës turke, nga “Ber Orner” në “Nesco Metal” dhe shtimin e afatit të koncesionit të bakrit, nga 30 vjet që ishte, në 45 vjet, ose deri në vitin 2046.

Këtë bindje, ta përforcon edhe fakti absurd, që qeveria po financon rehabilitimin e Uzinës së Rubikut, të cilën sipas kontratës koncesionare 45-vjeçare, e ka në administrim dhe detyrim për rehabilitim teknologjik e rivënie në punë, firma turke “Ber Orner” (Nesco Metal) e cila deri në vitin 2046, ka në zotërim zonat minerare të bakrit dhe 9 qendra industriale, konkretisht Uzinën e Shkrirje-Rafinerisë së Bakrit Rubik, Impiantin e Skorjeve të Bakrit në Shëngjin, minierat e bakrit në Munellë, Lak-Rosh, Karmë, Vlahnë, Perollaj, fabrikën Fushë-Arrëz, Mjedë dhe Krumë.

Atëherë përse qeveria, financon 1 miliardë lekë taska publike, për biznesin e koncesionarit privat të bakrit, i cili ka 15 vite që nuk po i shlyen shtetit shqiptar, 118 milionë USD detyrime taksa vendore qendrore, rent minerare, energji elektrike, ujë e sigurime shoqërore-shëndetësore të punonjësve?!

A ka lidhje ky investim i përshpejtuar në Uzinën e Bakrit në Rubik, me një pazar-biznes familjar Rama-Meta, për nxjerjen dhe pasurimin (prodhimin) e floririt shqiptar?

Në vijim, “PAMFLETI” do të publikojë, fakte e dokumente, që zbardhin këtë pazar të (ar)miqve “të egër” Rama-Meta, për të futur në “kthetra” edhe industrinë e bakër, flori, argjendit./Pamfleti

NJOFTIMI/MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

Rama-Meta, po bëjnë gati Uzinën, do prodhojnë floririn që del nga bakri, pazar me koncesionarin turk, ja dokumenti Read More »

Aleatët mesazh të qartë Bashës: Në shtator merren vendimet, kundër braktisjes së Kuvendit, ke dy zgjidhje, dil…

Shtatori po afron dhe së bashku me të edhe sesioni i ri parlamentar. Por aleatët e opozitës janë në kohë me kërkesat e tyre për kryetarin e PD Lulzim Basha. Pa humbur kohë ata e bëjnë të qartë rolin e tyre në stinën e re pralamentare që nis në shtator, duke dalë kundër tezës së bojkotit të Kuvendit. Në një intervistë për In News kreu i LZHK Dashamir Shehi thotë se kjo nuk është rruga e duhur për opozitës, ndërsa lajmëron se ky vendim do të merret në nisje të sesionit të ri kuvendor.

“Jemi jo për djegien e mandateve. Nuk ka kuptim fare në këto momente që të djegien mandatet. Por në shtator e pas do të merren vendimet:, deklaron kreu i LZHK. Por Shehi jep dhe arsyet se përse është kundër bojkotit të Kuvendit, ndryshe nga demokratët. “Nuk është kjo më e rëndësishme, sepse një ushtari të mirë i duhet edhe shpata, i duhet dhe mburoja dhe ushta. Ti heqësh një nga armët kjo nuk ka asnjë vlerë”, deklaron ai.

Por nëse opozita vendos bojkotin e Kuvendit për kreun e LZHK-së Dashamir Shehin ka vetëm dy rrugë. “Kur do të abandonësh parlament duhet të mendosh o të shkosh në zgjedhje o të dalësh në rrugë të mbash një revolucion demokratik”, përfundon Shehi.

Aleatët mesazh të qartë Bashës: Në shtator merren vendimet, kundër braktisjes së Kuvendit, ke dy zgjidhje, dil… Read More »

Bujar Nishani nxin Shqipërinë, bën gjestin e papritur tek ndërkombëtarët

Prej më shumë se një viti e gjysmë Partia Demokratike dhe funksionarët e saj, kanë ndërmarrë një fushate të ethshme kundër Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve.

Vazhdimi i kësaj fushate që nxin Shqipërinë ka qenë edhe një koment i ish-presidentit Bujar Nishani tek Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ka komentuar duke shkruar se edhe Shqipëria ndodhet në të njejtën situatë me Hondurasin…

Mesa duket PD nuk do ndal fushatën e saj të sulmit ndaj Shqipërisë duke e nxirë atë jashtë vendit. Është e kuptueshme kur lufta politike bëhet brenda vendit, por është e pakuptueshme se si një parti politike mund të nxijë vendin e saj në sy të ndërkombëtarëve.

Në statusin e publikuar nga Komisioni i Punëve të Jashtme te SHBA ndër të tjera thuhet se vijojmë të denoncojmë rastet e korrupsionit dhe trafikimit të drogës. Ish-Presidenti në reagimin  etij është shprehur:

“Ne do ta vlerësonim shumë si Demokratët dhe Republikanët për rastin e e Shqipërisë, pasi edhe ne e gjejmë vetën në një situatë të ngjashme”, komenton Nishani.

Bujar Nishani nxin Shqipërinë, bën gjestin e papritur tek ndërkombëtarët Read More »

Sondazhi/ Merkel liderja botërore më e pëlqyer nga shqiptarët

Angela Merkel, kancelarja që u shpreh hapur ndarjes së Kosovës është liderja e huaj që simpatizohet më shumë nga shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë përfundim arrin një anketim i agjencisë së njohur të sondazheve ‘Gallup International’ për popullaritetin që liderët botërorë kanë në shtete të ndryshme të botës.

82% e të pyeturve në Shqipëri dhe 77% e të pyeturve në Kosovë kanë mendim pozitiv për Kancelaren gjermane.

Për numrin e simpatizantëve të Merkelit, Shqipërinë e kalon vetëm Vietnami me 1% më shumë. Aq popullore sa në Shqipëri e Kosovë, ajo nuk është as në vendin e saj ku pëlqehet nga 54% e pyeturve.

Pas Merkelit, simpatinë e shqiptarëve e ka marrë Papa Françesku. Kreu i Kishës Katolike Botërore pëlqehet nga 77% e të pyeturve në Shqipëri, ndërsa në Kosovë e kanë ndër liderët më pak të preferuar.

Interesant është fakti se Presidenti rus Vladimir Putin simpatizohet më shumë nga shqiptarët se ai amerikan Donald Tramp. Diferenca është me 1% në favor të Putinit.

Megjithatë duke qenë edhe kombi më pro-amerikan në botë, Trump gëzon më shumë mbështetje mes shqiptarëve sesa në të gjithë vendet e tjera të rajonit. Ndërsa Vladimir Putin në Ballkan mbështetet më së shumti nga serbët dhe grekët.

Në sondazhin e zhvilluar në 55 vende të botës, më popullori është Papa Françesku që ka një mbështetje 56%.

Mes 12 liderëve, më pak i vlerësuari është Hasan Rohani i Iranit me një nivel vlerësimi 24%. Anketimi përfshin periudhën Tetor – Dhjetor 2017.

Sondazhi/ Merkel liderja botërore më e pëlqyer nga shqiptarët Read More »

Deputeti i PS ironizon Berishën: Thirrjet e Saliut, njësoj sikur Ritvani të protestonte për…

Pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha që iu drejtoi shqiptarëve për t’ju bashkuar protestave në shator si rasti në Rumani, vjen një reagim nga kampi socialist. Ka qenë deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i cili ironizon Berishën.

Deputeti socialist thekson se thirrjet e Berishës për protestë janë të njëjta me thirrjet që mund të bëjë autori i masakrës së Resulajt, Ritvan Zykaj, për të protestuar për pafajësi.

“Kur të thërret Saliu me dalë në proteste eshte njelloj si me te thirre ky Ridvani i Selenices per te te protestu per pafajesi !”, shkruan Ndreu. Ndërkohë, sot Berisha reagoi përmes një postimi në facebook, lidhur me protestat antiqeveritare që po mbahen ditët e fundit në Rumani. ‘Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!’ shkruan Berisha ndërsa ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të ngrihen në një revolucion mbarëpopullor kundër qeverisë.

Deputeti i PS ironizon Berishën: Thirrjet e Saliut, njësoj sikur Ritvani të protestonte për… Read More »

Shkelzen Berisha i lidhur me radikalët islamikë?! Nën hetim nga FBI dhe organet ligjzbatuese shqiptare për terrorizëm. Nën survejim edhe Enkelejd Alibeaj

Eshtë e rrallë që brenda një njeriu të qëndrojnë bashkë radikali islamik me pjesën moderne të shoqërisë, mbulesa islamike me lakuriqësinë.

Kjo ndodh tek Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, një mysliman i thekur praktikant të cilin deri më tani e kemi parë nëpër iftare bashkë me familjen.

Por e kemi parë dhe nëpër debate fetare për islamin, sidomos kur u debatua fort për mbulimin e bustit të heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në kryeqytet dhe u krye falja në sheshin e ri Skënderbej.

Shkelzen Berisha mbajti anën e klerikëve në këtë debat dhe kjo është një punë e tij, që nuk e involvon aspak në përzierjen e tij në çeshtjet e fesë.

Njëherësh, vetëm sjell habi bashkëjetesa me Armina Mevlanin, e cila më shumë qëndron e zhveshur me brekë nëpër rrjetet sociale se sa me ndonjë mbulojë apo rrobë në trup.

Kjo mënyrë së veshuri është kundër linjës fetare të islamit radikal dhe asaj në të cilën beson Shkelzen Berisha si një praktikant i fesë islame.

Kur Sali Berisha deklaroi në vitin 1992 në takimet me sheikët arabë por dhe ne radikalët islamikë deri me Osama Bin Laden në vitin 1994 në Tiranë se, “ia kishte lënë amanet baba bashkëpunimin dhe dashurinë për Kuvajtin”, të gjithë u tallën me Presidentin e asaj kohe.

Por një deklaratë  e tillë ndër vite u mbulua me para nafte dhe terrori, aq sa Berisha i radhit ndër “Sheik”-ët e Ballkanit, dhe më pas u pasua në anëtarësimin në Konferencën Islamike.

Nga ana tjetër vërshuan të gjithë njerëzit e kërkuar të krimit dhe të radikalizmit islamik në Shqipëri, duke marrë madje nga ish presidenti Sali Berisha dhe shtetësinë shqiptare.

Aq sa Shqipëria u rendit ndër vendet me potencialin më të madh të rrezikut islamik në Ballkan, sepse po “furnizonte” Europën me islamikë radikalë me shtetësi shqiptare.

U desh ndërhyrja amerikane dhe puna e tërë organeve ligjzbatuese shqiptare pas vitit 1997 që të shporreshin të gjithë radikalet islamikë nga Shqipëria, përmes arrestimeve, dëbimeve por dhe eleminimeve dhe duke e kthyer vendin në partnerin kryesor të vendeve perëndimore.

Nuk duam të përmendim se ku konsistoi lufta kundër radikalëve islamikë, por “ameneti” që u deklarua nga Berisha që e kishte nga ai ati për dashuri pakufi për Kuvajtin dhe islamin, për kujtesë babai i Saliut, Ram Berisha ka qënë çoban dhish dhe se dinte nga binte Kuvajti, po përjetësohet nga Shkelzen Berisha.

I cili e ka me sa duket amanet nga i ati Sali Berisha(Saleh Berisha e thirrnin radikalët islamikë ish presidentin e Shqipërisë) dhe nuk ka rreshtur së bashkëpunuari me ta, por dhe së përfituari.

Nuk thonë kot se “dardha bie nën dardhë” dhe Shkelzeni si djali i Saliut ia di vlerën parasë.

Nuk është sekret për udhëtimet e shpeshta të Shkelzen Berishës drejt Arabisë Saudite, disa herë dhe me deputetin demokrat dhe ish ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe ky një praktikant radikal i islamit.

Udhëtimet e shpeshta të Shkelzenit drejt Riadit, por dhe Omanit dhe vendeve të tjera islamike, herë për turizëm me bashkëjetuesen Armina dhe herë me “bashkëjetuesin” fetar Enkelejd Alibeaj për peligrinazh, nuk kanë kaluar pa rëndë në sy të organeve të antiterrorit jo vetëm shqiptar por dhe amerikanëve.

Burimet nga organet ligjzbatuese shqiptare mësohet se FBI amerikane por dhe në organet e shërbimit sekret shqiptar, ka informacione, foto dhe prova për takimin e Shkelzen Berishës me radikalë islamikë, gjatë kohës së shtetit Islamik por dhe më pas.

FBI amerikane, gjithsesi në të gjitha informacionet e saj nuk ka precizuar asnjëherë që Shkelzen Berisha ka qënë i lidhur me elementë të ISIS, por me radikalë islamikë, duke nënvizuar faktin se është financuar shpesh në urdhëtimet e tij jashtë vendit.

Dyshimet janë që Shkelzen Berisha ka shërbyer për radikalët islamikë në rolin e “korrierit” për mesazhet e koduara për bashkëpuntorët e tyre në Europë, SHBA, Britani e ishujt e Paqësorit duke shfrytëzuar faktin që Shkelzen Berisha qëndron gjatë tërë vitit në lëvizje turistike nëpër botë bashkë me bashkëjetuesen e tij Armina Mevlani.

Por është shfrytëzuar për të “ç’koduar” paratë nëpër parajsat fiskale të Paqësorit, pasi pjesa më e madhe e parave janë bllokuar nga antiterrori ndërkombëtar, dhe nuk përjashtohet mundësia që të lëvizin përmes Shkelzen Berishës dhe bashkëjetueses së tij Armina.

Mësohet njëherësh se një rrugë e tillë e dërgimit dhe shkëmbimit të informacionit është bërë për vetë faktin se elektronika, interneti, rrjetet sociale, telefonët etj., mbahen në një kontroll të rreptë nga ana e amerikanëve dhe e shërbimeve sekrete partnere evropiane, ku shpesh janë thyer të gjitha kodet dhe janë dekonspiruar radikalët islamikë të “fjetur” dhe aktivë, para dhe sponsorë.

Pikërisht duke shfrytëzuar lëvizjet nëpër botë të Shkelzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Sali Berisha, por dhe shoqërimin e tij nga bashkëjetuesja Armina Mevlani që më shumë rri e zhveshur se se veshur, radikalët islamikë kanë pasur sukses me Zenin, pasi janë hequr të gjitha dyshimet që në këtë çift modern lëvizin informacionet radikale islamike.

Nëse Shkelzen Berisha po mbahet nën hetim nga organet ligjzbatuese të antiterrorit amerikan, të BE por dhe ato shqiptare, për Enkelejd Alibeajn, thjeshtë dhe vetëm ka survejim të rrepktë.

Megjithëse si Shkelzen Berisha ashtu dhe Enkelejd Alibeaj janë të skeduar në listën e bashkëpuntorëve të readikalëve islamikë dhe po ndiqen hap pas hapi e po hetohen./Pamfleti

Shkelzen Berisha i lidhur me radikalët islamikë?! Nën hetim nga FBI dhe organet ligjzbatuese shqiptare për terrorizëm. Nën survejim edhe Enkelejd Alibeaj Read More »