Në mënyrë të papritur janë kthyer nga pushimet shumë shpejt jo vetëm ministrat e qeverisë “Rama”, por edhe thuajse i tërë korpusi i rëndësishëm diplomatik në Tiranë. Burime diplomatike kanë dëgjuar të flitet për ndryshime të rëndësishme para vjeshtës në kryeqytetin shqiptar. Vetë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një ndryshim të thellë të kabinetit të tij në shtator, opozita ka thirrur për “protesta pa kthim”, kurse analistë pranë saj kanë folur për “trazira të forta”.
Ç’do të ndodhë realisht?
Gjithçka pritet të galvanizohet nga ardhja në Tiranë e të Ngarkuarit me Punë të SHBA-së, i cili do të qëndrojë në detyrë deri sa Senati Amerikan të konfirmojë ambasadoren e re. Pritet që të hënën të konfirmohet GIP-i, siç quhet në gjuhën e DASH i dërguari i posaçëm, i cili do të kryejë konsultimet e para me aktorët politikë shqiptarë. Po në fund të këtij muaji, është parashikuar të mbahet mbledhja e Asamblesë së PS-së, e cila pritet që të paralajmërojë furtunën e madhe në qeveri.
Siç mësohet, Edi Rama e ka vendosur se kë do të heqë e do të vendosë në kabinet. Zëra flasin për afro 80% të kabinetit të ribërë, por gjithsesi mbeten zëra. Megjithatë një tjetër zë, ky brenda mazhorancës, flet për rinovim total të qeverisë, përveç Arben Ahmetajt që nuk lëviz. Ndërsa burime diplomatike flasin se Rama do ta lërë in-hold planin e tij për rinovimin e qeverisë deri në shpërthimin e “bombës Basha”, pra planit të tij për të kondicionuar një marrëveshje politike me qeverinë.
Ka shumë gjasa që ndryshimet në qeveri të jenë pjesë e paketës për një frymë të re me opozitën, paketë e cila do të përmbajë: pakt për Kryeprokurorin e ri, për krerët e institucioneve të drejtësisë, reformën e re zgjedhore dhe rishikimin e ndarjes administrative. Ka shumë gjasa që disa nga ministrat më problematikë të përmendur nga opozita të jenë pjesë e ndryshimit, dhe në postet kyçe si drejtësia të emërohen teknokratë që kanë edhe izmën e opozitës, në mënyrë që ajo të japë “Ok” për votat e saj në zbatimin e reformës për drejtësi.
Por dilema është se kush do të marrë përsipër negociatat. Deri tani PD-ja ka qenë në “armiqësi” si me ambasadorin amerikan, ashtu edhe me ambasadoren e BE-së. Pritet se cili do të jetë qëndrimi pas largimit të Donald Lu-së për të parë qasjen e opozitën në vazhdim dhe çfarë kërkon realisht. Në publick, Basha do të kërkojë largimin e Edi Ramës, por natyrisht nuk ka gjasa që kjo të ndodhë, të paktën nëse nuk do të ketë kushtet përkatëse që do ta mundësojën atë.
Nga ana tjetër, një pakt politik për të ardhmen, ose deri në zgjedhjet e vitit 2019-s nuk është i pamundshëm dhe këtë e ka pranuar edhe Edi Rama në një intervistë të fundit televizive. Çështja është që këto ofertë, si do ta konsiderojë Lulzim Basha, i cili duket se ka bërë një plan për protesta të përditshme për javët e para të shtatorit. Synimi i këtyre protestave është që të kondicionojë ndryshimet në qeveri me një pakt frytëdhënës për opozitën. Kontaktet mes Ramës dhe Bashës duket se kanë vazhduar në distancë, por deri tani mbahen shumë të rezervuara mesazhet e shkëmbyera.
Ndërkohë, si kryeministri, ashtu edhe kreu i opozitës mbajnë kontaktet e kujdeshme me Ilir Metën e Monika Kryemadhin për të mos pasur reragimin e fortë të faktorit të tretë politik në vend. LSI nga ana tjetër, edhe pse po sulmon Ramën nuk i ka dhënë Bashës mbështetjen e duhur, duke mbajtur lidhje direkte me Doktorin. Një situatë absurdi ku si gjithmonë, “askush nuk i beson askujt” për të prodhuar në fund një zgjidhje finale që edhe pse duket e momentit të fundit, e tillë nuk është. Ajo që ndodhi më 17 maj mes Ramës dhe Bashës ishte gatuar prej kohësh nga amerikanët, por që Meta e Berisha tentoi që ta prishë deri në momentin e fundit. Nuk ja doli dhe për këtë arsye u shkarkua me urgjencë Petrit Vasili nga posti i kreut adinterim të LSI-së, analizon Tesheshi.
Një përgjigje të ashpër i ka dhënë deputeti i PS Pjerin Ndreu dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit. Reagimi i tij erdhi pasi ish kryeministri publikoi një foto nga Porti i Durrësit, ku dukej një shtëngullë e madhe tymi, e cila u bë mollë sherri midis dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe deputetit të PS-së, Pjerin Ndreu. “Shiko cfare behet ne portin e durrsit z.berisha kemi ardh per pushime jo te thithim aromen e plerave”, shkruante Berisha në postimin e publikuar më herët.
Menjëherë pas tij reagoi edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili është edhe Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, ku u shpreh se kapitenerinë e portit po e përlan vellai i deputetit të PS Ndreu nga Mirdita. “Durres, 17 Gusht 2018. Falimenton felliqesira qe na e quajne shtet!!! Ku eshte inspektoriati shteteror i mjedisit? Ku eshte agjensia e bregdetit? Ku eshte kapiteneria e portit? Ku jane emergjencat civile? Ku agjensia turizmit?
Klosi u be dy here deputet ne Durres, por cilin qytetar Durrsak promovoi? Asnje. Vec ish kreut te ps Durres Konomi qe ishte shef dogane per 3 muaj dhe e hoqen se kish dore te rende. Ky e fiton konkursin si profesionist! Kapitenerine e portit e perlan vellai i deputetit te ps Ndreu nga Mirdita. Ky e fitoi konkursin? Nuk kishte asnje profesionist detar nga Durresi? Nuk kishte asnje profesionist tjeter pervec atij qe ka vellain deputet? Ketu eshte kalbur kripa”, shkruante Malltezi.
Pas këtij reagimi, është përgjigjur deputeti socialist Pjerin Ndreu: “O dhenderrushi budalla i Saliut qe ti hane kumbullat te tjeret e ty te mpihen dhembet ! Kapiteneria nuk merret me zjarret ne toke o bo….e ! Pastaj drejtori qe thu ti nuk e ka uzurpu postin se nuk e ka pase vjehrrin kryeminister, por ka mbaru Akademine e Marines ne Vlore o dhenderrush i vobekte ! Pastaj ku e ke te shkruar ti qe te jesh nga Mirdita, Puka apo Tropoja nuk duhet te jesh drejtor ?! Kujdes se po te rrah vjehrri me keto budalleqe qe thu ! Te fala tyt eti se eshte burre, po ty duket se ti ka helmu trute doktori e nuk di ca thu”!/korrieri
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni Berisha ka ‘sulmuar’ policinë, duke thënë se kanë sekuestruar drogën, por nuk kanë arrestuar shoferin.
POSTIMI I PLOTË/ Policia që duam. Ndalon ne postobllok makinen me droge por jo shoferin. “Më datë 16. 08. 2018, në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në aksin rrugor Selenicë – Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal”
Ai është një nga deputetët e opozitës që flet me gjuhë të thjeshtë, dhe vulgare kur vjen puna për varfërinë. Por në fakt, deputeti i PD-së, Myslim Murrizi nuk hyn te varfanjakët e politikës. Mbi pagën, shteti i ka dhënë 1.1 milionë lekë karburant, 464 mijë lekë telefon, 187 mijë lekë pagesa komisioni, 1.1 milionë lekë dieta e fjetje në hotele. “Nuri Beu” i Lushnjës, për popullin “lotë, për vete vilë 305 m2, 3 biznese, 5 dyqane, 8 shtëpi, 12 mijë m2 tokë, 2 makina 100 mijë euro dhe 8 llogari bankare. Nga ndihmës traktorist i dytë në fshat, në pasanik i zonës.
Pasuria e deputetit Myslim Murrizi
Të ardhura nga ndarja e dividentit si ortak i shoqërisë “Justiniani i Parë” me 30%, vlera 515 mijë euro.
Pronar i një makine “Toyota Land Cruiser” blerë më 2014 me të ardhura nga aktiviteti privat, vlera 78 000 euro.
Të ardhura neto nga paga si deputet: 420 593 lekë; rimbursim karburanti 109 333 lekë; rimbursim telefoni 46 467 lekë; honorare nga komisionet parlamentare 18 700 lekë dhe dieta e akomodime 112 875 lekë, në total 707 968 lekë
Bashkëshortja, Shqiponja Ago, pronare me 100 % e një makine “Toyota Rav4” blerë në vitin 2012 me të ardhura nga aktiviteti privat i familjes, 20 500 euro.
Pronar me 100 % i një shtëpie banimi 3 kate me sip. 305.15 m2 plus garazh 93.4 m2 ndërtuar në vitin 2001. Vlera e shtëpisë, vlera 62 640 000 lekë, ndërtuar me të ardhura nga kredia si deputet në 1997-2001, 2 500 000 lekë, shlyer aktualisht; të ardhura nga shitja e shtëpisë 120 m2 në Lushnjë në vitin 2000, vlera 2 800 000 lekë si dhe të ardhurat si deputet.
Pronar me 100 % i një toke arë me sip. 32 m2, pjesë takuese e shtëpisë por e regjistruar me certifikatë pronësie më vete, rivlerësuar më 20.11.2009, vlera 1 392 000 lekë.
Pronar me 100 % i një shtëpie banimi me sip. 128 m2 blerë në vitin 2012 në Durrës me të ardhura nga aktiviteti privat, 9 541 120 lekë, rivlerësuar më 20.01.2012, 21 197 800 lekë.
Pronar me 50% (pjesë e regjimit martesor 50% me 50% me bashkëshorten) e një shtëpie banimi me sip. 87.71 blerë në vitin 2005 në Kryemëdhenj, Golem, Kavajë, certifikata e pronësisë marrë më 21.08.2017, paguar me të ardhura nga aktiviteti privat, vlera 7 700 000 lekë, rivlerësuar më 21.08.2017, vlera 7 718 940 lekë.
Pronar me 100% i 5 njësive tregtare, me sip. 414.3 m2 në Kavajë përfituar si ortak i shoqërisë “Murrizi 2009” me kontratë dhurimi më 31.12.2014.
Pronar me 100% i 6 apartamentne banimi, me sip. totale 662.37 m2 në Kavajë, përfituar si ortak i shoqërisë ”Murrizi-2009”, me kontratë dhurimi më 28.09.2017.
Pronar me 100% i një toke arë me sip 4031 m2 në Lushnjë përfituar nga ligji 7501 i vitit 1991, certifikata e pronësisë marrë më 15.12.2004.
Pronar me 100% i një toke arë (vresht) me sip. 500 m2 në Lushnjë përfituar nga ligji 7501 i citit 1991, certifikata e pronësisë marrë më 15.12.2004.
Pronar me 100 % i një toke arë me sip. 2600 m2 në Lushnjë, përfituar me kontratë dhurimi, certifikata e pronësisë marrë më 14.09.2005.
Pronar me 100 % i një toke arë me sip. 1000 m2 në Lushnjë, me certifikatë pronësie 30.01.2007, blerë në vitin 2007 me të ardhura nga aktiviteti privat, vlera 500 000 lekë.
Bashkëshortja, Shqiponja Ago, pronare me 100 % e një toke arë me sip. 3200 m2 në Shkumbin, Lushnjë, përfituar nga ligji 7501 i vitit 1991.
Gjendja cash, 1 432 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 265 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 716 lekë.
Viza Card në një bankë të nivelit të dytë, 113 euro.
Vajza, Anxhela Murrizi, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 040 972 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë në emër të djalit, 1 078 651 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Union Bankë, 268.4 euro. Gjendja e llogarisë bankare në Union Bankë, 295 518 lekë.
Vajza, Anxhela Murrizi, gjendja e llogarisë bankare në Union Bank, 1 019 300 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në emër të djalit në Union Bank, shtesë nga interesat 11 789 lekë, gjendja aktuale 10 000 euro./korrieri
Tashmë është fakt, që në Shqipëri, nëse nuk ke lidhje me kriminelë, nuk mund të bësh karrierë. Të tjera skandale janë denoncuar gjatë ditës së sotme, lidhur me atë se çfarë po ndodh me komisionerët e vettingut. Një nga kushtet kryesore për të kaluar vettingun është që të mos kesh qenë i dënuar më parë, si dhe të mos kesh asnjë lidhje me personat e inkriminuar, por në Shqipëri, mesa duket po ndodh krejt e kundërta.
Një nëpunës i administratës shtetërore ka publikuar sot disa fakte dhe dokumente të cilat tregojnë se një prej anëtareve të komisionit të Vettingut, jo vetëm që është ndjekur penalisht, por edhe ka patur lidhje me trafikantë.
Denoncimi i nëpunësit është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha:
Njihuni me Ndrikull Sanxhaktarin, miss korrupsionin e Noriegës që vendos për Dvoran Vetingun dhe bën ligjin! Nëpunësi dixhital denoncon: – Miss korrupsioni, ndrikull Sanxhaktarin – është ndjekur penalisht për afera korruptive të denoncuara nga KLSH. -Ndrikull Sanxhaktari ka fshehur para parlamentit se nuk ka qenë e ndjekur penalisht ndonjëherë. -Ajo vetëm me nënën pensioniste blen një apartament 180.000 euro. – Ajo ka patur kontakte me trafikantë dhe kriminelë – Ish bashkëshorti i saj, person i rrezikshëm pjesë e grupit të famozit Geron Xhafa, i përzënë si person i rrezikshëm për rendin nga policia italiane. – Miss Korrupsioni i grupit të Dvoran Vetorëve, – Udhëton sipas sistemit TIMS jashtë me makinën e TCH me targe TR216RP të drejtorit të Dixhitalb, Alban Jaho dhe spic dihet ky televizion ka procese të mëdha gjyqësore për pronësinë.
Këtu më poshtë keni mesazhin dhe të gjitha dokumentat që faktojnë akuzat e qytetarit dixhital.
“Mirëmbrëma zoti Berisha
un dua te ndaj me Ju dhe te denoncoj disa informacione te rendesishme per nje Komissionere të Vettingut . Komisioneren zj. Valbona Sanxhaktari, e cila është njeriu Rames dhe i z.Engjëll Agaçit .
Zj. Sanxhaktari vjen si Komisionere nga zyra juridike e Kryeministrise, Ajo me perpara ka punuar ne Ministrin e Arsimit ne vitin 2004 dhe ndaj saj jane ngritur rreth 7 Akuza per Korrupsion dhe shperdorim te fondeve publike ne nje vlere te pergjitheshme prej afro 2.5 milion u.s.dollare nga Kontrolli i Larte i Shtetit duke e kallzuar ne Prokurorine e asaj kohe e cila nen drejtimin e z.Vexhi Muçmata sot deputet i Partise Socialiste i pushoi çeshtjet penale.
zj.Sanxhaktari nuk i ka deklaruar ndonjehere se ndaj saj ka pasur çeshtje penale duke i fshehur keto te dhena perpara Parlamentit qe e zgjodhi .
Si ka mundesi qe kjo zoje me nenen e saj pensioniste nga viti 1996 dhe vetem me te ardhura buxhetore te bleje ne vitin 2018 ne vleren 180.000 euro nje ap.119 m2 ne nje nga Rezidencat me luksoze ne Tirane te Ambasador 3.?????? Apo i pastroi leket e korrupsionit te meparshem.
zj.Sanxhaktari rezulton me kontakte te papershtateshme pasi ishbashkeshorti i saj , babai i femijes se mitur, shtetasi Arten Ramosaco nje person i rrezikshem ne Vlore pjese e grupit Xhafa, rezulton i deportuar nga sheteti italian me dt 19 korrik 2018 me motivin “i rezikshem per rendin dhe sigurine publike dhe i lene i lire nga policia e vlores dyshohet me nderhyrjen direkte te komisioneres, Engjell Agaçit dhe Fatmir Xhafës, pa verifikim paraprak.
Komisionerja Sanxhaktari ka udhetuar dhe perdorur gjate detyres te pakten ne nje rast nje makine ne pronesi te Top-Chanel ( digitalb) dhe drejtorit Alban Jaho duke udhetuar ne drejtim te Malit te Zi me familjen e drejtorit te digitalb duke e drejtuar vete makinen. (sipas sistemit Tims).Makina Rover i bardhe me Targe TR216RP.
Kjo ka ndodhur gjate kohes kur Komisionerja kryente hetime te thelluara per Gjygjtaret e Gjykates se Larte qe sulmoheshin ne menyre agresive nga mediat e portalet per ceshtjen Top – chanel.
A mos ndoshta kjo Komisionere ka qene ne sherbim te Politikaneve qe kane interesa direkte dhe grupeve kriminale apo grupeve te interesit per te ndeshkuar te vetmit Gjygjtare te Larte qe nuk iu nenshtruan presionit .?? A ka qene ne konflikt interesi kjo Komisionere kur kryente hetime te thelluala ???? Per te gjitha sa me siper po ju dergoj provat .
A jemi perpara te njejtave standarteve qe ONM dhe nderkombetaret kerkojnë per Gjygjtaret dhe Prokuroret Shqiptarë apo për njerezit e mbeshtetur fort nga politika dhe krimi kemi standarte te ndryshme.
Duke patur besim te palekundur ne kurajon Tuaj ne denoncimin e korrupsionit dhe kapjen e Sistemit te Drejtesise mendoj se publikimi i ketyre fakteve tregon dhe njehere qe Reforma ne Drejtesi e bere nga njerez te tille eshte vetem Selektive e diregjuar direkt nga KM.
Ketu me poshte keni dokumentat: Kallzimet per korrupsion 2. Kontrata e blerjes se prones 180.000 euro
Ish bashkeshorti Dalja jashte me familjen e Drejt. Digitalb Pronesia e mjetit TR216RP Saktesim mjeti ka Targen AA 216 RP dhe eshte tip Rover i bardhe
Ish-ministri i qeverisë së stabilitetit, Ylli Çabiri rrëfen në një libër ndodhitë e padëgjuara në politikën shqiptare si dhe çuditë në zgjedhjet e para parlamentare demokratike, që u mbajtën në vitin 1992.
Le të themi të vërtetën, gjithnjë të vërtetën! Të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim”. Me këtë thënie të Faik Konicës, dr. Ylli Çabiri i jep jetë veprës së tij voluminoze, me një titull optimist, shpresëdhënës: “Shqipëria mund të bëhet”, hedhur këto ditë në qarkullim nga shtëpia botuese “Onufri”.
Që në faqet e para, autori kërkon ta “qetësojë”, por edhe ta ftojë lexuesin të lexojë një libër, që nuk është studim apo raport, por fryt i një eksperience të gjatë pune, të një njeriu që ka qenë pjesë e qeverisjes së vendit dhe ka parë nga afër se ku çalon makineria e rëndë e pushtetit.
Libri nuk është ndërtuar mbi kapituj, por rekomandime. Janë 125 syresh mbi mënyrën e qeverisjes, për ministritë, këshilltarët, raportet me jashtë, zgjedhjet etj. Çdo këshillë apo rekomandim del prej eksperiencës së punës dhe herë pas here, Çabiri rrëfen edhe episode ngjarjesh, copëza historish të jetuara, që në kthejnë pas në kohë, që hedhin dritë për momente të caktuara, por edhe bëhen mësim për të ardhmen.
Ylli Çabiri
Kështu, autori na tregon për kohërat kur qeveria nuk kishte para as për të siguruar fletët e votimit për zgjedhjet; për mënyrën sesi drejtonte partinë Fatos Nano apo për kaosin e qeverisjes gjatë qeverisë “Meta 2”; batutat me Metën e Nanon. “Shqipëria mund të bëhet” është një libër që ia vlen ta lexosh jo vetëm për këshillat e vlefshme, por edhe për mënyrën e të shkruarit, ku serioziteti i inxhinierit, ish-ministrit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, ndërthuret me rrëfime me nota humori e ironie.
YLLI ÇABIRI
PJESË NGA LIBRI “SHQIPËRIA MUND TË BËHET”
Qeveria teknike me Kryeministër Vilson Amhetin qëndroi në punë aq sa kishte mandatin e miratuar, por ajo kishte funksione shumë të kufizuara, të mandatuara nga Kuvendi i Shqipërisë, të fokusuara kryesisht në përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe në sigurimin e ndihmave ushqimore. Kjo qeveri qeverisi pa autoritetin e duhur reformues, gjë që çoi në humbje kohe për proceset e tranzicionit dhe për ato të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Mendoj se qeveri të tilla nuk i bëjnë mirë Shqipërisë, jo vetëm prej mandatit shumë të kufizuar, por edhe sepse qeveri të tilla kanë frikë ose nuk janë të lejuara të marrin vendime për çështje thelbësore të zhvillimit. Këto lloj qeverish janë ndalim kohe. Ato krijohen vetëm për të plotësuar tekat apo interesat e politikës dhe jo për të mirën e vendit. Pse? A nuk i dha Kuvendi Qeverisë Teknike mandatin për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme me justifikimin se vetëm një qeveri teknike mund të përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme?
Kjo ishte në fakt skema që u paraqit nga Z. Berisha: bie qeveria e stabilitetit dhe zgjedhjet e parakohshme përgatiten nga një qeveri teknike. Por ç’ndodhi në realitet me këtë funksion? Qeveria s’kishte para të shtypte fletë votimi të sekretuara. E si mund të kishte, kur ministrat shkonin me shërbim jashtë shtetit dhe nuk u jepej asnjë dollar në xhep. Vilsoni më thirri dhe më kërkoi të gjeja një zgjidhje me ndonjë të huaj kundrejt ndonjë ‘favori’. E gjeta zgjidhjen me një tregtar nga Bari.
Ky telefonoi një darkë vonë dhe më tha se ka nisur me traget dy kamionë të ngarkuar me fletë votimi të sekretuara dhe me numër sa dyfishi i kërkesës. Me tri elemente sigurie, e fotokopjuar bodrumeve të Bankës së Shqipërisë, në fletë me tre elemente të tilla. Goxha avancim për kohën. Vilsoni urdhëroi gardën e Republikës t’i priste makinat në Portin e Durrësit dhe t’i shoqëronte. U vendos që kamionët të shkarkoheshin në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë dhe fletët të ruheshin në tunelin e saj. Se bëhej fjalë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe kjo ishte detyra kryesore e kësaj qeverie! Unë dhe kryeministri, atë mëngjes qëndruam në këmbë në oborr për të ndjekur kurorëzimin e kësaj shpikjeje operacionale.
Prisnim me padurim të shikonim ‘veprën’ tonë. Por erdhi vetëm një kamion. I dyti jo! Komandanti i Gardës raportoi që makina e dytë u mor nga zoti…, i partisë opozitare. Kaos total! Si u mor, përse u mor, ku shkoi, kush e dha urdhrin etj., etj., ishin pyetjet që bëmë për gjysmën e sasisë së fletëve të votimit, që nuk u dihej fati. Më kot! Çdo gjë u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, përfshirë kamionin. Zgjedhjet e lira e të ndershme u realizuan. S’kishte më të lira e më të ndershme. Shembull i lirisë dhe i ndershmërisë! Nuk mbeti raport e organizëm ndërkombëtar pa i përmendur si zgjedhje model apo si zgjedhje referente.
Ndërsa unë vazhdoja të kisha pikëpyetjen e kamionit të zhdukur. Jo për shumë kohë. Dy inxhinierë të sistemit të ngrohjes u thirrën në godinën e Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit për të vënë në punë kaldajën e ngrohjes dhe aty gjetën pirgje me fletë votimi të plotësuara, të hedhura andej këndej. Më në fund e zgjidha në mendjen time enigmën e kamionit të humbur. Po Ndërkombëtarët, si ka mundësi që i përdorën si model këto zgjedhje, duke i përmendur e referuar si etalon i zgjedhjeve të lira e të ndershme: ju mund t’i bëni si i keni bërë një herë në vitin 1992 me qeverinë teknike!
Elozhet ndërkombëtare vazhduan vite me radhë dhe në çdo raport, shqiptarëve u jepej kurajë për zgjedhje të lira e të ndershme, sepse ata i paskëshin realizuar zgjedhjet brenda standardeve ndërkombëtare që në vitin 1992. Disa forca politike që kishin fituar bindshëm zgjedhjet e vitit 1992 e pomponin më tej këtë rast ‘pozitiv’ që solli demokracinë, aq sa filloi të besohej nga të gjithë se demokracia në Shqipëri kishte ardhur në vitin 1992 me këto zgjedhje e jo më parë.
Zgjedhje të lira e të ndershme! Më dukej një tallje, butafori e frikshme e gjithë kjo. Përkundrazi, sipas meje, këto lloj zgjedhjesh instaluan përfundimisht mendësinë se ne për shumë vite nuk do të mund të bënim zgjedhje të lira e të ndershme, se gjithçka ishte një lojë dhe se fitorja mund të sigurohej pa asnjë diskutim në tavolinë dhe për këtë mjaftonin disa ‘marifete të vockla’, që ndryshonin dhe perfeksionoheshin nga një proces zgjedhor në tjetrin, përfshirë ‘hilet’ me ndërkombëtarët. Qeveria teknike si erdhi iku, pa e përmbushur siç duhet objektivin për të cilin u krijua.
Nuk mund ta përmbushte faktikisht! Nuk kishte forcë! Zgjedhjet ishin bërë si ishin bërë dhe s’mund të bëheshin më keq nga ndonjë qeveri jo teknike. Përvoja e demokracive të përparuara është: nuk ka qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Duhet krijuar një sistem i qëndrueshëm zgjedhjesh, i pavarur nga politika, i cili nuk mund të varet nga qeveritë, qofshin këto (edhe) teknike. Aq më tepër që ne e dimë mirë sesa ‘teknike’ dhe ‘jopolitike’ do të jetë te ne një qeveri teknike. Ndihmat ushqimore vazhduan, por asnjë marrëveshje e re nuk u lidh gjatë mandatit të kësaj qeverie.
Koha ndaloi alarmshëm dhe ne u morëm vetëm me zbatimin e marrëveshjeve të lidhura nga qeveria e mëparshme joteknike. Askush nuk vinte për vizitë në Tiranë gjatë kësaj periudhe, askush nuk na priste në vendet partnere gjatë kësaj periudhe. Vetmi, si në “Dimri i vetmisë së madhe”.
Zgjedhjet e lira e të ndershme ishin fshirë përfundimisht nga faqja e dheut. Të lira, por të ndershme… Një kandidat për zgjedhjet lokale, rreth dy muaj para zgjedhjeve më tha:
– Bëra një pagesë 20 milionë.
-Ç’pagesë?,- e pyeta i shqetësuar. Nuk duhen para për të qenë në listë, vë dorën në zjarr për këtë.
I pagova andej matanë ,- më tha-, që të më vinin një kandidat të dobët, të lehtë fare, aq të lehtë saqë as të vetët s’e duan. U shokova me këtë stil të ri. Ndërsa çuditërisht raportet e partnerëve ndërkombëtare vlerësojnë se sa herë organizojmë zgjedhje, ne bëjmë një hap me rëndësi përpara. E çfarë standardi është ky, zotërinj?! Një hap para në krahasim me çfarë?
Pse nuk thoni hapur: Zgjedhje jo të ndershme! Të lira janë, të lira kanë qenë gjithnjë, por të ndershme…? …Ish-kryeministri Z. S. Berisha, pavarësisht dijeve dhe aftësive të tij menaxhuese, ia ka dalë të kryejë mandate të plota qeverisëse. Demokracia në Shqipëri mbërriti në vitin 1991. Ish-lideri demokrat i qeverisë pluraliste u largua në vitin 1997 dhe u kthye më vonë në vitin 2005. Në prag të ikjes së tij të parandjerë në vitin 2013, “u kujdes” seriozisht për pasardhësin e tij, të cilit i besoi idetë, strategjitë dhe taktikat e tij jo gjithmonë të qarta, por sfiduese përkundrejt partnerëve ndërkombëtarë. Kryeministri Nano duket se nuk e ka patur “luksin” me të pabindurit e tij në Partinë Socialiste.
E ka ushqyer vetë frymën liberale. Prej nga ka rrjedhur edhe stabiliteti i qeverisjes së tij. Ai vendosi rregulla të përparuara perëndimore në partinë e tij. Iku kur duhej të ikte. Pa arritur të përzgjidhte dhe të caktonte pasardhësin. Ja një shembull i thjeshtë: Atë vit, mbledhja e radhës e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste u bë në sallën lartë të ish-Komitetit Qendror. Unë isha ministër socialist dhe duhej të merrja pjesë në mbledhje, por nuk i kisha shumë për zemër punët e partisë.
Fola me Fatosin në telefon. -E rregullojmë,- më tha,- por hajde vetëm pesë minutat e fillimit. Shkova. Ishte dominuese zymtësia e sallës që shihnim në televizor para vitit 1990, kur kronikat jepnin mbledhjet “me shumë rëndësi” të Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Një sallë me kolona dhe me shandanë të mëdhenj, që me siguri ishin rusë. Një sallë minigjeorgjevskaja. Vetëm se në krye të vendit (në mes të presidiumit të mbledhjes) nuk ishte më i pashpirti Enver, por liberali Fatos. Filloi mbledhja dhe Fatosi mori fjalën i pari.
– T’i japim leje shokut Ylli (atëherë vazhdonte ndarja e kujdesshme-shoku dhe zoti) se niset në Athinë në një mision me rëndësi,- tha ai. Unë dola nga salla me habinë e njeriut që nuk do të ikte gjëkundi. I tillë ishte Fatosi për partinë. Madje, të gjithë thoshin me shpoti se Ramizi i kishte ngatërruar emrat dhe gabimisht ngarkoi Saliun që të krijojë PDnë dhe Fatosin të krijojë PS-në. Kur i kishin sugjeruar të kundërtën. Historia…
***
…Numri i ministrive dhe numri i anëtarëve të qeverive ka ndryshuar vetëm në varësi të konjikturave politike, pa asnjë rregull, pa menduar fare për interesin e vendit, pa e vrarë mendjen se ç’mund të thoshte Europa. I njëjti kryeministër (Meksi) e fillon punën me 18 ministri, aq sa trashëgoi nga qeveria e mëparshme teknike. Më pas u ngjit në 19 ministri, për të zbritur në 14 dhe për t’u larguar me 15 ministri, ndërkohë që në fillim kishte një qeveri me 21 anëtarë, zbriti në 18 dhe përfundoi me 26 anëtarë. Ç’është kjo logjikë? S’ka logjikë profesionale këtu, ka vetëm logjikë rastësore.
Logjika se ndryshimet janë bërë për përmirësimin e qeverisjes nuk mund të jetë racionale, sepse ndryshimet duken se janë bërë kuturu. Nuk mund të gjendet formula e përdorur. A e dinit se Qeveria Meksi 4 me 26 anëtarë, është qeveria më e madhe në 26 vjet të tranzicionit shqiptar? Thuhet se ish-Kryeministri s’ka pasur gisht në kompozimin e qeverisë, mbase ngaqë ai nuk ishte ish-komunist. Amatorizmi ka vazhduar më tej. Njëlloj kanë vepruar edhe kryeministrat e krahut tjetër politik.
Meta 2 ka drejtuar një qeveri me 22 anëtarë nga 17 që kishte Meta 1. Një parregullsi tronditëse, pa arsyetime teknike, pa mendim. Rastësisht jam njohur me punën e 22 ministrave të kësaj qeverie. Të paktën 4 prej tyre rrinin kot, boshësisht kot, vrisnin kohën në kuptimin e plotë të fjalës dhe nuk dinin ç’të bënin. Hipnin e zbrisnin shkallëve të Kryeministrisë, duke detyruar rojat e përgjumur dhe të dembelosur të ngriheshin dhe t’i nderonin sa herë hapnin dhe mbyllnin derën. Vetëm ndonjëri merrej me punët e tij apo të partisë së tij, të tjerët s’kishin as punët e tyre.
(Jepu ndonjë punë atyre,- thoshte me shpoti Kryeministri i kohës, – që të ndihen se vlejnë për diçka!), por ama kishin secili makinat e shtetit, rojet personale, telefonin që ua paguante buxheti i institucionit dhe ishin ministra, uleshin rreth tryezës së qeverisë dhe shëtisnin gjithandej me spaletat e ministrit. Sidoqoftë, nëse doje t’i pyesje për diçka, ata mund t’i takoje të gjithë vetëm në ditën që merrnin pagën. Por as atë nuk e merrnin vetë. Ngjiteshin ata të financës dhe ia çonin me zarf ku shkruhej: Zotit filan, ministër i… Punonjësja e financës për pak u pushua nga puna, sepse nga nxitimi në zarfin e parave kishte shkruar vetëm pjesën e parë: “zotit filan”, pa ofiqet. Zoti filan u ankua i revoltuar te Kryeministri, duke kërkuar që t’i çohej nderi në vend: Është bërë me qëllim! Kjo është fyerje e paskrupullt, që cenon rëndë koalicionin qeverisës! (histori qesharake që mori dhenë). -Urgjent “zjarrfikësi”,- thërriste i alarmuar korridoreve këshilltari i Kryeministrit, Dori: Na duhet një zjarrfikës.
Do bjerë Qeveria dhe do ta humbim këtë të shkretë pagë, që na mban gjallë fëmijët. U caktova unë “zjarrfikës” për ta rregulluar menjëherë këtë punën e nderit. I nxora paratë nga zarfi i zhubravitur, që kishte kaluar dorë më dorë, i futa në një zarf të ri dhe ia zgjata llogaritares. -Shkruaj tani me dorën tënde, Zotit filan, ministër shteti për… -Qyqja, tha ajo tërë habi, pse për kaq paskan dashur të më heqin nga puna? Dhe nxitoi të shkruante ç’i thashë, ia çova vetë Filanit zarfin dhe i dhashë të drejtë, duke i kërkuar të falur në emër të Kryeministrit të kohës. I premtova se një rast si ky nuk do të tolerohej më nga ky koalicion qeverisës. Nuk luhej dot kështu me kryetarët e partive të koalicioneve…
Tmerri nga puçi “Berisha” dhe “salinjtë” e rretheve që i bëjnë presion: Duam rikonfirmim formal si kryetarë, nuk i lëshojmë kolltukët
Pas pazarit që finalizoi me Berishën më 23 korrik 2013, Lulzim Basha trashëgoi fronin e kryetarit të PD, duke spostuar të ndjerin Sokol Olldashi, me vota të manipuluara.
Për të pasur siguri të plotë e të përjetshme, në këtë post të dhuruar e grabitur, ai zbatoi skemat djallëzore “spastrim-sundim” të “Plakut Mere“ Sali Berisha dhe në janar 2014, nisi procesin e zgjedhjeve për strukturat drejtuese të PD në rrethe, të cilin e përfundoi në muajin gusht 2014.
Para 4 vitesh, Basha e strukturoi “hartën” e PD, vetëm me 39 degë në 39 bashki dhe me 15 degë në njësitë administrative në Tiranë, duke shkrirë dhe bashkuar degët e PD në 22 bashki, ku partisë i kishin mbetur anëtarë, vetëm sa për “1 furgon 8+1”.
Pas përcaktimit të degëve në zona, Luli (dmth Saliu) caktoi deputetë-langojtë e tij, si koordinatorë (sekserë) zgjedhjesh për çdo degë, të cilët kishin detyrë të përcaktonin, se cilët duhej të ishin kryetarët, sekretarët dhe anëtarët e kryesive në rrethe, me qëllim që të vendoseshin njerëz me “2 B”: Besnik-të Bindur, por në ato zgjedhje, të cilave u ka skaduar afati prej 2 vitesh, u vunë përballë dy grupe të kundërta morale, të PD:
Demokratët e rinj intelektualë, të qytetëruar e me reputacion, që nuk kishin asnjë lidhje me llumin e parti-pushteteve të PD-Klikës së kalbur e të qelbur “Berishiste”, të cilët kandidonin për herë të parë si kryetar e anëtarë kryesie të PD, me platforma standardesh demokratike.
“Mbetjet” e PD të epokë-xhunglës 1992-2013, të cilët prej 23 vitesh kishin uzurpuar degët e PD në rrethe, ose ishin rikthyer me porosi e urdhër, për t’i uzurpuar përsëri strukturat në zona, si vazhdimësi e klanizimit të kësaj partie “prostitutë” politike, që ka “dhjerë” idealin e “Dhjetorit ‘90” dhe kauzën anti-komuniste të të përndjekurve politikë e (ish) pronarëve.
Zgjedhjet e 2014-ës në PD, u quajtën “gjithë-përfshirëse”, paçka se në krye të 972 seksioneve, grup-seksioneve dhe 53 degëve të PD në rrethe, nuk u zgjedh asnjë femër kryetare, madje edhe ato 25 zonja e zonjusha që kandiduan, u përballën me presionet dhe makinacionet e “Harunëve”, të cilët i “spostuan”.
Mirëpo tani, Luli është futur në siklet, prej presionit të 53 “Harunëve” që ka graduar vetë nëpër rrethe, aq sa prej 2 vitesh nuk po organizon dot zgjedhjet e PD në zona, duke i shtyrë në çdo 3 e 6 muaj, për shkak se “Harunët” e tij në rrethe, refuzojnë të bëjnë zgjedhje me kandidatë të tjerë rivalë përballë tyre, duke kërkuar rikonfirmim formal në detyrë, me konferenca tip “Edi Rama”.
Frika nga një puç i pritshëm i Sali Berishës, për ta rrëzuar nga froni i PD, shfaqur në në presionin që po i bëjnë “Salinjtë” dhe ”Harunët” e rretheve, ka detyruar të “tredhurin” Lulzim Basha, që zgjedhjet në PD, të planifikuar në maj-qershor 2018, t’i shtynte për në shtator-tetor 2018, por informacionet nga “Çeta” e Lulit, thonë se zgjedhjet e PD në rrethe, do të shtyhen e zhvilohen pas zgjedhjeve lokale të 2019-ës./Pamfleti
Ish kryeministri që “përgjërohet” për fatin e Shqipërisë dhe Kosovës, në 8 vitet e tij në qeverisje s’ka lënë koncesion pa i dhënë serbo-boshjakut Damir Fazlliç, me ortakë Argita Berisha Malltezi dhe Shkelzen Berisha. Pas bllokimit, Fazlliç, interkoneksionin Kukës-Prizren e mori nga Rama
Sali Berisha në tetë vitet e qeverisjes së tij, katër vite me aleatët e djathtë dhe katër vite me Ilir Metën, ka dhënë gjithçka me koncesion, duke filluar nga Porto Romano e deri te ‘Pullat Fiskale’.
Dhe gjatë tërë kësaj periudhe ka qënë vetëm një partner i besueshëm me të cilin ka bashkëpunuar ngushtë, miku i tij serbo-boshnjak Damir Fazlliç.
Kuptohet bashkë me të kanë qënë ndërmjetës dhe përfitues direkt dhe fëmijët e ish kryeministrit, Argita Malltezi Berisha dhe Shkelzen Berisha. Të cilët kanë qënë të përfshirë në të gjitha aferat e mundshme në tetë vitet e qeverisjes së babait të tyre Sali Berisha.
Serbo-boshnjaku Damir Fazlliç dhe Argita Berisha Malltezi, miku dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë përfituar 1,75 milionë euro nga shitblerja e tokave në zonën e Porto Romanos, pasi kishin informacion paraprak se zona do shndërrohej në park energjetik.
Një përfitim me një “dorë”, sepse Berisha me një vendim qeverie pas blerjes së Porto-Romanos nga Fazlliç dhe Argita, e shpalli atë park energjetik, madje miratoi dhe ndërtoi dhe rrugën për tek kjo tokë, e blerë më parë badihava nga dyshja në fjalë.
Por më “spektakolar” ka qënë Sali Berisha në përfitimin nga paratë e shtetit përmes mikut të tij serbo-boshnjak Damir Fazlliç, vetëm disa ditë pas masakrës së 21 janarit 2011 kur u vranë katër demonstrues të opozitës së asaj kohe para kryeministrisë.
Në ditët më dramatike të Shqipërisë pas masakrës së 21 janarit, Kuvendi miratoi një koncesion që shkoi në favor të sekserit të familjes Berisha, Damir Fazlliç për dhënien e monopolit për Pullat Fiskale.
Formalisht koncesioni i jepej një kompanie amerikane, ndërsa kontrata u lidh me filialin e saj në Zvicër. Ekspertë ndërkombëtare e kanë quajtur kontratën të dëmshme për ekonominë shqiptare
Parlamenti shqiptar e votoi në fillim të shkurtit 2011 kontratën koncensionare mes Ministrisë së Financave e kompanisë “Sicpa Security Solution Albania” për dhënien e monopolit të prodhimit të Pullave Fiskale.
Përtej kalimit nga një monopol publik në një monopol privat, kjo kontratë duket se mbart në “background”-in e saj një marrëveshje të fortësh që u kurorëzua në Kuvend në fillim të shkurtit 2011, duke i dhënë fuqi me votat e deputetëve të maxhorancës së djathtë dhe të LSI.
Ministria e Financave zbardhi asokohe dhe lobuesit e kësaj kontrate monopoli mes shtetit shqiptar dhe korporatës amerikane “Sicpa Security”, ndërsa sërish shtytësi dhe ideatori i kësaj kontrate ka qenë Damir Fazlliç, miku serbo-boshnjak i ish kryeministrit Sali Berisha.
Damir Fazlliç kishte propozuar dhënien me koncesion të prodhimit të pullave fiskale, ndërsa në shkurt të 2010 gjithçka ishte gati dhe Ministria e Financave nisi tenderimin për ofertat. Më 5 shkurt 2010 morën pjesë në garë dy kompani për marrjen e këtij koncesioni, “De La Rue International Ltd” si dhe “Sicpa Security Solutions Sa”.
Më 26 qershor 2010 fituese u shpall kompania “Sicpa Security Solutions sa”, ndërsa rivalja e saj në garë kishte konsumuar edhe një ankesë te Avokati i Prokurimeve ku kishte pretenduar një “kurth” të ngritur prej komisionit të ofertave në lidhje me kriteret e dokumentacionit që duhej të përmbushte kjo kompani.
Një muaj më vonë më 7 korrik 2010 Ministria e Financave nisi negocimin e kontratës, që ishte parashikuar të nënshkruhej në mesin e muajit tetor 2010. E gjithë procedura e negocimit u kryen në një mungesë të plotë transparence.
Me këtë çështje janë marrë direkt Ministri i Financave dhe shefi i tij i kabinetit, si dhe dy këshilltarë të kryeministrit Berisha, së bashku me një studio ligjore në Tiranë që ishte dhe përfaqësuese legale e kompanisë “Sicpa Security”. Bëhet fjalë për studion e Argita Berishës.
Asnjë lojtar tjetër nuk ishte i përfshirë në këto negociata, as grupet e interesit, ndërsa ministria e Financave eleminoi çdo lloj tentative edhe nga ana e medias për të marrë informacion lidhur me ecurinë e negociatave.
Duket se negociatat nuk shkuan edhe aq mirë edhe pse palët punonin në fshehtësi totale, pasi ndryshe nga sa ishte parashikuar, kontrata nuk u nënshkrua në mesin e tetorit, por rreth një muaj më vonë.
Pikërisht në momentet e ngecjes së këtyre negociatave, në Tiranë është rishfaqur Fazlliç, kësaj here së bashku me ish- gjeneralin e NATO-s, Uesli Klark, për të lobuar në favor të kompanisë amerikane dhe për të shtendosur mosmarrëveshjet mes palëve.
Klark ka zhvilluar asokohe takim të posaçëm edhe me kryeministrin e vendit, Sali Berisha, ku i ka kërkuar që nënshkrimi i kontratës të mos vonohej më shumë, ndërsa ka lobuar pranë Saliut edhe në lidhje me disa pretendime të kompanisë për përqindjet e fitimit në prodhimin e Pullave Fiskale për asortimentet e akcizës dhe jo vetëm, siç janë alkooli, duhani, barnat etj.
Dy lobuesit duket se ia kanë dalë të marrin në kohë kontratën me kushtet që preferonte edhe kompania që pritej të merrte monopolin.
Një tjetër aspekt i lidhjes së kësaj kontrate lidhet me kompaninë konsulente të garës, të pajtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa garë nga Ministria e Financave. Kjo kompani ishte “Field Fisher Ëaterhouse LLP” dhe ishte ngarkuar prej ministrisë së Financave që të hartonte procedurat për zhvillimin e garës për marrjen e koncesionit.
Dhe pajtimin e kësaj kompanie që do të hartonte “rregullat e lojës” për fitimin e koncesionit e ka sugjeruar i njëjti negociator që sugjeroi dhe fituesin, Damir Fazlliç. Kjo kompani konsulence, e sugjeruar nga Fazlliç, solli në Tiranë dy ekspertë të saj të quajtur Majkëll Krisik dhe Xhon Bridsman, të cilët asistuan Ministrinë e Financave gjatë gjithë kohës.
Ndërkohë kontrata kishte probleme. Zgjidhja SICPA nuk është zgjidhje që lufton kontrabandën e duhanit dhe alkoolit, pasi shërbimi i SICPA-s eliminon produktet me pullë të falsifikuar, ndërsa në Shqipëri problem janë produktet pa pullë dhe jo ato me pullë të falsifikuar.
Ndërsa kredencialet e SICPA nuk janë më të mirat bazuar në raportin e OBSH-së dhe qeverisë amerikane etj, kompania ka pasur një skandal me abuzimin dhe fitimin e kontratës në Filipine çka shkaktoi dhe një skandal qeveritar.
Çmimi i ofruar në Shqipëri është tre herë më i lartë se ekzistuesi. Shteti humbet gati 60 përqind në krahasim me më parë aktualisht shteti merr 1 lek/pullë akcizë ndërsa në bazë të kontratës SICPPA do t’i japë shtetit 2 përqind të 3 lekëve/pullë akcizë ose 0.06 lekë/pullë.
Kompania nuk përfshihet në çmime TVSH-je dhe në taksa të tjera.
Kompania duke operuar në mungesën totale të transparencës mund të godasë dhe dëmtojë grupet e interesit për sa kohë që ka operuar pa bërë asnjë këshillim me askënd por duke operuar e privilegjuar në kontakt të drejtpërdrejtë me rangjet qeveritare. Ndërkohë që skandali konsistonte në faktin se Shqipëria do blejë Pullat Fiskale dy herë më shtrenjtë se vendet e tjera
E bllokoi Berisha për Fazlliç, Rama jep miraton Interkonjeksionin Kukës- Prizren
Qeveria shqiptare e drejtuar nga Rama, vetëm tre muaj pasi filloi punë, mori vendimin për ndërtimin e linjës së interkoneksionit me Kosovën, duke i dhënë fund makthit të krijuar nga qeveria Berisha, që e anuloi duke e lënë Kosovën në mëshirë të energjisë serbe./pamfleti