Politike

Rekordi i zi i Ramës: E lë Kolumbinë 34 vende prapa Shqipërisë për kokainën

Prestigjozja amerikanë “The Economist” me anë të një reportazhi tregon që lufta e autoriteteve ndaj karteleve të drogës po bëhet thuajse e pamundur. Sipas këtij shkrimi mbi 8 milionë njerëz konsumojnë kokainë, ndërsa listën e vendeve e kryeson Shqipëria ku 2.5% e popullsisë është përdorues i kësaj droge.
Shqipëria ka thyer të gjitha rekordet për drogën dhe tani vjen raporti edhe për kokainën. Rama ka thyer edhe rekordin e Kolumbisë për kokainën që kosnumojnë shqiptarët. Ndërsa shqiptarët janë të parët në botë për përdorimin e Kokainës, kolumbianët janë në vendin e 34-të.
“The Economist” me anë të një reportazhi me titullin “Kokaina, pse kartelet e drogës po fitojnë”, e ka listuar Shqipërinë në krye të listës për konsumin e drogës.
Prestigjozja amerikane tregon se 2.5% e shqiptarëve konsumojnë kokainë dhe arsyeja e këtij fakti është se vendi përdoret si tranzit për kokainën afgane.
Mbi 8 milionë njerëz në të gjithë botën janë përdorues të kokainës dhe vendet më të prekura sipas “The Economist” janë Britania,
Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë reportazh tregohet edhe se sa kushton një kilogram kokaine në disa shtete të globit.
Në Kolumbi 1 kg arrin të shitet për rreth 2.200 dollarë, në Meksikë mund të shkojë nga 12-16 mijë dollar, ndërsa në Europë çmimi i 1kg kokainë mund të kapë vlerën e 55 mijë dollarëve.
Transporti i kokainës, sipas prestigjozes, po bëhet në rrugët e vjetra të kanabisit, por kartelët e drogës kanë gjetur edhe linja të reja, gjë që e bën edhe më të vështirë punën e autoriteteve.
Më tej tregohet se vetëm në Ngushticën e Gjibraltarit transporti i kokainës u rrit me 300%. Ndëërsa 7.7 ton e kokainës kolumbiane ka hyrë në Meksikë dhe SHBA.
“Një rrjet i errët i përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, përdorin tani internetin për të blerë dhe për të shitur drogë në mënyrë të fshehur, duke e bërë një luftë të të vështirë për autoritet të cilat nuk mund ta fitojnë kurrë atë”.
“The Economist” thotë se SHBA shpenzon 40 bilion dollarë në luftën kundër drogës, ku arrestohen 1.5 mln qytetarë të lidhur me këtë trafik.
Gjithashtu nga përdorimi i kokainës në 2016 kanë gjetur vdekjen 10 400 persona, një shifër që ka ardhur në rritje të frikshme nga viti në vit.

Rekordi i zi i Ramës: E lë Kolumbinë 34 vende prapa Shqipërisë për kokainën Read More »

Erjon Braçe nuk duron më, ia kthen ashpër Bashës: Deri në fund dhe shumë shpejt, siç ti e kërkon!

Shkrimi në “Ëashington Times” ka përfshirë në debatin me Ramës dhe Bashës edhe deputetin socialist Erion Braçe. Basha në reagimin e tij shkruante se populli është ai që do të thotë fjalën e fundit për kokat e krimit dhe korrupsionit, duke pretenduar se Rama ka kapur drejtësinë. Por socialisti Braçe, teksa ironizon qëndrimin e deputetit demokrat në emër të popullit, thotë se drejtësia do të veprojë si buomerang ndaj Bashës, ashtu siç edhe ai vetë e kërkon.

Reagimi i deputetit Erion Braçe:
Kur Lulezim Basha flet ne emer te Popullit, eshte mu sikur Breshka te kendoje e kerceje Rock! Sipas tij, Reforma ne Drejtesi nuk egziston; Sipas tij, Reforma ne Drejtesi egziston vetem per Edi Ramen dhe ambasadoret qe ai ka blere me parate e droges;

Sipas tij, Populli nuk e ha kete dhe Populli shume shpejt do e zhbeje Reformen dhe Drejtesine qe po rithemelohet prej saj! Ky eshte kulmi! Cili popull Lulezim? Ai qe ti e vrave me pushke te shtetit mu ne mes te bulevardit? Per cilen Drejtesi do cohet ky Populli, per kete qe po zhbehet pikerisht sepse me te, Ti, as u hetove e as u gjykove per vrasjet ne Popull?

A e kupton qe nese do ket gjyq te Popullit, pari para tij duhet te jesh Ti, vrasesi serial i kater burrave te varfer e te ndershem?! Sepse jo vetem i dhe amnisti vetes, por nuk le qe te denohej asnje nga vrasesit e tu te skuadres se pushkatimit. Deri ne fund dhe shume shpejt, sic ti e kerkon!

Erjon Braçe nuk duron më, ia kthen ashpër Bashës: Deri në fund dhe shumë shpejt, siç ti e kërkon! Read More »

Basha i përgjigjet Ramës: Ke blerë gjykatës, prokurorë, TV, ambasadorë…

I është përgjigjur menjëherë Lulzim Basha akuzës së kryeministrit Edi Rama se opozita po paguan shkrime në mediat e huaja kundër Vetingut dhe reformës në drejtësi.

“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë #Derinëfund👊”,– shkruan Rama me një gjuhë të fortë.

Me të njëjtën gjuhë iu përgjigj edhe kreu i opozitës.

“Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt” shkruan Basha.

Basha i përgjigjet Ramës: Ke blerë gjykatës, prokurorë, TV, ambasadorë… Read More »

Erjon Braçe nuk duron më, ia kthen ashpër Bashës: Deri në fund dhe shumë shpejt, siç ti e kërkon!

Shkrimi në “Ëashington Times” ka përfshirë në debatin me Ramës dhe Bashës edhe deputetin socialist Erion Braçe. Basha në reagimin e tij shkruante se populli është ai që do të thotë fjalën e fundit për kokat e krimit dhe korrupsionit, duke pretenduar se Rama ka kapur drejtësinë. Por socialisti Braçe, teksa ironizon qëndrimin e deputetit demokrat në emër të popullit, thotë se drejtësia do të veprojë si buomerang ndaj Bashës, ashtu siç edhe ai vetë e kërkon.

Reagimi i deputetit Erion Braçe:
Kur Lulezim Basha flet ne emer te Popullit, eshte mu sikur Breshka te kendoje e kerceje Rock! Sipas tij, Reforma ne Drejtesi nuk egziston; Sipas tij, Reforma ne Drejtesi egziston vetem per Edi Ramen dhe ambasadoret qe ai ka blere me parate e droges;

Sipas tij, Populli nuk e ha kete dhe Populli shume shpejt do e zhbeje Reformen dhe Drejtesine qe po rithemelohet prej saj! Ky eshte kulmi! Cili popull Lulezim? Ai qe ti e vrave me pushke te shtetit mu ne mes te bulevardit? Per cilen Drejtesi do cohet ky Populli, per kete qe po zhbehet pikerisht sepse me te, Ti, as u hetove e as u gjykove per vrasjet ne Popull?

A e kupton qe nese do ket gjyq te Popullit, pari para tij duhet te jesh Ti, vrasesi serial i kater burrave te varfer e te ndershem?! Sepse jo vetem i dhe amnisti vetes, por nuk le qe te denohej asnje nga vrasesit e tu te skuadres se pushkatimit. Deri ne fund dhe shume shpejt, sic ti e kerkon!

Erjon Braçe nuk duron më, ia kthen ashpër Bashës: Deri në fund dhe shumë shpejt, siç ti e kërkon! Read More »

Romana Vlahutin pak ditë para largimit nga vendi jep mesazhin e fortë: Di të them se…

Romana Vlahutin ka reaguar në një kohë kur po flitet se reforma në drejtësi është një investim i Soros dhe ambasadës amerikane në Tiranë. Ambasadorja e BE-së e cila është në prag largimi, u nderua me titullin e “Qytetares së Nderit në Vlorë” ditën e sotme, ka deklaruar se reforma nuk zhbëhet.

“Mendoj që e kam lënë në vijën e moskthimit, kjo ka qenë një reformë kushtetuese, tani është një realitet. Ajo çfarë është bërë në pak vite në këtë vend, në vendet  e tjera është dashur dekada të arrihet. Ky është investim për të ardhmen. Di të them që askush nuk mund të zhbëjë Reformën në Drejtësi.”

Romana Vlahutin pak ditë para largimit nga vendi jep mesazhin e fortë: Di të them se… Read More »

SHBA i nxjerr të palarat Berishës, zbulon të gjitha zullumet me firmat piramidale: Mbrojte emrat e fuqishëm

Prej më shumë se dy ditësh po dalin në dritë detaje të reja nga skandali me firmat piramidale të shfaqura në Shqipëri në vitin e errët 1997. ”SOT” tregon si nisi shfarrosja e tyre dhe qendrimi që mbajti në atë kohë qeveria Berisha. Po ashtu siç thuhet në raportin e FMN-së, qeveria e asja kohe shihte nga jashtë të gjitha skandalet dhe nuk ndërhynte për t’i parandaluar.

“Gjatë gjithë vitit qeveria ishte një spektator pasiv në krizën që shpalosej. Megjithëse masa e problemit u bë e qartë kur Banka e Shqipërisë zbuloi se depozitat e VEFA në sistem ishin rreth 120 milionë dollarë (5 për qind e GDP) dhe me gjithë paralajmërimet nga FMN e Banka Botërore, Ministria e Financave nuk paralajmëroi publikun deri në tetor. Por dhe atëherë, ajo bëri vetëm një dallim të rremë e keqinterpretues mes kompanive me investime të vërteta, që sipas saj besohej si ishin të qendrueshme dhe skemave të pastra piramidale. Kur u sugjerua se disa nga kompanitë funksiononin vetëm me riciklimin e parave, Presidenti Sali Berisha u doli atyre në mbrojtje.

Reagimi i shtypit dhe i publikut ishte kryesisht negativ dhe FMN nisi të akuzohej nga shqiptarët se po përpiqej të mbyllte firmat më të suksesshme të vendit”, thuhet aty. Më tej deklarohet se në nëntor, pas presionit të jashtëm u ngrit një komision për hetimin e firmave, por ai nuk u mblodh kurrë. Më 19 nëntor Sude ndaloi pagesat dhe i gjithë sistemi u shemb. “Shembja e Sudes tronditi financat e të gjitha kompanive dhe depozitat e reja u thanë. Një tentativë e VEFA, Kamberi, Silva, e Cenaj për të bindur depozituesit se ishin të qëndrueshme duke ulur interesat në 5 për qind, dështoi. Në janar 1997, Sude e Gjallica falimentuan duke shkaktuar nisjen e trazirave”, thuhet në dokument.

Zgjimi i qeverisë

Në raportin e FMN tregohen dhe ndërhyrjet e qeverisë së asaj kohe vetëm në momentin e fundit. Sipas dokumentit, qeveria në vend që të merrte masa konkrete nis të bëjë dallime mes kompanive. “Skemat e tjera ndoqën të njëjtën linjë dhe me shumë vonesë qeveria nisi të marrë disa masa. Së pari ajo refuzoi kompensimin e depozituesve për humbjet, që e bëri më të thjesht afrimit të stabiliteti ekonomik. Së dyti ajo mori masa kundër disa kompanive duke ngrirë llogaritë e Xhaferri e Populli, të cilat arrinin në 250 milionë dollarë (10 për qind e GDP). Banka e Shqipërisë me iniciativën e saj nisi të kufizojë tërheqjet e përditshme nga llogaritë për të parandaluar skema të tjera të zbraznin llogaritë e tyre. Në shkurt parlamenti kaloi ligjin e ndalimit të skemave piramidale, por pa i përkufizuar qartë ato. Qeveria nisi të bëjë dallime mes kompanive me investime të vërteta deh atyre thjesht piramidale por nuk veproi kundër kompanive të mëdha”, thekson FMN. Më tej bëhet e ditur se në mars 1997, Shqipëria ishte në kaos. Qeveria kishte humbur kontrollin e jugut të vendit.

“President Berisha pranoi të mbante zgjedhje të reja parlamentare para fundit të qershorit dhe u emërua një qeveri e përkohshme. Ndërkohë rreth 2,000 njerëz ishin vrarë në dhunën pas shembjes së piramidave dhe pjesë të mëdha të vendit ishin jashtë kontrollit të qeverisë por të bandave kriminale që kishin zëvendësuar autoritetet”, thuhet aty.

SHBA i nxjerr të palarat Berishës, zbulon të gjitha zullumet me firmat piramidale: Mbrojte emrat e fuqishëm Read More »

Qeveria “zbarkon” në Vlorë, vendoset fati i disa ministrave

Kryeministri Rama ka thirrur anëtarët e kabinetet në qytetin e Vlorës. Ministrat e qeverisë janë janë mbledhur në qytetin bregdetar ku do të raportojnë për punën e tyre.

Të pranishëm në takimin e sotëm, përveç ministrave të qeverisë “Rama 2”, janë edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Më herët është paralajmëruar se shtatori do të jetë edhe momenti kur disa ministra do të mbeten jashtë kabinetit. Do të jetë ky takim që do të vendosë fatin e tyre.

Qeveria “zbarkon” në Vlorë, vendoset fati i disa ministrave Read More »

‘Ujqërit e tërbuar’ rikthehen më 3 shtator, ja 10 nismat e nxehta që pritet t’i vënë ‘flakën’ Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për sesionin e ri parlamentar më 3 shtator, ku ‘ujqërit e tërbuar’ do të rinisin sërish luftën politike. Ky sesion do të jetë tepër ‘i nxehtë’ dhe me sfida të vështira, që tejkalohen vetëm me konsensus politik, që për politikanët shqiptarë është edhe gjëja më e vështirë për t’u arritur. Opozita pritet të vijojë sesionin e ri me po të njëjtën strategji si muajt që lamë pas, duke bllokuar seancat plenare me synimin për të rrëzuar qeverinë dhe për të krijuar një qeveri anti-mafia.

‘Shqiptarja.com’ ka zbuluar dhjetë pikat më të nxehta të këtij sesioni, që pritet të ndezin Kuvendin çdo të enjte. Sfida kryesore e Parlamentit konsiston në avancimin e mëtejshëm të zbatimit të reformës në drejtësi dhe adresimin e krizës që po prodhon boshatisja e gjykatave dhe prokurorive, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut.

Për të plotësuar në një kohë sa më shpejtë vendet vakante në gjykata dhe prokurori, mazhoranca ka propozuar një ndërhyrje në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për miratimin e të cilit duhen 84 vota. Nisma parashikon që t’i hapë rrugë Shkollës së Magjistraturës për të pranuar kandidatë për magjistratë, deri kur të ngrihen KLP dhe KLGJ, ndërsa KLD të emërojë në drejtësi kandidatët që janë diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës. Ky projektligj do të jetë në krye të agjendës së këtij sesioni parlamentar, i cili pritet të prodhojë debate të forta, por edhe tentativa për kompromis, mes mazhorancës dhe opozitës. Partia Demokratike dhe LSI kanë refuzuar votimin e projektligjit, ndërsa kanë vendosur disa kushte në këmbim të votave.

Tre janë skenarët e mundshëm për fatin e projektligjit që pret në Kuvend për t’u miratuar. Së pari, mazhoranca mund ta miratojë ligjin me 84 vota, duke siguruar 6-7 vota në radhët e LSI dhe PD. Për të evituar një skenar të tillë, në seancën e fundit parlamentare, PD dhe LSI bojkotuan Parlamentin. Së dyti, PS-PD-LSI mund të arrijnë një kompromis për miratimin e ndryshimeve. Ndërkaq, versioni më i mundshëm është shtyrja pa afat i votimit të nismës, për të pritur ngritjen e KPL dhe KLGJ.

Nismat e tjera

Një tjetër projektligj që pret votat e PD-LSI ka të bëjë me disa ndryshime në Kodin Rrugor. Nisma synon të shpëtojë emigrantët shqiptarë, shqiptarët e Kosovës dhe të huajt nga pezullimi i patentës me kusht që të paguajnë dyfishin e gjobës për shkeljen e Kodit Rrugor. Gjithashtu, shumica do të kërkojë votat e opozitës për miratimin e disa ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat parashikojnë dënimin me burg të personave që dhunojnë apo që vrasin kafshët. Nisma ligjore mbështetet nga 20 mijë qytetarë dhe vjen pas disa akteve makabre ndaj kafshëve, kryesisht ndaj qenve. Një tjetër nismë ligjore që mund të ‘ndezë’ në debate Parlamentin është projektligji për “për Presidentin e Republikës së Shqipërisë”. Projektligji për funksionimin dhe organizimin e Presidencës është tërhequr përkohësisht, pikërisht për shkak të parashikimeve të debatueshme, por mund të rikthehet për shqyrtim dhe miratim në Parlament.

Dy ligje për koncesionet

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar që në fillim të vitit 2017 një projektligj për “për koncesionet dhe partneritetin publik privat”. Nisma parashikon përshpejtimin e procedurave dhe afateve në rastin e dhënies me koncesion/PPP të ndërtimit dhe të shfrytëzimit të burimeve të energjisë së rinovueshme me kapacitet të instaluar mbi 2MË, të cilat kanë vlerë investimi jo më pak se 100 milionë euro. Nisma mund të miratohet vetëm me votat e mazhorancës, por opozita mund të bëjë rezistencë, pasi koncesionet i ka konsideruar një praktikë korruptive të qeverisë. Ndërkaq, në fillim të vitit 2016, në Kuvend është deponuar një tjetër projektligj për koncesionet. Ligji parashikon kalimin e koncesioneve për miratim në Parlament.

Projektligjet e mbetura pezull

  1. Projektligj “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96, datë 6.10.2016 “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” 2. Ligji për ndërtimin e teatrit të ri, i kthyer pas për rishqyrtim nga Presidenti. 3. Projektligji “për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar. 4. Projektligj “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë” 5. Projektligj “për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.

  2. Projektligj “për një ndryshim në ligjin nr. 125/2013, “për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar. 7. Projektligji “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 125/2013 “për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar” (2) 8. Projektligj “për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore’ 9. Projektligj “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr .8331, datë 21.4.1998 “për ekzekutimin e vendimeve penale” i ndryshuar. 10. Projektligj “për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Projektligjet e tërhequra

  1. Projektligji “për Presidentin e Republikës së Shqipërisë”. 2. Projektligj “për një shtesë në ligjin nr. 7651, datë 21.12.1992, “për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar. 3. Projektligj “për krijimin e institutit të studimeve për kujtesën e luftës së dytë botërore”. 4. Projektligj “për disa shtesa në ligjin nr. 112/2013, datë 04.04.2013 “për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendore të nderit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 5. Projektligji “për sistemin e depozitës për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë”.

  2. Projektligj “për provimin e shtetit për profesionin e juristit”. 7. Projektligj “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011, “për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”. 8. Projektligj “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 69/2012, “për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 9. Projektligji “për statusin e minatorit” (punonjësve të minierave në nëntokë)”. 10. Projektligji “për një ndryshim në ligjin nr. 141/2016, “për dhënie amnistie”. 11.Projektligji “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. 12.Projektligj “për disa shtesa në ligjin nr. 138/2015″ për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” i ndryshuar, 13.Projektligj “për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit”./korrieri

‘Ujqërit e tërbuar’ rikthehen më 3 shtator, ja 10 nismat e nxehta që pritet t’i vënë ‘flakën’ Kuvendit Read More »