Politike

Prag zgjedhjesh/ PD-LSI drejt divorcit, aleatja e Bashës në koalicion paketë me kushte Ramës për reformën në drejtësi. Tenton ‘pjatën’ e Kryeministrit

Thellohen përplasjet brenda kampit opozitar

Aksioni politik i shtatorit dhe ngërçi i reformës në drejtësi ka thelluar përplasjet brenda kampit opozitar, PD-LSI. Por pak ditë më parë Partia Demokratike i propozoi Ramës 7 kushte për konsensusin e reformës në drejtësi. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga aleatja e PD në koalicion, e cila u distancua nga kushtet e vendosura nga selia blu dhe se LSI po mendon që të dal me një paketë më vete me kushte për qeverinë.

Partia e Monës ka nisur hartimin e paketës së reformës dhe pritet t’ia servir në pjatë Edi Ramës. Këtë gjë e konfirmoi edhe Ylli Manjani dy ditë më parë ku u shpreh se:

“Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ajo që nuk po sheh ky popull sot, nuk po sheh cila është alternativa. Në qoftë se nuk shfaqesh dot si një alternativë më e mirë se kjo që është koston e merr ti

Detyra jonë e të gjithëve bashkë është ta shfaqim veten si një alternativë dhe për t’i treguar këtyre që ne jemi më të mirë se ju, se dimë të qeverisim me mirë, se dimë të qeverisim pa koncesione, se na vjen keq më shumë sesa ty për fshatarët edhe për fuqinë punëtore të vendit, sepse ne nuk jemi agjenci punësimi por jemi alternativa ekonomike me taksa më të ulëta”, tha ai.

Një mesazh ky që tregon se marrëdhëniet mes dy forcave opozitare nuk janë në të njëjtën frymë, pasi të dyja forcat po ecin me axhenda të ndara sa i takon bashkëpunimit.

Opozita në sulm ndaj reformës në drejtësi

Fronti opozitar duket se është hedhur në sulm ndaj reformës në drejtësi. Kjo për faktin se të dyja forcat opozitare si Partia Demokratike, ashtu dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po i ushtrojnë presion kryeministrit Rama se e vetmja mënyrë për të dhënë konsensus në zbatimin e reformës në drejtësi, është që ky i fundit të pranojë kushtet e vendosura prej këtyre dy forcave. Por ndonëse LSI nuk e ka paraqitur akoma platformën e saj, PD ka kërkuar që të ribëhet edhe njëherë nga e para reforma si dhe të shkarkohet nga detyra kryeprokurorja Arta Marku. Por edhe pse kryeministri Edi Rama deri më tani akoma nuk e ka dhënë një qëndrim përfundimtar nëse do i pranojë apo jo kushtet e propozuara nga PD, LSI po përpiqet që të shpalosë edhe ajo platformën e saj.

Sipas ”SOT”, ky veprim që LSI ka ndërmarrë duket se ka shqetësuar demokratët. Sipas informacioneve të gazetës demokratët e rreshtuar krah Bashës janë shprehur të shqetësuar sa i takon veprimeve dhe deklaratave të bëra nga LSI. Madje, ata kanë shprehur rezerva edhe sa i takon përgatitjeve të LSI për protesta në shtator. Sipas tyre, akoma nuk ka një udhëzim për tu përgatitur për protesta dhe nëse do të ketë atë vendim duhet ta japë kreu demokrat dhe jo Kryemadhi. Detaje që po tregojnë se marrëdhëniet Basha-Kryemadhi janë acaruar pas përfundimit të legjislaturës së parë parlamentare./pamfleti

Prag zgjedhjesh/ PD-LSI drejt divorcit, aleatja e Bashës në koalicion paketë me kushte Ramës për reformën në drejtësi. Tenton ‘pjatën’ e Kryeministrit Read More »

Rama ka gati ofertën për Bashën, rritet ankthi në radhët e LSI

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur dje mbledhjen e dytë të qeverisë në Vlorë, ku ka vijuar dhënia e llogarisë nga ministrat. Pas takimit të së premtes, dje rreth orës 10.00 ministrat shkuan sërish në Vilën Qeveritare dhe për disa orë kanë vijuar diskutimet. Dje të pranishëm kanë qenë dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bledi Çuçi, si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Gazeta ka mësuar detaje se mbledhja e djeshme është fokusuar kryesisht te disa çështje, të tilla si: Reforma zgjedhore, përgatitja për zgjedhjet vendore vitin që vjen, përgatitja e ofertës që do i bëhet opozitës për të gjetur bashkëpunimin në vjeshtë, si dhe përmbushja e kushteve të vëna nga BE me qëllim marrjen e statusit kandidat. Ashtu siç gazeta e ka bërë të ditur më herët, dje Rama u ka dhënë udhëzime të gjithë ministrave, se çfarë duhet të realizojnë gjatë ditëve në vijim.

Sigurisht që vëmendja ka qenë te kushtet e BE, pasi kryeministri kërkon që të realizohen të gjitha kërkesat me qëllim që në qershor të mos dalë asnjë pengesë. Përmbushja e kushteve të vendosura nga Brukseli do jetë dhe një ndër elementët kryesorë që do të përcaktojë emrat që qëndrojnë në qeveri. Po ashtu Rama ka kërkuar që të nisë përgatitja për zgjedhjet vendore. Qershori 2019, përveçse do vendosë fatin e integrimit, do jetë i rëndësishëm dhe për forcën e qeverisë. Zgjedhjet vendore do jenë test për të parë nëse ka pakënaqësi ndaj qeverisë dhe Rama ka kërkuar më shumë angazhim. Vëmendja më e madhe e qeverisë do jetë e përqendruar te punësimet, pasi dihet që problemi më i madh janë vendet e punës.

Oferta për opozitën

Në takimin e djeshëm mësohet se kryeministri Edi Rama ka diskutuar me ministrat dhe për ofertën që do i bëhet opozitës në shtator, me qëllim që ajo të japë votën për të zgjidhur ngërçet e reformës në drejtësi dhe realizuar kërkesat e BE. Ka shumë ligje që duan 84 vota dhe pa votën e opozitës ngritja e KLGJ, KLP, SPAK dhe Byrosë së Hetimit vihet në pikëpyetje. Për këtë arsye dje është finalizuar drafti me lëshimet që do bëjë qeveria dhe shumë shpejt pritet të ngrihet një grup negociator që do hyjë në bisedime me PD. Por një gjë e tillë duket se ka shtuar frikën e LSI. Gazeta e bëri të ditur ditën e djeshme se LSI i trembet faktit se Rama mund të arrijë një konsensus me Bashën për të ndarë qeverinë dhe kjo do i jepte LSI goditjen finale në zgjedhjet vendore.

Ende nuk dihet se çfarë përmban oferta e PS për opozitën, por gazeta ka mësuar se 3 personat më të shqetësuar për momentin janë: Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Pakti i 17 majit ishte një goditje fatale për LSI, pasi nuk shkoi më shumë se 19 deputetë. Në vjeshtë pritet të ketë një takim të dytë dhe treshja Meta-Kryemadhi-Berisha janë duke planifikuar skenarët për të ndalur arritjen e paktit. Dje Berisha dhe LSI ashpërsuan thirrjet për të shkuar në mosbindje civile dhe ky duket se do jetë pakti i tyre.

Lëvizjet e Veliajt

Dje u pa në Vilën Qeveritare në Vlorë dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Nuk ka një qëndrim zyrtar se përse ishte ai aty, por dyshohet e Rama e ka thirrur për të kërkuar më shumë garanci nga kryebashkiaku, për t’i dhënë atij një mandat të dytë. Veliaj po kërkon me ngulm rikandidmin, por Rama është i pakënaqur. Tani ai kërkon nga kryebashkiaku që ta bindë për t’i dhënë atij këtë mundësi./Kliti TOPALLI

Rama ka gati ofertën për Bashën, rritet ankthi në radhët e LSI Read More »

Thaçi takon Vuçiç në Austri: Gati të flasim për korrigjimin e kufijve

“Jam i gatshëm për ta bërë këtë dhe jam duke punuar me zell për ta arritur këtë qëllim prandaj kemi vendosur që të shikojmë çdo mundësi të mundshme. Kemi diskutuar për gati 5-6 vjet me Aleksandrin. Dhe tash kemi vendosur që të hulumtojmë çdo mundësi dhe pozitë dhe nga perspektiva ime përfshirë edhe korrektimin e kufirit për të bërë orvajtjen për të arritur marrëveshjen” – tha presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një forum që po mbahet në Albah të Austrisë ku marrin pjesë lider të Ballkanit Perëndimor.

“Vendet e regjionit tim, shtetet anëtarë të BE-së nuk do të duhej të kundërshtonin, ose të frikësoheshin nga marrëveshja potenciale e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Madje edhe nëse një marrëveshje e tillë do të mund të bënte edhe korrektim të kufirit. Dua që të sigurojë të gjithë se marrëveshja potenciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë skenar nuk do të jetë në linja etnike/ Kosova do të mbetet shoqëri multietnike dhe do të vazhdojë ti mirëmbajë standardet më të larta në kuptim të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve. Parimi i njëjtë do të vlejë edhe për Serbinë sepse paqja dhe marrëveshja paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe njohja bilaterale do të ketë një reflektim pozitiv për të gjithë regjionin e më gjerë”, – tha Thaçi.

Thaçi foli në një panel të përbërë nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, homologu i tij slloven, Borut Pahor si dhe nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

“Tash zyrtarisht kemi lancuar etapën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequra nga Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini. Unë dhe presidenti Vuçiç jemi ftuar nga ajo për të marrë pjesë në mbledhjen e tretë në këtë etapë të fundit më 7 shtator. Dua të theksoj se Kosova është e zotuar që të arrijë marrëveshje ligjore me Serbinë. Koha për ta bërë këtë është tani dhe kemi në hapësirë të vogël për ta bërë këtë. Nuk është fare e lehtë, është shumë, shumë e vështirë prandaj të gjithë duhet të qëndrojmë mbrapa kësaj. Na nevojitet mbështetje e të gjithëve. Nuk është vetëm çështje e ndërtimit të konsensusit të brendshëm për këtë marrëveshje por na nevojitet mbështetja e të gjithë atyre që duan të shohin Ballkanin Perëndimor në BE, – tha Thaçi.

Thaçi takon Vuçiç në Austri: Gati të flasim për korrigjimin e kufijve Read More »

‘Ushtria e hienave’ joshin të rinjtë në Jal dhe i përdorin fëmijët si ‘armë’ kundër bashkimit Rama-Basha

Monika Kryemadhi ndodhet prej ditësh në ‘ethe dhe në ankth’ nga frika e humbjes së radhës në zgjedhjet lokale të 2019. Një ditë më parë u raportua se Rama po mendon mundësinë e bashkëqeverisjes me Bashën dhe kjo duket se nuk po përtypet nga Monika, e cila ka nisur mobilizimin e partisë së saj, që nuk duket të jetë më shumë se një grusht. Mes frikës dhe panikut, dhe pa asnjë mbështetje, Monika duket se ka gjetur shpëtim te një grusht të rinjsh, të cilët i ka mbledhur reth vetes dhe po i përdor si ‘ushtarë’ për qëllimet e saj politike.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale dhe në media duken një grup të rinjsh mes të cilëve ka edhe shumë fëmijë të mobilizuar nga vetë Kryemadhi në kampin e LRI, që i shkojnë pas ‘hienës’ me idetë e saj kundër qeverisë. Kjo tregon se Monika nuk kursen as të rinjtë, kur vjen puna për interesat e saj.

Por situata rëndohet edhe më shumë, kur kjo video të rinjsh shpërndahet edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i bashkohet grupit të hienave Meta-Kryemadhi, të zënë në panik nga frika e humbjes së madhe që i pret. Berisha duket sikur i bën ‘iso’ kryetares së LSI dhe i bashkohet skandalit të saj, për t’i dhënë mbase pak zemër, pasi të dy e dinë sa të pavlerë janë për politikën shqiptare dhe sa pak i shërbejnë asaj.

Monika dhe Berisha po bëjnë gati ‘armët’ për të rrëzuar qeverinë, por në fakt kanë zgjedhur ‘armët’ dhe rrugën e gabuar, duke përdorur dhe duke u tallur me të rinjtë dhe fëmijët, që për vendet evropiane ku inspirojmë të shkojmë janë e ardhmja, ndërsa për këta dy politikanë mizorë po kthehen fatkeqësisht në një tufë ‘bagëtish’.

Siç mund të shikoni, videoja e mësipërme që Mona dhe Berisha i bëjnë jehonë, të fut tmerrin dhe dridhmat, vetëm nga fakti se si ‘urdhërohen’ të rinjtë e fëmijët të bëjnë çfarë thotë kryetari, të gërhasin njëzëri kundër qeverisë, si në kohën e Enver Hoxhës, ku e gjithë turma ishte e detyruar t’i shkonte pas demagogut. Kjo nuk është mënyra për të fituar pushtet dhe as simpatinë e njerëzve, rinia është e shenjtë, është e ardhmja e një vendi, nuk mund të përdoret, të mbushet me negativitet e urrejtje, por për politikanët tanë pak rëndësi ka kjo.

‘Ushtria e hienave’ joshin të rinjtë në Jal dhe i përdorin fëmijët si ‘armë’ kundër bashkimit Rama-Basha Read More »

Djali i Fahriut thirrje intelektualëve: Kjo qeveri duhet të iki urgjentisht, të bashkohemi bashkë si asnjëherë tjetër

Djali i Fahri Balliut, Klevis Balliu i ka bërë thirrje të gjithë intelektualëve në vend që të bashkohen me të për të rrëzuar qeverinë “Rama”.

Deputeti i PD, ka paralajmëruar se në nisje të sesionit të ri politik do të ketë një përballje si asnjëherë tjetër me mazhorancën.

Nuk mund të përsërisim të njëjtat gabime që kemi bërë më përpara. Ndaj sot kjo qeveri duhet të iki urgjentisht, nuk ka kohë as për zgjedhje, as për diskutime politike me ta. Këtu është koha që njerëzit të bashkohen, çdo intelektual dhe çdo njeri që e do këtë vend duhet të bashkohet për t’i bërë ballë kësaj bande”, thotë Balliu.

Ai mendon se tashmë nuk ka kohë pëd diskutime politike por veç për revoltë.

Një gjë është e sigurt se qytetarët do të shohin një kjo qeveri duhet të iki urgjentisht me mazhorancën. Do të jetë një përballje frontale dhe pa asnjë kompromis me mazhorancën sepse kjo mazhorancë nuk përfaqëson sot as klasë politike, as klasë intelektuale, as klasë gazetarie, asnjë lloj klase. Kjo mazhorancë sot përfaqëson krimin e organizuar”, shprehet Balliu.

Djali i Fahriut thirrje intelektualëve: Kjo qeveri duhet të iki urgjentisht, të bashkohemi bashkë si asnjëherë tjetër Read More »

Përfundon mbledhja e qeverisë në Vlorë, ja kur do të bëhen ndryshimet në qeveri

Ka përfunduar mbledhja  e kabinetit të qeverisë Rama në qytetin e Vlorës.

Mësohet se emrat e minstrave që do të vazhdojnë punën apo do të largohen, do të bëhet të ditur në mbledhjen e asamblesë, e cila pritet të mbahet në 1 ose 8 shtator, një datë e papërcaktuar ende.

Në këtë mbledhje të qeverisë ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Mësohet se minisitrat kanë paraqitur rezultatet e punës së tyre për 300 ditët e para të qeverisjes “Rama 2”.

Rama nuk ka dhënë “notë” për performancën e tyre, një sinjal I qartë ky se në shtator priten ndryshime në kabinet.

Ndryshimet në qeveri janë paralajmëruar kohë më para, ndërsa pritet thjesht të formalizohen emrat e parë të ministrave që do të lënë postet.

Përfundon mbledhja e qeverisë në Vlorë, ja kur do të bëhen ndryshimet në qeveri Read More »

Pritet furtunë politike në shtator, në skaner jo vetëm ministrat, ‘luftë’ dhe për…

Gjithë qeveria ‘Rama 2’ po kalon në skanerin e vetë kryeministrit Edi Rama, i cili duket se do të sjellë ndryshime në fillim të shtatorit, duke larguar ata që nuk kanë arritur të ‘vjedhin’ sa duhet. Ethet kanë nisur prej ditës së djeshme në radhët e ministrave, të cilët do të raportojnë gjithçka para eprorit të tyre ‘fuqiplot’, por mësohet se skanerit nuk do t’i shpëtojnë as zëvendësministrat apo shefat e Departamentit të Administratës Publike. ‘SOT’ ka mësuar se në datën 29 gusht shefi i qeverisë do të zhvillojë një mbledhje me zv/ministrat, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe shefja e DAP si dhe kryetarja e shkollës së Administratës Publike.

Mësohet se Rama gjatë kësaj mbledhjeje do të kërkojë për secilin nga zv/ministrat por edhe dy drejtoreshat që të ketë një panoramë të qartë jo vetëm të institucioneve që ata drejtojnë por edhe sa i takon situatës së punësimeve. Madje, burimet i thanë gazetës se gjithë vëmendja e kësaj mbledhjeje pritet të fokusohet tek çështja e punësimeve dhe administrata publike.

Sa i takon punësimeve, mësohet se Rama gjatë këtyre muajve ka qënë i pakënaqur me vartësit e tij dhe për këtë arsye gjatë mbledhjes do t’ju kërkojë llogari zëvendësministrave se çfarë politikash kanë ndjekur dhe se sa i kanë zbatuar porositë e kreut të qeverisë në lidhje me shkarkimin e militantëve të LSI nga administrata. Po ashtu, mësohet se Rama do të shpërndajë direktiva për cilindo zv/ministër dhe dy drejtoreshat, sa i takon përzgjedhje së nëpunësve të shtetit, ku padyshim çdo punësim do të bazohet në meritë-preferencë.

Zgjedhjet vendore dhe situata në administratë

Gazeta mësoi se kjo lëvizje e Ramës sa i takon situatës së punësimeve bëhet edhe për shkak se po afrojnë zgjedhjet vendore të 2019. Pra, duke qënë se punësimi është një nga premtimet më të mëdha që një parti politike bënë gjatë fushatave elektorale, Rama ka menduar që gjithë situatën ta shoshitë në këtë mbledhje, në mënyrë që deri sa të startojnë këto zgjedhje të ketë bërë sa më shumë punësime. Mirëpo, kjo lëvizje taktike e Ramës, bëhet edhe për një tjetër arsye. Arsyeja ka të bëjë me faktin duke qënë se fitorja e zgjedhjeve vendore, hipotekon në një farë mënyre edhe fituesin e zgjedhjeve parlamentare të 2021, Rama përmes shkarkimit të militantëve të LSI, jovetëm që i hap rrugë punësimeve të socialistëve sipas meritës por nga ana tjetër dobëson politikisht edhe LSI.

Ç’ka do të thotë që Partia Socialiste shkon e sigurtë në zgjedhjet vendore, duke i fituar ato. Megjithatë, gazeta mësoi se kjo lëvizje e Ramës, siç është zhvillimi i mbledhjes me zv/ministrat dhe dy drejtoreshat bëhet edhe në kuadër të procesit të integrimit europian. Për këtë arsye, mësohet se një tjetër çështje ku do fokusohet mbledhja është pikërisht situata në administratën publike dhe ecuria e reformës administrative. Mësohet se gjatë mbledhjes Rama do të kërkojë llogari nga secili ministër, sa i takon këtyre dy çështjeve. Fillimisht, mësohet se llogari para shefit të qeverisë të parët do të japin zëvendësministrat, ndërsa më pas drejtoresha e DAP dhe drejtoresha e shkollës së Administratës Publike.

Mësohet se gjatë raportimit zv/ministrat do t’i japin me detaje kryeministrit rreth asaj çfarë kanë bërë deri më tani sa i takon situatës së monitorimit të punësimeve, ku kushti i panegociueshëm janë punësimet sipas direktivave të kërkuara nga Bashkimi Europian. Ndërsa dy drejtoresha do të raportojnë me detaje se sa është numri i të punësuarve që nuk plotësojnë kriteret dhe se si po shkojnë rekrutimet e reja të burimeve njerëzorë, duke përmbushur kriteret e kërkuara nga BE. Sidoqoftë, na duhet të presim 29 gushtin për të parë se çfarë do të ndodhë më konkretisht./korrieri

Pritet furtunë politike në shtator, në skaner jo vetëm ministrat, ‘luftë’ dhe për… Read More »

LRI në Jalë bëka namin, por shikoni kush qëndronte krahë Monikës dje. Detajet që nuk patë nga pantallonet tek duart e saj…

LSI ka zhvilluar edhe kete vit, per 5 ditë, netë, për 600 kampistët e LRI-së një nga kampet qe ata thone se eshte “më i bukuri i zhvilluar ndonjëherë”.

Dje ne aktivitetin permbylles ka qene edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e shoqeruar nga deputete te LSI. Ajo qe bie ne sy ne postimet e fotove ne FB, eshte qe krahe Monikes qendron edhe blogeri Olti Curri, nje perzonazh mjaft aktiv dhe i njohur ne media. Kryemadhi u pa e veshur me pantallona ushtarake dhe ne nje moment ka bere edhe shqiponjen me duar./ShkodraNews

LRI në Jalë bëka namin, por shikoni kush qëndronte krahë Monikës dje. Detajet që nuk patë nga pantallonet tek duart e saj… Read More »