Politike

Ndryshimet në sekretariat, Rama i beson post Bashkim Finos e Alfred Pezës

Janë zbardhur disa nga ndryshimet në sekretariat sekretariatin e PS. Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura nga Asambleja e PS bëjnë me dije se Bashkim Fino është nënkryetari i Asamblesë.

Ulsi Manja dhe Felaj u zgjodhën në kryesinë e Partisë. Arben Pëllumbi, sekretar organizativ, ndërsa Blerina Gjylameti nuk lëviz, sekretare për koordinimin elektoral. Ilir Beqja, sekretar për koordinimin digjital.

Senida Mesi dhe Laert Dulaj Sekretarët kalojnë automatikisht anëtarë të rinj kryesie. Sekretar i marrëdhënieve me Mediat, Alfred Peza.

Ndryshimet në sekretariat, Rama i beson post Bashkim Finos e Alfred Pezës Read More »

Rama kritika Ministrisë së Bujqësisë dhe krerëve të bashkive: Mblidhni rrobat dhe ikni në fshat, ça keni bërë?

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama ka lëshuar kritika të forta për ekipin e Ministrisë së Bujqësisë dhe për Kryetarët e Bashkive, duke u thënë se nuk kanë bërë asnjë punë për fshatin. Ai tha  se nuk duan vetëm rrugë dhe ujë, por s’kanë bërë ansjë projekt.

“Ekipi i Ministrisë së Bujqësisë të mos ikë në shpi, të mos shkojë, të marrë rrobat dhe të iki në fshat të luftojë atje dhe të ulet dhe tu bëjnë dokumentet që ata nuk i bëjnë dot. Ça do u thoni pas një viti, kryetarët e bashkive, të çohet njëri të ma thotë, sa projektet keni bërë me ta, që janë të gjitha të bëshme, reforma nuk ehte reformë që bashkia të bëj rrugë e të çoj ujin në fshat”, ishte kjo dekalrata e Ramës.

Rama kritika Ministrisë së Bujqësisë dhe krerëve të bashkive: Mblidhni rrobat dhe ikni në fshat, ça keni bërë? Read More »

Alfred Peza me tone të larta entuziazmi: Kryeministri Rama i treti më i ndjekuri nga liderët globalë

Ish-deputeti i PS Alfred Peza po mban fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Peza ka folur me nota entuziazmi për faktin që Rama është i treti ndër liderat globalë më të ndjekur.

“Dihet tashmë që kryeministri ynë është i treti nga liderët globalë më i ndjekuri pas kancelares Merkel dhe kryeministrit rus Dimitry Medvedev. Ka mbi një milion e 136 mijë ndjekës në facebook që do të thotë se mbi 80 përqind e shqiptarëve e ndjekin dhe kjo është meritë e tij”, tha Peza para socialistëve.

Alfred Peza me tone të larta entuziazmi: Kryeministri Rama i treti më i ndjekuri nga liderët globalë Read More »

Nga unaza e diamantit e Bashës, tek 13 apartamentet e Monikës, çfarë duan të shpëtojnë “bosat” e politikës

Në terronin e SPAK dhe i Byrosë së Hetimit politika shqiptare kërkon të dalë “pa u lagur”  nga furtuna e drejtësisë së re. Opozita ka dalë me një propozim tjetër dje. PD e LSI kërkojnë që të ketë një veting në politikë, njësoj si ai në drejtësi. Pra ata që kanë kryer afera thjesht largohen nga sistemi, por nuk u sekuestrohen pasuritë.  Vetingu po tregon se njerëzit e drejtësisë ishin zhytur dukshëm në  korrupsion e krim, ç’ka kishte prodhuar dukshë pasuri.  Por nëse shohim pasurinë e politikanëve shqiptarë, ajo është shumë herë më e lartë se e njerëzve të drejtësisë.

Ka shumë nga ata që kanë pasuri pa punuar fare dhe askush nuk mund të mjaftohet me një largim nga politika. Vetëm Basha, Berisha e Kryemadhi kanë një pasuri që shkon në rreth 3 milionë euro.

Pasuria e Bashës

Sipas deklarimeve që ka bërë kreu i PD Lulzim Basha pranë ILDKP, pasuria totale e tij mund të llogaritet në rreth 718 mijë euro. Basha ka fituar 530.500 euro vetëm nga shitja e apartamenteve dhe e një makine. Basha ka deklaruar fillimisht shtëpi në Utrecht, Holandë, 510.000 gulden ose rreth 230 mijë euro. Kjo shtëpi është shitur më pas 257.500 euro. Po ashtu ka deklaruar: apartament në Tiranë, 205 mijë USD; apartament në Durrës, 33 mijë euro; apartament në Tiranë. 17.500 lekë, blerë në 1993; apartament në Tiranë, 62 mijë USD dhe automjet Mercedes-Benz ML, 72 mijë euro. Më pas ka deklaruar shitjen e një shtëpie në Tiranë 100 mijë euro. Po ashtu është shitur një apartament në Golem, 45 mijë euro dhe me lekët e tij është blerë një apartament në Qerret. Bashkëshortja e Bashës ka shitur po ashtu një apartament me vlerë 10.450.000 lekë dhe një makinë me vlerë 45 mijë euro. Nga shitja e të gjithë këtyre objekteve, fitimi shkon në rreth 530 mijë euro. Por Basha ka deklaruar dhe unaza e orë të shtrenjta. Vetëm 2 orë dhe një unazë diamanti kushtojnë rreth 21 mijë euro. Ai ka deklaruar pikturë, 6.500 euro; orë dore, 5.200 euro; orë dore, 4.500 euro; unazë diamanti, 11.500 euro dhe një servis porcelani me vlerë 6.800 euro.

Pasuria e Metës dhe Kryemadhit

Pasuri mjaft të lartë ka dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, bashkë me bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Në vitin 2003, Meta ka deklaruar një banesë të përfituar nga privatizimi si dhe një banesë me verandë+lulishte në Golem, 327 m2. Por ajo që u ka dhënë më shumë të ardhura janë 13 apartamente të përfituara nga Monika Kryemadhi. Ajo ka marrë 13 apartamente në kuadër të një marrëveshje me një firmë ndërtimi. Edhe pse në deklaratën pranë ILDKP nuk jepet shumë qartë të dhënat, Kryemadhi rezulton pronare e truallit ku është ndërtuar pallati dhe në këmbim ka marrë 13 apartamente me vlerë totale 1444.8 m2. Shumica e tyre janë shitur nga viti në vit. Po ashtu Meta e Kryemadhi kanë deklaruar një banesë në kryeqytet me sipërfaqe 200 metër katror me vlerë 400 mijë euro. Pjesë e deklarimit është dhe 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Gazeta ka bërë një përmbledhje të vlerës totale të të gjitha apartamenteve të shitura e blera dhe rezulton se kapin një kosto prej afro 900 mijë eurosh. Por në këtë llogaritje nuk përfshihet shtëpia në Gjirin e Lalzit, pasi nuk dihet vlera e saj. Kjo do të thotë se fitimi arrin në mbi 1 milionë euro. Në deklarimin që Meta e Kryemadhi kanë bërë pranë ILDKP, bie në sy se kanë disa llogari edhe fëmijët e tyre, shumica të hapura për qëllime studimi. Vetëm në vitet e fundit është deklaruar se janë shpenzuar 140 mijë paund për shkollimin e tyre në Londër.

Pasuria e familjes “Berisha”

Nuk mbetet pas as familja “Berisha”. Ish-kryeministri duket se ka shumë të pasur fëmijët e tij. Në 2016, të ardhurat në total të tyre llogariten në rreth 1 milion euro. Të ardhurat në lekë janë konvertuar në euro sipas kursit të ditës dhe është bërë një përafrim shifrash. Ata kanë deklaruar llogari bankare brenda dhe jashtë vendit. Zonja Argita ka deklaruar llogari në një bankë amerikane, ndërsa Shkëlzen Berisha ka deklaruar llogari në një bankë suedeze. Po ashtu ata kanë blerë ndër vite makina dhe banesa të shtrenjta. Malltezi ka burim të ardhurash si pedagoge në universitetet publike dhe private, po ashtu ka fitime të larta nga qiraja e dy apartamenteve, ndërsa po ashtu ka deklaruar fitime nga shitja e librave. Sa i takon pronave të deklaruara, Berisha ka deklaruar fillimisht vetëm një apartament 69 m2, por pasuria e deklaruar nga fëmijët e tij është shumë herë më e lartë. Zonja Malltezi ka deklaruar 2 apartamente të dhënë me qira, më pas ka blerë 2 apartamente në Tiranë dhe një në Gjirin e Lalëzit. Po ashtu dhe Shkëlzen Berisha ka deklaruar se ka blerë makinë 85 mijë euro. Po ashtu ka deklaruar blerje apartamenti me sip. 198 m2 dhe parkingu në ETC, për vlerën 346 500 euro./korrieri

Nga unaza e diamantit e Bashës, tek 13 apartamentet e Monikës, çfarë duan të shpëtojnë “bosat” e politikës Read More »

Si e kalojnë Vettingun Rama, Basha dhe Meta?!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dje nga Elbasani ka propozuar katër pika, si kushte për mazhorancën, një prej të cilave e drejtuar kryeministrit, ishte Vettingu për politikën.

Një Vetting u shumëshpresuar i këtyre 30 viteve, një Vetting që duhet të përfshijë korrupsionin në politikë, por edhe lidhjet e politikës me krimin.

Në fakt akti i Bashës më shumë sesa një veprim politik për të pasur rezultate kontrete, duket se është një lëvizje për t’u kapur dhe për t’u mbajtur edhe pak kohë në politikë, pas rënies së fortë të kuotave të tij në opinionin publik. Por, përse e përmendim këtë argument?

Thjeshtë dhe vetëm për një fakt. Në qoftë se vërtetë do të ketë Vetting në politikë, trioja kryesore, tre drejtuesit kryesorë të partive politike në Shqipëri, pra Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta, jo vetëm që do të largoheshin nga politika, por do të përfundonin të tre pas prangave nëse do të kishim një Vetting të vërtetë. Por, le të shkojmë tek detajet:

A mund ta kalojë dhe ta pranojë Edi Rama Vettingun në politikë?

Edi Rama ka qënë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Kujtojmë këtu dosjet voluminoze të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe shkeljet abuzive me lejet ndërtimore apo me tenderat. Kujtojmë këtu komisionin e famshëm “Olldashi” , i cili nxori zbuluar kryebashkiakun dhe dosja u mbyll në prokurori, ashtu siç ka ndodhur gjithmonë me procedurë.

Përtej kësaj, kujtojmë se në politikë në vitin 2013 me firmën e Edi Ramës një tufë me banditë u bënë deputetë apo kryebashkiakë. Persona të dënuar dhe me lidhje të forta me krimin, kapobanda u përfshinë në politikë nga vetë kryeministri. Kjo do të mjaftonte që vetë Rama të largohej përfundimisht nga politika.

Por, pas Ramës ai që “digjet dhe përvëlohet” për Vetting është Lulzim Basha. Ky i fundit nuk do të kalonte dot asnjë Vetting, qoftë edhe më të voglin, për lidhjet e tij me bandat apo edhe me korrupsionin.

Këtu kemi parasysh disa detaje. Në zgjedhjet e vitit 2011, lidhjet e forta të krimit dhe lëvizjet sesi e mbështeten atë bandat në Tiranë, pa folur për vitin 2009, kur drejtonte qarkun e Elbasanit, ku një pjesë e atyre grupeve kriminale të cilat akuzohen sot kanë qënë mbështetës të drejtpërdrejtë të Lulzim Bashës në fushatë.

Pas kësaj po të shkojmë tek të ardhurat, tek korrupsioni do të jetë një problem i madh. Pa folur për moralin politik apo Vettingun politik, që ka tre ngjarje apo tre skandale historike në qeverisjen e PD-së, të treja të lidhura me Lulzim Bashën. Që nga korrupsioni me Rrugën e Kombit, për të shkuar më tej te marrëveshja për ujërat me Greqinë, e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e cila do të mjaftonte për ta nxjerrë Lulzim Bashën nga politika dhe pastaj detaji i tretë 21 janari. Lulzim Basha ka përgjegjësinë si ish-ministër i Brendshëm.

Pra, megjithëse është propozuesi ndaj atij të mësipërmit, Edi Ramës, vështirë se Lulzim Basha do ta kalonte Vettingun.

I treti në trion e politikës shqiptare është Ilir Meta. Ku ta fillojmë dhe ku ta mbarojmë.

Do ta fillojmë tek vjedhja e thesarit, do ta fillojmë tek akuzat e Fatos Nanos apo tek korrupsioni për blerjen e anëtarëve të KPD-së së Partisë Socialiste. Do të vazhdojmë tek skandalet me bllok në dorë, bashkë me ministrin e tij të ndjerë Dritan Prifti, videon me zë dhe figurë. Do ta vazhdojmë më pas me skandalet e ministrave të tij gjatë qeverisjes me Berishën apo me Ramën. Do të vazhdojmë më tej me abuzimin apo pasurinë e tij marramendëse, që nëse do të kalojë në Vetting, ashtu si edhe pasuria e Bashës dhe e Ramës, nuk do të kishte kurrë mundësi, sado hipokrit të ishte, sado për fasadë të ishte që ta kalonte. Prandaj, propozimi i Bashës për Vettingun e politikanëve duket qesharak. Atë Vetting nuk e kalon asnjë, ndoshta asnjë nga deputetët e parlamentit shqiptar.

Shumica e deputetëve të grupeve parlamentare, por edhe atyre që janë “elita” e kampeve drejtuese politike në Shqipëri përfundimisht do të largoheshin nga politika.

Prandaj ajo që bën Lulzim Basha, përgjigja e Edi Ramës, heshtja e Ilir Metës nuk është asgjë. Është thjeshtë muzika apo kënga e një trioje vokale që po përpiqet të gënjejë shqiptarët, siç ka ndodhur këto 30 vite.

Basha e bën për të qëndruar edhe pak kohë i qetë në karrigen e kryetarit dhe në politikë me një kauzë, Rama a thua se i “digjet” barku për Vetting dhe drejtësi në këtë vend, jo vetëm për politikanët, ka marrë “flamurtarin” e drejtësisë. Ilir Meta, nuk kemi çfarë të themi.

Të gjithë e dimë se çfarë janë që të tre. Të gjithë i njohim kush janë që të tre, prandaj ajo që bëjnë është më shumë sesa e neveritshme. Askush nuk i beson, askush nuk i dëgjon, askush nuk është më i vëmendshëm ndaj tyre.

Kjo për një arsye shumë të thjeshtë. Çfarë do lloj Vettingu që të bënte Rama, Basha apo Meta ky Vetting do të “priste” kokat e tyre. E përtej këtij Vettingu, e përtej propagandës mediatike apo lojërave të tyre politike, ky është rasti për të thënë “hajduti dhe krimineli thërrasin, kapeni hajdutin dhe kriminelin”.

Si e kalojnë Vettingun Rama, Basha dhe Meta?! Read More »

Nikoll Lesi ‘masakron’ Ramën: Ministrat dhe deputetët që ngelin, pas Vettingut!

Nikoll Lesi ka komentuar ditën e sotme në gazetën e tij ‘Koha Jonë’, nismën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për futjen në Vetting të qeverisë dhe politikanëve.

Në shkrimin e firmosur me inicialet, S. P., që përfaqësojnë pseudonimin e tij të preferuar gazetaresk (Spiten Prulli), Lesi është treguar i pamëshirë me parashikimin e tij, nëse Edi Rama dhe politika në përgjithësi, do ta marrin seriozisht këtë proces.

Sipas Lesit në qeveria nuk ngelen më shumë se 5 ministra, kurse nga drejtorët e institucioneve, provën mund ta kalojë vetëm Artan Lame.

Po aq të rëndë e paraqet situatën e kriminalitetit, Nikoll Lesi, edhe në parlamentin shqiptarë. Sipas tij nga 140 deputetët aktualë vetëm 40 mund të kalojnë sitën e Vettingut, kurse shumica e atyre që janë në listat e kryetarëve në pritje janë për burg, fare.

Nikoll Lesi e përshëndet idenë e Bashës për Vetting në politikë dhe në shtet, por është shumë pesimist se ky parlament, do ta shndërrojë atë në ligj të detyrueshëm.

Shkrimi i plotë me titull:

Vetting korrekt në politikë? Atëherë parlamenti mbetet me 40 deputetë!

Dje PD me anë të kryetarit Lulzim Basha si dhe Petrit Vasili, kreu i deputetëve të LSI, kërkuan publikisht që Vettingu, duhet të bëhet edhe në politikë. Vetting në politikë do të thotë se deputetët, ministrat, kryeministri, presidenti, krerët e institucioneve kushtetuese, zv/ministrat, drejtorët e përgjithshëm si dhe disa funksione të larta publike duhet të kalojnë në skanerin e kontrollit të pasurisë dhe figurës së tyre, si fjala vjen lidhjet e takimet me persona të inkriminuar, etj.

Konkretisht PD-LSI kërkuan Vetingun në politikë pasi ai: dekriminalizon plotësisht qeverisjes dhe politikën; lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin; ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale; pastron nga radhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.; garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar

Opozita kërkon miratimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë, me qëllim zbatimin e menjëhershëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vettingut për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë. I mënjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Rama. Ai tha se jam gati që ta miratojmë Vettingun. Kjo ishte pjesa e jashtme e Vetingut politik. Ndërsa për ta realizuar do të sajohen njëmijë e një pengesa, sherre, kulisa, etj për t’ia lenë njëra-tjetrës fajin se ‘unë desha, por nuk do ky tjetri’. Vetingun në drejtësi e inicuan të huajt dhe me zor e miratuan. Kurse tani që vjen puna të vetvetja, deputetët do të gjejnë plot akrobacira që ta shtyjnë pa fund. E mira e do që të miratohet brenda vitit, por e keqja duket që tani dhe paralajmëron se nuk do ta kalojnë. Ose me një mijë arnime.

Nëse Vettingu do të bëhet në politikë, ku përfshihen kategoria që sipër cituam, si dhe nëse komisioni që do të bëjë kontrollin do të jenë të huaj (kjo është e domosdoshme) me garanci absolute do të rezultojë se nuk do të mjaftojnë listat rezervë të kandidatëve për deputetë për çdo parti, pasi nga 140 deputetë që janë sot në Kuvend, nuk e kalojnë vettingun as 100 prej tyre! Bile edhe nga lista rezervë ka rrezik që të mos kualifikohet asnjë prej tyre, sepse te pjesa e listave me emra që ishin të ‘lista e sigurisë’ janë futur disi me kujdes, kurse tek lista me kandidatë rezervë, janë me shumicë për në burg menjëherë, pa hyrë fare në Vetting. Pra nuk do kenë emra për ti zëvendësuar deputetët që do të largojë Vettingu.

Edhe nga qeveria mund të mbeten nja 5 ministra, nga zv/ministrat nga 30 e kusur diku te 10 zv/ministra, kurse nga drejtorët e përgjithshëm mund të mbetet vetëm Artan Lame e ndonjë tjetër.

Vettingu duhet dhe qytetarët presin. Por nisur nga eksperienca e këtyre dy viteve të fundit, do të jetë me shumë një betejë politike për të goditur kundërshtarin. Nuk besoj se do të kaloj dot në Kuvend, edhe për një arsye: deputetët do të votojnë për fundin e tyre si dhe pas skarcimit vjen edhe penaliteti, pra burgu.

Gjithsesi ideja mbetet e mirë dhe ka nevojë të realizohet, ndonëse pak gjasa ka se do të kalojë në parlament.

Nikoll Lesi ‘masakron’ Ramën: Ministrat dhe deputetët që ngelin, pas Vettingut! Read More »

Rama përjashton live deputetin e Kurbinit: Ka bërë presione për…

TIRANE- Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Kryeministri Edi Rama tha se deputeti i Kurbinit Gjetan Gjetani duhet të përjashtohet nga grupi, pasi ka bërë presione për vendet e punës. Gjithashtu sipas Ramës deputeti i Kurbinit ka bërë deklarata kundër policisë.

Ja shenimi i plotë i deputetit të mazhorancës nje dite me pare ne Facebook:

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që, në Kurbin të mos ndihemi të sigurt. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjve tregon që poliicia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficerë dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinerë. Si deputet I kësaj zone kam pasur ankesa të shumta nga qytetarët, të cilat do t’I bëj publike në Parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me Ministrin e Brendshëm dhe në qoftë nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të policisë Kurbin, unë I pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit, pa marrë parasysh ngjyrat politike.

Rama përjashton live deputetin e Kurbinit: Ka bërë presione për… Read More »

Nesër dita “e madhe”, kush ministër e ka kokën “në thes”, emrat që rrezikohen

Pas muajsh në ankth , nesër do të jetë dita e madhe e socialistëve. Shefi i tyre do të bëjë të ditur nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar.

“Ndryshime në qeveri në shtator nëse duhet bërë, do të shohim cilët ministra, ministre, cilët nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, jo thjesht të tregojnë shifra e statistika, por të kenë vendin e tyre në mendjen dhe zemrat e atyre që na kanë dhënë besim. Do shohim cilët anëtarë të partisë do të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë, si ka punuar sekretariati dhe cilët do vijnë, cilët janë kryetarët e PS që do të ikin, detyra kryesore është bahskëqeverisja” , pati deklaruar Rama muaj më parë duke tronditur vartësit e e tij.

Në pritje të vendimit të kryeministrit nëse do bëjë ose jo ndryshime dhe nëse po, cilët do jenë ministrat e sakrifikuar?

Sipas reagimeve të publikut situata alarmante e krimit, përplasjet me Ramën dhe heshtja prej kaq kohësh janë sinjal se “kurbani” i parë pritet të jetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kërkesa të vazhdueshme për largim nga qeveria i adresohen Ramës për ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Në “top listë” qëndron edhe ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Të tjerë emra që rrezikojnë vendin e tyre si ministra për shkak të performancës së pakënaqshme janë edhe minisrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, zëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe ministrja pa portofol, Sonila Qato.

Një tjetër emër që diskutohet për t’u ndryshuar është edhe ai i Damian Gjiknurit, i cili gjithashtu ka 5 vite që është pjesë e kabinetit.

Nesër “dita e madhe” , kur do të marrim përgjigje të gjithë.

Nesër dita “e madhe”, kush ministër e ka kokën “në thes”, emrat që rrezikohen Read More »