Politike

Nard Ndoka godet sërish: Më kërkuan të takohem me një person të inkriminuar

Deputeti dhe kreu i PDK, Nard Ndoka ka folur për nismën e re të PD që politikanët t’i nështrohen vettingut. I ftuar në Report Tv deputeti ka treguar edhe një  ngjarje të pazakontë.

Teksa në studio po diskutohej për fotografitë e politikanëve me persona të inkriminuar, Ndoka tha se diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe atij, por e ka refuzuar.

“Njëri më kërkoi pak kohë më parë të takohesha me një person, që unë e dija se ishte i inkriminuar. Dhe i thashë o zortëri të lutem me këto gjëra tani…”, u shpreh Nard Ndoka.

Nard Ndoka godet sërish: Më kërkuan të takohem me një person të inkriminuar Read More »

Deputeti i PD: Historia ka treguar se mafiozët vriten, Rama është kryemafioz

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka analizuar situatën e rëndë ku ndodhet Shqipëria.
I pyetur rreth deklaratave të bëra nga Rama, i cili i etiketoi kriminelët në Shqipëri si rrugaçë dhe jo banda, Salianji tha në studion e lajmeve të Syri.net, se kryemafiozi në Shqipëri është Edi Rama.

Sipas tij historia ka treguar se mafiozët largohen nuk ikin vetë.
‘Unë di tu them se sot nuk ka asnjë bandë të arrestuar. Nëse del ministri apo kryeministri që të thonë se kemi një bandë të arrestuar. Ka zero zyrtarë të lartë të PS-së të arrestuar. Edhe ky i Kavajës u dënua me punë në komunitet. Bëseoj se qytetarët e kanë të qartë se kush gënjen. Në këtë situatë ku nuk ka luftë të vërtetë, sepse këta që vrasin dhe që ndajnë drogë, quhen rrugeçër e jo banditë. Pra i bie që bandit të jetë Rama. Historia na ka treguar që asnjë kryemafioz nuk është larguar vetë. Historia tregon që kush merret me mafien vritet. Por në aspektin politik është sovrani ai që do ta largojë këtë kryeminsitër. Pasi në fund ëhstë sovrani që vendos për gjithçka’, tha Salianji.

Deputeti i PD: Historia ka treguar se mafiozët vriten, Rama është kryemafioz Read More »

Ramës i “pret timoni” shtrembër e i nxjerr makina “tym”, të ndërroj urgjent 2 “gomat e para” Ahmetaj-Xhafaj dhe “marmitën” Nikolla

Në fushatën elektorale të qershorit 2017, kur Edi Rama veshi brekushet dhe doli nëpër Shqipëri, duke kërkuar pushtetin i vetëm, me lutjen “na i jepni atë shejtan votë, që të mos kemi shejtanin në prehër”, deklaroi se e donte “timonin vetëm”, që gjatë mandatit 2017-2021, të mos ia ndryshonte njeri drejtimin punëve, duke lënë të nënkuptonte, të mos kishte në qeverisje krye-hajduten LSI.

Prej 1 viti, “rilindja” e ka “makinën” e pushtetit vetëm, Edi Rama e “ka timonin” vetë, por punët po i ecin drejt humnerës ekonomike, me popull që po ikën “fshatçe” e që përgjërohet për bukë, duke e kthyer Shqipërinë, në një xhungël me mungesë të plotë sigurie publike e sigurie kombëtare.

Aktualisht, nuk kemi qeveri, por bandë. Nuk kemi qeverisje por bastisje. Nuk kemi kyeministër, por kryebanditë. Nuk kemi ministra, por “minj”, që brejnë përditë ekonominë e financat kombëtare. Nuk kemi pushtet kushtetues, por pushtet krimi.

Banda e “rilindjes” është mbledhur në një hotel, ku do të paraqesin 5 raporte llogaridhënëse para popullit, por me dyer të mbyllura, brenda shpellës ku janë mbledhur vetëm kryehajdutët shkatërrues të këtij vendi, që duhet të japin llogari para ligjit.

Kjo mbledhje asambleje është falsiteti radhës, se gjoja “byroja është e shqetësuar për situatën e do të mpreh edhe njëherë shpatën”!

Po kush e krijoi krizën ekonomike, borxhet, vafërinë, pasigurinë, 700 mijë të papunët, 185 mijë fëmijët që nuk shkojnë në shkollë, 13 ministrat që vjedhin hapur, 200 milionë eutot që ikin jashtë shtetit çdo vit, 10 oligarkët që kanë zhvatur HEC-et, rrugët, shëndetësinë, turizmin, ilaçet, bankat?

Kryeministri e di mire cilët janë kryehajdutët, mbasi prej tyre merr 30%-in, ndaj dhe “timoni” po i ecën shtrembër.

Ai e lejon vetë këtë “devijim” timoni”, duke e çuar qeverisjen e punëve në greminë, tamam si ata shoferët e fatorinot, që pasi kanë plaçkitur makinën dhe pasagjerët e lëshojnë qëllimisht, në humnerë.

Qeveria me “timon” vetëm, po drejtohet shtrembër në financat kombëtare, prej ministrit mësues katundi e “Piton” korrupsioni, Arben Ahmetaj, që ka instaluar një sistem financiar, me bazë e kulm korrupsionin gjigand, duke zhvatur me shpejtësi fondet publike e zhytur vendin në borxhe “mal”, aq sa vetëm për vitin 2018, janë marrë 32 milionë euro borxhe të huaja, për ndihmën ekonomike e asitencën sociale, me afat vitin 2045.

Qeveria me “timon” vetëm, po drejtohet shtrembër në Policinë e Shtetit, duke e kthyer atë në turmë me 13 mijë policë “kukulla” para krimit, sepse ministri Fatmir Xhafaj është “manekin” i krimit, që i di bazat dhe krerët e bandave, por nuk mund t’i luftojë dot, mbasi i ka “kolegë e ortakë” të vëllait trafikant.

Me ata, Fatmir Xhafaj para e pasi është graduar ministër, ka bërë dhe orgji të shpeshta në Vlorë. Pogradec, Sarandë, Korçë, Elbasan, Shkodër, Fier me dhuratë një vilë në bregdetin e  Vlorës, 1 në Golem, 1 në Greqi e një në Pogradec, ku shjon me një super “JEP”, të falur prej tyre, madje edhe me “ftesa vëllazërore” në shtete, ku bandat kanë “selitë e tyre” të rrjetit ndërkombëtar.

Qeveria me “timon” vetëm, po drejtohet shrembër në arsim, sektor që është gjetur “pluhur” në vitin 2013 e prej 5 vite nën drejtimin e hajdute-analfabetes Lindita Nikolla është bërë “blozë” korrupsioni, ç’organizimi e paaftësie.

Kryeministrit Rama, që të mos i marrë “timoni” shtrembër dhe të mos vazhdojë, t’i nxjerr “tym” makina e qeverisjes, fillimisht duhet të ndërroj urgjent, 2 “gomat e para”: Arben Ahmetaj e Fatmir Xhafaj dhe “marmitën” Lindita Nikolla…/Pamfleti

Ramës i “pret timoni” shtrembër e i nxjerr makina “tym”, të ndërroj urgjent 2 “gomat e para” Ahmetaj-Xhafaj dhe “marmitën” Nikolla Read More »

Deputeti i PS, i përgjigjet Ramës: Arrogant, po i shton hallet e njerëzve…

Deputeti i Laçit, Gjetan Gjetani është përjashtuar sot nga Edi Rama gjatë një fjalimi live të tij.

Vetëm një ditë më parë, Gjetani ka akuzuar policinë e shtetit për paaftësi dhe ka kërkuar që qytetarët të dalin në protesta.

Pas një reagimi të shkurtër në mesditë, deputeti Gjetan Gjetani i është përgjigjur publikisht Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Gjetan Gjetanit në Facebook:

Vendimi i Edi Rames, per te me larguar nga Grupi Parlamentar, eshte nje vendim i padrejte. Nuk me ka bere socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje.

Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje.

Sot Edi Rama nuk ofroi asnje zgjidhje per Kurbinin. Duke me sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende te reja pune ne Kurbin.

Perkundrazi, shtoi vetem nje doze tjeter te arrogances se tij, arrogance qe e kane dhe te besuarit e tij ne Kurbin, dhe kjo jo vetem nuk eshte ajo cfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve.

Une pavaresisht se si shkojne interesat e dites se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve.

Nuk kam qene asnjehere i pushtetshem, por kam qene i vertete me njerezit. Dhe do vazhdoj te ngreje zerin, per te gjitha shqetesimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lekundur per asnje arsye.

Deputeti i PS, i përgjigjet Ramës: Arrogant, po i shton hallet e njerëzve… Read More »

Senida Mesi merr postin e lartë, do të përzgjedhë njerëzit që do të emërohen në qeverisje

Edi Rama bën disa lëvizje në kupolën e PS-së, ku thelbi i tyre duket se është emërimi i numrit dy të qeverisë në postin më të lartë që do të përzgjedhë njerëzit që do të emërohen në qeverisje dhe në krye të PS-së.

Senida Mesi është emëruar sekretare për burimet njerëzore, post që nuk ka ekzistuar deri tani në PS, por që ex officio e ka pasur Taulant Balla.

Lëvizja tjetër e rëndësishme në krye të PS-së është afrimi i Arben Pëllumbit, të birit të ish numrit dy të PS-së, Servet Pëllumbi në postin kyç të organizimit, post që deri tani e ka mbajtur Bashkim Fino.

Ky i fundit është vendosur në një post honorifik si numri dy i Asamblesë Kombëtare, një rol që i përshtatet një figure të vjetër dhe mbi palët por jo ekzekutive.

Musa Ulqini, i cili mbante postin e sekretarit për marrëdhiet me koalicionin dhe burimet njerëzore është larguar fare nga kryesia.

Kurse Ilir Beqaj është afruar prapë në kryesi, duke i dhënë postin e Sekretarit Dixhital që e ka mbajtur Alfred Peza.

Ky i fundit, i cili nuk është deputet, tani do të jetë një lloj zëdhënësi i PS-së, që do të mbajë relacionet me mediat dhe shoqërinë civile.

Është afruar Teuta Voda, numri dy i drejtësisë, i cili është “Ministrja e Jashtme” në hije e PS-së si sekretare e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ndërkaq, Petro Koçi, ka hedhur një hap drejt kupolës së PS-së, duke u emëruar zv.sekretar për bashkëqeverisjen, post që do të vazhdojë ta mbajë Erisa Spiropali.

Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi, të cilët kanë poste kyçe në Kuvend; njëri kreu i Komisionit të Ligjeve dhe tjetra nënkryetare e Kuvendit janë kooptuar në kryesi, çka i jep më fuqi vendimarrëse. /Pamfleti

Emrat

Bashkim Fino- zgjidhet nen kryetar i asamblese kombetare te PS; Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj zgjidhen anetare te rinj te kryesise se PS; Arben Pellumbi  Sekretar per organizimin; Shpat Kolgega Zv.Sekretar per organizimin; Blerina Gjylameti-Sekretare per org elejtoral

Ermira Rusi zv Sekretare per org elejtoral; Senida Mesi-Sekretar per burimet njerezore; Ilir beqja sekretar digjital; Laert Duraj-Sekretar per emigracionin ; Elisa Spiropali-Sekretare e bashkëqeverisjes

Petro koci zv Sekretar  i bashkëqeverisjes; Bledi Çuci– Sekretar per ceshtjet zgjedhore; Teuta Vodo-Sekretar per marredheniet nderkombetare; Alfred Peza– Sekretar per marredheniet me mediat e shoqeri e civile

Senida Mesi merr postin e lartë, do të përzgjedhë njerëzit që do të emërohen në qeverisje Read More »

Vetting në politik? Rama presion Bashës: I ndajmë me libër shpie të gjitha, kujt i mungojnë faqet të qepë gojën e të ikë nga politika

Nga Asambleja e Partisë socialiste , Edi Rama ka komentuar edhe nismën e propozuar nga Partia Demokratike për “Vetting në politikë”.

“Jam shumë dakord, të bëhet vettingu sepse në Shqipëri politikanët kanë dalë jashtë çdo kontrolli se s’ka pasur drejtësi, kanë dalë pa u lagur me raporte mjekësorë se ska pasur drejtësi. Shyqyr që u kandis Luli ta bëjë këtë punë, jam gati, çështja është që të mos jetë e lidhur me reformën në drejtësi që të kthejë mbrapsht këtë reformë. Ai vettingu tjetër të vazhdojë, këtë që i lindi në zemër Lulit unë jam gati ta bëjmë dhe ta fillojmë, nuk besoj që një komision bipartizan të merret me këtë, se do ishte një arsye më shumë që njerëzit të ikin nga Shqipëria”, ka thënë Rama duke ironizuar kreun e PD-së, i cili është akuzuar se ka përdorur raporte mjekësore për të djegur afatet e gjyqit për lekët e Rrugës së Kombit.

Kryeministri theksoi se është plotësisht dakord që vettingu në politikë të nisë sa më parë dhe për këtë u shpreh se ka angazhuar disa deputetë për ta diskutuar me Partinë Demokratike.

“Kam ngarkuar Taulant të komunikojë me Spahon, kam ngarkuar Don Agacon me Bylykbashin. Thllanzat dhe zogjtë e tjerë do fluturojnë njëherë e mirë nga ajo fole. Jam gati që nesër të ulem me Lulin, ai do thotë nuk ulem, unë do ta zgjoj, por nuk ka rëndësi kjo, por që ai të bëje punën. T’i ndajmë me libër shpie të gjitha, kush i ka me faqe që mungojnë ta fusë në sqetull e të mos merret me politikë dhe të qepë gojën” , ishte masazhi i Ramës për Bashën.

Vetting në politik? Rama presion Bashës: I ndajmë me libër shpie të gjitha, kujt i mungojnë faqet të qepë gojën e të ikë nga politika Read More »

Ndryshimet në sekretariat, Rama i beson post Bashkim Finos e Alfred Pezës

Janë zbardhur disa nga ndryshimet në sekretariat sekretariatin e PS. Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura nga Asambleja e PS bëjnë me dije se Bashkim Fino është nënkryetari i Asamblesë.

Ulsi Manja dhe Felaj u zgjodhën në kryesinë e Partisë. Arben Pëllumbi, sekretar organizativ, ndërsa Blerina Gjylameti nuk lëviz, sekretare për koordinimin elektoral. Ilir Beqja, sekretar për koordinimin digjital.

Senida Mesi dhe Laert Dulaj Sekretarët kalojnë automatikisht anëtarë të rinj kryesie. Sekretar i marrëdhënieve me Mediat, Alfred Peza.

Ndryshimet në sekretariat, Rama i beson post Bashkim Finos e Alfred Pezës Read More »

Rama kritika Ministrisë së Bujqësisë dhe krerëve të bashkive: Mblidhni rrobat dhe ikni në fshat, ça keni bërë?

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama ka lëshuar kritika të forta për ekipin e Ministrisë së Bujqësisë dhe për Kryetarët e Bashkive, duke u thënë se nuk kanë bërë asnjë punë për fshatin. Ai tha  se nuk duan vetëm rrugë dhe ujë, por s’kanë bërë ansjë projekt.

“Ekipi i Ministrisë së Bujqësisë të mos ikë në shpi, të mos shkojë, të marrë rrobat dhe të iki në fshat të luftojë atje dhe të ulet dhe tu bëjnë dokumentet që ata nuk i bëjnë dot. Ça do u thoni pas një viti, kryetarët e bashkive, të çohet njëri të ma thotë, sa projektet keni bërë me ta, që janë të gjitha të bëshme, reforma nuk ehte reformë që bashkia të bëj rrugë e të çoj ujin në fshat”, ishte kjo dekalrata e Ramës.

Rama kritika Ministrisë së Bujqësisë dhe krerëve të bashkive: Mblidhni rrobat dhe ikni në fshat, ça keni bërë? Read More »