Politike

Boll u tallët! Nëse doni Vetting në politikë lëreni të zbatohet reforma në drejtësi

Beteja e fuqishme e një lufte në sitemin drejtësisë vetëm sa ka dhënë shkëndijat e para, por të trembur deri në palcë politikanët po bëjnë përpëlitjet për mbijetesë.

Lulzim Basha propozon Vetting në politikë dhe kërkon që ky proces të udhëhiqet nga Petrit Vasili, Xhemal Xhunkshi, Flamur Noka, Nasip Naço…e plot të tjerë emra për të mbushuar listat. Ama ky Vetting i propozuar nga opozita e ka një kleçkë; nuk do të përfshijë të kaluarën e asnjërit nga politikanët.

Basha që ka filluar turin e shëtitjeve qytet më qytet kundër krimit, del  zbuluar si ‘tinëzari’ kundër zbatimin e një ligji tjetër, siç është krijimi dhe funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK, i cili heton dhe dërgon pas hekurave të korruptuarit.

Ndërkohë Rama nga ana e tij i përgjigjet “po” dhe më pas nxjerr Taulantin, i cili shprehet për këtë nismë: “Është i dobët, sepse pikë së pari, politikanët nuk mund të bëjnë vettingun e vetvetes. Së dyti, në materialin e paraqitur mungon hetimi i korrupsionit 27-vjeçar dhe të pasurive që politikanët kanë ngritur përmes tij”, thekson ai.

Dhe në këtë pikë Balla ka të drejtë. Politika pastrohet, nëse këta duan të zbatojnë ligjin e dekriminalizimin dhe nëse kryetarët e partive u mbyllin derën të inkriminuarve. Por kjo zor të ndodhë sepse politikës nuk i interesojnë njerëz me integritet. Në fushata iu duhen të fortët dhe paraja për garantuar votat.

Ndaj këta politikanët e zgjuar shqiptarë që kanë bërë kërdinë mbi kurrizin e popullit nuk mund të na hedhin “hi syve” sikur po iu digjet shpirti për Vetting. Nëse e kanë kaq seriozisht është e thjeshtë: Le ta lënë Reformën në Drejtësi të rrjedhë…/korrieri

Boll u tallët! Nëse doni Vetting në politikë lëreni të zbatohet reforma në drejtësi Read More »

Albin Kurti ankohet në Tiranë: Edi Rama ma shkatërroi partinë

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti një pjesë të fundjavës e kaloi në Tiranë. Përveç debateve për politikën e lartë, ai shfrytëzoi rastin për t’i ndërruar partnerët politikë. Me plotë gatishmëri atje e gjeti edhe Sali Berishën, me të cilin kaloi më së shumti kohë. Si duket, më qëllimin e qartë për t’i dërguar porosi Edi Ramës, të cilin në kryeqytetin shqiptar e akuzoi që ia shkatërroi partinë.

Albin Kurti gjeti si arsye çështjen e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të zbarkuar në Tiranë. Atje me Sali Berishën kryqëzuan Hashim Thaçin për angazhimet me Aleksandar Vucic për ndryshim të kufijve. Por, si duket mesazhi kryesor që deshi Kurti të dërgojë nga atje ishe takimi me Sali Berishën dhe anashkalimi i Edi Ramës, me të cilin dikur kishte raporte të shkëlqyera.

Pikërisht Ramën, i cili dikur nuk hezitonte ta lavdëronte Kurtin publikisht, tani kreu i VV’së po e akuzon se ia shkatërroi Vetëvendosjen. Siç meson Gazeta Express, për këtë Kurti, ndër të tjera ka përmendur raportet e Edi Ramës me Shpend Ahmetin, nëpërmjet të cilit i ka fryrë përçarjes në Vetëvendosje.

Takimi Kurti -Berisha në kryeqytetin shqiptar ka zgjatur disa orë pasi dy bashkëbiseduesit edhe kanë darkuar bashkë si dhe kanë kaluar kohë edhe në zyrën e Berishës.

Afërsia e Kurtit me Berishën interpretohet edhe si një strategji e Kurtit për ta rritur VV-në që iu nda në dysh muaj më parë

Berisha ende gëzon një simpati në Kosovë për shkak të raporteve të dikurshme me Ibrahim Rugovën. Më 17 shkurt të këtij viti, kur Sali Berisha kishte ecur në sheshin kryesor të Prishtinës, turma e kishte duartrokitur më shumë se çdo lider tjetër të Kosovës e Shqipërisë.

E popullaritetin e Berishës te kosovarët po provon ta shfrytëzojë pak edhe Albin Kurti, lideri i VV’së që ka pasur deri më tash lidhje speciale me Edi Ramën.

Albin Kurti ankohet në Tiranë: Edi Rama ma shkatërroi partinë Read More »

Opozita sërish bojkot Kuvendit. Të enjten mblidhen në qytetin e …

Edhe këtë të enjtë opozita do të bojkotojë punimet e Kuvendit. Vendimi është marrë nga grupi parlamentar, i cili ditën e enjte do të mblidhet në Durrës.

Po ashtu mësohet se grupi i PD ka ngritur 4 grupe pune për platformën  politike, përfshirë edhe vettingun në politikë.

Grupet e punës përbëhen nga deputetë që kanë eksperiëncë në fusha të ndryshme, por edhe ekspertë.

1-Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin. 2-Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. 3-Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin. 4-Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Opozita sërish bojkot Kuvendit. Të enjten mblidhen në qytetin e … Read More »

Gati ‘kurbani’ i parë i qeverisë, Rama largon një ministre, ja emri i ri që pritet t’i bashkohet kabinetit

Kryeministri Edi Rama po përgatit largimin e parë në kabinetin e tij qeveritar. Ndonëse në Asamblenë e Partisë Socialiste, të premten e 7 shtatorit, nuk pati asnjë surprizë në rang ministrash, kryeministri Rama në fakt po bëhet gati për një ndryshim në kabinet.

Emri i parë që pritet të bëhet ‘kurban’ këtë shtator është ai i Mirela Kumbaros, ministres së Kulturës. Burimet bëjnë me dije se Rama do të largojë nga detyra e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaron, për ta zëvendësuar atë me Artan Shkrelin, që është një nga njerzit më të besuar të tij dhe bashkëpuntor i hershëm.

Shkak për këtë ndryshim në qeveri është bërë gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhet kultura dhe që vijon të degradojë çdo ditë e më shumë.

Gatishmëria e Kumbaros për të firmsour çdo aferë që i teket Ramës, si skandali me ndërtimin e lokalit brenda zonës arkeologjike të Butrintit apo ndërtimi i gjashtë kullave në vend të teatrit nuk mjaftojnë më dhe ministrja duket se do t’i karrigen Shkrelit, i cili aktualisht është zëvendësministër në Ministrinë e Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Në fakt, Kumbaro i ka krijuar kryeministrit Rama edhe një problem tjetër shumë serioz, duke e futur në një konflikt të thellë me artistët.

Prej 5 vitesh, për shkak të paaftësisë dhe babëzisë së Kumbaros, komuniteti i artistëve është në luftë me qeverinë. Kjo nuk i intereson Ramës, teksa ndodhemi në prag të zgjedhjeve, por konflikti me artistët krijon dhe një imazh negativ në sytë e ndërkombëtarëve dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian./Pamfleti

Gati ‘kurbani’ i parë i qeverisë, Rama largon një ministre, ja emri i ri që pritet t’i bashkohet kabinetit Read More »

Kravatat e Ramës dalin në treg, kushtojnë 1 mijë euro

Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se Edi Rama ka nxjerrë në shitje kravata të dizajnuara prej tij.

Çmimi i tyre sipas qytetarit është nga 150 deri ne 100 euro dhe ai thotë se Rama detyron deputetët dhe drejtorët t’i blejnë për vete dhe për dhurata.

STATUSI I BERISHËS
Kallam Deshtaku me dyqan per shitjen e kravatave qe prodhon vet!!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Dyqani eshte ne tek shtat xhuxhat ne rrugen e Elbasanit .
Kravatat jo vetem qenkan te Rames, por cmimi i tyre fillon 150€ deri 1000 dhe i Te fotoja e pare poshte eshte dizenji Edi Rama detyrokan gjihte deputetet e drejtoret e rilindjes te blejne aty per vete dhe dhurata. Se mbajtja e nje kravate te dizenjuar nga lideri suprem tregon status!!!
Te fotoja e pare poshte eshte dizenji Edi Rama”

Kravatat e Ramës dalin në treg, kushtojnë 1 mijë euro Read More »

Ish-deputetja kërcënon Ramën: Ne nuk harrojmë

Ish-deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit grek Aleksis Tsipras që tha se çështja çame nuk ekziston dhe nuk është në tryezën e bisedimeve me Shqipërinë.

Doda shkruan në një status në “Facebook” shpërthen nga qeverisë së kryeministrit Edi Rama ndërsa thotë se ‘bijtë e etërve të kuq në Shqipëri që persekutuan popullsinë e martirizuar të çamëve sot vendosin t’i zhdukin dhe emrin’.

Ish-deputetja më pas ka një porosi për pushtetarët përgjegjës.

STATUSI I MESILA DODËS
Ekstremisti i majte Cipras, tashmë i garantuar nga Rama edhe si partner strategjik, sot ka deklaruar se çështja çame nuk ekziston, se do marrë detin, varrezat, të drejtat për të gjallët e të vdekurit e tyre në këtë vend.
Po sot partneri strategjik i Edi Ramës deklaron se nuk njeh masakrat, dëbimet, rrëmbimet, vrasjet e vjedhjen e pronave në Çamëri, madje guxon e shkon deri aty sa thotë se do heqë emrin Çamëri nga tekstet shqiptare…
Rilindja si vazhdimësi e politikës së kuqe të diskriminimit dhe krimit mbi popullsinë çame po ridimensionohet bindshëm. Bijtë e etërve që vranë popullsinë çame në Çamëri së bashku me bijtë e etërve të kuq këtu në Shqipëri që persekutuan për gjysmë shekulli popullsinë e martirizuar që erdhi të gjente strehë në shtetin amë, sot vendosin t’i zhdukin edhe emrin…
Por sot duhet ta dinë mirë, e ta mësojë çdo pushtetar përgjegjës në këtë vend, se para se të zhdukni emrin, të drejtën e historinë e Çamërisë, do zhduket shumë më shpejt mbrapshtia edhe fara e urrejtjes dhe tradhtisë që ata vetë mbollën e po rrisin përditë mbi kurrizin e Çamërisë martire. Ne nuk harrojmë!!!

Ish-deputetja kërcënon Ramën: Ne nuk harrojmë Read More »

Grida Duma hyn shpesh në zyrën e Berishës, zbulohet pasioni që i bashkon

Barbi’ i selisë blu është parë të hyjë shpesh në zyrën e Berishës, ndërsa mësohet se dy figurat e PD i lidh një pasion i përbashkët. Si Berisha, ashtu edhe Duma, duan shumë poezinë, ndaj dhe Grida ka shtuar vizitat e saj në zyrën e ish-kryeministrit, pasi ata lexojnë së bashku poezi
Deputetja e re e Kuvendit, Grida Duma, duket se ka normalizuar sërish marrëdhëniet me liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kohët e fundit, deputetja sharmante e PD ka shtuar vizitat e saj në zyrën e ish-kryeministrit Berisha.

‘Barbi’ i selisë blu është parë të hyjë shpesh në zyrën e Berishës, ndërsa mësohet se dy figurat e PD i lidh një pasion i përbashkët. Si Berisha, ashtu edhe Duma, duan shumë poezinë, ndaj dhe Grida ka shtuar vizitat e saj në zyrën e ish-kryeministrit, pasi ata lexojnë së bashku poezi.

Pasioni për poezinë mban lidhur dy emrat e njohur të PD, ndërsa me rënien e gjetheve të para të vjeshtës takimet pritet të shtohen edhe më shumë. Pavarësisht përplasjeve politike, Grida e ka pohuar gjithnjë vlerësimin maksimal për Berishën, duke e quajtur atë dhe mentor politik.

“Unë e quaj mentor politik, nga i cili marr eksperiencë dhe së paku përsa i përket dijes politike që ai ka, duhet të pranojmë plotësisht se është fat të kesh një njeri që mund të këshillojë ndonjëherë aq sa ai ka mundësi apo ka pasur mundësi ta bëjë me mua dhe i jam mirënjohëse për këtë. Unë mendoj se Berisha njihet për një kualitet të madh të tij, ai  ka mbrojtur njerëzit dhe bashkëpunëtorët e tij”, thoshte Duma më parë./Pamfleti

Grida Duma hyn shpesh në zyrën e Berishës, zbulohet pasioni që i bashkon Read More »