Politike

Rudina Hajdari: Ato që realizoi Azem Hajdari në 7 vite, të tjerët nuk i bëjnë dot në 7 jetë

Partia Demokratike ka zhvilluar sot homazhet e 20 vjetorit në ndër të “Dëshmorit të Kombit”, Azem Hajdari, liderit të Lëvizjes së Dhjetorit.

Me këtë rast, vajza e tij, Rudina, e cila sot është deputete e PD-së, ka mbajtur një fjalim.

“Azem Hajdari ishte fare i ri kur nisi rrugëtimin e tij politik për të mposhtur komunizmit.

Ai në 7 vjet realizoi ato që njerëzit e tjerë nuk do të mund ti realizonin në shtatë jetë. Ëndrra e Azemit ishte  Shqipëria si Europa.  

Arsyeja pse Azem Hajdari e mposhti komunizmin, ishte se komunizmi nuk kishte as respekt atdheun dhe as për familjen”, tha Rudina Hajdari.

Rudina Hajdari: Ato që realizoi Azem Hajdari në 7 vite, të tjerët nuk i bëjnë dot në 7 jetë Read More »

Buxheti i 2018 siguron mbështetjen për ish-të dënuarit politikë

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” të ndryshuar”.

I pranishëm në komision ishte Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili u shpreh se kemi harxhuar 178 milionë dollarë për këtë kategori.

“Përsa i përket këstit të nëntë, janë edhe 1200 subjekte parësore dhe jo parësore. Deri tani kanë marrë 70 mln dollarë. Me 262 subjektet e radhës mbyllet kësti i nëntë. Me këtë mbyllet kategoria parësore. Për strehimin kemi harxhuar 20-25 milionë dollarë. Shumat që shoqëria shqiptare do të paguajnë shkojnë nga 650-750 milionë dollarë. Trashëgimtarë të rrethit të parë janë, gruaja, djali vajza, janë 11 mijë dosje. Deri në 15 vitet e ardhshme fatura e ish-pronarëve do u kushtojë shqiptarëve në total rreth 2 miliardë dollarë për të paguar. Kjo kosto po i kalohet brezave që vijnë”, – sqaroi ndër të tjera Ahmetaj.

Relatorja e këtij projektligji Evis Kushi tha se synon përmirësimin e formulës për dëmshpërblimin financiar për ish-të përndjekurit, apo familjarët e tyre.

“Buxheti i 2018 siguron mbështetjen për ish-të dënuarit politik. Rishikohet mekanizmi i shpërndarjes së fondeve, u jepet prioritet atyre që janë ende në jetë sipas ligjit aktual, ndahet 70% për parësoret për bashkëshortin dhe fëmijët, 30% për trashëgimtarët e tjerë. Projektligji nuk sjell efekte në buxhetin e shtetit”.

Duke iu përgjigjur pyetjes së kryetarit të këtij komisioni, Erion Braçe, se a ju duket normale që dëmshpërblimi të shkojë deri te trashëgimtarët e largët? Ministri Ahmetaj u shpreh se paratë duhet të shkojnë te rrethi i parë, që janë lidhur direkt me ata që kanë vuajtur.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit e miratuan projektligjin në fjalë dhe ia kaluan për shqyrtim seancës plenare. /atsh

Buxheti i 2018 siguron mbështetjen për ish-të dënuarit politikë Read More »

Deputeti i PD kundër Kryemadhit: Problemi nuk janë ndërkombëtarët por …

Pas deklaratave të Kryetares së LSI Monika Kryemadhi se ndërkombëtarët kanë “mbyllur sytë” për situatën në vend, ka reaguar dhe deputeti i PD Agron Shehaj.

Sipas Shehaj, problemi i shqiptarëve nuk janë ndërkombëtarët por politikanët e korruptuar në vend të cilët mbajnë peng sistemin e drejtësisë.

REAGIMI I PLOTË:

Problemi i shqiptarëve nuk janë ndërkombëtaret por politikanët e korruptuar.

Vetingu në politikë është i domosdoshëm dhe jo vetëm nuk pengon reformën në drejtësi, por do ta çlirojë atë nga politikanët e korruptuar që sot e mbajnë peng.

Jam i bindur që ndërkombëtarët e mbështesin pastrimin njëherë e përgjithmonë të të korruptuarve dhe atyre të lidhur me krimin përmes vettingut të politikës.A

Deputeti i PD kundër Kryemadhit: Problemi nuk janë ndërkombëtarët por … Read More »

Monika “duarpastër” kërkon t’i bëjë “gropën” Ramës me Veting, paralajmëron socialistët për rrezikun që iu kanoset

Monika Kryemadhi kërkon me domosdoshmëri vettingun e politikës. Numri një i LSI-së shprehet e hapur për hetimin e familjarëve.  Në një intervistë gjatë edicionit të lajmeve në Vizion Plus, Kryemadhi sulmoi reformën në drejtësi si të kapur nga kryeministri Rama.

“Patjetër që do të përfshihen familjarët. Pse ju z. Sandri mendoni që ne nuk na janë hetuar familjarët? Na janë hetuar edhe fëmijët e vëllezërve. Të gjithë familjarët tanë që kemi rreth e qark, edhe të gjithë komshinjtë, madje edhe ata që janë matanë rrugës së lagjeve tona. Përveç kësaj, jo vetëm që janë hetuar familjarë, por janë hetuar edhe ata që na kanë vdekur, duke i hetuar se ç’kanë bërë para 10 apo 20 viteve. Ajo që sipas meje është më e rëndësishme është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo Vettingun.

Sepse unë mendoj që gjëja më e rëndësishme e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘Kapeni ujkun. Kapeni Ujkun!”, është çakalli që e shqeu tufën e deleve. Në këtë rast ne flasim për Edi Ramën. Ne flasim për rrobat e gjyqtarëve, për çantat apo për këpucët e gjyqtarëve apo prokurorëve, por nuk flet njeri për charterat e Edi Ramës, që fluturon çdo javë dhe kush ja paguan charterat Me çfarë parash paguhen dhe ku shkon ky njeri. Ne flasim për taksat e shqiptarëve, flasim për biznesin, shikojmë se si shqiptarët vendosën në radhë për dekodera dhe nuk pyet njeri se sa i kushton kollarja Edi Ramës. Dhe asnjeri nuk e ka hetuar Edi Ramën, as për pasurinë e tij, as për lëvizjet dhe as për familjarët e tij”, pohon Kryemadhi.

Ajo paralajmëron edhe socialistët për furtunën që u kanoset.

“Vetëm Edi Rama ka baltosur kush i ka dalë përpara rrugës dhe mos u çudisni kur të shihni shumë shpejt që do të baltosë edhe vetë socialistët e tij.”

Nuk i heqim asnjë presje asaj çfarë thotë për Ramën, por që edhe një model i shëmtuar si Monika  të marrë guximin të falasë për vetting çudit. E shtirur deri në madhështi, Monika e di fare mirë çfarë fsheh e kaluara dhe e tashmja e saj.

Së bashku me bashkëshortin konsiderohen si baronë të një pasurie përrallore të vënë përmes korrupsionit. Për të vënë kujën, që kërkojnë të diktojnë modele!

E në këtë tentativë për t’i bërë gropën shoku-shokut, urojmë që të fundosen të gjithë!

Monika “duarpastër” kërkon t’i bëjë “gropën” Ramës me Veting, paralajmëron socialistët për rrezikun që iu kanoset Read More »

Kryemadhi: Rama do “ia hajë kokën” Veliajt, nuk e rikandidon në Tiranë

Ndoshta diversion, ndoshta ka vërtet diçka në prapaskenë… por kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se marrëdhënia mes Ramës dhe Veliajt nuk është aq rozë.

E ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH, Kryemadhi tha se ka informacione brenda PS-së, se Rama mund të mos e rikandidojë Erion Veliajn në bashkinë e Tiranës pasi Rama ndihet disi i kërcënuar nga Veliaj.

“Me informacionet e mia që kam, Veliaj mund të mos jetë më kandidat. Unë besoj se zoti Veliaj mund të jetë një konkurrencë shumë e madhe e Ramës… Rama në PR e imazh është bërë tashmë pak demode, dhe zoti Veliaj ka sjellë po themi një tjetër frymë. Kjo ndjenjë xhelozie do t’i hajë kokën zotit Veliaj.

Por deri atëherë do të kemi kohë. Ne nuk kemi akoma një kandidaturë për Tiranën. Sigurisht që po diskutojmë për një emër. E gjithë opozita e shikon përfaqësimin e saj në një front bllok kundër kësaj qeverisje” – tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Rama do “ia hajë kokën” Veliajt, nuk e rikandidon në Tiranë Read More »

Po nuk u ngrit populli e t’ju vendosë fshesën rrugeçërve dhe sitemit kriminal politik s’ka Vetting

Lufta kundër korrupsionit është duke kaluar nëpër një kuadër ligjor që do të ofrojë sistem të transparencës përmes pavarësisë së garantuar të institucioneve. E ndërsa synohet aplikimi i një legjislacioni transparent dhe profesional, që do të  bëjë të pamundur pamundur vjedhjen e shtetit, pushtetarët shqitarë kërkojnë të Vetingohen me kushte.  Çfarë kanë bërë këtu e para t’ju falet, ose të hidhet prapa krahëve pa marrë ndëshkim.

Duke komentuar nismën “Vetting në politikë”, juristi Romeo Kara thotë se kjo tronditje do të ndodhë vetëm kur populli të ngrihet në këmbë dhe të flakë jashtë sistemit të korruptuar dhe të inkriminuar.

“Vettingu më i mirë, me i drejti, me reali dhe i më i dëshirueshmi, do të jete vettingu i revolucionit, i organizuar dhe realizuar nga populli, kur t’i vëre fshesen këtij sistemi kriminal politik, kur të shpronesoje deri në qindarken e fundit këta rrugaçe të politikës, kur t’i kthehen popullit të gjitha pasuritë e grabitura apo të dhëna ne koncesion, kur të amendohen parashikimet ligjore rreth parashkrimit fitues që favorizon krimet e këtyre 28 viteve dhe kur në Shqipëri të behet realisht zot populli dhe të vendoset drejtesia.

Asnjë nga politikanët e përmendur nuk ka cipë e moral për të bëre vetting.

Politikanet tanë, mund të ikin, siç edhe po ikin, me paratë tona deri në Indi, të iluminohen dhe vettingohen poshtë e larte dhe shpirterisht, me metodat e Gurmeet Ram Rahim Singh, por përsëri do t’a kalojne atë, që kanë me shumë tmerr, gjyqin hakmarrës të këtij populli”, shkruan Kara.

Shembulli është dhënë nga Rumunia dhe Krocia, mjafton që populli ynë ta ndjekë.

Po nuk u ngrit populli e t’ju vendosë fshesën rrugeçërve dhe sitemit kriminal politik s’ka Vetting Read More »

Meta-Berisha e pranojnë të tronditur: Po vjen shkundja për të gjithë ne

Politika shqiptare jeton në simbiozë, por kjo dukuri mëshirohet më së miri tek dyshja Sali Berisha dhe Ilir Meta.”Dashuria” mes dyshes vijon po me të njëjtin zjarr, sa e kanë djegur dhe janë të gatshëm ta djegin Shqipërinë.

Shkëndija e fundit që duan të ndezin është bllokimi i reformës në drejtësi. Pas lojës së intrigave që thurin çdo ditë, Saliu dhe Iliri kanë marrë pjesë sot në në promovimin e librit publicistik “Demokracia nuk pret” të gazetarit shqiptaro-amerikan, ish-Drejtorit të “Zërit të Amerikës” për Euro-Azinë, Frank Shkreli.

“’Demokracia nuk pret” është një shkundje për të gjithë ne, për rëndësinë që ka demokracia. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar, sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj,’” shkruan Ilir Meta.

Në njërën anë Meta shfaqet i vetëdijëshëm për “shkudjen” që e pret, ndërsa pikëllimi i tij për kombin që ka vuajtur mungesën e demokracisë të “hap barkun”.

Një lojë e ndyrë e një politikani “dhelpër” dhe një “ujku të vjetër”, që gjithçka kanë bërë në pushtet vetëm për ta shpartalluar dhe damkosur lirinë dhe demokracinë në Shqipëri.

Paçka shpresës së vazhdueshme të një pjese të shoqërisë për demokracinë, politika është treguar gjithmonë e pandjeshme në këtë pikë, që në gjenezën e tyre. Asnjë nga krerët shqiptarë nuk ka dalë mbi prirjen e partikracisë dhe kanë shfrytëzuar gjithçka munden për të sunduar.

Edhe sot pas 28 vitesh politika shqiptare vijon të jetë tejet hipokrite dhe tepër e pandjeshme demokratikisht.

Megjithatë një erë e re po fishkëllen…

Meta-Berisha e pranojnë të tronditur: Po vjen shkundja për të gjithë ne Read More »

Nga sot në Kuvend, zbulohet skenari i opozitës. Çfarë pritet të ndodhë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj në opozitë do të rikthehen sot në Kuvend, jo për t’iu bashkuar komisioneve parlamentare, por për të nisur punën për vetingun në politikë.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Lulzim Basha u kërkoi deputetëve të zbatojnë vullnetin e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, të cilët e duan vetingun në politikë dhe kërkojnë largimin e politikanëve të lidhur me krimin. Kreu i PD-së në mbledhjen me dyer të mbyllura i përcolli demokratëve edhe mesazhin e marrë nga qytetarët në takimet e zhvilluara në Shkodër dhe Elbasan.

“Shumica dërrmuese e qytetarëve përkrahin vetingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. Shqiptarët duan që vetingu në politikë të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetjen e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi”, deklaroi Basha në grupin e PD-së.

VETINGU
Basha rikonfirmoi në mbledhjen me dyer të mbyllura se opozita do të dalë me një platformë të përbashkët politike për t’u ofruar shqiptarëve alternativën për të dalë nga kriza, në të cilën ndodhet vendi. Kreu i PD-së sqaroi deputetët se kjo platformë do të jetë e ndarë në katër shtylla kryesore, për të cilat, që nga kjo e hënë, do të funksionojnë edhe katër grupe pune. Katër shtyllat kryesore të platformës së opozitës do të jenë: Dekriminalizimi i plotë përmes vetingut të politikanëve të lidhur me krimin; Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin; Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin; dhe një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

GRUPET
Për secilën nga katër shtyllat e platformës së opozitës, Basha në dakordësi edhe me aleatët e tij në opozitë ka përcaktuar anëtarët e grupeve të punës. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është emëruar nga Basha si koordinator i grupit që do të merret me çështjen e dekriminalizimit të plotë përmes vetingut në politikë. Deputetja Jorida Tabaku do të drejtojë grupin që do të merret me çështjet ekonomike, Enkelejd Alibeaj me çështjet e drejtësisë ndërkohë nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, do të jetë koordinator i opozitës për çështjet zgjedhore. Sot në orën 10:00 opozita do të mblidhet në kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar mbledhjet e para të grupeve që do të merren me vetingun në politikë dhe çlirimin e ekonomisë nga monopolet.

Koordinatorët e 4 grupeve të punës së opozitës
1 – Ervin Salianji, kordinator për “Dekriminalizimin e plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.”
2 – Enkelejd Alibeaj, kordinator për “Çlirimin e drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”
3 – Luan Rama, kordinator për “Zgjedhjet e lira, të ndershme e demokratike, ku qytetarët të jenë ata që vendosin”
4 – Jorida Tabaku, kordinator për “Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

GRUPET E PUNËS SË OPOZITËS PËR VETTINGUN
1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:
3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:
4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

Për secilën nga pikat deputetët e opozitës janë ndarë në 4 grupe pune për të pasuruar me propozime platformën për cclirimin e qeverisjes nga krimi.

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
PD
Ervin Salianji
Oerd Bylykbashi
Rudina Hajdari
Isuf Çela
Xhemal Gjunkshi
Klevis Balliu
LSI
Petrit Vasili
Klajda Gjosha
Kejdi Mehmetaj
Endrit Brahimllari

2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike që të mdësjkojë dhe jo mbrojë Bashkëqeverisjen e Edi Ramës me Krimin:
PD
Enkelejd Alibeaj
Gent Strazimiri
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Dhurata Çupi
Astrit Veliaj
Lindita Metaliaj
LSI
Silva Caka
Nasip Naço

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:
PD
Oerd Bylykbashi
Genc Pollo
Tritan Shehu
Luan Baçi
Myslym Murrizi
Endri Hasa
Lorenc Luka
Izmira Ulqinaku
Anton Frrokaj
LSI
Luan Rama
Nora Malaj
Floida Kërpaçi
Vangjel Tavo

4 – Çlirimi i ekonomisë nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.
PD
Edmond Spaho
Grida Duma
Florian Mima
Jorida Tabaku
Albana Vokshi
Bardh Spahia
Halim Kosova
Orjola Pampuri
Agron Shehaj
Nadire Meçorapaj
Luçiano Boçi
Valentina Duka
Hekuran Hoxhalli
Fatbardha Kadiu
LSI
Perparim Spahiu
Viktor Tusha
Edmond Panariti
Edmond Haxhinasto
Agron Çela
Lefter Koka
Shezai Rrokaj /Panorama/

Nga sot në Kuvend, zbulohet skenari i opozitës. Çfarë pritet të ndodhë Read More »