Politike

Pse Rama e shkarkoi Arben Ahmetajn, flet Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se është i bindur që Arben Ahmetaj nuk do arr estohet pasi u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit.

Sipas tij, gjithçka është një ha kmarrje e Ramës ndaj Ahmetajt për shkak të disa d yshimeve të lindura për rrjedhje muhabetesh, sesa si masë p enale.

Postimi i plotë:

Ideja që Arben Ahmetaj do arr estohet tani që e shkarkuan është dominante. Model i ilustrimit të konceptit të psikologjisë sociale të pritshmërisë përceptive.

Në fakt është e tme rrshme të shohësh se si publiku e “mirpret”drejtësinë e partisë mbi “ar mikun” e brendshëm të saj.

Bindja tashmë është e plotë se Rama të shkarkon dhe të arr eston!

Kulmi!

Fiks si në në kohën e Enverit. “Partia ime më arr eston”…

Sukses i papaparë i reformës!rilindi drejtësinë popullore, drejtësinë e partisë mbi çdo të keqe.

Përtej kësaj pritshmërie publike, mendoj se Arbeni as do arre stohet e as di i hyjë gjëmb në këmbë.

Shkarkimin e tij e shoh më shumë si një ha kmarrje të çastit të udhëheqësit të lindur mbi disa dys hime për rrjedhje muhabetesh, sesa si masë pe nale.

Ndoshta e kam gabim,por mua kështu më duket kjo historia e Benit.

Ndërsa pritshmërinë e publikut për drejtësinë që ofron Rama e shoh të fr ikshme.

Di ktatoriale madje.

Pse Rama e shkarkoi Arben Ahmetajn, flet Manjani Read More »

Berisha, Meta apo Rama, kush nga tre politikanët është më i korruptuar? Ja si përgjigjet Arjan Çani…

Gazetari Arjan Çani ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Çani është pyetur se cili nga tre politikanët kryesorë në Shqipëri është më i korruptuari?

Biseda në studio:

Ylli Rakipi: Shqipërinë e kanë drejtuar në 30 vite, tre persona dhe asnjëri nuk largohet. Kush mendon se i ka bërë më shumë dë me vendit nga këta të tre? Berisha, Meta apo Rama?

Arjan Çani: Në këndvështrimin tim, asnjëri nuk i ka bërë dë m. Unë po të isha njëri nga këta do ti bëja më shumë. Po, po më beso. Duke njohur siç i njoh unë banorët që më rrethojnë…

Ylli Rakipi: Domethënë po të kishe qenë ti, do të kishin ikur të gjithë, do të mbetej territori bosh fare…?

Arjan Çani: Ky popull i do këta, prandaj i mban. E di ku do të ishin këta në një vend tjetër?

Ylli Rakipi: Ja edhe doktori ka dalë prapë. Rilindje kot thonë këta, se Rilindje është doktori tani, po vete 80 vjeç… Ky tjetri në 25 korrik bën miting.

Këta të tre, që akuz ojnë njëri tjetrin, për kor rupsion, ti kush mendon se është më i ko rruptuari?

Arjan Çani: Asnjë.

Ylli Rakipi: Po thua gjëra shumë të çuditshme. Sepse ti ke parime si këta. Po pse nuk u bëre ministër?

Arjan Çani: Nuk më kanë bërë ofertë, por kushton edhe shumë. Duhet të më paguajnë shumë që të bëhem.

Ylli Rakipi: Asnjërin nga këta nuk e quan të korru ptuar?

Arjan Çani: Jo Ylli jo. Ne duhet të kemi më shumë respekt për këta personazhe. Rama, nuk e kuptoj pse duhet të lodhet kaq shumë me këta dy të tjerët, ky ti futet një projekti për tu rikthyer në monarki Shqipëria dhe nuk ka nevojë më ky vend… Ky vend me këtë nivel, të ishe një lloj fillimi historie, si në Dubai përshembull… As kundërshtar nuk ka. Cfarë lidhje ka demokracia me Shqipërinë? I gjati duhet të shpallet mbret.

Ylli Rakipi: Dhe ne shpëtojmë?

Arjan Çani: Mbret po. Në thelb e di që ky ka qejf, e do këtë gjë. Ai mendon se ka idetë brilante. Mund të më thuash kanë nevojë për opozitarë këta?

Ylli Rakipi: Opozitë duhet të ketë. Po më i pasur nga këta kush mendon se është?

Arjan Çani: Mendoj se të tre duhet të jenë. Nuk them dot kush është më shumë. Unë besoj shumë te ndershmëria personale e Berishës. Berisha më duket njeriu që nuk ka ndonjë raport të mirë me paranë.

Berisha, Meta apo Rama, kush nga tre politikanët është më i korruptuar? Ja si përgjigjet Arjan Çani… Read More »

Taulant Balla shkon në SPAK, ja cila është arsyeja…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, është paraqitur ditën e sotme në SPAK për të dëshmuar mbi çështjen “Partizani”.
Kallëzimin mbi aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”, Balla e ka dorëzuar më herët ndërsa kjo është hera e parë që Balla jep deklarimin mbi këtë dosje.

Ndërkohë në një postim të bërë pak më parë në rrjete sociale, Balla njofton se sot ka depozituar ë SPAK edhe prova të reja për këtë rast, për të cilin thotë se ka besim që drejtësia do i shkojë deri në fund.

Balla deklaron se kush mendon se kanë hequr dorë nga akuzat e tyre gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Gjithashtu Balla thekson se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërpr erje vit pas viti, ka de noncuar gr abitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës.

Taulant Balla ka aku zuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha për gr abitjen e truallit në kompleksin ‘Partizani’.

Taulant Balla shkon në SPAK, ja cila është arsyeja… Read More »

Dorëhiqet nga drejtimi i LSI-së Monika Kryemadhi, ja kujt ia kalon stafetën

Monika Kryemadhi i ka kaluar drejtimin e partisë bashkëshortit të saj, Ilir Meta pasi ky i fundit dorëzoi ditën e djeshme mandatin e Presidenti dhe deklaroi se do të rikthehej në politikën aktive. Lajmi u bë i ditur gjatë Konventës Kombëtare që LSI mbajti ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve. Ishte Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Bramllari ai që lexoi ndryshimet e Statutit të cilat hynë në fuqi.

Braimllari: Komiteti Organizator. Ndryshimet e Statutit tashmë janë fuqi. Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë.

I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra: Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.

Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve. Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho. Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë

Dorëhiqet nga drejtimi i LSI-së Monika Kryemadhi, ja kujt ia kalon stafetën Read More »

Kadilli: ‘Opozita edhe kur ishte bashkë edhe tani që janë veç e veç, janë të pamjaftueshme për të krijuar një alternativë përballë pushtetit’

Anëtari i Rithemelimit, Fatbardh Kadilli ka komentuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të shpallur ‘non grata’ disa individë shqiptarë për të cilët ka prova se janë të lidhur me kr imin dhe korrupsio nin.

Kadilli tha se shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës edhe nga Mbretërisë së Bashkuar nuk do të ketë ndonjë efekt të madh.

Ndonëse nuk janë dhënë emra, u përfol se mes tyre është edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili u shpall ‘non grata’ edhe nga SHBA. Në një intervistë, Fatbardh Kadilli tha se i gjithë çbalancimi që qeveria ka ish ministra të arrestuar dhe shënjestrohet Berisha ka ndikuar jo për mirë në klimën brenda PD duke sjellë edhe përçarjen e opozitës.

“Nuk kemi pse e lidhim me Berishën. Është për një grup njerëzish, është qëndrim zyrtar nga Mbretëria e Bashkuar që i ngjan qëndrimit të SHBA. Kjo është një qasje e re, kohët e fundit përdoret si instrument, mund të përdoret nesër edhe nga BE për politikanët. Përsa kohë nuk kemi konfirmim, nuk e dimë kush është.

Nëse parimisht çdo demokrat shprehet kundër korrupsionit, kur vjen puna tek Berisha, çdo demokrat e ndjen veten viktimë bashkë me Berishën. Nëse flasim për korrupsion, kemi qeverinë. Një qeveri e akuzuar për korrupsion me ministra në burg, shohim që shënjestra të jetë diku tjetër. Ky lloj balancimi e ka ndikuar jo për mirë në klimën brenda PD. Nuk ka prodhuar një projekt politik që kapërcen PD vetveten. Nuk pres që kjo të sjellë ndryshim. Kur nuk pati në momentin e parë, nuk do të ketë ndonjë efekt të madh as në momentin e dytë. Zhvillimet e PD prekin Shqipërinë, jo thjesht çfarë bëjnë ndërkombëtarët”, tha Kadilli.

Ndër të tjera, Kadilli nuk la pa thënë kritikat e tij për Bashën e Berishën. Sipas tij, opozita nuk arriti të krijonte një alternativë përballë pushtetit as kur ishte bashkë, as tani kur janë ndarë.

“Çështjen non grata nuk e kam përdorur asnjëherë si levë politike. Sic kam pasur kritika për Bashën dhe kam për Berishën është se PD ka nevojë për projekt të ri politik. Opozita edhe kur ishte bashkë edhe tani që janë veç e veç, janë të pamjaftueshme për të krijuar një alternativë përballë pushtetit”, tha Kadilli.

Kujtojmë më 19 maj 2021 Sali Berisha u shpall ‘Non Grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve. Bashkë me Sali Berishën DASH u ndaloi hyrjen në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit.

Kadilli: ‘Opozita edhe kur ishte bashkë edhe tani që janë veç e veç, janë të pamjaftueshme për të krijuar një alternativë përballë pushtetit’ Read More »

P las sh erri mes Bardhit dhe Manjës: ‘Je më shumë se vr asës, ti duhet të ishe në b urg’

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi janë përfshirë në një de bat të ashpër në Komisionin e Ligjeve, teksa diskutohej për hartën e re gjyqësore.
Deputeti demokrat tha se Ulsi Manja duhet të ishte në burg, pasi sipas tij është “vra sës dhe ha jdut”.

Nga ana e tij, Manja tha se “nuk i ka duart e lyera me gj ak”, ndërsa sqaroi se kur Bardhi u bë ministër teknik i Drejtësisë rriti tarifat për qytetarët.

Manja-Bardhit: I pyetët qytetarët e Bulqizës, të Malësi së Madhe etj. U ngritët në mëngjes…Jo se nuk ke pyetur asnjë. Ditën që ike nga zyra dyfishove tarifat për qytetarët shqiptarë dhe që e kemi fituar në Gj ykatë të Apelit. Ky është shq etësimi që ke ti për shqiptarët. Nuk dua përgjigje prej teje se e ka dhënë Gjy kata e Apelit me vendim. Të ka rrë zuar udhëzimin e përbashkët për tarifat që ke firmosur me Ministrin e Financave. Dhe vjen këtu dhe flet për shqe tësimet e qytetarëve. Unë kam ardhur me shumë seriozitet për të diskutuar për hartën. Është një proces që është ndarë mes KLGJ dhe ministrit të Drejtësisë për buxhetimin dhe logjistikën e hartës.

Bardhi-Manjës: Ti duhet të ishe në b urg
Bardhi: Je më shumë sesa vra sës, ti je vr asës dhe haj dut

Manja: Unë nuk i kam duar të ly era me gj ak. As xhaketën se kam të lyer me gj ak dhe nuk e fus familjet shqiptare në ko nflikt.

P las sh erri mes Bardhit dhe Manjës: ‘Je më shumë se vr asës, ti duhet të ishe në b urg’ Read More »

Jorida Tabaku: ‘Rritja e çmimeve duhet të jetë një alarm për qeverinë’

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me kr izën e rritjes së çmimeve që ka kapur vendin. Përmes një postimi në facebook, Tabaku shkruan se po përjetohet një situatë e rrezikshme stagflacioniste e cila ka nevojë për menaxhim dhe jo për propoagandë.

Deputetja e PD-së thekson se sektori i bujqësisë, i cili ka numrin më të madh të vetëpunësuarve është në një kr izë të thellë, ndërkohë që ndihma e dhënë nga qeveria është më e ulëta në rajon.

“Shkurt dhe shqip, ne po përjetojmë një situatë të rre zikshme stagflacioniste, që ka një nevojë të madhe për menaxhim jo propagandë.

Një qeveri e përgjegjshme, një maxhorancë që mendon jo me teorinë e të kaluarit të radhës do të ishte shq etësuar jashtëzakonisht shumë kur ndërsa rrihte gjoksin për rritjen ekonomike të publikuar javën e shkuar, të shihte se e gjithë rritja ekonomike vinte nga ndërtimi dhe jo nga bujqësia.

Shumica e shqiptarëve të vetëpunësuar janë në sektorin e bujqësisë, e cila po përjeton një kr izë të thellë, ky duhet të ishte një alarm për qeverinë, e cila duhet të rishihte politikat e saj sektoriale. Incentivat edhe subvencionet në bujqësi për Shqipërinë janë ndër më të ulëtat në rajon dhe këtë e tregon dhe deficiti tregtar.
Por shq etësimi i maxhorancës duket se nuk është bujqësia sesa propaganda. Thënë më shkurt, nuk na duhen edhe aq paratë e bujqësisë sesa na duhet ndërtimi që sipas çdo matësi ndërkombëtar financohet në masë të gjerë nga paratë e pista“, shkruan Tabaku në facebook.

Jorida Tabaku: ‘Rritja e çmimeve duhet të jetë një alarm për qeverinë’ Read More »

Pr otesta, Baton Haxhiu: ‘Sali Berisha s’më ka pëlqyer kurrë si politikan, ama sot i jap dorën s’kam ça i them

Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu me sa duket është dorëzuar në qëndrimin e tij kundër Sali Berishës, duke u shprehur i befasuar nga pro testa e opozitës.

Ai tha në “Opinion” se nuk e pëlqen Berishën si politikan, por sot nuk ka çfarë t’i thotë më dhe i jep dorën, pasi është vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla.

“Një fjalë e kam. Ia jap dorën Berishës. Ia jap dorën për organizimin. Nuk e prisja këtë pjesëmarrje. Berisha ka kohë që nuk më pëlqen si politikan, ka kohë që është person i gabuar, por sot ia jap dorën. Sot vështirë që dikush të organizojë tubime të tilla. Domethënë, njeriu i gabuar, i cili para vetes ka non-gratën, fjalimet e ambasadës dhe Departamentit të Shtetit, gjithë njerëzit përreth, një pjesë të analistëve, një pjesë të mediave dhe të bëjë një gjë të tillë… S’kam çfarë i them më! Ka shumë shpjegime. Unë po flas për tubimin, kam analizën time. Por sot njeriut që politikisht nuk e dua, e ka gjithë gabim, ia jap dorën për atë që ka bërë sot.
Në korrik, në temperaturë kaq të lartë, gati të pashpresë se mund të ketë një tubim të tillë. Askush nuk ka besua. ke pas 2-3 paralajmërime se do të bëhet një tubim.

Nuk ke pasur një promo, spot etj., disa parametra që tregonin se nuk do të ishte e tillë. S’di çfarë them, mendoj se as vetë Rama dhe stafi i tij nuk e kanë menduar se do të jetë diçka e tillë. Edhe medialisht dhe strategjikisht mediat kanë gabuar që kanë bërë një ekuilibrim dhe vetë stafi i kryeministrit nuk do duhet ta bënte për arsye se kjo ngjarje nuk mbulohet me lajm. Kjo është ngjarja. Politikani i gabuar që s’ka shpresë në të me kriju shpresë në të është…ia jap dorën”, tha analisti Baton Haxhiu.

Pr otesta, Baton Haxhiu: ‘Sali Berisha s’më ka pëlqyer kurrë si politikan, ama sot i jap dorën s’kam ça i them Read More »