Politike

Rama shkarkon Çuçin nga Turizmi

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli Ministrave. Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003,

“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Rama shkarkon Çuçin nga Turizmi Read More »

Berisha: ‘PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban’

Kreu i PD, Sali Berisha i ka kërkuar qeverisë marrjen e dy masave për të ndihmuar sektorin e turizmit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu Berisha foli për subvencionimin r plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban si dhe për përgjysmimin e taksimit të naftës i cili në vendin tonë në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

“Po rrë nojnë buxhetet familjare, dhe ajo që po e ndjen fuqishëm për fat të keq është sektori i turizmit. Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban.

Ky propozim nuk është i pabazuar, por është i bazuar në një praktikë të cilën kanë vendosur një seri vendesh europiane.

Së dyti PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës i cili në vendin tonë në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

E di që Rama me arrogancë nuk do t’i pranojë por e garantoj se qytetarët me revoltën e ardhshme do të vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së PD”-tha Berisha.

Berisha: ‘PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban’ Read More »

Avokati i njohur Idajet Beqiri p las ‘bo mbën’ për Ilir Metën: ‘Ma tregoi Fatos Nano në bu rg’

Teksa në Shqipëri diskutohet nëse ish-presidenti Ilir Meta ka qenë apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një tjetër çështje që po komentohet gjerësisht është raporti mes kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Avokati i njohur Idajet Beqiri në emisionin “Shqip” rrëfeu bisedën që ka bërë me Fatos Nanon në bu rgun e Bënçës, ku ky i fundit i ka konfirmuar faktin se Ilir Metën në PS e ka sjellë Sali Berisha.

Idajet Beqiri shprehet se Fatos Nano i tha hollësisht se Meta ishte dora e Berishës në PS dhe se e dinte shumë mirë që Ilir Metën e kishte kundërshtar, pra e kishte Saliun brenda në Partinë Socialiste.

“Isha në b urgun 313, m’u bë gjy qi dhe më çuan në bu rgun e Bënçës ku ishte edhe Fatos Nano dhe atje kam bërë një bisedë shumë të gjatë me të dhe i tregova historinë me Metën dhe Berishës. Nano ma pranoi dhe ma shpjegoi me hollësi që Metën në PS e ka sjellë Berisha. Nuk e them kot sepse Nano është gjallë dhe mund të ma kundërshtojë por nuk ma kundërshton dot pasi kam shënimet. Nano ma tha që Meta është dora e Berishës 100%. Nano e dinte shumë mirë që Ilir Metën e kishte kundërshtar, pra e kishte Saliun brenda në PS”, u shpreh Idajet Beqiri.

Avokati i njohur Idajet Beqiri p las ‘bo mbën’ për Ilir Metën: ‘Ma tregoi Fatos Nano në bu rg’ Read More »

Berisha: Shqiptarët duhet të kishin rrogë mesatare 1500 euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me ekspertë të turizmit në Vlorë, për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë.
Berisha u shpreh se borxhi ka shkuar në 107 % dhe për ta përballuar jetesën do duhet që rrogat e shqiptarëve të jenë 1500 euro.

Berisha: Më thoni sa janë rritur rrogat? Borxhi është rritur nga 62.4% në 107%. Çfarë është bërë me këtë borxh? Ju garantoj se nëse kjo qeveri do të mendonte, unë për këta qytetarë për ta punoj, do t’i bëj të harrojnë v arfërinë, mund të rriste po të donte tre herë rrogat dhe pensionet. Me këtë borxh edhe më shumë.

Me këtë borxh, nëse kthehej në mirësi, çdo qytetar do të kishte një rrogë mesatare 1500 euro. Ku janë? Sa është sot rroga? 30% më e ulët se në 2013, sepse çmimet janë 80-90% më të larta.

Ajo qeverisje kishte pr obleme, e imja, por shpresën ua ngjalli shqiptarëve, popullsia u rrit nga viti në rrit.

Berisha: Shqiptarët duhet të kishin rrogë mesatare 1500 euro Read More »

Paralajmëron Berisha: ‘Edi Rama, mos luaj.Nëse rritet çmimi i energjisë, gati për re voltë’

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se në rast se do të rrisë çmimin e energjisë elektrike, vendi do të njihet me revoltën më të madhe popullore.
Berisha tha se digat e hidrocentraleve po zbrazen dhe energjia po vidhet edhe pse kriza ka përfshirë të gjithë botën.

Nëse guxon të rrisësh çmimin do të përballesh me rev oltë të madhe. Iu bëj thirrje shqiptarëve të përgatitemi me të gjitha mundësitë ndaj këtij njeriu që është gati t’ju bëjë gjithçka për të pasuruar veten dhe familjarët e tij të nomeklaturës së PS.

Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë përndryshe PD dhe fronti për shpëtimin e Shqipërisë do të përgatisë rev oltën më të madhe. S’shtyhet më, ka tejkaluar çdo limit. Digat po zbrazen edhe tani që flasim.

Paralajmëron Berisha: ‘Edi Rama, mos luaj.Nëse rritet çmimi i energjisë, gati për re voltë’ Read More »

Meta: ‘Jam 1 milionë % i pastër, jam verifikuar që në kohën e të madhërishmit Berisha’

Ish-presidenti Ilir Meta është ndalur sëridh në lidhje me daljen e emrit të tij si ish-bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit.

Meta tha se ai është verifikuar një herë për këtë çështje që nga koha e “të madhërishmit Berisha”, siç e quajti ai vitin 1996.

Ai u shpreh se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi dhe kërkoi që qeveria të bëjë një ligj të posaçëm për të hapur të gjitha dokumentet,

“Do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Jam 1 mln përqind i pastër. Jam verifikuar që në vitin 1996 kur ishte i madhërishmi Berisha. Unë e di shumë mirë kush e ka bërë këtë intrigë. Pikërisht sepse ka lindur një force e re politike, Partia e Lirisë.

Tani nuk ka më opozitë që e shet ndeshjen por ka një opozitë të vërtetë. Dhe këtë opozitë të vërtetë do ta rrë zojmë përdhe shumë shpejt. Ata përdhe janë por deri tani nuk kishte kush t’i dilte si alternativë. Tani opozita është alternativë ndaj tani ata do të mbajnë përgjegjësi. Ta ndryshojnë ligjin si të duan. Të bëjnë një ligj të posaçëm për të hapur dokumentet për Ilir Metën që nga çerdhja. Ilir Meta ka qenë student i dhjetorit dhe në krye të këtyre proceseve”, tha ai.

Meta: ‘Jam 1 milionë % i pastër, jam verifikuar që në kohën e të madhërishmit Berisha’ Read More »

Erion Veliaj: ‘Kur flet Meta me Berishën për moral, është si të flasë një që del nga bordello për vi*gjërinë’

Dosja e Sigurimit ka trazuar politikën shqiptare. Ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ka komentuar çështjen e përfshirjes së Ilir Metës në Sigurimin e Shtetit, duke mos u kursyer me fjalorin e tij. Në një takim ku do prezantohen kryetarët e rinj në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Tiranë, Veliaj foli edhe për kundërshtarët e tij politike, duke përmendur Ilir Metën dhe Sali Berishën. Sipas tij, edhe Partia e Lirisë, edhe ajo Demokratike, i përkasin të shkuarës.

“Ata janë akoma duke zgjidhur kush ishte sigurims, fuks, e keni parë gjithë ditën sot duke folur ata për moral. Të flasë Ilir Meta dhe Slai Berisha për moral? Është si të flasë një që del nga bordello për virgjërinë. Është fyerje inteligjence. Sot le t’i zgjidhin sot kush ishte komunist dhe fuks, PS është partia moderne. Ne i gëzohemi faktit që hapim negociatat,”-tha Veliaj.

Ndërkohë që sot, Autoriteti i Dosjeve me anë të një letre i është drejtuar Kuvendit duke përmendur Metën me emër dhe mbiemër si bashkëpunëtor te sigurimit. Ndaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirri me urgjencë krerët e grupeve parlamentare, për t’i njohur me dosjen që ekziston në emër të politikanit I.M.

Por edhe pas daljes publike të Nikollës, pati sërish reagim nga ana e Partisë së Lirisë e cila tashmë drejtohet nga ish-Presidenti Ilir Meta, ku sërish akuzat u hodhën poshtë. Në mbrojtje të ish-presidentit doli edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili tha se është falsifikuar dosja me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Erion Veliaj: ‘Kur flet Meta me Berishën për moral, është si të flasë një që del nga bordello për vi*gjërinë’ Read More »

Meta njofton lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet

Vetëm një ditë pas konventës së djeshme ku u ndryshua emri i LSI-së në

“Partia e Lirisë”, ish presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë për mediat.

Meta ka theksuar edhe më parë se do të ketë përgatitje të vazhdueshme sa i takon rikthimit të llogaridhënies së qeverisë kundrejt qytetarëve dhe vendosjen e ligjit për referendumet.

Meta njofton lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet Read More »