Politike

Rama me Emirin e Katarit: Prioritet turizmi dhe tregtia e ndërsjellë mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të Emirit të Katarit, Lartësisë së Tij Sheikut Tamim bin Hamad Al Thani.

Kreu i qeverisë shqiptare u prit me një ceremoni të posaçme zyrtare ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit.

Kryeministri Rama u prit në një takim të veçantë nga Emiri i Katarit, Lartësia e Tij Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë.

Gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë, u theksua si prioritet. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/315840922424820/?t=0

Rama me Emirin e Katarit: Prioritet turizmi dhe tregtia e ndërsjellë mes dy vendeve Read More »

Meta: “Kriza Rama-Basha është kushtetuese dhe e thellë, i ka rrënjët në 2008-n”

Presidenti Ilir Meta thotë se kriza aktuale politike është një krizë e thëllë kushtetuese që i ka rrënjët tek ndryshimet në Kushtetutë të bëra në 2008.

“Kriza është kushtetuese dhe e thellë. Rrënjët i ka të hershme e burojnë që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe vazhdojnë me ndryshimet kushtetuese të para 2 viteve.

Kriza aktuale kushtetuese dhe e thellë. Nuk është një zhvillim i ri në Shqipëri mungesa e dialogut midis mazhorancës dhe opozitës”,- tha Meta.

Deklaratat kreu i shtetit i bëri në një intervistë për emisionin “Përballë” të Lutfi Dervisht

Sipas Presidentit, “Mungesa e Gjykatës Kushtetuese funksionale dhe paraliza në tërësi e sistemit gjyqësor do të shohim se kriza është më e thellë, fillon që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Aty mund të gjejmë rrënjët e kësaj krize në tërësinë e saj që është ashpërsuar në këto dy vite dhe sidomos në dy muajt e fundit pas këtij akti të opozitës. Ka patur një nxitim nga të dyja palët për të përshkallëzuar krizën”.

Meta: “Kriza Rama-Basha është kushtetuese dhe e thellë, i ka rrënjët në 2008-n” Read More »

Protesta e opozitës, Ambasada italiane thirrje qytetarëve të saj

Ambasada italiane ka njoftuar qytetarët e saj në Shqipërisë që të evitojnë grumbullimet masive gjatë protestës së paralajmëruar të opozitës në datën 21 mars, në të njëjtën ditë që do të mbahen edhe punimet e Kuvendit.

Ambasada ka bërë thirrje për kujdes maksimal në këtë ditë nga ana e qytetarëve të saj.

“Të enjten, 21 mars 2019 do të zhvillohet një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti zonën e pedonales tek “Murat Toptani” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar rreth orës 09:00.

Rakomandohet që të evitohen tubimet dhe të ndiqen përditësimet nëpërmjet organeve të shtypit dhe në përgjithësi të përdoret kujdes maksimal.

Për më tepër sinjalizohet që manifestimi mund të ketë pasoja mbi trafikun në rrugët kryesore hyrëse të qytetit”, theksoi Ambasada italiane./atsh

Protesta e opozitës, Ambasada italiane thirrje qytetarëve të saj Read More »

Braçe: “Berisha dhe Basha duhen paditur për blerje të mjeteve të helmit masiv”

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi PD ka paditur ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre gjatë protestës, ku u hodh gaz lotsjellës.

Braçe thekson se po të jetë puna për hetime se janë përdorur mjete të helmimit masiv, atëherë Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhen kallëzuar për blerje të helmit masiv.

“Nëse Policia e Shtetit ka përdorur mjete të helmimit masiv, atëherë Sali Berisha dhe dora vetë Lulzim Basha duhen kallëzuar për blerje të mjeteve të helmit masiv. Përgjegjësia politike pastaj është e përbashkët: Kur i blenë vendosën bashkë PD-LSI në qeveri të helmonin masivisht”, thekson Braçe.

“Kur budallai nuk di çfarë bën!! Faturat e blerjeve, hyrjeve në magazinë etj., i kam unë!”, shton ai./atsh

Braçe: “Berisha dhe Basha duhen paditur për blerje të mjeteve të helmit masiv” Read More »

Meta: I gatshëm të dorëzoj mandatin si President për zgjidhje politike parimore

“Edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar, edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President, pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”.

Kështu deklaroi sot Presidenti Ilir Meta nga Pogradeci, i pyetur nga gazetarët lidhur me situatën politike në vend.

“Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët, sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqipëri. Unë do t’i qëndroj betimit tim që, midis pushtetit dhe demokracisë, do të mbaj gjithmonë krahun e demokracisë, sepse vetëm demokracia garanton një pushtet për popullin shqiptar, në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin e Shqipërisë”, tha Kreu i Shtetit.

Meta theksoi e “akti i opozitës për djegien e mandateve ka qenë i papranueshëm për mua si President i Republikës”.

“Në vlerësimin dhe në bindjen time institucionale Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse. Çdo numër tjetër përtej këtij, jo vetëm që e thellon këtë krizë, por sigurisht që nuk ndihmon as kapërcimin e kësaj situate, pasi çdo numër tjetër është i kontestueshëm në të gjitha planet”, tha Meta.

Ai shtoi se “si në planin kushtetues, në planin ligjor, në atë procedurial dhe politik, në planin moral, dhe absolutisht që në vendin tonë si një vend tërësisht proeuropian, mund të ftohen, mund të thërriten edhe një milion qytetarë, të cilët kanë mbushur moshën për të qenë deputetë e që nuk kanë frikë të plotësojnë formularin e dekriminalizimit për të votuar në parlament ligje të reformave të integrimit europian, por kjo duhet t’i sigurojë të gjithë që as nuk e fsheh këtë krizë të thellë përfaqësimi, dhe njëkohësisht as nuk e garanton, përkundrazi e minon, çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”.

Ai deklaroi se nuk mund të ketë zgjidhje për këtë krizë, as në mënyrë ultimative apo përmes retorikave që nxisin veprime të dhunshme, por vetëm me një dialog politik të shpejtë, serioz dhe të përgjegjshëm, që garanton rivendosjen e jetës politike në normalitet, duke respektuar Kushtetutën, dhe ndarjen e pushteteve. /atsh

Meta: I gatshëm të dorëzoj mandatin si President për zgjidhje politike parimore Read More »

Nisma Adriatiko-Joniane, 4 shtete të BE-së avokate të hapjes së negociatave me Shqipërinë

“Italia, Greqia, Sllovenia, Kroacia janë avokatë të hapjes së negociatave me Shqipërinë”.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në Konferencën XVI të kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, e cila u mbajt në Budva, të Malit të Zi. Në fjalën e tij, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Italia, Greqia, Sllovenia dhe Kroacia, si shtete anëtare të Bashkimit Europian dhe njëkohësisht anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane, i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Shqipërisë, në rrugëtimin e saj europian.

Ruçi shprehu bindjen se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe gjatë këtyre muajve vendimtarë, deri në qershor 2019, mbështetje, e cila u konfirmua nga të gjithë kryeparlamentarët e këtyre vendeve, të pranishëm në konferencë.

Ruçi, u kërkoi vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane, që t’u dërgojnë njëzëri shteteve anëtare të BE-së mesazhin se pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, nuk do të jetë një problem më tepër, por një vlerë e shtuar për këtë organizatë të madhe e të fuqishme demokratike, kërkesë, e cila u mbështet fuqimisht, nga të gjithë kryeparlamentarët e nëntë vendeve anëtare të Nismës.

Kryetari i Kuvendit Ruçi, përshëndeti Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, si vende anëtare të Nismës, për vizionin europian dhe guximin e përgjegjshmërinë në zgjidhjen përfundimisht të mosmarrëveshjeve dhe mbështetjen e fuqishme, që i hapën rrugë përshpejtimit të proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut.

Ruçi inkurajoi anëtarin tjetër të Nismës, Serbinë, të ecë me vendosmëri drejt një dialogu të sinqertë dhe produktiv me Kosovën, dialog, i cili me mbështetjen dhe bekimin e partnerëve strategjikë, BE dhe SHBA, të prodhojë zgjidhje të dobishme e të qëndrueshme, që garanton zhvillimin, paqen, sigurinë dhe prosperitetin e të dy vendeve dhe të gjithë rajonit.

“Nisma Adriatiko-Joniane, e cila po mbush dy dekada, ka shërbyer si një katalizator zhvillimi, integrimi, globalizimi dhe mirëqenieje për të gjitha vendet e rajonit. Filozofia e “Deklaratës së Ankonës”, ka funksionuar më së miri. Duke lidhur natyrshëm Bashkimin Europian me Europën Juglindore dhe Europën me Mesdheun, vendet tona ia kanë arritur që mbi këtë urë natyrore të bashkëndërtojnë ura ekonomike, tregtare, kulturore, vlerash dhe miqësish midis njerëzve punëtorë e paqedashës të rajonit”, vuri në dukje kryetari i Kuvendit.

Shqipëria e ka pasur dy herë Presidencën e nismës, gjatë viteve 2005-2006 dhe 2013-2014, dhe të dyja presidencat shqiptare kanë qenë të suksesshme dhe promotor të integrimit e bashkëpunimit rajonal.

Duke u ndalur në temën kryesore të Konferencës, zhvillimin e turizmit dhe kulturës, Kryetari i Kuvendit z. Ruçi nënvizoi se, këta sektorë janë ndër “magnetët” më të fuqishëm që tërheqin, nxisin e bashkojnë popujt e qytetarët, si dhe ekonomitë e tregjet.

1 nga 4

Gjatë qëndrimit në Budva, Ruçi zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokovic. Pasi falenderoi homologun për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë dhe po i jep integrimit europian të Shqipërisë,

Ruçi nënvizoi se Shqipëria dëshiron të përfitojë nga përvoja kroate, parlamenti i së cilës miratoi me konsensus të gjithë paketën e ligjeve të përafrimit me legjislacionin europian, mbi 600 ligje.

Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Jandrokovic, nënvizoi se, 10 vitet e parë të anëtarësimit në NATO, i kanë afruar më shumë Shqipërinë dhe Kroacinë, dhe kanë fuqizuar partneritetin e lidhjet e fuqishme historike midis të dy vendeve. “Kroacia do të vazhdojë të jetë një avokate e fuqishme e Shqipërisë dhe do të lobojë fort për hapjen e negociatave, në qershor 2019, duke bindur udhëheqësit e rinj europianë, mbi rëndësinë e avancimit të procesit për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera, të Ballkanit Perëndimor”, vuri në dukje kryeparlamentari Jandrokovic, i cili premtoi se Parlamenti kroat, do t’i japë Kuvendit të Shqipërisë, asistencën dhe përvojën e vet, në procesin e hapjes së negociatave.

Me këtë rast, Kryetari Jandrokovic, përsëriti ftesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Ruçi, për vizitë zyrtare në Kroaci, vizitë e cila, do të realizohet së shpejti.

Edhe gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Dejan Židan, Kryetari Ruçi shprehu bindjen se, mbështetja e Sllovenisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë do të vazhdojë, duke mbështetur hapjen e negociatave, në qershor 2019. Kryeparlamentari slloven, Židan, premtoi mbështetjen e fuqishme të Sllovenisë, për hapjen e negociatave, në qershor 2019. Kryetari Židan, ftoi Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për vizitë zyrtare në Slloveni, vizitë e cila, do të realizohet së shpejti.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajovic. Me homologun malazez, u diskutua, mbi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e politik midis të dy vendeve dhe rritjen e shkëmbimeve e marrëdhënieve ndërparlamentare, si nxitëse të bashkëpunimit, në të gjitha fushat.

Kryetari Ruçi i përsëriti Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Brajoviç, ftesën për vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të zhvillohet në muajt e ardhshëm/atsh

Nisma Adriatiko-Joniane, 4 shtete të BE-së avokate të hapjes së negociatave me Shqipërinë Read More »

Lleshaj: “Haxhi Mileti qenka mërzitur nga takimet e mia në Durrës”

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte të martën në Durrës, ku zhvilloi një sërë takimesh, fillimisht në portin e Durrësit e më tej me studentë të Universitetit të Durrësit.

Ministri Lleshaj nga porti i Durrësit paralajmëroi ndryshime për të rritur sigurinë dhe efikasitetin e institucioneve që bashkërendojnë punën në port. Sa i takon takimit me studentët, ministri evidentoi vëmendjen e shtuar të qeverisë te kjo pjesë e rëndësishme e shoqërisë.

Vizita e ministrit Lleshaj në Durrës u komentua dhe nga opozita, për të cilën, ministri ka një mesazh.

“Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mia me studentët në Durrës. Tre fatkeqë nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studentë, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i Haxhi Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës”, shprehet Lleshaj./atsh

Lleshaj: “Haxhi Mileti qenka mërzitur nga takimet e mia në Durrës” Read More »

Rama: “PD dhe LSI po godasin vendin”

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Përgjigja ime” ka deklaruar se dy partitë më të mëdha opozitare PD dhe LSI, i tremben humbjes së zgjedhjeve të qershorit, duke shtuar se baltosja nga ana e tyre po ndikon në imazhin e vendit.

“Shumica nuk e do baltosjen dhe ziftosjen e Shqipërisë në gjuhë të huaj. Përkundrazi e vuajnë sinqerisht dhe e dënojnë moralisht një qasje të tillë prej humbësish pa pikë dinjiteti, që janë gati t’i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit të tyre për pushtetin e humbur. Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen parazgjedhore të 2017-ës, unë i dhashë atij gjithçka që kërkoi dhe i kërkova vetëm dy gjëra, rezultati nuk kontestohet, dhe se Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj. Por u desh një sezon veror që këto dy pika të harroheshin, dhe të fillonte avazi i vjetër, për të arritur kulmin së fundmi. Kontestohet një fitore e thellë dhe e pastër e PS, sepse një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD dhe si motrën e saj LSI, e cila është prurësja dhe mishëruesja e fenomenit të shitblerjes së votës. Po të mos kishte LSI, nuk dot kishte as shitblerje vote në Shqipëri, dhe këtë e dinë të gjithë”, u shpreh Rama.

Sipas Kryeministrit dhuna e shfaqur në protestat e opozitës dëmton imazhin e Shqipërisë, e cila sipas tij përkthehet në dekurajim të turizmit dhe ulje të ekonomisë.

“Prodhimi i brendshëm i lajmeve të këqija për eksport, nga lajmet e paguara deri te intervistat e paguara dhe të shfazuara si ajo e Lulzim Bashës, veçse e karikaturizojnë imazhin e Shqipërisë, e bëjnë qesharak figurën e politikanit në sytë e botës, dhe godasin shtëpinë tonë. Godasin një burim të pazëvendësueshëm të ekonomisë tonë, vizitorin e huaj, sipërmarrësin e huaj dhe jo vetëm kaq, ky lloj eksporti i baltës dhe ziftit shqiptarë përmes kanaleve të huaja godet edhe shqiptarët që jetojnë e punojnë nëpër botë, u ulë kokën në sytë e të tjerëve, dhe u komplikojnë jetën, pasi zgjon te të tjerët frikërat dhe paragjykimet e së shkuarës, ku Shqiptarët shiheshin padrejtësisht si djalli vetë. Dhuna godet imazhin e Shqipërisë, ekonominë dhe dekurajon turizmin, ul konsumin dhe dobëson familjet që jetojnë me punë”, u shpreh Rama.

Kryeministri në përgjigjen e tij u ndal edhe te ndërprerja e shërbimeve nga ana e disa prej bashkive në vend, të cilat sipas tij i janë bashkuar protestës së opozitës, duke mbyllur shërbimet për qytetarët.

“Këtë duhet ta dijë mirë kushdo që shkon dhe u bashkohet punonjësve partiakë të bashkive të opozitës, të cilat po e mbyllin pa nder dhe pa asnjë lavdi, mandatin duke kyçur dyert e shërbimeve dhe duke marrë autobusin opozitar për në Tiranë. Taksat e qytetarëve të Shkodrës, Lezhës, Kavajës, Rrogozhinës, Kukësit, Mallkastërs, burelit, Cërrikut, Çorovodës e me radhë, janë bërë kryesisht rroga, dhe tani me ato roga paguhen turistët e opozitarizmit të rrugës, jashtë sistemit. Opozita po sillet si i mbytur që të mbytë, dhe nuk është qeveria ajo që mund të mbytet në këtë dalldisje dëshpërimi, por Shqipëria që mbytet në sytë e çdo të huaji, që kapt nga dallga e marrëzive që eksportohet në kanalet e huaja”, – vijoi Kryeministri./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1227524174082121/?t=0

Rama: “PD dhe LSI po godasin vendin” Read More »