Politike

Menaxhimi i fatkeqësive/ Braçe i përgjigjet Bashës: Shkodrën e përmbytët 5 herë rresht

Z/kryeministri Erion Braçe reagoi ndaj deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili është është shprehur se “qeveria e PD-së do të menaxhojnë fatkeqësitë natyrore”.

Braçe i kujtoi Bashës përmbytjen e Shkodrës 5 herë gjatë qeverisjes nga Partia Demokratike.

“Qeveria ime nuk do jetë e papërgatitur për fatkeqësitë natyrore! Mesia (jo Messi) që ju fanepset shqiptareve nga jashtë shteti, përherë nga jashtë shteti, është Lulzim Basha! Qeveria e tij nuk do jete e papërgatitur! Ky! Këta! Ore vërtetë mendoni ju se keni dalë nga veza tani apo çfarë?! Pa shihi pak fotot t’i i përgatituri përherë; Nuk është Venezia e këtij dimri, por Shkodra e dimrave 2009-të e 2010”, shprehet Braçe.

“Nga dhjetori ne dhjetor, Shkodrën e përmbytet 5 here rresht; E dini përse? Sepse nuk bëni dot llogaritë, mbledhje zbritje, shumëzime etj, me ujin-reshjet, ujin në lumenj, ujin në liqene; Shkurt, ju ngeli rubineti në dorë, ndërkohë portat nuk u mbylleshin. Kaq të përgatitur ishit! Të njëjtët jeni serish! Ti Mesia ministër, ti Mesia kryetar bashkie, ti Mesia kryetar partie!Dhe një gjë, jam i bindur qe ti ja del të ndryshosh bojën e flokut, por jo historinë; Mbajnë mend në këtë vend!”, shprehet ai. /atsh

Menaxhimi i fatkeqësive/ Braçe i përgjigjet Bashës: Shkodrën e përmbytët 5 herë rresht Read More »

Bardhi: Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj i dënuar në Greqi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi publikoi sot një dokument të prokurorisë greke, ku sipas tij, rezulton se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është dënuar në Greqi me 3 vjet burg.

Sipas Bardhit, Ismailaj e fshehu ndalimin dhe dënimin në formularin e Dekriminalizimit.

“Ashtu sikurse premtova dy ditë më parë, sot do të publikojmë dokumente zyrtare dhe të pakundërshtueshme që provojnë se Qerim Ismailaj, është person me rekorde kriminale. Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000. Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek”, tha Bardhi.

“Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie. Ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit”, u shpreh Bardhi. //atsh

Bardhi: Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj i dënuar në Greqi Read More »

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, Ambasada: Në javët e ardhshme në Tiranë

“Presim me kënaqësi që t’i urojmë mirëseardhjen në Shqipëri në javët e ardhshme”, njoftoi sot pasdite Ambasada amerikane në Tiranë, ndërsa bëri të ditur se Yuri Kim u betua dje si ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ambasadorja Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si drejtore e Zyrës së Çështjeve të Europës Jugore, ka qenë drejtore e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, shefe e Stafit për zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Europiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake. /atsh

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, Ambasada: Në javët e ardhshme në Tiranë Read More »

Basha: Shqipëria, një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke iu referuar agjencisë ndërkombëtare Fitch, tha sot se Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar.

“Sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie”, shprehet ai.

Po ashtu Basha shtoi se “Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses”. /atsh

Basha: Shqipëria, një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar Read More »

Kërcënimet nga Irani, Rama: Jo posaçërisht të rrezikuar, çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n

“Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe çdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në Vjenë, në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, duke iu përgjigjur pyetjes nga media nëse “është e rrezikuar Shqipëria dhe nëse është gati të përballet në rast të një sulmi kibernetik nga Irani”.

“Ne nuk jemi posaçërisht të rrezikuar pas ngjarjes. Ne e dimë shumë mirë që duke ndërmarrë hapin e përfshirjes në operacionin humanitar të mbrojtjes së jetëve të kërcënuara me vdekje nga regjimi diktatorial i Teheranit kemi marrë përsipër një risk”, – tha Rama.

Rama tha se “jam shumë krenar që ky risk është marrë përsipër në mënyrë bipartizane”. “Në këtë drejtim, politika shqiptare ka një qëndrim dhe e ka bërë këtë hap me një bindje të unifikuar, në funksion të detyrimeve të një aleance strategjike të padiskutueshme dhe të pazëvendësueshme me SHBA-në”, – tha Rama.

Natyrisht, vijoi Rama, “për kë mund ta ketë imagjinuar përfshirjen tonë në NATO, si një moment thjesht celebrimi për një status të ri të vendit, dhe jo si një moment angazhimesh në një aleancë që përballet edhe me risqe, duhet të rikonceptojë atë që ka menduar”.

“Jetojmë në një botë ku përballemi me rreziqe, armiq të lirisë, të demokracisë. Jemi shumë krenarë që jemi të dobishëm në mbështetje të një aleance që lufton për një botë më të mirë”, – tha Rama. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/478486443074039/?t=0

Kërcënimet nga Irani, Rama: Jo posaçërisht të rrezikuar, çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n Read More »

Përfundon takimi Mustafa-Kurti, bien dakord për t’u takuar sërish

Ka përfunduar takimi rreth dy orësh në mes të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku mësohet se kanë rënë dakord për të vazhduar takimet.

Kurti dhe Mustafa kanë dal nga ndërtesa e Kuvendit ku është zhvilluar takimi dhe asnjëri nuk kanë folur për media.

Para takimit, Mustafa ka thënë se po mundohen ta bëjnë marrëveshjen.

Bashkë me Mustafën, ishte edhe Vjosa Osmani e Agim Veliu, ndërsa, më pas në ndërtesën e Kuvendit ka hyrë edhe Lutfi Haziri.

Kurse, nga VV ka hyrë Albin Kurti dhe Besnik Bislimi. Megjithatë, nuk dihet nëse në takim kanë qenë vetëm Kurti e Mustafa, apo edhe përfaqësuesit e tjetër të dy subjekteve politike.

Gjatë ditës Kurti ka thënë se ende nuk ka marrëveshje dhe se ajo nuk varet vetëm nga ai./KosovaPress/

Përfundon takimi Mustafa-Kurti, bien dakord për t’u takuar sërish Read More »

Kulluri: Basha nuk ngjall besim për një rotacion politik

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka kritikuar opozitën dhe kryedemokratin Lulzim Basha se nuk ofrojnë një alternativë të besueshme për zgjedhësit.

“Rotacion politik do të ketë kur të ketë një alternativë më të mirë. Lulzim Basha nuk ngjall besim për një rotacion politik te shqiptarët. Lul Basha tallet. Çdo 6 muaj bën nga një aventurë. Problemi është që kur kryetari i PD bën takim me degën e PD në Vlorë dhe i vijnë vetëm 120 veta në takim, çfarë duhet të presësh më”, u shpreh Kulluri.

Kulluri u shpreh për Bashën në lidhje me financimin e Partisë Demokratike se, “ai mos të akuzojë Ramën kot, se e di ai shumë mirë për financimin e partive. Nëse do ketë një rotacion nesër unë dua të di nëse do të ndryshojë gjë në modelin e qeverisjes. Një gjë është e sigurt se Basha ka treguar se nuk ka lidhje me krimin. Por ku vjedh zgjedhjet për vete nuk më jep besim se nuk do t’i vjedhë edhe zgjedhjet për qeveri”./atsh

Kulluri: Basha nuk ngjall besim për një rotacion politik Read More »

Basha: Çdo sistem mund të dështojë nëse nuk garantohet ndarja e zgjedhjeve nga krimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme para takimit me aleatët se, cilido sistem zgjedhor të miratohet do të dështojë nëse nuk garantohet ndarja e politikës nga krimi.

Fajin nuk e ka sistemi, tha Basha, dhe kjo alibi është e dështuar.

“Kam qenë dhe jam i hapur dhe e kemi shprehur për të diskutuar me të gjithë qytetarët se cili sistem zgjedhor do të aplikohet. Nisur nga praktikat e 7 viteve të fundit mund të themi se cilido sistem do të dështojë nëse nuk garantojmë ndarjen e zgjedhjeve nga krimi. Alibia se fajin e ka sistemi mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës”, tha Basha.

“Axhenda ime është ekonomia, dinjiteti dhe mirëqenia e çdo shqiptari. Në funksion të kësaj jemi gati të hedhim çdo hap”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se, “unë zgjedh të besoj Bundestagun dhe jo Ramën. Vendi është në një krizë të thellë politike, këtë shqiptarët e ndiejnë në mungesën e theksuar të shtetit. Sot janë braktisur mijëra familje”.

Për situatën e krijuar së fundmi lidhur me përplasjen Iran-SHBA, Basha tha se “jemi përkrah SHBA dhe vlerave të lirisë dhe demokracisë”./atsh

Basha: Çdo sistem mund të dështojë nëse nuk garantohet ndarja e zgjedhjeve nga krimi Read More »