Politike

Shqipëria në luftë me COVID-19, Lulzim Basha harxhon 60 mijë dollarë për lobing

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se ndërkohë që Shqipëria është në luftë me COVID-19, Lulzim Basha harxhon 60 mijë dollarë për lobing.

Balla tha se Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmes Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj ka regjistruar më 20 Mars 2020, një kontratë të re lobingu në SHBA të Partisë Demokratike me një kompani që ndër klientët e vet regjistron edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë.

“O Zot, si ka mundësi, kur të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë në këtë Luftë me COVID-19, ku nevoja për solidaritet social e mbështetje për njerëzit në nevojë është aq e domosdoshme nga të gjithë, ky që merr guximin të japë edhe mend e plane, paguan shuma kaq të mëdha parash për të nxirë Shqipërinë në media amerikane, apo në zyrat e Kongresit amerikan”, tha Balla.

Ai tha se “do të ishte shumë me vlerë që Lulzim Basha të ndihmonte disa qindra familje shqiptare me ndihma ushqimore me këto para”.

“Po si mund të dalësh për ditë në TV, e të drejtosh gishtin se nuk po ndihmohen familjet në nevojë, se nuk po financohen spitalet, nuk po paguhen infermieret, punonjësit e policisë, nuk po i jepet ndihmë financiare biznesit, kur vetë bën rrush e kumbulla paratë që partia jote merr nga buxheti i shtetit. Mos prisni as sqarim, e as ndjesë publike nga ky e nga këta”, tha Balla, ndërsa publikoi edhe dy dokumentet përkatëse./atsh

Shqipëria në luftë me COVID-19, Lulzim Basha harxhon 60 mijë dollarë për lobing Read More »

Basha: Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, provë e dështimit në përballje me krizën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi sot shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë si provë e dështimit të qeverisë për t’u përballur me krizën.

I pyetur në një intervistë televizive për vendimin e qeverisë që të shtyjë gjendjen e fatkeqësisë deri në 23 qershor dhe a u diskutua në Këshillin e Sigurisë, Basha tha se, “jo, nuk u diskutua. Gjendja e fatkeqësisë shërben për diçka. Shërben për të trajtuar problemin kryesor që është virusi dhe shërben për të trajtuar pasojat e këtij problemi që është kriza ekonomike. Për këtë arsye është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore. Tani të shohim çfarë është bërë këto javë, që kur është shpallur gjendja”.

“Në radhë të parë, nuk ka asnjë përmirësim sa i përket financimit të shëndetësisë dhe në veçanti rritjes së testimeve. Ne mbetemi vendi i fundit për sa i përket testimeve. Shikoni Maqedoninë apo vendet e tjera. Ne jemi një vend, ku kryeministri ka vendosur që testimet të mbahen në minimum. Dhe kur ke testime të pakta, do të kesh edhe zbulime të pakta, por kjo nuk na ndihmon. Ja ku kemi ardhur sot tek vendimi për të shtyrë emergjencën. Pse u shty emergjenca? E shpjegoi kryeministri këtë? Shpjegoi që këto 5 javë që ka kërkuar sakrificë të shqiptarëve për të qëndruar në shtëpi nuk ka marrë asnjë masë reale për të na treguar ku është infeksioni? Kjo mundet kur ti ke mjaftueshëm testime. Na shpjegoi pse e ka marrë këtë masë në raport me atë që duhet të bëjë për të mbështetur të prekurit nga kjo masë, sepse masa e shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë presupozon që qeveria do të vazhdojë të ushtrojë pushtetet e veta për të urdhëruar mbyllje të bizneseve apo reduktim të orareve”, theksoi Basha.

Pra, shtoi Basha, “në masa shtrënguese kemi qenë të bollshëm, në komunikim në Facebook kemi qenë të bollshëm, por deri më sot, qeveria dhe kryeministri kanë dhënë me pikatore ndihmën që qytetarët meritojnë, ndihmën financiare apo ushqimore për të cilat qytetarët dhe bizneset kanë më shumë se kurrë nevojë sot. Ndaj, nga kjo pikëpamje, shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është një tjetër provë e dështimit të qeverisë në këto 5 javë për t’u përballur me krizën”./atsh

Basha: Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, provë e dështimit në përballje me krizën Read More »

Donacioni i Serbisë për Kosovën/ BE: Shpëtimi i jetës së njerëzve s’duhet të politizohet

-Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë Nataliya Apostolova, shefat e Misioneve të BE-së, ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës dhe Norvegjisë, shefi i EULEX-it, koordinatori për Zhvillim të KB-ve, përmes një deklarate për media, u kanë bërë thirrje liderëve politikë dhe institucionalë në Kosovë që të mbështesin përpjekjet ndërkombëtare për zbutjen e ndikimit social-ekonomik të koronavirusit, dhe të përmbahen nga politizimi i ndihmës ndërkombëtare.

“Në krizën e paprecedent shëndetësore të COVID-19, ju, populli i Kosovës, po tregoni qëndrueshmëri dhe përgjegjësi. Ndërkohë që të gjithë jemi të pritje të kthimit të planifikuar me kujdes në normalitet, sa më shpejt që të jetë e mundur, këmbëngulja juaj mbetet e domosdoshme për ta zvogëluar ndikimin e shpërthimit dhe për të parandaluar një krizë edhe më të rëndë”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë thuhet se gjatë kohës me pandemi globale, politika duhet të lihet mënjanë, dhe aktorët politikë duhet të punojnë së bashku për të siguruar që qytetarët, pa asnjë dallim, të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mbështetjen ekonomike.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal mundet vetëm ta përmirësojnë këtë përpjekje; të gjitha nismat e bashkëpunimit rajonal duhet të shihen pozitivisht. U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë dhe institucionalë në Kosovë që të mbështesin të gjitha përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për zbutjen e ndikimit social dhe ekonomik të koronavirusit, dhe të përmbahen nga politizimi i ndihmës së vlefshme dhe të nevojshme ndërkombëtare”, përfundon deklarata.

Reagimi i shefes së Zyrës së BE-së në Prishtinë Nataliya Apostolova, shefave të Misioneve të BE-së, ambasadorëve të Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës dhe Norvegjisë, shefit të EULEX-it, koordinatori për Zhvillim të KB-ve, vjen pas kritikave që opozita i bëri Qeverisë në detyrë për marrjen e një donacioni prej 1 mijë testeve nga Serbia kundër koronavirusit./KosovaPress/

Donacioni i Serbisë për Kosovën/ BE: Shpëtimi i jetës së njerëzve s’duhet të politizohet Read More »

Braçe: Ku i çuan paratë të pasurit tanë që veç për 5 javë i kërkojnë para qeverisë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me kërkesën që biznesi i madh i bënë qeverisë për pra në situatën e pandemisë me COVID-19, si dhe i kërkon të pasurve të shkurtojnë luksin dhe jo rrogat e punëtorëve pasi do përballen me Kodin e Punës para drejtësisë.

Braçe shprehet se “secili pjesën e tij në faturë, kriza jo veç mbi punëtorët e qeverinë! Edhe mbi fitimet! Bizneset i ndajnë sipas xhiros së aktivitetit apo ndërmarrjeve të tyre në këtë vend; deri në 2 milionë lekë, në 14 milionë lekë, mbi këtë nivel, ka dhe VIP-a më pas; pronarët e tyre, veçanërisht kategorinë VIP, i asociojnë ose me panairin e makinave të luksit në Tiranë, ose me panairin e vilave në Lalez, Qerret, Palasë!”.

“Unë nuk e di se kujt sipërmarrësi, fëmijë të tij, i përket ku luks rrugës, – më duket se mungon një McClaren në listë, – por e di fare mirë që ky luks nuk përfaqëson mijëra sipërmarrës edhe të pasur që çdo gjë e kanë me punë, djersë, sakrifica, garë e konkurrencë, ligjërisht, krejtësisht modest, që nuk ia lejojnë vetes, familjes, këtë luks banal, edhe pse me xhiro mbi 14 milionë lekë!”, thekson Braçe.

Ai tha se “fasha e biznesit VIP ka çelur dy panaire të rinj në Tiranë, të lidhur me njëri-tjetrin; njëri, ai i kërkesave për para drejtuar qeverisë, deri tek kërkesa e pamend që qeveria të presë para, tjetri, ai i punëtorëve të papunë të dorëhequr me zor e përzënë me dhunë, shtyrë drejt qeverisë. Në fakt një pyetje më vjen në mend prej ditësh, ku i çuan paratë të pasurit tanë, aq sa për 5 javë, veç për 5 javë i kërkojnë para qeverisë?! Shikoni, unë mendoj se kjo krizë përballohet me punëtore, sipërmarrës, qeveri-bashkë, duke marrë secili pjesën e tij të përgjegjësisë e faturës. Gjithkush duhet të kuptojë se fatura vetëm mbi qeverinë, sidomos në skemën – 0 taksa dhe para për ne, biznesin, është faturë mbi të gjitha, të varfrit e të mesmit më shumë”.

Ndaj, shton Braçe, ndërmarrje që përfituan nga favori fiskal i reduktimit të tatimit mbi të ardhurat nga dividenti (janë 4100 ndërmarrje të mëdha të listuar), ndërmarrje që nuk respektojnë Kodin e Punës, ndërmarrje që nuk kanë gjendje të madhe likuiditeti, ndërmarrjet që në dy vitet e fundit kanë raportuar normë të lartë fitimi e që në dy vitet e fundit kanë transferuar fitimin e tyre jashtë, ndërmarrje që deklarojnë tani aktivet të ndryshëm nga ai i regjistruar në QKR për qëllime evazioni, ndërmarrje që deklarojnë në zyrat e pagesës së papunësisë më shumë se 50% të punonjësve të tyre, nuk duhet t’i bëhen barrë buxhetit të shtetit”.

Braçe shton se nuk është koha për të fituar edhe më shumë para.

“Kanë vepruar në kundërshtim me Kodin e Punës kur kanë larguar punëtorët e tyre nga puna, duhet të bëjnë pas e të marrin përgjegjësi ligjore e financiare siç Kodi i Punës ju kërkon. Kodi i Punës si reference ligjore, procedurale e financiare është zgjidhja e drejtë dhe e ndershme; Përgjigja-nuk kam më lekë, t’u paguaj qeveria është një gënjeshtër e madhe!. Por përtej tyre, VIP-ave, dhjetëra sipërmarrës ju kanë dalë për zot punëtorëve të tyre, ju kanë paguar rrogat, sigurimet, madje edhe tatimin mbi te ardhurat”.

Braç ju drejtohet të pasurve duke ju thënë se duhet të frenoni luksin dhe jo pagat e punonjësve.

“Kjo është pabarazi! Edhe në tregun ku operojnë si ai lloj edhe ky lloj, pabarazi është. Fakti i kryer në kundërshtim me ligjin duhet të ketë një kufi; Qeveria po merr përsipër punëtoret që janë hedhur në rrugë në kundërshtim me ligjin-me herët ka marrë përsipër të punësuar e vetëpunësuar në biznesin e vogël por hetimi ligjor, administrativ, fiskal, duhet të pasojë me çdo kusht. Por përtej kësaj, të hënë hapet puna thuajse plotësisht, pa kafenetë, baret e restorantet. Drejtësia duhet të dalë nga karantina e të prese padinë e çdo punëtori të dhunuar e që nuk bie dakord me pagën e papunësisë, duke kërkuar atë që Kodi i Punës i garanton. Të pasurit tanë duhet të mësohen edhe me këtë, ta pranojnë si mënyrën e re të jetesës; Kudo nis duke frenuar luksin, jo rrogat e punëtorëve”, tha ai. /atsh

Braçe: Ku i çuan paratë të pasurit tanë që veç për 5 javë i kërkojnë para qeverisë Read More »

Kastriot Islami: Pas koronavirusit do të vijë kriza ekonomike, Shqipëria mund të përballet me urinë

Ish-deputeti Kastriot Islami thotë se pas pandemisë së koronavirusit, vendi ynë do të përballet me një krizë ekonomike, që sipas tij, do të jetë më e rënda në historinë e Shqipërisë.

Në një intervistë për Ora News, Islami ka thënë se veç krizës Shqipërisë mund të shtohet problemi i pamjaftueshmërisë ushqimore dhe ndoshta i urisë për shumë kategori dhe familje shqiptare.

“Pas kësaj pandemie do të vijë kriza tjetër ekonomike shumë shpejt dhe kjo krizë do të jetë një krizë ndoshta nga më të rëndat në historinë e Shqipërisë. Edhe vende të zhvilluara si Franca, Gjermania, SHBA apo Anglia po përgatiten mirë për të dalë nga kjo krizë në mënyrë sa më të shpejtë dhe graduale që të shmangin një kolaps ekonomik që do të jetë me pasoja disa dhjetëra vjeçare. Për Shqipërinë mund të shtohet problemi i pamjaftueshmërisë ushqimore dhe ndoshta i urisë për shumë kategori dhe familje shqiptare.Sot pashë një revistë me 11 foto nga Afrika, India dhe në to ishte vetëm një vend nga Europa, Shqipëria, ku tregohej si ankoheshin njerëzit edhe për ushqimin e drekës”, ka thënë ish-deputeti Kastriot Islami.

Kastriot Islami: Pas koronavirusit do të vijë kriza ekonomike, Shqipëria mund të përballet me urinë Read More »

Meta: Situata nën kontroll, të gjitha përpjekjet e qeverisë pozitive

Presidenti Ilir Meta tha sot se situata aktualisht paraqitet e qëndrueshme në drejtim të menaxhimit dhe qeveria duhet mbështetur në luftën kundër COVID-19.

Gjatë një interviste televizive, Meta tha se në spitale nuk ka mbingarkesë.

“Fakti që nuk ka mbingarkesë në spitalet kryesore, që duhet të përballojnë ballafaqimin me epideminë, është pozitive, sepse situata edhe mund të dilte jashtë kontrollit. Po të krahasojmë me vendet e tjera të rajonit ka rezultate të qëndrueshme. Nuk ka vend për shkujdesje për respektimin e kufizimeve. Sot në Maqedoninë e Veriut për një ditë shpërthyen 100 e ca raste. Pra duhet ruajtur gjithmonë përqendrim”, tha ai.

Në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, Meta tha se ka patur një boshllëk në trajtimin e situatës me pandeminë.

“Në Kodin Penal është e vërtetë se ka një boshllëk të trajtimit të një situate të tillë. Sigurisht që ndryshimi i Kodit është i rëndësishëm, por duhet bërë në mënyrë të përgjegjshme sipas procedurave, sepse nuk mund të ndryshohet në mënyrë të vazhdueshme dhe nën presionin e situatave të caktuara. Ka ndryshime thelbësore midis draftit të parë dhe atyre të sotme. Ne kemi dhënë mendimet tona si institucion, të cilat i bëmë publike, në mënyrë që këto ndryshime të ishin në përputhje me Kushtetutën dhe frymën e saj, por edhe me Konventën e të Drejtave të Njeriut”, tha ai.

Meta tha se është momenti për ta mbështetur qeverinë në luftën kundër COVID-19.

“Qeveria është nën presione të forta, sepse është vetë situata që imponon vendimmarrje jo të lehta. Është momenti për ta mbështetur qeverinë dhe është një situatë që kurrsesi nuk mund të përdoret me veprime abuzive në raport me mirëqeverisjen. Unë jam shumë i kënaqur që përballimi i pandemisë është angazhim i të gjithëve, i qeverisë dhe opozitës. Kjo është baza e një suksesi në menaxhimin e kësaj krize”, tha ai.

Sa i përket masave të marra nga qeveria dhe mbështetjes financiare, Presidenti tha se “të gjitha përpjekjet janë pozitive, por është e rëndësishme që të jenë sa më efektive. Pra të zbatohen, të shkojnë aty ku duhet në mënyrë sa më transparente. Ky është një proces i vazhdueshëm dhe reflektues. Kemi të bëjmë me një proces, kishim paketën e parë për të cilën duhen bërë përpjekje më energjike për zbatimin e saj. Paketën e dytë duhet më shumë transparencë, qartësi në mënyrë që të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe të gjitha shtresat e përfshira në të ta ndiejnë këtë mbështetje. Na duhet ende të punojmë për të mbajtur këto angazhime deri në fund./atsh

Meta: Situata nën kontroll, të gjitha përpjekjet e qeverisë pozitive Read More »

Bardhi: Në vend të testimeve dhe ndihmës për biznesin, qeveria zgjedh gjobat

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar sot pas votimit në Kuvend të shtesave në Kodin Penal duke theksuar se “qeveria në vend të testimeve dhe ndihmës për biznesin vendos gjoba”.

Bardhi shprehet se “ka 7 vjet që u tregon shqiptarëve burg dhe gjoba dhe vazhdon ta bëjë edhe tani, kur qytetarët nuk kanë siguri as për shëndetin, as për punën, as për bukën e gojës”.

Sipas tij, kryeministri në vend të testimeve, siç bën bota, flet për burg.

“Në vend të ndihmojë realisht bizneset që të mos mbyllin vendet e punës, Rama krenohet me gjobat që i vendos popullit”, u shpreh ai, duke shtuar se “gjoba dhe burgu është alternativa e vetme që ka për qytetarët. Lekët janë për oligarkët e koncesioneve”. /atsh

Bardhi: Në vend të testimeve dhe ndihmës për biznesin, qeveria zgjedh gjobat Read More »

Kuvendi miraton Aktet Normative dhe shtesat në Kodin Penal

Kuvendi miratoi sot të gjithë aktet normative në rendin e ditës si dhe ndryshimet në Kodin Penal.

Kështu Kuvendi miratoi me 101 vota pro projektvendimin “Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “”Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë”” të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 100 vota pro Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016 ”Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”.

Kuvendi miratoi me 97 vota pro Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Kuvendi miratoi me 98 vota pro Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 4, datë 16.03.2020 “Për disa shtesa në Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Kuvendi miratoi me 99 vota pro Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 5, datë 17.03.2020 “Për një shtesë në Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Kuvendi miratoi me 100 vota pro Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 6, datë 21.03.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”.

Kuvendi miratoi me 97 vota pro Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 7, datë 23.03.2020 “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve””.

Kuvendi miratoi me 97 vota pro Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Kuvendi miratoi me 96 vota pro Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushë e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19””.

Kuvendi miratoi me 94 vota pro Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 10, datë 26.03.2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, date 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 96 vota pro Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 11, datë 27.03.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 9632, date 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 98 vota pro Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 12, datë 2.4.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, date 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 95 vota pro Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 13, datë 02.04.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”.

Kuvendi miratoi me 88 vota pro projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 90 vota pro Projektligjin “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”’.

Kuvendi rrëzoi me 89 vota kundër Dekretin nr. 11.457, datë 26.03.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë””.

Kuvendi rrëzoi me 88 vota kundër Dekretin nr. 11.456, datë 26.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””.

Kuvendi miratoi me 102 vota pro edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri – Kosovë, 2014-2020 alokimet e vitit 2018”’.

Kuvendi miratoi me 102 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Europian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2018”. 102 pro

Kuvendi miratoi me 100 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014 – 2020, alokimet për vitin 2018””.

Kuvendi miratoi me 99 vota pro projektvendimin ”Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”” ngritur me vendimin nr. 84/2019 të Kuvendit””.

Kuvendi miratoi me 102 vota pro projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore” ngritur me vendimin nr. 102/2017 të Kuvendit./atsh

Kuvendi miraton Aktet Normative dhe shtesat në Kodin Penal Read More »