Politike

Basha: Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët

Kreu i Partisë Demokratike komenton situatën e mjekëve që prej muajsh janë në vijën e parë të sulmit me personat e prekur me koronavirus.

I bën thirrje Kryministrit që të rrisë pagat për personelin mjekësor, dhe rritja të jetë reale e jo eklektorale.

“Mjekët dhe infermierët tanë kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje të veçantë nga shteti për shërbimin kolosal që i kanë bërë vendit, në veçanti në këto kohë pandemie. Rritja e pagave të tyre është jetike por ajo duhet të jetë reale dhe jo elektorale.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’i trajtuar me dinjitet personelin shëndetësor. Por kjo është e pamundur sa kohë që kemi një qeveri që i çon paratë e taksave të shqiptarëve tek koncesionet korruptive, dhe shpenzimet për shëndetin publik janë më të ulëtat në rajon”, shkruan Basha.

Sa i përket koncensioneve, lideri demokrat thotë se do t’i anulojë.

“Ne do t’i anullojmë koncesionet korruptive dhe paratë do të përdoren për mbështetje reale për mjekët dhe infermierët, me rritje pagash, me pajisje dhe kushte më të mira për tju shërbyer qytetarëve. Me planin tonë ne do të mundësojmë ndryshimin e madh në shëndetësi me paga dinjitoze të niveleve rajonale për ta: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët”, vijon postimi i Bashës.

Kryedemokrati i kërkon Kryeministrit Rama që të mbajë premtimin për shpërblimin me 1 mijë euro për mjekët dhe infermierët.

“Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët edhe gjatë pandemisë. Pa asnjë vonesë tjetër, qeveria Rama duhet t’u japë atyre shpërblimin e premtuar prej 1000 euro. Stafet mjekësore janë profesioni më jetik i vendit. Atyre ju detyrohemi vepra dhe jo premtime te pambajtuara”, përfundon Basha. /noa.al/

Basha: Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët Read More »

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekreton sot një për një të gjithë rektorët e rinj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pavarësisht kontestime të forta të opozitës për të mos pranuar zgjedhjet që u zhvilluan më 30 korrik, për shkak të periudhës së pandemisë, i njohu zyrtarisht ato duke dekretuar sot një për një të gjithë rektorët e rinj, të cilët dolën nga zgjedhjet e fundit.

“Sot pata kënaqësinë t’i dorëzoja dekretet e emërimit Rektorëve të rinj të Universiteteve Publike të vendit tonë”, tha Meta, pas dekretimit të tyre.

“Mbetet detyrë parësore e tyre për t’i transformuar Universitetet tona në qendra më aktive shkencore për të konkuruar në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit, në institucionet publike dhe sipërmarrjet private”, shtoi Presidenti.

“Kërkohet angazhimi dhe vendosmëri për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe veçanërisht autonominë e Universitetit”, u shpreh kreu i shtetit.

Shumë prej rektorëve u rizgjodhën në detyrë, si rektori i Mjekësisë, Arben Gjata, apo ai i Akademisë së Arteve, aktori Kastriot Caushi, ndërsa në krye univeërsitetit më të madh publik të vendit, UT, u zgjodh ish-dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha.

/NOA.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekreton sot një për një të gjithë rektorët e rinj Read More »

Basha: ‘Ne do të bëjmë gjithçka për ti mbajtur në vendin tonë të rinjtë si krahun më vital të punës’

Kryetari i Partisë Demokratike ka sjellë në vëmendje një raport të “Gallup” për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Lulzim Basha shkruan në Facebook se një në çdo 3 persona që ikën nga vendi ynë është i ri apo e re, ndërsa Shqipëria është ndër vendet me largimin më të madh të trurit në rajon.

Sipas tij, “sot shqiptarët largohen sepse kanë më pak mundësi për arsimim, dhe ata që arsimohen më pak mundësi për punësim”.

Ai shton se me Ramën Kryeministër promovohen kriminelët dhe jo të mirëshkolluarit.

“Taksat e larta të qeverisë Rama këto 7 vjet kanë marrë më shumë para nga xhepat e të rinjve se çdo qeveri tjetër, teksa korrupsioni nuk lë të ecin përpara ata që janë profesionistë të ndershëm”, shkruan Basha.

Dhe përballë kësaj situate, tregon mënyrën se si mund të dilet nga nga kjo krizë.

“Ne do të bëjmë gjithçka për ti mbajtur në vendin tonë të rinjtë si krahun më vital të punës. Plani ynë do të mbështesë iniciativat e të rinjve, kushtet e duhura për punësimin dhe sipërmarrjet e tyre. Ata kanë plot ide, pasion dhe energjinë e duhur për ti dhënë një hov të madh pozitiv zhvillimit të vendit.

Ne do të çlirojmë tregun nga monopolet që ekonomia jonë të marrë frymë lirisht: me taksa te ulëta, investime në teknologji, dhe një politikë fiskale që mbështet punën.

Plani ynë do të krijojë hapësira që kushdo që dëshiron të arsimohet e të punësohet ta bëjë këtë në vendin e vet. Shqiptarët duan një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe që ju bëhet atyre krah, një qeveri që ofron mundësi dhe punë per djemtë dhe vajzat tona! #ditemetemira”, përfundon Basha.

Basha: ‘Ne do të bëjmë gjithçka për ti mbajtur në vendin tonë të rinjtë si krahun më vital të punës’ Read More »

Berisha: ‘Keqmenaxhimi i pa ndemisë së covid19 nga Edvin Ha jduti dhe ndrikull Hajnia’

Greqia ka 781 raste të infektuarish me Covid-19 për 1 milion banorë kundrejt 2822 rasteve që ka Shqipëria, apo 4 herë më shumë se sa vendi fqinj.

Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i kërkon kreut të qeverisë që t’i kërkojë falje palës greke.

“Besoj se ju kujtohet fillimi i prillit të kaluar kur epidemiologu “xhahil i Surrelit”, për t’u vetshpallur “më i mirë” sulmonte me atlas gjeografik përpara me radhë vendet e Europës dhe botës, ndër të cilat edhe Greqinë për keqmenaxhimin e Pandemisë pasi beson se duke sharë të tjerët mbetet vet më i miri”, tha Berisha.

“Por sot pas 6 muajve të Pandemisë, megjithë manipulimin e falsifikimin e shifrave të pandemisë nga ai nëpërmjet kufizimit dhe ultra centralizimit të testimit, vdekjeve të shumta jashtë spitalore apo dhe spitalore nga covid 19 të përjashtuara si të tilla për motive politike, pra duke u bazuar vetëm në të dhënat zyrtare që publikon”, Berisha thotë se Shqipëria është shumë më keq se vendi fqinj.

Sipas tij, Greqia me popullatë mbi 10 milion banorë, pra 3,6 herë më të madhe se Shqipëria, kishte deri më 21 gusht gjithsej 238 vdekje dhe 8138 te infektuar nga covid 19, nga te cilat 204 raste të reja.

Shqipëria kishte deri këtë datë gjithsej 240 vdekje dhe 8119 të infektuar nga covid 19 dhe kishte 152 raste të reja me covid 19.

Reagimi i plotë nga ish-kryeministri Berisha:

Edvini kerkoj ndjese Greqise! Shifrat te akuzojne rende!

Besoj se ju kujtohet fillimi i prillit te kaluar kur epidemiologu xhahil i Surrelit per tu vetshpallur “me i mire” sulmonte me atllas gjeografik perpara me radhe vendet e Europes dhe botes nder te cilat edhe Greqine per keqmenaxhimin e Pandemise pasi beson se duke share te tjeret mbetet vet me i miri.

Por sot pas 6 muajve te Pandemise, megjithe manipulimin e fallsifikimin e shifrave te pandemise nga ai nepermjet kufizimit dhe ultra centralizimit te testimit, vdekjeve te shumta jashte spitalore apo dhe spitalore nga covid 19 te perjashtuara si te tilla per motive politike pra duke u bazuar vetem ne te dhenat zyrtare qe publikon çdo dite Ëorldmeter Coronavirus rezulton se:

Greqia me popullate mbi 10 milione banore, pra 3,6 here me te madhe se Shqiperia, kishte deri me daten 21 gusht gjithsej 238 vdekje dhe 8138 te infektuar nga covid 19, nga te cilat 204 raste te reja. Ndersa Shqiperia kishte deri kete date gjithsej 240 vdekje dhe 8119 te infektuar nga covid 19 dhe kishte 152 raste te reja me covid 19.

Nga analiza per 1 milion banor e statitstikave te covid 19 ne te dy vendet deri me daten 22 gusht tregon se:

Greqia ka 781 raste te infektuar me covid 19 per 1 milione banore kundrejt 2822 raste qe ka Shqiperia apo 4 here me shume se sa Greqia

Greqia ka bere 79381 teste per 1 milione banor kundrejt 17 390 teste qe ka bere Shqiperia per 1 milione banor. Pra Greqia ka bere 4,56 here me shume teste se sa Shqiperia per 1 milione banor dhe ka 4 here me pak se sa Shqiperia te infektuar per 1 milione banor. Vetkuptohet ne rast dr Shqiperia do te kishte bere numrin e testeve qe ka bere Greqia, numri i te infektuarve ne Shqiperi nuk do ishte 4 por 6-8 here me i larte se sa ne Greqi

Greqia ka 23 te vdekur per 1 milione banor ndersa Shqiperia numeron 83 te vdekur per 1 milione banor pra ne Greqi numri i te vdekurve nga covid 19 eshte rreth 4 here me i ulet se sa ne Shqiperi.

Kushtet e perhapjes se infeksionit, po te kemi parasysh shkallen me te larte te urbanizimit ne Greqi, ishin shume me te favorshme ne Greqi se sa ne Shqiperi, por Greqia ka keto rrezultate sepse:

Greqia testoi gjeresisht dmth beri hetim te vertet epidemiologjik dhe jo te rreme apo falls si Edvini, pasi ne Greqi hetimin epidemiologjik e benin ekspertet dhe jo kryeministri siç ndodhte ne Shqiperi

Greqia ishte e pregatitur dhe dispononte ne kohe materialet mbrojtese per punonjesit e shendetesise dhe maskat per popullaten ndaj dhe ne Greqi spitalet e medha nuk u shnderruan ne bomba biologjike sic ndodhi ne Shqiperi me QSUT. Qeveria greke nuk shfrytezoi pandemine per te bere tendera sekrete dhe vjedhur ne kurriz te te semureve shuma marramendese me to siç beri Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia.

Greqia ka nje urgjence te vertet dhe jo alo -alo paracetamol e te politizuar qe ne zbatim te urdhrit politik sjelle ne spitale aq sa i thone. Perveç kesaj Greqia angazhoi per kujdesin e te semurve me covid 19 mjekun e familjes.

Miq, une e di se ndjesa tek Edvini nuk ekziston por u ndala ne kete analize per te paraqitur me metode krahasuese pasojat e renda qe ka per Shqiperine keqmenaxhimi i pandemise se covid19 nga Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia. sb

/NOA.al

Berisha: ‘Keqmenaxhimi i pa ndemisë së covid19 nga Edvin Ha jduti dhe ndrikull Hajnia’ Read More »

Mesazhi i fortë i Metës:Historia rrezikon të përsëritet në forma të tjera nëse harrojmë çmimin e dhimbshëm që kemi paguar për Lirinë, Demokracinë, Të Drejtat dhe Dinjitetit Njerëzor!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë një postim publik për Ditën Europiane të kujtimit të viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit duke thënë se historia rrezikon të përsëritet në forma të tjera nëse harrojmë çmimin e dhimbshëm që kemi paguar për lirinë, demokracinë, të drejtat.

Kreu i shtetit nuk lë pa përmendur dy kryeveprat botërore “Arturo Ui” i Bertolt Brecht dhe “Ferma e Kafshëve” e George Orëell, për të cilat thotë se na mësojnë kur shoqëria është neglizhente në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë, përherë do të shfaqet një gangster ambicioz si Arturo Ui.

“I rrethuar nga servilë të paskrupullt, dallkaukë dhe kriminelë, ngjitet në pushtet, duke shantazhuar kundërshtarët e asgjesuar opozitën, pasi merr nën kontroll gjykatat dhe i mbyll gojën shtypit”, shkruan Ilir Meta.

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta:

Në Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe Stalinizmit nderojmë të gjithë jetët e pafajshme të humbura nga krimet dhe terrori i dy ideologjive shkatërrimtare dhe bashkëndajmë dhimbjen me të gjithë ata që u mbijetuan burgjeve, internimeve dhe torturave çnjerëzore.

Historia rrezikon të përsëritet në forma të tjera nëse harrojmë çmimin e dhimbshëm që kemi paguar për Lirinë, Demokracinë, Të Drejtat dhe Dinjitetit Njerëzor. Një nga tiparet e regjimeve totalitare është fshirja e kujtesës historike, fillimisht nëpërmjet propagandës, e më pas edhe represionit.

Për mbi 4 dekada ne u shndërruam në Korenë e Veriut të Europës, ndaj kemi sot përgjegjësinë për të mbrojtur në çdo moment lirinë, demokracinë, pluralizmin e paqen sociale, që nuk na janë dhënë njëherë e përgjithmonë. “Arturo Ui” i Bertolt Brecht dhe “Ferma e Kafshëve” e George Orëell, dy alegoritë më të jashtëzakonshme të Nazizmit dhe Stalinizmit, i kanë dhënë mbarë njerëzimit mesazhe të vlefshme në çdo kohë dhe tepër paralajmëruese.

Dy kryeveprat botërore na mësojnë se kur shoqëria është neglizhente në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë, përherë do të shfaqet një gangster ambicioz si Arturo Ui, që i rrethuar nga servilë të paskrupullt, dallkaukë dhe kriminelë, ngjitet në pushtet, duke shantazhuar kundërshtarët e asgjesuar opozitën, pasi merr nën kontroll gjykatat dhe i mbyll gojën shtypit.

Apo ashtu si në Fermën e Orëellit, kafshët e shtypura pasi rebelohen për liri e barazi, befas një elitë dinake e udhëhequr prej derrave me parimin se “të gjithë janë të barabartë, por disa janë edhe më të barabartë se të tjerët” merr kontrollin e pushtetit dhe një tirani zëvendësohet me një tjetër.

Të mos harrojmë kurrë tragjeditë e së shkuarës dhe duke bashkuar të gjitha forcat të bëjmë më të mirën që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat, liritë dhe të ardhmen e tij të sigurtë europiane në Shqipëri dhe jo si emigrant në vende të tjera.

Mesazhi i fortë i Metës:Historia rrezikon të përsëritet në forma të tjera nëse harrojmë çmimin e dhimbshëm që kemi paguar për Lirinë, Demokracinë, Të Drejtat dhe Dinjitetit Njerëzor! Read More »

‘Politikani nuk është shkencëtar dhe qytetari nuk është injorant’

OPINION Nga Artan FUGA

Bisedë miqësore të dielën në mëngjes

Pershendejte profesor.

Kam ndjekur cdo status tuajin per gjate gjithe kohes se fushates per zgjedhjet lokale dhe respektoj shume cdo mendim tuajin. Por kam nje pyetje qe nuk di t’i jap pergjigje.

Imagjinojme sikur te kishim dy apo me shume parti politike serioze, qe per garen zgjedhore te paraqesnin ne publik programe te krijuara me kujdes nga studime mjaft profesioniste (p.sh qindra pika ku do paraqitej menyra e zhvillimit ekonomik afatgjate, drejtimi qe duhet te marre arsimi, aplikimi i teknologjise se fundit ne pika kyce per zhvillimin ekonomik, programe te ndryshme mbi afrimin e te rinjve me artin e kulturen etj etj etj).

Si mund te lihet ne dore te votuesve, ketyre votuesve qe jane ne Shqiperi, te keqarsimuar, zgjedhja se kush nga programet tejet profesioniste (ketu e kam fjalen qe per fushen teknologjise, bie fjala, te degjohet mendimi i profesionisteve me te mire, dhe jo budalleqet e ‘politikaxhinjve’ gjate gjithe kohes ne media) eshte me i mire per komunitetin, kur ata nuk e kane idene jo vetem se cila eshte me e mira e komunitetit, por edhe se cila eshte me e mira e tyre personale.

Artan Fuga:

I nderuar mik , ndjesë sepse nuk kam mundur ta lexoj mesazhin më parë mesazhin tuaj. Ndërkaq mendoj se pyetja juaj shumë e drejtë, e ka përgjigjen.

Duhet të dalim nga kuptimi klasik i demokracisë kur politikani ka mendim të specializuar shkencor dhe i drejtohet një qytetari që gjithashtu është ekspert. As politikani nuk është mendimtar shkencor, as qytetari nuk është ekspert që të dijë të gjykojë programet ekonomike. Ky është një koncept utopist i demokracisë që ka ardhur deri te Kanti. Por, më pas dhe sot përpunohen të gjitha mekanizmat që e zgjidhin këtë problem.

E para, opinioni i gjerë publik nuk është një turmë. Brenda tij ka lidera opinioni që dinë gjëra edhe më mirë sesa politikanët dhe janë qytetarë të thjeshtë, që kanë besimin e miqve dhe të rretheve të tyre familjare dhe shoqërore. Ata luajnë rol të madh në demokracitë e zhvilluara. Ata në fushat përkatëse dinë shumë më tepër sesa të gjithë politikanët e marrë së bashku.

E dyta, kur masa nuk është masë e papunësh dhe e papronësh, atëhere secili i njeh shumë mirë interesat e tij dhe di të gjykojë për to më mirë se çdo politikan apo ekspert ekonomie. Nuk i di me teori por me interesat e veta si aksioner, si pronar i vogël ose i mesëm, i bën mirë llogaritë.

Së treti, në demokraci të vërtetë, qytetari nuk lihet kështu në injorancë si e kemi lënë ne, por njeh filozofinë, gjeografinë, ekonominë, financat aq sa i duhet për të kuptuar programet politike që duhet të jenë të qarta dhe konkrete dhe jo me terma të vështirë gjoja shkencorë.

Ndërkaq edhe politikani vetë, është edhe ai pothuajse injorant në të gjitha fushat ku nuk është specialist. Ja të pyes: Sa politikanë janë specialistë bankarë? Ose ekspertë të administrimit? Pra, nuk duhet paraqitur situata sikur politikani është i gjithëditur dhe qytetari injorant. Joooo! Nuk është e vërtetë.

Pastaj në fund një shoqëri e vërtetë e emancipuar, ka mediat dhe gazetarët, ka analistët e vërtetë, ka mediat e specializuara që popullarizojnë dijet që qartësojnë idetë dhe programet dhe nuk janë propagandistë thjesht si te ne.

Ja pra që është e mundur. Fajin nuk e ka qytetari, por politikani që e ka lënë atë në errësirë, pa dije, pa kulturë, pa pronë, dhe pastaj e trajton si budalla!

Unë kam besim se kjo gjendje kapërcehet shumë mirë dhe jam optimist, mjafton të ketë vullnet politik jo nga politikanët sepse ata nuk e kanë, por nga qytetarët që të duan të ngrihen nga niveli i “nën-njerëzve”.

‘Politikani nuk është shkencëtar dhe qytetari nuk është injorant’ Read More »

Basha: Si pasojë keqmenaxhimit,Shqipëria zhytet në varfëri, njerëzit humbin vendet e punës dhe kriza ekonomike thellohet

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se në këto 7 vite, qeveria “Rama” e ka taksuar punën dhe dijen më shumë se çdo qeveri tjetër më parë dhe se barra më e rëndë e këtyre taksave ka rënë mbi shtresën e mesme.

Ai shton se sot të gjithë e shohim se taksa progresive e Edi Ramës ka dështuar dhe ka prodhuar vetëm kaos, pandershmëri dhe padrejtësi dhe se ajo është kritikuar fort edhe nga organizatat ndërkombëtare si FMN.

Sipas tij, çdo ditë që kalon shqiptarët paguajnë më shumë taksa, ndërsa Rama i përdor ato për të bërë më shumë PPP me klientët e tij.

“Si pasojë e këtij keqmenaxhimi dhe kësaj arrogance, Shqipëria zhytet në varfëri, njerëzit humbin vendet e punës dhe kriza ekonomike thellohet. Rama e ka futur dorën thellë në xhepin e çdo qytetari. Ai nuk mendon për njerëzit, por vetëm për nje grusht klientësh dhe oligarkësh dhe e ka vënë shtetin dhe çdo politikë fiskale në shërbim të tyre duke i lënë qytetarët në mëshirën e fatit. Vendit i duhet një ndryshim i madh dhe rrënjësor!”, shkruan Basha.

Ai shton se politika fiskale e PD, është pjesë e Planit Ekonomik për ti kthyer frymëmarrjen vendit dhe ekonomisë së njerëzve, më shumë të ardhura në xhepat e tyre dhe më pak taksa.

Basha zotohet se qeverisja e djathtë ti eliminojë nivelet e shumta të taksave mbi punën, do ti heqë pengesat që vetëm frenojnë zhvillimin dhe do të thjeshtohet i gjithë sistemi.

Ai shpreh besim se sa më shumë para në duart e qytetarëve do të nxisin investimin në arsimim dhe kualifikim dhe do ti japin frymë rritjes ekonomike.

“Politika jonë fiskale ka në bazë taksën e sheshtë 9% për qytetarët dhe të punësuarit, taksa më e thjeshtë dhe më e ulët në të gjitha vendet e rajonit. Mirëqenia e shtresës së mesme, e atyre që punojnë dhe prodhojnë, është jetike për rimëkëmbjen e gjithë ekonomisë shqiptare. Vetëm një qeveri serioze që kujdeset për njerëzit do ta vendosë shtetin dhe politikbërjen në funksion të rritjes së të ardhurave të gjithsecilit dhe jo të një grushti njerëzish! Shqipëria e ka potencialin të ofrojë mirëqenie dhe siguri për të gjithë qytetarët e saj. Ditë më të mira”, shkruan në mbyllje Lulzim Basha.

Basha: Si pasojë keqmenaxhimit,Shqipëria zhytet në varfëri, njerëzit humbin vendet e punës dhe kriza ekonomike thellohet Read More »

Ylli Manjani me deklaratë të papritur: ‘Sharësve që hapin librin e shtëpisë, kam gjithmonë qejfin tua kthej shqip: Ku ti keni ato të librit tuaj!’

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka nisur ditën e sotme me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale. I nisur nga mesazhet fyese e lavdëruese në në Facebook, Manjani sqaron një herë e mirë se për ata që e quajnë një politikan, ai nuk është i tillë. Manjani thekson se është elektron i lirë dhe jep mendimin e tij pa u ndikuar nga askush. “Kjo sqaron edhe ata komentues që ende më shohin si përfaqësues të LSI. E përsëris: cfarë del nga goja ime dhe shkruhet nga dora ime është ekskluzivisht e imja. Në komentet e mia përveç se ndaj Ramës& co, gjendet kritika edhe për LSI, Monikën, Ilir Metën, Lulzim Bashën.

Kam shprehur qartë mendimin tim në favor të rotacionit politik, por nuk kam ndalur së kritikuari, në mënyrën time e stilin tim”, shton Manjani në statusin e tij.
Postimi i Manjanit

Konstatime nga komentues të ndryshëm.

============

Pas një kohe disa mujore, mbrëmë bëra një pastrim të Inbox. Natyrisht i hodha një sy të tërësi cfarë shkruhej aty.

Ka shumë njerëz që marrin mundimin të më shkruajnë dhe, vetëm për këtë fakt ndjehem i nderuar. Edhe kur më shajnë njëfarë vlerësimi është që dikush ulet, harxhon kohë e shkruan dicka për ty. Shprehet. Lirohet.

Por çmoj se duhet të sqaroj dy kategori kryesore që më vjen si konstatim prej komenteve në inbox por edhe në murin elektronik të statuseve të mia.

1. Shumica e komentuesve më shohin si politikan. E kam sqaruar dhe më parë dhe po e bëj përsëri që unë NUK JAM POLITIKAN. Nuk kam mandat për të bërë politikë. Në fakt drejtpërdrejt nga njerëzit kurrë nuk kam patur mandat përfaqësues. Kurrë nuk kam qenë deputet, pra.

Kam kryer detyra që njihen si politike, por i mandatuar nga LSI, jo nga populli. Që prej janarit 2017 nuk kam më asnjë mandat as nga LSI e as nga parti apo individ tjetër politik.

Kjo sqaron edhe ata komentues që ende më shohin si përfaqësues të LSI. E përsëris: cfarë del nga goja ime dhe shkruhet nga dora ime është ekskluzivisht e imja. Në komentet e mia përveç se ndaj Ramës& co, gjendet kritika edhe për LSI, Monikën, Ilir Metën, Lulzim Bashën.

Kam shprehur qartë mendimin tim në favor të rotacionit politik, por nuk kam ndalur së kritikuari, në mënyrën time e stilin tim.

Kjo është e vërteta. Duan ti shohin mendimet e mia si të LSI apo të dikujt tjetër, le ta bëjnë! Por nuk është e vërteta kjo që duan të shohin. E vërteta është kjo që po ju them: jam qytetar i lirë që bëj komente dhe shpreh mendime për politikën, thjesht si shprehje e lirisë sime për tu shprehur. Kaq.

Në FB, jo pa qëllim nuk kam asnjë logo politike ( BAYERN MÜNCHEN nuk është një e tillë) sepse nuk shkruaj as për të mbledhë vota e as për të kërkuar mbështetje politike. Nuk kam as Page që të shkruaj për publikun e gjerë, por thjesht një llogari personale me miq virtualë me të cilët debatojmë mbi ide pa fyer askënd.

Pra nuk kërkoj mbështetje për politikë, se nuk kam ku ta coj. FB është një rrjet social, ku komentojm, analizojmë por bëjmë edhe humor.

2. Kategoria e dytë më e madhe e komentuesve më tërheqin vemendjen se kam qenë ministër.

Sipas tyre një ish ministër nuk duhet të shprehet, të flasë aq më pak të komentojë me humor shaka e ironi. Shoqe dhe shokë, apo zonja e zotërinj, miq e sharës të mi, kam kryer detyrën e ministrit për pak më shumë se 15 muaj. Edhe vetë e kam harruar tashmë atë periudhë ndërkohë që ma kujtoni ju.

Sinqerisht ju falenderoj!

Ju siguroj që atë detyrë e kam kryer më mend e mia brenda një mandati politik të dhënë nga LSI, deri sa ditën që kjo e fundit vendosi të mos binte dakort më me mendimet e mia, por u dakortësua me Kryeministrin Edi Rama. (Temë tjetër kjo..)

Ka disa që mendojnë se ato 15 muajt e mia si ministër janë më shumë se 30 vite ministra që kanë shërbyer e shërbejnë aty. Sdi çtë them për këta sepse është çështje memorie…

Por të qenit ministër nuk mund të jetë dënim për të mos folur, as nuk është heqje e lirisë për të menduar e për t’u shprehur. Përkundrazi kur dikush kryen detyra të tilla duhet të shprehet sa më shumë, mendoj unë.

Sa më takon nuk kam përtuar ti shpreh mendimet e mia dhe përgjatë atyre 15 muajve në detyrë. Ju kujtoj se për shkak të atyre mendimeve u shkarkova. Mund të kisha mbyllur gojën, sic më shkruajnë disa. Pa dyshim do isha ende andej vërdallë si të tjerët.

Po sinqerisht nuk e kuptoj dot këtë mesazh, që i thuhet një ish zyrtari pse fole atëhere dhe pse flet dhe sot?!

Aq më pak e kuptoj vëretjen për të qenë etik, për të mos bërë ironi, sarkazëm dhe shkruar fjalë të pakëndshme sepse kam qenë ministër. More tu pyes unë, si i dini ministrat ju që nuk dhjesin, që sbëjn turpe më gratë e tyre, a si?! ????????

Do ti themi të gjitha si të na vijë për ti thënë, me fjalë të falorit SHQIP-SHQIP. Mjafton të mos fyejmë dhe shpifim, kjo është e rëndësishme.

————-

P.S. Në kategorinë e sharësve me pagesë dua të veçoj komentin e plakave “vdeksh ishalla”. ????????????

Po, o plakat elektronike faleminderit që ma kujtoni se edhe unë do vdes! Se jam vdekatar si të gjithë ju. Por qoftë me radhë kjo punë!

Nga ana tjetër eglendisem shumë me frikën ndaj vdekjes (e kam dhe unë shumë atë frikë), sepse e di që ditën që nuk marr më frymë në këtë botë ska më asnjë rëndësi se cfarë ndodh. Nuk besoj hiç tek ato muhabetet e përtejme… Ndaj do llafosemi sa të kemi frymë, se andej matanë nuk është ashtu si thonë… ????Nuk punon më celulari andej…????????????

Sharësve të tjerë, që hapin librin e shtëpisë, kam gjithmonë qejfin tua kthej shqip:

Ku ti keni ato të librit tuaj!

Ylli Manjani me deklaratë të papritur: ‘Sharësve që hapin librin e shtëpisë, kam gjithmonë qejfin tua kthej shqip: Ku ti keni ato të librit tuaj!’ Read More »