Dega e Partisë Demokratike në Shkodër propozoi emrin e Jozefina Topallit si kandidate për deputete të kësaj partie për zgjedhjet e 25 prillit.
Por Jozefina Topalli e refuzoi këtë propozim. E pyetur në emisionin Hard Talk, Topalli sqaroi përse e ka refuzuar këtë propozim.
-Zonja Topalli, Shkodra ose seksioni i PD në Shkodër, ju votoi juve për të qenë pjesë e përzgjedhjes për kandidat të deputetëve të PD. Si mund ta refuzoni këtë gjë?
-Sepse dua të jem e ndershme me ta. Siç i falenderoj me zemër…
-Mjafton kjo?
-Jo nuk mjafton, prandaj po flas. Unë e di që mund të ketë skeptikë, mund të ketë të mërzitur, mund të ketë njerëz që ndoshta nuk dinë ta kuptojnë.
Në 2017 kur Basha nuk pranonte të hynte në zgjedhje, unë nuk bija dakord me të. Kur mendoja se mund të isha sërish deputete, dhe nuk është se s’kam pasur dëshirë për të qenë, dua të jem e ndershme për një gjë të tillë, kam pasur një dilemë të madhe.
Do shkoj unë të kërkoj votën e qytetarëve, po çfarë do iu them? Se nëse vitet e tjera shkoja, i dëgjoja, e merrja mesazhin, unë kisha besim që me lidershipin e kohës së mëparshme kur thoshte po, po; kur thoshte jo, jo!
Dhe e dija, kish pika reference, ndërsa në rastin pas 2013 nuk kishim më asnjë pikë reference. Ishte një dilemë e madhe sepse ndihesha sikur do i bëja keq njerëzve që më besonin mua sepse nuk e dija a do isha në gjendje të ktheja besimin. Unë nuk besoj, është çështje besimi.
Deputetja Rudina Hajdari deklaroi disa ditë më parë se i është bashkuar nismës ‘Thurje’ sëbashku me të cilën do të sjellin një parti të re. Mësohet se kjo parti do të quhet ‘Nisma’.
Nisma Thurje ka publikuar së fundmi një video të pedagogut të njohur Rezart Prifti i cili shpall bashkimin me grupimin e ri politik duke thënë se emri i Lëvizjes Politike do të ishte “Nisma”.
“Rezart Prifti nuk është vetëm një pedagog i ri i talentuar por edhe një aktivist me profil të lartë, i angazhuar për një kohë të gjatë në kauza publike. Gjatë protestës studentore, Rezarti i dha zemër mijëra studentëve për të vazhduar revoltën deri në arritjen e kërkesave. Sot Rezi, duke u bashkuar me të tjerë të ngjashëm, ka një thirrje për të gjithë shoqërinë. Dëgjoje dhe nëse e gjen veten shpërndaje!” shkruan Nisma Thurje.
Mbetet për tu parë se çfarë forme do të ketë partia e re dhe cili do të jetë programi i “Nismës”./lajmifundit
Kryeministri Rama ndodhet për një vizitë në Turqi. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet me Presidentin Erdogan.
“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama në status.
Vizita e kreut të Qeverisë shqiptare në Turqi vjen në një kohë ku mes këtij shteti ka një konflikt të hapur me Greqinë për detin, ashtu sikurse së fundmi po flitet për një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, pikërisht për kufirin detar.
Por diçka e tillë është mohuar nga Edi Rama. /noa.al/
22 vite nga v rasja e pishtarit të demokracisë, Azem Hajdari, për ta kujtuar, ish-kryeparlamentarja dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka publikuar një foto.
Topalli në foton e realizuar pak kohë para vrasjes së Azemit qëndron mes tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ajo ka dhënë edhe mesazhin krahas fotos duke shkruar: Kur kishim opozitë!
Ky mesazh është i qartë: Sot nën drejtimin e Lulzim Bashës, sipas Jozefina Topallit, vendi është pa opozitë.
Azem Hajdari u vra para selisë së PD-së më 14 shtator 1998, kur ishte në atë kohë deputet.
Pas rrëzimit nga pushteti nxitur edhe nga traziratb e ’97, Partia Demokratike edhe pas rënies në opozitë drejtohej nga Sali Berisha.
Është edhe kjo periudha kur Jozefina Topalli nisi karrierën politike, për të bërë një nga zërat më të fuqishëm të PD-së, derisa me rënien e dytë në opozitë, ajo u largua nga Basha.
Burimet sqarojnë se Athina është e interesuar që me Tiranën zyrtare të ketë një dialog gjithëpërfshirës, madje është e vendosur që të lëshojë pe në disa prej problemeve të hapura mes dy vendeve, mjaft që edhe Tirana zyrtare të dëshirojë një zgjidhje të drejtë të problemeve mes dy dy vendeve.
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë po pritet me interes të veçantë nga politika greke. Ndonëse ajo është në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE, mbërritja e kreut të qeverisë shqiptare pritet të ringjallë shpresat se të dy vendet do të nisin një fazë të re afrimi mes tyre, e cila pritet të kulmojë me përfundimin e bisedimeve për çështjet e hapura mes dy vendeve, një proçes i iniciuar në 2014 prej qeverisë se kaluar greke dhe kabinetit Rama me Ditmir Bushatin në krye.
Burime tepër të besueshme të Top Channel në Athinë thanë se pas pakësimit të retorikës nacionaliste në të dy anët e kufirit tashmë janë pjekur kushtet që të dy vendet të përfundojnë disa marrëveshje mes tyre, ku heqja e ligjit të luftës dhe ajo e demilitimit të ujerave territoriale si dhe traktati i ri i miqësisë strategjike mes dy vendeve do të jenë në krye të agjendës.
Burimet sqarojnë se Athina është e interesuar që me Tiranën zyrtare të ketë një dialog gjithëpërfshirës, madje është e vendosur që të lëshojë pe në disa prej problemeve të hapura mes dy vendeve, mjaft që edhe Tirana zyrtare të dëshirojë një zgjidhje të drejtë të problemeve mes dy dy vendeve.
Mbas përkeqësimit të marrëdhënieve me Turqinë, Athina ka synuar ngritjen e një fronti europian, por edhe ballkanik që do të tentojë të pakësojë influencën turke në rajon,ndaj mbështetja greke ndaj integrimit europian të Shqipërisë pritet të jetë e pa kufizuar.
Në këtë kontekst, Athina zyrtare pritet të bëjë disa lëvizje diplomatike në rajon,ku synon të rrisë mbështetjen e saj ndaj forcave pro europiane në Ballkanin perëndimor, madje Athina është e vendosur të ketë një qasje të re me faktorin Shqiptar në rajon,duke parë që ky i fundit,është kthyer në faktor qeverisës ne Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut edhe më gjerë.
Kjo qasje e re, mund të konkludojë deri në formimin e një marrëdhënie të re të besimit mes grekëve dhe shqiptarëve në rajon,me pikë kulmore të saj,njohjen e Kosovës nga Greqia.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha, thotë se masat e që ka marrë qeveria aktuale janë gjysmake.
Kreu i opozitës Lulëzim Basha ka reaguar së fundmi në lidhje me vendmin që ka marrë qeveria për hapjen e shkollave më 14 shtator.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha, thotë se masat e që ka marrë qeveria aktuale janë gjysmake. Po ashtu ai i ka bërë thirrje qeverisë që të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor, në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19 tek nxënësit.
Postimi i Bashës
Shpreh dhe njëherë shqetësimin për masat gjysmake të marra nga qeveria për fillimin e vitit të ri shkollor. Ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve duhet të jetë parësore në situatën kur numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë.
Për këtë, edhe njëherë i kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor. Identifikimi dhe parandalimi i rasteve me COVID-19 nga stafi pedagogjik është tejet i rëndësishëm për të parandaluar zinxhirin e infektimit. Veç kësaj, procesi mësimor me disa turne e bën të domosdoshme rritjen e numrit të mësuesve në dispozicion të zhvillimit normal të shkollës.
Në kushtet aktuale të zhvillimit të mësimit, çdo mësues do të ketë më shumë ngarkesë për shkak të ndarjes së klasave në disa turne. Ndaj, veç kujdesit për shëndetin, qeveria duhet të marrë masa edhe për rritje të shpërblimit për stafin mësimor. Vetëm vënia në zbatim e këtyre masave do të mund të sigurojë shëndetin e mësuesve dhe nxënësve, si dhe zhvillimin pa ndërprerje të shkollës.
Është koha të merren masa urgjente dhe konkrete për të mbrojtur jetën e nxënësve, mësuesve dhe të gjithë shqiptarëve. Rifillimi i shkollës është proces jetik për fëmijët dhe familjet shqiptare, dhe ky proces ka nevojë për kujdes dhe impenjim serioz nga strukturat shtetërore.
Presidenti Ilir Meta jep alarmin për situatën në vend që sipas tij është më dëshpëruese se në vitet ’90.
Presidenti Meta ka reaguar pas një shkrimi të prestigjiozes “Le Monde” rreth ritmeve shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë.
Meta thekson se rruga që duhet ndjekur është që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre.
Mesazhi i Metës:
Ritmet shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë edhe sipas prestigjozes “Le Monde” tregojnë se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90.
Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.
Koha për të rikthyer shpresën tek shqiptarët është tani!
Rruga që duhet ndjekur është e qartë: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre!
Çdo pritshmëri tjetër është NAIVITET, ILUZION dhe TRADHTI!
Duke ndarë një opinion, Presidenti Ilir Meta ndan bindjen se ku nuk ka garë, ka korrupsion.
“Po është konkluzion i drejtë se ku s’ka garë, ka korrupsion. Vetëm zgjedhjet e lira, të drejta dhe të ndershme, garantojnë edhe konkurrencën në treg dhe ekonomi!”, shkruan Presidenti, duke ndarë shkrimin që gjeni më poshtë.
Ku s’ka garë, ka korrupsion- Nga Ervis Iljazaj
Korrupsioni, mungesa e transparencës dhe garës në prokurime, praktikat e partneritetit publik-privat (PPP) dhe ato të bizneseve informale mbeten problemet kryesore që sipas Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) dëmtojnë klimën e biznesit dhe pengojnë investimet e huaja në Shqipëri.
Në thelb, ajo çfarë ka theksuar raporti i DASH, është ajo çfarë dihet botërisht. Ku s’ka garë, konkurrence dhe ku nuk zbatohen liritë ekonomike, ka korrupsion.
Qeveria Rama, në vitet e fundit, ka kryer disa investime strategjike, kryesisht rrugë, të cilat disa kanë filluar disa jo, por që kontratat janë të firmosura. Është i famshmi projekti një miliard euro, që do të shpenzohej nëpërmjet partneritetit publik-privat.
Një projekt i cili u kritikua shumë, jo vetëm nga një pjesë e ekspertëve të ekonomisë shqiptarë, por edhe nga institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore. Arsyeja kryesore e kritikave ishte rritja e borxhit publik në vitet e ardhshme, që do të jetë një peshë e madhe për buxhetin e brishtë shqiptar.
E megjithatë, problemi më i madh i të gjithë projektit një miliard euro nuk është rritja e borxhit , por mënyra se si po shpenzohen ato para. Qeveria shqiptare, me një guxim të çuditshëm, është duke shpenzuar paratë e shqiptarëve pa garë dhe në mënyrë arbitrare. Pa hyrë në debatin e kostove të tyre, që për shumë projekte janë kosto absurde, shqetësues është fakti se këto para nuk tenderohen me një garë të hapur për të gjithë, por me disa metoda të dëmshme, që më së paku hedhin dyshime të mëdha për abuzimin me buxhetin e shtetit dhe janë premisë për korrupsion, ashtu sikurse e thekson dhe raporti i DASH.
Instrumente të tilla si oferta të pakërkuara, apo tenderime të drejtpërdrejta, janë duke u kthyer në normë dhe një zakon i rrezikshëm për politikat ekonomike të qeverisë. Në këtë mënyrë është duke u shkelur haptazi liria ekonomike, e cila është një parim kushtetues, që nënkupton që paratë e shqiptarëve duhet të jenë të aksesueshme me garë nga të gjithë, për të mirën e ekonomisë dhe zhvillimit në Shqipëri.
Kështu që, për t’u dhënë fund mundësive të abuzimit me paratë e buxhetit të shtetit, duhet me patjetër që në Kushtetutën e Shqipërisë të shkruhet që asnjë lek i shqiptarëve nuk do të shpenzohet pa garë të hapur dhe transparente. Të gjitha instrumentet e tjera si oferta të pakërkuara, që janë burim për korrupsion, duhen të ndalohen nga Kushtetuta e Shqipërisë. Në fakt, ky duhet jetë një propozim racional i opozitës shqiptare për t’i dhënë fund këtij fenomeni që është kthyer në një sëmundje të qeverisjes dhe ekonomisë shqiptare.
Opozita në retorikën e saj dhe denoncimet ndaj qeverisë, i ka dhënë një hapësirë të rëndësishme luftës kundër oligarkisë, ashtu sikurse e quan ajo. Madje ka premtuar se do tja u marrë atyre dhe do ja u kthejë shqiptarëve.
Kuptohet fare qartë se, me gjithë dëshirën e mirë që mund të ketë opozita, kjo është gjë e parealizueshme për shumë arsye. Nuk ka ndodhur asnjëherë që në Shqipëri që opozita kur ka ardhur në pushtet të ketë ndërmarrë një aksion të tillë. Jo për faktin se s’ka pas vullnet në disa raste, por për faktin se mungojnë instrumente ligjore për ta bërë një gjë të tillë.
Prandaj, opozita nëse vërtet do t’u bëjë një të mirë shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre, duhet të japë një zgjidhje afatgjatë për të luftuar një fenomen të tillë. Le të propozojë një nen kushtetues ku të ndalohen të gjitha ofertat e pakërkuara, tenderimet e drejtpërdrejta, apo çdo instrument tjetër që është burim korrupsioni, dhe ku të shkruhet se paratë e shqiptarëve do të shpenzohen të gjitha me konkurrencë dhe në mënyrë transparente. Vetëm kjo mënyrë është një premtim i besueshëm, është racional dhe i arsyeshëm. Të gjitha të tjerat janë thjesht retorikë politike.
Ajo cka e shkatërron një demokraci është pikërisht mungesa e garës në çdo fushë. Aq më tepër në fushën ekonomike. Kështu që, për të ndaluar arbitraritetin e qeverisë me paratë e shqiptarëve, u duhet hequr qeverive çdo instrument që është burim korrupsioni. Dhe duke njohur natyrën e politikës shqiptare, potenciali për të abuzuar me buxhetin është i madh dhe prezent në çdo kohë.