Politike

Diplomati i njohur: Ruhuni nga ‘marrëdhëniet e shkëlqyera’ me Greqinë!

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera me Greqinë. Mirëpo pas kësaj deklarate të kryeministrit ka ardhur reagimi i diplomatit Shaban Murati, i cili apelon për të pasur kujdes.

“Se si mund të shkëlqejnë marrëdhëniet me shtetin, që rivendikon detin tënd dhe territorin tënd, që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë 75 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, që nuk njeh çështjen çame, që kërkon autonominë e “Protokollit të Korfuzit” për minoritetin grek, që të ka grabitur ujërat e Vjosës, që në tetor 2019 abstenoi në samitin e BE kur votohej për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE”- shkruan Murati.
Postimi i plotë:

Ruhuni nga “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Greqinë!

Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Jugosllavinë, kur ishte satelite e saj. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Bashkimin Sovjetik, kur ishte satelit i tij. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Kinën, kur ishte satelite e saj.
Në mbrëmje vonën e 15 shtatorit kryeministri shqiptar, pas një darke intime në Athinë me kryeministrin grek, nuk dihet pse shpërtheu në një patetizëm enokulturor dhe deklaroi në emfazë se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë të shkëlqyera. Se si mund të shkëlqejnë marrëdhëniet me shtetin, që rivendikon detin tënd dhe territorin tënd, që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë 75 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, që nuk njeh çeshtjen çame, që kërkon autonominë e “Protokollit të Korfuzit” për minoritetin grek, që të ka grabitur ujrat e Vjosës, që në tetor 2019 abstenoi në samitin e BE kur votohej për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE, etj. këtë paradoks vetëm udhëheqës raja dhe shtete raja mund ta besojnë.

Shqipërisë i duhen marrëdhënie normale me shtetet fqinjë, për “të shkëlqyerat” na tremb historia jonë kombëtare. Të dashur shqiptarë, ruhuni nga “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Greqinë!

Diplomati i njohur: Ruhuni nga ‘marrëdhëniet e shkëlqyera’ me Greqinë! Read More »

Meta: Të bashkohemi kundër kesaj bande oligarkësh

Një mesazh të fortë ka përcjellë sot Kreu i Shtetit Ilir Meta. Teksa kujton 78-vjetorin e Konferencës së Pezës, Presidenti Meta i bën thirrje të gjithëve që të bashkohen kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari.

Sipas kreut të Shtetit, Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë! “O sot o kurrë”, shkruan Meta.
“Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha! Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!
O SOT, O KURRË!”, shkruan Meta në Facebook.

Meta: Të bashkohemi kundër kesaj bande oligarkësh Read More »

Meta mesazh të fortë: ‘Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë’

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Pezë, ku dha edhe disa mesazhe të forta politike.
Meta mori pjesë në sot, në kujtim të 78 vjetorit të Konferencës së Pezës.
‘Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!”, – tha Meta.

“Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar”, shtoi më tej Presidenti i Republikës.

“Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë”.

“Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!”

“O SOT, O KURRË!” – u shpreh Meta nga Peza.

Meta mesazh të fortë: ‘Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë’ Read More »

Meta: Koha për të mbrojtur demokracinë është tani!

Presidenti Ilir Meta, thotë se koha për të mbrojtur demokracinë është tani, teksa publikon një fotografi duke puthur flamurin.

Ai shkruan se në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.

Më tej shton se një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrohet sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është: Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri?

“A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane? A është kjo ‘Demokraci’ një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli? Të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigja e dhimbshme!”, shkruan Presidenti.

Kreu i shtetit vijon duke thënë se ndërsa ky regjim i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm zgjimi, bashkimi, reagimi, përballja dhe ndryshimi.

Më tej citon se në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Wiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”.

Meta: Koha për të mbrojtur demokracinë është tani! Read More »

Të gjithë e kuptojnë se Rama vazhdon të bëjë gallatë me shqiptarët dhe pozita parlamentare është bisht i Ramës/ Nga Elmaz Sherifi

Rama dhe “opozita parlamentare” tani kanë dalë lakuriq, përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Qëllimi është eliminimi i koalicioneve…

Nga Elmaz Sherifi

Dje, kur në Këshillin Politik kishte debate, se si do të pasqyrohen në Kodin Zgjedhor angazhimet e pranuara në marrëveshjen e bërë në selinë e ambasadores Kim, dhe të përshëndetura nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo, Rudina Hajdari, doli nga mbledhja dhe si zëdhënëse e Ramës, i bëri të ditur opinionit se “opozita parlamentare” kishte hequr dorë nga “listat e hapura” dhe se kishin gjetur edhe formulën e kërkuar nga Rama për “balancen gjinore”.

Ajo deklaroi “ne propozuam që populli le të votojë kë të dojë, deputetë do të bëhet ajo që do partia, Rama” !

Pra, sipas “opozitës parlamentare”, ato femra, që nuk i voton zgjedhësi, i bën deputete partia.

A e kuptuat tani lojën e Ramës dhe “opozitës parlamentare”. Gjithçka po kurdiset vetëm e vetëm që të mos zbatohet marrëveshja e firmosur te selia e ambasadores Kim.

Rama dhe “opozita parlamentare” tani kanë dalë lakuriq, përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

Qëllimi është eliminimi i koalicioneve parazgjedhore.

Me që Rama dhe opozita parlamentare janë kaq të dashuruar me “balancën gjinore”, po ua jap unë formulën. Le të vendosë në listën e tyre zgjedhore 100 % femra.

Të gjithë e kuptojnë se Rama vazhdon të bëjë gallatë me shqiptarët dhe pozita parlamentare është bisht i Ramës.

Tani në provë është autoriteti i sekretarit Amerikan të Shtetit, Pompeo !

Të gjithë e kuptojnë se Rama vazhdon të bëjë gallatë me shqiptarët dhe pozita parlamentare është bisht i Ramës/ Nga Elmaz Sherifi Read More »

Rama darkë pune me homologun Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Athinë në një vizitë zyrtare, ku gjatë saj do të takohet në darkë pune me homologun Kyriakos Mitsotakis.

Siç raportojnë mediat greke, gjatë darkës do të diskutohen çështje të mbetura pezull mes dy vendeve, si dhe pritet të diskutohen dhe hidhen bazat për marrëveshjen e detit.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme, kreu i qeverisë shqiptare do të jetë pjesë e forumit të “Economist” për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me tematikë reformat, investimet, ekonomia, në një kohë që Shqipëria ka presidencën e OSBE.

Rama udhëton drejt Greqisë, pak pasi në fundjavë ishte në Turqi, ku u takua me Presidentin turk Recep Tayip Erdogan , në rezidencën e këtij të fundit në Marmaris. /noa.al

Rama darkë pune me homologun Mitsotakis Read More »

Monika Kryemadhi: Basha kryeministër pas zgjedhjeve të 25 Prillit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha sonte se ajo nuk aspiron për kryeministre të vendit pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Ajo thotë se është Basha ai që do marrë këtë post vitin e ardhshëm, pasi opozita është e bindur se do të fitojë zgjedhjet.
“Lulzim Basha është kandidati i opozitës së bashkuar për kryeministër. Ai është kryetari i opozitës, ai do jetë kryeministër,” tha zonja Kryemadhi.

Ajo i quajti thashetheme rrugësh lajmet se Ilir Meta do të lërë presidencën dhe do të marrë postin e kryeministrit.

Por ajo nuk e rrëzoi mundësinë që Ilir Meta të marrë postin e ministrit të Brendshëm.

“Po e pati qejf Ilir Meta…,” tha ajo, duke shtuar se kjo është çështje e marrëveshjeve politike.

Kryemadhi foli për doza dashurie mes Bashës dhe Metës, ndërsa tha se më të mirë se Basha nuk ka.

Sipas saj, sondazhet tregojnë se opozita fiton mbi 100 deputetë në këto zgjedhje.

Monika Kryemadhi: Basha kryeministër pas zgjedhjeve të 25 Prillit Read More »

Shahini shfaqet e prekur: Jam paragjykuar për dialektin

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, duke folur për largimin e saj nga detyra, ka thënë dhe se shumicën e kohës është ndjerë e paragjykuar me fyerje raciste.

Sipas saj, ish-deputetë dhe eksponentë të tjera brenda PD-së e kanë ofenduar dhe sulmuar duke marrë për bazë dialektin e saj.
Shahini e prekur ka thënë se kjo është diçka antishqiptare dhe se PD ka humbur pikë pasi ka elektorat të madh në veri të Shqipërisë, ku flitet në dialekt.

Gjithashtu, Besa Shahini ka thënë se në bindjet ideologjike ajo është më e majtë se Rama dhe PS. Sipas saj PS shqiptare nuk është një e majtë e vjetër dhe popuiste, por është më centriste se do të donte ajo.

“Më kanë ofenduar ish-deputetë të PD. Dhe eksponentë të tjerë, analistë që bëjnë pjesë në PD. LSI më pak. Ata kanë shfrytëzuar një element të gabuar. Kanë ofenduar gjithë veriun e Shqipërisë jo vetëm Kosovën. Është antishqiptare. Kanë fyer dhe shumë votues të tyre. Ka qenë një keqkalkulikim duke bërë sulme për tema që nuk duheshin ngritur. Është ok të kritikohet puna, por jo ok të kritikohet personi dhe dialekti. Unë jam paragjykuar shumë. Nuk mund të thuash që prej dialektit do të thotë që s’di. Pse je nga Kosova nuk mund të marrësh vendime të rëndësishme në Arsim”.

Shahini shfaqet e prekur: Jam paragjykuar për dialektin Read More »