Politike

Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit: ‘Veliaj ka lobuar në SHBA kundër Ramës’

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Erion Veliaj ka lobuar kundër Ramës në SHBA. Ajo tha se nëse ky i fundit nuk do të ishte prekur nga çështja McGonigal, Veliaj nuk do të ishte kandidat.

“Po të mos ishte sulmuar Rama nga McGonigal, po të mos kishte dalë çështja, Erion Veliaj nuk do të ishte kandidat. Unë mendoj që Erion Veliaj ka një ndikim të jashtëzakonshëm në sulmet që janë bërë ndaj Edi Ramës në Amerikë dhe ka lobim të fortë të tij, për shkak se Erion Veliaj mendon se është pasardhësi i Edi Ramës, pra ai që do të marrë Partinë Socialiste shumë shpejt,” – u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, nëse Rama nuk do të ishte sulmuar me çështjen McGonigal dhe do të ndihej i fortë mjaftueshëm, do të kishte dikë tjetër si kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë.

Kryemadhi shtoi se po përdoret fytyra e Ramës në vend të Veliajt pasi ky i fundit është imazh i urryer për qytetarët. Në këndvështrimin e saj, kryeministri po e përdor që në rast fitoreje t’i thotë se gjithçka e ka falë tij e në të kundërt t’i thotë se ishte aq llum sa as imazhi i tij nuk arriti t’i jepte një tjetër mandat si kryebashkiak.

Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit: ‘Veliaj ka lobuar në SHBA kundër Ramës’ Read More »

‘Bashkë Fitojmë’ çel sot fushatën, në stadiumin ‘Air Albania’

Koalicioni ‘Bashkë fitojmë’ do të nisë sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në orën 12.00, në Arenën Kombëtare, liderët e 4 partive në koalicion do të shpalosin programin e tyre, ndërsa pritet një fjalim nga kryedemokrati Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kandidatët që do të garojnë për 61 bashkitë e vendit.

Koalicioni përbëhet nga Partia Demokratike (Sali Berisha), Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia për të Bashkimi për të Drejtave të Njeriut.

Megjithatë edhe pse jo në koalicion, shumë nga aleatët e PD-së janë shprehur të gatshëm që të ndihmojnë kandidatët në qarqe.

Fushata e opozitës nis sot, deri më 12 maj, pasi më 13 është disa e heshtjes zgjedhore, ndërsa më 14 maj, qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit.

Deputeti demokrat, Tritan Shehu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në çeljen e fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Shehu theksoi se demokratët kthehen sërish në stadiumin ‘Air Albania’ dhe këtë herë jo për t’u ringritur por për të fituar më 14 maj.

MESAZHI I SHEHUT Perseri sot ne ate Stadium! Kete here jo thjesht per tu ringritur! Por per te fituar me 14 Maj! Te gjithe se bashku ne mesdite! Numerimi “mbrapsht” ka filluar tashme. Kudo, qe nga Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Tepelena, Memaliaj, Kelcyra, Permeti…. Tirana, Durresi, Elbasani, Lushnja, Kukesi, Shkodra… Ne te gjithe Shqiperine!

‘Bashkë Fitojmë’ çel sot fushatën, në stadiumin ‘Air Albania’ Read More »

Berisha prezanton kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’ në Tropojë. Ironizon rivalin e PS: Nuk përballeni dot pasi zgjidheni nga bodrumet e ma fias…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në turin e fushatës zgjedhore të 14 majit, është ndalur në Tropojë ditën e sotme.

Në takim elektoral me qytetarët, ka prezantuar kandidatin e Koalicionit “Fitojmë Bashkë”, Besnik Dushaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në Tropojë, ku po prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Besnik Dushaj.

Gjatë fjalës së tij Berisha, vlerësoi kandidaturën në fjalë, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për kandidat të lirisë, të votës së qytetarëve.

Ai ironizoi kandidatin e PS-së, Rexh Byberi, duke thënë se doli nga sirtarët e bodrumeve të mafies

“Mirënjohje për këtë pritje, mesazh fitoreje që përcillini sot nga kjo sallë për shqiptarët kudo në botë. Për mbështetjen tyre të jashtëzakonshme dhe rolin epik, mbështetjen e madhe që i keni demokracisë shqiptare, e vërteta është se ky vend po të kishte një emër të dytë do ishe ‘Malësia epike’. Sa herë vij këtu, çdo km më bëhet më e lehtë. Kam ardhur për të paraqitur si kandidat Besnik Dushaj. Njërin nga demokratët më të vendosur, një nga pasardhësit e një familjeje të nderuar, njeriu me virtyte që punoi për ndryshimin dhe zhvillimin e kësaj treve. Këtë herë Besniku, Miftar Dauti që na pret në Has, i paraqesim kandidatët të lirisë, së votës suaj, së Primareve. Unë e di që procesi i Primareve, i pari në 32 vite nuk ishte i përsosur por do bëhet.

Ndaluni për një moment ta pyesim pak Rexhën; Ti Rexha i kujt je? Cili socialist të ka zgjedhur ty? Kush të ka votuar? Nga dole? Nga sirtarët e Edi Ramës. Përballen kandidatët e Lirisë me ata të Ramës”, tha Berisha.

Berisha prezanton kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’ në Tropojë. Ironizon rivalin e PS: Nuk përballeni dot pasi zgjidheni nga bodrumet e ma fias… Read More »

Socialistët zgjedhin kandidatin në Vlorë/ PS vendos pasdite për të gjithë listën e emrave

Sot Partia Socialiste pritet të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit!

Kur duhen edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, ashtu siç u paralajmërua në mbledhjen e kaluar të kryesisë, socialistët do të caktojnë këtë të shtunë një listë përfundimtare për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale.

Dhe për këtë vendim kryeministri Edi Rama me të mbërritur nga Britania e Msdhe udhëtoi drejt Vlorës aty ku ndoqi nga afër procesin e votimit të Asamblesë së PS-së të këtij qyteti të emrit të kandidatit për kryetar në Bashkinë e Vlorës, që do të pasojë Dritan Lelin.

Në garë mes socialistëve të Vlorës ishin Ermal Dredha dhe Fate Velaj, ish-deputet dhe ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama.
Por Asambleja e PS zgjodhi pikërisht Dredhën, i cili ka mbajtur postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe që pak kohë më parë është shpërngulur dhe vendbanimin nga Tirana në Vlorë.

Gazetari Edi Ruçi raportoi për “Ora News” se në përfundim të votimit Dredha ka dalë me mbi 200 vota plus nga kandidati tjetër Fate Velaj.

Ermal Dredha është djali i Neki Dredhës, ish-kryebashkiak i Vlorës në vitin 2000.

Emri i zgjedhur nga PS ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali.

Më pas ka mbajtur postin e kreut të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deri në vitin 2016 kur edhe u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Po sot kryesocialisti Rama do të mbledhë Kryesinë e PS-së, ku në fokus do të jenë zgjedhje e 14 majit dhe kandidatët socialistë.

Burime brenda PS bëjnë të ditur se nga 61 bashki shumica e kandidatëve do të jenë rikonfirmime, ndërkohë që deri tani vetëm dy do të jenë deputetë që lënë mandatin dhe garojnë në 14 maj.

Kështu siç është konfirmuar prej kohësh, emri i parë është ai i Benet Becit që do të garojë në Shkodër përballë Bardh Spahisë së koalicionit opozitar.

Ndërsa emri i dytë është ai i Besjan Ajazit deputetit që lë mandatin për të garuar për bashkinë e Gramshit.

Pikëpyetjet e Ramës?

Po ashtu mësohet se janë ende 6 kandidatë në pikëpyetje dhe që po shqyrtohen kandidaturat, midis tyre, Jorgo Goro kryebashkiaku i Himarës, kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi , kryebashkiaku i Kuccovës Kreshnik Hajdari. Ende nuk informacion nëse do të ketë një mundësi tjetër për Fredi Kokoneshin në Divjakë dhe Rajmonda Balilajn në Patos. Ndërsa në bashkinë e Bulqizës ende nuk ka informacion pasi Lefter Alla, u shkarkua nga kryeministri Edi Rama për shkelje të rënda pas arrestimit nga SPAK, vetëm një ditë më parë.

Sipas burimeve PS ka preferuar që në Bashkinë Librazhd të futet në garë me një emër të ri, njëjtë do të veprohet edhe në Sarandë ku pjesë e garës do të jetë kandidati Olti Caci.

Po e njëjta formulë do të ndiqet në Krujë me kandidatin Redon Roshin, në Has me kandidatin Halit Mulaj, Konispol me kandidatin Erges Dule dhe Bashkia Peqin me kandidatin Bukurosh Maçi.

Përveç Tiranës, 100% emra të konfirmuar do të jenë në 3 qarqe të tjera të rëndësishme, si në Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.

Bashkitë me pikëpyetjet më të mëdha

Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar, priten ndryshime

Bashkia Ura Vajgurore – E papërcaktuar, priten ndryshime

Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar

Bashkia Himarë – Jorgo Goro, në pikëpyetje

Bashkia Divjakë-E papërcaktuar

Bashkia Patos – E papërcaktuar

Bashkia Librazhd – Ermal Kurti ose Mariglen Disha

Emrat e kandidatëve socialistë për kryebashkiakë që pritet të konfirmohen nga Kryesia e PS

QARKU SHKODËR

Bashkia Shkodër – Benet Beci

Bashkia Fushë-Arrëz – Franc Tuci

Malësi e Madhe – Tonin Marinaj

Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj

Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli

Socialistët zgjedhin kandidatin në Vlorë/ PS vendos pasdite për të gjithë listën e emrave Read More »

Meta zotohet: Në mandatin e parë do të dyfishojmë penisonet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është takuar paraditen e sotme me pensionistët në Tiranë për të dëgjuar problematikat me të cilat ata hasen në jetën e përditshme.

Në fjalën e tij Meta u shpreh se kjo kategori është shpërfillur gjithmonë nga partia në pushtet, duke theksuar se kryeministri Edi Rama i ka parë ata si njerëz që veprojnë në mënyrë të verbër për socialistët.
Mes të tjerash ai premtoi mbështetje për këtë kategori duke thënë se në mandatin e parë do të 2-fishohen pensionet, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve.

Meta: Jemi gjeneratë e pashpërblyer por kjo edhe na motivon shumë për të rritur bashkëpunimin me ju për të bërë më të mirë. Në vitet e fundit çmimet janë rritur ndërkohë që pensionet kanë ngelur në vend. Do të mjaftonte një krahasim i thjeshtë për të parë një shpërfillje nga qeveria ndaj kësaj kategorie. Rama gjithmonë pensionistët i ka parë si njerëz që thjesht në mënyrë të verbër mund të votojnë për partinë e tij. Lëshoi gati zero përkujdesje për pensionistët ama zemërgjerësi pafund për oligarkët.

Shohim si mblidhen qindra milionë euro nga rritja e çmimeve dhe gati ¾ e tyre shkon në interes të oligarkëve dhe klientëve të lidhur me qeverinë. Shumë prej jush detyrohen të sforcohen dhe të blejnë vetë barnat dhe shumë të tjerë nuk kanë mundësi e mbeten pa u kuruar. Për të mos folur për shërbime të tjera që janë të rëndësishme në mbështetje të shtresës suaj si transporti dhe shërbime të tjera. Ndaj dua të shpreh edhe njëherë tjetër solidaritetin më të madh ët Partisë së Lirisë me të gjithë ju dhe të siguroj se mbështetja për ju do të jetë prioritet i jashtëzakonshëm nga ne. Do të luftojmë qindra milionë euro të Bashkisë së Tiranës të shkojnë në mbështetje tuaj dhe jo për inceneratorët.

Do bëjmë gjithçka që në mandatin e parë të 2-fishohen pensionet. Do bëjmë gjithçka për të ndalur largimin e të rinjve dhe të rejave nga vendi ynë. Kjo është një dramë kombëtare por edhe një dramë shoqërore. Kjo bëhet duke i krijuar mundësi të rinjve që të punësohen këtu me vende pune dhe paga dinjitoze. Nuk ka më shumë mundësi financiare Kosova në krahasim me ne. Ne i kemi mundësitë shumë herë më të mëdha por këtu nuk janë prioritet të rinjtë dhe pensionistët.

Meta zotohet: Në mandatin e parë do të dyfishojmë penisonet Read More »

Berisha bën premtimin e madh: Nëse më votoni mua do rris…

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Edi Rama po tenton që të rrisë pagat për propagandë përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Ai tha sot se nëse qytetarët do i besojnë pushtetin do të dyfishojë rrogat e ulëta me ligj.

“Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është thjeshtë një demagogji. Edi Rama është një kr iminel elektoral.

PD do të depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë dhe do të jetë i detyrueshëm për cdo institucion të këtij vendi dhe sipërmarrje” tha ai.

“Jam sot para jush për t’u bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të mos bëhen pjesë e mega-kri mti elektoral të përdorimit të Aktivistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të kr imit.

Aktivisti është një aplikacion i dën ueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai është i dën ueshëm në ligjin kombëtar, sepse është dë shmi flagrante e shndërrimit të narko shtetit të Edi Ramës në një na rkoshtet elektoral.

Pra, shndërrimin në një makineri të dhunimit masiv të votës nëpërmjet ndikimeve të pali gjshme. Ai është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar sepse shkel rregullat themelore të rrjeteve sociale, sepse po përdoret si një mjet terrori mbi qytetarët shqiptarë, mbi zgjedhësit shqiptarë.

Duke de noncuar përpara jush, njoftoj gjithashtu se PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjore ndaj këtij instrumenti t errori, si brenda vendit, ashtu edhe në institucionet respektove, pranë rrjeteve sociale ku përdoret ky aplikacion antiligjor” tha ai.

Berisha bën premtimin e madh: Nëse më votoni mua do rris… Read More »

Bu rgosja e nënës lehonë, Berisha: Kontrollova FB-të e ministreve, ça nuk kishin postuar me gjerdan e sofra, asnjë fjalë për atë

Berisha: Pardje për herë të parë kontrollova Facebook-et e këtyre ministrave.

Mendova semos do ishin tro nditur kur një nënë lehonë ishte bu rgosur nga po licia. Nuk gjeta asnjë fjalë.

Ça nuk kishit botuar nga jelekë e gjerdat me sofra poshtë, por asnjë fjalë për atë.

Bu rgosja e nënës lehonë, Berisha: Kontrollova FB-të e ministreve, ça nuk kishin postuar me gjerdan e sofra, asnjë fjalë për atë Read More »

Kërkesa e KQZ, PD njofton Celibashin: Basha është dorëhequr, dokumentacioni i paraqitur është i plotë

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një njoftim dhe kërkesë për të vijuar me regjistrimin e PD në zgjedhjet lokale të 14 majit, edhe pa dokumentacionin me firmën e Lulzim Bashës.

Në këtë njoftim, PD thotë se Basha është dorëhequr dhe se dokumentacioni i paraqitur për t’u regjistruar në zgjedhje, është i plotë.

Kujtojmë që kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi mbrëmjen e të premtes se nuk do të ndryshojë qëndrim për kërkesën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për dorëzimin e një dokumenti të firmosur nga Basha, pasi përndryshe rrezikon regjistrimin në zgjedhjet lokale.

Kërkesa e KQZ, PD njofton Celibashin: Basha është dorëhequr, dokumentacioni i paraqitur është i plotë Read More »