Pak pasi mbaroi fjalimin në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama mori përgjigje nga Presidenti Ilir Meta.
Ky i fundit reagoi në Facebook mbi deklaratat e Kryeministrit që tha se Ilir Meta është bërë qesharak duke dhënë dekorata për heronjtë e popullit.
“O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim:
“Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!” Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner! LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT”, ka shkruar Meta.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama.
Pas fjalës që mbajti sot pasdite në Asamblenë e PS-së, ku pritej që kryeministri Edi Rama të ishte më i ashpër me Presidentin Ilir Meta sesa me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ka qenë i menjëhershëm regaimi i Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së tha se Rama ia ka përmenduar emrin aq shumë sot, “sa nuk më ka thënë Meta “Të dua”,” – tha ajo.
Monika Kryemadhi teksa doli menjëherë në konferencë për shtyp, në një kohë kur Basha nuk e ka bërë ende një përpjekje të tillë, tha se “dua të ndaj me ju që LSI vazhdon të ngrihet në përgjegjësinë e asaj force politike që në 2010 i dha shqiptarëve liberalizimin e vizave që bllokohej prej vitesh nga Rama sepse thoshte se do ikim 1 mln shqiptarë nga vendi”.
“Dhe në të vërtetët gjatë kohës kur ai qeverisi me LSI, por nga 2017 kur mori kazanin tepsinë, kusinë rritja ishte në stratosferë”, – theksoi Kryemadhi.
Ajo i është përgjigjur akuzave të shumta që ngriti Rama ndaj Metës dhe LSI.
“Dua të them dhe ripërsëris edhe njëherë mospranimin e një mandati të dytë me sektin e rilindjes sepse kjo do të ndante zullumin dhe llumin që Rama ka futur”, – tha Kryemadhi.
“Falenderoj mbështetësit e LSI të cilët i kanë kallur datën Ramës sa gjithë fjalimin e tij ia kushtonte atyre dhe Monikës”.
“Aq herë sa më ka përmendur emrin Rama nuk më ka thënë Meta “Të dua”. Të gjithë e mbajnë mend mirë se si klithte nëpër gazeta për nxjerrjen jashtë ligjit të PS”.
“Kjo urrejtje psiqike e Edi Ramës nuk mund ta fshehi. Sot dua të them disa gjëra meqënëse përmendeshin në listën e gjatë të premtimeve të Ramës”, – u shpreh Kryemadhi.
“Sot mbas një kohes shumë të gjatë dëgjova me ëndje fjalë në panik e sipër të kryetarit të rilindjes dhe kryeministrit në ikje” – tha Kryemadhi.
“Historinë e tij ai e ka mbaruar me PS të cilët panë fytyrën e vërtetë të tij dhe panë kush është partia që ka vlerat e majta” – shtoi kryetja e LSI.
Kryesisë së PS-së i kishte mbaruar mandati 4 vjeçar, por pas mbledhjes së Asamblesë gjatë ditës së sotme, teksa pritej të zgjidheshin anëtarët e rinj të saj, afati është shtyrë pas zgjedhjeve.
Kryeministri Edi Rama ka vendosur që kjo Kryesi të vijojë edhe për një vit punën, duke lënë gjatë fushatës në “ankth” drejtuesit e rinj të mundshëm të kësaj partie.
Mësohet se më i interesuari për ato pak ndryshime që mund të ndodhin sot në Kryesinë e PS-së ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili shihet si pasuesi i kryeministrit Edi Rama në parti, pas largimit të këtij të fundit.
Me këtë Kryesi Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në mbyllje të Asamblesë së PS-së, kryeministri Edi Rama, pas shumë zërave që qarkullonin ditët e fundit, zbuloi se paraardhësi i tij në parti, Fatos Nano, nuk do të rikthehet si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Rama vlerësoi Nanon si liderin historik të së majtës, ndërsa vëmendjen e fokusoi te procesi i përzgjedhjes së kandidadëve të rinj për deputetë, në listat e PS-së, para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Ai ftoi këdo që dëshiron t’i bashkohet PS-së, në një garë të hapur, që tha se do të zhvillohet në përzgjedhjen e kandidaturave, proces që do të nisë shumë shpejt, edhe për rivlerësimin e ministrave dhe të deputetëve, si dhe garantoi po ashtu, se kjo parti do të ketë sërish skuadrën më të fortë, për të garantuar fitoren e një mandati historik.
Kush janë anëtarët e Kryesisë së PS, që u zgjatet mandati edhe për një vit:
Presidenti Meta ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e Edi Ramës në Asamblenë socialiste.
Meta nuk kursehet në epitete ndaj atyre që sipas tij bëjnë shaka me integrimin.
Reagimi i plotë:
O shakaxhinjtë e integrimit!
Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time!
As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe!
Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi.
O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre.
Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre.
Kryeministri Rama ka sigguruar sot të gjithë shqiptarët se nga 2023 uji nuk do mungojë në asnjë shtëpi.
Postimi në Facebook:
Mirëmëngjes dhe me këtë fakt të punës sonë të pandërprerë në këto vite për mbylljen e plagës shumëvjeçare të mungesës së ujit, falë së cilës në dhjetor arrijmë dhjetëfishimin e numrit të banorëve që kanë 24 orë ujë krahasuar me 7 vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë
Janë zbardhur emrat e 140 kandidatëve të mundshëm për deputetë nga ana e PD-së në qarkun e Tiranës.
Ndërkohë që nga votimet e anëtarësisë në bazë është vetëpërjashtuar Lulzim Basha, Edi Paloka dhe Gazment Bardhi, të cilët do të vendosin ku do të kandidojnë në një moment të dytë.
DEGËT E TIRANËS
Pasi Presidenti i kërkoi Kryeministrit Rama të tregojë se ku dhe me cilin subjekt të OFL është takuar, përmes një tuiteri ka reaguar Kryeministri.
“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shk allimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake”, shkruan Rama.
Ndërkohë më herët, përmes një letre dërëguar Asamblesë Socialiste që do të mbahet sot, Presidenti e ftonte Kryeministrin në debat televiziv, ndërsa thoshte se do të tregonte lidhjet e Ramës me botën e kr imit
Presidenti Ilir Meta fton publikisht kryeministrin Edi Rama të përballet me të në një debat televiziv, pas replikave dhe akuzave të ashpra ndaj njëri-tjetrit.
Meta thotë se i ka konfirmuar gazetarit Blendi Fevziu gatishmërinë për t’u përballur me Ramën, të cilin e fton të marrë edhe “përforcime me vete”.
Dil në përballje ose largohu”, shkruan Meta.
Reagimi i plotë i presidentit Meta:
Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në “Opinion” me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete.
Transparenca e vetmja rrugë!