Gazetari Ylli Dylgjeri i ka kushtuar një parodi, një prurjes më të freskët në radhët e Partisë Socialiste, këngëtares Eli Fara që sot edhe këndoi në Asamblenë e Partisë Socialiste, në prani të Erion Veliajt.
Kungull, mos të p lastë (Eli)fara
Po rekruton ç’të del përpara, Dënglat e tua, tjetër bën e tjetër thua!
Presidenti Ilir Meta thotë se përgjatë 8 viteve, Shqipëria ka vendosur vetëm një rekord pozitiv në procesin e integrimit, ndërsa kushtet sipas tij vetëm sa janë shtuar.
I ftuar në “Opinion”, Meta tregon arsyen e vetme për të cilën bëri koalicion me kreun socialist, Edi Rama në vitin 2013.
“Unë kam bërë koalicion me kryeministrin aktual me vetëm një kusht që ai të votonte tre ligjet që mbante peng integrimit evropian.
Me idenë që ky koalicion do zhbllokonte integrimin evropian.
I vetmi rekord pozitiv i integrimit është miratimi i të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi ku kryetar i Parlamentit ishte Ilir Meta, e cila u votua me 140 vota dhe ku Edi Rama mungoi”,- tha Meta.
Është bërë e njohur strategjia e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai për mandatin e tretë ka nisur të grumbullojë këngëtarë, artistë dhe vajza të bukura për fushatën e Partisë Socialiste.
Por nëse në rrjetet sociale ka pasur vërejtje mbi nivelin artistik të disa emrave si Kastro Zizo apo Noizy, kryebashkiaku Erion Veliaj të gjithë kritikëve u është përgjgijur sot me një emër të madh:
Sot krah Erion Veliajt është shfaqur e mirënjohura, Eli Fara.
Kujtojmë se Eli Fara performoi në duet me Stresin në festivalin e fundit të RTSH, prandaj edhe afrimi i saj në fushatë me kryebashkiakun Veliaj, është parë gjithashtu si një sfidë e hapur që krybashkiaku i Tiranës u ka bërë artistëve dhe politikanëve të kampit kundërshtar.
Aq më tepër Eli Fara i thuri disa lavde veprave të Erion Veliajt në Tiranë, madje shkoi aq larg sa të deklarojë se Tirana tashmë ja ka kaluar shumë “kryeqyteteve fantastike” që ajo ka parë në botë, edhe në SHBA.
Asambleja socialiste e njësisë 5 në kryeqytet ka nisur krejt ndryshe nga herët e tjera, kur u tha se këngëtarja shumë e dashur për të gjithë Eli Fara u shfaq në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ajo që e bashkoi me socialistët, është puna e tyre për njerëzit, madje Eli Fara i përshëndeti të pranishmit edhe me një këngë live.
“Këtu jam sepse jam për njerëzit që punojnë. Për njerëzit që punojnë, edhe në i paç kundërshtarë, duhet t’ju thuash faleminderit. Dua të falenderoj kryetarin e bashkisë së Tiranës Erionin, veçanërisht për kontributin që ka dhënë edhe për artistët përveçse Tirana shkëlqen, shndrin. A është Liqeni më i bukur se ç’ka qenë? Shumë, si nata me ditën. Ky liqen kaq i bukur, kaq i shndritshëm ka bërë që edhe njerëzit kur të dalin të vishen bukur dhe mua më pëlqen që vendi im të jetë i bukur pafund dhe me njerëz të bukur”, tha Eli Fara.
“Amfiteatri që na bën të shkojmë dhe të provojmë atë skenën fantastike e kam provuar, kam performuar atje, kam qenë edhe spektatore në koncerte të tjera dhe bravo, faleminderit përsëri”, – shtoi këngëtarja e njohur korçare.
Më tej ajo bëri edhe një krahasim me vendet e tjera.
“Jam korçare, por kam jetuar në Amerikë, kam shëtitur shumë vende të botës, kam parë kryeqytete fantastike dhe gjithmonë kur kthehesha thosha: Oh, kur do bëhet kjo Tiranë si kryeqytetet e tjera? Por po i kalojmë të tjerat. Ka ndryshuar çdo gjë, rrugët, dhe këtë prisja dhe këtë mendoj që kemi të gjithë në zemër, të krenohemi me vendin tonë sa të bukur e kemi”, – theksoi Eli Fara
Më tej Eli Fara u kujdes të ruajë edhe profilin e një artisteje, pa parti, por që kërkn të thotë të vërtetën.
“Jam artiste, nuk jam politikane, jam edhe korçare. Nuk jam militante e asnjë partie dhe nuk merrem me politik, jam me partinë e muzikës, por jam këtu për njerëzit që punojnë. Për njerëzit që punojnë edhe në i paç kundërshtarë, duhet të thuash faleminderit”, – tha Eli Fara.
Qarku i Korçës i ka dhënë një leksion të fortë Lulzim Bashës, një ditë më parë, ndërsa u bë votimi për kandidatët për deputetë të PD-së, që do të garojnë në zgjedhjet e ardshme parlamentare.
Mbrëmjen e djeshme se demokratët e Pogradecit kanë skualifikuar nga gara Klevis Balliun, djali i Fahri Balliut. Raportohet se Balliu ka marrë 310 vota kundër nga 450 anëtarë që kanë marrë pjesë në votime. Por, mesa duket pas skualifikimit nga demokratët, Klevis Balliu do të jetë kandidat për deputet i një tjetër partie.
Burime për CNA.al nga LSI bëjnë të ditur se me shumë mundësi Klevis Balliu do të jetë kandidat i kësaj partie në Tiranë, në zonën e Unazës së re.
Kujtojmë këtu edhe miqësinë e vjetër të babait të Klevisit, Fahri Balliu, me Ilir Metën, ish-kreun e LSI-së, sot president. Për hir të miqësisë së vjetër dhe “heroizmave” të Klevis Balliut, në mbështetje të banorëve të Unazës së re, Meta mund ta fusë Klevis Balliun, në listat e kandidatëve të LSI-së në Tiranë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Pra, mesa duket edhe pse me skemen e djeshme të organizuar nga ish kreu lokal, Kasem Galla dhe ish deputeti Ervin Salianji, Klevis Balliu do jetë kandidat i mundshem nga LSI në Tiranë dhe do mbulojë Unazën ose Kombinatin.
Presidenti Ilir Meta thumbon fort Kryeministrin Edi Rama, me të cilin gjatë ditëve të fundit ka pasur retorika të forta në distancë.
Gjithçka duke publikuar një fotografi me një qytetar, i cili duket se quhet Edi, njëlloj si Kryeministri.
“Me Edin. Fort po shndrit ai diell”, shkruan Meta.
Përplasjet mes Kryeministrit dhe Presidentit, nisën të ashpërsohen lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe insistimit për lista të hapura në zgjedhje. /noa.al
Anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka votuar ditën e sotme për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 25 prillit.
Surpriza e parë e demokratëve vjen nga Pogradeci, ku është eleminuar deputeti Klevis Balliu.
Ish-deputeti i PD-së ishte edhe një emër mjaft aktiv në radhët e Partisë Demokratike gjatë kviteve të fundit, sidoemos për protestat te Astiri.
Mes të eleminuarve nga anëtarësia është edhe ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, që nuk ia ka dalë të fitojë besimin e demokratëve të Pogradecit.
Në Pogradec pas mbylljes së votimit janë kualifikuar 8 kandidatë.
Mes tyre nuk janë Eduart Kapri dhe Klevis Balliu.
Kapri ka marrë 200 vota kundër nga anëtarësia, ndërsa Balliu 306.
Që një kandidat të skualifikohet, duhet të marrë 145 vota kundër.
Ndryshe nga ata, ish-deputeti Ervin Salianji është konfimuar nga anëtarësia e kësaj partie në Maliq, për kandidat për deputet.
Në Maliq u konfirmua lista e plotë e kandidatëve. Pjesëmarrja në votime në rang qarku ishte me shumë se 60%.
Ervin Salianji mori 28 vota kundër.
Votimet u mbyllën në të gjitha degët e PD-së së Qarkut Korçë. Por nuk kanë shkuar normalisht në Devoll.
Në Devoll, raportohet se kryetari i PD-së Arben Miza është qëlluar me grusht nga mbështetës të ish kryebashkiakut të Devollit Bledion Nallbati.
I gjendur përpara kësaj situate, sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka bërë thirrje që demokratët të qetësohen dhe të mos krijojnë përplasje të tjera.
Konikti ka nisur pas akuzave që kreu i PD-së ka adresuar ndaj Nallbatit lidhur me blerjen e votave kundër dhe dëmtimin e procesit zgjedhor.
Devolli konsiderohet një nga bastionet kryesore të PD-së në juglindje të vendit dhe gara mes kandidatëve për deputet është konsideruar si mjaft e ethshme.
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër.
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë, vazhdoi sot fushatën elektorale të PS-së, ku edhe prezantoi një tjetër figurë nga bota e artit.
Fushatës së PS-së iu bashkua Kastro Zizo. Këngëtari u shfaq me një “look” ndryshe krah Veliajt dhe deputetëve socialistë, me syze prej intelektuali.
“Ditë fantastike te Njësia nr. 4 me Kastro Zizon, Ninin dhe Sadriun”, tha Veliaj.
“Gjithmonë bashkë, për të ecur më tej për realizimin e projekteve të tjera në të mirë të komunitetit”, shtoi ai.
“Mirënjohje çdo banori për mbështetjen dhe durimin!” – u shpreh Veliaj teksa bëri publike edhe fotot, ku veç drejtuesve të PS-së së Tiranës ishte edhe Kastro Zizo, në podium me ta.
Valbona Selimllari, Noizy dhe Gaz Paja ishin ndër të fundit nga ekrani që i janë bashkuar në fushatë Veliajt, teksa kryebashkiaku po ndjek strategjinë për të tërhequr sa më shumë artistë para zgjedhjeve të 2021.
Avokati i njohur Spartak Ngjela zbuloi sot se PS dhe PD kanë tentuar të bëjnë një qeveri të përbashkët deri para 1 muaji e gjysmë, por kjo ide është refuzuar nga SHBA.
Ai deklaroi se listat e hapura i kërkon vetëm opozita parlamentare, ndërsa PD dhe PS nuk i duan ato.
Prej disa muajsh debatohet për Reformën Zgjedhore, debate apo mosmarrëveshje që duket se zhvillohen për të lënë të kuptohet se gara mes tyre është shumë e ashpër.
Madje refuzimi i Ilir Rusmjalit nga PD, emër i propozuar nga PS, si dhe heshtja pas zgjedhjes në krye të KQZ-së së Ilirjan Celibashit, njeriut kyç të procesit zgjedhor, pavarësisht Kodit apo sistemit për të cilin bëhet zhurmë aktualisht, është provë e qartë e një ujdie të kopsitur mirë nga dy partitë kryesore, para zgjedhjeve të 25 prillit.
“Halli i përbashkët të bashkon se dy parti janë në konflikt me njëri tjetrin për pushtetin. Por para një muaji e gjysmë donin të bënin qeveri të përbashkët që ta bënin mirë grupin anti-reformë. Por nuk i la ajo. Atëherë Rama doli me kod tjetër. Opozita parlamentare kërkon lista të hapura por nuk dalin këta me lista të hapura as njëra as tjetra”, tha Ngjela në Abc News.
I pyetur nëse ai do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Ngjela e ka lënë të hapur mundësinë për të kandiduar.
“Patjetër që kam ambicje, por ky është një ekuacion që do të shihet kur të vijë momenti. Por ambicien për t’u rikthyer në politikë e kam” – u shpreh Spartak Ngjela.
Më herët Spartak Ngjela pati pretenduar se një diplomat i huaj i kishte thënë se Edi Rama do t’ia dorëzojë Bashës postin e kryeministrit, sipas një marrëveshje të fshehtë mes tyre, pas 25 prillit.
Edi Rama pas një pauze, do të kthehet më tej, për të marrë postin e Presidentit, teksa do të propozohet nga PS dhe do të miratohet edhe me votat e PD-së, si shenjë e një mirëkuptimi mes palëve politike.