Politike

Mes kandidatëve të PD për deputetë të Tiranës emra të rinj dhe surprizë, si aktori i humorit Julian Deda, dy futbollistë…

Mbi përzgjedhjen e kandidatëve të PD-së, në të gjitha degët e qarkut të Tiranës, pas votimit të djeshëm ka edhe surpriza. Emrat e njohur janë konfirmuar, mes të cilëve edhe ish-deputetët Flamur Noka dhe Agron Shehaj, të cilët nuk kandiduan në qarqet e tyre, Kukës e Vlorë.

Po ashtu ka edhe rikthime, si Aleksandër Biberaj.

Në votime kanë marrë pjesë 14.127 anëtarë nga 23.507, ose 60% e anëtarësisë së PD në Qarkun Tiranë.

Ka edhe emra të rinj dhe surprizë, si aktori i humorit Julian Deda, dy futbollistë, Andi Lila dhe Gent Muça, apo edhe aktori Edmond Budina.

Të dhënat sipas Degëve të Qarkut Tiranë janë si më poshtë:

Tirana 1/ Nga 650 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 486 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

ALDO BUMCI

BISLIM AHMETAJ

BLERINA ZYLFO

ENNO BOZDO

IZET HYSA

LILI SULA

RAMAZAN SHUSHKU

Tirana 2/ Nga 1100 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 751 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

ADRIAN TUFINA

AGIM PARLLAKU

BASIR ÇOLLAKU

BLERINA BANUSHI

BLERINA BROVINA

FLORJON MIMA

IVI KASO

MAJLINDA PRENDI

MIRELA TABAKU

SOKOL ALLARAJ

Tirana 3/ Nga 640 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 412 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

AIDA SHEHU

ALFRED PLLUMBI

ÇLIRIM GJATA

LEDIA SULA

LEDOR MARKU

Tirana 4/ Nga 1750 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 839 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

ERZEN BREÇANI

GENT STRAZIMIRI

KLAUDIA NEZIRAJ

MARK UKA

MIRGEN ZAÇELLARI

SOKOL PREÇI

Tirana 5/ Nga 1365 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 933 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

AGRON SHEHAJ

AKIL KRAJA

ALEKSANDER BIBERAJ

ARBEN KASHAHU

BESMIRA MANAJ

BESMIRA PETRITI

DORJAN TELITI

DURIM KRAJA

EDLIRA BEQIRI

ENDRIN GJIPALI

GENC POLLO

GERT BOGDANI

LEDIANA FRATARI

TEUTA STAROVA

Tirana 6/ Nga 875 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 488 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

EDUARD HAJKO

FATBARDH KADILLI

INA ZHUPA

KLODIANA SHALA

MAJLINDA ZOÇA

ORNELDA ZEFI

SHPETIM AGOLLI

Tirana 7/ Nga 1400 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 954 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

ALBANA VOKSHI

ALFRED RUSHAJ

ARTAN POGONI

EDA SHULI

ERALD SHULLA

ERGES ESKIU

ETION KAPEDANI

JULIAN DEDA

RENALD RISTA

SAMI KOÇEKU

TAULANDA JUPI

ZAK TOPUZI

Tirana 8/ Nga 1315 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 896 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

ANILA JANI

ARTA SAKJA

ENI KASMI

GENTJAN MUÇA

ILIR PILKU

JORIDA TABAKU

NDERIM HORESHTA

TOMORR ALIZOTI

URAN ABAZI

VEHAP KOLA

Tirana 9/ Nga 775 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 492 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

ALFRED PJETRI

ARBEN RISTANI

GRIDA DUMA

HASAN CANI

ILIRJAN LAÇI

ROBERT BUDINA

ZAMIRA BUSHATI

Tirana 10/ Nga 500 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 323 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

BELIND KËLLIÇI

EDUARD KELMENDI

ENKELEIDA SALLAKU

ERVIN MINAROLLI

ILIR STOJKU

IRSIDA SHEHI

MATEO SPAHO

NADA KALLÇIU

SEBASTIANA BYTYÇI

ZHANETA NDREGJONI

Tirana 11/ Nga 1125 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 749 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

AHMET PRENÇI

ORJOLA PAMPURI

SUADA VATHI

VEBINA RESULI

Tirana 12/ Nga 675 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 435 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

ETHEM AGA

FORCIM KOLA

GAZMEND DIBRA

Tirana 13/ Nga 475 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 312 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

EMRI VATA

ELDONA SIPRI

KLODIAN LUZI

Tirana 14/ Nga 700 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 547 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

BESIM KUKA

MIGENA KAZDEDA

TAHSIM MEMA

Tirana 15/ Nga 325 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 228 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

HALIM KOSOVA

PETRIT SUDI

VATH TABAKU

Tirana 16/ Nga 575 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 366 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

EDUART REXHA

FESTIM MAQINAJ

FLAMUR NOKA

ILIR ZMALAJ

MINUSHE LAZAJ

Vorë/ Nga 1025 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 655 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

ARDIAN XHAKONI

FIQIRI ISMAILI

HYSNI MARA

ISUF DEMIRXHIU

YMER MARKU

Rrogozhinë/ Nga 450 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 318 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

AGRON KAJA

EQEREM DELIU

SHKELQIM KALEMI

SOKOL GOSA

TOMOR BALLABANI

VLADIMIR MANUSHI

Kavajë/ Nga 1910 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 964 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

ANDI LILA

FISNIK QOSJA

MIRAZH SHKODRA

SHKELQIM HOXHA

SUZANA ARKAXHIU

PËRPARIM ÇAÇA

Kamëz/ Nga 4352 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 2217 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

ALFRED HALILAJ

BILBIL BAJRAKTARI

DHIMITER VATA

MUNIR SHEHU

TOMORR KOTARJA

XHELAL MZIU

YLBER VATA

Paskuqan/ Nga 1525 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 762 anëtarë, u konfirmuan kandidatët:

AGRON HAJDARKOLA

ARMEND GJANA

HAVZI AHMATI

FATOS REXHA

FLAMUR HOXHA

XHELIL KOLECI

/NOA.al

Mes kandidatëve të PD për deputetë të Tiranës emra të rinj dhe surprizë, si aktori i humorit Julian Deda, dy futbollistë… Read More »

Poeti Edi Rama, themi poeti sepse ai na rrëfeu për ‘Shqipërinë ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet’

OPINION NGA AGRON GJEKMARKAJ

Para një asambleje të maskuar, foli poeti Edi Rama. Themi poeti sepse ai na rrëfeu për “Shqipërinë ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” e uruara! Një prozë poetike kjo kësaj here. Kryeministri kishte ikur në drejtim të paditur! Ai që foli në vendin e tij, duke aktruar një hartim rilindës, na tha që jemi qorra dysysh që nuk e shohim sa mirë e qeverisi vendin këto tetë vjet!

Si e nxori nga gremina drejt e në selamet! Fliste pa u lodhur, gjatë qamet, gjatë për të na mbushur mendjen sa janë lodhur e sa kanë hequr për të bërë shtet! Shqipëria që na prezantonte, nuk ishte ajo që njohim dhe na duket e poshtëruar! Ajo, nëpër të cilën ecim dhe shohim sesi varfëria është fytyra e saj pa buzëqeshje!

Ajo, në të cilën brengosemi e rënkojmë nga demagogjia e gënjeshtrat, nga korrupsioni e banaliteti, nga krimi e zuzarët me kollare a zinxhir ari në qafë! Ajo ku vidhen zgjedhjet dhe zhvillohen të tilla po opozitën! Ajo që shërbëtorin surratqerep e bën deputet e ministër, ndërsa të ndershmin e dëbon në skutat e anonimitetit e fukarallëkut! Ajo që shpenzon 20 milionë euro për të ndërtuar një km rrugë!

Ajo që shpërndan paranë publike për klientët e pushtetit, ajo që pushtetin e kthen në piramidë, majë së cilës rri një sundimtar! Ajo që ka mbetur te portat e Europës me rrogat më të ulëta, me azilantët më të shumtë, pa standarde demokratike, një vend që pas 30 vjetësh pluralizëm prish rregullat e farës elektorale dhe si e tillë nuk integrohet kurrë!

Ajo që mbjell kanabis e jo grurë, që lëvron paranë e zezë për të mbajtur pushtetin e bardhë. Nuk foli as për atë ë premtimet i shndërron në gënjeshtra dhe gënjeshtrat në hile, ndërsa hilet në rregulla, as për atë që nuk rrit as rroga e as për ata që jetojnë me rroga e sidomos për ata që s’kanë fare të tilla. Këtë Shqipëri, “poeti” e zhduku nga subjekti i epopesë së tij! Madje, edhe për “Rrugën e Kombit”, për NATO-n e të tjera sikur meritën ia la vetes. Duartrokiste asambleja me zjarr e zulme megjithëse dukej më e vërtetë se kurrë, pa fytyra e pa emra, e gjitha anonime me maskë, gjynah që s’kishin mbuluar edhe pjesën e sipërme dhe asisoj do t’i përgjigjeshin më mirë statusit të tyre publik si persona pa fytyrë, pa emër, pa identitet, persona që nuk paguhen për të menduar, por për t’u bindur e duartrokitur.

Kur flitej për aeroportin e Vlorës dhe Kukësit, për rrugët dhe veprat HD, me të cilat na kënaqi shpirtin dhe harenë duke ua prerë shiritin! Ne i dinim të kryera, por jo, do bëhen gjatë mandatit të tretë, mandatit të vrapimit! Njerëzit do të ikin, tha poeti, shumë madje, po ani s’ka gjë, ju më votoni mua se unë jam marifeti, jam lezeti, jam shpëtimi dhe gëzimi. Duartrokiste asambleja! E për çfarë ndezulloheshin evletërit? Po dëgjonin të bashkuar në një të gjitha premtimet e vitit 2013 e 2017! Guximi për të gënjyer për tetë vitet që lanë pas e më shumë ai për të premtuar që të gjitha ato që s’i bënë në 8 vjet, do t’i bëjnë në mandatin e tretë, ishte karakteristika e poezisë politike të Edi Ramës dje!

Konkluzioni më i madh ishte sa keq ka qeverisur opozita këto 8 vite, ndaj ta lëmë prapë në opozitë. Duartrokiste asambleja, duart me pulla i bënte! Një detaj ra në sy: gara e Ditmir Bushatit me Elisa Spiropalin se kush do ta shihte më ëmbël, me përdëllyeshëm, më me dashuri liderin, duke shprehur fuqinë e shikimit, meqenëse gjestikulacionin e mbulonte maska! U përpoq Ditmiri i gjorë! Pat nga ata që menduan se do t’i hidhej te këmbët duke i thënë me qarje e vikama aq sa me ju këputë shpirti të madhit e të voglit: “Falmë, o atë, falmë, më duaj edhe një herë se ne u përmbystë bota nuk të zhgënjej!”. Po nuk e bëri, nuk gjeti fuqi, mbase kur të mblidhet asambleja prapë! Në fund, garën e fitoi Elisa, Genti dhe Ahmetaj! Këto ishin tharmet e sharmet e atij takimi epik nga ku u mor hovi për ta bërë Shqipërinë Zonjë, për të dërrmuar opozitën që kaq keq qeverisi gjatë 8 viteve të nëmura e të mbushura me zezona! Edhe shenjti, edhe djalli, fshihen brenda tek i gjalli, shkruante dikur Hamit Beqja. Sot, djalli e kishte braktisur njeriun Edi Rama! Pamë vetëm shenjtorin, një tip Shën Françesku që lexonte “lulëzat” (i fioreti) veprën e jetës së tij politike! Vetëm Edi Rama me të vetët bëjnë të tilla magji apo sihre siç i thërret populli ynë poezidashës.

/NOA.al

Poeti Edi Rama, themi poeti sepse ai na rrëfeu për ‘Shqipërinë ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet’ Read More »

Rama i përgjigjet emigrantes: A do ketë ndonjëherë meritokraci në Shqipëri

Janë të shumtë shqiptarët, të cilët punojnë jashtë vendit dhe ngenë shqetësimin për situatën aktuale në Shqipëri.

Një vajzë shqiptare në emigrim i ka dërguar një videomesazh kryeministrit Edi Rama, me shqetësimin se a do të vendoset meritokracia për punësimin e të rinjve në Shqipëri.

Ajo tha se është një ndër mijëra të rinjtë që kanë ikur nga vendi për një jetë më të mirë.

Rama pranoi se pas 7 vite qeverisjeje, ka ende shumë punë për të bërë, mësuesit, mjekët e infermierët tashmë punësohen në bazë të vlerësimit dhe meritës, “jo partisë dhe krushqisë”.

“Unë jam një ndër ato mijëra të rinj që janë larguar jashtë Shqipërisë për një jetë më të mirë, a do ketë ndonjëherë meritokraci në Shqipëri për të rinjtë pasi mbarojnë universitetin të mund të punësohen lirisht dhe në bazë të meritave që ato kanë?”, – i tha emigrantja kryeministrit.

“Xhan, në fakt kjo që ti pyet po ndodh në Shqipëri, jo sot por prej disa vitesh. Administrata jonë publike është një sistem i certifikuar dhe nga KE, sistem i besueshëm konkurimi dhe meritokracie për të gjitha ato vende vakante ku kushdo që përmbush kriteret ftohet për të konkurrojë”, – u përgjigj Rama.

Në vitin 2013 Rama erdhi në pushtet me premtimin se do të bëj gjithçka për njerëzit e zakonshëm, por akuzohet sot për koncesione dhe favore ndaj oligarkëve.

“Sot jemi në vazhdim të aplikimit të një programi të ri për të gjithë ekselentët që drejtpërdrejt mund të punojnë në administratën publike vetëm në bazë të vlerësimit që kanë marrë nga universiteti”, – tha Rama.

“Ka ende shumë për të bërë për ta vendosur meritën në themelet e rekrutimeve në shtetin shqiptarë por hapat e bërë janë të jashtëzakonshëm në krahasim me disa vite më parë”.

“Këtu kam parasysh dhe mësuesit, që prej shumë vitesh tanimë hyjnë në punë vetem përmes konkursit dhe platformës digjitale, mjekët e infermierët nuk rekrutohen më sipas partisë, krushqisë e xhepit, por përsëris dhe shumë ka për të bërë” – u shpreh kryeministri, duke qenë i bindur se është bërë më mirë në qeverisjen socialiste, ndonëse pranoi se ka ende shumë për të bërë.

/NOA.al

Rama i përgjigjet emigrantes: A do ketë ndonjëherë meritokraci në Shqipëri Read More »

Mesazhi Metes nga Shkodra: Tradhëtarët nuk do të cënojnë veprat e heronjve dhe dëshmorëve

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Shkodër për një vizitë ku është ndalur te monumenti i “5 Heronjve të Vigut”.
Në një postim të gjatë në Facebook, kreu i Shtetit teksa shigjeton politikën shqiptare shkruan se “tradhëtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ja dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprat e heronjve”

“Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.

Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike.
Tradhëtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane.
I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut! “, shkruan Meta.

Mesazhi Metes nga Shkodra: Tradhëtarët nuk do të cënojnë veprat e heronjve dhe dëshmorëve Read More »

Monika Kryemadhi: ‘Edi Rama nuk fle natën, miku i tij thotë që ai është keq, e ka kapur p aniku’

Fjalë të shumta kanë qarkulluar ditët e fundit nga brenda administratës, fjalë që thonë se lideri suprem i shqetësuar nga data e afrimit të zgjedhjeve u ka kërkuar kartat e identitetit të të afërmve për të siguruar sa më shumë vota për një mandat të tretë të shumë-ëndërruar.

Në lidhje me këtë gjë, ka folur edhe Kryemadhi në News 24, e cila rrëfeu se një mik i përbashkët i saj dhe i Ramës i kishte rrëfyer se këtë të fundit nuk e zë gjumi natën pasi është i shqetësuar.
“Kisha dëgjuar miqtë, që nuk është mirë, është nervoz, ka p anik, ka f rikë, nuk flet natën. Nuk e besoja, sepse mendoja që papërgjegjshmëria e tij është e madhe dhe se kupton, që po shkon drejt greminës. Por e pashë dje në Asamble dhe është shumë rëndë,”-u shpreh ajo.

Monika Kryemadhi: ‘Edi Rama nuk fle natën, miku i tij thotë që ai është keq, e ka kapur p aniku’ Read More »

Cfarë e ka mbajtur Kryemadhin larg ekranit këto javë?

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me moderatoren Nisida Tufa ishte këtë të shtunë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Zonja Kryemadhi e pyetur për mungesën e saj disa javore në komunikime publike, por edhe në studion e emisionit, pranoi se mungesa kishte ardhur për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Ajo tha se i ishte nënshtruar një operacioni për heqjen e bajameve dhe se kjo gjë e kishte penguar edhe të fliste për pak kohë.

“Duke qenë edhe fundjavë po e ndaj me ju këtë lajm. Para 3 javësh kam hequr bajamet. Nuk hiqen në këtë moshë por e bëra se isha e detyruar ndaj edhe më është dashur pak kohë të rikuperohem. Avantazh i mirë është që kemi humbur disa kilogramë sepse nuk hamë dhe nuk pimë, por fatmirësisht tani kam efekt të mirë në organizëm”, tha Kryemadhi.

Cfarë e ka mbajtur Kryemadhin larg ekranit këto javë? Read More »

Kryemadhi: ‘Unë s’kam kontratë do e ‘hajë’ Ilir Meta gjobën’

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24 ka folur për vendimin më të fundit të kryeminsitrit Edi Rama për maskë të detyrueshme brenda dhe jashtë.

Kryemadhi ka thënë se me këtë vendim Rama do të bëjë presion tek qytetarët dhe të kuptojë se sa ata respektojnë dhe si reagojnë ndaj diktatit të tij.

Për më tepër ajo tha me humor se prej vitesh nuk ka asnjë kontratë uji e dritash në emër të saj, dhe nëse gjobitet për mosvendosjen e maskës, ajo i shkon ose bashkëshortit të saj Ilir Metës, ose nënës së saj.

“Unë s’kam asnjë kontratë uji, s’ka ku të më gjobisë dhe do gjobisë o Ilir Metën, o nënën time.

Kështu gjobiti Rama gjithë bizneset. Po ato bizneset do ia kthejë paratë, apo shkuan për konçesione.”- tha Kryemadhi.

Kryemadhi: ‘Unë s’kam kontratë do e ‘hajë’ Ilir Meta gjobën’ Read More »

Meta: ‘Unë jam President dhe do i dal për zot vendit’

Kreu i shtetit Ilir Meta deklaroi se Presidenti asnjëherë nuk ka qenë njësh me politikën e opozitës.

Ai i drejtoi një pyetje Kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, “Pse janë kundër 5 qershorit? Pse janë për bllokimin e çeljes së negociatave? A ka ndryshuar gjë programi i PS? Pse vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës? Me deklarata të komanduara të tij, se do kemi në pak vite një President të përbashkët, që do të thotë s’ ka nevojë të kemi më Kosovë të pavarur. Pse hodhën në gjyq kryeministrin e Kosovës? Kush ua kërkoi? Presidenti ka qenë është e do të jetë i popullit, interesit kombëtar i Kushtetutës”.

Lidhur me Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e djeshme, ai tha se ishte Asambleja e LSI, se vetëm për LSI u fol.

“Kryeministri dhe kreu i PS, ka deklaruar se takon skutave njerëz me rekorde kriminale që ndiqen nga OFL dhe u kërkon angazhime për vota. Tani unë i bëra letër Asamblesë, jo zotërisë, ai ti japë llogari asamblesë, dhe ti thotë shqiptarëve: Kë ka takuar Presidenti skutave, ku e ka takuar vendin dhe ditën. Qeveria është rrëzuar prej kohësh, po ju ose nuk e shikoni ose nuk doni”, u shpreh Meta në një prononcim për mediat nga Kopliku, ku ishte i pranishëm ditën e sotme.

Lidhur me ballafaqimin me Kryeministrin, shtoi se po e pret në çdo moment.

Sipas Metës, qeveria ka rrëzuar veten dhe ka zero legjitimitet për sa kohë shkatërron procesin zgjedhor, i vë kazmën marrëveshjes së 5 qershorit dhe kujton se me presione e blerje e frikësime.

“Qeveria i vë kazmën marrëveshjes së 5 qershorit dhe kujton se me blerje, e frikësime do të mund të minimizojë humbjen e vet. Unë jam me 5 qershorin. Unë jam President dhe do i dal për zot vendit me çdo shqiptar dhe socialist e opozitarë të ndershëm”, tha Ilir Meta. /noa.al

Meta: ‘Unë jam President dhe do i dal për zot vendit’ Read More »