Politike

Rama: ‘Ilir ti je thjesht Komandant i LSI, mos mishero sherrin, degradimin’

Menjëherë pas konferencës për shtyp të kreut të shtetit, ka reaguar Kryeministri Rama.

Duke e quajtur Metën komandant të LSI-së, Rama shkruan se vendi nuk është në luftë dhe se në kohë të tilla Forcat e Armatosura nuk janë në komandën e Presidentit.

Kryeministri thotë se Presidenti, sipas Kushtetutës, mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasitë apo sherrin dhe degradimin.

“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin”, ka shkruar Rama në Tuiter.

Rama: ‘Ilir ti je thjesht Komandant i LSI, mos mishero sherrin, degradimin’ Read More »

Rama: ‘Një mbyllje përsëri do të ishte shumë herë më me probleme e shumë më tepër pasoja në të gjitha aspektet ‘

I pranishëm në promovimin e platformës mësimore online https://akademia.al, Kryeministri Edi Rama tha se duhet shmangur një mbyllje e dytë për shkak të pandemisë.

Kjo, tha ai, do të kishte pasoja edhe më të rënda se mbyllja në fillim të muajit mars.

“Një mbyllje përsëri do të ishte shumë herë më me probleme e shumë më tepër pasoja në të gjitha aspektet dhe për të gjitha kategoritë”, u shpreh Rama.

Kreu i Qeverisë nënvizoi se ka një zgjidhje se si mund të shpëtojmë nga rimbyllja.

“Këtë rrezik mund ta shmangim duke mos shmangur atë që duhet të bëjmë në të përditshmen tonë, zakonin e vënies së maskës, sapo dalim nga shtëpia dhe ruajtjes së distancave.

Të shmangim grumbullimet dhe shkuartjet nëpër lokale”, tha Rama.

Rama: ‘Një mbyllje përsëri do të ishte shumë herë më me probleme e shumë më tepër pasoja në të gjitha aspektet ‘ Read More »

Kryemadhi: Në 25 Prill votojmë pro familjes dhe kundra Ramës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sërish në Durrës, ku zhvilloi një takim me gratë e LSI në këtë qark. Në fjalën e saj, Kryemadhi foli për humbjen artistike që ka pësuar ky qytet që prej tranzicionit, teksa shtoi se me ardhjen e LSI në pushtet, Durrësit do i rikthehet dinjiteti në të gjitha fushat. ‘Zgjerimi i strukturave të LSI nuk është një metodë që bëhet para zgjedhjeve, por është e domosdoshme. Lëvizja rinore dhe e grave janë dy shtylla të LSI. Në jetën e çdo qytetarë, gruaja është elementi që jo vetëm krijon vazhdimësinë e familjes, por i del për zot fëmijëve, i edukon, i del për zot bashkëshortit, prindërve.
Si në familje është gruaja e domosdoshme, ashtu dhe në një parti, gruaja është avangarde. Pjesa më e madhe për të thirrur gratë në parti, shihet rezultati, por unë s’prirem më shumë rezultati, për mua s’ka më shumë rëndësi vota se sa mirqënia në familjen tuaj. Një nga plagët më të mëdhaja tona është largimi i të rinjve dhe të rejave. Isha në Fier, dhe të rinjtë nuk donin të ktheheshin më. Takova gratë naftëtare që kanë prej 36 vitesh që punojnë. Paradoksi më i madh që atyre grave nuk i janë paguar prej 20 muajsh rrogat, kurse nëse s’paguanin për dy ditë ujin dhe dritat, ato u ndërpriteshin.

Durrësi është kthyer nga një gungë të rrethuar nga injoranca, nga zaptimi ekonomik, por është dhe e pamundur për zhvillime të reja. Duam t’i japim Durrësit imazh të ri, jo vetëm politik, por dhe një përfshirje me meritokraci që do i sillte shumë vlera Durrësit. Përfshirja juaj mos jetë vetëm politike, por edhe vendimmarrëse. Ajo që kërkojmë prej jush, jo vetëm votë për LSI, por ide dhe vizion për një projekt për Durrësin. Kur isha fëmije dhe vija te vajza e tezes time, Durrësi ishte pika e parë e kontaktit me botën jashtë, sepse vije këtu dhe shihjë kontaktet me Italinë. Qoftë moda, qoftë ajo çfarë e sillte në Durrës e zhvillohej. Pas tranzicionit Durrësi s’ka prodhuar më art e kulturë. Ky qytet është i ndërtuar mbi monumente kulture, po shkatërrohet jo vetëm nga ana ndërtimore, por edhe ana profesionale dhe sa i përket ndërtimit të elitave.

Një grua sot në politikë e ka obligim për fëmijët e saj dhe për ta ndryshuar realitetin politik. 25 prilli është ditë e domosdoshme jo vetëm për të votuar, por për të biseduar dhe votuar kundër Ramës. Që ka grabitur çdo ditë të jetës së qytetarëve, dhe sektit që ndalon zhvillimin. Ndryshimi është i domosdoshëm. Jo për të sjellë një jetë politike, por për të rimëkëmbur integritetin dhe dinjitetin. Një kryeministër që bën pazar për Shqipërinë, nuk është më i tillë por një sharlatan që duhet larguar një orë e më parë.

Nuk di ndonjë nënë që të bëjë kompromis në kurriz të të ardhmes së fëmijëve të saj. Fëmijët tanë janë shumë më të rëndësishëm se karriera politike e Ramës. Vizioni ynë është për të ardhmen e familjes shqiptare. Një komb nuk ka qëndrueshmëri po s’pati një familje të qëndrueshme. Jemi vend i bekuar nga zoti, jemi vend mesdhetar” tha ndër të tjera Kryemadhi.

Kryemadhi: Në 25 Prill votojmë pro familjes dhe kundra Ramës Read More »

Rama: Nga janari do clirojmë biznesin e vogël nga taksidarët që abuzojnë me detyrën

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se nga janari nëpërmjet aleancës qeveri-biznes i vogël, bizneset e mëdhaja do të paguajnë një për një taksat dhe detyrimet që kanë ndaj shtetit.

Rama thotë se nga janari biznesi i vogël çlirohet përfundimisht nga taksidarët e kontrollorët teksa të mëdhenjtë nuk do mund të fshihen më pas tyre për shkak të dixhitalizimit të transaksioneve.

PRONARI I BIZNESIT TË VOGËL: Jam pronar i një bar-kafe. Me heqjen e TVSH na ka krijuar disa lehtësira. Për të paguar siguracione apo për të zgjeruar staf. Ju falënderoj.

EDI RAMA: Përshëndetje, më vjen mirë. Kurajo. Besim në punë, ne jemi pranë teje dhe gjithë atyre për t’ia dalë, dhe kjo është koha dhe beteja përfundimtare për t’ju çliruar nga taksidarët e kontrollorët që jo rrallë abuzojnë me detyrën dhe kthehen për ju në makth më shumë se taksat.

Ju nuk do keni më njeri nga janari t’ju kontrollojë përveç vetvetes në funksion të kontributit tuaj. Në aleancë të fortë qeveri-biznes i vogël do të garantojmë që të mëdhenjtë duke mos pasur mundësi të fshehin të ardhura pas jush do të paguajnë një për një detyrimet.

Me dixhitalizimin e transaksioneve gjithçka do jetë më e lehtë.

Rama: Nga janari do clirojmë biznesin e vogël nga taksidarët që abuzojnë me detyrën Read More »

Rama në Gjermani, kërkon fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë

Nga Mynihu, në Gjermani, gjatë fjalës që mbajti në Forumin Europapark, Kryeministri kërkoi fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke folur me metafora dhe krahasime, u shpreh se “një shtëpi nuk mund të funksionojë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve”.

Sa i përket skepticizmit të Holandës dhe Francës, Kryeministri mohoi se ka një krim shqiptar. Sipas tij, qasja e dy vendeve lidhet me problemet e tyre të brendshme.

“Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që mund të funksionojë mirë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve.

Pastaj krimi shqiptar. Dëgjoni, kur bullgarët donin të hynin në BE, gazetat shkruanin se ata do përpiqeshin t’i vrisnin, ashtu dhe për Rumaninë. Çdo vend që i qaset derës së Unionit duhet të përballet me gjëra të tilla.

Krimi shqiptar, nuk ekziston. Nuk ka krim shqiptar. Gunther përmendi diçka që është jo reale. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin nuk shpërndahen.

Në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe që të shkon në mend, është e mirë për politikën por nuk është e vërtetë.

Gazeta thoshte shpërbëhet një tjetër bandë shqiptare, aty ishin vetëm dy shqiptarë 65-vjeçarë që ruanin magazinën e drogës.

Macron më ka përsëritur shpesh që nëse biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë kjo nuk do jetë e lehtë për shkak të Marinë le Pen. Problemi është se ata duhet të prisnin zgjedhjet. I thashë përse nuk e thoni, ‘djema ne ju duam, na pëlqeni por duhet të lyejmë shtëpinë njëherë’. Opinioni publik e dëgjon sikur ne po bëjmë gjënë e gabuar, jo se Macron do përballet me zgjedhjet.

Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën. Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet. Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë”, deklaroi Rama.

Rama në Gjermani, kërkon fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë Read More »

Edi Rama thirrje qytetarëve: Aplikoni online, si të bëheni deputetë të PS

Partia Socialiste teksa përgatitet për zgjedhjet e reja të 25 prillit, ka njoftuar se është e hapur edhe për prurje të reja nga qytetarë që duan të përfshihen në politikë.

Përmes një video të ndarë në Facebook, Rama njofton se të gjithë ata që kanë dëshirën e mirë për të kandiduar për deputet nën siglën e PS, mund të aplikojnë në platformën deputetiqeduam.ps.al.
“MIRËMËNGJES

dhe me këtë ftesë për këdo që ka ambicien e kurajon për ta provuar veten në të përpjetën e politikës, me mua dhe Partinë Socialiste, ju uroj të dielë të mbarë

Edi Rama thirrje qytetarëve: Aplikoni online, si të bëheni deputetë të PS Read More »

Kryemadhi përlotet gjatë takimit me gratë naftëtare

Në ditën e tretë të grevës së urisë të grave naftëtare, ato janë vizituar nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjatë bisedës Kryemadhi është përlotur, siç shikohet edhe nga videoja e mëposhtme.

“Ne që të vijmë këtu duhet të bëjmë. Nuk dua të përfshihem politikisht dhe kjo edhe keqkuptohet. Ne e kemi më të vështirë si gra të vijmë se përfshihemi emocionalisht. Të jesh grua në shtëpi, të mbash fëmijët e punët por të punosh edhe në naftë dhe të mos paguash… Unë mendoj për zgjidhjen e cila nuk është vetëm te pagat, por te vazhdimësia e cila është ndër gjërat e panegociueshme. Njerëzit nuk e dinë pse jeni në grevë urie. Njerëzit nuk e dinë që kjo ka ndodhur me një firmë. Unë po e studioj këtë si histori. Që ku nisi protesta për Poçemin. Unë mendoj se evidentimi i problematikave është mjaft i rëndësishëm. Pozicioni juaj është si djegia e mandateve tona, që po nuk bëmë një hap të tillë nuk kujtohet njeri për ne. Ne duhet të shohim se kush është ngërçi. Problemi është se këtu koka është po e njëjta. Problemi është se e kemi diskutuar edhe me Kejdin që është gocë Mallakastër. Zonjat e Fierit do të vijnë në Tiranë për shkak të lëvizjeve sociale“, tha Kryemadhi.

Kryemadhi përlotet gjatë takimit me gratë naftëtare Read More »

Monika Kryemadhi: ‘Kjo është zona ku mund të kandidojë për deputete’

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi vijon takimet me të rinjtë në kuadër të zgjedhjeve për strukturat e reja të partisë dhe parapërgatitjes për fushatën zgjedhore të 25 prillit.

Kryemadhi është fotografuar sot në prani të dhjetëra të rinjve në qytetin e Lushnjës, duket diskutuar me ta për problemet dhe shqetësimet e tyre.
Sakaq, pasditen e sotme, kryetarja e LSI-së mësohet se do jetë në qytetin e Fierit, po sot në orën 17:00 në një takim me të tjerë të rinjtë e simpatizantët e kësaj force politike.

Kjo e shtunë për Kryemadhin, do i dedikohet takimeve në qytetin e Fierit, ku sëfundmi është lakuar si zonat elektorale ku Monika Kryemadhi mund të kandidojë si e para e listës së deputetëve më 25 prill.

Monika Kryemadhi: ‘Kjo është zona ku mund të kandidojë për deputete’ Read More »