Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Rama, e cila sipas tij është një mashtrim.
Në një postim në Facebook, Basha thotë se qytetarët meritojnë më shumë. Mes të tjerash krydemokrati thekson se opozita ka një plan për të zgjidhur këtë situatë.
“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje”, shkruan Basha. /NOA.al/
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po mbjell panik, duke u kthyer në zëdhënës të së keqes, sipas tij çdo ditë, në lidhje me menaxhimin e situatës në vend nga ana e qeverisë.
Rama ka thënë se spitalet nuk janë në kolaps dhe i konsideroi mjekët heronj të vërtetë.
“Sulmet e opozitës janë pa fakte dhe pa shifra. Nuk mund të ngrihet teza se njerëzit vetëvriten në spitale për shkak të kushteve dhe mungesës së shërbimit. Kjo më ngjall mua një qeveri për “shefat” e opozitës, të cilët e kanë lënë shpresën për të ardhur në pushtet te pandemia. Nuk është e vërtetë që pacientët po kurohen nëpër spitale. Rritja e numrit të vetëvrasjeve ka pësuar një numër të madh edhe në botë. Propaganda e shfrenuar e opozitës po dëmton edhe mjekët”, shtoi ai mes të tjerash.
Sipas shefit të qeverisë, përmes gënjeshtrash dhe sajimesh, opozita po perhaps panik dhe po rrezikon seriozisht shëndetin e shqiptarëve.
“Janë çakërdisur deri në pikën kur shpresat e tyre të lodhura I kanë mbështetur të gjitha te ëndrra e një katastrofe shëndetësore. Dhe faktikisht janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shum dëshpërim në popull përmes gënjeshtrash, sajesash, abuzimesh, të një propaganda të shfrenuar që rrezikon seriozisht”, u shpreh Rama.
Pas kritikave mbi menaxhimin e pandemisë nga qeveria, nga opozita dhe presidenti Meta, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.
Nga ana e tij, Rama akuzon opozitën se i ka varur shpresat për pushtet te ‘katastrofa shëndetësore.
“Ilir, që ti, Monika, Luli, Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!” – shkroi në reagimin e tij Rama.
Pas rastit të katërt teska një pacient u hodh sot nga godina e Infektivit ku ishte shtruar, opozita kritikoi ashpër qeverinë.
Kryeministri bëri edhe krahahsim dhe tha se janë vetëvrarë 71 persona në Itali nga marsi deri në gusht të këtij viti. Ai tha se si ndryshim opozita italiane nuk merret me këtë fenomen, pasi nuk ka lidhje me qeverisjen.
“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin”, shkroi Rama.
Kryeministri Rama i ka kthyer menjëherë përgjigje kreut demokrat Basha për akuzat mbi mos-menaxhimin si duhet të pandemisë Covid 19.
Në një status në Twitter ai i drejtohet Lulzim Bashës që të mos përdorë Covid-in për të bërë opozitë.
“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim! Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamani të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”, – shkruan Rama. /NOA/
Kanë vijuar edhe sot akuzat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha kundër kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën e pandemisë në vend.
Kryedemokrati ka deklaruar në një status në “Facebook”, se Rama po i merr lekët shqiptarëve dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi jua jep miqve të tij. Basha thotë se Rama pasi shkatërroi ekonominë tani po shkatërron edhe jetët e njerëzve.
“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca, – shkruan Basha. – Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet. Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje”.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka ironizuar mbi akuzat e opozitës për situatën e pandemisë në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali përmend faktin se presidenti Ilir Meta nuk mban maskën mbrojtëse, dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, bën deklarata se Covid nuk ekziston.
“Vajmedet” është përgjigja e ministres edhe për deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili vijon të akuzojë qeverinë për dështimin në menaxhimin e pandemisë dhe thotë se spitalet janë në kolaps.
“Mona thotë Covidi nuk ekziston. Likja bredh pa maskë. Saliu ruhet nga Covidi si djalli nga temjani. Dhe Luli, kryetar i frontit të shpartalluar opozitar, thotë spitalet janë në kolaps. #vajmedet”, – komenton Elisa Spiropali. /NOA/
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë vijuar edhe sot polemikat në distancë me njëri-tjetrin.
Ndërsa Rama ka vijuar debatin për raportin e Dick Marty-t për Gjykatën Speciale, Basha i është devijuar disi pyetjes, duke i përmendur kreut të qeverisë gjendjen alarmante të spitaleve Covid.
Në vijim të akuzave ndaj presidentit Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për votimin e raportit, këtë herë Rama ka përfshirë kryeopozitarin Basha, ku i adreson dhe një pyetje.
“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”.
Basha e fton kryeministrin të hedhë sytë nga oborri i Infektivit, ku të infektuarit me Covid po dergjen në autoambulanca se nuk ka vend për ta.
“Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, – shkruan kryedemokrati. /NOA/
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për partinë e re të Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim, duke thënë se ky është një ushtrim i të drejtës themelore për këdo.
Ai ka pohuar se nuk komunikon me ish-bashkëpunëtoren e tij më të ngushtë prej më shumë se 7 vjretësh, që kur në pushtet erdhi Partia Socialiste.
“Sa i përket vendimit të zonjës Topalli, dhe kujtdo tjetër, është ushtrim i së drejtës themelore. Unë përshëndes Partinë Demokratike, por njoh dhe respektoj të drejtën e çdo shqiptari për zgjedhje, – tha Berisha. – Akuzat e Topallit ndaj Bashës? Topalli dhe cilido është i tillë të bëjë të gjitha grupimet dhe klasifikimet, por Basha po udhëheq opozitën drejt fitores, për dërgimin e Ramës drejt qelisë”.
Ish-kryeministri më pas tregon se nuk komunikon prej më shumë se 7 vjetësh me ish-kryeparlamentaren, që prej kohës kur Partia Demokratike humbi zgjedhjet në vitin 2013.
“A e kam uruar Topallin për partinë e re? Nuk kam komunikuar për këtë nismë të re, sepse nuk kam asnjë lidhje me projektin e saj politik, komunikoj për gjëra të tjera. Unë nuk prish marrëdhëniet me asnjë, marrëdhëniet e mia me të janë ngrirë në vitin 2013, aty ku janë lënë. Ata e dinë se edhe një po mbeti aty, i dyti do jem unë në PD, – vijoi Berisha, i cili u shpreh se ka kohë për një bashkim real të PD. – Koha për t’u bashkuar mbi bazë programi është gjithnjë opsion real, por se çfarë do të ndodhë, unë jam tërësisht i çliruar nga çdo lloj funksioni në PD”. /NOA/