Politike

Si u prit Edi Rama në Vlorë/ ‘Shoku Rama, suksese. Vlora të do shumë mos ça kokë se ça thotë ai matufi’

Kryeministri Edi Rama prej pasdites së djeshme ndodhet në Vlorë, zonën ku ai është edhe deputet.

Rama inspektoi dy kantiere të reja ndërtimi që janë hapur së fundmi, si Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e Transballkanikes deri tek porti.

“Dy zhvillime që lidhen me transformimin e madh të portit të qytetit në një port turistik, me hotele, restorante, dyqane, rezidenca të reja dhe spostimin e portit të mallrave tek Triporti, ku do të kemi një port të ri me standarde ndërkombëtare – dy investime masive këto që do ta çojnë Vlorën turistike një hap të madh përpara, duke ndikuar ndjeshëm në ekonomi, punësim e imazhin e saj ndërkombëtar”, tha Rama. Rama nga Vlora bëri premtimin e radhës, për ta kthyer Sarandën verën që vjen në një qytet me infrastrukturë moderne.

Gjatë këtij inspektimi nuk munguan dhe batutat e kryeministrit me qytetarë vlonjatë.

Njëra prej tyre, nuk e njohu kryeministrin.

Qytetarja: Edi Rama është ky?

Rama: Jo, po ça ti them? T’i çoj ndonjë fjalë?

Qytetarja: Bëj të fala

Rama: Patjetër

Qytetarja: Dola të të shoh nga afër se të shoh gjithnjë në televizor

Rama: Epo jam cik si i mbuluar tani se ca të bëjmë do mbrojmë veten dhe njëri tjetrin.

Qytetarja tjetër: Shoku Rama, suksese. Vlora të do shumë mos ça kokë se ça thotë ai matufi.

Rama: Po lëre mo atë çke me atë ti, ai s’di not ta kam thënë. /NOA.al

Si u prit Edi Rama në Vlorë/ ‘Shoku Rama, suksese. Vlora të do shumë mos ça kokë se ça thotë ai matufi’ Read More »

Bardhi: Në 8 vite pushtet, Rama nuk i ofroi asgjë shqiptarëve

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas deklaratave të Ramës në Fier në aktivitetin “Deputeti që duam”.

Bardhi u shpreh se në një orë fjalim Rama përsëriti të njëjtat gënjeshtra, duke u shfaqur edhe njëherë si një Kryeministër pa ide dhe pa bilanc.

“Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër dhe 23 vjet në politikë nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim”, theksoi Bardhi.

“Socialistët e ndershëm e duan Shqipërinë dhe zhvillimin e vendit, prandaj më 25 prill do ta refuzojnë masivisht”, theksoi Bardhi. /atsh

Bardhi: Në 8 vite pushtet, Rama nuk i ofroi asgjë shqiptarëve Read More »

Lufta ndaj COVID-19 dhe bashkëpunimi dypalësh/ Rama, bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian Di Maio

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio.

Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën e luftës ndaj COVID-19 dhe bashkëpunimi dypalësh mes të dy vendeve, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë.

Gjithashtu pjesë e diskutimeve ishte edhe perspektiva europiane e Shqipërisë.

Rama dhe Di Maio biseduan edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të Presidencës shqiptare të OSBE-së./atsh

Lufta ndaj COVID-19 dhe bashkëpunimi dypalësh/ Rama, bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian Di Maio Read More »

Zheji: ‘Ne jemi një popull akoma kameleontik, marrim ngjyrën e atij që na p ushton’

Teksa po fliste për situatën politike në Shqipëri e Kosovë, ku disa nga ish-eksponentët më të lartë të UÇK-së, kanë dalë para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës, analisti, Artur Zheji komentoi raportin e shqiptarëve në tërësi me pushtuesit.

Ai i krahasoi shqiptarët me kameleonët, të cilët, për t’iu përshtatur egërsisë së xhunglës ndryshojnë ngjyrën e lëkurës.

Shqiptarët sipas Zhejit, të ndikuar dhe nga pushimet qindra vjeçare kanë ndryshuar “ngjyrën e lëkurës” për t’u përshtatur me pushtuesit dhe gjeopolitikën në tërësi.

Zheji foli sot në studion e emisionit “Top Talk”, në TCH.

“Kemi krizë të fortë indetitare, pra ne jemi një popull akoma kameleontik. Marrim ngjyrën e atij që na p ushton, por mbeteni nën këtë petk po ashtu shqiptar, kjo ka qenë ndoshta e vetmja formë për të mbijetuar”.

“Historia jonë është histori pushtimesh, të paktën këto 1 mijë vitet e fundit, nga Bizanti tek Perandoria Osmane e të tjera. Pra ne jemi një popull shumë kameleontik, pra kemi pasion si ajo kafsha që ndryshon ngjyrën për t’iu përshtatur xhunglës dhe ne xhunglës gjeopolitike që na ka rrethuar jemi përshtatur duke marrë ngjyrat e pushtuesit, kur pushtuesi ikën heqim atë lëkurë dhe dalim prapë shqiptar”.

“Këto instinkte kanë mbetur shumë të forta tek shqiptarët. Sigurisht jemi shumë tradhtarë të vetes tonë dhe të atyre që na rrethojnë”, tha Zheji.
/NOA.al

Zheji: ‘Ne jemi një popull akoma kameleontik, marrim ngjyrën e atij që na p ushton’ Read More »

Majko: ‘Dua të them se UÇK mund të ishte gjithçka, por kurrë nuk mund të akuzohet se ka funksionuar si një strukturë k riminale’

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është shprehur për “Euronews Albania” se deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçiç nuk duhet parë si provokim, por është protokoll i vërtetë i marrëdhënies shqiptaro-serbe, një konflikt i ngrirë.

“Mendoj që nuk duhet parë si provokim apo retorikë, por një fakt që politika serbe po prodhon për rajonin. Aktualisht nuk mendoj se jemi duke parë ndonjë surprizë, por vazhdimësinë e një lloj papërgjegjshmërie, e cila u deklarua më së fundmi. Është protokoll i vërtetë i marrëdhënies shqiptaro-serbe, një konflikt i ngrirë”, u shpreh ministri.

Ai theksoi më tej se Serbia është një nga shtet që po ar matoset më shumë në rajon dhe se ky armatim nuk beson se është për gjueti rosash.

“Besoj që cilido e ka parë që Serbia është një nga shtetet që po armatoset në mënyrën më të vrullshme në krahasim me vendet e rajonit. Nuk besoj se ky armatim është për gjueti rosash. Është një politikë që i përgjigjet pikërisht kësaj që më fund u deklarua si protokoll i konfliktit të ngrirë. Mendoj që teknologjia serbe për të krijuar fqinj me status gjysmë shtetëror duke filluar nga Bosnja tek Kosova dhe tani mesa duket do të kapë edhe Malin e Zi”, tha ai.

“Duhet të jemi të sinqertë me veten dhe pastaj me BE-në. Mendoj që konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve është një konflikt i ngrirë. Është një konflikt që menaxhohet nga Moska dhe Vuçiç është thjesht një nënprodukt i kësaj politike.

Mendoj që deklarimet e Moskës dhe ministrisë së Jashtme të Rusisë lidhur me shkuarjen në Hagë të drejtuesve të UÇK-së e vërteton shumë qartë këtë”, tha ai më tej.

Majko nënvizoi se në gjykatë o njëra o tjetra palë meriton të shkojë, të dyja është absurde.

“Mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se ajo që po ndodh është goxha e rëndë. Tani ka filluar një proces gjyqësor, dhe të gjitha komentet tona do të ishin moment dobësie. Dua të them se UÇK mund të ishte gjithçka, por kurrë nuk mund të akuzohet se ka funksionuar si një strukturë k riminale. Një gjë duhet të jetë e qartë UÇK-ja ka pasur hesape të hapura me r egjimin e Millosheviçit. O njëra o tjetra meriton të shkojnë në gjykatë. Të dyja është absurde”, tha ai.

Majko: ‘Dua të them se UÇK mund të ishte gjithçka, por kurrë nuk mund të akuzohet se ka funksionuar si një strukturë k riminale’ Read More »

Ashpërsohen tonet mes kryeministrit Rama dhe kreut demokrat, Lulzim Basha: ‘Këta ëndërrojnë v dekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht’

Ashpërsohen tonet mes kryeministrit Rama dhe kreut demokrat, Lulzim Basha. Shefi i qeverisë ka reaguar në Twitter, pas videos së publikuar nga Basha, i cili vijon ta akuzojë shefin e qeverisë se i ka ikur nga duart kontrolli i situatës së pandemisë në vend.

Rama shkruan se opozita ëndërron vdekjen e tij dhe sa më shumë shqiptarëve, duke e cilësuar si të neveritshme videon e publikuar nga Basha.
“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, v dekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!” shkruan Rama. /noa.al/

Ashpërsohen tonet mes kryeministrit Rama dhe kreut demokrat, Lulzim Basha: ‘Këta ëndërrojnë v dekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht’ Read More »

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim: Jam e bindur se 25 prilli do të jetë fitore e jashtëzakonshme për Shqipërinë

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, njëkohësisht ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi flet në një intervistë për gazetën ‘Standard’ mbi zgjedhjet e 25 prillit si edhe pritshmëritë e LSI-së dhe koalicionit të Opozitës së Bashkuar për to. Kërpaçi flet më gjerë për alternativën që ofron lSI për të rinjtë duke vënë në dukje planin e mirëmenduar për arsim cilësor dhe punësim duke mundësuar kështu ndaljen e emigrimit masive të të rinjve jashtë vendit.

LSI duket se ka ndezur fort motorrët elektoralë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku takimet me bazën dhe qytetarët janë kthyer në ritual të përditshëm. Si e shihni situatën në Tiranë sa i përket mbështetjes ndaj programit dhe alternatives së LSI-së ?

LSI ka një marrëdhënie të veçantë me njerëzit, me votuesit, me qytetarët dhe komunitetin. Kjo është arsyeja pse në 16 vitet e fundit, kjo forcë është e vetmja që ka rritur numrin e mbështetësve në çdo zgjedhje. Një marrëdhënie që ndryshe nga përshkrimi juaj si ‘ndezje motorrësh elektorale’ mund të cilësohej më saktë si një rritje e ritmit të punës drejt fitores së 25 prillit. Unë shoh një dëshirë të zjarrtë të qytetarëve të Tiranës për opozitarizëm, për ndryshim. Por jo vetëm, edhe në Durrës është e njëjta situatë. Edhe në Fier, Elbasan, Lezhë, Korçë dhe kudo ku kam shkuar.

Qytetarët e besojnë alternativën e LSI për ndryshim. Kjo më bën të ndihem optimiste pasi tregon që kemi ditur të dëgjojmë shqetësimet e qytetarëve dhe t’i ofrojmë zgjidhjen që ata kanë nevojë, por edhe sepse në kushtet e një klime mungese besimi tek politika në përgjithësi, qytetarët gjejnë tek LSI vlerat që ata presin të shohin tek përfaqësimi publik si dhe një vend ku mund të lidhin një marrëdhënie të besueshme për të investuar tek ndryshimi i Shqipërisë.

Alternativa jonë e punësimit të mirëpaguar dhe mbështetjes së të rinjve që emigrimi të mos jetë më zgjidhje, por Shqipëria të jetë shtëpia e shqiptarëve me punë dhe dinjitet po shton mbështetësit e saj çdo ditë e më shumë. Ka entuziazëm dhe do vijojë puna për të mbledhur çdo mbështetje dhe energji në realizimin e këtij vizioni pas 25 Prillit.

Një ndër prioritetet e programit të LSI-së duket se janë të rinjtë. Cilat janë piketat e programit tuaj sa i përket të rinjve? Si do të mundësoni ndaljen e emigrimit masive të tyre jashtë vendit?

E ardhmja e një vendi duket në fytyrat e të rinjve të saj. Nëse ikin të rinjtë nga Shqipëria, bashkë me ta ikën edhe potenciali për zhvillim i vendit. Ndaj dhe shpopullimi i nxitur nga keqqeverisja është sulmuar kaq fortë nga ne, sepse godet në zemër vendin. Të gjithë duhet të zgjohen dhe të kuptojmë se nëse ky vend shpopullohet, të gjitha propozimet politike që në letër mund të tingëllojnë shumë bukur bëhen të pavlefshme.

Angazhimi ynë edhe në programin tonë është fokusimi i krijimit të mundësive për të rinjtë që të ndërtojnë jetën këtu. LSI është partia e të rinjve dhe me programin tonë që synon Arsim cilësor që lidhet me tregun e punës ne synojmë të rikthejmë shpresën dhe besimin te çdo i ri dhe e re e vendit për të kontribuar në vendin tonë. Me programin ‘Mëso dhe Fito’, studentëve do t’u krijohet mundësia të angazhohen në një punë për të fituar të ardhura për të mbajtur veten gjatë studimeve.

Çdo gjë nis me krijimin e mundësive të punësimit të mirëpaguar, pra që të mos kemi më shfrytëzim të krahut të punës pa afrimin e nivelit të pagave me ato të vendeve të rajonit dhe të Evropës, e duke vazhduar me rritjen e cilësisë së arsimit apo mbështetjes për krijimin e familjeve të reja.

Si e shihni garën e 25 prillit? A ka sigurinë Opozita e Bashkuar se edhe me Kodin e ri Zgjedhor, do të mundë të vijë në pushtet?

Jam e bindur se 25 prilli do të jetë fitore e jashtëzakonshme për Shqipërinë, për rininë, për të ardhmen Evropiane të vendit tonë. Besoj ju jeni njohur me deklaratën e kryetares së LSI ku në bazë të llogaritjeve Opozita e Bashkuar del nga 25 prilli me 100 mandate. Kjo besoj i përgjigjet pyetjes tuaj dhe nuk ka dyshim për këtë. Personalisht mendoj se Edi Rama do të vijojë të miratojë ligje antikushtetuese me shpresën se do të ndalojë ndryshimin, por nuk do të arrijë dot.

Në këto zgjedhje nuk po garohet thjesht për pushtet por për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri. 25 Prilli ndan nëse Shqipëria vijon trajtohet si pronë personale e pushtetarëve apo do t’i jepet një shans krijimit të një kulture të re politike dhe filozofie të re drejtimi që kujdeset për njerëzit. Ky është dhe fokusi im si e re e angazhuar në politikë, që vendi ynë të jetë ndryshe. Mbi të gjitha, pas 25 Prillit në Shqipëri duhet të ketë shpresë, të ketë punë dhe mirëqenie në vend të ofertës së qeverisjes aktuale që është ajo e emigrimit dhe pasigurisë.

Ndërkaq LSI ka denoncuar procesin e rindërtimit të banesave në zonën e Kombinatit, ku keni akuzuar qeverinë dhe bashkinë se po abuzon me pronat e këtyre banorëve. Ju gjithashtu u keni ofruar banorëve një kontratë, ku sipas jush ajo duhet të lidhet mes banorëve dhe Bashkisë së Tiranës. Cila është problematika e kësaj çështjeje dhe ku konsiston kontrata që ju ofroni?

Nuk ka shembull më të mirë se Kombinati për të kuptuar se si projekti i Rindërtimit në të vërtetë është projekti i mashtrimit të radhës. Në rastin e Kombinatit qeveria jo vetëm që nuk ka ofruar mbështetjen për banorët e prekur nga tërmeti, por siç na kanë shprehur shqetësimin banorët, ata rrezikohen të zhvendosen nga vendi ku kanë vite që jetojnë për tu strehuar diku tjetër në preferencë të Bashkisë. Banorët e Kombinatit që janë pronarë aty dhe ndër vite kanë punuar me mund e sakrifica për të mbajtur familjet, po flaken në mes të katër rrugëve pa qenë të sigurtë se çfarë do të bëhet me ta. Ndërkohë Bashkia e Tiranës nuk ka denjuar as ti presë banorët për dëgjesë sepse këta nuk i dëgjojnë qytetarët dhe vendimet i marrin në funksion të oligarkëve.

Pas studimit të problematikës dhe konsultimit me juristë të fushës, zgjidhja që ne i ofruam banorëve ishte një kontratë e cila është ndërmjet banorëve të kombinatit dhe bashkisë së tiranës, që ndërtimi i shtëpive të reja të bëhet përsëri aty ku ata janë, në Kombinat!

Po ashtu për ambientet e shërbimit që kanë qenë në katin e parë, pavarësisht statusit të tyre në çertifikatën e pronësisë si apartament, të gjitha ato ambjente shërbimi të cilat janë të pajisura me NIPT dhe kanë shërbyer si ambjente tregtare, pronarët e tyre të marrin të njëjtën sipërfaqe shërbimi dhe në ndërtesat e reja, po ashtu në Kombinat.

Një tjetër denoncim i fortë i LSI-së është edhe ai për shkollën “Sami Frashëri”, ku ju personalisht keni denoncuar në prokurori këtë çështje duke akuzuar se në kartelat e pronësisë së truallit të shkollës është ndërhyrë disa herë duke kaluar nga shteti në listë pronarësh dhe anasjellas. Çfarë mund të na thoni më shumë për këtë?

Kjo çështje i takon tashmë Prokurorisë që ta zbardhë dhe të gjithë presim veprimet e organit të akuzës. Nga faktet që ne kemi disponuar duket qartë se si një pronë publike që sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2017 duhet të figuronte në Hipotekë si pronë e Bashkisë Tiranë, ka figuruar në 2020 si pronësi e një ‘liste bashkëpronarësh’. Për më tepër hetimet duhet të zbulojnë për qytetarët çfarë ka ndodhur nga fillimi me këtë histori të mbuluar nga hijet e dyshimit. Pyetjet që shtrohen janë kush janë personat që kanë ndërhyrë në sistem dhe me çfarë qëllimi kanë ndërhyrë?

LSI gjithmonë do të thotë të vërtetën dhe vetëm pas deklaratave të kryetares së LSI, shpëtuam shkollën Sami Frashëri dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe për banorët e kombinatit, vorës, shijakut, durrësit e në të gjithë Shqipërinë. Qeveria e oligarkëve dhe e propagandës nuk mund të vjedhi pronat e qytetarëve dhe as ti tjetërsoj për interesat personale.

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim: Jam e bindur se 25 prilli do të jetë fitore e jashtëzakonshme për Shqipërinë Read More »

Deklarata e Vuçiç/ Ministri Majko menjëherë tregon ‘dhëmbët’: E di gatishmërinë e shqiptarëve

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka komentuar deklaratën e Presidentit të Serbisë Vuçiç, i cili më herët tha se konflikti i dhunshëm me Kosovën është real dhe i ngrirë, i mundshëm kurdoherë nëse s’ka marrëveshje.

Majko përmes një shënimi në facebook thotë se ajo e Vuçiç është një deklaratë e papërgjegjshme dhe se Serbia përbën rrezik në rajon.
Më tej Majko me tone të ashpra i bën të ditur Vuçiçit se shqiptarët në çdo shtet të botës janë në gatishmëri nëse përsëritet skenari për luftë të mundshme.

Deklarata e Vuçiç/ Ministri Majko menjëherë tregon ‘dhëmbët’: E di gatishmërinë e shqiptarëve Read More »