Politike

Ku do të kandidojë Berisha/ Ja çfarë thotë ish-kryeministri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do ta thotë në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë se ku do të kandidojë.
Berisha e tha këtë gjë mbrëmjen e sotme në “Politikon”.
“Sali Berisha është ndarë me historinë.
Edhe kur isha në funksione nuk punoja për histori, por për interesimin e publikut.Ku do të kandidoj unë do ta them në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë.
Nuk ka njëri që ka më pak sekrete mbi tokë se unë, por ja që e kam edhe unë një sekret.”-tha Berisha./noa.al/

Ku do të kandidojë Berisha/ Ja çfarë thotë ish-kryeministri Read More »

Rama: Sot paguam kaparin për vaksinën, kjo është strategjia që do të ndjekim në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka paguar paratë për Covax-in dhe tashmë ka hyrë në rrjetin e vendeve që ka prenotuar financiarisht aksesin për vaksinën që pritet të dalë në vijim. Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Kuvend këtë të hënë se kur të dalë vaksina nuk do të mund që të jetë e gatshme për të gjithë popullsinë.

Megjithatë ai u shpreh se qeveria ka një strategji. Fillimisht do të vaksionohen personat vulnerabël, ndërsa më pas vaksinimi do të vazhdojë falas për të gjitha shtresat e popullsisë.
“Qeveria ditën e sotme ka paguar kaparin për Covax-in. Ka hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar financiarisht aksesin në vaksinën që pritet të dalë për përdorim masiv në muajt që vijnë. Po ashtu jemi në komunikim të përditshëm me BE-në, unë kam pasur një bisedë të gjatë me Presidenten e KE-së, me disa nga kryeministrat për të garantuar qartësi dhe siguri për aksesin në vaksinimin e popullsisë duke pasur parasysh që vaksina do të dalë, por sasitë që do të jenë të disponueshme nuk do të jenë menjëherë të atilla që do të mbulojnë popullsinë e përgjithshme të Europës, apo edhe të cilitdo vend. Të gjitha vendet kanë një strategji, ne kemi të njëjtën strategji për të vijuar me vaksinimin falas të të gjithë kategorive më të prekshme, më vulnerabël, dhe pastaj për ta shtrirë vaksinimin falas në të gjitha shtresat e popullsisë. Ne sot jemi gati për të pasur askes dhe ndërkohë po punojmë si edhe të tjerët për të ndërtuar aleancat e duhura në mënyrë që të mos mbetemi mbrapa të tjerëve. Këtë po bëjnë të gjithë, këtë po bëjmë edhe ne”, tha Rama.

Rama: Sot paguam kaparin për vaksinën, kjo është strategjia që do të ndjekim në Shqipëri Read More »

Rama: ‘Asnjë qeveritar s’ka shkuar në Turqi për kurim’

Koronavirusi duket se ka prekur edhe familjen e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij sot në Kuvend, ai la të kuptohej se dhe në familjen e tij ka pasur të infektuar nga Covid, por as ata, as ministrat e kabinetit qeveritar që e kanë kaluar apo po e kalojnë Covid-19, nuk kanë shkuar në Turqi.

Rama tha se nuk i ndalohet askujt që beson se mund të marrë një shërbim më të mirë jashtë vendit, konkretisht në Turqi, por theksoi se në këto momente, në këtë situatë, për këtë sëmundje, në spitalet jashtë vendit nuk gjen asgjë më shumë se në Shqipëri.

“Për mos dhënë shembuj dhe të familjes tani për të thënë që nuk shkojmë ne në Turqi. Për një arsye të thjeshtë jo se nuk ka shërbim shumë më të specializuara në spitalet e Evropës, kur vjen puna për sëmundje të veçanta, por se në këtë rast me këtë sëmundje s’ka asgjë jashtë Shqipërisë që nuk është në Shqipëri, asgjë, as ndonjë protokoll të vecantë shoqëror, as ndonjë aparatur‰ të vecantë as staf mjekësh me përkushtim që këta tanët nuk e kanë. Thonë që shkojnë qeveritarët në Turqi, nuk është e vërtetë, ne s’ndalojmë njeri të shkojë meqë rruga është e hapur, por asnjë qeveritar s’ka shkuar në Turqi e janë disa që e kanë kaluar e po e kalojnë Covidin nga ministrat, asnjë s’ka shkuar”./noa

Rama: ‘Asnjë qeveritar s’ka shkuar në Turqi për kurim’ Read More »

Përjashtohet me 5 ditë nga seancat parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë deputeti Adriatik Alimadhi

Deputeti Adriatik Alimadhi është përjashtuar me 5 ditë nga seancat parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Ky vendim erdhi pas pzullimit të tij ditën e seancës parlamentare të të datës 5 nëntor.

Kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi nuk pranoi t’i jepte fjalën për të replikuar pas debatit mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Kujtim Gjuzi, ndërsa Alimadhi iu drejtua Ruçit duke e ofenduar “komunist i ndyrë”.

Deputeti i opozitës parlamentare, i prekur nga sëmundja e Covid 19 para disa muajsh, ka shpëtuar pas qëndrimit prej më shumë se një muaji në spital i intubuar.

Në statusin e tij ku njoftoi dhe se ishte pozitiv, Alimadhi akuzon kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.

Ndër të tjera, deputeti kërkon llogari se përse nuk është interesuar askush për të afërmit e tij, të cilët kanë qenë në kontakt të dhe deri më tani nuk është interesuar askush për gjendjen. /noa.al/

Përjashtohet me 5 ditë nga seancat parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë deputeti Adriatik Alimadhi Read More »

Basha: Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar

Politika në Shqipëri prej muajsh është përfshirë në debat në lidhje me situatën e koronavirus në vend.

Partia Demokratike ka publikuar një plan me pesë pika, me pretendimin se ndihmon në përballimin e kësaj situate.

Dhe në sinkron me këtë, opozita akuzon Qeverinë se ka dështuar në menaxhimin e epidemisë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shkruar në rrjetet sociale se Shqipëria ka nevojë për shpresë të re.

“Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike për është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë.

Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha. /noa.al/

Basha: Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar Read More »

Albin Kurti: ‘Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotri Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përketë presidentit të Serbisë’

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për mediat ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, ka kohë që nuk kanë qëndrime të njëjta, dhe kjo pasi Rama nuk guxon ta thotë të vërtetën për presidentin e Serbisë.

Ai thotë se Kosova dhe Shqipëria nuk mund të bashkohet si komb teksa ka qëndrime të ndryshme ndaj Serbisë. Sipas tij, këto dy shtete nuk e kanë luksin që të dallojnë me qëndrime sa i përketë Beogradit.
“Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotri Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përketë presidentit të Serbisë, kjo është një pikë e rëndësishme që ne dallojmë fort. Fatk eqësisht kryeministri i Shqipërisë nuk guxon ta thotë të vërteten për presidentin e Serbisë, për çfarë motivesh dhe arsyesh, unë nuk jam në gjendje ta them. Ne duhet të bashkohemi për luftën çlirimtare, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe kundër Serbisë e cila është kundër nesh. Nuk do të mund të bashkohemi si komb, nuk do të mund të bashkëpunojmë si shtete me qëndrime të ndryshme karshi Serbisë. Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë jo vetëm luksin por as të drejtën që të dallojmë sa i përketë Beogradi”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti: ‘Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotri Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përketë presidentit të Serbisë’ Read More »

Kryemadhi: ‘Do ta përmbysim Edi Ramën’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama në këto 4 viteve nuk ka bërë asgjë për qytetarët.

Gjatë fjalës së saj me banorët e njësisë 1 në Tiranë, Kryemadhi tregoi edhe bisedat që ajo bën me socialistët e thjeshtë, të cilët i thonë se qeveria nuk ka bërë asgjë në këto 4 vite.

“Në këto 4 vite që ky zotëria kishte gjithë tepsinë, kusinë a i rriti pagat, ai i ktheu shqiptarët nga emigracioni, arriti mundësinë për të punësuar të rinjtë, a uli taksat? Kur takoj socialistet, ata thonë: Monika kemi 4 vjet që dëgjojmë premtime premtime dhe zero realizime. Flet për projekte 3D por ne nuk paguajmë dot faturën e dritave vjen dhe të pret dritat. Nuk kemi mundësi të paguajmë ilaçet. Kemi frikë të flasim për rritjen e çmimit të ilaçeve. Nuk jetohet me frikë”, tha Kryemadhi.

Sipas saj, do ta përmbysin Ramën jo si individ, por si sistem.

“Do ta përmbysim, jo Edi Ramën si individ, por si sistem, si mentalitet, që mos ti shkojë më në mendje, jo vetëm Ramës por të gjithë ata që duan të bëhen si Rama, që raste të tilla të mos vijnë më. Të punojmë cdo ditë që të rinjtë mos ikën nga Shqipëria, por të jetojnë këtu”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi: ‘Do ta përmbysim Edi Ramën’ Read More »

Presidenti Ilir Meta thirrje qeverisë: ‘Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor’

Presidenti Ilir Meta, i ka bërë sërish sot thirrje qeverisë, që të shtojë testimet dhe të rrisë buxhetin shëndetësor, për të përballuar si duhet krizën që ka shkaktuar pandemia.

Meta bëri po ashtu thirrje që të gjithë të vendosin maskat.

“Të shtohen testimet”.

“Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor”.

“Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë”.

“Të gjithë të vendosin maskat”.

“Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!”, – u shpreh Presidenti përmes një reagimi në Facebook.
/NOA.al

Presidenti Ilir Meta thirrje qeverisë: ‘Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor’ Read More »