Politike

Ironia e avokates: ‘Pas një burri të suksesshëm, qëndron një grua e divorcuar!’

Avokatja Enida N. Bozheku ka ironizuar me emërimin në detyrë të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ajo ka pastuar në rrjetet sociale, ndonëse pa e përmendur me emër, shprehjen “pas një burri të suksesshëm qëndron një grua”, duke bërë një ndryshim.

“Pas një burri të suksesshëm, qëndron një grua e divorcuar!”.

“Ah këto punët e përbrëndshme po në familje mbesin!”, – tha ironikisht Bozheku.

Emri i Bledi Çuçit u propozua sot nga Kryeministri për t’u dekretuar nga Presidenti në postin e ministrit të Brendshëm. Deri tani Çuçi mbante postin e ministrit të Bujqësisë, por duket se arritjet e tij në këtë sektor, siç pretendoi sot kreu i qeverisë, e ngritën atë në një detyrë më të rëndësishme. /NOA.al

Ironia e avokates: ‘Pas një burri të suksesshëm, qëndron një grua e divorcuar!’ Read More »

Bledi Çuçi ministër i Brendshëm?/ Reagon Presidenti

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas propozimit të Kryeministrit Rama për të vendosur Bledi Çuçi si ministër të Brendshëm.

Në konferencë me Presidentet në detyrë të Kosovës, Meta u shpreh se më parë duhet të njihet zyrtarisht me propozimin, dhe se përgjigjia e tij do jetë në kohën më të shpejtë të mundshme.

“Nuk do të dëshiroja të përgjigjesha për tema të brendshme. Jam njohur nga mediat për disa propozime, si President do duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigjja do jetë më e shpejta e mundshmja sa i përket kohës”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Më herët, Rama bëri me dije se do ta dërgojë emrin e Çuçit për dekret tek Presidenti për të zëvendësuar ministrin e dorëhequr, Sandër Lleshaj. /noa.al/

Bledi Çuçi ministër i Brendshëm?/ Reagon Presidenti Read More »

Kryemadhi: ‘Unë kam qenë të vila e Bashës, jeton atje në një vilë me qira’

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka konfirmuar lajmet që qarkullojnë në media se Lulzim Basha ka përfituar nga biznesmeni ndërtues Agron Papuli një vilë në Long Hill. Atje kreu i PD-së jeton me familjen e tij.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Top Talk” ka folur kryesisht për aktualitetin politik dhe social në vend.

Kur gazetari Denis Dyrnjaja e pyeti për Bashën dhe lidhjet e tij për oligarkët, Kryemadhi tha se ka qenë vetë në vilën e tij.

Ndërkohë, vetë Kryemadhi ka një vilë luksoze në Gjirin e Lalzit, shumë afër me vilën e ish kryeministrit Sali Berisha.

Dyrnjaja: Pse mendoni se shqiptarët duhet të heqin Edi Ramën, që thonë se bashkëpunon me oligarkët, dhe të vënë kryeministër Lulzim Bashën që po bashkëpunon me oligarkët, janë në të njëjtat ujëra?

Kryemadhi: Unë nuk jam këtu të bëj avokatin e askujt, por s’është e njëjta gjë. Basha jeton atje në një vilë me qira…

Dyrnjaja: Si e thoni kaq thjesht, vilë me qira, sikur të jetë një apartament…

Kryemadhi: Shiko, unë kam qenë të vila e Bashës, hyn të vilat modeste, që nuk ka ndonjë luks apo gjëra shtesë që të jetë luksoze. Përpara se të japi llogari Basha duhet të japin llogari këta zengjinat e tjerë. Nëse s’të pëlqen Kryemadhi dhe Basha voto dikë tjetër./NOA.al

Kryemadhi: ‘Unë kam qenë të vila e Bashës, jeton atje në një vilë me qira’ Read More »

Sali Berisha: ‘Do ndihesha krenar nëse do të isha organizues i asaj pr otestë’

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit, Edi Rama, i cili e cilëson ish-liderin e PD-së si organizatorin e protestave pas vrasjes së Klodian Rashës.

Në intervistën për kanalin “T7”, Berisha mohoi kategorikisht këtë përfshirje.
Megjithatë, Berisha theksoi se do të ishte krenar që të ishte ai organizatori për shkak se protestuesit kanë diplomën që i duhet, atë të guximit, raporton Newsbomb.al

“Sali Berisha do ndihej krenar nëse do të ishte organizues i asaj pr otestë. Unë falenderoj ata të rinj, me diplomë ose pa diplomë. Ata kanë diplomën që i duhet, atë të guximit. Jam admirues pa fund i tyre, pasi kërkojnë të drejtat ndaj këtij shteti po licor. Kjo është gjeneratë e kohës së internetit. Është më e pjekur dhe ne duhet të presim shumë nga intuita e tyre,” tha Berisha.

Sali Berisha: ‘Do ndihesha krenar nëse do të isha organizues i asaj pr otestë’ Read More »

Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë: ‘Opozia ka orientuar protestat me telefon.Tre sms i kam parë vetë’

Kreshnik Spaiu bëri një deklaratë të fortë në Open , ku tha se opozita ka organizuar veprime dhe skenare në pro testat për Klodian Rashën.

Ai tha se ka përgjime dhe sms nga shërbimi sekret që demo nstrojnë këtë gjë dhe se 3 mesazhe të tilla ai i ka parë vetë.
“Shiko, pr otesta ka vlerë, jeta e Klodianit është më me vlerë se cdo semafor, tabelë dhe pemë e Tiranës. Unë e kam thënë që në protesta do ketë dh unë dhe do jetë pas saj opoizta që nuk do dalë hapur dhe kështu ndodhi.

Shë rbimet sekrete dhe ato aletate në Shqipëria kryejnë shumë për gjime bisedash telefonike dhe ata kanë biseda të njerzve të opozitës ku shumë persona kanë orientuar veprimet në pro testa.

Dhe kur krerët diplomatike kanë takuar opozitarët nuk kanë shkuar kot, por si pasojë e një informacioni që ata kanë pasur nga bur imet sekrete.
Po të them madje dhe se çfarë do ndodhë më tej. Do organizohet një pr otestë e madhe zyrtarisht një pr otestë nga opozita, si model për tu treguar ndërkombëtarë ne jemi paqësor. I kam parë vetë 3 sms personalisht.”, tha Spahiu./tch

Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë: ‘Opozia ka orientuar protestat me telefon.Tre sms i kam parë vetë’ Read More »

Protesta/ Rama: ‘Nuk janë ata fëmijë të vetëdijshëm për atë që bëjnë’

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryeministri Rama ka folur edhe për protestat e fundit në vend të cilat precipituan në akte dhu në në rrugë.

Ai tha se fëmijët që kanë kryer këtyo akte, janë përdorur politikisht dhe kjo sipas tij është kri minale.

“Shqetësimi im është si mund të arrihet deri këtu. Boko Harami është organizatë terroriste që sot ka marrë stafetën e të tjera forcave, që në histori kanë shfrytëzuar të miturit.

Si mund të ndodhë kjo në Shqipëri! Nuk janë ata fëmijë të vetëdijshëm për atë që bëjnë, – deklaroi kryeministri.

– Nuk janë ata fëmijë të motivuar nga politika në qenien e tyre, apo nga ideja e një drejtësie. Ata fëmijë janë të ab uzuar, janë të pë rdorur si “mish për t op”.

Si mundet unë të them, që ata minorenë që van dalizuan selinë e PS në Shkodër janë fajtorë. Ata nuk janë as fajtorë dhe as të vetëdijshëm për atë që bëjnë.

Ata që janë pas tyre, janë kr iminelë dhe ata që e te orizojnë nëpër televizorë nëpër de bate e komente këtë konvulsion të stimuluar me fëmijët, bëjnë një akt kr iminal”, u shpreh Rama. /noa.al/

Protesta/ Rama: ‘Nuk janë ata fëmijë të vetëdijshëm për atë që bëjnë’ Read More »

Rama: ‘E drejta e pr otestës është e pacenueshme, por kjo nuk do të thotë që pr otestuesit kanë gjithmonë të drejtë’

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes mbi kërkesën e pr otestuesve, që kërkojnë largimin e Ardi Veliut nga drejtimi i Po licisë së Shtetit, pas vr asjes së të riut Klodian Rasha.

Rama u tregua i prerë, ku tha se Ardi Veliu nuk ikën edhe sikur të ishin “500 mijë veta që të kërkojnë largimin e tij”.

Sipas Ramës, e drejta për të pr otestuar është “e pacenueshme”, por shton se pr otestuesit nuk kanë gjithnjë të drejtë.

Rama shtoi se Veliu nuk mund ta japë dorëheqjen, sepse sipas tij është “njeri i ndershëm, jo i përfshirë në afera kr iminale. Gaboi një herë gjatë një përcaktimi, por kërkoi nd jesë”.

“E drejta e pr otestës është e pacenueshme, por kjo nuk do të thotë që pr otestuesit kanë gjithmonë të drejtë. Kur nuk kanë të drejtë, nuk kanë. Si mund të vihet në diskutim, që jo këta, por sikur të ishin 500 mijë veta, të kërkojnë tani të iki dhe drejtori i po licisë! Nuk vendoset në rrugë se kush ikën e kush vjen, vendoset në bazë të çfarë është e drejtë dhe ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte gisht në tra gjedinë që ndodhi, por sepse djalin 25-vjeçar e vr au a rma e shtetit. Ishte e drejtë që Ministri i Brendshëm të këmbëngulte që duhej të largohej, jo se kishte përgjegjësi, as direkt e as indirekt në ngjarje, por, sepse ishte e drejtë që mesazhi i pjesëmarrjes në dhi mbjen e asaj familje të mos ishte vetëm me fjalë”, tha Rama.

Rama: ‘E drejta e pr otestës është e pacenueshme, por kjo nuk do të thotë që pr otestuesit kanë gjithmonë të drejtë’ Read More »

Basha: Pse Rama heshti 3 ditë për v rasjen e Rashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka su lmuar kryeministrin Rama, duke e akuzuar se ka i gënjyer shqiptarët se shkoi në SHBA për të siguruar vaksinën anti-Covid.

Duke u përqendruar te vrasja e të riut Klodian Rasha, kryedemokrati tha se Rama bridhte rrugëve të Nju Jorkut, në vend që të ng ushëllonte familjen e 25-vjeçarit që u v ra nga p olicia.

“Tre ditë rrugëve të Nju Jorkut, rrugëve më luksoze të atij qyteti, nuk gjeti kohë të ng ushëllonte familjen Rasha dhe tani kthehet të fajësojë opozitën për shtetin që ai ka ndërtuar me ar rogancë, paligjshmëri për çdo qytetar, harroni pastaj avancimin për integrimin”.

Basha theksoi se shefi i qeverisë, e shiti ish-ministrin e Brendshëm Sandër LLeshaj vetëm për të qëndruar në pushtet.

” Tre ditë heshti, sepse besoi se do e ma nipulnte këtë ngjarje. Komunikatat e po licisë nuk dalin asnjëherë pa firmën e drejtorit të po licisë dhe do vazhdonte të mos fliste, deri sa zemërata qytetare i erdhi te zyra dhe aty doli sipër, si ai njeriu që është gati të shesë këdo për të mbajtur pushtetin e tij, prandaj e shiti Sandër Lleshajn, jo sepse iu dhmbs ajo që ndodhi, por për lëkurën e tij”.

Sipas Bashës, largimi i Ramës nga pushteti është zgjidhja e vetme që kanë shqiptarët për t’i dhënë fund padrejtësisë dhe premtimeve të pambajtura prej 7 vitesh. /noa.al/

Basha: Pse Rama heshti 3 ditë për v rasjen e Rashës Read More »