Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar një video në “Facebook”, përmes së cilës përcjell një mesazh të rëndësishëm.
Meta shprehet se Vlorën e ka në zemër dhe do ta ketë, si çdo shqiptar i ndershëm.
Ai shton se “zotërinjtë e tjerë e duan Vlorën për ta futur në xhepin e tyre, ngaqë u janë fryrë xhepat shumë dhe u duket Vlora e vogël”.
Postimi i presidentit të Republikës Ilir Meta:
Unë VLORËN🇦🇱 E KAM NË ❤️ dhe do ta kem në ❤️, siç e ka çdo shqiptar🇦🇱 i ndershëm.
“Zotërinjtë” e tjerë e duan VLORËN🇦🇱 për ta futur në xhepin e tyre, ngaqë u janë fryrë xhepat shumë dhe u duket VLORA🇦🇱 e vogël.
30 italianë që jetojnë në Vlorë kanë marrë teserën e anëtarësimit në Partinë Socialiste.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me një përfaqësi të shtetas italianë që jetojnë në Shqipëri.
“Roma nuk u ndërtua në 7 ditë sigurisht njerëzit kanë gjithnjë edhe më pak durim, Vlora nuk është një vend ku durimi është virtyt. Duhet të jemi të paduruar edhe me më të paduruarit”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit.
Rama ka marrë një rol tjetër në këtë bashkëbisedim, mes kryetarit të PS-së dhe anëtarëve rinj jo shqiptar.
“Më vjen keq që për shkak të kësaj pandemi të mallkuar nuk do të jeni përbashkët, ju jeni 10 vetë, janë 30 duan të bëhen pjesë të PS-së.
Për të zyrtarizuar këtë nismë shumë të bukur, për ata që e kanë bërë të lehtë e dhe të mundur e unë e kam detyrë që të përgjigjem jo vetëm si kryeministër e deputet i Vlorës, por edhe si lider i partisë suaj, që ju flet si kryetar i partisë tuaj. Dhe në partinë tonë, kryetari është i para ndër të barabartët.
Nëse unë bie në mëkatin e mëshirimit të mos qenies së këtij parimi kërkoj ndjesë që më përpara dhe të marrim në konsideratë”, tha Rama.
Ministrja Elisa Spiropali thotë se Shqipëria do të shndërrohet në një shtet modern, nëse Partia Socialiste merr një mandat të tretë qeverisës.
Spiropali tha gjatë një interviste në “ABC News”, se në mandatin e tretë të PS-së, Shqipëria do ketë aeroporte dhe hekurudha të reja.
“Në mandatin e tretë Shqipëria do të bëhet një vend modern me aeroporte të reja, me hekurudhë…që ata i lanë, me turizëm dhe bujqësi të zhvilluar. Rindërtimi po vazhdon punën pa pushim”, u shpreh Spiropali.
Ministrja Spiropali tha se në mandatin e ardhshëm qeveria do të fokusohet te rritja e pagave dhe taksimi progresiv.
“Mandati i ardhshëm do të fokusohet te rritja e rrogave. Te taksimi progresiv, te rritja e të ardhurave. Do kemi një rritje të konsiderueshme edhe të rrogës mesatare dhe minimale”, tha ajo.
“Ne dimë të punojmë dhe nuk e themi më kot që jemi punëmbaruar. Punët tona i shikojnë vetë shqiptarët”, tha më tej Spiropali.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se opozita ka plane serioze për kohën kur të vijë në qeveri. Përmes një videomesazhi, Basha përsëriti zotimin e tij se nëse nuk përmbush angazhimet e tij para qytetarëve, atëherë nuk do të kërkojë mandat tjetër.
“Të dashur miq, 8 vjet premtime të pambajtura, 8 vjet dështime. Shqipëria ka mbetur në vend numëro. Familjet tuaja kanë ngecur në baltë, për shkak të dë shtimeve të Ramës. Asnjë premtim nuk ka mbajtur! Dhe tani, vjen me premtime të tjera, boshe.
Një kryeministër që nuk mban premtimet e tij duhet të largohet. Ne kemi plane serioze dhe të zbatueshme për vendin. Angazhime të cilat do të nisim t’i zbatojmë prej ditës së parë. Dhe angazhimi ynë i parë është: Nëse nuk i përmbushim angazhimet tona ndaj jush, nuk do të kërkojmë një mandat tjetër.
Ka ardhur koha të bashkohemi të gjithë, për të ndryshuar Shqipërinë. Ka ardhur koha ta largojmë Edi Ramën! Ta marrim Shqipërinë në duart tona dhe të bëjmë realitet shpresat dhe pritshmëritë e çdo shqiptari.”- deklaroi Basha
Shemsi Prençi, këshilltari i Presidentit Ilir Meta për Çështjet e Emergjencave Civile, ka dhënë dorëheqjen.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i shtetit, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku argumenton se ish-këshilltari i tij tashmë, është dorëhequr për shkak të angazhimeve të reja.
“Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.
E falënderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite. Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen”, – shkruan Meta. /noa.al
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin kanë folur për mediat pas fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Albin Kurti tha se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për të ardhmen e shtetit të Kosovës.
“Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për të mirë për Republikën e Kosovës dhe për vitet e ardhshme që vijnë”, tha Kurti.
Sipas Kurtit, u vërtetua se këto zgjedhje ishin një referendum i pastër si përgjigje për vendosjen e drejtësisë dhe kundër fenomenit të kapjes së shtetit.
“U vërtetua se zgjedhjet ishin referendum. Kanë qëndruar me orë të tërë në acar për të votuar. Ky referendum për drejtësi dhe kundër kapjes së shteti u fitua, është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, theksoi ai.
Vjosa Osmani: S’do të jetë mandat për hak marrje, por një kapitull i ri pune
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se mandati i ri qeverisës nuk do të jetë një mandat hak marrjeje, por një mandate pune.
Zonja Osmani u shpreh se e diela ishte një natë e bardhë për qytetarët e Kosovës, pasi zëri dhe vota e qytetarëve ‘kumboi’ si kurrë më parë, duke iu referuar kështu rezultatit të zgjedhjeve.
Ajo shtoi se puna e vërtetë fillon sot dhe se nesër lind diell për Kosovën.
“Sot dita e bardhë që e paralajmëruam u shëndrrua në natë të bardhë. Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë, zëri juaj kumboi si kurrë më parë. Vota juaj e solli ndryshimin e pritur. Nga thellësia e zemrës miliona herë falëminderit. Jemi të vetëdijshëm për barrën e madhe, besimi juaj do jetë udhërrëfyësi ynë në ëktë rrugëtim. Së bashku po vijojmë punën në zhvillimin e demokracicë.
Nuk është një mandat për kthim prapa, një mandate kur ne e garantojmë mirëqenien e luftojmë korrupsionin, sigurojmë drejtësi. Kjo qeveri do jetë e juaja, e zëri juaj do jetë zëri ynë. Nëse ka ende në mesin tuaj që mendojnë së në kosovë vështirë bëhen ndryshimët, fitoja plebishitare është përgjigjja. Qyetarët e Kosovës e dijnë kur është mjaft, e dijnë se kur është koha për një kapitull të ri.
Kjo është fitorja e juaj, do e kthejmë besimin në politikë, do punojmë për njerëzit tanë. Institucionet do drejtohen nga drejtësia, Kosova do ndryshojë. Është bërë shumë punë, kemi ecur së bashku cep më cep, na keni pritur me zemër, Puna e vërtet filllon sot, fillon puna për rininë, për drejtësinë.. fillon puna për të na bashkuar për një të ardhme më të mirë… Nesër lind diell për Kosovën”.